关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL009-j

返回

Vendimi nr. 1517, datë 26.05.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



PROKURORIA KUNDËR A, B & C, VENDIMI NR. 1517, datë 26.05.2021, PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “FSHEHJE E TË ARDHURAVE” DHE “SHKELJA E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE”, TË PARASHIKUAR NGA NENI 180/1 DHE 149/A/2 I KODIT PENAL, ME VIKTIMË SHOQËRIA D.

Akuza: Për kryerjen e veprës penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga neni 180/1 dhe 149/a/2 i K.Penal.

Gjyqtari: S.P

Fjalët kyçe: Pirateri televizive, markë e mbrojtur, fshehje e të ardhurave, përdorim pa të drejtë i një marke të mbrojtur, gjykim i shkurtuar, dëm ekonomik; dëmtim imazhi publik, dënim me gjobë, pezullim i ekzekutimit të vendimit të dënimit, punë në interes publik, alternativë dënimi, riedukim.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 149/a/2 i Kodit Penal; Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Faktet kryesore:

Prej disa muajsh, kompania “D” ka vendosur në dijeni shërbimet e policisë për disa akte të piraterisë televizive nga individë pa asnjë lloj licensimi, të cilët vjedhin programe të kësaj kompanie, e cila nga veprime të tilla pëson dëm ekonomik si dhe dëm në imazhin e saj.
Nga hetimet ka rezultuar se një prej të pandehurve, i cili operon në Tiranë, ka të hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë, ku individë të ndryshëm derdhin në llogari të tij, shuma të caktuara për shitje programesh televizive.
Gjithashtu edhe të pandehurit tjetër, i janë gjetur dhe sekuestruar në makinë dy aparate me programe të instaluara, të cilat ky shtetas tentonte t’i tregtonte, ndërsa në banesë i janë gjetur edhe dy njësi kompjuterike, të cilat dyshohen se janë përdorur për instalimin e këtyre programeve.
Ndërsa, të pandehurit të tretë i janë gjetur disa pajisje me programe të instaluara dhe gjithashtu, në aparatin e tij të telefonit celular, janë konstatuar komunikime të tij me shumë persona për shitjen e aparaturave për transmetimin e këtyre programeve.

Prokurori pretendon deklarimin fajtor të të pandehurve akuzuar për kryerjen e veprave penale "Fshehje të të ardhurave" dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 55, 149/a/2 dhe 180/1 të Kodit Penal, dënimin e secilit prej tyre me burg, duke u kërkuar aplikimi i gjykimit të shkurtuar dhe i pezullimit të ekzekutimit të dënimit, duke u vendosur në provë.

Mbrojtja pretendon se nuk plotësohen elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 180/1 i K.Penal. Gjithsesi, mbrojtja ka pretenduar se nëse gjykata e gjen fajtor të mbrojturin, atëherë në lidhje me caktimin dhe llojin e dënimit, të aplikohet neni 63 i K.Penal, duke e detyruar të pandehurin që të kryejë orë pune në komunitet.

Vendimi: Gjykata krijoi bindjen e plotë se nga ana e të pandehurve janë konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprave penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal, duke i dënuar ata me burgim, ndërsa bazuar në nenin 388/d të Kodit të Procedurës Penale, deklarimin të pafajshëm për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së dënimit i zbritet 1/3 e dënimit. Në zbatim të nenit 63 të K.Penal, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij, me detyrimin e të pandehurve për të kryer punë në interes publik dhe gjatë kësaj kohe të mbajnë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Tiranë.

Arsyetimi i gjykatës: Neni 149/a i K.Penal parashikon: “Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i: a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës; b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale; c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare; ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik; të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

E ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata çmoi se veprimet e të të pandehurve A, B dhe C plotësojnë të gjitha elementët që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal.

Përsa i përket objektit të figurës së veprës penale për të cilën akuzohen, të pandehurit me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë cënuar ato marrëdhënie juridike të vendosura me ligj për të garantuar mbarëvajtjen e ekonomisë dhe qarkullimit civil në përgjithësi, marrëdhënie këto të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni material penal.

Nga ana objektive, rezulton se të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime të kundërligjshme që konsistojnë në, përdorimin pa të drejtë të një marke të mbrojtur, e cila i përket subjektit të dëmtuar, viktimë për efekt të këtij procedimi penal.

Nga ana subjektive, kjo vepër penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte. Fajësia e të pandehurve në kryerjen e kësaj vepre penale rezultoi e provuar nga të gjitha provat e paraqitura nga përfaqësuesi i akuzës. Gjykata, krijoi bindjen se të pandehurit janë subjekt i kryerjes së veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 149/a/2 i Kodit Penal pasi, me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë shkelur përcaktimet e dispozitës penale të sipërcituar dhe për këtë arsye duhet të përgjigjen penalisht sipas sanksioneve të kësaj dispozite të Kodit Penal.

Në lidhje me akuzën për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, Gjykata vlerëson se ata duhet të deklarohen të pafajshëm.

Lidhur me këtë fakt neni 180 i K.Penal, përcakton se:

“Fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”.

Dispozita kërkon që subjekti të veprojë në një mënyrë të caktuar për t’u konsideruar se ka konsumuar këtë vepër penale. Për më tepër, Gjykata vlerëson se subjekt i kësaj vepre penale nuk mund të jetë çdo person, por vetëm ata subjekte që veprojnë si persona fizikë apo juridikë në veprimatari ekonomike apo tregtare, sipas legjislacionit tatimor dhe që janë regjistruar si të tillë. Gjykata vlerësoi se do të konsiderohen si subjekte të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 Kodi Penal, vetëm ato subjekte, persona fizikë ose juridikë, të cilët janë subjekte tatimore dhe që veprojnë në një nga mënyrat që parashikon neni 180 i K.Penal, me qëllim fitimin material.
Gjatë procesit, nuk rezultoi që ndonjë prej të pandehurve të ketë kryer veprimtari ekonomike si subjekt i të drejtës tregtare dhe të ketë fshehur të ardhurat qëllimisht, në ndonjë nga format e parashikuara nga neni 180 i K.Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurit, Gjykata bazuar në nenet 47, 48/ç e 49 të K.Penal, ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurve, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprës penale (dashje direkte), qëndrimin pohues dhe pendues të të pandehurve për veprën penale të kryer si dhe rrethanat sociale, familjare, e kushtet ekonomike të të pandehurve.

Gjykata konkludoi se lloji dhe masa e dënimit me burgim për të pandehurit, e kërkuar nga organi i akuzës është në raport të drejtë me vlerësimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale e në veçanti edhe me rrethanat lehtësuese dhe rënduese të pranishme në këtë rast, të cituara më sipër.

Lidhur me masën e dënimit me burgim që duhet të caktohet ndaj të pandehurve, në një vlerësim të hollësishëm të rrethanave të mësipërme të çështjes të analizuara prej saj, dhënia e masës së dënimit me burgim çmohet nga Gjykata se do të realizojë njëkohësisht jo vetëm qëllimin e ndëshkimit të të pandehurit për veprën penale të kryer, por edhe atë të rehabilitimit, edukimit dhe riintegrimit të të pandehurve në të ardhmen në shoqëri, ku e shikon të përshtatshëm dhe me vend zbatimin e nenit 63 të K.Penal.

Gjykata çmon se për shkak të rrezikshmërisë së pakët që paraqesin të pandehurit, plotësohen kriteret ligjore për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim dhe detyrimin e të pandehurit për kryerjen e një pune në interes publik, të parashikuar ne nenin 63 të K.Penal.

Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë. Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore. Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.

Në vendimin e saj, Gjykata përcakton numrin e orëve të punës dhe detyrimin që i dënuari të mbaje kontakte me Shërbimin e Provës, i cili vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rregullt të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë gjykatën. Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi”.

Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e autorit të veprës penale përfshihet në kategorinë e alternativave të dënimit me burgim dhe synon të zgjerojë mundësitë e edukimit dhe rehabilitimit në shoqëri të personit që ka kryer veprën penale në forma të ndryshme nga ajo e kufizimit të lirisë së tij personale. Në rastin konkret, Gjykata çmoi se riedukimi i të pandehurit mund të realizohet pa qenë e nevojshme që të izolohet nga shoqëria.