关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL048-j

返回

Vendimi nr. 3917, datë 10.05.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA P. SHA KUNDËR SHOQËRISË H.V. SHPK, PERSON I TRETË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E MARKAVE DHE PATENTAVE VENDIMI NR. 3917, DATË 04.05.2015 PËR PËRDORIMIN E PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE “P...O” NË QARKULLIMIN TREGTAR DHE DËMSHPËRBLIMI NGA PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR I MARKËS TREGTARE PËRFSHIRË DËMIN MORAL.

Objekti: Konstatimin e konkurrencës së pandershme si pasojë e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “P...O” nga pala e paditur shoqëria H.V. SHPK. Ndalimin e përdorimit të paautorizuar të saj nga pala e paditur. Dëmshpërblimin nga përdorimi i paautorizuar i markës dhe dëmi moral në masën 500,000 Lekë.

Gjyqtari R.M

Fjalët kyç:

Markë tregtare, përdorimi i paautorizuar, konkurrencë e pandershme, logo, shenjë dalluese, zgjidhje me pajtim, dëm moral, dëm material, përgjegjësi jashtëkontraktore, reputacion, konsumator, ndershmëri profesionale, veprimtari tregtare, keqbesim.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: nenet 638, 639 të Kodit Civil dhe nenet 156, 184/b, 184/c të ligjit nr. 9947/2008, “Për pronësinë industriale”.

Faktet Kryesore:

Paditësi me emër tregtar është ”P...O”, është krijuar me 2 shkurt 1995 dhe është regjistruar me date 1 shkurt 2001. Fusha e veprimtarisë së tij përfshin: prodhim të suvenirëve me bakër, argjend, të lara në ar ose argjend. Vendi ku e ushtron veprimtarinë është Tiranë , Rruga ”Gjin Bue Shpata” 5/1, Rruga e Kavajës. Me aplikimin e datës 5 mars 2014 rezulton se paditësi ka regjistruar markën me nr. 15654, me afat vlefshmërie deri më 5 mars 2044 me emër ”P...O” dhe logo me një shqiponjë mbi emrin “P...O” dhe poshtë emrit nën vizë është logo diamanti e cila ndan emrin ARTISTIC DHE JEWELLERY, të cilat nuk janë të mbrojtur si emra të përgjithshëm. Në dyqanin ku paditësi tregton është një tabelë e zezë me emrin “P...O” dhe logon e njëjtë si ajo e regjistruar si markë.

Pala e paditur është krijuar me datë 4 tetor 2010, me adresë Rruga e Durrësit, pallati i ish Ambasadës Jugosllave, Kati 1 dhe me veprimtari tregti me pakicë të suvenirëve. Nga kërkimi i bërë në DPPM nuk rezulton se H. V. si person fizik të ketë regjistruar markë apo logon e tij që nga data e regjistrimit të tij si tregtar e deri në momentin e gjykimit të çështjes.

Në vendin ku ushtron veprimtarinë pala e paditur në rrugën e Durrësit, ka vendosur një tabelë me sfond të verdhe dhe me shkronja kapitale “P...O” dhe në vertikalisht në një kolonë të dyqanit ka shënimin “P...O SOUVENIR”. Aktiviteti i saj tregtar ishte tregtimi i të njëjtave mallra si ato të palës paditëse. Kjo e fundit, më datë 25 maj 2015 i ka bërë një kërkesë palës së paditur për zgjidhje me pajtim të çështjes ndërsa me 12 qershor 2015 ka marrë përgjigje mbi mospranimin e ofertës.

Paditësi pretendon: Pranimin e kërkesë padisë sipas objektit dhe pagimin e shpenzimeve të avokatit.

Pala e paditur pretendon: Rrëzimin e padisë, me arsyet se markat nuk janë të njëjta pasi shkrimi nuk rezulton identik, malli nuk është i njëjtë, adresa nuk është e njëjtë, nuk provohet se palës paditëse i kanë rënë shitjet, tabela me emrin “P...O” është prej 18 vjetësh dhe paditësika disa vite që është regjistruar si markë.

Personi i tretë, Drejtoria e Pëgjithshme e Markave dhe e Patentave mbajti qëndrim neutral duke u shprehur se linte zgjidhjen në çmuarjen e gjykatës.

Vendimi:

Gjykata krijoi bindjen e plotë se nga ana e palës së paditur janë kryer veprime me faj në formën e dashjes direkte duke cenuar palën paditëse në zotërimin e lirë dhe të pashqetësuar të markës së saj tregtare. Pala e paditur u ngarkua me përgjegjësi për dëmin moral të shkaktuar ndaj palës paditëse në vlerën 300,000 Lekë.

Arsyetimi i Gjykatës:

Përgjegjësia jashtëkontraktore për shkak të konkurrencës së pandershme është e lidhur ngushtësisht me mbrojtjen që njeh personi nga ligji për të pronësinë industriale e shfaqur në formën e markave tregtare, dizenjove industriale, patentave etj. Sipas nenit 156§2, shkronja “b” të ligjit në nr.9947/2008 për shkak të regjistrimit si i pari i kësaj marke, pronari fiton pronësinë njësoj si mbi një send të luajtshëm a të paluajtshme dhe ka të drejtë të ndaloj çdo person që përdor në ushtrim të veprimtarisë së tij tregtare shenjë të njëjtë a të ngjashme me markën e tij ku për shkak të njëllojshmërisë së shërbimit, konsumatori konfondohet.

Paditësi ushtron veprimtarinë e tij në fushën e argjendarisë me përpunim sendesh argjendi, ari dhe prodhim suveniresh me bakër, argjend, etj. Për prodhimet e argjendit ai i tregton të shoqëruara edhe me një shenjë, markën e së cilës ai e ka regjistruar duke u bërë pronar i kësaj shenje dalluese. Konkretisht bëhet fjalë për fjalën “P...O” me logon e shqiponjës, shenjën e diamantit dhe me një vizë, ndërsa emri “Souvenir Jewelery” nuk është mbrojtur. Mbrojtja e kësaj logoje dhe emërtimit sipas regjistrimit nr. 1...4, është periudha 5 mars 2014 deri më 5 mars 2024. Të drejtat e përdorimit të kësaj marke, pra në pamje dhe me shkronja i ka efektet e regjistrimit që në momentin e aplikimit sipas nenit 146 të ligjit nr.9947/2008, në rastin konkret që në datë 23 mars 2012.

Ligji nr. 9947/2008 sipas nenit 156/2, shkronja “b” ka mbron të drejtën subjektive të pronësisë se markës njësoj si një send i luajtshëm ose të paluajtshëm dhe ka të drejtë të ndaloj çdo person që përdor në ushtrimin e veprimtarisë së tij tregtare, shenjë e njëjtë ose e ngjashme me markën e tij, ku për shkak të njëllojshmërisë së shërbimit, konsumatori konfondohet.

Rezultoi e provuar në gjykim, sipas ekstraktit historik të QKB-së, se pala e paditur ushtron veprimtari tregtare është regjistruar me emrin tregtar H.V. person fizik dhe ka fushë veprimtaria tregtare të njëjtë si pala paditëse atë të tregtimit me pakicë të suvenireve. Gjykata administroi si provë edhe fotot në dyqanin e të paditurit, ku dallohet një tabelë me emrin “P...O” dhe poshtë në mënyrë vertikale “P...O Souvenir”, ndërsa ngjitur është një dyqan tjetër me emrin “Argjendari”, e cila të jep përshtypjen së është vazhdim i tabelës “P...O”. Në vitrinë ka sende të ndryshme bakri, argjendi, skulptura qeramik, druri, veshje etj.

Gjykata ka vlerësuar se edhe një shtetas me intelekt mesatar do të konfondodet kur në treg të shikojë dyqanin e të paditurit, emri i përdorur në dyqanin e të cilit është identik me emrin e mbrojtur tashmë nga ana e paditësit, prandaj për gjykatën, pala paditëse me të drejtë legjitimohet të kërkojë nga i padituri cënim të markës tregtare dhe mospërdorim të mëtejshëm të saj.

Së dyti, plotësohet edhe kushti i konkurrencës së pandershme, se malli është i njëjtë dhe me logon e përdorur në një zonë afër me njëra tjetrën, pasi adresat e tyre rezultojnë në afërsi të dukshme.

Së treti, për shkak të reklamimeve të shpeshta në televizione të ndryshme kombëtare shqiptare është evidente se pala e paditur ka përfituar nga marka me reputacion të njohur në Republikën e Shqipërisë dhe ka zgjedhur të mbajë tabelën me emrin “P...O” për të konfonduar konsumatorin me një markë të mëparshme të mirënjohur dhe për të joshur ata se sendet që shiten aty janë të prodhuara nga Argjendari “P...O”.

Si përfundim, Gjykata ka konstatuar me vend pretendimet e paditësit për konkurrencë të pandershme nga pala e paditur mbi tregtimin e suvenirëve dhe vlerëson se duhet të merren masa që pala e paditur të heqë nga dyqani ku ushtron veprimtarinë tregtare tabelën me emërtimin “P...O” . Gjithashtu i padituri të mos përdor më emërtimin “P...O” në të ardhmen si shenjë reklamuese, dalluese e veprimtarisë së tij tregtrare.

Në lidhje me shpërblimin e dëmit gjykata u shpreh se paditësi, në referencë të neneve 638, 639 të Kodit Civil, në mënyrë alternative mund të shpërblejë edhe dëmet që mund të ketë pësuar i konkurruari nga konkurrenca e pandershme.

Veprimi i paligjshëm i përdorimit i një marke tregtare të regjistruar nga persona të paautorizuar nga pronari bie në kundërshtim me nenin 156 të Ligjit nr. 99047/2008. Provohet se paditësi për emrin e fituar, reputacionin e krijuar ka investuar me kontrata reklamimi në disa televizione përkatëse, gazeta, faqe online etj. Ky emër dhe reputacion është dëmtuar nga pala e paditur, e cila jo vetëm e ka dëmtuar atë duke tregtuar sende të tjera që nuk i përfshin marka e paditësit, por edhe duke ndarë me të klientelën dhe e ka konfonduar.

Veprimet e palës së paditur provohen se kanë patur qëllim të drejtpërdrejtë për të ulur fitimet e palës konkurrente dhe për të shtuar fitimet e saj. Veprimet të cilat cilësohen me formën e fajit të dashjes direkte.

Paditësi dështoi në provimin përpara gjykatës se çfarë dëmi pasuror ka pësuar ”P...O SHA”, pra të shitjeve të rëna nga konkurrenca e pandershme me H. V., prandaj padia u pranua pjesërisht për dëmin jopasuror të shkaktuar shoqërisë “P...O SHA”, në masën 300 000 lekë.