关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL092

返回

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 860, datë 24.12.2019 për funksionimin, kohëzgjatjen, organizimin dhe detyrat e Komisionit për Skemat e Cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore



1

VENDIMNr. 860, datë 24.12.2019 PËR FUNKSIONIMIN, KOHËZGJATJEN, ORGANIZIMIN DHE DETYRAT EKOMISIONIT PËR SKEMAT E CILËSISË SË PRODUKTEVE BUJQËSORE DHEUSHQIMORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr. 8/2019, “Përskemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, me propozimin e ministrit tëBujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

I. Organizimi i Komisionit të Skemave të Cilësisë1. Anëtarët e Komisionit të Skemave të Cilësisë (KSC) së produkteve bujqësore dheushqimore emërohen dhe shkarkohen me urdhër të ministrit. Emërimi i anëtarëve të KSC-sëbëhet për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Propozimet për ministrin, lidhur meemërimin e anëtarëve të KSC-së, bëhen në vijim të një procedure konkurrimi, bazuar nëdokumentacionin e paraqitur nga kandidatët në ministri, si më poshtë vijon:a) kërkesë për kandidim si anëtar i KSC-së;b) dokumenti i identifikimit;c) master shkencor ose të barasvlershëm me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;ç) libreza, e cila vërteton eksperiencën në punë;d) jetëshkrimi;dh) certifikata trajnimi dhe çdo dokument tjetër që provon kontributin dhe njohuritë nëfushën e skemave të cilësisë të produkteve bujqësore e ushqimore.Dokumentacioni duhet të shoqërohet me informacion mbi adresën, si dhe çdo mjet tjetërkontakti.Dokumentet e përcaktuara në shkronjat “b”, “c” “ç” dhe “dh”, të kësaj pike, duhet të jenëorigjinale ose të noterizuar.2. Në rast të mungesës së ndonjë dokumenti, struktura përgjegjëse për skemat e cilësisë (mëposhtë struktura përgjegjëse) në ministri, njofton kandidatin, i cili brenda 5 (pesë) ditëve punenga marrja e njoftimit, plotëson kërkesën. Nëse edhe pas kërkesës për plotësim ka mungesa nëdokumentacion, kërkesa nuk do të shqyrtohet.3. Struktura përgjegjëse përgatit një raport për kandidatët për anëtarë të KSC-së, që plotësojnëkërkesat e pikës 1, të këtij vendimi, dhe ia dërgon për miratim ministrit, i cili miraton me urdhëranëtarët e KSC-së.4. Shkarkimi i anëtarit të KSC-së, përpara mbarimit të mandatit, bëhet me urdhër të ministrit,për një nga arsyet e mëposhtme:a) nëse nuk paraqitet në tre mbledhje të njëpasnjëshme të KSC-së dhe nuk paraqet justifikimetë provuara për këto mungesa;b) kur i është ndaluar ushtrimi i profesionit me vendim gjyqësor të formës së prerë.5. Mandati i anëtarit të KSC-së mbaron kur:a) përfundon mandati;b) jep dorëheqjen.6. Anëtari i KSC-së që jep dorëheqjen është i detyruar të paraqesë kërkesën me shkrim përdorëheqje dhe arsyet e dorëheqjes, të paktën një muaj përpara datës së shkarkimit nga detyra,përveç rastit kur provon ose vërtetohet se kjo nuk ka qenë e mundur.7. Struktura përgjegjëse merr masa për zëvendësimin sa më shpejt të anëtarit të shkarkuar ngadetyra, duke bërë njoftimin në faqen e internetit të ministrisë. Për këtë qëllim, kjo strukturëpërgatit një raport për kandidatët për anëtarë të KSC-së, që plotësojnë kërkesat e pikës 1 të këtij

2

vendimi, dhe ia dërgon për miratim ministrit. Mandati i anëtarit të ri është trevjeçar, me të drejtëriemërimi.II. Funksionimi i Komisionit të Skemave të Cilësisë1. Mbledhjet e KSC-së thirren nga kryetari, si rregull 1 herë në muaj, në bazë të informacionittë marrë nga struktura përgjegjëse. Komisioni mund të mblidhet edhe kur shumica e anëtarëveparaqesin kërkesë me shkrim duke përcaktuar çështjet për të cilat thirret kjo mbledhje.2. Kryetari dhe sekretari zëvendësohen përkohësisht, përkatësisht, nga anëtari më i vjetër dhenga anëtari më i ri në detyrë, që të dy me të drejtë vote.3. Anëtarët e KSC-së njoftohen nga sekretari i KSC-së, nëpërmjet postës elektronike, përdatën dhe agjendën paraprake të mbledhjes, të paktën 7 (shtatë) ditë pune përpara ditës sëmbledhjes.4. Në raste urgjente dhe të jashtëzakonshme, kryetari mund të thërrasë një mbledhje të KSC-së brenda një periudhe më pak se 7 (shtatë) ditë pune nga dita e mbledhjes së KSC-së.5. Kryetari mund të paraqesë në rendin e ditës të mbledhjes çështje të tjera që nuk janë tëpërfshira në agjendën e paraqitur paraprakisht, nëse të gjithë anëtarët janë të pranishëm.6. Kuorumi i nevojshëm për realizimin e mbledhjes së KSC-së realizohet kur marrin pjesë tëpaktën 4 prej anëtarëve, përfshirë dhe kryetarin.7. Mbledhjet e KSC-së nuk janë publike.8. Kryetari dhe anëtarët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e informacionit rrethkërkesave për regjistrim, kërkesave për ndryshimin e specifikimeve, vërejtjeve dhekundërshtimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.9. Vendimet e KSC-së i dërgohen ministrit për miratim, sipas afateve të përcaktuara në ligj.10. Procedura për mbledhjen e KSC-së është si më poshtë vijon:a) Çelet nga kryetari, i cili kërkon aprovimin e agjendës paraprake me ndryshimet (nëse ka);b) Sekretari paraqet verbalisht përpara KSC-së një pasqyrë të përmbledhur të kërkesave tëpalëve, të fakteve dhe të provave të depozituara, para fillimit të shqyrtimit të çështjeve dhe mbanprocesverbalin e mbledhjes dhe të diskutimeve të anëtarëve;c) KSC-ja, nën drejtimin e kryetarit, shtron për diskutim, me radhë, të gjitha çështjet që janëvendosur në agjendë;ç) Kryetari i fton anëtarët të votojnë, në përfundim të të gjithë procedurës së shqyrtimit dhe tëshkëmbimit të opinioneve. Asnjë nga anëtarët nuk mund të abstenojë nga vendimmarrja. Votimiështë i hapur në të gjitha rastet. Mendimi i anëtarit të mbetur në pakicë, i parashtruar me shkrim,bashkohet me vendimin dhe nënshkruhet me fjalën “kundër”;d) Vendimet e KSC-së miratohen me shumicë të thjeshtë të votave, të anëtarëve të pranishëm;dh) Në rast se rreth një çështjeje votimi është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare;e) Vendimi i KSC-së bëhet publik në faqen e internetit të ministrisë;ë) Kryetari merr masa që në fund të takimit të përgatisë vendimin e arsyetuar, i cilinënshkruhet nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në votimin e tij. Një kopje e vendimit idorëzohet sekretarit për t’ia bashkëlidhur dosjes së çështjes;f) Procesverbali, mbasi u bëhet i ditur anëtarëve të KSC-së, firmoset nga kryetari dhesekretari, brenda dy ditëve nga data e mbledhjes;g) Dokumentacioni i prodhuar gjatë gjithë procedurës i nënshtrohet rregullave në fuqi përarkivin.III. Detyrat e Komisionit të Skemave të Cilësisë1. Detyrat e kryetarit të KSC-së (më poshtë kryetari), përfshijnë:a) organizimin dhe drejtimin e punës së KSC-së;b) thirrjen e mbledhjeve të KSC-së;c) kryesimin e mbledhjeve të KSC-së;ç) përcaktimin e agjendës paraprake të mbledhjeve të KSC-së;d) monitorimin e afateve procedurale dhe në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse,monitorimin e afateve lidhur me aplikimet në zbatim të ligjit dhe të këtij vendimi;dh) përfaqësimin e KSC-së.

3

2. Detyrat e anëtarëve të KSC-së përfshijnë:a) vlerësimin e aplikimeve për regjistrim të emërtimit STG;b) vlerësimin për aplikimet për ndryshimin e specifikimeve të produktit me emërtimin STG;c) vlerësimin për kundërshtimet e aplikimeve, për regjistrim për emërtimin STG dhekundërshtimet për specifikimet e produktit, për emërtimet EOM, TGJM;ç) vlerësimin e përputhshmërinë me specifikimet e produktit, për kërkesat për regjistrim tëEO-ve dhe TGJ-ve, për produktet bujqësore dhe ushqimore.d) vlerësimin për kundërshtimet e ndërsjella në BE;dh) pjesëmarrjen në mbledhjet e KSC-së;e) pjesëmarrjen në diskutimin e çështjeve, sipas agjendës së paraqitur në njoftimin embledhjes;ë) marrjen e vendimeve.3. Struktura përgjegjëse, në zbatim të këtij vendimi, me qëllim mbarëvajtjen e KSC-së, përveçdetyrave të përcaktuara në ligj, kryen edhe detyrat, si më poshtë vijon:a) merr masat për sigurimin e logjistikës së nevojshme për realizimin e mbledhjeve të KSC-së;b) ndjek ekzekutimin e vendimeve të KSC-së dhe dërgimin zyrtar të vendimeve në adresatpërkatëse, duke njoftuar KSC-në, lidhur me dërgimin zyrtar të vendimeve në destinacion;c) përgatit njoftimet e KSC-së, që nënshkruhen nga kryetari për palët, lidhur me paraqitjen eargumenteve, prapësimeve dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm të përcaktuar në ligj dhe nëkëtë vendim.4. Mbledhjet e KSC-së asistohen nga sekretari, i cili është anëtar i komisionit dhe ushtron këtodetyra:a) është përgjegjës për dosjet e kërkesave të depozituara nga struktura përgjegjëse, përshqyrtim pranë Komisionit, si kërkesat për regjistrim, kërkesat për të ndryshuar specifikimet, përvërejtjet ose kundërshtimet;b) u komunikon anëtarëve me e-mail, orën dhe datën e mbledhjes, së bashku me rendin e ditës;c) mban procesverbalin e mbledhjes dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara nga KSC-ja;ç) mban të gjithë dokumentacionin e KSC-së, ku përfshihen edhe kërkesat për regjistrim,kërkesat për të ndryshuar specifikimet, për vërejtjet ose kundërshtimet.IV. Dispozitë e funditNgarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËREdi Rama