关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL012-j

返回

Vendimi nr. 4882, datë 10.11.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Sh. ALBAUTOR KUNDËR N.H Shpk, VENDIMI nr. 4882, datë 10.11.2020, SPC DETYRIMIN E PALËS SË PADITUR N.H SHPK, PËR TË KRYER PAGESËN VJETORE PËR TË DREJTËN E AUTORIT SI MË POSHTË: PAGESËN PËR VITIN 2017 SIPAS FATURËS TATIMORE TË SHITJES NR.334, DATË 27.09.2017 NË VLERËN 17.980 LEKË.

Objekti i padisë: Detyrimin e palës së paditur N.H Shpk, për të kryer pagesat vjetore për të drejtat e autorit si më poshtë: Pagesën për vitin 2017, sipas Faturës Tatimore të Shitjes Nr.334, datë 27.09.2017, në vlerën 17,980 Lekë.
Gjyqtari: J.H

Fjalët kyç: 

Pagesë e pakryer, të drejta autori, faturë tatimore, mospërmbushje detyrimi, organizatë mbledhëse, kompozitor dhe botues, vepra artistike, muzikore dhe audiovizuale.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 31, 42, 43, 153, 154, 154/a, të Kodit të Procedurës Civile, nenet 420, 422, 445, 476, 481/1 dhe 676 të Kodit Civil, nenet 2, 130, 138, 142, 162 dhe 166 të Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, neni 107 i Ligjit Nr.9380, date 28.04.2005, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi Sh.ALBAUTOR i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar detyrimin e palës së paditur N.H Shpk, për të kryer pagesat vjetore për të drejtat e autorit si më poshtë: Pagesën për vitin 2017, sipas Faturës Tatimore të Shitjes Nr.334, datë 27.09.2017, në vlerën 17,980 Lekë.

Sh.ALBAUTOR është një shoqatë që funksionon si një organizatë mbledhëse e të drejtave të autorëve, kompozitorëve dhe botuesve të veprave artistike, letrare, muzikore e audiovizuale. Ajo është regjistruar si përfaqësuesja e vetme e të drejtave të krijuesve në Republikën e Shqipërisë sipas parashikimeve të Ligjit Nr.9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar me Ligjin Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Me Urdhërin Nr.432, datë 06.07.2018 e Ministrit tw Kulturës, Sh.ALBAUTOR rilicensohet edhe për tre vitet në vijim me anë të licensës Nr.1, datë 06.07.2018.

Sh.ALBAUTOR gjithashtu është anëtar i Konfederatës Botërore të Shoqërive të Autorëve CISAC duke realizuar mbrojtjen e të drejtave të autorëve shqiptarë, në sistemin botëror në bazë territori si dhe anasjelltas, përfaqësimin e mbrojtjen e veprave të mbrojtura e të drejtave të autorëve të huaj të regjistruar në këtë sistem botëror në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sh.ALBAUTOR mbron dhe përfaqëson në territorin shqiptar pothuajse gjithë titullarët e regjistruar në sistemin e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit si dhe në këtë cilësi ajo përfaqëson të drejtat pasurore për përdorimin dhe shfrytëzimin e veprave të autorëve për të gjithë këta titullarë, lidhur me “çdo lloj e mënyrë përdorimi e shfrytëzimi”, të tyre nga cilido subjekt në territorin shqiptar, ashtu siç përcakton kuadri ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Pala e paditur N.H shpk, e cila kryen aktivitetin me objekt: Bar bufe, restorant, hoteleri etj, nuk ka kryer pagesat për të drejtën e autorit për vitin 2017, në vlerën 17,980 Lekë. vlerë kjo e përllogaritur në bazë të Vendimit Nr.3, datë 04.08.2017, i KKDA “Për Miratimin e Metodologjisë dhe Masës së Tarifave të Shpërblimit të Veprave të Mbrojtura nga e Drejta e Autorit në Sistemin e Administrimit Kolektiv”. Me shkresën me Lënde: Njoftim për likujdim detyrimi, datë 17.05.2019, për të cilën pala e paditur ka marë dijeni sipas letrës së porositur, i është kërkuar likujdimi i detyrimit për të drejtat e autorit për vitin 2017, por nuk është marrë asnjë masë për përmbushjen e detyrimit. Në këto kushte, pala e paditur N.H Shpk, nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për pagesën vjetore të të drejtës së autorit për vitin 2017, duke shkelur (duke mos zbatuar) dispozitat e Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Paditësi pretendon se: Pala e paditur N.H Shpk, kryen aktivitetin me objekt: Bar bufe, restorant, hoteleri etj. Nuk ka kryer pagesat për të drejtën e autorit për vitin 2017, në vlerën 17,980 Lekë, vlerë kjo e përllogaritur në bazë të Vendimit Nr.3, datë 04.08.2017, i KKDA “Për Miratimin e Metodologjisë dhe Masës së Tarifave të Shpërblimit të Veprave të Mbrojtura nga e Drejta e Autorit në Sistemin e Administrimit Kolektiv”. Në këto kushte, pala e paditur N.H Shpk, nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për pagesën vjetore të së drejtës së autorit për vitin, 2017, duke shkelur (duke moszbatuar) kështu dispozitat e Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.

I padituri pretendon se: pranë Drejtorisë së Tatimeve në muajn Nëntor 2017, ka deklaruar Faturën Nr.334, datë 27.09.2019. Nr Serie 46208864 me shitës Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve dhe palë blerëse subjektin N.H Shpk, në vlerën 13,480 Lekë, vlerë të cilen e ka likujduar duke e provuar këtë me mandat arkëtimin e datës 08.11.2017, dhe nuk i ka mbetur më asgjë për të paguar. Pala e paditur ka qenë përdorues i veprave audiovizuale të mbrojtura nga legjislacioni për të drejtën e autorit, duke likujduar një nga tre agjencitë kolektive të mbledhjes së të drejtave të autorit. Në rastin konkret, pala e paditur ka kryer pagesën e të drejtës së autorit për producentët (AMP) dhe nuk ka likujduar pagesën vjetore për Sh.ALBAUTOR si agjencia që mbledh detyrimet për tekstshkruesit dhe kompozitorit, e cila është detyrim i çdo subjekti përdorues i të drejtës së autorit.

Vendimi:

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur se kërkesëpadia e palës paditëse është e pa mbështetur në ligj dhe në prova, pasi pala paditëse nuk ka arritur të provojë pretendimin e pagesave të lindura nga marrëdhënia juridike e detyrimit si një kontratë furnizimi sipas dispozitave ligjore. Parashkrimi i kërkimit të së drejtës për përmbushje të detyrimit kontraktor dhe problemet ligjore në anën formale ligjore të faturave objekt gjykimi i kanë krijuar bindjen gjykatës së kjo padi duhet rrëzuar.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata arsyeton se Ligji Nr.35, datë 31.03.2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” ka parashikuar lindjen e detyrimeve për një kategori të caktuar subjektesh tregtare në lidhje me të drejtat e autorit. Autorët, interpretuesit/ekzekutuesit, prodhuesit e fonogramëve dhe mbajtësit e tjerë të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura gëzojnë të drejtën të krijojnë agjenci për administrimin kolektiv të të drejtave të tyre pasurore në vijim, (agjencitë e administrimit kolektiv). AAK-të janë persona juridikë, të cilët krijohen dhe funksionojnë sipas dispozitave të mëposhtme të këtij ligji dhe në përputhje me licencën e dhënë nga Ministri përgjegjës për Kulturën, kanë si qëllim mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga përdorimi i veprave të autorëve dhe mbajtësve të të drejtave të lidhura, si edhe përfaqësim ligjor në çdo proces ligjor administrativ, civil dhe penal.

Gjatë shqyrtimi gjyqësor gjykata ka vlerësuar se fatura tatimore është e paqartë në lidhje me palën paditëse. Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se pala e paditur nuk e njeh dhe nuk e ka pasur ndonjëherë këtë faturë tatimore shitjeje në librat e saj financiar. Sipas palës së paditur nuk rezulton që subjekti N.H Shpk, të jetë pajisur me këtë fature, as t’a ketë nënshkruar atë, si dhe nuk rezulton që kjo faturë të jetë deklaruar në librin e blerjeve te muajit Shtator – Dhjetor të vitit 2017, të subjektit N.H Shpk, pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Siç rezulton më sipër pala e paditur ka paguar faturën me Nr.334, date 27.9.2017, me Nr.Serie 46208864, me shitës Agjensia e Mbrojtjes së Producentit dhe blerës subjekti N.H Shpk, në vlerën 13.480 Lekë me tvsh. Pala e paditur ka përmbushur detyrimin e saj ligjor në lidhje me Ligjin Nr.35, datë 31.03.2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Mirëpo pala paditëse i ka dërguar një faturë tjetër e cila është fatura objekt gjykimi. Kjo faturë nuk është e regjistruar në aktet kontabile të palës së paditur dhe më pas të deklarohet në organet tatimore.

Gjykata konstaton se në rastin objekt gjykimi nuk është sqaruar lidhja midis palës paditëse dhe shitësit të shërbimeve siç është agjencia përkatëse për tekstshkruesit dhe kompozitorët. Pala paditëse ka pranuar se pala e paditur ka kryer pagesën e të drejtës së autorit për producentët (AMP) dhe nuk ka likujduar pagesën vjetore për Sh.ALBAUTOR si agjencia që mbledh detyrimet për tekstshkruesit dhe kompozitorët, e cila është detyrim i çdo subjekti përdorues i të drejtës së autorit.

Bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, agjencitë e të drejtave të autorit duhet të bien dakort për krijimin e sportelit unik, ku të transferojnë funksionet e mbledhjes së të gjitha tarifave të të gjitha kategorive pra: a) Tarifën për agjencinë e të drejtës së autorit (Sh.ALBAUTOR që përfshin kompozitorët dhe tekstshkruesit). b) Tarifën për agjencinë e të drejtave të producentëve (që është Agjencia e Mbrojtjes Interpretuesve). c) Tarifën për agjencinë e mbrojtjes së të drejtave të prodhuesve (që është Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve).

Kjo mënyrë e shlyerjes së detyrimeve është e paqartë për subjektet tregtare. Deri në krijimi e një sporteli unik për mbledhjen e të drejtave të autorit, mënyra sesi ka vepruar pala paditëse apo edhe agjencitë e tjera mbi të drejtën e autorit ka qenë e paqartë dhe jo në zbatim të plotë me ligjin mbi të drejtat e autorit. Gjykatat nuk vënë në diskutim personalitetin juridik apo edhe pozicion ligjor të palës paditëse apo edhe agjencive të tjera të cilat administrojnë të drejtat e autorit. Mirëpo mënyra sesi kanë vepruar si agjenci të ndara, duke paraqitur fatura të njëjta tek subjektet tregtare ka sjellë një situatë të tubullt ligjore në lidhje me këto fatura.

Duke qenë se këto probleme janë evidentuar edhe më parë, këto kompetenca të agjencive janë deleguar me anë të Vendimit Nr.4, datë 10.10.2017, të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, për transferimin e funksionit kolektiv të mbledhjes së tarifave të shpërblimit për të gjitha kategoritë e mbajtësve për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, drejt njërës prej agjencive të administrimit kolektiv dhe për drejtimin e sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit- SUADA. Pra para kësaj datë kompetencën për mbledhjen e të drejtave të autorit e kishin tre agjencitë e sipërpërmendura, duke pasjellë një situatë konfuze nga pikpamja ligjore për subjektet tregtare. Ndërsa Vendimi Nr.4, datë 10.10.2017, i Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, për transferimin e funksionit kolektiv të mbledhjes së tarifave të shpërblimit për të gjitha kategoritë e mbajtësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to drejt njërës prej agjencive të administrimit kolektiv dhe për drejtimin e sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit- SUADA, ofron një mënyrë veprimi dhe sjellje tërësisht ligjore. Fakti që pala e paditur ka kryer likujdimin për të drejtat e autorit, për Agjencine e Mbrojtjes së Producentëve, vërteton që ajo ka shlyer detyrimin e saj në lidhej me detyrimet mbi të drejtat e autorit. Mirëpo paraqitja e disa agjencive me fatura të njëjta si procedurë shlyerje detyrimesh para Vendimit Nr.4, datë 10.10.2017, i Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit, për gjykatën është një praktikë e gabuar dhe nuk duhet të përsëritet më në të ardhmen.

Tashmë me anë të këtij vendimi mënyra e shlyerjes së detyrimeve sipas Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to me anë të një sporteli unik është një procedurë tërësisht në përputhje me ligjin dhe nuk lë asnjë hapësirë për abuzime apo keqinterpretime nga asnjë subjekt tregtar. Duke qenë se ky vendim nuk ka fuqi prapavepruese, gjykata çmon se mënyra e mëparshme e faturimit sipas agjencive të ndryshme të të drejtave të autorit nuk është në përputhje as me frymën dhe as me germën e Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.

Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se fatura tatimore e shitjes ka probleme në anën e saj formale pasi nuk plotëson kriteret e mësipërme sipas Ligjit Nr.92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë. Pala e paditur nuk ka paraqitur një listë të detajuar të mallrave që ka shitur me anë të kësaj fature tatimore shitjeje. Sipas këtij ligji fatura tatimore e shitjes duhet të përmbajë sasinë dhe përshkrimin e mallrave të shitura dhe përshkrimin e shërbimeve të kryera. Mirëpo në rastin konkret fatura objekt gjykimi nuk përmban aktin normativ që përcakton metodikën e përllogaritjes së detyrimit monetar të palës së paditur në zbatim të Ligjit Nr.35, datë 31.03.2016, për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Mbrojtja e të drejtave të autorit është në një fazë relativisht fillestare dhe përveç inkurajimit të fortë në lidhje me këtë pjesë të rëndësishme të të drejtave të autorit, duhet që mënyra e mbledhjes së të drejtave të autorit duhet të rregullohet në një mënyrë të plotë dhe transparente. Pala paditëse duhet të shoqërojë faturat përkatëse me mënyrën e përllogaritjes së detyrimit, pasi çdo subjekt ka specifikat e tij tregtare (madhësia, sipërfaqe, aktivitetit, etj) dhe nuk mund të jepen standarde në përgjithësi për të gjithë.

Për aq kohë sa në procesin gjyqësor nuk janë paraqitur prova shkresore në lidhje me metodikën dhe mënyrën e përllogaritjes së faturës përkatëse, gjykata arrin në konkluzionin se kjo faturë nuk është në përputhje të plotë me Ligjin Nr.92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë. Duke hetuar dhe analizuar këtë faturë tatimore shitje gjykata arrin në konkluzion se kjo faturë tatimore shitje ka probleme provueshmërie për të provuar një transaksion tregtar në përputhje me legjislacionin tatimor. Për gjykatën, nga këto dokumente shkresore nuk mund të krijojnë asnjë pasojë juridike dhe ekonomike për palët ndërgjyqëse. Këto akte shkresore nuk kanë elementet dhe ekstremitetet ligjore që duhet të kenë faturat sipas akteve normative të mësipërme.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nga tërwsia e hetimit gjyqësor krijoi bindjen se Kërkesa - Padia e palës paditëse është e pa mbështetur në ligj dhe në prova, pasi pala paditëse nuk ka arritur të provojë pretendimin e pagesave të lidhura nga marrëdhënia juridike e detyrimit si një kontratë furnizimi sipas dispozitave ligjore, duke i krijuar bindjen gjykatës së kjo padi duhet rrëzuar.