VENDIM Nr. 460, datë 26.7.2018
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1707, DATË 29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR LËSHIMIN E
PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, 17, 18, 20, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 87, shkronjat “a”–“gj”, 97, 99 e 202, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. Në rregulloren “Për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit”, që i bashkë-lidhet vendimit nr. 1707, datë 29.12.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në rregullore: a) Emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave” zëvendësohet me “Drejtoria e
Përgjithshme e Pronësisë Industriale”; b) Emërtimet “FP1”; “FP2”; “FP3”; “FP4”; “FP5”; “FP6”; “FP7”; “FP8”; “FP9”; “FP10”; “FP11”;
“FP12”; “FP13”; “FP14”; dhe “FP15” zëvendësohen me fjalët “... përkatës të aplikimit ...”. 2. Në kreun I bëhen ndryshimet si më poshtë vijon: a) Në shkronjën “e”, të pikës 2.1, dhe kudo në rregullore fjalët “... i ndryshuar me ligjin nr. 55/2014 ...”
zëvendësohen me “... i ndryshuar.”; b) Pika 4 shfuqizohet. 3. Në kreun II bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Pika 1.1 ndryshohet si më poshtë vijon: “1.1 Aplikimi për lëshimin e një patente bëhet nëpërmjet formularit përkatës të aplikimit, i cili
nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë DPPI-së. Aplikimi për patentë mund t’i dërgohet DPPI-së nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij edhe me postë, me faks ose on-line nëse DPPI-ja e ofron. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që, brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPI-së kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.”.
b) Pika 1.4 ndryshohet si më poshtë vijon: “1.4 DPPI-ja, ditën që merr në dorëzim formularin përkatës të aplikimit për patentë, shënon mbi
formular datën, orën e paraqitjes dhe numrin e kërkesës.”. c) Pas pikës 5 shtohen pikat 6 dhe 7, me këtë përmbajtje: “6. Përmbajtja e kërkesës për hartimin e raportit të kërkimit 6.1 Pas marrjes së numrit të aplikimit dhe datës së depozitimit, aplikanti ose përfaqësuesi i tij mund të
depozitojë në DPPI kërkesën për hartimin e një raporti kërkimi nga një zyrë kombëtare ose ndërkombëtare, e cila gëzon statusin e Autoritetit Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, sipas nenit 32, të Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat, ose nga zyra, me të cilat DPPI-ja ka marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që të përcaktojë nëse shpikja e paraqitur në aplikimin për patentë plotëson kriteret për patentueshmëri, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.
6.2 Kërkesa për hartimin e raportit të kërkimit mund të depozitohet në çdo kohë, nëpërmjet formularit të përcaktuar nga zyra dhe të publikuar në faqen e saj zyrtare, në dy kopje identike dhe shoqërohet me pagesën përkatëse për hetim, të përcaktuar nga zyra e zgjedhur prej aplikantit, e cila do të kryeje hetimin, si dhe koston e transferimit të pagesës së raportit të kërkimit.
6.3 DPPI-ja, sipas rastit, mund t’i kërkojë aplikantit të depozitojë përkthimin në gjuhë tjetër të pretendimeve apo dhe të të gjithë përshkrimit të patentës për ta përcjellë atë në zyrën që do të hartojë raportin e kërkimit.
6.4 Kërkesa për hartimin e një raporti kërkimi duhet të përmbajë: a) Të dhënat e aplikantit (emri i personit juridik, kodi, adresa, kodi shtetëror, emri, mbiemri i personit
fizik, adresa, kodi shtetëror, adresa e postës elektronike); b) Të dhënat e përfaqësuesit, në rast se kërkesa për kryerjen e një raporti kërkimi paraqitet nga
përfaqësuesi i autorizuar (emri i përfaqësuesit të autorizuar, kodi, adresa, kodi shtetëror, adresa e postës elektronike);
c) Statusin e aplikantit; ç) Të dhënat e aplikimit të mëparshëm, nëse është pretenduar për prioritet; d) Nënshkrimin e aplikantit ose të përfaqësuesit të tij; dh) Autorizimin e përfaqësimit, në rast se aplikimi depozitohet nga një përfaqësues i autorizuar. 6.5.Aplikuesi ose përfaqësuesi i tij është përgjegjës për korrektësinë e kërkesës së paraqitur, sipas pikave
6.1 deri në 6.4, të këtij neni, dhe i nënshtrohet të gjitha pasojave që lidhen me informacionin e pasaktë të dorëzuar.
7. Shqyrtimi nga DPPI-ja i kërkesës për hartimin e raportit të kërkimit. 7.1 Pas përfundimit të ekzaminimit për formalitetin aplikimit, për të cilin është kërkuar hartimi i raportit
të kërkimit, dhe pas aprovimit nga sektori i patentave se aplikimi përmbush kërkesat formale të ekzaminimit, DPPI-ja e përcjell kërkesën për hartimin e raportit të kërkimit në zyrën e zgjedhur nga aplikanti dhe e informon atë ose përfaqësuesin e tij për këtë fakt.
7.2 Nëse, pas ekzaminimit për formalitetin e aplikimit, për të cilin është kërkuar hartimi i raportit të kërkimit, është marrë vendim nga zyra për refuzimin e aplikimit, DPPI-ja do ta konsiderojë të dorëhequr kërkesën e depozituar për hartimin e raportit të kërkimit, do të njoftojë me shkrim aplikantin dhe do t’i kthejë atij pagesat e depozituara për hartimin dhe transferimin e pagesës së raportit të kërkimit.
7.3 Aplikanti për patentë, për të cilën është depozituar një kërkesë për hartimin e raportit të kërkimit, ose përfaqësuesi i tij, pas marrjes së njoftimit nga DPPI-ja se aplikimi i plotëson kushtet formale për ekzaminim, sipas pikës 7.1, duhet të depozitojë në gjuhën angleze të gjithë aplikimin për patentë (pretendimet, abstraktin, përshkrimin e shpikjes, të dhënat e aplikimit për patentë si dhe vizatimet).
7.4 Aplikanti është përgjegjës për pasojat që rrjedhin nga përkthimi i pasaktë i dokumenteve të aplikimit.”.
4. Shkronja “a”, në pikën 2.4, të kreut IV, zëvendësohet me fjalët “... formulari përkatës i aplikimit ...”. 5. Shkronja “a”, në pikën 1.1, të kreut XI, zëvendësohet me fjalët “... formulari përkatës i aplikimit për
kundërshtimin e patentës ...”. 6. Pas kreut XIV shtohen krerët XIV/1 dhe XIV/2, me këtë përmbajtje:
“KREU XIV/1 E DREJTA E PENGUT PËR PATENTAT E SHPIKJEVE
1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për regjistrimin e një kontrate garancie ose pengu për një patentë, parashikuar nga neni 36/a
i ligjit, paraqitet pranë DPPI-së nëpërmjet formularit përkatës të aplikimit, me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) Autorizimin e përfaqësimit, kur paraqitësi i kërkesës nuk është njëri nga palët në kontratë; c) Dokumentin që vërteton se kemi të bëjmë me një kontratë garancie ose pengu. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPI-ja 2.1 DPPI-ja shqyrton kërkesën për regjistrimin e kontratës së garancisë ose të pengut nëse është në
përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu, dhe, në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit. Në të kundërt, kërkesa refuzohet.
2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e kontratës së garancisë ose të pengut është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1, të këtij kreu, DPPI-ja e regjistron kontratën e garancisë ose të pengut në regjistrin e patentave, njofton aplikantin dhe bën publikimin e saj në Buletinin e Pronësisë Industriale.
KREU XIV/2 PROCEDURA PËR ZBATIMIN E VEPRIMEVE PËRMBARIMORE
1. Paraqitja e kërkesës 1.1 Kërkesa për regjistrimin e një veprimi përmbarimor për një patentë, e parashikuar nga neni 36/b i
ligjit, paraqitet pranë DPPI-së nëpërmjet formularit përkatës të aplikimit, me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë. Së bashku me kërkesën aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; b) Autorizimin e përfaqësimit, kur paraqitësi i kërkesës nuk është njëri nga palët në kontratë; c) Dokumentin që vërteton veprimin përmbari-mor. 2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPI-ja 2.1 DPPI-ja shqyrton kërkesën për regjistrimin e një veprimi përmbarimor, nëse është në përputhje me
parashikimet e pikës 1 të këtij kreu, dhe, në rast së ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit. Në të kundërt, kërkesa refuzohet.
2.2 Kur kërkesa për regjistrimin e një veprimi përmbarimor është në përputhje me parashikimet e pikës 1.1 të këtij kreu, DPPI-ja, me një njoftim zyrtar, njofton, paraprakisht, pronarin e patentës, përpara se të regjistrojë veprimin përmbarimor në regjistrin e patentave dhe të bëjë publikimin e saj në Buletinin e Pronësisë Industriale.”.
7. Në kreun XVI bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Shkronja “b”, e pikës 1.1, shfuqizohet; b) Pas pikës 3.5 shtohet pika 3.6, me këtë përmbajtje: “3.6. Kur pagesa është kryer, por regjistrimi nuk mund të ripërtërihet ose është ripërtërirë si pasojë e një
pagese tjetër, kjo pagesë do të rimbursohet nga zyra.”. 8. Shkronja “a”, në pikën 3.1, të kreut XVII, zëvendësohet me fjalët “... formulari përkatës i aplikimit, i
nënshkruar nga pronari i patentës ose përfaqësuesi i tij;”. 9. Shkronja “a”, në pikën 1.1, të kreut XVIII, zëvendësohet me fjalët “... formularin përkatës të kërkesës
për apelim, të nënshkruar nga pronari i patentës ose përfaqësuesi i tij;”. 10. Formularët “FP1”, “FP2”, “FP3”, “FP4”, “FP5”, “FP6”, “FP7”, “FP8”, “FP9”, “FP10”, “FP11”,
“FP12”, “FP13”, “FP14” dhe “FP15” zëvendësohen me formularët që i bashkëlidhen kësaj rregulloreje. II. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI Edi Rama