关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL035-j

返回

Vendimi nr. 5723, datë 23.06.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA SPANJOLLE X KUNDËR SHOQËRISË Y SH.P.K, VENDIMI NR. 5723, DATË 23.06.2017, PËR SHFUQIZIMIN DHE FSHIRJEN NGA REGJISTRI I MARKAVE TREGTARE TË MARKËS TREGTARE ***.

Objekti i padisë: Shfuqizimi dhe fshirja nga regjistri i markave tregtare të markës tregtare «***» për shkak se aplikimi i saj është bërë në keqbesim nga i padituri.

Me person të tretë: Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale (e papranishme në shpallje). Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë (në mungesë).

Gjyqtari: R.M

Fjalët kyçe:
Shfuqizim, markë tregtare, ndërkombëtarisht, keqbesim, identike, konfondim, fonetikë, ngjyra, stilizim, mallra plotësues.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë, nenet 173 dhe 348, si dhe nenet 142, 143, 156 dhe 173 të Ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”. Neni 6bis i Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.

Faktet kryesore:
Paditësi është një shoqëri që vepron sipas ligjeve të Spanjës dhe është prodhuese e çakmakëve me rimbushje dhe produkteve të tjera për duhanpirës.

Shoqëria X sh.p.k është krijuar si shoqëri tregtare me fushë të veprimtarisë së saj tregti me shumicë e pakicë të artikujve ushqimorë dhe industrialë, produkte bujqësore, import, eksport, transport mallrash dhe udhëtarësh, etj.

Pala paditëse ka të regjistruar ndërkombëtarisht në Zyrën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale (WIPO), duke përfshirë edhe Republikën e Shqipërisë, markën e saj «***» fjalë dhe figurë, ngjyrë të zezë dhe të verdhë. Kjo markë shërben për të dalluar mallrat e Klasifikimit të Nicës 11 - çakmak, çakmak me gaz, çakmak për djegie gazi, djegës gazi), 34 - ndezje zjarri.

Sipas të dhënave të marra nga sistemi ndërkombëtar ROMARIN rezulton se kjo markë është regjistruar në Shqipëri më datë 18.02.2016. Gjithsesi, ajo ka mbrojtje ligjore nga të gjitha zyrat kombëtare të markave, në të gjitha shtetet anëtare, që në momentin e aplikimit për regjistrim ndërkombëtar dhe konkretisht që në datë 18.12.2015, referuar Konventës së Madridit, e ratifikuar nga Shqipëria që në vitin 2003.

Nga ana tjetër, aplikimi i bërë nga i padituri është i datës 04.06.2015 (gjashtë muaj më parë), për markë tredimensionale, ngjyrë e zezë, e kuqe dhe e verdhë, për mallrat e klasifikimit të Nicës 4, 8, 39, ku përjashtohet gazi buton, me peshë 170 g.

Paditësi i kërkon gjykatës shfuqizimin e kësaj marke pasi pretendon se është regjistruar me keqbesim, duke njohur karakterin ndërkombëtar të kësaj marke, e provuar me: fotografi të markës *** e vendosur në çakmakë të ndryshëm në faqen zyrtare të ***.Eu (aksesuar në dhjetor 2016); fatura tatimore të shitjes të periudhës 2014-2016 për të provuar importimin e këtyre çakmakëve; fotografi të automjetit me fashë marketingu «***», çakmakë dhe koli çakmakësh me shënimin ***, publikuar në faqen e Facebook të shoqërisë X.

Gjatë gjykimit gjykata këqyri sende, çakmakë me shënimin *** dhe ata të cilët pretendohen se nuk janë çakmakë origjinal, por që kanë formën njësoj si çakmakët ku shënohet marka ***.

Gjykata këqyri online ekstraktet historikë të personave tregtarë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (qkb.gov.al), ku rezultoi se shoqëria X figuronte me status aktiv.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezultoi se shoqëria X dhe shoqëria Y kanë importuar çakmakë të markës *** për periudhën 2014-2017 vetëm tetë herë.

Paditësi pretendon se çakmakët *** kanë kohë që janë futur në tregun shqiptar dhe se i padituri ka pasur dijeni për këtë markë dhe me keqbesim, duke parë numrin e lartë të shitjeve të tij, ka regjistruar shenjën identike të saj, ku stilizimi, sfondi dhe kuadrati është i njëjtë. Mallrat e të paditurit janë plotësuese dhe konkurruese me mallrat e paditësit në treg dhe për pasojë mundësia e konfuzionit tek publiku është e paevitueshme. Paditësi referon se ka një përdorim të mëparshëm të kësaj marke që nga viti 2013 dhe produktet e paditësit janë të njohura në mbarë botën, prandaj i padituri ka bërë regjistrimin e markës me keqbesim. Për sa më sipër, paditësi ka kërkuar shfuqizimin e kësaj marke.

I padituri pretendon se e gjithë procedura e regjistrimit dhe e mbrojtjes së markës të shoqërisë *** sh.p.k është bërë sipas ligjit dhe në transparencë të plotë dhe se kjo shoqëri është e para që ka regjistruar markën tek DPPM-ja. Në faturat e vitit 2014 të shoqërisë X shihet qartë se është ajo që ka futur produktet në Shqipëri, por kjo nuk tregon se produktet kanë konsumim të gjerë. I padituri thekson se nuk rezulton sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që importues të jetë shoqëria X. Gjithashtu, i padituri pretendon se ekspozimi në facebook nuk është provë e mjaftueshme për të drejtën e prioritetit dhe se nuk kemi të bëjmë me një markë të mëparshme. I padituri mban qëndrimin se pala paditëse po vepron me keqdashje duke kërkuar shfuqizimin e markës së të paditurit.

Vendimi:
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë u vendos që padia të pranohet si dhe që marka ****** (tredimensionale) me pronar Shoqërinë Y sh.p.k të shfuqizohet, pasi është markë e ngjashme në emërtim dhe në mallra me markën e mëparshme nr. *** – *** (fjalë dhe figurë) të shoqërisë X.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë gjykimit rezultoi se paditësi është pronar i regjistruar në regjistrin e Zyrës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për markën me nr. *** – *** që më datë 18.12.2015 për mallrat e Klasifikimit të Nicës nr. 34 (Artikujt e duhanpirësve; çakmak për duhanpirësit; Kontenierët e gazit për çakmakët; Çakmakë xhepi për duhanpirësit, Kontenierë me gaz për çakmakët për duhanpirësit; Filtra të cigareve; Gurë ndezës, etj.

Nga ana tjetër, u provua gjatë gjykimit se pala e paditur shoqëria Y sh.p.k është pronare e markës nr. ***, e regjistruar pranë DPPI (ish -DPPM), me datë depozitimi 04.06.2015, tre përmasore ***, ngjyrë e zezë, ngjyrë e kuqe, ngjyrë e verdhë për mallrat e Klasifikimit të Nicës: 4 – Gaz (gaz i lëngshëm), 8 - Veglat e dorës dhe pajisjet që operohen me dorë; sprucues (sprayers) që përdoren me dorë për përdorim nga njerëzit, 39 - Shërbime të shpërndarjes dhe ambalazhimit të gazit.

Nga kërkimi i bërë gjatë shqyrtimit gjyqësor në sistemin ROMARIN, rezultoi se kërkimit të markës ***, fjalë dhe figurë, por me ngjyrë, shkrim dhe produkte të mbrojtura të ndryshme, i korrespondojnë 45 marka. Të vetmet marka në ngjyrë të verdhë, me shkrim me shkronja kapitale *** dhe me kombinim ngjyrash e zezë, blu, e kuqe, etj., rezultoi se i përkisnin shoqërisë Spanjolle X, kryesisht për sende të duhanpirësve si çakmak.

Në mënyrë krahasimore gjatë gjykimit u paraqitën të dy markat e e regjistruara.

Gjykata konstatoi se marka tregtare *** është një markë e mëparshme në kuptim të nenit 143§5, shkronja “ç” të Ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”. Konkretisht, u provua se shoqëria X që nga viti 2014 importon çakmakë të markës *** nga Spanja, nga një subjekt tregtar spanjoll në adresë të njëjtë si ajo e paditësit.

Gjykata ka arsyetuar se i padituri e ka ditur mjaft mirë emrin e markës së mallit të importuar dhe se marka e paditësit përbën markë të mirënjohur të mëparshme. Gjykata ka arritur në këtë përfundim duke arsyetuar se është i dukshëm fakti i njohjes nga publiku i sektorit përkatës dhe konkretisht i subjekteve që merren me tregtimin e këtyre mallrave, të kësaj marke, për shkak se u provua se këto mallra tregtohen në Shqipëri që prej vitit 2014. Nga ana tjetër, gjykata ka vlerësuar edhe faktin se kjo markë ka qenë e pranishme edhe në vendet fqinje, konkretisht në Greqi që prej vitit 2005 dhe në Itali që prej vitit 2010.

Gjykata ka arsyetuar se sipas nenit 143§2, shkronja “b” të ligjit nr. 9947/2008 si dhe nenit 6 të Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale, marka e regjistruar konsiderohet e pavlefshme dhe shfuqizohet, nëse është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme. Gjykata ka arritur në përfundimin se marka e mëparshme e shoqërisë X, është identike në fonetikë, vizualisht, në ngjyra dhe në stilizim të shkronjave kapitale me markën *** të shoqërisë Y sh.p.k. Po ashtu, pavarësisht se njëra markë është tredimensionale, ndërsa tjetra është e llojit fjalë e figurë dhe pavarësisht se markat mbrojnë kategori mallrash të ndryshme, ku shoqëria X sh.p.k ka mbrojtur mallra të kategorisë 4, 8, 39 dhe shoqëria Y sh.p.k mallra të kategorisë 34, themi se i padituri ka vepruar me keqbesim, pasi duke e ditur shumë mirë që po imiton një markë të mirënjohur të mëparshme, ka tentuar të përdorë atë hapësirë ligjore, që të mos paraqitej në regjistrim pranë DPPM si një kopjim i një marke tjetër.

Në këto kushte, gjykata ka vlerësuar se sipas nenit 173 të ligjit nr. 9947/2008, gjykata duhet të shfuqizojë markën *** të shoqërisë Y sh.p.k, pasi kjo markë nuk përmbush kërkesat e neneve 142 e 143 të këtij ligji, në kohën kur është depozituar aplikimi për regjistrim, për shkak të keqbesimit, konfondimit të konsumatorit dhe faktit se klasat për të cilat janë regjistruar markat, janë plotësuese të njëra-tjetrës.