Propiedad intelectual Formación en PI Respeto por la PI Divulgación de la PI La PI para... La PI y… La PI en… Información sobre patentes y tecnología Información sobre marcas Información sobre diseños industriales Información sobre las indicaciones geográficas Información sobre las variedades vegetales (UPOV) Leyes, tratados y sentencias de PI Recursos de PI Informes sobre PI Protección por patente Protección de las marcas Protección de diseños industriales Protección de las indicaciones geográficas Protección de las variedades vegetales (UPOV) Solución de controversias en materia de PI Soluciones operativas para las oficinas de PI Pagar por servicios de PI Negociación y toma de decisiones Cooperación para el desarrollo Apoyo a la innovación Colaboraciones público-privadas Herramientas y servicios de IA La Organización Trabajar con la OMPI Rendición de cuentas Patentes Marcas Diseños industriales Indicaciones geográficas Derecho de autor Secretos comerciales Academia de la OMPI Talleres y seminarios Observancia de la PI WIPO ALERT Sensibilizar Día Mundial de la PI Revista de la OMPI Casos prácticos y casos de éxito Novedades sobre la PI Premios de la OMPI Empresas Universidades Pueblos indígenas Judicatura Recursos genéticos, conocimientos tradicionales y expresiones culturales tradicionales Economía Igualdad de género Salud mundial Cambio climático Política de competencia Objetivos de Desarrollo Sostenible Tecnologías de vanguardia Aplicaciones móviles Deportes Turismo PATENTSCOPE Análisis de patentes Clasificación Internacional de Patentes ARDI - Investigación para la innovación ASPI - Información especializada sobre patentes Base Mundial de Datos sobre Marcas Madrid Monitor Base de datos Artículo 6ter Express Clasificación de Niza Clasificación de Viena Base Mundial de Datos sobre Dibujos y Modelos Boletín de Dibujos y Modelos Internacionales Base de datos Hague Express Clasificación de Locarno Base de datos Lisbon Express Base Mundial de Datos sobre Marcas para indicaciones geográficas Base de datos de variedades vegetales PLUTO Base de datos GENIE Tratados administrados por la OMPI WIPO Lex: leyes, tratados y sentencias de PI Normas técnicas de la OMPI Estadísticas de PI WIPO Pearl (terminología) Publicaciones de la OMPI Perfiles nacionales sobre PI Centro de Conocimiento de la OMPI Informes de la OMPI sobre tendencias tecnológicas Índice Mundial de Innovación Informe mundial sobre la propiedad intelectual PCT - El sistema internacional de patentes ePCT Budapest - El Sistema internacional de depósito de microorganismos Madrid - El sistema internacional de marcas eMadrid Artículo 6ter (escudos de armas, banderas, emblemas de Estado) La Haya - Sistema internacional de diseños eHague Lisboa - Sistema internacional de indicaciones geográficas eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediación Arbitraje Determinación de expertos Disputas sobre nombres de dominio Acceso centralizado a la búsqueda y el examen (CASE) Servicio de acceso digital (DAS) WIPO Pay Cuenta corriente en la OMPI Asambleas de la OMPI Comités permanentes Calendario de reuniones WIPO Webcast Documentos oficiales de la OMPI Agenda para el Desarrollo Asistencia técnica Instituciones de formación en PI Apoyo para COVID-19 Estrategias nacionales de PI Asesoramiento sobre políticas y legislación Centro de cooperación Centros de apoyo a la tecnología y la innovación (CATI) Transferencia de tecnología Programa de Asistencia a los Inventores (PAI) WIPO GREEN PAT-INFORMED de la OMPI Consorcio de Libros Accesibles Consorcio de la OMPI para los Creadores WIPO Translate Conversión de voz a texto Asistente de clasificación Estados miembros Observadores Director general Actividades por unidad Oficinas en el exterior Ofertas de empleo Adquisiciones Resultados y presupuesto Información financiera Supervisión
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Leyes Tratados Sentencias Consultar por jurisdicción

Albania

AL033-j

Atrás

Vendimi nr. 6655, datë 18.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “X” KUNDËR R.H. PERSON FIZIK, ME EMRIN TREGTAR “PROCHEM”, PERSON I TRETË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE, VENDIMI nr. 6655, datë 18.07.2017, PËR NDËRPRERJEN E AKTIVITETIT TË PRODHIMIT E SHPËRNDARJES TË PRODUKTEVE ME MARKË TREGTARE “SEV”, NDALIMIN E PËRDORIMIT TË MARKËS “SEV”; HEQJEN NGA TREGU DHE BLLOKIMIN E SHPËRNDARJES SË MËTEJSHME TË PRODUKTEVE ME MARKËN “SEV”. PUBLIKIMIN E VENDIMIT PËRFUNDIMTAR TË GJYKATËS NË MEDIAN PUBLIKE ME SHPENZIMET E TË PADITURIT; HEQJA DORË NGA KËRKESA PËR TË FITUAR TË DREJTA INDUSTRIALE MBI MARKËN “SEV” DHE PËRCAKTIMIN E STATUSIT TË MARKËS “SEV”, SI “MARKË E MIRËNJOHUR”.

Objekti i padisë: Detyrimin e të paditurit R. H., njohur me emrin tregtar “Prochem”: Të ndërpresë aktivitetin e prodhimit të produkteve me markë tregtare “SEV”; Të ndërpresë aktivitetin e shpërndarjes së produkteve në treg me markën “SEV”; Të ndalojë perdorimin e markës “SEV” në veprimtarinë tregtare; Të heqë nga tregu dhe të bllokojë shpërndarjen e mëtejshme të produkteve që ekzistojnë aktualisht me markën “SEV” dhe të prodhuara nga i padituri; Publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e të paditurit; Detyrimin e të paditurit të heqë dorë nga kërkesa për të fituar të drejta industriale mbi markën “SEV”. Përcaktimin e statusit të markës si “Markë e Mirënjohur”. 

Gjyqtari: E.P.

Fjalët kyç:

Markë tregtare, konkurrencë e pandershme, reputacioni dhe emri i mirë , vlerat e markës, “marka të mirënjohura”, zhvlerësimi i markës, publikim i vendimit gjyqësor, heqje dorë nga kërkesa për të fituar të drejta industriale.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 6bis i Konventës së Parisit, nenet 638, 639 të Kodit Civil, neni 348, i K. Pr. Civile, nenet 143, 184/a, 184/b, të ligjit Nr. 9947, datë 07. 07. 2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Shoqëria turke “X” është një shoqëri tregtare e së drejtës turke, e cila si objekt të veprimtarisë së saj tregtare, ndër të tjera, ka edhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve industriale. Kjo shoqëri ka në pronësi të saj markën tregtare të regjistruar “SEV” (fjalë dhe vizatim), me regjistrim ndërkombëtar Nr. 1349107 dt. 12. 03.2017, pranë WIPO.

Me anë të marrëveshjes së bashkëpunimit, datë 16.1.2010, ka autorizuar kompaninë "Y” sh.p.k. për shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të saj me markën “SEV” brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje është rinovuar në datë 16.01.2016.

Personi fizik tregtar R.H., sipas ekstraktit të QKB-së, është regjistruar me emrin tregtar “Prochem” dhe në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ndër të tjera ka dhe “... prodhim dhe shitje të detergjenteve”.

Subjekti R.H. ka prodhuar dhe shpërndarë produkte me markën “SEV”. Ky subjekt ka aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), nëpërmjet kërkesës, datë 26.07.2016, për regjistrimin e markës "SEV"- fjalë dhe figurë, për listën e mallrave të klasës 3, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Nicës, në emër të tij. Pas këtij aplikimi, nga DPPI është bërëpublikimi i këtij aplikimi në Buletinin e Pronësisë Industriale Nr. 10/2016, dt. 03. 10. 2016.

Shoqëria turke “X”, brenda afatit ligjor prej 3-muajsh, ka bërë kundërshtimin përkatës pranë DPPI-së, me pretendimin se, personi fizik tregtar R.H., nuk është pronar i markës “SEV” dhe se po zhvillon konkurrencë të pandershme, duke prodhuar dhe shpërndarë produkte të markës “SEV”, si dhe duke kërkuar pranë DPPI, të drejta industriale mbi këtë markë.

Nga ana DPPI-së kërkesa është refuzuar me pretendimin se shoqëria “X” nuk gëzon të drejta industriale të mëparshme në Shqipëri, si rezultat i regjistrimit të markës në përputhje me ligjin nr. 9947/2008; nuk është aplikanti dhe nuk është pronari i një marke të mëparshme “SEV” të depozituar në DPPI; nuk është pronari i emrit tregtar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe nuk ka të drejtë autori.

Nisur nga kjo situatë për shkak të mos zgjidhjes së çështjes në rrugë administrative, shoqëria “X” i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë-padi, me palë të paditur personin fizik tregtar R.H., me objekt konstatimin e konkurrencës së pandershme dhe marrjen e masave nga ana e palës së paditur për shmangien e konkurrëncës së pandershme, si dhe përcaktimin e statusit të markës “SEV”, si "Markë e mirënjohur”.

Pala paditëse pretendon që në kuadër të konkurrencës së pandershme i padituri R. H., njohur me emrin tregtar “Prochem” të ndërpresë aktivitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve me markë tregtare “SEV”, të ndërpresë aktivitetin e së produkteve në treg me markën “SEV”; të ndalojë përdorimin e markës “SEV” në veprimtarinë tregtare; të heqë nga tregu dhe të bllokojë shpërndarjen e mëtejshme të produkteve që ekzistojnë aktualisht me markën “SEV” dhe të prodhuara nga R.H.; R.H. të kryejë publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e tij; R.H. të heqë dorë nga kërkesa për të fituar të drejta industriale mbi markën “SEV”. Përcaktimin e statusit të markës “SEV”, si “Markë e Mirënjohur”.

Pala e paditur pretendon se: shoqëria “X” nuk ka asnjë të drejtë mbi markën “SEV” në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të drejtat mbi markën “SEV” janë në Turqi dhe nuk gëzojnë asnjë mbrojtje në Shqipëri. Shoqëria “X” nuk ka paraqitur asnjë provë administrative për të vërtetuar që kanë kërkuar regjistrimin e markës “SEV” pranë DPPI-së, si dhe nuk argumentohet paligjshmëria e veprimeve të pretenduara për personin fizik tregtar R.H. Për rrjedhojë, kërkesë-padia duhet të rrëzohet si e pa bazuar në ligj dhe në prova

Vendimi:

Gjykata, në përfundim të hetimit gjyqësor, krijoi bindjen e plotë se, veprimet e ndërmarra nga R.H.-person fizik, njohur me emrin tregtar “Prochem”, plotësojnë kushtet e parashikuara nga neni 638, pika 1, dhe 3, të Kodit Civil, për zhvillimin e konkurrencës së pandershme, dhe marrjen e masave me qëllim shmangien e konkurrencës së pandershme. Gjithashtu, Gjykata vendosi njohjen e markës “SEV”, si “Markë e Mirënjohur”.

Arsyetimi i gjykatës: gjatw gjykimit rezultoi se ligji nr. 9947, datë. 07.07.2008, “Për pronësinë Industriale” nuk përcakton kritere mbi vlerësimin e një marke si "markë të mirënjohur". Në mungesë të përcaktimit me ligj të këtyre kritereve, shtetet anëtare të WIPO dhe të Konventës së Parisit, përdorin disa rekomandime të hartuara nga Asambleja e Konventës së Parisit, "Për mbrojtjen e Pronësisë Industriale" dhe nga Asambleja e Pergjithshme e Organizatës Botërore për Pronësinë Intelektuale (WIPO), ku Shqipëria është anëtare që prej datës 30 Qershor 1992, dhe anëtare e Konventës së WIPO, aderuar nëpërmjet ligjit nr. 8993, datë 30. 01. 2003, "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në "Konventën për themelimin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale" .

Konventa e Parisit, përcakton se, nëse një markë është e mirënjohur mbështetet në faktorët e listuar në vijim, të cilët mund të konsiderohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, ose të kombinuar mes tyre. Këto kritere janë: a) Shkalla e njohjes së markës në sektorin publik përkatës;b) Kohëzgjatja, përhapja dhe zona gjeografike e përdorimit të markës; c) Kohëzgjatja, përhapja dhe zona gjeografike e promovimit të markës, ku perfshihen reklamat ose publiciteti dhe prezantimi i markës, në panaire ose ekspozita, për mallrat dhe/ose shërbimet, për të cilat marka aplikohet; d) Kohëzgjatja dhe zona gjeografike e çdo regjistrimi, dhe /ose çdo aplikimi për regjistrim, të markës, në masën që ato pasqyrojnë përdorimin ose njohjen e markës; d)Vlerat që lidhen me markën.

Nisur nga Rekomandimet e Asamblesë së Konventës së Parisit, si dhe në analizë të kritereve të sipërcituara, gjykata konkludon se, marka "SEV" me origjinë tregtare "A", plotëson kriteret për të fituar statusin "markë e mirënjohur", bazuar në përcaktimin e nenit 6 bis të Konventës së Parisit, si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit dhe reklamimit, parashikuar dhe nga ligji nr. 9947/2008, neni 143, pika 5, gërma ç).

Gjykata arsyeton se, koncepti “përdorim” nënkupton përdorimin e saj minimalisht në një grup të caktuar të interesuarish dhe maksimalisht për publikun e gjërë dhe kohëzgjatja e këtij përdorimi përbën kriter tjetër vlerësues për dhënien e këtij statusi. Koncepti i “reklamimit ose publikimi” lidhet me evidentimin e kësaj marke nëpërmjet formave të ndryshme të të bërit publike si: reklama, spote publicitare, postera, fletë-palosje, etj.

Gjykata, arrin në përfundimin se, marka tregtare, “SEV”, është markë tregtare e mirënjohur në tregun shqiptar, për sa kohë që ajo si e tillë është tregtuar që nga viti 2010, e në vijim nga shoqëria e autorizuar “Y” sh.p.k., dhe produkti që tregtohet është mall konsumi jetik i përditshëm konsumatori.

Qëllimi i nenit 6bis, të Konventës së Parisit, është të mbrojë markat tregtare të mirënjohura. Vendet anëtare të Konventës i nënshtrohen detyrimit të refuzojnë ose anulojnë regjistrimin e markave tregtare, të cilat janë konfuze apo të ngjashme me një markë të mirënjohur, apo/dhe të ndalojnë përdorimin e tyre. Parakusht për mbrojtjen e një marke të mirënjohur është ngjashmëria e produktit. Megjithatë, mbrojtja shtrihet përtej ngjashmërisë së produktit, kur përdorimi i markës tregtare do të shfaqte një lidhje midis produkteve dhe pronarit të markës tregtare të mirënjohur, e cila ndoshta do t’i shkaktonte dëm pronarit të markës tregtare.

Personi fizik tregtar R.H., ka prodhuar dhe shpërndarë produkte duke shënuar markën “SEV”, si dhe ka kërkuar pranë DPPI, të drejta industriale mbi këtë markë. Në datën kur R.H. ka aplikuar pranë DPPI për të fituar të drejta industriale mbi markën "SEV", shoqëria "X" ka pasur të drejta të mëparshme mbi këtë markë, mbështetur në faktin që marka "SEV" ka pasur karakter dallues dhe tregtohej rregullisht në tregun shqiptar që prej muajit janar të vitit 2010, me origjinë tregtare kompaninë turke "X". Shoqëria “X”, ka paraqitur praktika, kontrata distribucioni, reklama ndër vite, ku provohet importimi i produkteve me markën “SEV”, në tregun shqiptar.

R.H., kishte dijeni se marka "SEV" ekziston në tregun shqiptar; dhe se kjo markë është identike me markën që shoqëria "X" tregton prej datës 16.01.2010, në tregun shqiptar.

Në bazë të ligjit nr. 9947 "Për Pronësinë Industriale", neni 141, në datën kur R.H., ka aplikuar për regjistrim marke pranë DPPI, marka "SEV" me origjinë tregtare kompaninë "X", ka pasur karakter dallues në treg, në krahasim me markat e produkteve të tjera të të njëjtit lloj. Shoqëria “X” ka në pronësi të saj markën tregtare të regjistruar “SEV” (fjalë dhe vizatim), me regjistrim ndërkombetar Nr. 1349107 dt. 12. 03. 2017 pranë WIPO dhe wshtw e regjistruar në Klasën 3 dhe 5 të Nicës me përshkrimin“detergjente, zbardhues rrobash, eleminues njollash, zbutes rrobash, etj, …preparate farmaceutike”.

Marka "SEV" ka pasur "të drejta të mëparshme" të fituara si rezultat i përdorimit të gjatë në treg, publikimit dhe reklamimit para sektoreve të caktuar publik, siç mund të jenë konsumatorët e këtyre produkteve, kompanitë që kryejnë shpërndarjen e këtyre produkteve dhe sektorë të tjerë që kanë lidhje me këto produkte.

Gjithashtu, nisur nga argumenti se, një person fizik apo juridik aplikon pranë DPPI për regjistrim markë në rastet kur është duke e përdorur ose synon t'a përdorë atë, duke mbajtur në konsideratë parashikimin e nenit 174, të ligjit nr. 9947/2008, "Zhvlerësimi i markës", si rezultat i mospërdorimit, arrihet në përfundimin se, personi fizik R.H., minimalisht ka patur synim që të tregtojë produktet e klasës 3, sipas klasifikimit të Nicës me markën "SEV".

Gjykata konkludoi se, R.H., ka ndërmarrë veprime që bien ndesh me parimet e ndërshmërisë profesionale, si dhe me vetëdije të plotë synon të përfitojë të drejta të pamerituara, duke dëmtuar veprimtarinë e kompanisë "X", si dhe të distributorit "Y” sh.p.k., për rrjedhojë plotësohen kriteret e konkurrencës së pandershme, të parashikuara nga pika 1, dhe 3, të nenit 638, të Kodit Civil.

Gjykata urdhëroi ndërprerjen e aktivitetin e mundshëm të prodhimit, ndalimin e shpërndarjes së produkteve në treg të markës “SEV”, ndalimin e përdorimit të markës “SEV” në veprimtarinë tregtare, heqjen nga tregu dhe bllokimin e shpërndarjes së mëtejshme të produkteve që mund të ekzistojnë apo që mund të prodhohen në vijimësi nga i padituri. Detyrimin e të paditurit R.H. të heqë dorë nga kërkesa për të fituar të drejta industriale mbi markën “SEV”. Përcaktimin e statusit të markës “SEV”, si “markë e mirënjohur”. Detyrimin e të paditurit që me shpenzimet e tij të publikojë vendimin në dy media publike për një periudhë kohore dy ditore.