关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL069-j

返回

Vendimi nr. 80-2017-2764, datë 19.06.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA X KUNDËR D.P.P.I, VENDIMI NO. 2764, datë 19.06.2017, PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT TË BORDIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PATENTAVE DHE MARKAVE ME NUMËR 599/7.

Objekti i padisë: 1. Shfuqizimi i Vendimit të Bordit të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave me numër 599/7, që ka lënë në fuqi Vendimin nr. 599/4, 17.5.2016 që ka vendosur refuzimin për regjistrim të markës me numër AL/T/15/599. 2. Vendosja e regjistrimit të markës me numër AL/T/15/599.

Gjyqtari: X

Fjalët kyçe: 

Shfuqizim vendimi, refuzim për regjistrim marke, “Ujë Natyral i Alpeve”, përjashtim nga mbrojtja, paraqitje grafike e mallit, karakter dallues.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”; Ligji 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative; Neni 142 e vijues i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për Pronesinë Industriale”, Kreu IV i VKM Nr. 1706, datë 29.12.2008 "Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Markave Tregtare dhe të Shërbimit".

Faktet kryesore:

Paditësi ka aplikuar pranë palës së paditur për regjistrim marke, markë e cila përbëhet nga elementët fjalë "Ujë Natyral i Alpeve”, që përshkruajnë llojin e mallit për të cilën kërkohet të regjistrohet marka. Pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka refuzuar regjistrimin e kësaj marke. Ndaj kësaj vendimmarrje pala paditëse ka bërë ankim administrativ, duke pretenduar se ka shumë praktika ku ka pranuar fjalën alpe në regjistrimin e markave. Paditësi ka pretenduar se kërkimi për të regjistruar markën tregtare është i bazuar në ligj sepse sugjeron në lidhje me karakteristikat tipike të burimeve nga malet alpine. Fjala alpe nuk nënkupton një emërtim origjine, nuk është një tregues gjeografik dhe nuk përbën ndonjë rajon apo lokalitet të veçantë të territorit të Shqipërisë, por karakterizon male me madhësi dhe madhështi të spikatur. Në bazë të ankimit të palës paditëse Bordi i Apelimit të D.P.P.M ka vendosur refuzimin e ankimit dhe refuzimin përfundimtar të regjistrimit të kësaj marke me argumentin se marka që kërkohet të regjistrohet nga pala paditëse është një markë që bie ndesh me parashikimet e nenit 140, pikat 2 e 3, dhe 142, të ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”. Pjesë përbërëse e Bordit të Apelimit ka qënë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, i cili ka refuzuar më parë regjistrimin e markës, fakt i cili kundërshtohet nga pala paditëse.

Paditësi pretendon se: Kërkon të regjistrojë markën tregtare, e cila ka lidhje karakteristike të burimeve nga male të larta alpine. Sipas tij, fjala alpe nuk duhet të konsiderohet si një emërtim origjine dhe as si tregues gjeografik, pasi ajo karakterizon male me madhësi dhe madhështi. Gjithashtu Alpet nuk përbëjnë as rajon dhe as lokalitet në territorin e Shqipërisë, ndaj konsumatori

nuk identifikon dot asnjë zonë specifike, duke u nisur nga emërtesa e markës. Elementët e markës që kërkohet të regjistrohet nuk kanë karakter përshkrues, si dhe ka praktika që fjala alpe është pranuar në regjistrimin e markave. Paditësi pretendon se komisioni që ka marrë vendimin është formuar në mënyrë të parregullt, pasi Kryetari i Bordit që ka refuzuar regjistrimin e markës, është edhe pjesë e komisionit të ankimit.

Pala e paditur rezulton të mos jetë paraqitur në gjykim si dhe nuk ka paraqitur prapësime dhe as prova.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të rrëzohet për shkak se Ujë Natyral i Alpeve nuk është një shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e palës paditëse Shoqëria {X}, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, duke mos përmbushur kështu kushtet e parashikuara nga neni 142/1 “a” dhe “b” të ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”. Pretendimi për regjistrimin si markë të “Ujë Natyral i Alpeve” nuk ka bazueshmëri në ligj dhe nuk ndjek një interes të ligjshëm. Në këto kushte, Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë gjykimit rezultoi se paditësi ka aplikuar pranë palës së paditur për regjistrim marke, markë e cila përbëhet nga elementët fjalë "Ujë Natyral i Alpeve”, që përshkruajnë llojin e mallit për të cilin kërkohet të regjistrohet marka. Pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka refuzuar regjistrimin e kësaj marke. Ndaj kësaj vendimmarrje pala paditëse ka bërë ankim administrativ. Në bazë të ankimit të palës paditëse Bordi i Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave ka vendosur refuzimin e ankimit dhe refuzimin përfundimtar të regjistrimit të kësaj marke. Në rastin konkret është vendosur refuzimi i markës me argumentin se marka që kërkohet të regjistrohet nga pala paditëse është një markë që bie ndesh me atë që neni 140, pikat 2 e 3, dhe 142, të ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” parashikojnë. Kjo është një vendimmarrje e Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe konkretisht e drejtorit ekzekutiv pasi, Drejtori i Përgjithshëm është përfaqësuesi i kësaj drejtorie në marrëdhënie me të tretë. Nga përmbajtja e nenit 140/1 ligjit nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” rezulton se markë është çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik. Në këto kushte, është e rëndesishme që nga ajo që precepton konsumatori të arrihet të identifikohet personi fizik ose juridik që e zotëron këtë mall ose shërbim. Në rastin konkret nga ajo që pala paditëse parashtron në lidhje me gjendjen e faktit, nuk provohet cila është paraqitja grafike e mallit për të cilin ajo kërkon regjistrimin e markës. Gjithashtu, në këtë gjykim nuk u arrit të provohet lidhja ndërmjet markës që kërkohet të regjistrohet dhe mundësisë së identifikimit të subjektit që e zotëron këtë mall nga një subjekt tjetër që prodhon apo tregëton atë lloj malli. Respektivisht fjalët "Ujë Natyral i Alpeve” përshkruajnë llojin e origjinës së mallit për të cilin kërkohet të mbrohet marka dhe nuk mund të identifikojnë dhe të veçojnë në treg subjektin që e tregëton këtë mall. Fjala “ujë” dhe fjala “natyral” kanë karakter të përgjithshëm dhe nuk mund të jenë identifikuese dhe përcaktuese për këtë markë dhe për rrjedhojë nuk mund të mbrohen nga ligji nëpërmjet regjistrimit të kësaj marke.

Në rastin konkret është qartësisht e kuptueshme që fjalët “Ujë Natyral i Alpeve” nuk kanë karakter dallues që të shërbejnë për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, të aplikuesit për markë, shoqëria {X} nga ujë natyral të Alpeve që mund të tregëtohet dhe të hidhet në përdorim për konsumatorin nga një subjekt tjetër. Ligji kërkon që elementët identifikues të markës të mos përbëhen ekskluzivisht nga elementë ose tregues, që shërbejnë në treg për të treguar llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin, vlerën, origjinën gjeografike ose kohën e prodhimit të mallrave apo të kryerjes së shërbimeve, ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave apo të shërbimeve. Fjala “Ujë” dhe fjala “Natyral” dukshëm janë fjalë me karakter të përgjithshëm që nuk mund të gëzojnë mbrojtje, pasi nuk arrijnë të identifikojnë subjektin që kërkon të regjistrojë markën. Fjala “Alpe” e përdorur në kontekstin e Republikës së Shqipërisë identifikon zonën gjeografike të Alpeve të Shqipërisë. Jo vetëm në gjuhën e përditshme, por edhe në një kuptim më specifik, fjala “Alpe” në Shqipëri identifikon dhe ngatërron konsumatorin me zonën gjeografike Alpet e Shqipërisë. Gjykata konkludon se Ujë Natyral i Alpeve nuk është një shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e palës paditëse shoqëria {X}, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik. Gjykata çmon se pala paditëse nuk arriti të identifikojë një interes të ligjshëm në ngritjen e kësaj padie. Në lidhje me pretendimet procedurale të palës paditëse, me argumentin se kjo vendimmarrje është marrë në shkelje të rregullave, për shkak se drejtori ekzekutiv i palës së paditur ka refuzuar regjistrimin e markës, por njëkohësisht është edhe pjesëmarrës në vendimmarrjen e Bordit të Apelimit, gjykata konkludoi se, në çdo rast çdo vendimmarrje administrative në shkallën e parë të hetimit administrativ kalon me nënshkrimin e drejtorit të përgjithshëm të organit publik. Ligji nr. 9947, datë 07/07/2008 "Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, parashikon se ndaj ankimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, bëhet ankim pranë Bordit të Apelimit. Sipas ligjit bordi i apelimit përbëhet nga tre anëtarë, të caktuar nga Drejtori i Përgjithshem i DPPM-së, të cilët janë punonjës të kësaj drejtorie. Nuk ka asnjë parashikim ligjor që të përjashtojë automatikisht për shkak të funksionit Drejtorin e Përgjithshëm nga qënia pjesë e Bordit të Apelimit. -Një nga anëtarët e Bordit të Apelimit është përjashtuar, duke bërë që ky bord i ngritur të ngelet me dy anëtarë, në një kohë që i duhet të marrë një vendim. Efektivisht Bordi i Apelimit ka në përbërjen e tij vetëm dy anëtarë. Si rrjedhojë, nëse do të largohej si i dorëhequr drejtori ekzekutiv, Bordi i Apelimit do të ngelej me një anëtar, duke qenë në pamundësi objektive dhe faktike për të të marrë një vendim të ligjshëm me shumicë. Në rastin konkret, nuk u provua se në fazën e hetimit administrativ pala paditëse ka kërkuar me kërkesë përjashtimin e këtij anëtari të bordit.