关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL047-j

返回

Vendimi nr. 3484, datë 26.04.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “AIBA KOMPANI” SH.A KUNDËR SHOQËRIA “ALBA COMPANY” SH.P.K, VENDIMI NR. 3484, DATË 26.04.2016, PËR KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME SI PASOJË E PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE.

Persona të tretë: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E MARKAVE DHE PATENTAVE, AVOKATURA E SHTETIT ZYRA VENDORE TIRANË, QENDRA KOMBËTARE E REGJISTRIMIT.

Objekti i padisë: Konstatimin e konkurrencës së pandershme si pasojë e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare; Ndalimin e subjektit tregtar “Y” të përdorë markën tregtare AIBA; Shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga shkelësi i të drejtave të pronësisë industriale në masën 500.000 lekë; Detyrimin e QKR për ç'regjistrimin nga regjistri tregtar të emrit të subjektit tregtar “Y” si dhe regjistrimin e tij me një emër jo të ngjashëm me emrin e shoqërisë “X”.

Gjyqtari: R.T

Fjalet kyç:

Logo, vezë, aiba, alba, kompani, konsumator, marketing, markë e regjistruar, pronësi industriale, përdorim i markës tregtare, faj, dashje direkte, qëllim i drejtpërdrejtë për të ulur fitimet, konkurrencë e pandershme, shpërblim dëmi, vizualisht, fonetikisht.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse:

Neni 348 i Kodit të Procedurës Civile; Neni 638 dhe 639 i Kodit Civil; Ligji Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi Shoqëria “X”, është krijuar më datë 10.03.1994 dhe ka fushë të veprimtarisë së saj prodhimin dhe tregtimin e vezëve, mbarështim e tregtim të zogjve, ushqime blegtorale, pleh organik, ushqime, me territor të veprimtarisë në Durrës, Tiranë, Kamëz, Burrel, Elbasan, Kavajë, etj. Me aplikimin e datës 23.03.2012 rezulton se paditësi ka regjistuar markën me Nr. 14627, me emrin “AIBA”. Në logo është edhe fjala “Kompani” e përjashtuar nga mbrojtja. I padituri Shoqëria “Y”, është krijuar më datë 14.01.2005 dhe ka veprimtari të saj pulari, mbarështim e prodhim vezësh, tregtim të artikujve ushqimor, etj., me territor të veprimtarisë në Shkodër dhe Tiranë. Në mbikalimin e Kamzës në Tiranë, rezulton të jetë konstatuar një shitës me ambalazhin e kutive të vezëve të stampuar “X”, ndërsa në brendësi të saj kishte vezë me stampim “Y”. Në këto kushte paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë me objektin e mësipërm. Për këtë fakt është bërë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Sipas paditësit veprimet e palës së paditur i kanë sjellë humbje ne aktivitetin e tij për shkak të

konkurrencës së pandershme. Për këtë arsye paditësi kërkon të ndalohet përdorimi i emrit “AIBA” nga i padituri në vezë, logo, etj., si dhe të shpërblehet me 500.000 lekë për dëmin pasuror dhe jopasuror.

Pala e paditur pretendon se ka krijuar shoqërinë dhe i ka vënë emrin e bashkëshortes së tij e cila quhet “Albana”, për rrjedhojë shkurt “ALBA Company” dhe jo për të kopjuar “AIBA Kompani”. Ai pranon se tregton vezë dhe ka logon sipas etiketës së miratuar nga AKU Shkodër, me një pulë me shënimin “Alba, provoje që ta shijosh”. Gjithashtu i padituri prapëson se është regjistruar pranë QKR-së dhe nuk i është bërë me dije se është një emër që nuk duhet të përdoret për shoqërinë. I padituri u shpreh se që nga data kur është ngritur kjo padi, nuk ka tregtuar asnjë vezë dhe është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës.

Paditësi pretendon pranimin e padisë sipas objektit.

I padituri pretendon rrëzimin e padisë si të pabazuar në ligj dhe prova.

Vendimi:

Gjykata ka pranuar pjesërisht padinë duke konstatuar konkurrencën e pandershme në formën e tregtimit të vezëve me logon “ALBA”. Detyrimin e palës së paditur që në të ardhmen të mos tregtojë, shesë, eksportojë apo përdorë në çdo veprimtari tregtare vezë me logon “ALBA”. Brenda 30 ditëve nga marrja formë e prerë e vendimit, pala e paditur duhet të ndryshojë emrin tregtar “ALBA Company” në një emër tjetër jo të ngjashëm. Për pjesën tjetër të kërkimit Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë.

Kundër këtij vendimi është ushtruar ankim nga paditësi dhe Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin Nr. 360, datë 10.02.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit me këtë ndryshim: “Detyrimin e palës së paditur “Y” të dëmshpërblejë paditësin “X”, në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

Arsyetimi i gjykatës:

Neni 639 i K.Civil parashikon: “Vendimi që vërteton veprime të konkurrencës së pandershme ndalon vazhdimin e tyre dhe përcakton masat e nevojshme me qëllim që të zhduken pasojat. Në qoftë se këto veprime janë kryer me faj, personi që i ka kryer detyrohet të shpërblejë dëmin.” Gjykata ka krijuar bindjen e plotë se ka konkurrencë të pandershme nga pala e paditur mbi tregtimin e vezëve si dhe ka gjetur të drejtë pretendimin e paditësit sipas nenit 639 të Kodit Civil. Sipas kësaj dispozite, gjykata vendos të ndalojë palën e paditur të përdorë logon dhe emrin tregtar “ALBA” dhe “ALBA Company” në tregtimin e vezëve, pasi konfondon konsumatorin. Gjykata ka vlerësuar se edhe një klient me intelekt mesatar do të konfondodet kur në treg të shikojë vezët e tregtuara nga pala paditëse “AIBA Kompani” me ato të palës së paditur “ALBA Company”. Kjo për faktin se të dy shoqëritë vizualisht në shkrim përdorin ngjyrën rozë me shkronja kapitale në lëvozhgat e vezëve me emërtimet përkatëse “AIBA” dhe “ALBA”. Në logon e pikerinave apo paketimit të vezëve të palës së paditur është e shkruar me shkronja të vogla shtypi, ku shkronja “l” konfondohet dukshëm me shkronjën “i”, prashfaqet në ambalazhim veza “Alba”, që lehtësisht nga çdo konsumator mund të lexohet si veza “Aiba”. Këto shkronja janë ¾ identike, ndërsa shkoronjat “i” dhe “l” janë tepër të ngjashme, madje për personat që mund të kenë probleme me shikimin duken edhe të njëjta për shkak të madhësisë së vogël dhe ngjyrës rozë të njëjtë. Nga pikëpamja fonetike shqiptimi i logos “AIBA” është shumë i ngjashëm me “ALBA”, aq më tepër që të dyja shoqërohen me një emërtim të përgjithshëm “Kompani”, duke konfonduar konsumatorin vizualisht dhe fonetikisht se kemi të bëjmë me të njëjtin produkt. Plotësohet edhe kushti i tretë i konkurrencës së pandershme se malli është i njëjtë, vezë dhe përgjithësisht me lëvozhgë të bardhë dhe me logon rozë. Për shkak të reklamimeve të shpeshta të vezës “AIBA” në emisione të ndryshme në televizione kombëtare shqiptare, është evidente se pala e paditur ka përfituar nga marka me reputacion të njohur në Republikën e Shqipërisë dhe ka zgjedhur pikërisht këtë emërtim për të vendosur tek veza që tregton. Prapësimin e palës së paditur që ka zgjedhur shkurtimin e emrit të bashkëshortes Gjykata e ka gjetur të pambështetur pasi ai nuk ka vënë emrin e plotë të saj, “Albana” dhe as shkurtimin e zakonshëm për këtë emër “Bana”. Për të konfonduar konsumatorin me një markë të mëparshme të mirënjohur i padituri posaçërisht ka zgjedhur emrin “ALBA”. Konkurrenca e pandershme kërkon dashje direkte, qëllim të drejtpërdrejtë për të ulur fitimet e palës konkurrente dhe për të shtuar fitimet e tij. Veprimi i palës së paditur i cili ka hequr menjëherë vezët nga tregu edhe pse kishte tre muaj që i kishte nxjerrë në treg për herë të parë, tregon se ai nuk ka vepruar me keqdashje. Ky element është i domosdoshëm në shpërblimin e dëmit për konkurrencën e pandershme sipas nenit 639 të K.Civil, pasi termi “faj” nuk duhet interpretuar gjerësisht por vetëm në rastin kur kemi dashje direkte. Pretendimin e paditësit për shpërblimin e dëmit në masën 500.000 lekë Gjykata nuk e ka gjetur të drejtë pasi paditësi dështoi të provonte se çfarë dëmi pasuror dhe jopasuror ka pësuar. Në lidhje me kërkimet e tjera në gjykim, duke qënë se palët ndërgjyqëse kanë të njëjtën fushë veprimtarie dhe emri tregtar përdoret gjërësisht në shitje, marketing apo lidhje kontratash, pala e paditur detyrohet të ndryshojë emrin tregtar të shoqërisë për shkak se është regjistruar më mbrapa dhe konfondon konsumatorin.