عن الملكية الفكرية التدريب في مجال الملكية الفكرية إذكاء الاحترام للملكية الفكرية التوعية بالملكية الفكرية الملكية الفكرية لفائدة… الملكية الفكرية و… الملكية الفكرية في… معلومات البراءات والتكنولوجيا معلومات العلامات التجارية معلومات التصاميم الصناعية معلومات المؤشرات الجغرافية معلومات الأصناف النباتية (الأوبوف) القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية مراجع الملكية الفكرية تقارير الملكية الفكرية حماية البراءات حماية العلامات التجارية حماية التصاميم الصناعية حماية المؤشرات الجغرافية حماية الأصناف النباتية (الأوبوف) تسوية المنازعات المتعلقة بالملكية الفكرية حلول الأعمال التجارية لمكاتب الملكية الفكرية دفع ثمن خدمات الملكية الفكرية هيئات صنع القرار والتفاوض التعاون التنموي دعم الابتكار الشراكات بين القطاعين العام والخاص أدوات وخدمات الذكاء الاصطناعي المنظمة العمل مع الويبو المساءلة البراءات العلامات التجارية التصاميم الصناعية المؤشرات الجغرافية حق المؤلف الأسرار التجارية أكاديمية الويبو الندوات وحلقات العمل إنفاذ الملكية الفكرية WIPO ALERT إذكاء الوعي اليوم العالمي للملكية الفكرية مجلة الويبو دراسات حالة وقصص ناجحة في مجال الملكية الفكرية أخبار الملكية الفكرية جوائز الويبو الأعمال الجامعات الشعوب الأصلية الأجهزة القضائية الموارد الوراثية والمعارف التقليدية وأشكال التعبير الثقافي التقليدي الاقتصاد المساواة بين الجنسين الصحة العالمية تغير المناخ سياسة المنافسة أهداف التنمية المستدامة التكنولوجيات الحدودية التطبيقات المحمولة الرياضة السياحة ركن البراءات تحليلات البراءات التصنيف الدولي للبراءات أَردي – البحث لأغراض الابتكار أَردي – البحث لأغراض الابتكار قاعدة البيانات العالمية للعلامات مرصد مدريد قاعدة بيانات المادة 6(ثالثاً) تصنيف نيس تصنيف فيينا قاعدة البيانات العالمية للتصاميم نشرة التصاميم الدولية قاعدة بيانات Hague Express تصنيف لوكارنو قاعدة بيانات Lisbon Express قاعدة البيانات العالمية للعلامات الخاصة بالمؤشرات الجغرافية قاعدة بيانات الأصناف النباتية (PLUTO) قاعدة بيانات الأجناس والأنواع (GENIE) المعاهدات التي تديرها الويبو ويبو لكس - القوانين والمعاهدات والأحكام القضائية المتعلقة بالملكية الفكرية معايير الويبو إحصاءات الملكية الفكرية ويبو بورل (المصطلحات) منشورات الويبو البيانات القطرية الخاصة بالملكية الفكرية مركز الويبو للمعارف الاتجاهات التكنولوجية للويبو مؤشر الابتكار العالمي التقرير العالمي للملكية الفكرية معاهدة التعاون بشأن البراءات – نظام البراءات الدولي ePCT بودابست – نظام الإيداع الدولي للكائنات الدقيقة مدريد – النظام الدولي للعلامات التجارية eMadrid الحماية بموجب المادة 6(ثالثاً) (الشعارات الشرفية، الأعلام، شعارات الدول) لاهاي – النظام الدولي للتصاميم eHague لشبونة – النظام الدولي لتسميات المنشأ والمؤشرات الجغرافية eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange الوساطة التحكيم قرارات الخبراء المنازعات المتعلقة بأسماء الحقول نظام النفاذ المركزي إلى نتائج البحث والفحص (CASE) خدمة النفاذ الرقمي (DAS) WIPO Pay الحساب الجاري لدى الويبو جمعيات الويبو اللجان الدائمة الجدول الزمني للاجتماعات WIPO Webcast وثائق الويبو الرسمية أجندة التنمية المساعدة التقنية مؤسسات التدريب في مجال الملكية الفكرية الدعم المتعلق بكوفيد-19 الاستراتيجيات الوطنية للملكية الفكرية المساعدة في مجالي السياسة والتشريع محور التعاون مراكز دعم التكنولوجيا والابتكار نقل التكنولوجيا برنامج مساعدة المخترعين WIPO GREEN WIPO's PAT-INFORMED اتحاد الكتب الميسّرة اتحاد الويبو للمبدعين WIPO Translate أداة تحويل الكلام إلى نص مساعد التصنيف الدول الأعضاء المراقبون المدير العام الأنشطة بحسب كل وحدة المكاتب الخارجية المناصب الشاغرة المشتريات النتائج والميزانية التقارير المالية الرقابة
Arabic English Spanish French Russian Chinese
القوانين المعاهدات الأحكام التصفح بحسب الاختصاص القضائي

ألبانيا

AL065-j

عودة للخلف

Vendimi nr. 2059, datë 22.06.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



I DËMTUARI AKUZUES “Z” KUNDËR PERSONIT JURIDIK “TELEVIZIONI X”, VENDIMI NR. 2059, DATË 22.06.2016, PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “RIPRODHIM I PADREJTË I VEPRËS SË TJETRIT”, PARASHIKUAR NGA NENI 149 I KODIT PENAL.

Akuza: Për kryerjen e kundravajtjes penale të “Riprodhim i padrejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i Kodit Penal.

Gjyqtare: M.L.

Fjalët kyçe:
Vepër, krijim origjinal, subjekt i së drejtës së autorit, riprodhim pa të drejtë i veprës së tjetrit, cënim i së drejtës së autorit, të drejtat vetjake jopasurore dhe ato pasurore të autorëve të veprave, videogramë, dënim penal, shpërblim dëmi.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 149 i Kodit Penal; Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Faktet kryesore:
I dëmtuari akuzues, Z, është autor i veprës “Videograma Y, të cilën, mbështetur në ligjin nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejten e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, si dhe VKM nr. 232, datë 19.04.2006 “Për krijimin e funksionimin e Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit”, e ka certifikuar me regjistrimin e së drejtës së autorit për veprën në fushën “Krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale”, me certifikatën e regjistrimit. Sipas të dëmtuarit akuzues, nga ana e personit juridik “Televizioni X”, në kundërshtim me ligjin, në edicionin e lajmeve është transmetuar pa lejen përkatëse të autorit vepra “Videograma Y. Pikërisht, bazuar në sa më sipër, i dëmtuari akuzues, ka paraqitur këtë kërkesë për gjykim, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke i kërkuar gjykatës, deklarimin fajtor të personit juridik “Televizioni X” dhe dënimin penal përkatës ndaj tij, për kryerjen e kundravajtjes penale të “Riprodhim i padrejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga neni 149 i K. Penal.

I dëmtuari akuzues pretendon deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e fajtorit, personit juridik “TV X” me minimumin e sanksionit të parashikuar nga ligji, sipas nenit 149 të K.Penal, në lidhje me nenin 11 të ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, si dhe shpërblimin e dëmit.

I akuzuari pretendon rrëzimin e kërkesës së të dëmtuarit akuzues, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Prokurori pretendon pushimin e çështjes, duke qenë se çështja objekt gjykimi nuk përbën kundërvajtjen penale të parashikuar nga neni 149 i K. Penal.

Vendimi:
Gjykata krijoi bindjen e saj të plotë, të mbështetur në prova dhe në ligj, se fakti (transmetimi i videogramës) nuk përbën vepër penale, si dhe bazuar në nenin 388/b të K.Pr.Penale, vendosi deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit “TV X”, për kryerjen e kundravajtjes penale të “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, të parashikuar nga neni 149 i K. Penal.

Arsyetimi i gjykatës:

Neni 149 i K.Penal parashikon: “Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit, kur kanë shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”.

Për të analizuar elementët e figurës së kësaj kundravajtje penale, meqënëse nga mënyra e formulimit të dispozitës nuk përcaktohet se çfarë kuptohet me vepra, me riprodhim, me të drejtë autori dhe me të drejta vetjake pasurore dhe kur këto të drejta shkelen, Gjykata i është referuar legjislacionit përkatës shqiptar, i cili rregullon marrëdhëniet në këtë fushë.

Objekti i kundravajtjes penale: Vepra “Videograma Y”, përbën një xhirim me kamera të momentit të rënies së bustit të Enver Hoxhës, të kryer nga Z në kushtet kur ai ka qënë i punësuar pranë Radio Televizionit Shqiptar. Ky filmim, është transmetuar për së pari herë, nga Televizioni Publik Shqiptar, pjesë e kronikave të lajmeve të kohës. Pretendimi i të dëmtuarit akuzues është se kjo videogramë është transmetuar në edicionin e lajmeve të “TV X” dhe referuar ligjit për të drejtën e autorit, ky veprim është i ndaluar të kryhet pa lejen e autorit të veprës.

Në nenin 9, pika “d”, “Rastet e Përjashtimit”, të ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, përcaktohet se: “Nuk janë objekt i të drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj lajmet dhe informacionet e shtypit”. Kështu, meqënëse objekti i veprës penale për të cilën akuzohet pala e akuzuar është paprekshmëria e së drejtës së autorit, rezulton që kjo e drejtë nuk është prekur apo cënuar, duke bërë që në rastin konkret të jetë inekzistent objekti i veprës që i atribuohet të akuzuarit, si një ndër elementët kryesorë të veprës penale.

Nga ana objektive, neni 149 i K. Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore. Në nenin 4, pika 1 të ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, përcaktohet se: “...Vepër artistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”. Pra, vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa videogrami objekt i këtij gjykimi, nuk është vepër artistike, pasi ai nuk përbën një krijim origjinal dhe intelektual, pasi ai paraqet thjesht filmimin e një ngjarje për t’u transmetuar, që në rastin konkret lidhej me një edicion informativ lajmesh, filmim që mund të jetë kryer edhe nga subjekte të tjerë.

Në vazhdim, mënyrat e kryerjes së veprës penale jepen në dispozitë, si riprodhimi ose përdorimi pa të drejtë tërësisht ose pjesërisht i veprës së tjetrit ose përdorimi pa pëlqimin e autorit. I dëmtuari akuzues dhe mbrojtja e tij, gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, nuk kanë arritur që të provojnë dhe të dokumentojnë përpara gjykatës dhe palëve ndërgjyqëse, se në cilat pjesë të DVD-së, marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe të paraqitur me cilësinë e provës në këtë gjykim, e shfaqur në lajmet e datës 20.02.2015 në “TV X”, është transmetuar videograma e regjistruar në autorësinë e pretenduar nga i dëmtuari akuzues. Gjithashtu, nuk është provuar fakti se, pjesët e regjistruara prej tij, kanë qënë objekt konkret i transmetimeve të kryera nga pala e akuzuar “Televizioni X” në edicionin informativ të lajmeve të datës 20.02.2015. Kështu, në kërkesën e paraqitur dhe në parashtrimet e të dëmtuarit akuzues, ngrihet pretendimi se videograma është përdorur në edicionin e lajmeve të datës 20.02.2015. Mirëpo, nuk është argumentuar dhe provuar konkretisht se, në cilën pjesë janë përdorur pamjet e regjistruara nga Z, nëse është përdorur i gjithë regjistrimi i kryer prej tij apo pjesërisht. “Certifikata e Regjitrimit”, është prova e vetme, bazuar në të cilën i dëmtuari akuzues ka pretenduar përpara gjykatës, se vepra nën autorësinë e tij është shfaqur në transmetimet e “TV X”.

Një kusht tjetër i domosdoshëm i anës objektive është që të jenë shkelur të drejtat pasurore të autorit. Nëse i referohemi ligjit për të drejtën e autorit, neni 74 përcakton: “Shpërblimet për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës kinematografike dhe/ose audiovizuale llogariten në mënyrë proporcionale me të ardhurat e përgjithshme, që rrjedhin prej tij.” Bazuar në këtë dispozitë ligjore, edhe nëse vepra do të ishte përdorur nga i akuzuari, në asnjë moment nuk do të ishin cenuar të drejtat pasurore të autorit, pasi edicionet e lajmeve kanë vetëm qëllime informative dhe nuk sjellin përfitim ekonomik.

Ligji nr. 9380/2005 garanton mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që marrin pjesë në veprimtari krijuese, prodhuese, tregtare ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, shkencore apo artistike, (nenet 1 dhe 2 të Ligjit).

Subjekt i së drejtës së autorit është personi që krijon një vepër letrare, shkencore apo artistike (neni 5). Ndërsa, objekt i të drejtës së autorit është produkti/vepra e punës krijuese të mendjes së njeriut, ku përfshihen midis të tjerave edhe krijimet vizuale (neni 7/d). Vepër konsiderohet edhe një produkt i cili krijohet nga kompozimi i disa veprave (vepër e prejardhur) (neni 8). Në nenin 9/dh të Ligjit nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të”, parashikohet midis të tjerave se nuk janë objekt i të drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje, lajmet dhe informacioni i shtypit.

Në këtë ligj, përcaktohen të drejtat vetjake jopasurore dhe ato pasurore të autorëve të veprave, mjetet e mbrojtjes së këtyre të drejtave, organet kompetente që garantojnë mbrojtjen dhe rivendosjen e tyre, procedurat përkatëse për ankimet administrative si dhe e drejta e subjekteve për t’iu drejtuar gjykatës, duke kërkuar shpërblimin përkatës dhe ndalimin e cënimit të të drejtave.

Në nenin 28 të Ligjit nr. 9380/2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të”, parashikohen shprehimisht rastet kur riprodhimi i veprës së autorit pa qëllime fitimi, mund të kryhet pa leje apo autorizim të tij.

Neni 149 i K.Penal mbron marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur paprekshmërinë e të drejtës së autorit nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Nga ana objektive, vepra penale kryhet me anë të riprodhimit të veprës, që do të thotë ribotim me çdo lloj mjeti, fotokopjim, riprodhim me dorë, etj., të veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore. Gjykata verën se, neni 149 i K. Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore.

Në nenin 4 të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, jepen përkufizime të veprës artistike, veprës letrare, veprës muzikore, veprës arkitekturore, veprës teatrore, veprës dramatike, vizatim, gravurë, videogram, skulpturës, etj. Videogrami, objekt i këtij gjykimi, nuk është as vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore. Kategoria tjetër që merret në mbrojtje nga neni 149 i K. Penal ka të bëjë me riprodhimin tërësisht ose pjesërisht të veprës artistike. Në nenin 4, pika 33, të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, përcaktohet se: “...Vepër arstistike është çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut”. Pra, vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami Y”, objekt i këtij gjykimi është videogram, filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i të dëmtuarit akuzues.

Gjykata çmoi se transmetimi i këtij videogrami nga ana e “Televizionit X”, në edicionin informativ të lajmeve, edhe nëse do të rezultonte i provuar fakti që, videogrami i regjistruar nga i dëmtuari akuzues, si i tërë ose pjesërisht, do të përkonte ose do të ishte ai i transmetuar në lajmet e “TV X”, në çdo rast nuk do të ndodheshim përpara konsumimit të kundravajtjes penale të parashikuar nga neni 149 i K. Penal, për sa kohë që kjo dispozitë materiale penale nuk përfshin në objektin e saj videogramin, si pjesë të kategorisë së veprave të autorëve, të mbrojtura nga ligji penal. Ligjvënësi ka përcaktuar vetëm katër kategori veprash të autorëve që merren në mbrojtje nga ligji penal (vepra letrare, muzikore, artistike ose shkencore) dhe videogrami nuk bën pjesë në këto vepra.