关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL064-j

返回

Vendimi nr. 1372, datë 28.04.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



I DËMTUARI AKUZUES “X” KUNDËR PERSONIT JURIDIK “Y”, VENDIMI NR. 1372, datë 28.04.2016, SPC PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “RIPRODHIM PA TË DREJTË I VEPRËS SË TJETRIT”, PARASHIKUAR NGA NENI 149 I KODIT PENAL.

Akuza: Për kryerjen e veprës penale “Riprodhim pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal.

Gjyqtari: A.K

Fjalët kyç:
Riprodhim pa të drejtë i veprës së tjetrit, i dëmtuar akuzues, autor i veprës, e drejtë e autorit, videogram, krijim kinematografik, krijime të tjera audiovizuale, CD/DVD, You Tube, transmetim televiziv, përgjegjësi penale, shpërblim dëmi, certifikatë regjistrimi, ekskluzivitet, marrëveshje bashkëpunimi, ekspertim, pafajësi.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 45 dhe 149 i Kodit Penal; Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”; Ligji Nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Faktet kryesore:

I dëmtuari akuzues “X” është autor i veprës “Videogram 20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, për të cilën mbështetur në Ligjin Nr. 9380, datë 28.04.2005, si dhe VKM Nr. 232, datë 19.04.2006, ka çertifikuar regjistrimin e të drejtës së autorit për veprën në fushën “Krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale”, me çertifikatën e regjistrimit datë 31.10.2007.

Nga ana e të dëmtuarit akuzues u pretendua se personi juridik “Televizioni X”, në kundërshtim me Ligjin Nr. 938, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, si dhe me VKM Nr. 232, datë 19.04.2006 “Për krijimin e funksionimin e ZSHDA”, në datë 20 Shkurt 2015, në edicionin e lajmeve, ka transmetuar pa autorizimin ose lejen e tij “Videograma 2 Shkurti, rënie e bustit të Enver Hoxhës”. I dëmtuari akuzues pretendon se në këtë mënyrë, nga ana e palës së akuzuar i është cenuar e drejta e autorit mbi këtë krijim të tij si dhe pala e akuzuar duhet të përgjigjet penalisht, duke shpërblyer gjithashtu dëmin që ai pretendon se i ka ardhur nga ripriodhimi pa të drejtë i veprës së tij.

Sipas të dëmtuarit akuzues, fajësia e të akuzuarit, personit juridik “Televizioni X” për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal, provohet nga çertifikata e regjistrimit e datës 31.10.2007, të së drejtës së autorit për veprën “Videogram 20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, materiali filmik i pasqyruar në një CD-DVD si dhe korrespondenca me shkrim me palën e akuzuar, me anën e të cilës i ka kërkuar ta dëmshpërblejë civilisht jashtëgjyqësisht.

Nga përmbajtja e aktit “Çertifikatë e Regjistrimit” e datës 31.10.2007, rezulton se i dëmtuari akuzues njihet si autor i vetëm i veprës, i cili në mënyrë ekskluzive gëzon të gjitha të drejtat për ta shfrytëzuar atë. I dëmtuari akuzues, me kërkesën e datës 09.01.2015, nëpërmjet avokatit të tij, i është drejtuar personit të akuzuar, duke e vënë në dijeni për ekzistencën e autorësisë së veprës, si dhe duke i kërkuar gjithashtu që të dëmshpërblehej në shumën “...” Euro.

Me shkresën e datës 20.03.2015, i dëmtuari akuzues i është drejtuar sërish palës së akuzuar, duke i kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me shkrim për shfrytëzimin në të ardhmen të veprës së tij, si dhe duke e paralajmëruar për pasojat ligjore që do të kishte nëse do të vazhdonte shkeljen.

Nga ana e të dëmtuarit akuzues, u invokua një shembull për t’u marrë si model, i cili sipas të dëmtuarit akuzues, fakton edhe mënyrën se si duhet të shfrytëzohet vepra e tij dhe konkretisht, kontrata nr. ***, datë 21.06.2013 e lidhur midis Televizionit *** , përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe autorit të veprës “Rënia e monumentit të Enver Hoxhës”. Nga kjo kontratë e lidhur me një prej televizioneve më të vjetër në Shqipëri me eksperiencë dhjetra vjeçare në fushën audiovizuale, është konfirmuar dhe njohur autorësia përpos Z.SH.D.A. ku përcaktohet mënyra e drejtë e shfrytëzimit të veprës, autorizimet për përdorim tek të tretë apo mënyra e shpërblimit, të drejta ekskluzive të autorit.

Personi juridik i akuzuar pretendon se kërkesa duhet rrëzuar pasi fakti nuk përbën vepër penale. Videogrami objekt gjykimi nuk mund të jetë një vepër letrare, po ashtu nuk mund të jetë as një vepër muzikore ose shkencore. Mbetet për t’u parë nëse është apo jo vepër artistike. Sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin Nr. 9380, datë 28.04.2005, me vepër artistike do të kuptojmë “Çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut.” Në këto kushte nuk jemi para konsumimit të veprës penale të parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal. Kjo video është marrë nga një faqe interneti me famë botërore si është “You Tube”, faqe kjo që ka në përmbajtje të saj me miliona video të aksesueshme nga gjithkush. Subjekti jurdik i akuzuar e ka përdorur këtë videogramë për t’u transmetuar në edicionin e lajmeve me qëllim informimi dhe pa asnjë lloj dobie në emër të tij. Filmimi i këtij momenti historik, i cili është transmetuar nga Y, siç rezulton nga CD, është marrë nga Instituti Italian *** dhe jo nga i dëmtuari akuzues, për rrjedhojë edhe legjitimimi i të dëmtuarit akuzues në këtë proces, nuk qëndron. Subjekti i akuzuar nuk ka marrë asnjë shkresë nga ana e autorit të videogramit, përsa i përket të drejtës së autorit mbi videon.

Prokurori pretendon se videogrami nuk mund të jetë një vepër artistike, pasi nuk është një krijim origjinal i një personi. Ai është një filmim i xhiruar me kamera, që ka fiksuar momentin kur është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Për pasojë, kërkohet rrëzimi i kërkimit të të dëmtuarit akuzues.

Vendimi:

Gjykata krijoi bindjen e plotë se nuk ndodhemi përpara veprës penale “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal, për shkak se fakti që i kundrejtohet të akuzuarit, nuk përbën vepër penale dhe në këto kushte, në respektim të nenit 388/b të Kodit të Procedurës Penale, i akuzuari, personi juridik “Y”, duhet të deklarohet i pafajshëm për sa akuzohet.

Arsyetimi i gjykatës:

Neni 149 i Kodit Penal parashikon se: “Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri ose përdorimi i tyre pa pëlqimin e autorit, kur ka shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Kjo dispozitë mbron marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur paprekshmërinë e të drejtës së autorit nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Nga ana objektive vepra penale kryhet me anë të riprodhimit të veprës, që do të thotë ribotim me çdo lloj mjeti, fotokopjim, riprodhim me dorë, etj, të veprës letrare, muzikore, arstistike ose shkencore.

Gjatë gjykimit u provua se me Çertifikatën e Regjistrimit të datës 31.07.2007, nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, është çertifikuar regjistrimi i të drejtës së autorit X, për veprën “Videogram “20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”. Nga ana e të dëmtuarit akuzues u pretendua se transmetimi i kësaj vepre nga ana e Televizionit Y, pa lejen e tij si autor, përbën veprën penale të parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal.

Neni 149 i Kodit Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore. Në nenin 4 të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, jepen përkufizime të veprës artistike, letrare, muzikore, arkitekturore, teatrore, dramatike, vizatim, gravurë, videogramit, skulpturës, etj. Videogrami objekt i këtij gjykimi, në kuptim të nenit 149 të Kodit Penal, nuk përbën vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore.

Kategoria tjetër që merret në mbrojtje nga neni 149 i Kodit Penal ka të bëjë me riprodhimin tërësisht ose pjesërisht të veprës artistike. Në nenin 4, pika 33 të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, përcaktohet se: “Vepër artistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”. E thënë më qartë, vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami “20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, objekt i këtij gjykimi, është filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i të dëmtuarit akuzues.

Gjykata duke u nisur nga përkufizimi që i bën ligji veprës artistike çmon se “Videogram 20 Shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, nuk është vepër artistike, pasi përkufizimi i videogramit përcaktohet po në nenin 4 të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005, pika 33 e tij, sipas të cilit: “Videogrami nënkupton mjedisin ku është fiksuar një vepër audiovizuale e materializuar me ose pa kolonë zanore, që lejon përcjelljen e riprodhimin e veprës ...”

Gjykata vlerëson se transmetimi i këtij videogrami nga ana e të akuzuarit nuk përbën vepër penale në vështrim të nenit 149 të Kodit Penal, për sa kohë që në këtë nen nuk përmendet videogrami në kategorinë e veprave të autorëve të mbrojtura nga ligji penal. Ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë shteruese kategorinë e veprave të autorëve që merren në mbrojtje nga ligji dhe videogrami nuk përfshihet në rrethin e këtyre veprave.

Nga ana tjetër, duke qenë se videogrami bën pjesë në kategorinë e veprave të autorit që mbrohen nga Ligji Nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i dëmtuari akuzues, nëse e çmon, mund t’i drejtohet gjykatës civile duke paditur palën e akuzuar, personin juridik “Y”, në lidhje me shkeljen e të drejtës së autorit të pretenduar të shkelur prej tij, duke i kundërdrejtuar kërkime të rendit civil. Gjykata çmon se pala e akuzuar nuk mund të përgjigjet penalisht për faktin e atribuuar nga ana e të dëmtuarit akuzues, për pasojë duhet të deklarohet i pafajshëm për sa akuzohet.

Fati i çështjes:

Kundër vendimin Nr. 1372, datë 28.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë i dëmtuari akuzues.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim nr. 1159, datë 02.05.2018 ka vendosur prishjen e vendimit Nr. 1372, datë 28.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes penale.