World Intellectual Property Organization

Albania

Per Mbrojtjen E Topografise Se QarQeve Te Integruara Nr.8488, date 13.5.1999

 

 

L I G J

Nr.8488, date 13.5.1999

PER MBROJTJEN E TOPOGRAFISE SE QARQEVE TE INTEGRUARA

Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave

K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

I. DISPOZITA KRYESORE

Neni 1

Ky ligj rregullon mbrojtjen e topografise se qarqeve te integruara.

Neni 2

Ne kete ligj, persa nuk thuhet ndryshe ne permbajtje:

a) "nje qark i integruar" eshte forma finale ose e ndermjetme e nje produkti i cili realizon ekzekutimin e nje funksioni elektronik, ku te pakten njeri prej elementeve eshte aktiv dhe njeri ose te gjithe elementet ndermjetes jane vendosur integralisht ne pjese materiali ose prej pjese materiali, pra ne pjesen e brendshme ose te jashtme te materialit;

b) "topografia e qarkut te integruar" (me poshte: topografi) eshte nje vendosje tridimensionale e ¿faredoshme, e shprehur prej elementesh, ku te pakten njeri eshte aktiv dhe ndermjetesohet ne qarqet e integruara, apo ato vendosje tridimensionale te pergatitura per prodhimin e nje qarku te integruar;

c) "shfrytezimi tregtar" i topografive nenkupton prodhim, shitje, qiradhenie ose ndonje metode tjeter te perhapjes tregtare, e lidhur drejtperdrejt me nje topografi apo qark te integruar, prodhuar ne baze te topografise respektive.

II. SUBJEKTET E MBROJTJES

Neni 3

E drejta e mbrojtjes se nje topografie garantohet per te gjithe krijuesit.

Kur topografia eshte krijuar si rrjedhoje e punes se krijuesit apo ne baze te porosise, e drejta e mbrojtjes garantohet ne favor te punedhenesit te krijuesit apo te personit qe ka dhene porosine, me perjashtim te rasteve kur ne kontrate parashikohet ndryshe.

Neni 4

Personat e huaj, qe kerkojne te mbroje nje topografi, gezojne te njejtat te drejta si personat vendas, ne perputhje me traktatet dhe konventat nderkombetare ose ne baze te parimit te reciprocitetit. Personi, qe i referohet parimit te reciprocitetit, duhet te provoje ekzistencen e tij.

III. RREGULLAT E PERGJITHSHME PER PROCEDUREN E MBROJTJES

Neni 5

Drejtoria e Patentave dhe e Markave (DPM) jep te drejten dhe mbrojtjen e topografise.

Neni 6

DPM-ja merr vendime sipas procedures administrative per dhenien e se drejtes dhe mbrojtjen e topografise ne nivelin e pare. Kunder vendimit te marre nga DPM-ja mund te behet ankim prane Bordit te Apelit.

Neni 7

DPM-ja ruan regjistrin e topografive te aplikuara dhe regjistrin e topografive te mbrojtura. Regjistrat e referuar ne paragrafin e pare te ketij neni jane te hapur per publikun.

Neni 8

Nje topografi mbrohet nese ajo eshte origjinale. Nje topografi konsiderohet origjinale nese eshte rezultat i perpjekjeve intelektuale te vete krijuesit dhe ne momentin e krijimit nuk perben rast te zakonshem ne industrine e gjysmepercjellesve, kur ajo u krijua. Kur nje topografi perbehet nga elemente te zakonshem ne industrine respektive, atehere mbrohet vetem kombinimi i ketyre elementeve, duke provuar se ai i ploteson kushtet, lidhur me origjinalitetin, ne perputhje me paragrafin e dyte te ketij neni.

IV. PERMBAJTJA, TE DREJTAT DHE KUFIZIMI I TYRE

Neni 9

Pronari i topografise se mbrojtur lejon te drejtat ekskluzive te shfrytezimit tregtar, duke perfshire te drejten e autorizimit apo te ndalimit te ndonjeres prej akteve te meposhtme:

a) Riprodhimi i topografise, ne kuptim apo forme;

b) importimi, shitja apo ndonje forme tjeter e perhapjes e topografise ose e produkteve qe perfshijne qarkun e integruar, i cili ka lidhje me topografine respektive. Te drejtat ekskluzive, te parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni nuk shtrihen ne ndonje koncept, proces, sistem apo misherim teknik ne topografi, me perjashtim te vete topografise.

Neni 10

Nje topografi konsiderohet e mbrojtur kur ajo regjistrohet ne regjistrin e topografise. Te drejtat ekskluzive per pronarin e topografise se mbrojtur hyjne ne fuqi ne datat e meposhtme:

a) Data e depozitimit e kerkeses per mbrojtje, ne baze te nenit 12 te ketij ligji;

b) data kur topografia respektive eshte tregtuar per here te pare kudo ne bote.

Te drejtat ekskluzive kane afat deri ne 10 vjet nga datat e meposhtme:

a) Fundi i vitit kalendarik, ne te cilin topografia eshte tregtuar per here te pare kudo ne bote;

b) fundi i vitit kalendarik ne te cilin kerkesa per mbrojtje eshte depozituar ne formen e kerkuar nga ligji.

Te drejtat ekskluzive mund te humbasin edhe para periudhes se percaktuar ne paragrafin e trete te ketij vendimi, nese nuk jane shlyer, ne perputhje me ligjin, tarifat respektive ose pronari i se drejtes te topografise se mbrojtur heq dore me shkrim nga mbrojtja. Ne qofte se nje topografi nuk eshte shfrytezuar komercialisht, te drejtat ekskluzive shfuqizohen 15 vjet pas dates se fiksimit apo kodimit.

Sipas termit te mbrojtur, mbajtesi i se drejtes eshte i autorizuar te shenoje qarkun respektiv te integruar me shkronjen "T".

Neni 11

Nuk mund te depozitohet nje aplikim pas nje periudhe 2 -vje¿are nga data kur nje topografi eshte shfrytezuar per here te pare komercialisht.

V.PROCEDURA PER MBROJTJEN DHE REGJISTRIMIN

Neni 12

Aplikimi

Procedura per regjistrimin e se drejtes se mbrojtjes fillon me nje kerkese per hyrjen ne regjister, i cili shoqerohet nga te gjithe termat pershkrues (me poshte: aplikimi). Aplikimi permban emrin e aplikantit dhe te krijuesit, imazhet per topografine respektive te shoqeruara me permendjen e sekuencave te tyre, nje ekstrakt qe permban funksionet elektronike ose funksionet e nje qarku te integruar, prodhimin ne baze te topografise se mbrojtur, nje dokument te shkruar qe verteton daten kur topografia respektive eshte shfrytezuar per here te pare komercialisht. Per ¿do topografi depozitohet nje kerkese e ve¿ante.

Neni 13

Shqyrtimi i aplikimit

DPM-ja shqyrton nese aplikimi i ploteson kriteret e regjistrimit ne regjistrin e topografive, ne perputhje me nenin 12 te ketij ligji.

Kerkesa nuk pranohet nese aplikimi nuk i ploteson kriteret e vendosura ne nenin 12 te ketij ligji.

Nese aplikimi i ploteson pjeserisht kushtet, sipas nenit 12 te ketij ligji, DPM-ja i kerkon aplikuesit te beje permiresimet e duhura ne aplikim, brenda 2 muajve nga data e njoftimit. Nese aplikuesi nuk i ben permiresimet ne kohen e duhur, aplikimi vleresohet i pavlefshem. Nese aplikimi i ploteson te gjitha kushtet e nenit 12 te ketij ligji, regjistrohet ne regjistrin e topografise dhe aplikuesit i jepet nje certifikate per hyrjen ne regjister. Hyrja ne regjistrin respektiv botohet ne Buletinin Zyrtar te DPM-se.

VI. PAVLEFSHMERIA E REGJISTRIMIT

Neni 14

Regjistrimi eshte i pavlefshem nese vendoset qe:

a) Topografia respektive nuk eshte origjinale;

b) aplikimi nuk eshte depozituar nga nje person fizik apo juridik, i cili eshte i autorizuar per te drejten e mbrojtjes;

c) aplikimi eshte i depozituar pas dates se vendosur ne nenin 10 paragrafi i trete apo ne nenin 11 te ketij ligji;

ç) imazhet lidhur me topografine nuk japin mundesi per identifikimin e tij.

VII. SHKELJA E TE DREJTAVE DHE SHPERBLIMI I DEMIT

Neni 15

Shkelja e se drejtes Nje person, te drejtat e te cilit jane shkelur, mundet qe ne baze te demit, te kerkoje qe personi i cili e ka shkaktuar ate, te ndalohet nga vazhdimi i akteve te dhunimit. Nese personi qe shkel te drejtat te mbrojtjes se nje topografie te mbrojtur mashtron per demin e shkaktuar, sipas parimeve te pergjithshme, ai pergjigjet me shperblimin e demit, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Nuk konsiderohen shkelje te te drejtave per mbrojtje rastet kur:

a) riprodhohet nje topografi e mbrojtur per qellime jofitimprurese;

b) riprodhohet nje topografi e mbrojtur per qellim te analizes apo te vleresimit te konceptit te saj, te proceseve, sistemeve dhe te teknikave te misheruara ne topografi apo per qellime kerkimi ose arsimimi;

c) shfrytezimi tregtar i nje topografie te re, e cila eshte krijuar ne baze te analizave dhe te vleresimit te topografise se mbrojtur,por ajo vleresohet origjinale dhe rezultat i perpjekjeve intelektuale te vete krijuesit, nuk eshte rast i zakonshem ne industrine e gjysmepercjellesve.

Permbajtja e paragrafit te pare te ketij neni zbatohet edhe ndaj trashegimtarit te personit te referuar ne paragrafin e pare.

Neni 16

Shperblimi i demit

Nje person, i cili shfrytezon komercialisht nje qark te integruar, qe ka te inkorporuar topografine e mbrojtur dhe nuk di apo nuk ka baza te arsyeshme te besoje se topografia e produktit eshte e mbrojtur, nuk privohet nga e drejta e shfrytezimit tregtar te qarkut te integruar. Demshperblimi, shuma e te cilit varet nga qellimi i shfrytezimit komercial te topografise se mbrojtur, pretendohet ndaj personit te referuar ne paragrafin e pare nga pronari i topografise se mbrojtur, qe nga data kur personi i referuar ne paragrafin e pare nuk e ka ditur apo nuk ka pasur baza te arsyeshme te besoje se topografia eshte e mbrojtur. Shuma e demshperblimit sipas paragrafit te dyte percaktohet ne marreveshje ndermjet pronarit te se drejtes se topografise te mbrojtur dhe personit te referuar ne paragrafin e dyte. Nese nuk arrihet marreveshja, shuma e demshperblimit percaktohet nga gjykata. E drejta e shfrytezimit komercial kufizohet per importim, shitje ose shperndarje te produkteve te qarqeve te integruara apo te produkteve te tjera, te cilat kane te inkorporuar topografine respektive, qe nga koha e pretendimit, sipas paragrafit te dyte.

VIII. DISPOZITA PERFUNDIMTARE

Neni 17

Nga ky ligj perfitojne vetem topografite e krijuara pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

Neni 18

Dispozitat e perfaqesimit te te huajve, pavlefshmeria e aplikimeve te publikuara, pranimi i aplikimit, data e hyrjes dhe ndryshimet ne regjister, pavlefshmeria e te drejtave, afatet kohore te shkeljes te se drejtave, transferimi i te drejtave, si dhe licencat rregullohen me ligjin nr.7819, date 27.4.1994 "Per pronesine industriale", ndryshuar me ligjin nr.8477, date 22.4.1999.

Neni 19

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2379, date 24.5.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani

 

Explore WIPO