À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Parcourir par ressort juridique

Albanie

AL055

Retour

Vendim Nr. 232, datë 19.4.2006 për krijimin dhe funksionimin e zyrës shqiptare për të drejtat e autorit (ZSHDA)

 VENDIM Nr. 232, datë 19.4.2006 PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZYRËS SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT (ZSHDA)

VENDIM

Nr. 232, datë 19.4.2006

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZYRËS SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E

AUTORIT (ZSHDA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 117 të ligjit nr.9380, datë 24.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

VEND0SI:

I. STATUSI DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISË SË ZYRËS SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT (ZSHDA)

1. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA), është institucion qendror, me statusin e personit juridik publik, në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me seli në Tiranë. ZSHDA-ja ka vulën dhe logon e vet, të cilat miratohen nga titullari, në përputhje me vendimin nr.474, datë 10.7.2003 “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë”.

2. ZSHDA-ja e ushtron veprimtarinë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të legjislacionit shqiptar për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në dispozitat e tjera ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe në konventat e marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

3. ZSHDA-ja ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore.

II. ZYRA RAJONALE E SË DREJTËS SË AUTORIT 4. Për përmbushjen e funksioneve, pranë çdo qarku, krijohen zyrat rajonale të së drejtës

së autorit (më tej ZRDA), të cilat janë struktura në varësi administrative të ZSHDA-së. ZRDA-ja ka vulën dhe logon e vet, në përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 1 të këtij vendimi, ku shtohen fjalët “Zyra rajonale për të drejtat e autorit dhe qarku...”.

5. ZRDA-ja, nëpërmjet inspektorëve, kontrollon autorizimet dhe lejet përkatëse, të lëshuara nga autorët, titullarët e të drejtave të autorëve apo të agjencive të administrimit kolektiv, ndaj përdoruesve të pronësisë artistike, kulturore a shkencore, dhe vendosin gjobat, në përputhje me nenin 130 të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera, të lidhura me të”, brenda kufijve administrative të qarkut, ku ushtron veprimtarinë zyra rajonale e të drejtave të autorit.

III. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E ZSHDA-SË 6. Shqyrton dhe regjistron çdo aplikim për regjistrim të së drejtës së autorit dhe të

drejtave, të lidhura me të, për subjektin aplikues, autor apo titullar i të drejtave të autorit mbi një vepër.

7. Depoziton të gjitha aplikimet, regjistrimet dhe ndryshimet e të drejtave të autorit, të cilat i mban në bazën e të dhënave, që administrohen në Regjistrin e të Drejtave të Autorit, një regjistër ky dokumentar, elektronik.

8. Certifikon çdo marrëveshje apo kontratë, të lidhur dhe/apo të ndryshuar, ndërmjet palëve, subjekte të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, ku objekt i kontratës janë të drejtat mbi veprën dhe/ose kalimin e të drejtave pasurore mbi veprën, në rast përdorimi, shfrytëzimi, riprodhimi, shpërndarjeje apo përcjelljeje në publik, në përputhje me nenet 45/1, 47 e 51/3. Për zbatimin sa më efektiv të këtij ligji pranë

ZSHDA-së, regjistrohen dhe certifikohen të gjitha kontratat për kalimin, në formën ekskluzive, të të drejtave pasurore mbi një vepër, të çfarëdolloji, duke i pajisur me pullën artistike të gjitha kopjet e veprave, të cilat janë rezultat i riprodhimit nga një kopje origjinale.

9. Ofron shërbime të specializuara, kundrejt tarifave të miratuara nga Këshilli i Ministrave për çdo subjekt të interesuar, bën ekspertizën dhe jep vlerësimin me shkrim për çdo rast konflikti ndërmjet palëve, që kanë objekt të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

10. Përcakton, me kërkesë të autorit, shpërblimin për kalimin e të drejtave pasurore mbi veprën, ndërmjet autorit dhe/ose titullarit të të drejtave të autorit dhe palës tjetër kontraktuese, sipas objektit të kontratës, në rast se ky shpërblim nuk është parashikuar shprehimisht në kontratën e lidhur ndërmjet palëve, sipas neneve 34/2 e 68/3 të ligjit në fuqi.

11. Shqyrton dhe jep shpjegim përfundimtar, me shkrim, për kërkesën e autorit, për veprën që pretendohet se është përdorur, shfrytëzuar, ndryshuar, riprodhuar, shpërndarë apo përcjellë në publik, në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

12. Shqyrton mosmarrëveshjet për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të në përputhje me nenin 104 të ligjit.

13. Cakton ekspertët e së drejtës së autorit pranë organeve gjyqësore, sipas fushave përkatëse, mbështetur në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

14. Mbikëqyr veprimtarinë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore të agjencive të administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, dhe nëse vëren shkelje të detyrimeve ligjore, vepron në përputhje me nenin 116 të ligjit.

15. Shqyrton kërkesat e të interesuarve për t’u licencuar në fushën e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit, bën kontrollin e dokumentacionit të paraqitur, zhvillon hetim të plotë administrativ dhe i paraqet Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dosjen e aplikantit. relacionin dhe mendimin e vet për përmbushjen ose jo të kushteve për t’u pajisur me licencë, në përputhje me nenin 108 të ligjit.

16. Rregullon dhe certifikon çdo kontratë të lidhur ndërmjet autorit/autorëve apo titullarit/ve të të drejtave të autorit dhe agjencisë së administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të lidhura me të.

17. Vendos pullën artistike të ZSHDA-së dhe depoziton një kopje origjinale të mbajtësit fonografik/videogramit ose të mjetit të ngjashëm me të për riprodhimin e tyre, si dhe ushtron kontroll për respektimin e të drejtave të autorit, e prodhuesve apo shpërndarësve të kopjeve të autorizuara të fonogrameve, në përputhje me nenin 60 të ligjit.

18. Bashkëpunon me organet tatimore, doganore, gjyqësore dhe me institucionet e tjera publike, si dhe me organizatat private, që përfaqësojnë përdoruesit e ndryshëm të pronësinë artistike, kulturore dhe shkencore për ato çështje që paraqesin interes të përbashkët për mënyrën e respektimit dhe të zbatimit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

19. Vendos marrëdhënie bashkëpunimi me organizata të ndryshme dhe institucione homologe jashtë vendit.

20. Propozon për përmirësimin e akteve, ligjore dhe nënligjore, në fushën e së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të dhe ia paraqet Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

21. Boton buletinin periodik, ku jep informacione, analiza, studime dhe çështje të tjera të së drejtës së autorit dhe vë në dijeni publikun nëpërmjet web site-it për veprimtarinë dhe misionin që ka në fushën e të drejtave të autorit.

IV. STRUKTURA DHE ORGANIKA E ZSHDA-SË 22. Struktura dhe organika e ZSHDA-së miratohen me urdhër të Kryeministrit dhe me

propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 23. Titullari i ZSHDA-së është drejtori i kësaj zyre. Ai drejton veprimtarinë e ZSHDA-së

në përputhje me këtë vendim dhe me kërkesat e ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, si dhe përfaqëson institucionin në marrëdhëniet me të tretët.

24. Emërimi, lirimi dhe shkarkimi nga detyra i drejtorit të zyrës bëhen në përputhje me kushtet, kriteret dhe procedurat e përcaktuara në vendimin nr.173, datë 7.3.2003 të Këshillit të Ministrave “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrit”.

25. Kandidati, që konkurron apo emërohet në detyrën e drejtorit të ZSHDA-së, nuk duhet të ketë konflikt interesi në kuptim të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

26. Marrëdhëniet juridike të punës, të drejtat dhe detyrimet, si dhe procedurat e rekrutimit të nëpunësve të ZSHDA-së mbështeten në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe në aktet e tjera nënligjore në fuqi.

V. ORGANIZIMI FINANCIAR 27. ZSHDA-ja është institucion buxhetor. Buxheti i zyrës miratohet nga Ministri i

Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve menjëherë pas miratimit nga Kuvendi të ligjit për buxhetin vjetor.

28. ZSHDA-ja siguron të ardhura nga ofrimi i shërbimeve të specializuara, që ofron ndaj subjekteve të ndryshme, sipas tarifave të miratuara për këto shërbime, me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe i përdor ato në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi.

29. ZSHDA-ja mund të marrë dhurime dhe financime nga organizma brenda dhe jashtë vendit, që nuk vendosin detyrimin për kthimin e tyre, të cilat hyjnë në buxhetin e zyrës dhe përdoren në përputhje me destinacionin e dhënë.

VI. REGJISTRIMI, APLIKIMI DHE PROCEDURAT PËRKATËSE 30. Regjistri i të drejtave të autorit është elektronik dhe dokumentar, i krijuar për të

mbajtur të dhënat e të gjitha aplikimeve, regjistrimeve, depozitave, certifikimeve dhe të çdo veprimi të ndërmarrë nga ZSHDA-ja.

31. Regjistri dhe çdo informacion ruhen dhe administrohen nga ZSHDA-ja në përputhje me ligjin “Për arkivat” dhe u vihen në dispozicion palëve të interesuara në përputhje me ligjin “Për të drejtën e informimit publik në administratën shtetërore”.

32. Regjistri i së drejtës së autorit është i organizuar në klasa administrative dhe indeksohet në bazë të qëllimit dhe aplikimit në ZSHDA.

33. Zyra, nëpërmjet strukturës përgjegjëse, vë në dispozicion të aplikantëve/subjekteve të interesuara, pa pagesë, formularët-tip të aplikimit, të miratuar sipas qëllimit të aplikimit, në përputhje me klasën administrative.

34. Në formularët-tip të aplikimit përcaktohet, në çdo rast, edhe tarifa përkatëse për shërbimin, që kërkohet të ofrohet nga zyra.

35. Aplikanti (autori/ët, përfaqësuesit e tyre ligjorë, trashëgimtarët, titullarët e të drejtave të tyre apo agjencitë e administrimit kolektiv) plotëson formularin përkatës dhe ia paraqet ZSHDA-së, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kërkesat e ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” dhe rregulloren e brendshme të zyrës, si dhe çdo informacion tjetër, të vlerësuar nga ZSHDA-ja të vlefshëm, për veprën dhe të drejtat mbi të.

36. Klasifikimi administrativ dhe indeksimi i regjistrit të së drejtës së autorit bëhen, si më poshtë vijon:

a) Regjistrimi i së drejtës së autorit dhe i të drejtave të lidhura me të. b) Regjistrimi i kontratave dhe marrëveshjeve, që kanë objekt të drejtën e autorit dhe të

drejtat e tjera të lidhura me të; c) Regjistrimi i agjencive të administrimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe të të

drejtave të lidhura me të, të licencuara, si dhe çdo informacion që këto agjenci detyrohen të paraqesin në ZSHDA.

ç) Certifikimi i çdo të drejte të regjistruar dhe/ose i çdo kalimi të të drejtave, sipas kërkesave të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

d) Depozitimi, sipas nenit 60/2 të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

37. Në çdo rast të parashikuar në pikën 36 të këtij vendimi, strukturat përgjegjëse të ZSHDA-së bëjnë indeksimin e të dhënave për çdo ndryshim të ndodhur, refuzimin apo çregjistrimin e bërë nga subjektet dhe të pasqyruar në regjistrin e ZSHDA-së.

38. Indeksimi i të dhënave në regjistrin e së drejtës së autorit rrit por nuk zë vendin e të dhënave përmbajtëse në regjistrimin e mëparshëm.

39. Dokumentet e paraqitura nga aplikantët për regjistrimin e së drejtës së autorit dhe të të drejtave të lidhura me të duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të origjinalit, të tri muajve të fundit.

40. Deklaratat që depozitohen nga autorët nga përfaqësuesit e tyre ligjorë apo titullarët e të drejtave, duhet të jenë origjinale dhe të nënshkruara nga vetë këto subjekte.

41. Çdo kontratë apo marrëveshje ndërmjet palëve, që ka për objekt të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, e cila për të qenë e vlefshme regjistrohet në ZSHDA, në mbështetje të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, duhet të jetë origjinale dhe e nënshkruar nga palët.

42. Struktura përgjegjëse që shqyrton aplikimin, dokumentacionin dhe të dhënat e kërkuara në këtë kre, ka të drejtë të refuzojë regjistrimin e së drejtës së autorit dhe e të drejtave të tjera të lidhura me të dhe të njoftojë me shkrim aplikantin për këtë refuzim.

43. ZSHDA-ja refuzon regjistrimin dhe certifikimin e çdo kontrate, e cila është bërë në kundërshtim me nenet 40 dhe 60 të ligjit, si dhe me ato dispozita ligjore në fuqi, që përcaktojnë depozitimin e detyruar të kopjes origjinale të veprës artistike, kulturore a shkencore.

44. Ankimi për refuzimin e këtij regjistrimi bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.

VII. CERTIFIKIMI DHE VENDOSJA E PULLAVE 45. Certifikata e lëshuar për regjistrimin e të drejtave të autorit dhe vendosja e pullës së

duhur dëshmojnë regjistrimin e një të drejte autori, që gëzon mbrojtje në mbështetje të ligjit nr.9380, datë 28. 4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

46. Certifikimi bëhet nga struktura përgjegjëse e ZSHDA-së dhe nënshkruhet nga drejtori i zyrës ndaj titullarëve të regjistruar të së drejtës së autorit, që dëshmojnë ndaj të tretëve të drejtat e tyre të regjistruara.

47. Certifikata përmban të dhënat e bëra në aplikim, së bashku me numrin dhe datën e regjistrimit.

48. Data e regjistrimit të së drejtës së autorit është data kur aplikimi dhe tarifa janë depozituar për regjistrim në Zyrën Shqiptare të të Drejtave të Autorit.

49. Certifikimi i marrëveshjeve apo kontratave të lidhura ndërmjet autorit/eve, përfaqësuesve të tyre ligjorë apo titullarëve të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të dhe palës tjetër kontraktuese, për të përfituar (shfrytëzuar, shpërndarë, transmetuar, përcjellë në publik) këto të drejta, bëhet pasi kjo marrëveshje/kontratë është hartuar dhe nënshkruar në përputhje me ligjin dhe pasi është regjistruar në regjistrin e së drejtës së autorit dhe pas pagesës së tarifës përkatëse.

50. Kjo certifikatë apo kopje e certifikuar, e lëshuar, është e pranueshme në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë si provë e së drejtës së autorit, pa përjashtuar prova të tjera, që vërtetohen dhe mund të pranohen për të demonstruar të drejtën e autorit në një proces civil.

51. Vendosja e pullës artistike nga ZSHDA-ja është një akt i domosdoshëm. Çdo

prodhim i kopjes private duhet të ketë identifikimin e prodhuesit me shenjën e tij mbrojtëse “P”, të deklaruar pranë ZSHDA-së. Botuesi/prodhuesi i kopjes private, për çdo prodhim/riprodhim, duhet të jetë i pajisur me autorizim nga titullari/ët e të drejtave të autorit apo agjencitë e administrimit kolektiv, si dhe çdo prodhim apo çdo kopje private, që hyn nga jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, duhet të pajiset me pullën e ZSHDA-së. Kjo pullë duhet të ketë të gjitha elementet e sigurisë dhe mund të prodhohet, brenda apo jashtë Republikës së Shqipërisë, me garancitë e duhura.

VIII. VENDOSJA E GJOBAVE DHE SHQYRTIMI I ANKIMIMEVE 52. Inspektorët e së drejtës së autorit, në zbatim të kompetencave që u jep ligji nr.9380,

datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, vendosin gjobat ndaj subjekteve, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kryejnë kundërvajtje administrative dhe përgatisin, në mënyrë periodike, raportin për drejtorin e ZSHDA-së.

53. Subjektet e ndëshkuara administrativisht kanë të drejtën e ankimit, drejtuar ZSHDA- së, ndaj vendosjes së gjobës nga inspektorët, duke respektuar afatet dhe procedurat e ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” dhe dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.

54. Struktura përgjegjëse për shqyrtimin e ankimeve të gjobave caktohet nga titullari i ZSHDA-së dhe procedura për shqyrtimin, marrjen e vendimit për lënien në fuqi ose jo të masës ndëshkimore përcaktohen në rregulloren e brendshme të ZSHDA-së.

55. Vendimi përfundimtar i dhënë nga ZSHDA-ja, pas shqyrtimit të ankimimit administrativ, si dhe të gjitha procedurat, të dhënat apo depozitat e administruara për objektin e këtyre procedurave, regjistrohen dhe administrohen në përputhje me klasat administrative në regjistrin e të drejtave të autorit.

56. ZSHDA-ja vë në dispozicion të dhënat që zotëron dhe administron, për inspektim publik nga palët e interesuara, subjekte të ligjit, për aq sa interesat e këtyre subjekteve lidhen me regjistrimet e së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, si dhe vë në dispozicion të organeve gjyqësore, me kërkesë të këtyre të fundit, çdo të dhënë që kërkohet për ato çështje që kanë objekt cenimin e këtyre të drejtave.

IX. DISPOZITA TË FUNDIT 57. Efektet financiare, për ngritjen dhe funksionimin e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e

Autorit, për vitin 2006, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i miratuar po për këtë vit.

58. Ngarkohet Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha