Propiedad intelectual Formación en PI Respeto por la PI Divulgación de la PI La PI para... La PI y… La PI en… Información sobre patentes y tecnología Información sobre marcas Información sobre diseños industriales Información sobre las indicaciones geográficas Información sobre las variedades vegetales (UPOV) Leyes, tratados y sentencias de PI Recursos de PI Informes sobre PI Protección por patente Protección de las marcas Protección de diseños industriales Protección de las indicaciones geográficas Protección de las variedades vegetales (UPOV) Solución de controversias en materia de PI Soluciones operativas para las oficinas de PI Pagar por servicios de PI Negociación y toma de decisiones Cooperación para el desarrollo Apoyo a la innovación Colaboraciones público-privadas Herramientas y servicios de IA La Organización Trabajar con la OMPI Rendición de cuentas Patentes Marcas Diseños industriales Indicaciones geográficas Derecho de autor Secretos comerciales Academia de la OMPI Talleres y seminarios Observancia de la PI WIPO ALERT Sensibilizar Día Mundial de la PI Revista de la OMPI Casos prácticos y casos de éxito Novedades sobre la PI Premios de la OMPI Empresas Universidades Pueblos indígenas Judicatura Recursos genéticos, conocimientos tradicionales y expresiones culturales tradicionales Economía Igualdad de género Salud mundial Cambio climático Política de competencia Objetivos de Desarrollo Sostenible Tecnologías de vanguardia Aplicaciones móviles Deportes Turismo PATENTSCOPE Análisis de patentes Clasificación Internacional de Patentes ARDI - Investigación para la innovación ASPI - Información especializada sobre patentes Base Mundial de Datos sobre Marcas Madrid Monitor Base de datos Artículo 6ter Express Clasificación de Niza Clasificación de Viena Base Mundial de Datos sobre Dibujos y Modelos Boletín de Dibujos y Modelos Internacionales Base de datos Hague Express Clasificación de Locarno Base de datos Lisbon Express Base Mundial de Datos sobre Marcas para indicaciones geográficas Base de datos de variedades vegetales PLUTO Base de datos GENIE Tratados administrados por la OMPI WIPO Lex: leyes, tratados y sentencias de PI Normas técnicas de la OMPI Estadísticas de PI WIPO Pearl (terminología) Publicaciones de la OMPI Perfiles nacionales sobre PI Centro de Conocimiento de la OMPI Informes de la OMPI sobre tendencias tecnológicas Índice Mundial de Innovación Informe mundial sobre la propiedad intelectual PCT - El sistema internacional de patentes ePCT Budapest - El Sistema internacional de depósito de microorganismos Madrid - El sistema internacional de marcas eMadrid Artículo 6ter (escudos de armas, banderas, emblemas de Estado) La Haya - Sistema internacional de diseños eHague Lisboa - Sistema internacional de indicaciones geográficas eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediación Arbitraje Determinación de expertos Disputas sobre nombres de dominio Acceso centralizado a la búsqueda y el examen (CASE) Servicio de acceso digital (DAS) WIPO Pay Cuenta corriente en la OMPI Asambleas de la OMPI Comités permanentes Calendario de reuniones WIPO Webcast Documentos oficiales de la OMPI Agenda para el Desarrollo Asistencia técnica Instituciones de formación en PI Apoyo para COVID-19 Estrategias nacionales de PI Asesoramiento sobre políticas y legislación Centro de cooperación Centros de apoyo a la tecnología y la innovación (CATI) Transferencia de tecnología Programa de Asistencia a los Inventores (PAI) WIPO GREEN PAT-INFORMED de la OMPI Consorcio de Libros Accesibles Consorcio de la OMPI para los Creadores WIPO Translate Conversión de voz a texto Asistente de clasificación Estados miembros Observadores Director general Actividades por unidad Oficinas en el exterior Ofertas de empleo Adquisiciones Resultados y presupuesto Información financiera Supervisión
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Leyes Tratados Sentencias Consultar por jurisdicción

Albania

AL087

Atrás

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 317, datë 31.5.2018 për miratimin e rregullores “për përfaqësuesit e autorizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale”



VENDIM Nr. 317, datë 31.5.2018

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËRFAQËSUESIT E AUTORIZUAR NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 195, 198 e 202, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores “Për përfaqësuesit e autorizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

RREGULLORE PËR PËRFAQËSUESIT E AUTORIZUAR NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË

PRONËSISË INDUSTRIALE

Neni 1 Qëllimi

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe të procedurave lidhur me përfaqësimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (në vijim “DPPI”) nga përfaqësuesit e autorizuar të regjistruar në DPPI.

Neni 2 Përfaqësimi

1. Personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk e kanë vendbanimin apo selinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet të emërojnë përfaqësuesin e tyre për çështje të pronësisë industriale, si: të markave tregtare, treguesve gjeografikë, disenjove industriale dhe patentave, i cili do t’i përfaqësojë gjatë procedurave në DPPI.

2. Personat që kanë vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë ose që kryejnë veprimtari brenda territorit të saj, mund të përfaqësohen në DPPI vetë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë që nuk janë të regjistruar në këtë drejtori, por drejtojnë ose janë të punësuar te ky person dhe janë të pajisur me autorizim përfaqësimi.

3. Përfaqësimi në DPPI bëhet nga personat fizikë dhe juridikë që janë të regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar, të cilin e mban DPPI-ja.

Neni 3 Përfaqësuesit e autorizuar

të pronësisë industriale

1. Përfaqësues të autorizuar të pronësisë industriale, janë: a) Përfaqësuesit e patentave të shpikjeve dhe modeleve të përdorimit; b) Përfaqësuesit e markave tregtare, treguesve gjeografikë dhe disenjove industriale. 2. Përfaqësues i autorizuar i pronësisë industriale është çdo ish-punonjës i DPPI-së, i diplomuar,

që ka jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë industriale në DPPI.

Neni 4 Licencimi si përfaqësues i autorizuar

1. Kandidati, që kërkon të licencohet si përfaqësues i autorizuar për markat tregtare, treguesit gjeografikë dhe disenjot industriale, duhet të depozitojë dokumentacionin e nevojshëm pranë komisionit të vlerësimit të DPPI-së, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën për certifikim si përfaqësues i autorizuar; b) Jetëshkrimin; c) Diplomën e noterizuar; ç) Certifikatën e kualifikimeve/trajnimeve; d) Pagesën e tarifës përkatëse për të marrë pjesë në testim. 2. Kandidati, që kërkon të licencohet si përfaqësues i autorizuar për patentat e shpikjeve dhe të

modeleve të përdorimit, duhet të depozitojë dokumentacionin e nevojshëm pranë komisionit të vlerësimit të DPPI-së, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën për certifikim si përfaqësues i autorizuar; b) Jetëshkrimin; c) Diplomën e noterizuar; ç) Certifikatën e kualifikimeve/trajnimeve; d) Pagesën e tarifës përkatëse për të marrë pjesë në testim. 3. Dokumenti i ekstraktit të regjistrimit të QKB-së do të sigurohet nga vetë komisioni i vlerësimit

të DPPI-së.

Neni 5 Komisioni i vlerësimit

1. Komisioni i vlerësimit funksionon si një strukturë e ngritur brenda DPPI-së, për licencimin e përfaqësuesve të autorizuar të pronësisë industriale, në përputhje me parashikimet e nenit 193/ç, të ligjit nr. 9947, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.

2. Komisioni i shqyrton kërkesat një herë në 3 muaj dhe vendos për datën kur zhvillohet testimi. Data e zhvillimit të testimit caktohet jo më shumë se 1 (një) muaj nga shqyrtimi i kërkesave.

3. Drejtori i përgjithshëm i DPPI-së urdhëron krijimin e komisionit të licencimit të përfaqësuesve të autorizuar të pronësisë industriale, të përbërë nga tre punonjës të DPPI-së si anëtarë të komisionit, njëri nga të cilët emërohet kryetar.

4. Kryetari cakton një nga anëtarët e komisionit të mbajë dokumentet e kandidatëve, si dhe të kryejë veprimet e ndërmjetme deri në përfundim të procedurës së licencimit.

5. Komisioni i shqyrton kërkesat për përfaqësues një herë në 3 muaj dhe vendos për datën e zhvillimit të testimit.

6. Testimi vlerësues për përfaqësuesit e autorizuar bëhet me shkrim. 7. Tezat e testimit vlerësues i përgatit komisioni i vlerësimit. 8. Kandidati që ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në testim

lajmërohet nga komisioni me anë të postës elektronike/telefonit për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet testimi.

9. Nëse kandidati nuk plotëson dokumen-tacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në testim, njoftohet që, brenda 5 ditëve nga njoftimi, të plotësojë dokumentacionin; në të kundërt, kërkesa e tij për të marrë pjesë në testim refuzohet.

10. Komisioni i licencimit, brenda 30 ditëve nga data e testimit kualifikues, njofton kandidatët që i janë nënshtruar testimit nëse janë kualifikuar apo jo.

11. Kandidatët e kualifikuar ftohen të kryejnë pagesën e licencimit brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, sipas pikës 8 të këtij neni.

12. Kandidatët e kualifikuar, që kryejnë pagesën brenda afatit të parashikuar në pikën 8 të këtij neni, pajisen nga DPPI-ja me licencën e përfaqësuesit të autorizuar të pronësisë industriale brenda 15 ditësh nga data e pagesës.

Neni 6 Fitimi i së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë së përfaqësuesit të autorizuar

1. E drejta për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësuesit të autorizuar fitohet me regjistrimin e tij në regjistër dhe më dhënien e certifikatës për përfaqësues të autorizuar nga DPPI-ja.

2. Të drejtë përfaqësimi në DPPI kanë vetëm personat që janë të pajisur me certifikatë nga DPPI- ja.

3. Certifikata përmban: a) Emrin e përfaqësuesit; b) Llojin e objektit të pronësisë industriale për të cilën certifikohet; c) Datën e regjistrimit në regjistër. 4. Certifikata nënshkruhet nga drejtori i përgjithshëm i DPPI-së. 5. Për certifikatën duhet paguar tarifa e parashikuar në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të

Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”.

6. Regjistrimi në regjistër është subjekt i ripërtëritjes në bazë vjetore, sipas pikës 7, të nenit 197, të ligjit nr. 9947, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.

7. Nëse përfaqësuesi i autorizuar nuk kryen pagesën e ripërtëritjes brenda afatit, atij i humbet e drejta e përfshirjes në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar. Kjo e drejtë rifitohet pas kryerjes së pagesës së ripërtëritjes sipas vendimit nr. 883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”, nga përfaqësuesi i autorizuar. Me kryerjen e pagesës nga përfaqësuesi, kryhet përditësimi dhe ripërfshirja e tij në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar.

Neni 7 Detyrat e përfaqësuesve të autorizuar

1. Përfaqësuesi i autorizuar ka për detyrë: 1.1 Të këshillojë palët e interesuara në fazën fillestare, para se ta dorëzojnë kërkesën; 1.2 Të përpilojë dhe të paraqesë kërkesën; 1.3 Të marrë pjesë në mbrojtjen e çështjes për të cilën është i autorizuar, gjatë procedurave të

regjistrimit të objekteve; 1.4 Të përpilojë dhe të parashtrojë kundër-shtimet apo kërkesat për anulimin e vendimit me të

cilin nuk është i kënaqur; 1.5 T’i respektojë rregullat procedurale, duke përfshirë edhe ato të procedurave gjyqësore. 2. Përfaqësuesi i autorizuar duhet t’i kryejë detyrat e marra dhe t’i mbrojë me mirëbesim

interesat e palës që e përfaqëson: 2.1 duke iu përmbajtur dispozitave ligjore dhe duke respektuar kodin e etikës profesionale; 2.2 duke siguruar fshehtësinë e të dhënave që i janë besuar si përfaqësues. 3. Përfaqësuesi, në çdo kohë, ka të drejtë të heqë dorë nga përfaqësimi për çka e informon

klientin dhe DPPI-në.

Neni 8 Autorizimi

1. Përfaqësuesi i autorizuar e përfaqëson palën në DPPI, sipas përcaktimit në autorizim. 2. Autorizimi mund të përfshijë një ose më shumë kërkesa, regjistrime, procedura apo, nëse një

gjë e tillë është në autorizim, të gjitha kërkesat, regjistrimet ekzistuese dhe ato të ardhshmet. 3. Dokumentet në DPPI dorëzohen nga përfaqësuesi i autorizuar. 4. Kur autorizimi ka mangësi, DPPI-ja fton paraqitësin e autorizimit që, në afat prej 30 ditësh

nga dita e pranimit të ftesës, t’i shmangë mangësitë e konstatuara. Nëse paraqitësi i autorizimit nuk i shmang mangësitë në afatin e caktuar, kërkesa refuzohet.

5. Përfaqësuesi do të konsiderohet i autorizuar deri në momentin kur pala i heq autorizimin.

Neni 9 Regjistri i përfaqësuesve të autorizuar

1. Regjistri i përfaqësuesve të autorizuar përmban: 1.1 Përfaqësuesit e patentave të shpikjeve dhe modeleve të përdorimit; 1.2 Përfaqësuesit e markave tregtare, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë; 1.3 Numrin e përfaqësuesit të autorizuar; 1.4 Për persona fizikë, emrin dhe mbiemrin, vendbanimin, profesionin dhe adresën; 1.5 Datën e regjistrimit në regjistër; 1.6 Datën e regjistrimit të ndryshimeve në regjistër; 1.7 Datën e çregjistrimit nga regjistri.

Neni 10 Ndryshimet në regjistër

Nëse ndryshohet adresa ose emri i përfaqësuesit, ose bëhen ndryshime tjera, përfaqësuesi duhet të paraqesë kërkesë për ndryshimet në regjistër dhe të bëjë pagesën, sipas tarifave të përcaktuara në rregulloren për miratimin e tarifave të objekteve të pronësisë industriale.

Neni 11 Publikimet

DPPI-ja do të publikojë në faqen zyrtare të saj listën e përfaqësuesve të autorizuar që janë certifikuar, si dhe të publikojë të gjitha ndryshimet e bëra në regjistër.

Neni 12 Tarifat

Procedura e regjistrimit të përfaqësuesve të autorizuar në regjistër, si dhe mbajtja e regjistrit, do t’i nënshtrohet pagesës, sipas tarifave të përcaktuara në vendimin nr. 883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”.