Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Албания

AL011-j

Назад

Vendimi nr. 10084, datë 30.11.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Shoqëria “K.P.Gj.K.” SH.A KUNDËR “A.D.” Person fizik, VENDIMI NR. 10084, datë 30.11.2017. PËR PUSHIMIN E CËNIMIT TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE TË SHKAKTUAR SI PASOJË E PËRDORIMIT TË NJË SHENJE TË NGJASHME, E CILA ÇON NË DËMTIM TË PARIPARUESHËM TË KARAKTERIT DALLUES TË MARKAVE TË PADITESIT DHE NË DËMTIM TË MARKËS SË MIRËNJOHUR TË KËTIJ TË FUNDIT.

Objekti i padisë: Pushim i cënimit të të drejtave të pronësisë industriale nëpërmjet ndalimit të të paditurit të përdorë dizenjon industriale dhe markat tregtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy. Ndalimin e të paditurit të vendosë etiketat e markave tregtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy, si dhe të përdorë dizenjon industriale të Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mallrat ose ambalazhet e atij. Ndalimin e të paditurit të prodhojë, eksportojë, importojë dhe/ose të ambalazhojë produktet me etiketat e markave Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy. Bllokimi, shkatërrimi me shpenzimet e të paditurit të të gjitha produkteve konjak “Skenderbeg” të prodhuara dhe të shpërndara në treg. Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin. Marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Gjyqtari: E.P.

Fjalët kyçe: Mundësia për konfuzion, niveli i ulët i vëmendjes së konsumatorit që ekziston për një kategori mallrash, marrja e përfitimeve të padrejta nga karakteri dallues apo reputacioni i markës, dëmtimi i karakterit dallues apo reputacionit të markës së mirënjohur, konkurencë e pandershme.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 608 e vijues, 638, 639, 640, 644. Nenet 127, 140, 143, 156, 184/2 të Ligjit Nr. 9947 dt. 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”. Neni 6bis i Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale.

Faktet kryesore: Paditësi, shoqëria “K.P.Gj.K.” sh.a. është një shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare e cila ka fituar personalitet juridik me regjistrimin e saj në dt. 15.08.1995 dhe selinë e saj e ka në qytetin e Durrësit. Si objekt të veprimtarisë së saj kjo shoqëri ka: prodhim, tregtim, pije alkolike, verë, pije joalkolike, import-eksport i prodhimeve të veta. I padituri “A.M.” – person fizik dhe ai është subjekt i së drejtës tregtare dhe ka fituar personalitetin juridik me regjistrimin e tij në dt. 27.10.2010 dhe si objekt të veprimtarisë së tij ndër të tjera ka dhe: prodhim dhe tregtim të pijeve të ndryshme alkoolike. Pala paditëse ka në pronësi të saj markat tregtare të regjistruara “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (fjalë dhe vizatim) si dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy” (fjalë/figurë/logo) me numra regjistrimi 10060 dhe me datë regjistrimi 23.03.2005 dhe Nr. 9722 regjistrimi, datë 02.12.2003. Pala paditëse është pronare e dizenjos industriale të specifikuar në emër të saj, e regjistruar me Nr. 239 regjistrimi, datë 29.02.2016, të treja këto të regjistruara pranë DPPI. 1 Nga ana tjetër, i padituri nuk ka të regjistruar asnjë lloj marke në emrin e tij, por ndërkohë tregton në treg produkte të ngjashme me ato që tregton edhe paditësi.
Paditësi tregton ndër të tjera edhe produktin “konjak” nën markën e tij dhe me ambalazhimet “Gjergj Kastrioti Skënderbeu BRANDY”. Edhe i padituri tregton këtë produkt, pra konjakun në paketime të ngjashme me ato të palës paditëse dhe konkretisht me ambalazhimet “Kantina e Pijeve Skenderbeg Brandy”.
Tregtimin e produkteve të saj në Shqipëri pala paditëse e ka filluar që nga viti 1963 duke e ushtruar në vijimësi pa ndërprerje. Por efektivisht tregtimin e këtij konjaku me paketim specifik (dizenjon e regjistruar) e ka filluar pas viteve 2003. Ky fakt vërtetohet ndër të tjera edhe nga dokumentet shkresore ndër vite të paraqitura për tregtimin e këtij produkti (konjak) e më tej paketimin e ambalazhimin e tij nën emrin dhe figurën (logon) e markës së regjistruar që në vitin 2003.
Gjatë vitit 2016 paditësi, shoqëria “K.P.Gj.K.S.” sh.a. në mënyrë rrethanore për shkak të tregtimit të produktit të saj në tregun vendas (supermarkete) është vënë në dijeni që pala e paditur ka përdorur, tregtuar po të njëjtin produkt njëlloj si dhe pala paditëse, pra konjakun.

Paditësi pretendon se: Sipas palës paditëse ajo pretendon se ekziston objektivisht mundësia për konfuzion pasi bashkëekzistenca e produkteve të ngjashme mund të shkaktojë tek konsumatori një gjë të tillë. Veprimet e të paditurit përbëjnë konkurencë të pandershme, shkak ligjor i parashikuar nga neni 638/1 të Kodit Civil, si dhe neni 10bis të Konventës së Parisit të vitit 1889 “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”. I padituri jo vetëm që tregton produkte identike nën një dizenjo që është e ngjashme me markat “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, por ai aplikon këto produkte në ambalazhe që dukshëm ngjasojnë me ato të paditësit. Kjo situatë shton akoma me shumë mundësinë për konfuzion, duke shkaktuar kështu dhe konkurencë të pandershme. Kërkimet pala paditëse i bazon në statusin e saj si: a) pronari i markave të mëparshme të regjistruara; dhe b) Statusin e pronarit të markave ekstremisht të mirënjohura në territorin shqiptar.

I padituri pretendon se: Pala paditëse nuk gëzon të drejta mbi elementin verbal Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nuk ka markë të regjistruar, si dhe ky element është një element që mund të tregtohet nga kompani të ndryshme, dhe paditësi nuk ka të drejtë t’i ndalojë. I padituri pretendon se markat dhe produktet në diskutim nuk janë të ngjashme, ato janë plotësisht të dallueshme dhe që përjashtojnë çdo mundësi për konfuzion. Së fundi, i padituri pretendon se etiketat e produkteve të tij, të certifikuara me dokumentin "Notifikim etikete", të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria Rajonale Durrës, janë të miratuara nga ky Autoritet, kështu që i padituri, është në të drejtën e tij legjitime për t’i përdorur këto etiketa. Bazuar në këto pretendime, i padituri kërkoi rrëzimin e padisë.

Vendimi:
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos pranimi pjesërisht i kërkesëpadisë, pasi gjykata vlerësoi se u provua në gjykim se evidentimet: ngjashmëria e lartë vizuale dhe fonetike, për shkak se elementi i vetëm i mallrave kundërshtuese si dhe karakteri dallues është elementi verbal “Skënderbeu”, mallrat identike, shkalla e ulët e vëmendjes së konsumatorëve, reputacioni ekstremisht i lartë i markës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jane arsye mëse të mjaftueshme për të konkluduar se prezenca ne treg e markave shumë të ngjashme për mallra identike, merr përfitime të padrejta nga karakteri dallues dhe reputacioni i Markave Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe dëmton karakterin dallues dhe reputacionin e tyre. Për këtë shkak gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë, për shkak se ka konstatuar se ka pasur cënim të të drejtave pronësore industriale të paditësit, për shkak se sipas gjykatës elementi verbal Skënderbeu, është bërë përgjate viteve sinjal i Markave Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke u shndërruar kështu në identifikuesin absolut të produkteve të paditësit. Por gjykata nuk ka pranuar të gjitha kërkimet për dëmshpërblim të paditësit, duke i pranuar vlerat e pretenduara të dëmshpërblimit vetëm pjesërisht. Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Përfundimisht gjykata ka vendosur: Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë dhe Pushimin e cënimit të të drejtave industriale nëpërmjet ndalimit të të paditurit “A.M” që të përdorë disenjon industriale dhe markën tregtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy”, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare pa autorizimin e paditësit, duke përfshirë edhe përdorimin e tyre për qëllime marketingu, reklamimi ose publiciteti. Ndalimin e të paditurit “A.M” të vendosë etiketat e markave tregtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy”, si dhe të përdorë disenjon industriale të Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mallrat ose ambalazhet e tij. Ndalimin e të paditurit “A.M” të prodhojë, eksportojë, importojë dhe/ose të ambalazhojë produktet me etiketat e markave “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy”, si dhe ndalimin e të gjitha veprimtarive të mësipërme për çdo produkt në të cilin është përfshirë disenjo industriale e Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bllokimi, shkatërrimi me shpenzimet e të paditurit “A.M.” të të gjitha produkteve konjak “Skenderbeg” të prodhuara dhe të shpërndara në treg. Detyrimin e të paditurit “A.M” te dëmshpërblejë paditësin me shumën prej 3.000 (tre mijë) Euro për dëmin që i ka shkaktuar paditësit nga shkelja e të drejtave të pronësisë industriale. Rrëzimin e kërkesëpadisë për vlerat e tjera të dëmit.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë gjykimit rezultoi se kjo markë tregtare është e mirënjohur në tregun shqiptar për sa kohë që ajo si e tillë është tregtuar që nga viti 1963 e më vonë nga shoqëria “Kantina e Pijeve Gjergj Kastritoti Skënderbeu” sh.a., kjo e fundit e krijuar si e tillë që nga viti 1995. Nga pala paditëse, u provua edhe fakti i qënies së kësaj marke dhe produktit që ajo tregton si mall konsumi i përditshëm nga konsumatori.

Në gjykim u provua, se pala e paditur jo vetëm ka inkorporuar karakterin dallues-elementin verbal “Skënderbeu” në mallrat e tij, por evidentohet gjithashtu se ai përdor paketime shumë të ngjashme me të paditësit si dhe shishet me disenjo tërësisht të njëjtë me atë të paditësit. I padituri është i pozicionuar në treg si konkurrent i shoqërisë Kantina e Pijeve Gjergj Kastritoti Skënderbeu” sh.a., ai shet mallra identike nën një etiketim që klientët mund t’a perceptojnë si një zgjatim të Markave Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E gjitha kjo rezulton në një konfuzion në treg, si bashkëlidhje midis markave, si dhe në marrjen e përfitimeve nga reputacioni i markave të paditësit. U provua në gjykim sipas shpjegimeve të palës paditëse dhe provave të administruara, ekzistenca e ngjashmërive në ambalazhime të produkteve të markuara. Por, edhe nëse do të pranonim të kundërtën, mungesa e ngjashmërisë në ambalazh, nuk ndikon në vlerësimin e mësipërm të gjykatës, pasi ambalazhi mund të jetë element aq fleksibël, sa konsumatori nuk bën dot në mënyrë cilësore dallimin. Kjo për faktin se emërtimi i mallit (marka tregtare) është elementi që përdoret më shpesh në komunikimin tregtar (klient-shitës) dhe markat e ndryshme mund të paraqiten me ambalazhe të ndryshme. Nga ana tjetër, ambalazhi rezulton gjithashtu të jetë element i mbrojtur i markës tregtare, disenjos së saj. Logoja e “Skenderbeg” nuk shmang aspak konfondimin linguistik të parashtruar sa më sipër, ndaj argumentet e palës së paditur në lidhje me të, gjenden të pabaza nga gjykata. Pasqyrimi grafik i produktit “Skenderbeg” BRANDY, sado që paraqitet i ndryshëm nga ai i “Skënderbeu” Brandy, prapë se prapë, vlerësohet se nuk është në gjendje që të shmangë tërësisht mundësinë e konfondimit të publikut. Kjo pasi elementi kryesor i përfaqësimit të kësaj marke është emri i saj “Skënderbeu” dhe jo fjala “Brandy” që konstatohet se është pjesë e logos së saj.
Ambalazhet/paketimet e produkteve Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti SkënderbeuBrandy dhe Kantina e Pijeve Skenderbeg Brandy, krijojnë konfuzion tek konsumatori mesatar duke marrë në konsideratë që produktet e të dy markave përdorin të njëjtat kanale shpërndarje dhe tregtohen në të njëjtat dyqane dhe supermarkete, madje shiten edhe në të njëjtat rafte, njëra pranë tjetrës. Po kaq i rëndësishëm është fakti që marketingu dhe reklamimi i këtyre produkteve ju drejtohet të njëjtës grupmoshe konsumatorësh.
Rreziku i konfuzionit/korrelacionit nga konsumatori mesatar intensifikohet edhe për arsye të famës së markës Gjergj Kastrioti Skenderbeu Brandy e cila, gëzon statusin e markës së mirënjohur. Sa më e lartë është shkalla e konsolidimit dhe njohjes së një marke, sigle, logoje apo tipari dallues, aq më e lartë është fuqia dalluese që ka dhe aq më të rrepta janë kushtet për përjashtimin e rrezikut për konfuzion. Me fjalë të tjera, kërcënimi i rrezikut për konfuzion është më i madh tek shenjat dhe tiparet dalluese që kanë fituar fuqi të madhe dalluese, janë bërë të mirënjohura dhe kanë autoritet në treg. Rrjedhimisht, tiparet dalluese dhe shenjat e mirënjohura apo me reputacion të madh gëzojnë mbrojtje të shtuar ligjore në raport me shenjat dhe tiparet dalluese të zakonshme, sepse në to diferencimi i mjaftueshëm kërkon ndryshim të madh të karakteristikave të krahasuara të dy palëve.

Duke përdorur një ambalazh tregtar të ngjashëm me ambalazhin tregtar me reputacion të lartë në tregun shqiptar, i padituri jo vetëm që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme nga atraktiviteti dhe prestigji i markës së mirënjohur, por madje edhe shfrytëzon arritjet publicitare të Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy, duke shmangur shpenzimet dhe përpjekjet e tyre për marketing. Mjafton fakti që i padituri ka zgjedhur të largohet nga imazhi i mallrave të tij tregtare dhe të përdorë aktualisht një ambalazh tregtar shumë të ngjashëm me atë të produkteve të paditësit, për të vërtetuar qëllimin e të paditurit që të realizojë një përfitim të padrejtë nga marka e mirënjohur Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy. Përveç përfitimit të padrejtë, i padituri, duke qenë një konkurrent i drejtëpërdrejtë i paditësit, po dëmton rëndë aktivitetin e biznesit të paditësit dhe karakterin dallues të ambalazhit tregtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeu Brandy. Fakti që nga i padituri, është zgjedhur kombinimi i atillë i ngjyrave dhe i konceptit vizuar për ambalazhin/paketimin e produkteve, të çon në përfundimin se qëllimi i këtij veprimi është përfitimi i avantazheve të padrejta nga marka e mirënjohur e shoqërisë Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nëse i padituri nuk do shkelte dispozitat e Kodit Civil në lidhje me konkurrencën e pandershme, A.M- person fizik do të duhej që me krijimtari dhe fantazi minimale të ndryshonte elementët më të thjeshta të paraqitjes grafike të ambalazheve të produkteve Skenderbeg Brandy. E kundërta ka ndodhur, i padituri nuk ka treguar as largpamësinë më elementare, duke shfaqur predispozitat tregtare abuzuese në nxjerrjen në treg të një produkti të njëjtë me konkurrencën dhe me paketim të elementëve vizualë tërësisht identik, sikundër imponon konkurrenca e shëndoshë. Qëllimi nuk mund të jetë tjetër përveçse të krijojnë konfuzion tek konsumatori mesatar i cili nuk do të mund të bëjë dallimin mes dy produkteve duke kujtuar se bëhet fjalë për të njëjtin produkt apo për produkte të tregtuara nga një shoqëri e ndërlidhur apo shoqëri të cilës i është dhënë leje nga Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe, për rrjedhojë në çdo rast, të mendojë se bëhet fjalë për produkte që plotësojnë parametrat e cilësisë së produkteve Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Është e rëndësishme të vlerësohet edhe dëmtimi i karakterit dallues të markës së paditësit e ardhur si pasojë e cënimit nga ana e të paditurit. Një dëmtim i tillë në formën e një “dobësimi” apo “degradimi” shkaktohet atëherë kur aftësia e kësaj veshje tregtare, për të identifikuar mallra ose shërbime për të cilat marka është regjistruar, dobësohet, pasi përdorimi nga një palë e tretë, e një shenje identike ose të ngjashme çon në shpëndarjen e njëllojshmërisë dhe fikson në mendjen e publikut markën e mëparshme. Ky është veçanërisht rasti kur marka, e cila në një kohë të caktuar krijon lidhje të menjëhershme me mallrat ose shërbimet për të cilat ajo është regjistruar, nuk është më e aftë për të bërë një gjë të tillë.
Gjithashtu, ka një dëmtim të reputacionit të markës në fjalë i cili shkaktohet kur mallrat ose shërbimet, të ofruara nga një shenjë identike apo e ngjashme e përdorur nga një palë e tretë, mund të perceptohet nga publiku në një mënyrë të atillë sa fuqia e tërheqjes së markës pakësohet. Gjasat e një dëmtimi të tillë mund të rriten në veçanti kur mallrat ose shërbimet të ofruara nga pala e tretë zotërojnë një karakteristikë ose cilësi e cila është përgjegjëse për të patur një ndikim negativ të imazhit të markës.

Në rastin konkret, përdorimi i një veshje tregtare, që është shumë e ngjashme me atë të paditësit nga pala e paditur, çon në dëmtimin e karakterit dallues të markave të mirënjohura të paditësit, pasi këto elemente, nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë lidhje të menjëhershme me mallrat e markës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në kushtet kur ato do të konsideroheshin si elementë që mund të përdoren nga çdo prodhues dhe jo vetëm nga shoqëria Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në këtë mënyrë, zbehja e karakterit dallues do të ishte e paevitueshme, pasi karakteri dallues i kësaj marke do të zbehej.

Në lidhje me dispozitat e Kodit Civil, për efekt të ekzistencës së konkurrencës së pandershme, vlen të theksohen edhe ngjashmëritë pothuaj identike të formës dhe madhësisë së paketimit të produkteve të palëve ndërgjyqëse disenjo industriale. Në këtë mënyrë, i padituri, rezulton qartë se veç cënimit të markave të paditesit, ka marrë në treg edhe rolin e konkurrentit të shoqërisë Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ne lidhje me pretendimin se etiketat e produkteve të të paditurit janë të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kështu që është në të drejtën e tij legjitime për t’i përdorur këto etiketa, për gjykatën dhe ky pretendim është i pabazuar në ligj, për arsyet se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk certifikon/regjistron elementët figurativë të markës/etiketës. Këtë kompetencë e ka vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale. Për këtë arsye, konkludohet se pretendimet e te paditurit nuk qëndrojnë, ato nuk gjejnë mbështetje ligjore dhe nuk janë të mbështetura në prova dhe fakte.

Lidhur me kërkimin e objektit të kërkesëpadisë përsa i përket dëmit të shkaktuar për efekt të konkurencës së pandershme, gjykata çmon se në rastin konkret për shkak të konkurencës së pandershme, të qëllimshme dhe të padenjë, është dëmtuar qartazi fama, autoriteti dhe besueshmëria e shoqërisë paditëse dhe produkteve të saj. Nga tërësia e rrethanave të faktit, parë në raport me kuadrin ligjor u provua në këtë gjykim ekzistenca e të gjitha kushteve ligjore të përcaktuara në Nenin 608, 609 të K.Civil. Pala e paditur me faj dhe në kundraligjshmëri i ka shkaktuar një dëm monetar palës paditëse nëpërmjet prodhimit, tregtimit, eksportimit në kundërshtim me ligjin të një produkti nën emrin e nje marke tregtare të mirënjohur.
Ndërkohë që lidhur me vlerën e dëmit të pretenduar gjykata ndryshe nga sa pala paditëse pretendoi për vlerën e saj, nisur nga rrethanat e faktit, situatës financiare të të paditurit (person fizik), faktit që prej disa kohësh nëpërmjet masës së sigurimit të padisë, tashme ka ndaluar prodhimin dhe tregtimin e tyre çmon se si vlerë e dëmit duhet te jetë ajo në masën 3.000 (tre mijë) Euro që pala e paditur duhet t’i paguajë paditësit dhe jo vlerën tjetër të pretenduar, për të cilën paditësi nuk paraqiti asnjë provë për vërtetimin e saj, por e kërkoi atë apriori.

Shënim: Ilustrim i markës së regjistruar të paditësit.

Marka (SQ) Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Numri dhe data e regjistrimit: 016857, 2016.06.16

Burimi: http://regjistriobjektevepi.dppi.gov.al/


1 Markë e ilustruar në faqe nr. 6 të kësaj përmbledhje.