About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL047

Back

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1706, datë 29.12.2008 për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit


VENDIM
Nr.1706, datë 29.12.2008

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR REGJISTRIMIN E MARKAVE
TREGTARE DHE TË SHËRBIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve, 145-155,161-164, 166,175 e 202 të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008 "Për pronësinë industriale" me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e rregullores “Për regjistrimin e markave dhe të shërbimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.
  3. Urdhri nr.3, datë 4.12.1994 i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë “Rregulla për markat", shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

11415

RREGULLORE
PËR REGJISTRIMIN E MARKAVE TREGTARE DHE TË SHËRBIMIT

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Qëllimi

1.1 Kjo rregullore ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave lidhur me:

a) paraqitjen e aplikimeve për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave (DPPM) dhe shqyrtimin e tyre nga DPPM;

b) paraqitjen e aplikimeve për ripërtëritjen dhe ndryshimet e tjera në regjistrin e markave dhe shqyrtimin e tyre nga DPPM; c) paraqitjen dhe shqyrtimin e kundërshtimeve dhe apelimeve në bordin e apelimit të DPPM lidhur me markat; ç) publikimin e të dhënave lidhur me markat në Buletinin e Pronësisë Industriale nga DPPM. d) paraqitjen e aplikimeve për regjistrimin ndërkombëtar të markave dhe shqyrtimin e tyre nga DPPM.

2. Përkufizime

2.1 Në zbatim të kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

a) "Markë tregtare ose shërbimi" (në vijim do të quhet “markë”) është çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat ose shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, dhe që plotëson kërkesat e ligjit nr.9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” (në vijim do të quhet ligji).

b) “Klasifikimi i Nicës” është klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe i shërbimeve, në funksion të regjistrimit të markave, i miratuar me Marrëveshjen e Nicës më 15 korrik 1957, me gjithë ndryshimet e mëvonshme.

c) “Marrëveshja e Madridit” është marrëveshja për regjistrimin ndërkombëtar të markave, datë 14 prill 1891, megjithë ndryshimet e mëvonshme;

ç) “Protokolli i Madridit” është protokolli lidhur me marrëveshjen e Madridit, adoptuar më 27 qershor 1989 me gjithë ndryshimet e mëvonshme;

d) “Regjistrimi ndërkombëtar i markës” është regjistrimi i një marke në bazë të Marrëveshjes së Madridit ose protokollit të kësaj Marrëveshjeje për regjistrimin ndërkombëtar të markave, datë 14 prill 1891, me gjithë ndryshimet e mëvonshme.

dh) “Zyra Ndërkombëtare” është Zyra Ndërkombëtare e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

3. Parime të përgjithshme

3.1 Të drejtën për të aplikuar pranë DPPM për regjistrimin e një marke e ka çdo person fizik ose juridik, i cili prodhon ose tregton mallra të çdo lloji, ose që kryen shërbime.

3.2 DPPM shqyrton aplikimet e depozituara dhe lëshon njoftimet dhe aktet e tjera, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3.3 Veprimet e DPPM lidhur me këto aplikime, bazohen ekskluzivisht në dokumente të shkruara. Kërkesat dhe çdo lloj dokumentacioni tjetër që depozitohet pranë DPPM, duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të shtypura.

3.4 DPPM krijon dhe administron bazën elektronike të të dhënave, ku ruhen të gjitha veprimet e kryera në lidhje me markat.

4. Llojet e aplikimeve

4.1 Llojet e aplikimeve që mund të depozitohen pranë DPPM lidhur me markat janë: a) Kërkesë për regjistrim marke, nëpërmjet formularit FM 1 (Aneksi 1 i rregullores) b) Kërkesë për ripërtëritje marke, nëpërmjet formularit FM 2 (Aneksi 1 i rregullores) c) Kërkesë për transferim pronësie mbi markën, nëpërmjet formularit FM3 (Aneksi 1 i

rregullores) ç) Kërkesë për regjistrimin e kontratës së licensës mbi markën, nëpërmjet formularit FM4 (Aneksi 1 i rregullores); d) Kërkesë për ndryshimin e emrit të pronarit të markës, nëpërmjet formularit FM5 (Aneksi 1 i rregullores); dh) Kërkesë për ndryshimin e adresës së pronarit të markës, nëpërmjet formularit FM6 (Aneksi 1 i rregullores); e) Kërkesë për kufizimin e listës së mallrave të markës së regjistruar, nëpërmjet formularit FM7 (Aneksi 1 i rregullores); ë) Kërkesë për dorëheqje nga marka e regjistruar, nëpërmjet formularit FM8 (Aneksi 1 i rregullores; f) Kërkesë për kundërshtimin e regjistrimit të markës së publikuar, nëpërmjet formularit FM9 (Aneksi 1 i rregullores); g) Kërkesë për apelimin e vendimit të DPPM për refuzimin e aplikimit, nëpërmjet formularit FM10 (Aneksi 1 i rregullores).

KREU II
PARAQITJA E KËRKESËS PËR REGJISTRIMIN E MARKËS

1. Paraqitja e aplikimit

1.1 Aplikimi për regjistrimin e markës bëhet nëpërmjet formularit FM1, i cili nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të DPPM. Formulari FM1 mund t’i dërgohet DPPM edhe me postë ose me faks nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPM kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

1.2 Dosja e aplikimit shoqërohet me listën e dokumenteve të depozituara (indeksi i dosjes), e cila nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij.

1.3 Aplikimi bëhet për regjistrimin e një marke, për një ose disa klasa të mallrave ose shërbimeve të klasifikuara sipas klasifikimit ndërkombëtar të Nicës.

1.4 Zyra e protokollit të DPPM, ditën që merr në dorëzim formularin FM1 për regjistrimin e një marke, shënon mbi formular datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës, si dhe numrin e kërkesës.

2. Elementet thelbësore që përmban aplikimi

2.1 Në përputhje me nenin 145 (4) të ligjit aplikimi për regjistrimin e markës duhet të përmbajë, në momentin e paraqitjes së tij pranë DPPM, elementet e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) paraqitjen (riprodhimin) e markës për të cilën kërkohet regjistrimi;

c) një listë të mallrave dhe/ose të shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi, të

grupuara në bazë të klasifikimit të Nicës; ç) deklarata e prioritetit, nëse pretendohet një gjë e tillë; d) dokumenti që vërteton pagesën e tarifës së caktuar për depozitimin.

2.2 Paraqitja (riprodhimi) i markës duhet të depozitohet në 8 kopje, në përmasat e përcaktuara në formularin FM1. Në qoftë se specialisti i DPPM, që ekzaminon dosjen, (ekzaminuesi) e konsideron të papërshtatshme riprodhimin e markës, ai i kërkon paraqitësit të kërkesës të bëjë ndryshimet e nevojshme.

2.3 Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve duhet të jetë në përputhje me edicionin në fuqi të klasifikimit të Nicës.

2.4 Deklarata e prioritetit nuk mund të depozitohet më vonë se data e paraqitjes së kërkesës për regjistrimin e markës dhe duhet të përmbajë: datën e depozitimit të kërkesës më të hershme, numrin e kërkesës me të hershme dhe zyrën në të cilën kërkesa më e hershme është depozituar. Pretendimi për prioritet duhet të deklarohet në formularin FM1.

3. Të dhëna dhe dokumente shtesë që duhet të përmbajë kërkesa për regjistrim marke

3.1 Në përputhje me nenin 145 pika 5 e ligjit, kërkesa për regjistrimin e markës duhet të përmbajë edhe:

a) emrin dhe adresën e përfaqësuesit të aplikantit;

b) nënshkrimin e aplikantit ose të përfaqësuesit të tij;

c) për personat fizikë ose juridikë shqiptarë, dokumentin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit që vërteton ushtrimin e aktivitetit tregtar;

ç) autorizimin e përfaqësimit në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit. Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë nënshkrimin e aplikantit dhe kur aplikanti është person juridik edhe vulën e tij;

d) në rastin kur marka është kolektive, dokumentin mbi rregullat e përdorimit të markës; dh) çdo dokument ose deklaratë të kërkuar nga ekzaminuesi, të cilat dalin të nevojshme gjatë shqyrtimit të kërkesës. e) elementet e tjera që duhet të përmbajë kërkesa për regjistrim marke janë ato të formularit FM1.

4. Depozitimi i dokumentit të prioritetit

4.1 Në rast se kërkohet prioritet, aplikanti duhet që, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, të depozitojë pranë DPPM dokumentin e prioritetit në bazë të nenit 147 të ligjit ose certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente të ekspozitës, ku janë paraqitur mallrat dhe/ose shërbimet, në bazë të nenit 148 të ligjit. Dokumenti i prioritetit duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

4.2 Aplikanti mund të kërkojë prioritet për një, disa, ose të gjitha klasat e mallrave dhe/ose shërbimeve, edhe me data të ndryshme prioriteti për secilën prej tyre, duke depozituar dokumentet përkatëse të prioritetit.

4.3 Në rast se aplikanti, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, nuk depoziton pranë DPPM dokumentin e prioritetit në bazë të nenit 147 të ligjit, ose certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente të ekspozitës në bazë të nenit 148 të ligjit, kërkesa për prioritet nuk merret parasysh nga DPPM.

4.4 E drejta e prioritetit e fituar në bazë të parashikimeve të ligjit dhe të kësaj rregulloreje, sjell si pasojë, që data e prioritetit të quhet si datë depozitimi e aplikimit për një markë të regjistruar pranë DPPM-së, vetëm për efekt të përcaktimit se cili aplikim gëzon një të drejtë të mëparshme.

KREU III
EKZAMINIMI FORMAL I KËRKESËS PËR REGJISTRIM MARKE

1. Rendi dhe afatet e ekzaminimit të aplikimit

1.1 Kërkesat e depozituara ekzaminohen sipas radhës së paraqitjes së tyre pranë DPPM, sipas kërkesave të nenit 150 pika 1, 2 dhe 3 të ligjit.

1.2 Ekzaminimi i kërkesës bëhet brenda periudhës 3(tre) mujore nga data e paraqitjes së saj. Brenda kësaj periudhe ekzaminuesi shqyrton nëse kërkesa është konform nenit 145 të ligjit dhe kreut II të kësaj rregulloreje.

2. Ekzaminimi i aplikimit dhe njohja e datës së depozitimit

2.1 Nëse nga ekzaminimi rezulton se aplikimi i përmbush të gjitha kërkesat e nenit 145 të lgjit dhe keut II të kësaj regulloreje, DPPM bën depozitimin e aplikimit për regjistrimin e markës dhe i lëshon aplikantit dëshminë e depozitimit, duke njohur si datë depozitimi të aplikimit, datën kur kërkesa është paraqitur pranë DPPM, në përputhje me parashikimin e pikës

  1. të keut II të kësaj rregulloreje.
  2. Nëse aplikimi nuk i përmbush të gjitha kërkesat e nenit 145 të lgjit dhe keut II të kësaj regulloreje, DPPM njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda tre muajve nga data e njoftimit. Periudha për paraqitjen e plotësimeve mund të zgjatet deri në një muaj shtesë, nëse aplikanti paraqet me shkrim një kërkesë bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. Në çdo rast, kërkesa për zgjatjen e afatit duhet të depozitohet pranë DPPM pa mbaruar afati 3-mujor i caktuar për plotësimin e të metave të kërkesës.

2.3 Kur aplikanti i kryen plotësimet e kërkuara brenda afatit të caktuar, DPPM depoziton aplikimin dhe i lëshon aplikantit dëshminë e depozitimit brenda 3 muajve nga data kur aplikanti ka plotësuar të metat e kërkesës, duke njohur si datë depozitimi të aplikimit:

a) datën e paraqitjes së kërkesës pranë DPPM në përputhje me parashikimin e pikës 1.4 të kreut II të kësaj rregulloreje, nëse të metat e kërkesës nuk konsistojnë në ndonjë prej elementeve të parashikuara nga neni 145 i ligjit dhe pika 2 e kreut II të kësaj rregulloreje.

b) datën e plotësimit të të metave të kërkesës, nëse të metat e kërkesës konsistojnë në ndonjë prej elementeve të parashikuara nga neni 145 i ligjit dhe pika 2 e kreut II të kësaj rregulloreje. Në rastin kur, të metat e kërkesës lidhur me ndonjë prej elementeve të parashikuara nga neni 145 i ligjit dhe pika 2 e kreut II të kësaj rregulloreje konsistojnë në gabime të tilla që nuk cenojnë thelbin e këtyre elementeve, si datë depozitimi e kërkesës do të njihet data në të cilën aplikimi është paraqitur pranë DPPM.

2.4 Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet brenda afatit të parashikuar në pikën 2.2 të këtij kreu, DPPM refuzon të depozitojë kërkesën për regjistrimin e markës dhe i lëshon aplikanit njoftimin e refuzimit të depozitimit.

3. Dëshmia e depozitimit

3.1 Dëshmia e depozitimit përmban të dhënat e mëposhtme:
a) Emërtimin e markës;
b) Emrin dhe adresën e aplikantit;
c) Datën e depozitimit dhe numrin e kërkesës;
ç) Listën e mallrave dhe/ose shërbimeve;
d) Ngjyrat që mbrohen;(nëse ka);
dh) Elementet që përjashtohen nga mbrojtja; (nëse ka);
e) Të dhënat e prioritetit, (nëse ka).

KREU IV
EKZAMINIMI I KËRKESËS NË LIDHJE ME SHKAQET ABSOLUTE
DHE REGJISTRIMI I MARKËS

1. Ekzaminimi në lidhje me shkaqet absolute për refuzim

1.1 Pas njohjes së datës së depozitimit, ekzaminuesi, brenda një periudhe tremujore nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit, ekzaminon nëse aplikimi është në përputhje me kërkesat e paragrafit 2 dhe 3 të nenit 140, si dhe me kërkesat e nenit 142 të ligjit.

1.2 Shenjat që parashikohen nga neni 142, paragrafi 1 pikat (b), (c), (f) dhe (g) të ligjit mund të përfshihen si elemente të pambrojtura të markës. Në këtë rast, aplikanti duhet të deklarojë me shkrim përjashtimin e tyre nga mbrojtja.

1.3 Gjatë ekzaminimit, DPPM mund t’i kërkojë aplikantit materiale dhe dokumente shtesë, nëpërmjet një njoftimi me shkrim. Aplikanti duhet t’ia paraqesë DPPM dokumentat e kërkuara, brenda 2 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet përfundimisht dhe paraqitesi i kërkesës njoftohet për refuzimin nëpërmjet një njoftimi me shkrim, ku paraqiten dhe arsyet e refuzimit.

1.4 Kur nga ekzaminimi i kërkesës për regjistrim marke rezulton se ajo nuk i plotëson kërkesat e paragrafit 2 dhe 3 të nenit 140, si dhe kërkesat e nenit 142 të ligjit, DPPM e refuzon atë dhe njofton aplikantin nëpërmjet një njoftimi me shkrim ku paraqiten arsyet e refuzimit.

2. Regjistrimi i markës

2.1 Nëse brenda 3 muajve nga data e publikimit të aplikimit, asnjë kundërshtim nuk është depozituar nga palët e treta kundër regjistrimit të markës, DPPM nxjerr njoftimin për pagesën e tarifës së regjistrimit dhe i kërkon aplikantit që, brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit, të bëjë pagesën e tarifës dhe një kopje të dokumentit të pagesës ta depozitojë pranë DPPM.

2.2 Nëse aplikanti nuk e paguan tarifën e regjistrimit brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon kërkesën për regjistrimin e markës dhe njofton me shkrim aplikantin.

2.3 Kur aplikanti e paguan tarifën e regjistrimit brenda afatit të caktuar, DPPM e regjistron markën në regjistrin e markave dhe lëshon certifikatën e regjistrimit brenda një periudhe tremujore nga data e pagesës së tarifës.

  1. DPPM e publikon markën e regjistruar në Buletinin e Pronësisë Industriale.
  2. Të dhënat që përmban certifikata e regjistrimit të markës

3.1 Certifikata e regjistrimit të markës duhet të përmbajë:
a) emrin dhe adresën e pronarit të markës së regjistruar;
b) numrin e kërkesës dhe numrin e regjistrimit të markës;
c) datën e depozitimit, datën e mbarimit të mbrojtjes, datën e regjistrimit, si dhe datën e

prioritetit (nëse ka); ç) listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve për të cilat është regjistruar marka; d) paraqitjen (riprodhimin) e markës; dh) ngjyrat që mbrohen (nëse ka); e) elementet që përjashtohen nga mbrojtja (nëse ka); ë) datën e publikimit të markës.

4. Kryerja e ndryshimeve ose heqja dorë nga aplikimi para regjistrimit të markës

4.1 Kur aplikimi për regjistrimin e një marke është në proces ekzaminimi dhe ka ndodhur ndryshimi i emrit dhe/ose adresës së aplikantit ose aplikanti ia ka transferuar të drejtat mbi aplikimin një pale tjetër, DPPM kundrejt depozitimit nga aplikanti të formularëve përkatës, dokumenteve që provojnë ndryshimet e mësipërme dhe pagesës së tarifës përkatëse, e regjistron markën në regjistrin e markave me të dhënat e reja, pa ndryshuar datën e depozitimit të aplikimit.

4.2. Aplikanti mund të kërkojë, nëpërmjet një kërkese me shkrim, korrigjimin e gabimeve ose pasaktësive që përmban aplikimi për regjistrimin e markës, kur këto kanë të bëjnë me emrin ose adresën e aplikantit ose të përfaqësuesit të tij, apo të pasaktësive të tjera të cilat nuk cenojnë thelbin e elementeve të aplikimit, për aq kohë sa aplikimi nuk është regjistruar në regjistrin e markave. Korrigjimet e pasaktësive në listën e mallrave dhe/ose shërbimeve në asnjë rast nuk mund të konsistojnë në shtimin e klasave të reja të mallrave dhe/ose shërbimeve apo në shtimin e mallrave dhe/ose shërbimeve të veçanta brenda secilës klasë, por vetëm në saktësimin e atyre ekzistuese ose në kufizimin e tyre.

4.3 Kur marka nuk është regjistruar ende në regjistrin e markave, aplikanti mund të heqë dorë nga aplikimi për regjistrimin e markës duke depozituar një kërkesë me shkrim pranë DPPM. Me depozitimin e një kërkese të tillë, aplikimi konsiderohet i tërhequr.

4.4 Datë e regjistrimit të markës në regjistrin e markave quhet data e lëshimit të certifikatës së regjistrimit të markës nga DPPM

KREU V
PUBLIKIMET NË BULETININ E PRONËSISË INDUSTRIALE

Llojet e publikimeve

1.1 DPPM në zbatim të nenit 192 paragrafi 3 të ligjit, publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale të dhënat mbi aplikimet për regjistrim marke; mbi regjistrimin e markave; mbi ripërtëritjet, licencimin dhe transferimin e pronësisë së markave të regjistruara; ndryshimet në emrin, adresën e pronarit të markës; ndryshimet në listën e mallrave; dorëheqjen, shfuqizimin dhe zhvlerësimin e markave të regjistruara.

2. Publikimi i aplikimeve dhe regjistrimeve të markave

2.1 Të dhënat që publikohen në Buletin për aplikimet për regjistrim marke janë:
a) numri i kërkesës;
b) data e depozitimit;
c) të dhënat e prioritetit, nëse ka;
ç) emri dhe adresa e aplikantit;
d) paraqitjen (riprodhimin) e markës;
dh) elementet që përjashtohen nga mbrojtja (nëse ka);
e) ngjyrat që mbrohen (nëse ka);
ë) lista e mallrave dhe/ose shërbimeve.

2.2 Të dhënat që publikohen në Buletin për markat e regjistruara janë:
a) numri i kërkesës dhe numri i regjistrimit të markës;
b) emri dhe adresa e pronarit të markës;
c) data e depozitimit dhe data e mbarimit të mbrojtjes së markës;
ç) të dhënat e prioritetit nëse ka;
d) klasat e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat është regjistruar marka.

KREU VI
KUNDËRSHTIMI PËR REGJISTRIMIN E MARKËS

1. Paraqitja e kundërshtimit

1.1 Kundërshtimi ndaj një marke të publikuar mund të paraqitet pranë DPPM brenda tre muajve nga data e publikimit, nga personat e parashikuar nga neni 152 i ligjit, nëpërmjet depozitimit të dokumenteve të mëposhtme:

a) formulari FM9 për kundërshtimin e regjistrimit të markës;
dokumentin e pagesës së tarifës për kundërshtimin.
b) 1.2 Kundërshtuesi duhet të paraqesë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) autorizimin e përfaqësimit, në rast se kundërshtimi paraqitet nga përfaqësuesi i

kundërshtuesit; b) dokumentet që provojnë, se kundërshtuesi gëzon një nga të drejtat e parashikuara nga neni 143 i ligjit.

2. Shqyrtimi i kundërshtimit nga bordi i apelimit

2.1 Bordi i apelimit të DPPM e shqyrton kundërshtimin dhe merr vendim lidhur me të brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij.

2.2 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 1.1 e këtij kreu, bodi i apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin.

2.3 Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat e pikës 1.2 të këtij kreu, bordi i apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë të metat brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, në të kundërt kundërshtimi quhet si i paparaqitur.

2.4 Kur kundërshtimi i plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin dhe njofton me shkrim aplikantin e markës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi, duke i kërkuar atij që brenda 1 muaji nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.

2.5 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe njëmujore nga data e njoftimit.

2.6 Bordi i apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

3. Trajtimi i aplikimit pas marrjes së vendimit mbi kundërshtimin

3.1 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për regjistrimin e markës në përputhje me parashikimet e Ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë kundërshtimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe ekzaminuesi lëshon njoftimin e refuzimit të regjistrimit.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit lidhur me kundërshtimin për regjistrimin e një marke apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe DPPM refuzon, ose regjistron markën në përputhje me vendimin e gjykatës.

KREU VII NDRYSHIMI I EMRIT DHE/OSE ADRESËS SË PRONARIT TË MARKËS

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Pronari i markës mund të kërkojë ndryshimin e emrit dhe/ose adresës së tij në regjistrin e markave në bazë të nenit 161 të ligjit. Kërkesa për ndryshimin e emrit paraqitet pranë DPPM, nëpërmjet formularit FM5 dhe kërkesa për ndryshimin e adresës paraqitet nëpërmjet formularit FM6.

1.2 Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit, kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

markës; c) në rastin kur kërkohet ndryshimi i emrit të pronarit të markës, dokumentin që vërteton këtë ndryshim.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për ndryshim emri dhe/ose adrese të pronarit të markës, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 DPPM e regjistron ndryshimin e emrit dhe/ose adresës së pronarit të markës në regjistrin e markave dhe njofton aplikantin për regjistrimin e ndryshimit, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu. Ndryshimi publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU VIII
KUFIZIMI I LISTËS SË MALLRAVE DHE/OSE SHËRBIMEVE

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Pronari i markës mund të kërkojë kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve në regjistrin e markave në bazë të nenit 161 të ligjit. Kërkesa për kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve paraqitet pranë DPPM, nëpërmjet formularit FM7, nga pronari i markës ose përfaqësuesi i tij.

1.2 Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

markës.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 DPPM e regjistron kufizimin e listës së mallrave dhe/ose shërbimeve në regjistrin e markave dhe njofton aplikantin për regjistrimin e ndryshimit, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu. Ndryshimi publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU IX
TRANSFERIMI I PRONËSISË MBI MARKËN E REGJISTRUAR

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Kërkesa për transferimin e pronësisë mbi markën e regjistruar, parashikuar nga neni 162 i ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FM3, nga pronari i markës ose pronari i ri i saj.

1.2 Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

markës; c) aktin e transferimit të pronësisë, i cili duhet të ketë formën e një akti noterial.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për transferimin e pronësisë nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 DPPM e regjistron ndryshimin e pronësisë mbi markën në regjistrin e markave dhe njofton aplikantin për regjistrimin e ndryshimit, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu. Njoftimi për ndryshimin e pronësisë mbi markën publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU X
REGJISTRIMI I KONTRATËS SË LICENCËS

1. Paraqitja e kërkesës

1.1 Kërkesa për regjistrimin e kontratës së licensës mbi markën e regjistruar, parashikuar nga neni 163 i ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FM4, nga pronari i markës.

1.2 Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit, kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

markës; c) kontratën e licencës, e cila duhet të plotësojë kushtet e nenit 163 paragrafi (2) dhe (4) të ligjit.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për regjistrimin e kontratës së licencës nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 DPPM e regjistron kontratën e licencës mbi markën në regjistrin e markave dhe njofton aplikantin për regjistrimin e kontratës së licensës, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu. Njoftimi për regjistrimin e kontratës së licensës publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XI
RIPËRTËRITJA E MARKËS

1. Paraqitja e kërkesës për ripërtëritjen e markës

1.1 Kërkesa për ripërtëritjen e markës, parashikuar nga neni 164 i ligjit, paraqitet pranë DPPM nga pronari i markës, nëpërmjet formularit FM2, i shoqëruar nga dokumenti i pagesës së tarifës së ripërtëritjes. Së bashku me kërkesën, duhet të depozitohen edhe dokumentet e mëposhtme:

a) autorizimi i përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të markës; b) paraqitja (riprodhimi) i markës (4 copë) në përmasat e përcaktuara në formularin FM2;

1.2 Kërkesa për ripërtëritjen e markës, e përbërë nga formulari FM2 dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse, duhet të depozitohet pranë DPPM brenda periudhës 6-mujore para datës së mbarimit të afatit të mbrojtjes së markës. Data e mbarimit të afatit të mbrojtjes së markës përbën ditën e fundit të këtij afati. Në rast se kërkesa nuk depozitohet brenda këtij afati, ajo mund të depozitohet brenda një periudhe kohe shtesë prej gjashtë muajsh nga data e përfundimit të afatit të mbrojtjes së markës, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.

1.3 Lista e mallrave dhe/ose shërbimeve në aplikimin për ripërtëritjen e markës duhet të jetë identike me listën në regjistrin e markave. Kur pas regjistrimit të markës, klasifikimi i Nicës ka pësuar ndryshime, pronari i markës, në aplikimin për ripërtëritjen e saj, duhet t’i përmbahet edicionit në fuqi të këtij klasifikimi. Kur pronari i markës ka kërkuar ripërtëritjen dhe ka bërë pagesën vetëm për disa nga mallrat ose shërbimet për të cilën marka është regjistruar, ripërtëritja e markës do të bëhet vetëm për këto mallra ose shërbime. Ndyshimet e bëra në listën e mallrave pasqyrohen në regjistrin e markave.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për ripërtëritjen e markës nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 Kur kërkesa për ripërtëritjen e markës është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu, DPPM e regjistron ripërtëritjen në regjistrin e markave dhe lëshon certifikatën e ripërtëritjes, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu.

2.3 Certifikata e ripërtëritjes së markës duhet të përmbajë:
a) emrin dhe adresën e pronarit të markës;
b) numrin e kërkesës dhe numrin e regjistrimit të markës;
c) datën e depozitimit, datën e mbarimit të mbrojtjes, datën e ripërtëritjes, si dhe datën

e prioritetit (nëse ka); ç) listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve; d) paraqitjen (riprodhimin) e markës; dh) ngjyrat që mbrohen (nëse ka); e) elementet që përjashtohen nga mbrojtja (nëse ka).

2.4 DPPM bën publikimin e ripërtëritjes në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XII
REGJISTRIMI I DORËHEQJES NGA MARKA

1. Paraqitja e kërkesës për dorëheqje nga marka e regjistruar

1.1 Kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga marka e regjistruar, parashikuar nga neni 172 i ligjit, paraqitet pranë DPPM nëpërmjet formularit FM8, nga pronari i markës ose përfaqësuesi i tij.

1.2 Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:

a) dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse;

b) autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të

markës; c) kur në regjistrin e markave është regjistruar një kontratë licencë për këtë markë, deklaratën e lëshuar nga i licencuari, ku ai pohon se është në dijeni të kërkesës për dorëheqje; ç) kur ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtën për mbrojtjen e markës, deklaratën e lëshuar nga paditësi, ku ai deklaron se është dakord për regjistrimin e dorëheqjes.

2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM

2.1 DPPM shqyrton kërkesën për dorëheqjen nga marka e regjistruar, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1 të këtij kreu, dhe në rast ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

2.2 DPPM e regjistron dorëheqjen nga marka në regjistrin e markave dhe njofton aplikantin për regjistrimin e dorëheqjes, brenda 6 muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikës 1 të këtij kreu. Njoftimi për regjistrimin e dorëheqjes publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XIII
APELIMET PRANË BORDIT TË APELIMIT

Paraqitja e apelimit

1.1 Brenda një periudhe dymujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, sipas neneve 150 pika 5 dhe 154 pika 4 të ligjit, aplikanti ka të drejtë ta apelojë vendimin e DPPM-së në bordin e apelimit, duke depozituar pranë DPPM:

a) formularin e apelimit FM10 të nënshkruar nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij;
b) dokumentin e pagesës së tarifës për apelimin;
c) autorizimin e përfaqësimit nëse apelimi paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit.

2. Shqyrtimi i apelimit nga bordi i apelimit të DPPM

2.1 Bordi i apelimit shqyrton paraprakisht nëse apelimi përmbush kërkesat e pikës 1.1 të këtij kreu dhe nëse këto kërkesa nuk janë përmbushur, bordi i apelimit njofton me shkrim apeluesin se kërkesa e tij konsiderohet e paparaqitur.

2.2 Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e pikës 1 të këtij kreu, bordi i apelimit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelimit, në përputhje me parashikimin e paragrafit 4 dhe 5 të nenit 155 të ligjit.

2.3 Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.

3. Trajtimi i aplikimit pas marrjes së vendimit mbi apelimin

3.1 Kur bordi i apelimit vendos të pranojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për regjistrimin e markës në përputhje me parashikimet e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3.2 Kur bordi i apelimit vendos të rrëzojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit të bordit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe refuzimi merr formë të prerë.

3.3 Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e markës dhe DPPM refuzon, ose regjistron markën, në përputhje me vendimin e gjykatës.

KREU XIV
DOKUMENTE TË TJERA QË LËSHON DPPM LIDHUR ME MARKAT

1. Ekstaktet dhe hetimet e lëshuara nga regjistri i markave

1.1 Në zbatim të nenit 192, paragrafi 2, dhe 194 të ligjit, DPPM u lëshon personave të interesuar, ekstrakte nga regjistri i markave si dhe përgjigje të kërkesave për hetim.

1.2 Kërkesa për ekstrakt regjistri për një markë të regjistruar paraqitet pranë DPPM me shkrim, shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e paparaqitur. Ekstrakti i regjistrit lëshuar nga DPPM, përmban të gjitha të dhënat e markës dhe historikun e ndryshimeve që ka pësuar ajo.

1.3 Kërkesa për hetim në lidhje me një markë paraqitet pranë DPPM me shkrim, shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa quhet e paparaqitur. DPPM njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës lidhur me rezultatin e hetimit në regjistrin e markave.

2. Dublikatat dhe dokumenti i prioritetit

2.1 Pronari i një marke të regjistruar ka të drejtë të kërkojë dublikatë të certifikatës së regjistrimit të markës, të certifikatës së ripërtëritjes së saj ose të njoftimeve të tjera të lëshuara nga DPPM për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrin e markave, nëpërmjet një kërkese me shkrim e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pageses së tarifës përkatëse dhe me autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të markës, në të kundërt kërkesa quhet si e paparaqitur.

2.2 Aplikanti, i cili ka depozituar pranë DPPM një aplikim për regjistrim marke, ka të drejtë të kërkojë dokument prioriteti për markën, brenda 6 muajve nga data e depozitimit të kërkesës për regjistrimin e markës, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

  1. Dokumenti i prioritetit që lëshohet nga DPPM përmban të dhënat e mëposhtme:
    a) datën e depozitimit të kërkesës për regjistrimin e markës;
    b) numrin e kërkesës;
    c) emrin dhe adresën e aplikantit;
    d) riprodhimin e markës për të cilën është bërë aplikimi;
    ç) listën e mallrave dhe/ose shërbimeve.
  2. Korrigjimi i akteve nga DPPM

3.1 Në rastin e lëshimit nga DPPM të akteve që përmbajnë gabime ose pasaktësi jo për fajin e aplikantit ose pronarit të markës, korrigjimi i tyre bëhet nga DPPM në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur nga aplikanti ose pronari i markës. DPPM rilëshon aktin e korrigjuar, pasi aplikanti ose pronari i markës, ka dorëzuar pranë DPPM origjinalin e aktit për të cilin kërkohet korrigjimi, bën pasqyrimin e korrigjimit në regjistrin e markave dhe e publikon atë në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU XV
APLIKIMI PËR REGJISTRIMIN NDËRKOMBËTAR TË MARKAVE

1. Paraqitja e kërkesës për regjistrim ndërkombëtar

1.1 Pronari i markës së regjistruar në Shqipëri, ose aplikanti mund të depozitojë pranë DPPM një kërkesë, kundrejt pagesës së një tarife të caktuar, për regjistrimin ndërkombëtar të markës në bazë të Marrëveshjes së Madridit, nëpërmjet formularit zyrtar të përcaktuar nga Zyra Ndërkombëtare.

1.2 Pronari i markës së regjistruar në Shqipëri, ose aplikanti mund të depozitojë pranë DPPM një kërkesë, kundrejt pagesës së një tarife të caktuar, për regjistrimin ndërkombëtar të markës në bazë të Protokollit të Madridit, nëpërmjet formularit formularit zyrtar të përcaktuar nga Zyra Ndërkombëtare.

1.3 Pronari i markës së regjistruar ose aplikanti mund të depozitojë pranë DPPM një kërkesë, kundrejt pagesës së një tarife të caktuar, për regjistrimin ndërkombëtar të markës në bazë të Marrëveshjes së Madridit dhe Protokollit të Madridit, nëpërmjet formularit zyrtar të përcaktuar nga Zyra Ndërkombëtare.

2. Shqyrtimi i aplikimit për regjistrim ndërkombëtar

2.1 DPPM shqyrton aplikimin për regjistrimin ndërkombëtar të markës dhe nëse konstaton se, aplikimi përmban të metat e mëposhtme, njofton aplikantin që të plotësojë të metat brenda një muaji nga data e njoftimit:

a) aplikimi për regjistrim ndërkombëtar nuk është bërë nëpërmjet formularit të kërkuar ose nuk i përmban të gjitha të dhënat dhe informacionin e kërkuar në formular; b) lista e mallrave dhe/ose shërbimeve në aplikimin ndërkombëtar nuk përputhet me listën e regjistrimit ose të aplikimit bazë të bërë pranë DPPM;

c) marka e cila është objekt i aplikimit ndërkombëtar nuk është identike me markën e regjistrimit ose të aplikimit bazë të bërë pranë DPPM;

ç) çdo e dhënë mbi markën në aplikimin ndërkombëtar, me përjashtim të elementeve që përjashtohen nga mbrojtja, ose pretendimi për ngjyrat që kërkohen të mbrohen, kur këto të dhëna apo pretendime nuk janë pjesë e regjistrimit apo aplikimit bazë të bërë pranë DPPM;

d) aplikanti nuk legjitimohet për të bërë aplikimin për regjistrim ndërkombëtar nëpërmjet DPPM;

dh) formulari i aplikimit nuk është firmosur nga aplikanti;

e) aplikimi nuk është bërë në gjuhën e parashikuar nga Marrëveshja ose Protokolli i Madridit;

f) aplikanti nuk ka bërë pagesen e tarifës përkatëse. Në këtë rast, DPPM cakton si datë depozitimi të kërkesës, datën në të cilën është bërë pagesa.

2.2 Nëse aplikanti nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon t’ia paraqesë aplikimin Zyrës Ndërkombëtare dhe njofton aplikantin.

2.3 Kur aplikimi për regjistrim ndërkombëtar i plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 2.1 të këtij kreu, DPPM përcakton datën e depozitimit të aplikimit ndërkombëtar, e nënshkruan atë dhe ia dërgon Zyrës Ndërkombëtare, së bashku me certifikatën e parashikuar në nenin 3(1) të Protokollit të Madridit.

2.4 Në rastet kur aplikimi për regjistrimin ndërkombëtar të një marke depozitohet përpara regjistrimit të markës, data e regjistrimit do të quhet datë depozitimi e aplikimit për regjistrimin ndërkombëtar.

2.5 Aplikimet për ripërtëritjen, transferimin e pronësisë, kufizimet në listën e mallrave, kontratat e licesës, ndryshimet dhe fshirjen e kontratave të licensës, ndryshimet në emrin dhe/ose adresën e pronarit të markës ndërkombëtare bëhen drejtpërdrejt në Zyrën Ndërkombëtare.

KREU XVI APLIKIMI PËR SHTRIRJEN E MËVONSHME TERRITORIALE TË MBROJTJES SË MARKËS NDËRKOMBËTARE

1. Paraqitja e kërkesës për shtrirjen e mëvonshme të mbrojtjes

1.1 Kërkesa për shtrirjen e mëvonshme territoriale të mbrojtjes së markës ndërkombëtare paraqitet pranë DPPM nga pronari i markës nëpërmjet formularit të njohur zyrtarisht nga Zyra Ndërkombëtare. Aplikimi depozitohet në gjuhën në të cilën është depozituar aplikimi për regjistrimin ndërkombëtar të markës.

2. Shqyrtimi i aplikimit për shtrirjen e mëvonshme të mbrojtjes

2.1 DPPM shqyrton aplikimin për shtrirjen e mëvonshme territoriale të mbrojtjes së markës ndërkombëtare dhe nëse konstaton se aplikimi përmban të metat e mëposhtme, njofton aplikantin që të plotësojë të metat brenda një muaji nga data e njoftimit:

a) aplikimi nuk është bërë nëpërmjet formularit të kërkuar ose nuk i përmban të gjitha të dhënat dhe informacionin e kërkuar në formular; b) aplikimi nuk përmban numrin e regjistrimit ndërkombëtar mbi bazën e të cilit kërkohet shtrirja e mëvonshme territoriale; c) lista e mallrave dhe/ose shërbimeve në aplikim nuk përputhet me listën e mallrave dhe/ose shërbimeve të regjistrimit ndërkombëtar; ç) aplikanti nuk legjitimohet për të bërë aplikimin për shtrirjen e mëvonshme territoriale të mbrojtjes nëpërmjet DPPM;

d) aplikimi nuk është bërë në gjuhën e parashikuar nga pika 1 e këtij kreu.

2.2 Nëse aplikanti nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPM refuzon t’ia paraqesë aplikimin Zyrës Ndërkombëtare dhe njofton aplikantin.

2.3 Kur aplikimi për shtrirjen e mëvonshme territoriale të mbrojtjes i plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 2 e këtij kreu, DPPM e njofton aplikantin për datën e depozitimit të aplikimit dhe ia dërgon aplikimin Zyrës Ndërkombëtare.

KREU XVII
REGJISTRIMET NDËRKOMBËTARE TË MARKAVE PËR TË CILAT ËSHTË KËRKUAR
SHTRIRJA TERRITORIALE E MBROJTJES NË SHQIPËRI

1. Efektet e aplikimeve dhe regjistrimeve ndërkombëtare

1.1 Aplikimi ndërkombëtar që përcakton Shqipërinë si shtet për shtrirjen territoriale të mbrojtjes së markës do të trajtohet njëlloj si aplikimi për regjistrimin e një marke kombëtare, nga data e regjistrimit e parashikuar nga neni 3(4) i Marrëveshjes dhe Protokollit të Madridit ose nga data e shtrirjes së mëvonshme të mbrojtjes në Shqipëri parashikuar nga neni 3ter(2) i Marrëveshjes dhe Protokollit të Madridit.

1.2 Regjistrimi ndërkombëtar që përcakton Shqipërinë si shtet për shtrirjen territoriale të mbrojtjes së markës gëzon të njëjtën mbrojtje si regjistrimi i markës nga DPPM në bazë të ligjit, nga data e përmendur në pikën 1 të këtij kreu, përveç kur regjistrimi është refuzuar nga DPPM në përputhje me nenin 5 (1) dhe (2) të Marrëveshjes së Madridit.

2. Ekzaminimi i aplikimeve ndërkombëtare

2.1 Kur aplikimi ndërkombëtar nuk plotëson kërkesat e paragrafit 2 dhe 3 të nenit 140, si dhe kërkesat e nenit 142 të ligjit, ose kur një kundërshtim është depozituar kundër tij në bazë të nenit 152 të Ligjit, DPPM njofton Zyrën Ndërkombëtare në përputhje me procedurat dhe afatet e parashikuara nga Marrëveshja ose Protokolli i Madridit (refuzimi provizor). Njoftimi drejtuar Zyrës Ndërkombëtare duhet të parashikojë një afat kohor 3-mujor për aplikuesin e aplikimit ndërkombëtar, brenda të cilit ky i fundit duhet të parashtrojë argumentat e tij para DPPM, lidhur me refuzimin provizor.

2.2 Në rast se aplikanti nuk depoziton pranë DPPM argumentet e tij, brenda afatit të caktuar në pikën 3 të këtij kreu, DPPM njofton Zyrën Ndërkombëtare se shtrirja e mbrojtjes së markës ndërkombëtare në Shqipëri është refuzuar plotësisht ose pjesërisht (refuzimi final). Në rast se, aplikanti depoziton pranë DPPM argumentet e tij brenda afatit të caktuar në pikën 3 të këtij kreu, DPPM vazhdon shqyrtimin e aplikimit në përputhje me parashikimet e ligjit dhe njofton Zyrën Ndërkombëtare për refuzimin e aplikimit (refuzimi final), ose për tërheqjen e refuzimit provizor.

3. Kundërshtimi ndaj shtrirjes së mbrojtjes së markës ndërkombëtare në Shqipëri

3.1 Procedurat për paraqitjen dhe shqyrtimin e kundërshtimit ndaj një aplikimi ose regjistrimi ndërkombëtar që përcakton Shqipërinë si shtet për shtrirjen territoriale të mbrojtjes së markës janë të njëjta me ato të parashikuara nga ligji dhe kjo rregullore për aplikimet dhe regjistrimet kombëtare.