Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Албания

AL030-j

Назад

Vendimi nr. 4993, datë 04.06.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

SHOQËRIA "S" dd, DEGË E SHOQËRISË SË HUAJ KUNDËR "R.H" SUBJEKT FIZIK, VENDIMI NR. 4993, datë 04.06.2018, DEKLARIM I PAVLEFSHMËRISË SË REGJISTRIMEVE DHE SHFUQIZIM I REGJISTRIMEVE TË MARKAVE (FJALË DHE FIGURË) PARASHKUAR NGA NENET 143/2, 143/3, NENI 173/1 dhe 173/3 TË LIGJIT NR. 9947, DATË 07.07.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE’’, I NDRYSHUAR

Objekt: Për deklarimin e pavlefshmërisë së regjistrimeve të markave BIOAKTIV (fjalë si dhe fjalë dhe figurë), dhe shfuqizimin e regjistrimeve të markave të sipërpërmendura me efekt që nga data e aplikimit për regjistrim të tyre, në aplikim të nenit 173 të Ligjit "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar.

Marka e regjistruar nga i padituri Marka e regjistruar nga paditësi

Gjyqtari: B.K

Fjalët kyçe: Markë tregtare, përdorim i paautorizuar, pronësi intelektuale, markë ndërkombëtare, markë e paregjistruar, konkurencë e pandershme, cënim aktiviteti tregtar, qëllim i jashtëligjshëm, parimi i besimit dhe korrektesës, nxjerrje jashtë juridiksioni gjyqësor, Konventë.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 105, 106, 126, 306, 308, të Kodit të Procedurës Civile, Neni 143/2, gërma a, b, c, 143/3 gërma ç, d, neni 173/1/a dhe 173/3 i ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar”.

Faktet kryesore:
Paditësi shoqeria e huaj “S’’ dd është një shoqëri tregtare me aktivitet ndërkombëtar, themeluar dhe që ekziston sipas ligjeve të Republikës së Kroacisë, e cila vepron në fushën e zhvillimit dhe prodhimit të produkteve detergjente dhe të higjienës personale dhe shtëpiake që prej vitit 1994. Ajo është tituallare e një sërë markash të mirënjohura për publikun e gjerë, ndër të tjera të Markës BIOAKTIV. Sipas tij, kjo markë eshtë një markë ndërkombëtare e mirënjohur dhe e regjistruar, kryesisht në klasën 3 të Klasifikimit të Nicës (produkte detergjente për higjienen personale dhe shtëpiake), që prej vitit 2004, ndër të tjera dhe në: Republikën e Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

Pala paditëse pretendon se që prej vitit 2006 është e pranishme dhe e mirënjohur nëpërmjet produkteve të saj edhe në Republikën e Shqipërisë, kjo e vërtetuar sipas volumit të lartë të shitjeve të produkteve të saj (detergjentëve) në tregun shqiptar.

Shoqëria paditëse "S" është vënë në dijeni se Personi Fizik "R.H" me emrin tregtar "PROCHEM", ka regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, për klasën 3 të Klasifikimit të Nicës, dy marka tregtare me nr. regjistrimi 17518, datë 16.01.2017, BIOAKTIV (fjalë dhe figurë) dhe nr. regjistrimi 16219, datë 05.10.2015, BIOAKTIV (fjalë). Sipas paditësit këto regjistrime janë riprodhim i pa autorizuar i të drejtave të pronësisë intelektuale mbi logon dhe emërtimin BIOAKTIV, dhe imitim servil i markës së regjistruar dhe mirënjohur në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar BIOAKTIV, në pronësi të kësaj shoqërie. Sipas tij, regjistrimi i markave është bërë me qëllim që të ndërhyjë dhe të konkurrojë në mënyrë të pandershme paditësin, duke qënë se ky i fundit gëzon reputacion dhe prestigj nëpërmjet produkteve të tij, me markën BIOAKTIV në Shqipëri. ë

Nisur nga ky fakt paditësi i është drejtuar me padi gjykatës duke kërkuar deklarimin e pavlefshmërisë së regjistrimeve të markave të sipërpërmendura të kryera nga ana e të paditurit, subjekti tregtar PROCHEM, dhe rrjedhimisht shfuqizimin e tyre.

Kjo padi është regjistruar fillimisht në datën 31.05.2017. Gjykata pasi zhvilloi hetimin gjyqësor, ka shpallur me vendim nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor për çështjen civile që i përket paditësit, Shoqërisë "S" d.d, shoqëri e huaj. Pas ankimit të bërë nga pala paditëse, Gjykata e Lartë, ka vendosur prishjen e këtij vendimi, dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë me arsyetimin se kjo çështje i përket juridksionit gjyqësor.

Pala paditëse pretendon deklarimin e pavlefshmërisë së regjistrimeve të markave BIOAKTIV (fjalë si dhe fjalë dhe figurë), respektivisht me nr. regjistrimi 17518, datë 16.01.2017, BIOAKTIV (fjalë dhe figurë) dhe nr. regjistrimi 16219, datë 05.10.2015, BIOAKTIV (fjalë) nga subjekti tregtar PROCHEM, në kundërshtim me dispozitat e nenit 143, pika 1; pika 2, gërma c; pika 3, gërmat c dhe d; pika 5, gërma c të Ligjit "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar dhe shfuqizimin e regjistrimeve të markave të sipërpërmendura me efekt retroaktiv që nga data e aplikimit për regjistrim të tyre, në aplikim të nenit 173 të Ligjit "Për Pronësinë Industriale", i ndryshuar.

Pala e paditur pretendon rrëzimin e padisë, me arsyetimin se marka e tij është e regjistruar në territorin shqiptar sipas procedurave ligjore, sipas nenit 145, 146, 150/a, 151, 151/a, 155 të Ligjit "Për Pronësinë Industriale", si dhe për faktin se pala paditëse nuk i ka përdorur instrumenat ndërkombëtare për të shtrirë mbrojtjen e markës edhe në Shqipëri, pasi në regjistrin e WIPO kjo markë e palës paditëse nuk figuron e regjistruar.

Personi i tretë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale deklaroi se regjistrimi i markave të kundërshtuara nga ana e kësaj drejtorie është bërë në përputhje me ligjin.

Personi i trete, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nuk pati asnjë deklarim në lidhje me këtë padi.

Vendimi: Gjykata në bazë të neneve 105, 106, 126, 306, 308, të Kodit të Procedurës Civile, nenit 143/2, gërma a, b, c, 143/3 gërma ç dhe d, nenit 173/1/a dhe 173/3 të ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar vendosi pranimin e padisë.

Arsyetimi i gjykatës: Pala paditëse provoi në këtë gjykim se regjistrimi i këtyre markave është bërë në kundërshtim me nenin 143/3, gërma ç të ligjit nr. 9947, dt.07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar, i cili përcakton se: “Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si:... ç) të drejtat e autorit të një vepre ose të një pjese të saj, me kusht që ajo të jetë e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të mbrohet “.

Nëpërmjet vërtetimit noterial nr. 3705, dt. 01.11.2017 të paraqitur nga pala paditëse, vërtetohet se marka dhe logo "BIOAKTIV'', vetëm fjalë dhe fjalë dhe figurë, janë pronë intelektuale e palës paditëse të regjistruara për produkte të klasës nr.3, të Klasifikimit të Nicës, nga viti 2004, vetëm për fjalë dhe nga vitit 2008, fjalë dhe figurë. Ndërkohë, sipas deklaratave doganore të importimit të mallrave me markën BIOAKTIV, rezulton se nga viti 2006 pala paditese, nëpërmjet distributorit të saj në Shqipëri, ka sjellë dhe tregtuar këto lloj mallrash me këtë markë dhe me këto logo, duke qenë e mirënjohur në tregun shqiptar. Në këto kushte, kur janë bërë regjistrimet e markave të palës së paditur, në dt. 05.10.2015 dhe 16.01.2017, për të njëjtën klasë të Klasifikimit të Nicës, markat dhe logot BIOAKTIV të palës paditëse kishin shumë kohë që ishin regjistruar ndërkombëtarisht dhe të pranishme dhe të mirënjohura në Shqipëri.

Regjistrimet nga pala e paditur me fjalë, dhe fjalë dhe figurë, janë identike me ato të palës paditëse.

Në referimit të nenit 3 dhe 7 të ligjit nr. 9380/2005 ''Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të'' në fuqi në kohën e regjistrimit të parë dt. 05.10.2015 dhe neneve 2/1 dhe 8/1/dh të ligjit nr. 35/2016 ''Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të'', i cili ka qënë në fuqi në kohën e regjistrimit të dytë, dt. 16.10.2017, këto logo të përdorura nga pala paditëse gëzojnë të drejtën e autorit të fituar më parë nga ana e saj. Në këto kushte, regjistrimet e markave nga pala e paditur, identike me ato të palës paditëse, bazuar në nenin 143/3/ç dhe 173/1 të ligjit, deklarohen të pavlefshme dhe si të tilla shfuqizohen, shfuqizim i cili vlerësohet si i paqenë nga data e depozitimit të markës.

Në gjykim nuk pati prapësime dhe kundërshtim nga ana e palës së paditur në lidhje me faktet e pretenduara nga pala paditëse, që kanë të bëjnë me ngjashmërinë e markave në fjalë dhe fjalë dhe figurë të të dy palëve si dhe praninë e këtyre produkteve të palës paditese, me këtë markë dhe me këto logo, në tregun shqiptar.

Pala paditëse provoi në këtë gjykim se regjistrimi i këtyre markave është bërë në kundërshtim edhe me gërmen d, të nenit 143/3 të ligjit nr. 9947, dt.07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar, i cili përcakton se: “Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si:...: të drejtat e një marke të paregjistruar ose një shenje tjetër, të fituara nga përdorimi për një kohë të gjatë në një aktivitet tregtar dhe shtrirja e gjerë territoriale.".

Pala paditese provoi se ajo është e pranishme në të gjithë territorin e Republikës së Shipërisë, që nga viti 2006 me produktet që i tregton nën markën BIOAKTIV. I Padituri nuk prapësoi këtë fakt si dhe faktin se kjo markë nuk ishte e ngjashme me markën tregtare të regjistruar nga i padituri, por identike, gjithashtu dhe faktin se produktet e tregtuara nën këtë markë nga pala e paditur janë të njëjta me ato që tregtohen nga paditësi.

Në këto kushte, regjistrimet e markave nga pala e paditur, identike me ato të palës paditëse, deklarohen të pavlefshme edhe sipas nenit 143/3/d të ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar.

Pala paditëse provoi në këtë gjykim se regjistrimi i këtyre markave është bërë në kundërshtim edhe me pikën 2, gërmat a, b dhe c të nenit 143 të ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar, të cilat përcaktojnë se:.. “Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur: a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose sherbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme; b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme;c) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, edhe kur është për t'u regjistruar ose është regjistruar për mallra apo shërbime, që nuk janë të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar marka e mëparshme, kur marka e mëparshme ka një reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimi ose regjistrimi i markës në fjalë, pa shkak të arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dalluese apo emrin e mirë të markës së mëparshme’’.

Pika 5, gërma ç) e nenit 143 përcakton se: “ Markë e mëparshme, në kuptim të pikës 2 të këtij neni, vlerësohet:.....ç) marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit ose reklamimit, në përputhje me parashikimet e DPPM-së dhe të autoriteteve ndërkombëtare. ’’

Neni 6 bis i Konventës së Parisit, në të cilën Republika e Shqipërisë është anëtare nga data 04.10.1995, përcakton se: “ Shtetet antare të Unionit marrin përsipër që, kryesisht ose me kërkesë të të interesuarit, të refuzojnë ose shfuqizojnë, regjistrimin dhe të ndalojnë përdorimin e një marke tregtare për produkt apo shërbim që është riprodhim, imitim apo përkthim, në mënyrë që të shkaktojë konfuzion, i një marke që autoriteti kompetent i vendit të regjistrimit ose të përdorimit, do të vlerësojë që është aty e mirënjohur si markë e një subjekti që përfiton nga mbrojtja në bazë të kësaj Konvente dhe që përdoret për produkte të njëjtë ose të ngjashëm...''

Pala paditëse, provoi se e ka të regjistruar këtë markë identike me atë të palës së paditur, për produkte të njëjta, në shtetin e saj të origjinës, Kroaci, në datë 14.03.2008 dhe ndërkohe ky shtet është anëtar i Konventës së Parisit, nga viti 1991.

Në këto kushte, regjistrimet e markave nga pala e paditur, identike me ato të palës paditëse, deklarohen të pavlefshme edhe sipas nenit 143/2, gërmat a, b dhe c të ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008, “Për pronësinë industriale’’, i ndryshuar.