关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL056-j

返回

Vendimi nr. 7650, datë 03.10.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “A. D” SH.P.K KUNDËR SHOQËRISË “P” SH.P.K, VENDIMI Nr. 7650, datë 3.10.2016, SPC PËR KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE “ZGARA KORÇARE” DHE PËR SHPËRBLIMI DËMI JOPASUROR

Objekti i padisë: Konstatim i konkurrencës së pandershme për shkak të përdorimit të paautorizuar të markës tregtare, si dhe kërkim shpërblimi dëmi jopasuror për shkak të këtij përdorimi të padrejtë.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyç:

Konkurrencë e pandershme, përdorim i paautorizuar, markë tregtare, shpërblim dëmi jopasuror, cënim i emrit dhe reputacionit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638, 639 e vijues të Kodit Civil, neni 348 i Kodit të Procedurës Civile, si dhe neni 156 e vijues i Ligjit nr. 9947, datë 07.08.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse, e cila ushtron veprimtarinë e saj me objekt, ndër të tjera, në distribucion dhe eksport-import të artikujve të ndryshëm ushqimore, industriale, pijeve alkoolike, është regjistruar si shoqëri tregtare në vitin 2005 dhe në vitin 2012 ka regjistruar markën tregtare “Zgara Korçare” në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave, me datë depozitimi 17.12.2012, me numër regjistrimi kombëtar 14915, datë rregjistrimi 28.06.2013. Pas regjistrimit të markës tregtare në pronësi të saj, kjo shoqëri është vënë në dijeni prej disa muajsh për përdorimin e markës së saj nga subjekte të paautorizuar, një prej të cilëve është dhe shoqëria e paditur, e cila ka ushtruar dhe veprimtarinë e saj me objekt, ndër të tjera, kafe-bar-restorant. Në vitin 2015, shoqëria paditëse nëpërmjet një shkrese i ka kërkuar palës së paditur ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës së saj, duke i lënë një afat 30 ditor për njoftimin e pushimit të cenimit. Pavarësisht kësaj kërkesë, pala e paditur nuk ka kryer asnjë veprim në këtë drejtim. E ndodhur përpara kësaj situate, shoqëria i është drejtuar më kërkesëpadi në gjykatë, ku fillimisht, në zbatim të nenit 167 të Ligjit nr. 9947, datë 07.08.2008 “Për Pronësinë Industriale” ka kërkuar ndalimin e përdorimit të kësaj marke. Gjithashtu, më vonë kjo palë është vënë në dijeni të faktit se pala e paditur e ka ndryshuar tabelën e aktivitetit të saj.

Paditësi pretendon se: duke qenë se nuk ka pasur më përdorim të paautorizuar të markës, pala paditëse ka ngritur vetëm pretendimin për konstatimin e konkurrencës së pandershme të përdorimit të markës për kohën që pala e paditur e ka përdorur atë, si dhe ka kërkuar dëmshpërblimim për përdorimin e paautorizuar të saj.

I padituri prapëson se: markën tregtare “Zgara Korçare” nuk e ka cenuar, sepse aktivitetin tregtar me emrin “Zgara Korçare 2” nuk e ka krijuar personalisht, por e ka blerë në bazë të kontratës së shitjes së pasurisë së luajtshme nga x person fizik, i cili e ka hapur atë paraprakisht kohë më parë me këtë emër dhe se në këto momente nuk e ushtron me aktivitetin me atë emër.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia t’i pranohet pjesërisht palës paditëse, duke konstatuar konkurrencë të pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Zgara Korçare” nga pala e paditur, pasi ka pasur veprime që cenojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare nga i padituri. Gjykata ka vendosur konstatimin e konkurrencës së pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Zgara Korçare” nga pala e paditur, detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë palën paditëse nga përdorimi i paautorizuar i markës me dëmin jo-pasuror në shumën 20. 000 (njëzet mijë) lekë dhe rrëzimin e kërkesë-padisë për vlerën tjetër të dëmit të pretenduar, si dhe pagimin e shpenzimeve gjyqësore në ngarkim të palës së paditur në raport me pjesën e pranuar dhe të rrëzuar të kërkesë-padisë.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjatë gjykimit ka rezultuar se paditësi ka qënë pronar i regjistrimit për markën tregtare “Zgara Korçare” (fjalë të stilizuara – e zezë, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj), të cilën e ka regjistruar në regjistrin e Markave dhe Patentave pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave prej 28. 06. 2013 ndërmjet një regjistrimi kombëtar dhe mban Nr. 14915 e regjistruar në Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës. Sipas vlerësimit të Gjykatës është konstatuar se: marka e regjistruar nga pala paditëse dhe marka tregtare e vendosur nga pala e paditur në ambjentet ku ushtron veprimtari tregtare, për kohën e përdorur, janë fonetikisht identike dhe shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë, kanë të njëjtën strukturë dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Gjithashtu, vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Kjo lloj ngjashmërie përbën burim konfuzioni tek konsumatori në lidhje me markën tregtare dhe me produktet dhe cilësitë që përfaqëson. Sipas gjykimit, marka tregtare e regjistruar nga paditësi ka rezultuar e regjistruar në përputhje me pikën 1, 2 të nenit 140 si dhe sipas pikës 3 të nenit 140 të ligjit 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale”, pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash. Gjithashtu, qëllimi i markës tregtare ka qenë krijimi i një përqasje të konsumatorit ose më saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregon, e përkthyer më pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar. Si konkluzion, gjykata ka arsyetuar se mallrat që janë ofruar nga palët ndërgjyqëse kanë qenë të njëjta dhe, në këto kushte, është prezumuar se kanë sjellë konfuzion tek konsumatori.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se, i padituri ka qenë përdorues i paautorizuar i Markës tregtare “Zgara Korçare”, si nga fakti se megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë për ndalimin e përdorimit të saj ai nuk ka kthyer asnjë përgjigje e ska ndërmarrë asnjë veprim, si dhe se ndryshimin e kërkuar e ka bërë një vit pas kërkesës, në vitin 2016. Kjo shkelje është vërtetuar edhe nga pamjet, fotot e paraqitura nga pala paditëse ku është parë vendosja e tabelës në adresën e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga i padituri. Pra, pala e paditur ka rezultuar se e ka përdorur sa kohë që ka tregtuar të njëjtin shërbim sikundër dëshmohet nga fotot e administruara në cilësinë e provës dhe megjithëse ka qënë në dijeni për pronësinë e kësaj marke.

Gjykata gjatë shqyrtimit të kësaj çështje ka marrë në konsideratë dhe nenin 638 të Kodit Civil ku përcaktohet se, në lidhje me mbrojtjen e shenjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që ndodhet në kushtet e parashikuara nga kjo dispozitë.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se pala e paditur, për një periudhë të caktuar kohe nga blerja e aktivitetit, nga data 29 tetor 2015 deri në shkurt të vitit 2016 e ka përdorur markën nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar dhe reklamimit të markës në pronësi të palës paditëse dhe për rrjedhojë, duke ju referuar nenit 638 të Kodit Civil, pala e paditur ka shkelur të drejtat mbi markën e mbrojtur ligjërisht.

Gjithashtu, gjykata ka sjellë në vëmendje nenin 10 bis pika 3 të Konventës së Parisit të vitit 1883, që detyron vendet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare të tilla ku konfuzioni merret i mirëqënë, gjendje kjo që krijon mbrojtje të gjerë përfshirë markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formë ose ngjyrë të mallrave, apo çdo tregues tjeter të mallrave që përdoret nga një biznesmen.

Në këto kushte, gjykata ka konstatuar kryerjen e veprimeve që cenojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare nga i padituri, ndaj dhe kërkesën e paditësit për dëmshpërblim për dëmin jo pasuror të ardhur si pasojë e përdorimit të pautorizuar, e ka vlerësuar si të bazuar në përputhje me nenin 184/b dhe nenin 184/c të ligjit “Për Pronësinë Industriale” si dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Civil, nenet 608, 625. Për më tepër, gjykata e ka vlerësuar të mbështetur pretendimin e paditësit dhe në praktikën unifikuese të Gjykatës së Lartë me Vendimin Nr. 12, datë 14. 09. 2007. Gjatë procesit gjyqësor është rezultuar e provuar lidhja shkakësore midis sjelljes së paligjshme (veprimit/mosveprimit) nga ana e subjektit të paditur si dhe elementi i fajit. Pala e paditur ka tregtuar për një periudhë kohe të caktuar, mallra të njëjtë me palën paditëse, duke krijuar konfuzion tek konsumatori. Mbi të gjitha pala e paditur ka pasur vullnetin për të përfituar ekonomikisht duke e përdorur markën tregtare edhe pse është njoftuar për mos ta përdorur më, përsëri ai ska ndërmarë asnjë lloj veprimi. Duke qenë se i ka sjellë dëme ekonomike, në zbatim të nenit 184, pika 4 e ligjit Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, si dhe duke vlerësuar se mosveprimi i menjëhershëm i palës së paditur për marrjen e masave për ndalimin e përdorimit të kësaj marke tregtare, ka sjellë cenim të markës tregtare dhe, për pasojë, cenim edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj, ndaj dhe ka çmuar të nevojshme caktimin e dëmshpërblimit në shumën 20.000 lekë në favor të palës paditëse. Për më tepër, gjykata është shprehur për shpërblimin e dëmit jo pasuror dhe jo për rikuperim të pasojave eventuale ekonomike nga cenimi i të drejtës për markën tregtare, pasi ky pretendim nuk është ngritur nga pala paditëse.

Si përfundim, edhe për sa i përket pretendimeve të paditësit për shpenzimet e përfaqësimit në gjykim në shumën prej 180. 000 lekë, gjykata e ka pranuar pjesërisht duke njohur si shpenzime përfaqësimi, vlerën e miratuar me aktet ligjore në fuqi për përfaqësimin në shkallën e parë, në masën 40.000 lekë, sipas Urdhërit Nr. 1284/3, datë 16.03.2005 “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike”.