关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL007-j

返回

Vendimi nr. 64, datë 18.01.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



PROKURORIA KUNDËR A.B, VENDIMI NR. 64, datë 18.01.2021, PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “SHKELJE E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE”, KRYER NË BASHKËPUNIM, PARASHIKUAR NGA NENI 149/A/2 I KODIT PENAL

Akuza: Për kryerjen e veprës penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal.

Gjyqtari: L.S.

Fjalët kyçe: Markë tregtare, përdorim i paautorizuar, përgjegjësi penale për cënim të të drejtave të pronësisë industriale, gjykim i zakonshëm, dënim me gjobë për t’u paguar brenda 6 muajve.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 149/a/2 i Kodit Penal; Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Faktet kryesore: Viktima e veprës penale, Shoqëria “X”, vepron në tregun shqiptar dhe që prej vitit 2013 tregton produkte të mbrojtura nga një patentë, kryesisht produkte shtëpiake si, dyshek, enë guzhine, etj. Nga ana e këtij subjekti janë konstatuar disa raste abuzimesh me emrin dhe siglën e subjektit dhe konkretisht, në katër raste, klientë të ndryshëm shprehin shqetësimin se një subjekt tjetër, tregton produkte në emrin e kompanisë duke i reklamuar si origjinale por që në të vërtetë nuk janë të tilla.
Gjithashtu, përpos kallëzimit të administratorit të shoqërisë zotëruese të pronësisë industriale, kanë paraqitur kallëzim edhe 4 shtetase X, Y, Z, ZH, të cilat deklarojnë se janë telefonuar nga disa numra telefonikë nga persona që janë paraqitur si punonjës të kompanisë “X” dhe më pas ju kanë shitur produkte të falsifikuara nën emrin e kësaj kompanie, duke dëmtuar në këtë mënyrë jo vetëm interesat e kompanisë por edhe të klientëve, pasi produktet që kanë blerë nuk janë cilësore dhe të certifikuara.

Në funksion të hetimit janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi faktet, të katër shtetaset kallëzuese, të cilat kanë deklaruar numrat e telefonit që i kanë kontaktuar si dhe reklamimin prej telefonuesve të produkteve, si produkte të shoqërisë “X” dhe në momentin që kanë pasur probleme me produktet e blera, janë paraqitur në dyqanet fizike të shoqërisë, te e cila mendonin se kishin blerë produktet dhe në këtë moment kanë ardhur në dijeni të faktit se nuk bëhej fjalë për produktet e shoqërisë “X”.

Është pyetur gjithashtu znj. “XX” në cilësinë e menaxheres së përgjithshme prej 7 vitesh të shoqërisë “X”, e cila ka deklaruar se zotëronin 18 dyqane ku tregtonin produkte që vijnë nga jashtë dhe kanë të drejtën e distribucionit për këtë markë, të cilën edhe e kanë regjistruar pranë autoriteteve shtetërore. Në lidhje me kallëzimin, ajo ka deklaruar se i kallëzuari nuk është nëndistributor i tyre dhe se produktet që ai tregton duke përdorur emrin dhe logon e tyre nuk janë të tyre dhe janë të një cilësie të ulët.

Gjithashtu është pyetur shtetësja “Y.Y.” punonjëse e autorit të veprës penale, e cila ka deklaruar se numrin telefonik e ka përdorur rreth muajit Gusht të vitit 2017 dhe këtë numër e ka marrë nga një shtetase tjetër. Ajo ka deklaruar se është menaxhere e subjektit prej një viti, subjekt i cili tregton enë kuzhine me reklamën e subjektit tjetër. Kjo shtetase shprehet në deklarimin e saj se numrat e personave të cilëve u ka telefonuar i ka gjetur nëpër gazeta ose në internet dhe më pas i ka përdorur për t’ju bërë oferta. Në lidhje me produktet, ajo ka deklaruar se i kanë blerë në treg, aty ku kanë gjetur çmimin më të ulët dhe më tej i kanë tregtuar me logon e subjektit tjetër, pavarësisht se nuk janë të licencuar për të tregtuar me atë emër. Po ashtu, kjo shtetase ka deklaruar se prej tyre informohet klienti se pagesa nuk u kthehet, por në rast se produkti dëmtohet, e riparojnë atë pa pagesë.

Nga menaxherja e viktimës së veprës penale, janë administruar dokumente për denoncimin e rasteve abuzive, informacion i printuar nga biseda në rrjetin social Instagram, printime nga një numër telefonik, raportim për një kliente, sms dërguar klientëve, letër autorizimi për disa brande. Gjithashtu, është administruar korrespondenca midis subjektit të mësipërm me një shtetase, korrespondencë kjo e zhvilluar në rrugë elektronike dhe e shoqëruar me dokumentin e llojit fletë garancie, me nr. fature dhe nr. kodi, dërguar shtetases në fjalë nga ana e shitësit, me rastin e blerjes së produktit. Njëkohësisht është bërë këqyrja e ambienteve të lokalit që i përket autorit të veprës penale, nga ku janë vërejtur kuti me sende shtëpiake “mikrovalë”, enë të ndryshme kuzhine, tiganë, makineri grirëse frutash, etj. Nga ana tjetër, është bërë përkthimi i materialit që ka dorëzuar kallëzuesja në gjuhën angleze, i titulluar letër autorizimi për markën, në të cilën midis të tjerave thuhet se shoqëria që lëshon autorizimin, me adresë në Zvicër, ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të pronësisë intelektuale sikurse specifikohet në letër si dhe të drejtën për t’u dhënë të drejta më tej kompanive të tjera, me qëllim të shpërndarjes së produkteve të caktuara brenda territorit, të përcaktuara në Ekspozitën A. Shoqëria “X” është pronari i vetëm dhe ekskluziv i portofolit të patentave, markave dalluese, vizualiteteve për produktet e shitura në emrin e këtij subjekti. Shoqëria “X” si distributori ekskluziv i kompanisë në Shqipëri është e autorizuar dhe e fuqizuar të licensojë dhe caktojë përdorimin e pronës intelektuale të kompanisë në filialin e saj, si kompani e organizuar sipas ligjeve të Shqipërisë.

Në rrethanat e mësipërme, duke tregtuar, reklamuar dhe shitur produkte që mbrohen nga një markë tregtare apo që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare, në më shumë se një herë, i pandehuri ka konsumuar elementët e kundravajtjes penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga neni 149/a/2 të Kodit Penal.

Prokurori pretendon deklarimin fajtor të të pandehurit A.B akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale” dhe në bazë të nenit 149/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me gjobë.

Mbrojtja është dakord me kërkesën e prokurorit për dënimin me gjobë.

Vendimi: Gjykata krijoi bindjen e plotë se nga ana e të pandehurit A.B janë konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal dhe për pasojë e deklaroi atë fajtor për sa akuzohej.

Ankimi: Sipas të dhënave të sistemit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale rezulton që ky vendim të mos jetë ankimuar në Gjykatën e Apelit, duke qenë që edhe avokatja e të pandehurit ishte dakord me kërkimin e prokurorit.

Arsyetimi i gjykatës: Neni 149/a i K.Penal parashikon: “Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i: a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës; b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale; c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare; ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik; të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

A.B me veprimet e tij të kundërligjshme ka cënuar ato marrëdhënie juridike të vendosura me ligj për të garantuar mbarëvajtjen e ekonomisë dhe qarkullimit civil në përgjithësi, marrëdhënie këto të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni material penal, i cili ka marrë në mbrojtje të posaçme juridike garantimin e të drejtave të pronësisë industriale.

Nga ana objektive, rezulton e provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nga aktet shkresore provuese të përfshira në fashikujt e hetimeve paraprake se, i pandehuri ka përdorur pa të drejtë një logo dhe markë të mbrojtur, e cila i përket subjektit të dëmtuar, viktimë për efekt të këtij procedimi penal.

Kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri A.B me dashje të drejtpërdrejtë pasi ka pasur për qëllim përfitimin dhe e ka materializuar këtë qëllim. I pandehuri nuk kishte asnjë nga shkaqet për përjashtimin nga përgjegjësia penale, pasi ai rezulton të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe në momentin e kryerjes së veprës penale ka qënë i përgjegjshëm për veprimet që ka kryer, duke bërë në këtë mënyrë që të mbajë përgjegjësi penale.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit, Gjykata merr në konsideratë rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale për të cilën akuzohet i pandehuri dhe marzhin e dënimit me gjobë ose burgim deri në 2 vjet, që parashikon dispozita e ligjit material penal. Gjykata merr në konsideratë gjithashtu edhe rrezikshmërinë e pakët të të pandehurit, i cili nuk rezulton të jetë dënuar më parë dhe se nuk përbën ndonjë rrezik të veçantë, duke e dënuar atë me gjobë.

Gjykata në përfundim ka konkluduar se cilësimi juridik i veprës penale që ka bërë prokuroria është i drejtë dhe gjithashtu edhe lloji i dënimit i kërkuar nga organi i akuzës është ligjërisht i bazuar në nenin 149/a/2 të Kodit Penal.

Gjykata ka theksuar se kjo vepër përbën kundravajtje penale dhe paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore, shkak për të cilin ligjvënësi parashikon dënimet e përshkruara në nenin përkatës. Për këtë arsye, në caktimin e dënimit gjykata duhet të ketë parasysh funksionin e parandalimit të përgjithshëm në kryerjen e kësaj vepre penale.

Gjithashtu, për interpretimin e “rrezikshmërisë së autorit të saj”, gjykata ka parasysh disa elementë të tjerë si: a) gjendja sociale; b) profesioni; c) arsimi; d) gjendja familjare; e) gjendja gjyqësore. Nga interpretimi në harmoni i të gjitha këtyre rrethanave objektive dhe subjektive që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me personalitetin që paraqet individi në shoqëri, rezulton se i pandehuri paraqet rrezikshmëri shoqërore të ulët dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjykata ka caktuar si masë dënimi, atë me gjobë.