关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL024-j

返回

Vendimi nr. 7834, datë 01.10.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

SHOQËRIA “M” KUNDËR E.K DHE PERSONIT FIZIK R.S , VENDIMI NR. 7834, DATË 01.10.2018, PËR PUSHIMIN E CËNIMIT TË MARKËS, REGJISTRIMIN DHE TRANSFERIMIN E DOMAIN NË EMËR TË PADITËSIT

Objekti i padisë: Ndalimi i përdorimit të emrit të domain “m.al”; -Transferimin e këtij domain në emër të paditësit shoqërisë tregtare “M” sh.p.k. -Urdhërimi i palës së paditur t’i paguajë mbajtësit të së drejtës tarifat e nevojshme për ndjekjen gjyqësore të çështjes; - Publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e personit që ka kryer shkeljen, në mënyrën e parashikuar nga gjykata; - Ndalimin e të paditurve të përdorin emrin “M” si emër tregtar apo në korrespondenca biznesi.

Gjyqtarja: R.G

Fjalët kyçe: Aktivitet tregtar, mallra, shërbime, shenja dalluese, disenjime, marka, domain name, web, AKEP.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 638, 639 i K.Civil; Ligji “Për pronësinë industriale”, neni 4/17, 156, 184/2 e vijues.

Faktet kryesore: Shoqëria paditëse “M” sh.p.k ushtron aktivitetin e saj tregtar, kryesisht në aktivitetin e import-eksportit, përpunim dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të produkteve të kafesë, në fushën e zhvillimit të turizmit, hapjes së hoteleve, restoranteve, etj. Paditësi, shoqëria tregtare “M” sh.p.k është njëkohësisht pronare e markave tregtare “M”. Në certifikatat e regjistrimit të markave është regjistruar edhe shenja dalluese e përfaqësimit të markave M, ku shkrimi është me shkronja kapitale me ngjyrë të zezë dhe pasqyrimi i markës M me sfond të zi, shkronja kapitale në të bardhë dhe nënvizim sipër dhe poshtë fjalëve M.

Pala e paditur personi fizik R.S është subjekt i të drejtës tregtare shqiptare, i regjistruar si person fizik me fushë veprimtarie të regjistruar pranë QKB, portal online nën emrin tregtar “m.al”. E paditura R.S ka aplikuar pranë AKEP për domain name “m.al”, me subjekt aplikues personin fizik R.S. Domain elektronik, “m.al” sipas pohimit të përfaqësueses ofron shërbime në fushën e përcaktuar në klasën 35 të Klasifikimit të Nicës, të tilla si: reklamime, marketing, ofrimi i informacionit tregtar në të gjitha mjetet publikuese, administrimi i biznesit të barit, restorantit hotelit, funksion zyre, reklamë të produkteve të kafesë dhe të ngjashme me to, etj.

Paditësi pretendoi në këtë gjykim se: Në përputhje me nenin 156/2/b të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, pronari ka të drejtë të ndalojë personat e tretë të përdorin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare pa autorizimin e pronarit të markës, një shenjë, që është e njëjtë apo e ngjashme me markën pronë të tij apo që për shkak të llojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave dhe shërbimeve për të cilat përdoret shenja, me mallrat apo shërbimet, që mbulohen nga markat e regjistruara apo që mund të shkaktojnë konfuzion te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e

bashkëlidhjes së shenjës me markën tregtare. Paditësi, për të provuar statusin e markës së mirënjohur në kuptim të dispozitave të Ligjit nr. 9947, datë dt 07.07.2008, si marka që përfitojnë mbrojtje më të zgjeruar, ka depozituar të dhëna zyrtare lidhur me shpenzimet që pronari i tyre shoqëria tregtare “M” sh.p.k kryen për llogari të promovimit të markave tregtare “M”, si dhe përdorimin e saj masiv në treg. Në cilësinë e provave u depozituan prova fotografike të mallrave të tregtuara në markën M, të tilla si: gota plastike, duhanshkundëse, filxhane kafe, kapuçino, filxhanë çaji, çanta, trazues të mbështjellë, paketa sheqeri për kafe, set çajnik dhe filxhan, filxhane qumështi, gota qeramike me veshje silikoni dhe kuti, etj.

I padituri prapësoi se: Lista e shërbimeve mbi të cilat është regjistruar domain name “m.al” është e ndryshme nga lista e shërbimeve të cilat përfaqëson dhe ofron marka “M”, markë e regjistruar më datë 13.09.2006, në klasën 30 të Klasifikimit të Nicës, e cila ofron shërbime “Kafe ekspres, kafe turke, kafe dekafeinato, kakao”. I padituri prapësoi se web “m.al”, është faqe zbavitëse reklamuese/gossip/jetesa e personave të njohur, etj., dhe jo reklamim i shërbimeve që i përkasin mallrave dhe shërbimeve të kafesë, barit dhe kafenese. Në shërbimin e ofruar në domain “m.al” paraqitja grafike, stilizimi dhe ngjyrat e përdorura janë qartësisht të ndryshme.

Përfaqësuesit e personit te tretë AKEP Tiranë e lanë zgjidhjen e çështjes në vlerësimin Gjykatës.

Vendimi: Gjykata si analizoi në tërësi pretendimet e ndërgjyqësve, nisur nga këto fakte vlerësoi se kërkesëpadia mbështetet në ligj e në prova dhe si e tillë duhet të pranohet, duke vendosur: 1- Detyrimin e të paditurve solidarisht të ndalojnë përdorimin e domain-it, “m.al”, regjistruar në dt. 21.06.2017 pranë AKEP. 2 - Urdhërimin e Autoritetit Përgjegjës të kryejë transferimin e detyrueshëm të emrit të domain-it, “m.al” i regjistruar në emër të të paditurve, në emër të shoqërisë “M” sh.p.k., në aplikim të nenit 30 e vijues të Rregullores, miratuar me vendimin nr. 437, dt. 21.02.2008 të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT), të ndryshuar. 3- Urdhërohet publikimi i këtij vendimi në median publike me shpenzimet solidarisht të të paditurve, në referim të nenit 184/3/ç të ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Ky vendim është ankimuar nga pala e paditur në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe nuk është shqyrtuar ende nga kjo gjykatë.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata, duke u bazuar në nenet 140 dhe 156 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, konkludoi se aplikuesi ka të drejtë të zgjedhë si emër domain-i çdo lloj emri që dëshiron, përveç atyre emrave që bëjnë pjesë në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar dhe të atyre që janë regjistruar më parë. Aplikuesi merr përsipër të gjitha përgjegjësitë që mund të rrjedhin për këtë zgjedhje.

Lidhur me zgjedhjen e emrit të domain-it/ve, aplikuesi është i detyruar të zbatojë të gjitha detyrimet dhe kushtet e parashikuara në rregulloren e miratuar me vendimin nr. 437, dt. 21.02.2008 të ERT (të ndryshuar). Detyrimisht duhet që emri i zgjedhur duhet të plotësojë këto kushte: a) Emri të mos jetë në listën e “emrave të ndaluar”; b) Emri të mos jetë në listën e “emrave të rezervuar”; c) Emri të jetë në përputhje me rregullat sintaksore (Neni 20); d) Emri të mos cënojë të drejtat e palëve të tjera, në veçanti: i. Të drejtën e autorit (prona letrare dhe artistike dhe/ose prona industriale); ii. Ligjin e konkurrencës dhe sjelljet korrekte në marrëdhëniet tregtare/të biznesit.

Në përputhje me nenin 25.1 dhe 30.1 të Rregullores së mësipërme, autoriteti përgjegjës bllokon emrin e domain-it në çdo rast që identifikon një shkelje të kushteve apo kritereve të përcaktuara,

sipas rasteve të mëposhtme, por pa u kufizuar në to: “...c) Në rastin e një vendimi gjyqësor që urdhëron bllokimin e emrit të domain-it, mbështetur nga një ekzekutim i përkohshëm ose me fuqinë e vendimit përfundimtar, siç është përshkruar në nenin që lidhet me transferimin e detyruar të një emri domain-i, etj...”. “30.1 Autoriteti Përgjegjës do të kryejë një transferim të detyrueshëm të emrit të domain-it në kushtet e: a) Ekzekutimit të një vendimi përfundimtar gjyqësor ose arbitrazhi në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Gjykata konstaton se paditësi në cilësinë e personit të interesuar dhe pronarit të markave të regjistruara “M”, legjitimohet të ngrejë padinë objekt gjykimi, konform nenit 156 të ligjit. Rezultoi e provuar gjatë gjykimit se e paditura R.S është regjistruar si person fizik nën emrin tregtar “m.al”. Po kështu, rezultoi se ka zgjedhur të emërtojë emrin e domain-it dhe portalit online “m.al”. Përdorimi i të njëjtit emërtim me markën e mbrojtur dhe certifikuar nga pala paditëse si emërtim tregtar apo emërtim i domain të regjistruar pranë AKEP, pa autorizimin e pronarit të markës, përbën cenim të së drejtës të mbrojtur nga ligji. Përdorimi i shenjave dalluese dhe markave në pronësi të paditësit, rezultoi në formën e zgjedhjes së emërtimit të domain për realizimin online të reklamimit dhe të publicitetit të aktivitetit të tyre tregtar. Gjykata arriti në këtë konkluzion mbështetur në provat shkresore dhe fotografike që depozituan ndërgjyqësit dhe AKEP.

Po kështu, Gjykata mbajti parasysh edhe faktin se të paditurit ofrojnë në objektin e aktivitetit të tyre tregtar edhe shërbime për mallrat e klasës të shërbimeve dhe mallrave që mbrohen nën markën e paditësit, të kualifikuara në klasën 35 të Klasifikimit të Nicës.

Gjykata, nga tërësia e shqyrtimit gjyqësor, konkludon se ekzistojnë kushtet ligjore për të urdhëruar ndalimin e të paditurit të ofrojë shërbime me markat pronë të palës paditëse, në kushtet kur rezultoi e provuar se i padituri ka përdorur pikërisht shenjat dalluese të këtyre markave në veprimtarinë e tij tregtare, në reklamime dhe publicitete të aktivitetit të tij tregtar. Përdorimi i të njëjtit emërtim tregtar, zgjedhja e emërtimit të domain name për aktivitetin tregtar të të paditurve, përdorimi i shenjave dalluese të markave “M”, nuk u mohuan në këtë proces as nga përfaqësuesi i palës së paditur. Gjykata nuk i gjeti veprimet e palës së paditur në përdorim të markave pronë të paditësit në reklamim të aktivitetit të tij, në kategorinë e veprimeve që përjashtojnë mbrojtjen e pronarit të markës, sipas nenit 157 të Ligjit “Për pronësinë industriale”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata konkludoi në pranimin e kërkesëpadisë.