Propiedad intelectual Formación en PI Respeto por la PI Divulgación de la PI La PI para... La PI y… La PI en… Información sobre patentes y tecnología Información sobre marcas Información sobre diseños industriales Información sobre las indicaciones geográficas Información sobre las variedades vegetales (UPOV) Leyes, tratados y sentencias de PI Recursos de PI Informes sobre PI Protección por patente Protección de las marcas Protección de diseños industriales Protección de las indicaciones geográficas Protección de las variedades vegetales (UPOV) Solución de controversias en materia de PI Soluciones operativas para las oficinas de PI Pagar por servicios de PI Negociación y toma de decisiones Cooperación para el desarrollo Apoyo a la innovación Colaboraciones público-privadas Herramientas y servicios de IA La Organización Trabajar con la OMPI Rendición de cuentas Patentes Marcas Diseños industriales Indicaciones geográficas Derecho de autor Secretos comerciales Academia de la OMPI Talleres y seminarios Observancia de la PI WIPO ALERT Sensibilizar Día Mundial de la PI Revista de la OMPI Casos prácticos y casos de éxito Novedades sobre la PI Premios de la OMPI Empresas Universidades Pueblos indígenas Judicatura Recursos genéticos, conocimientos tradicionales y expresiones culturales tradicionales Economía Igualdad de género Salud mundial Cambio climático Política de competencia Objetivos de Desarrollo Sostenible Tecnologías de vanguardia Aplicaciones móviles Deportes Turismo PATENTSCOPE Análisis de patentes Clasificación Internacional de Patentes ARDI - Investigación para la innovación ASPI - Información especializada sobre patentes Base Mundial de Datos sobre Marcas Madrid Monitor Base de datos Artículo 6ter Express Clasificación de Niza Clasificación de Viena Base Mundial de Datos sobre Dibujos y Modelos Boletín de Dibujos y Modelos Internacionales Base de datos Hague Express Clasificación de Locarno Base de datos Lisbon Express Base Mundial de Datos sobre Marcas para indicaciones geográficas Base de datos de variedades vegetales PLUTO Base de datos GENIE Tratados administrados por la OMPI WIPO Lex: leyes, tratados y sentencias de PI Normas técnicas de la OMPI Estadísticas de PI WIPO Pearl (terminología) Publicaciones de la OMPI Perfiles nacionales sobre PI Centro de Conocimiento de la OMPI Informes de la OMPI sobre tendencias tecnológicas Índice Mundial de Innovación Informe mundial sobre la propiedad intelectual PCT - El sistema internacional de patentes ePCT Budapest - El Sistema internacional de depósito de microorganismos Madrid - El sistema internacional de marcas eMadrid Artículo 6ter (escudos de armas, banderas, emblemas de Estado) La Haya - Sistema internacional de diseños eHague Lisboa - Sistema internacional de indicaciones geográficas eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediación Arbitraje Determinación de expertos Disputas sobre nombres de dominio Acceso centralizado a la búsqueda y el examen (CASE) Servicio de acceso digital (DAS) WIPO Pay Cuenta corriente en la OMPI Asambleas de la OMPI Comités permanentes Calendario de reuniones WIPO Webcast Documentos oficiales de la OMPI Agenda para el Desarrollo Asistencia técnica Instituciones de formación en PI Apoyo para COVID-19 Estrategias nacionales de PI Asesoramiento sobre políticas y legislación Centro de cooperación Centros de apoyo a la tecnología y la innovación (CATI) Transferencia de tecnología Programa de Asistencia a los Inventores (PAI) WIPO GREEN PAT-INFORMED de la OMPI Consorcio de Libros Accesibles Consorcio de la OMPI para los Creadores WIPO Translate Conversión de voz a texto Asistente de clasificación Estados miembros Observadores Director general Actividades por unidad Oficinas en el exterior Ofertas de empleo Adquisiciones Resultados y presupuesto Información financiera Supervisión
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Leyes Tratados Sentencias Consultar por jurisdicción

Albania

AL038

Atrás

Ligj Nr. 8733, datë 24.1.2001 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr.7895, Datë 27.1.1995, “Kodi Penal I Republikës Së Shqipërisë”

 Law No. 8733 of January 24, 2001 on Some Supplements and Modifications to Law No. 7895 on the Criminal Code

L I G J

Nr.8733, datë 24.1.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995,

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 1 shtohen nenet 1/a, 1/b dhe 1/c me këtë përmbajtje:

“Neni 1/a

Bazat e legjislacionit penal

Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.

Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b

Detyrat e legjislacionit penal

Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Neni 1/c

Parimet e Kodit Penal

Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.

Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.”

Neni 2

Në nenin 7 shkronja “d” ndryshohet si vijon:

“d) Organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike.”

Neni 3

Në nenin 34 bëhen këto ndryshime:

- Paragrafi i tretë dhe i katërt ndryshohen si vijon:

“Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë.

Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 5 milionë lekë.”

- Pas paragrafit të katërt shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

“Për personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim, gjykata mund të japë edhe dënim me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.”

- Në paragrafin e shtatë fjalët “1 mijë” bëhen “5 mijë”.

Neni 4

Neni 45 shfuqizohet.

Neni 5

Në nenin 50 bëhen këto ndryshime:

- Në shkronjën “b” shtohen fjalët “ose për të realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material;”

- Pas shkronjës “gj” të shtohen shkronjat “h” dhe “i” me këtë përmbajtje:

“h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;

i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive.”

Neni 6

Në nenin 57, në paragrafin e tretë, fjalët “1 mijë” bëhen “5 mijë”.

Neni 7

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“Lirimi para kohe me kusht

I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:

- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;

- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;

- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.

Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje.

Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.”

Neni 8

Neni 74 ndryshohet si vijon:

“Krime kundër njerëzimit

Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 9

Neni 77 ndryshohet si vijon:

“Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.”

Neni 10

Neni 78 ndryshohet si vijon:

“Vrasja me paramendim

Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.”

Neni 11

Neni 79 ndryshohet si vijon:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Vrasja me dashje e kryer:

ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë personave;

e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave

dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 12

Pas nenit 83 të shtohet neni 83/a me këtë përmbajtje:

“Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje, që i bëhet një personi a të mituri për t’u ngujuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 13

Pas nenit 88 shtohen nenet 88/a dhe 88/b me këtë përmbajtje:

“Neni 88/a

Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike

Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 88/b

Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 14

Në nenin 96, shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 15

Neni 100 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.”

Neni 16

Neni 101 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë

me të mitur të moshës 14-18 vjeç

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.”

Neni 17

Në nenin 102 paragrafi i parë dhe i dytë ndryshohen si vijon:

“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 18

Pas nenit 102 shtohet neni 102/a me këtë përmbajtje:

“Neni 102/a

Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga dy gjer në shtatë vjet.

Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 19

Neni 103 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona

të pazotë për t’u mbrojtur

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 20

Neni 104 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale

me kërcënim me përdorimin e armës

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 21

Neni 105 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 22

Neni 106 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona

në gjini ose nën kujdestari

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”

Neni 23

Në nenin 107, pas fjalës “seksuale” shtohen fjalët “ose homoseksuale”.

Neni 24

Në nenin 108 fjalët “me persona” zëvendësohen me fjalët “me të mitur”.

Neni 25

Neni 109 ndryshohet si vijon:

“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë

se një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.”

Neni 26

Pas nenit 109 shtohet neni 109/a, me këtë përmbajtje:

“Neni 109/a

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.”

Neni 27

Në nenin 110 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 28

Pas nenit 110 shtohet neni 110/a me këtë përmbajtje:

“Trafikimi i njerëzve

Trafikimi i njerëzve, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”

Neni 29

Në nenin 114/a bëhen këto ndryshime:

- Pika 6 ndryshohet si vijon:

“6. Kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike.”

- Në paragrafin e fundit hiqen fjalët “dhe me konfiskim të mjeteve dhe përfitimeve”.

Neni 30

Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b me këtë përmbajtje:

“Neni 114/b

Trafikimi i femrave për prostitucion

Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”

Neni 31

Neni 116 shfuqizohet.

Neni 32

Në nenin 119 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Neni 33

Në nenin 120 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 34

Në nenin 124 në paragrafin e parë fjalët “14 vjeç” zëvendësohen me fjalët “16 vjeç”.

Neni 35

Pas nenit 128 shtohen nenet 128/a e 128/b me këtë përmbajtje:

“Neni 128/a

Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës

Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

Neni 128/b

Trafikimi i fëmijëve

Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”

Neni 36

Në nenin 134 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 37

Në nenin 136 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 38

Në nenin 137 në fillim shtohet një paragraf si vijon:

“Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Neni 39

Pas nenit 138 shtohet neni 138/a me këtë përmbajtje:

“Neni 138/a

Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës

“Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 40

Neni 140 ndryshohet si vijon:

“Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 41

Pas nenit 141 shtohet neni 141/a me këtë përmbajtje:

“Neni 141/a

Trafikimi i mjeteve motorike

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 42

Në nenin 143 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 43

Pas nenit 143 shtohet neni 143/a me këtë përmbajtje:

“Neni 143/a

Skemat mashtruese dhe piramidale

“Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 44

Në nenin 147, fjalët “tre vjet” zëvendësohen me fjalët “katër vjet”.

Neni 45

Në nenin 148, fjalët “një vit” zëvendësohen me fjalët “dy vjet”.

Neni 46

Në nenin 149, pas fjalës “gjobë” shtohen fjalët “ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 47

Në nenin 170/a, në paragrafin e parë dhe të dytë, përpara fjalës “dënohet”, shtohen fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe”.

Neni 48

Neni 175 ndryshohet si vijon:

“Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore

Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Neni 49

Neni 178 ndryshohet si vijon:

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë

Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 50

Neni 183 ndryshohet si vijon:

“Falsifikimi i monedhave

Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 51

Neni 184 ndryshohet si vijon:

“Falsifikimi i letrave me vlerë

Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të tjera me vlera të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Neni 52

Në nenin 185 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Neni 53

Pas nenit 192 shtohen nenet 192/a dhe 192/b me këtë përmbajtje:

“Neni 192/a

Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve

Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose eksportimi i tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 192/b

Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike

Ndërhyrja në çdo formë, në transmetimet dhe programet kompjuterike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”

Neni 54

Në nenin 235, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Neni 55

Në nenin 236, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 56

Në nenin 239 bëhen këto ndryshime:

- Në paragrafin e parë, fjalët “gjashtë muaj” zëvendësohen me fjalët “një vit.”

- Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 57

Në nenin 240, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 58

Neni 248 ndryshohet si vijon:

“Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësi i ngarkuar me funksion shtetëror ose me shërbim publik, kur i kanë sjellë pasoja të rënda interesave të ligjshme të shtetasve ose shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”

Neni 59

Në nenin 262 shtohet paragrafi i fundit:

“Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 60

Në nenin 278 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

- Në paragrafin e parë, fjala “pesë” bëhet “tre”.

- Në paragrafin e dytë, hiqen fjalët “blerja ose shitja”.

- Paragrafi i tretë ndryshohet si vijon:

“Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

- Pas paragrafit të tretë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 61

Pas nenit 278 shtohet neni 278/a

“Neni 278/a

Trafikimi i armëve dhe i municionit

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 62

Pas nenit 282 shtohet neni 282/a me këtë përmbajtje:

“Neni 282/a

Tratifikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 63

Në nenin 283 bëhen këto ndryshime:

- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

- Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

- “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 64

Neni 283/a ndryshohet si vijon:

“Trafikimi i narkotikëve

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 65

Pas nenit 283/a shtohet neni 283/b me këtë përmbajtje:

“Neni 283/b

Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës

Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 66

Në nenin 284 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

- Pas paragrafit të parë shtohen një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

- Në paragrafin e dytë, fjalët “nga pesë gjer në dhjetë vjet” zëvendësohen me fjalët “nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”.

Neni 67

Pas nenit 284/b shtohen nenet 284/c dhe 284/ç me këtë përmbajtje:

“Neni 284/c

Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope

Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 284/ç

Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve

Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 68

Neni 285 ndryshohet si vijon:

“Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike

Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Neni 69

Pas nenit 285 shtohen nenet 285/a dhe 285/b me këtë përmbajtje:

“Neni 285/a

Përshtatja e lokalit për përdorim droge

Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 285/b

Hedhja ose braktisja e shiringave

Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Neni 70

Në nenin 286 bëhen këto ndryshime:

- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

- Në paragrafin e dytë, fjalët “nga dhjetë gjer në” zëvendësohen me fjalët “jo më pak se”.

Neni 71

Pas nenit 286 shtohet neni 286/a me këtë përmbajtje:

“Neni 286/a

Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë

Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer 286/a të këtij Kodi ose për të mundësuar ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 72

Pas nenit 287 shtohet neni 287/a me këtë përmbajtje:

“Neni 287/a

Pastrimi i parave të pista

Kryerja e veprimeve financiare ose e veprimeve të tjera ekonomike me qëllim pastrimin e parave, që dihet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, si dhe rivënien në qarkullim dhe

përdorimin e tyre për veprimtari sipërmarrëse ose ekonomike të çdo lloji, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 73

Pas nenit 288 shtohet neni 288/a me këtë përmbajtje:

“Neni 288/a

Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave

industrialë dhe ushqimorë

Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”

Neni 74

Në nenin 298, pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

“Kur kryerja e kësaj vepre penale sjell si pasojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të një a më shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se shtatë vjet.”

Neni 75

Në nenin 306, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 76

Në nenin 312, përpara fjalës “dëshmi” shtohen fjalët “deklarime ose”.

Neni 77

Pas nenit 313 shtohet neni 313/a me këtë përmbajtje:

“Neni 313/a

Zhdukja ose humbja e fashikullit

Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Neni 78

Pas nenit 320 shtohet neni 320/a me këtë përmbajtje:

“Neni 320/a

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, civil, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 79

Në nenet 73, 74, 78, 79, 109 paragrafi i dytë, 141, 208, 209, 219, 221 paragrafi i dytë, 230 dhe 334 hiqen fjalët “a me vdekje”.

Neni 80

Çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 81

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2899, datë 13.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.