关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL074-j

返回

Vendimi nr. 80-2018-4419, datë 26.11.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



PADITËS SHOQËRIA “M” S.P.A DHE I PADITUR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTIRALE PËR ANKIMIN KUNDËR VENDIMIT NR. 566/5, DATË 20/10/2017 TË BORDIT TË APELIMIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Objekti: Ankim kundër vendimit nr. prot. 566/5, datë 20.10.2017, të Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Shfuqizimin e vendimit nr. prot. 566/5, datë 20.10.2017, të Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, me pasojë detyrimin e DPPI të pranojë kundërshtimin e regjistrimit të markës “A10” (fjalë dhe figurë) me nr. aplikimi AL/T/2015/566, datë 02/09/2015, publikuar në buletinin e Pronësisë Industriale nr. 01/2016.

Gjyqtari: G.M

Fjalët kyç: Markë tregtare, shenja identike, fjalë dhe figurë, shfuqizim vendimi për regjistrim, palë e tretë “RM” sh.p.k.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 7, 11/1, 15/a, 17/a e vijues i ligjit nr. 49/2012, nenet 31, 153 e vijues, neni 140, 143 pika 2/b, 143 pika 5/a, 152 dhe 153 të ligjit nr. 9947, datë 07/07/2008, VKM nr. 1706, datë 29/12/2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” (të ndryshuar); neni 113 e vijues i K.Pr.A.

Faktet kryesore: Shoqëria “M” S.P.A është shoqëri italiane e njohur në fushën e prodhimit dhe tregtimit të preparateve për përdorim farmaceutik dhe veterinari, preparate sanitare për përdorim mjekësor. Shoqëria ”M” S.P.A është pronar i markes “H 10” (fjalë e figurë) me numër regjistrimi 10586, mbrojtur në Shqipëri prej datës 11.08.2005. Shoqëria “R.M” sh.p.k., ka depozituar në datë 02.09.2015 pranë DPPI, kërkesën me nr. AL/T/2015/566 për regjistrimin e markës “A 10” - fjalë dhe figurë, për mallrat e klasave 05 dhe 08, të Klasifikimit të Nisës: “5-Preparate veterinare, sanitare për përdorim mjekësor, desinfektantë, preparate për shkatërrimin e paraziteve, fungicide, herbicide. 8-Spraj kundër mizave dhe të gjitha llojeve të tjera të insekteve.” Shoqëria ”M” S.P.A ka paraqitur pranë Bordit të Apelimit kundërshtimet e saj, në lidhje me regjistrimin e kësaj marke. Bordi i Apelimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale me vendimin nr. 566/5 prot., datë 20.10.2017 ka vendosur: “Rrëzimin e kundërshtimit të markës “A10“ (fjalë dhe figurë), me aplikant shoqërinë RM sh.p.k dhe vijimin e regjistrimit të saj. Në këto kushte, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padinë e mësipërme.

Paditësi pretendon se marka që kërkohet të regjistrohet nga personi i tretë është e ngjashme dhe krijon konfuzion me markën e regjistruar. Marka e aplikuar përdor të njëjtin koncept si marka e mëparshme, ku shfaqet numri 10 dhe elementi i lules së diellit, e cila është një shenjë identike me sprucuesin e lules së diellit tek sprucuesi H10. Nga pikëpamja fonetike shkronjat “H” dhe “A” nuk kanë ndonjë ndikim në shqisat e dëgjimit tek konsumatorët sesa ka numri “10” që shqiptohet i fundit. Në këtë koncept, nga pikëpamja fonetike markat janë të ngjashme. Nga pikëpamja konceptuale shenjat kanë ngjashmëri dhe krijojnë konfuzion. Në mënyrën se si paraqiten markat nuk kanë ndonjë kuptim, përveç numrit “10”, i cili në perceptimin e konsumatorit shqiptar mund të nënkuptojë një tregues të cilësisë shumë të mirë ose ndikimit të lartë që përmban produkti. Në këto kushte, përdorimi i numrit 10, cënon elementët dallues mes markave duke shkaktuar konfuzion. Marka e kundërshtuar synon të mbrojë të njëjtën fushë të mallrave që mbron edhe marka kundershtuese. Në këto kushte, pala paditëse kërkon pranimin e padisë.

Mbrojtja pretendon se e drejta e shoqërisë “RM” sh.p.k, për të regjistruar markën “A10” mbështetet në të drejta të fituara nga kjo shoqëri një herë e përgjithmonë mbi markën “H10” të regjistruar nga shoqëria “RM” sh.p.k dhe të fituar me vendim gjyqësor. Marka “A10” është një variant tepër i ngjashëm me markën “H10” të regjistruar më parë në favor të palës së tretë “RM” sh.p.k. Pala e tretë, shoqëria “RM” sh.p.k pretendoi se kërkesëpadia është jashtë afatit, sepse vendimi i palës së paditur është marrë që më datë 20.10.2017. Pala paditëse ka të mbrojtur vetëm shkrimin “H10” me një pikë uji në mes, ndërkohë që shoqëria “RM” sh.p.k ka të mbrojtur komplet bombulën Spraj, me figurë tre dimensionale dhe me karakteristika të shumta dhe të veçanta të cilat nuk kanë lidhje me markën e mbrojtur të paditësit. Shoqëria “RM” sh.p.k është pronare e një marke të regjistruar tredimensionale me emërtimin “H10”, në nr. regjistrimi kombëtar 10921, me pamje pothuajse identike me markën tredimensionale të aplikuar “A10”. Në lidhje me markën tredimensionale “H10”, pala paditëse ka ngritur padi në lidhje me ngjashmërinë e markave, por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 8023, datë 17.10.2011, ka rrëzuar kërkesë padinë me anë të së cilës kërkohej ç’regjistrimi i markës. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr. 1002, datë 24.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në rastin konkret, marka tredimensionale “A10” është një variant pothuajse identik me markën e mëparshme tredimensionale “H10”, në pronësi të shoqërisë “RM” sh.p.k.

Vendimi: Gjykata vlerëson se nuk krijohen kushtet e ngjashmërisë dhe të konfuzionit mes markës tredimensionale “A10” (fjalë dhe figurë) të shoqërisë “RM” sh.p.k sipas kërkesës me nr. AL/T/2015/566 me markën “H10” me nr. regjistrimi 10586, datë 11.08.2005 të palës paditëse shoqërisë “M” Spa. E drejta e shoqërisë “RM” sh.p.k për të regjistruar markën tredimensionale “A10” (fjalë dhe figurë) sipas kërkesës me nr. AL/T/2015/566, mbështetet në të drejta të fituara nga kjo shoqëri një herë e përgjithmone mbi markën tredimensionale “H10”, sipas regjistrimit kombëtar nr.10921. Për këto arsye, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesë padisë.

Arsyetimi i gjykatës: Së pari, gjykata çmon se kërkesë padia e ngritur nga pala paditëse është brenda afatit të parashikuar nga neni 18 i ligjit nr. 49/2012 dhe neni 184/ç të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, sepse nga pala e paditur dhe personi i tretë nuk provohet ndonjë datë e saktë se kur pala paditëse ka marrë dijeni për vendimin nr. prot. 566/5, datë 20.10.2017 të Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Konform nenit 18 të ligjit nr. 49/2012, përcaktohet se: “1. Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Ky afat fillon nga: a) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit epror, që ka shqyrtuar ankimin administrativ”. Konform nenit 184/ç të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, përcaktohet se: “Kundër një vendimi të Bordit të Apelit mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente brenda 45 ditëve nga dita kur është marrë njoftim për vendimin.” Në rastin konkret, nga pala e paditur dhe pala e tretë nuk provohet se kur është momenti që pala paditëse ka marrë dijeni për vendimin nr. 566/5 prot. datë 20.10.2017 të Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Në këto kushte, kjo gjykatë vlerëson se kërkesë padia është brenda afateve të përcaktuara nga neni 18 i ligjit nr. 49/2012 dhe neni 184/ç të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008. Së dyti, kjo gjykatë vlerëson se ndërmjet markës që kërkohet të regjistrohet nga shoqëria “RM” sh.p.k, depozituar më datë 02.09.2015, pranë DPPI, sipas kërkesës me nr. AL/T/2015/566 për regjistrimin e markës “A 10” - fjalë dhe figurë, për mallrat e klasave 05 dhe 08, të Klasifikimit të Nicës dhe markës së regjistruar nga shoqëria “M” Spa me nr. rregjistrimi 10586 datë 11.08.2005, me emërtimin “H10” (fjalë dhe figurë) nuk krijohet ngjashmëri e cila të krijojë konfuzion në treg. Konform nenit 143 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë intelektuale”, marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur: “a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme; b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme; c) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, edhe kur është për t'u regjistruar ose është regjistruar për mallra apo shërbime, që nuk janë të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar marka e mëparshme, kur marka e mëparshme ka një reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimi ose regjistrimi i markës në fjalë, pa shkak të arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dalluese apo emrin e mirë të markës së mëparshme”. Gjykata vlerëson se marka tredimensionale që kërkohet që të rregjistrohet nga shoqëria “RM” sh.p.k, depozituar më datë 02.09.2015 pranë DPPI, sipas kërkesës me nr. AL/T/2015/566 për regjistrimin e markës “A 10” - fjalë dhe figurë, për mallrat e klasave 05 dhe 08 të Klasifikimit të Nicës, është një variant krejt i ngjashëm i regjistruar më parë nga kjo shoqëri, i markës tregtare tredimensionale “H10” (fjalë dhe figurë) që i përket regjistrimit kombëtar nr. 10921 në emër të shoqërisë “RM” sh.p.k. Nga shqyrtimi gjyqësor rezulton e provuar se me vendimin nr. 8023 datë 17.10.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e padisë së Shoqërisë “P” Spa (sot shoqëria ”M” Spa) në lidhje me regjistrimin e markës tregtare tredimensionale “H10” (fjalë dhe figurë) që i përket regjistrimit kombëtar nr. 10921 në emër të shoqërisë “RM” sh.p.k. Në atë vendim gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet e ngjashmërisë dhe të konfuzionit në lidhje me markën tregtare “H10” të regjistruar në favor të palës paditëse me atë të regjistruar nga shoqëria “RM” sh.p.k. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr. 1002, datë 24.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Po ashtu, me vendimin nr. 4488 datë 01.06.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë së paraqitur nga Shoqëria “M” Spa kundër shoqërisë “RM” sh.p.k me objekt konstatimin e konkurrencës së pandershme nëpërmjet regjistrimit të kryer në keqbesim dhe ndalimin e përdorimit të markës “H10”, në qarkullimin tregtar. Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë sepse pretendimet në lidhje me ngjashmërinë e markave janë shqyrtuar me vendimin nr. 8023, dt. 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 1002, dt. 24.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim është lënë në fuqi me vendim nr. 2431, dt. 23.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Sa më sipër, në kushtet kur marka e depozituar më datë 02.09.2015 pranë DPPI, sipas kërkesës me numër AL/T/2015/566 për regjistrimin e markës “A 10” (fjalë dhe figurë) është një variant krejt i ngjashëm me markën e regjistruar tredimensionale “H10” (fjalë dhe figurë) që i përket regjistrimit kombëtar nr. 10921, në emër të shoqërisë “RM” sh.p.k dhe në kushtet kur kjo e fundit (marka e regjistruar me nr. 10921) nuk ka ngjashmëri dhe nuk krijon konfuzion me markën tregtare “H10” të regjistruar nga pala paditëse me numër regjistrimi 10586, datë 11.08.2005, vlerësuar kjo nëpërmjet vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 8023 datë 17.10.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 1002, datë 24.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.