World Intellectual Property Organization

Albania

Ligj Nr. 9957, Datë 17.7.2008 Për Disa Ndryshime Në Ligjin Nr.8488, Datë 13.5.1999 “Për Mbrojtjen e Topograpfisë Së Qarqeve Të Integruara”

 

 

LIGJ

Nr.9957, datë 17.7.2008

"PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999 "PËR MBROJTJEN E

TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8488, datë 13.5.1999 "Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara", bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi "Drejtoria e Patentave dhe Markave" zëvendë sohet me emërtimin "Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave".

Neni 2

Në nenin 6, fjalët "pranë bordit të apelit" zëvendësohen me fjalët "pranë bordit të apelimit".

Neni 3

Neni 18 ndryshohet si më poshtë :

Neni 18

Dispozitat e përfaqësimit të të huajve, pavlefshmëria e aplikimeve të publikuara, pranimi i aplikimit, data e hyrjes dhe ndryshimet në regjistër, pavlefshmëria e të drejtave, afatet kohore të shkeljes së të drejtave, masat kundër shkeljeve të të drejtave, transferimi i të drejtave, licencat, si dhe çdo rregull tjetër procedural, i parashikuar në ligjin nr.9947, datë 7.7.2008 "Për pronësinë industriale", rregullohen dhe janë të vlefshme edhe për këtë ligj.".

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5835, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë , Bamir Topi

 

Explore WIPO