Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Албания

AL075-j

Назад

Vendimi nr. 80-2018-4016, datë 31.10.2018 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA … PRODUCTION SH.P.K., KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË MARKAVE DHE PATENTAVE, VENDIMI NR. 4016, datë 31.10.2018, SPC SHFUQIZIMIN E AKTIT ADMINISTRATIV TË BORDIT TË APELIMIT PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PATENTAVE DHE DETYRIMIN E DPPM PËR REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE.

Objekti: Shfuqizimin e aktit administrativ vendimit nr. 618, datë 15.08.2017 të Bordit të Apelimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave. Detyrimin e DPPM që të regjistrojë markën tregtare "{…}" me numër aplikimi AL/T/2016/618 aplikuar me 29.07.2016, publikuar me 06.09.2016.

Gjyqtari: S.H.

Fjalët kyç:

Shfuqizimin e aktit administrativ, regjistrim i markës tregtare, pronësi industrial, dëshmi depozitimi, dëmtim reputacioni në treg, fjalë e figurë, zotërues i ligjshëm i markës tregtare, aplikimi, reklamimi dhe publiciteti, nën markën e re, udhëzimet e WIPO.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 143/1, 143/5. b, 150, 150/a të Ligjit nr. 9947, dt. 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar. Neni 6 bis i Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e pronësisë industriale” datë 20.03.1883. Kodi i Procedurës Administrative.

Faktet kryesore:

Pala paditëse “{…} Production sh.p.k.”, është person juridik i së drejtës tregtare shqiptare me formë ligjore të organizimit të saj, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në Tiranë, Dajt, Lanabregas.

Shoqëria “{…} Production” shpk, ka depozituar një aplikim kombëtar me nr.AL/T/2016/619 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (asokohe D. e Përgj. e Markave dhe Patentave) për regjistrimin e markës “{…}”, si fjalë dhe figurë në dt. 29.07.2016 në klasën 32 dhe pas plotësimit të kushteve formale të aplikimit është pajisur me dëshmi depozitimi që mban datën 16.08.2016.

Shoqëria “{…}” S.P.A., ka paraqitur pranë Bordit te Apelimit ne DPPI, kërkesën për kundërshtim ndaj markës “{…}” (fjalë e figurë) me numër aplikimi AL/T/2016/618, të depozituar nga shoqëria “{…} Production” shpk.

Bordi i Apelimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, pasi diskutoi lidhur me pretendimet dhe dokumentet e paraqitura nga palët, si dhe bazuar në parashikimet e neneve 143, 152, 153 si dhe 175 të Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” (i ndryshuar) dhe Kreut VI të VKM Nr. 1706, datë 29.12.2008 (i ndryshuar), ka konstatuar se: Personi i tretë e ka paraqitur kërkesën për kundërshtim brenda afatit ligjor të përcaktuar nga nenet 143 dhe 152 të Ligjit Nr. 9947 datë 07.07,2008 i ndryshuar, si dhe pretendimin se marka e kundërshtuar shkel të drejtat e tij të mëparshme, e ka bazuar në parashikimet e shkronjës “g”, të pikës 5, të nenit 143, të Ligjit Nr. 9947 datë 07.07.2008. Bordi ka vlerësuar se marka e kundërshtuar, dëmton reputacionin dhe emrin e mirë të markës të palës kundërshtuese, emër ky që për arsyet e sipërpërmendura konsumatori e asocion me shoqërinë kundërshtuese “{…} S.P.A.” Për sa më sipër, Bordi i Apelimit të DPPI, me vendimin nr.618/7 prot. datë 15.08.2017 ka vendosur pranimin e kundërshtimit të regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë), me nr. aplikimi AL/T/2016/618 si dhe refuzimin e regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë), me nr. aplikimi AL/T/2016/618. Sakaq, me vendimin nr.619/7 prot, datë 15.08.2017 ka vendosur pranimin e kundërshtimit të markës “{…}” (fjalë) me nr.aplikimi AL/T2016/619 si dhe refuzimin e regjistrimit të markës “{…}” (fjalë) me nr.aplikimi AL/T/2016/619.

Duke mos qenë dakord me veprimtarinë administrative të palës së paditur DPPI, pala paditëse i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me padinë objekt gjykimi.

Pala paditëse pretendon se, aplikanti {…} Production sh.p.k, është zotërues i ligjshëm i një të drejte të mëparshme mbi markën tregtare “{…}” duke qenë se ka një numër dhe datë aplikimi më të hershme se ankimuesi në Republikën e Shqipërisë. Si rrjedhim nuk rezulton e regjistruar asnjë markë në klasën 32 identike me markën e kundërshtuar {…}. Kundërshtuesi pretendon se marka që gëzon statusin e markës së mirënjohur është përdorur në Shqipëri që nga viti 2012 por dokumenti më i rëndësishëm provues në këtë rast që është kontrata me shprëndarësin ekskluziv “Eurolab Intemational Group” shpk, nuk përmban datën në të cilën kjo kontratë është lidhur apo ka filluar efektet e saj gjë që e bën të vështirë provimin e vërtetësisë së saj. Provat e paraqitura nga kundërshtuesi konsistojnë në një listë me aktivitete sportive të cilat janë zhvilluar brenda territorit të shtetit Italian dhe kryesisht në Romë, Capri, Milano. Në këtë kuptim ato janë të izoluara brenda një territori gjeografik të kufizuar të shtetit të origjinës, Italisë dhe i janë ekspozuar një publiku relativisht të gjërë brenda këtij territori por gjithësesi të kufizuar. Një argument tjetër referuar mungesës së lidhjes mes këtyre ekspozimeve publike të markës kundërshtuese është fakti se ato janë ekspozime të markës {…}dhe jo markës {…}. Si rrjedhim provat faktike dhe reale për sa i përket reklamimit, publicitetit dhe ekspozimit të markës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë mungojnë. Marka kundërshtuese është një nën-markë e re e krijuar për një gamë produktesh të ndryshme nga ato të mëparshme të markës {…}. Ndaj edhe reputacioni i markës {…} (marka kundërshtuese) duhet të shqyrtohet si i pavarur nga ai markës së mirënjohur {…}. Për sa më sipër, paditësi ka kërkuar pranimin e padisë sipas objektit të saj.

Pala e paditur prapëson se, shenjat në konflikt janë identike nëse marrim parasysh se forma e shishes në të cilën është ambalazhuar produkti i kundërshtuesit është element i pambrojtshëm, pasi jo vetëm që një formë e tillë shisheje për lëngje është kthyer në një praktikë të zakonshme në treg, por është gjithashtu një formë e domosdoshme për të realizuar një rezultat teknik, sikurse parashikohet në shkronjat “c” e “g”, të pikës 1, të nenit 142, të ligjit “Për pronësinë industriale” i ndryshuar. Mallrat në diskutim rezultojnë gjithashtu identike. Personi i tretë, shoqëria “{…} S.P.A.”, në kohën kur është aplikuar për regjistrimin e markës së kundërshtuar “{…}”, ka qenë pronar i së njëjtës markë identike {…} të regjistruar në Itali. Ai ka argumentuar dhe vërtetuar me anë të provave të shumta të depozitura në këtë procedurë kundërshtimi, se kjo markë është përdorur intensivisht në Shqipëri dhe për këtë arsye ajo ka fituar reputacion dhe emër të mirë tek konsumatori shqiptar. Një element i rendësishëm për t’u konsideruar janë kanalet e shpërmdarjes së mallrave, objekt shqyrtimi. Ato janë baret e lokalet e ndryshme, dyqanet dhe supermarketet etj., ku mallrat për të cilat kërkojnë të regjistrohen markat, janë sistemuar në të njëjtat rafte apo sektore dhe rrjedhimisht, në këto kushte, rritet mundësia për konfuzion të shenjave dalluese (markave). Bazuar në faktet e mësipërme, Bordi ka vlerësuar se marka e kundërshtuar, dëmton reputacionin dhe emrin e mirë të markave të palës kundërshtuese, emër ky që për arsyet e sipërpërmendura konsumatori e asocion me shoqërinë kundërshtuese “{…} S.P.A. Për këto arsye, Bordi i Apelimit të DPPI, kërkojnë nga Gjykata rrëzimin e padisë.

Ndërhyrësi dytësor ka prapësuar se, sipas neneve 156 (4), 143 (5) (g) të ligjit specifik, si dhe neni 6 bis të Konventës së Parisit, pronari i një marke të mirënjohur por të paregjistruar në Shqipëri gëzon të njëjtat të drejta si pronari i një marke të regjistruar, ç’ka do të thotë, ka të drejtë të kundërshtojë një markë të mëvonshme (në fazë aplikimi, apo dhe pas regjistrimit). Pjesa e kërkimit të lidhur me vendimin Nr.619/7 datë 15 Gusht 2017 të Bordit të Apelimit është parashkruar, dhe padia në lidhje me këtë kërkim duhet të rrëzohet. Praktika shqiptare nuk ofron ndonjë larmishmëri por ajo orjenton tek manualet e hartuara nga WIPO të cilat përmbajnë kritere (të elaboruara) të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin e një marke si të mirënjohur. Si përfundim, për sa u provua më sipër, padia është e pambështetur në ligj dhe prova, ajo gjithashtu është parashkruar. Për sa më lart, kërkojmë rrëimin padisë.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallë të parë, Gjykata, si shqyrtoi aktet në dosje dhe u konsultua me ligjin çmon se pretendimet e ngritura në padi janë tërësisht të pabazuara në ligj e prova, e si të tilla duhen rrëzuar.

Arsyetimi i gjykatës:

Gjykata vlerëson se aktet administrative në trajtën e vendimeve të nxjerra prej Bordit të Apelimit të DPPI nr. 618/7 dhe 619/7 datë 15.08.2017 me të cilat Bordi ka vendosur pranimin e kundërshtimit të regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë), me nr. aplikimi AL/T/2016/618 si dhe refuzimin e regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë), me nr. aplikimi AL/T/2016/618 dhe pranimin e kundërshtimit të regjistrimit të marëes “{…} (fjalë) me nr. Aplikimi AL/T/2016/619 dhe refuzimin e regjistrimit të saj janë të bazuar në ligj e prova, nuk kanë arsye shfuqizimi e si rrjedhojë padia duhet rrëzuar.

Në këtë konkludim, Gjykata arrin për arsyet e poshtëshënuara:

Së pari, ky trup gjykues e gjen të pabazuar pretendimin e ndërhyrësit dytësor « {…} s.p.a» se, duke mbajtur parasysh datën e marrjes dijeni prej palës paditëse të vendimit - 20 Shtator 2017, dhe datën e disponimit të këtij kërkimi - 30 Maj 2018 me kërkesë për shtim të objektit të padisë prej palës paditëse edhe me vendimin nr.619/7 prot, datë 15.08.2017 krahas aktit nr.618/7 prot, datë 15.08.2017, ai rezulton i depozituar përtej afatit ligjor 45 ditor të parashikuar nga neni 184/g, i ligjit specifik dhe neni 18 (1) i ligjit nr. 49/2012 Ligji Per Gjykaten Administrative. Lidhur me këtë pretendim Gjykata vlerëson të theksojë se pavarësisht nga marrja dijeni për të dy aktet administrative objekt kundërshtimi gjyqësor prej paditësit me 20.09.2017, padia e tij është e paraqitur në kohe brenda 30 ditëve duke u depozituar në datën 20.10.2017. Për më tepër që, në këtë proces nuk ka asnjë lloj pengese ligjore që këto dy akte të ankimohen gjyqësisht në një padi të vetme përsa kohë në përmbajtje të tyre trajtojnë një problematikë me të njëjtat subjekte të interesuar dhe për të njëjtën çështje që prek të dyja palët. Për këtë arsye, Gjykata është e vlerësimit se të dy këto akte administrative në trajtën e vendimeve të nxjerra prej Bordit të Apelimit të DPPI nr. 618/7 dhe 619/7 datë 15.08.2017 duhen pranuar për tu gjykuar së bashku dhe se nuk është parashkruar padia lidhur me kundërshtimin e aktit nr.619/7 datë 15.08.2017 sa kohë që me anë të të dy akteve Bordi ka vendosur pranimin e kundërshtimit të regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë), me nr. aplikimi AL/T/2016/618 si dhe nr.aplikimi AL/T/2016/619 (fjalë) dhe refuzimin e regjistrimit të markës “{…}” (fjalë e figurë bashkë), ç’ka në thelb është e njëjta gjë.

Së dyti, ky trup gjykues vlerëson se u provua gjyqësisht përgjatë procesit se personi i tretë, ndërhyrësi dytësor, shoqëria “{…} S.P.A.”, në kohën kur është aplikuar për regjistrimin e markës së kundërshtuar “{…}” prej palës paditëse shoqërisë “{…} Production”, ka qenë pronar i së njëjtës markë identike {…} të regjistruar në Itali. Personi i tretë arriti të argumentojë duke vërtetuar me anë të provave se kjo markë është përdorur intensivisht në Shqipëri dhe për këtë arsye ajo ka fituar reputacion dhe emër të mirë tek konsumatori shqiptar. Lidhur me situatën faktike të shtruar për gjykim, Gjykata çmon t’i referohet kësaj baze ligjore të aplikueshme: Neni 156 (4) i ligjit specifik nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale” përcakton se: “Të drejtat që i njihen pronarit të markës së regjistruar i njihen edhe pronarit të markës së mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “g” të pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji. Neni 143 (5) (gërma g) e ligjit specifik përcakton: “...marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit, përfaqesimit, publikimit ose reklamimit. Më tej, neni 6 bis i Konventës së Parisit në të cilën referon norma e mëlartcituar shprehimisht parashikon se” “shtetet anëtare ndërmarrin, ex officio, nëse legjislacioni i tyre e lejon, ose me kërkesë të palës së interesuar” refuzimin ose shfuqizimin e regjistrimit (rregjistrimin), dhe ndalimin e përdorimit të një marke që përbën riprodhim, imitim apo përkthim, e cila krijon konfuzion, me një markë që konsiderohet nga autoriteti përkates i shtetit të regjistrimit ose përdorimit si një markë e mirënjohur në atë shtet si rezultat i të qenurit tashme një markë e një personi me të drejtë përfitimi nga kjo Konvente dhe e përdorur për mallra dhe shërbime identike apo të ngjashme. Gjykata vlen të theksojë faktin se Shqipëria ka aderuar në këtë Konventë, aderim i cili ka hyrë në fuqi me 4 Tetor 1995. Kështu që parashikimet e Konventës janë pjesë integrale e legjislacionit të brendshëm dhe të detyrueshme për tu zbatuar.

Rezultoi e provuar në gjykim se marka {…} {…}është e mirënjohur në territorin shqiptar dhe për këtë pala e tretë depozitoi një sërë dokumentash që provuan plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara nga neni 145 (5) (g) të ligjit specifik, dipozitë kjo që parashikon kriteret në bazë të të cilave vlerësohet një markë si e mirënjohur. U provua në gjykim se {…}prej shumë vitesh bashkëpunon dhe tregton në Shqipëri nëpërmjet kontraktimit të distributorëve shqiptarë si {…} shpk, A.D.E. 2011 shpk dhe Eurolab Intenacional Group shpk. Së fundmi, {…}operon në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen e shpërndarjes të lidhur midis {…}dhe Eurolab Internacional Group shpk (dokumenta të adminstruara në dosjen gjyqësore). Përveç të dhënave të lidhura specifikisht me përdorimin e markës {…} {…}, për të konkluduar se marka {…} {…}është e mirënjohur, një faktor tjetër shtesë që nuk duhet neglizhuar është dhe reputacioni dhe njohja e gjërë e vetë emrit/markës {…}, reputacioni i të cilës, rezulton të jetë i padiskutueshëm në Shqipëri. Marka

{…} {…}, bën pjesë te familja e markave {…}. Saktësisht, u provua gjatë gjykimit se marka {…} {…}ka filluar të distribuohet në Shqipëri që prej vitit 2012, dhe se gjatë viteve 2012 dhe 2016 (gjashtëmujori i parë) në Shqipëri, {…}ka gjeneruar nje total prej 717.274 EUR nga shitja e produkteve të markës {…}. Volumi i shitjeve është rritur me 70% gjatë vitit 2014 dhe me 120% në vitin 2016 {gjashtëmujori i parë), ndërkohë të ardhurat e realizuara janë pothuajse dyfishuar. {…} {…}rezulton të jetë një nga markat e aperitiveve me shitjen më të shpejtë në tregun shqiptar, dhe përpara Shtator 2016 - kohë në të cilën paditësi ka aplikuar për regjistrimin e markave të tij, marka {…} {…}ishte e mirënjohur në Shqipëri, kryesisht për aperitivet. Këto fakte personi i tretë {…} spa arriti t’i provojë me Deklaratën lëshuar nga {…}, me kontratat e distribucionit që {…}ka lidhur ndër vite me subjekte të ndryshme shqiptare për tregtimin e aperitivëve nën markën {…} {…}, si dhe deklarata të ndryshme doganore që tregojnë importet e markës në fjalë, në Shqipëri. Këto dokumenta gjenden të administruara në dosjen e procedurave përkatëse administrative, të administruar në dosjen gjyqësore.

Së treti, gjykata vlerëson se, në kundërshtim me atë ç‘ka pretendoi paditësi gjatë gjykimit, rezultoi në fakt të jenë përmbushur prej personit të tretë {…} spa kriteret e vendosura nga Zyra Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në dokumentin e titulluar “Rekomandime të Përbashkëta Për Mbrojtjen e Markave Të Mirënjohura” lëshuar në Shtator 1999. Kështu, kritere si kohëzgjatja, shtrirja dhe gjeografia e përdorimit janë faktorë shumë përcaktues në vlerësimin nëse një markë është e mirënjohur apo jo. Gjithashtu, përdorimi i markës në vende kufitare, në territore ku flitet e njëjta gjuhë, në territore të cilat mbulohen nga e njjta media apo në territore të cilat kanë marrëdhënie të ngushta tregtare mund të merren gjithashtu në konsideratë. Prova në lidhje me rastet e suksesshme në zbatueshmërinë e të drejtave të markës, janë po ashtu një faktor që duhet të mbahen parasysh në një vlerësim të tillë. Po ashtu, shkalla në të cilën shenja është shfrytëzuar përmes licencimit, tregtimit dhe sponsorizimit, si dhe rëndësia e skemave përkatëse, janë indikacione të dobishme në vlerësimin e reputacionit. Ky faktor përmendet në Nenin 2 (1)(b) (6) të Rekomandimeve të WIPO-s.

Në lidhje me sa më lart, në vlerësim të gjykatës, rezulton se përmbushen një sërë kriteresh të rekomanduara me dokumentin e mëlartcituar nga WIPO. Lidhur me këtë, Gjykata çmon të referohet tek të dhënat e siguruara nga autoritetet doganore në lidhje me importet e produkteve të {…}dhe të sjella në gjykim prej palës së tretë të cilat flasin për volume të llojit: kategoria e ujrave (kodi 2201 e vazhdim) kap shifrën mbi 1,000,000 litra volum në vit; ajo e lëngjeve me sheqer (përfshirë dhe aperitivet, kodi 2202 e vazhdim) në një mesatare vjetore prej 2,000,000 litra në vit, dhe lëngjet e frutave (kodi 2009 e vazhdim) dhe koncentratet e çajit etj (kodi 2101) me një volum më të pakët. Këto të dhëna gjenden në shkresën Nr. 13160/4 prot, datë 18 Shtator 2018 lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Sektori i Analizës dhe është dokument i administruar në dosjen gjyqësore.

Sa më lart, Gjykata vlerëson se me të drejtë Bordi i Apelimit të DPPI i ka gjetur kundërshtimet e kundërshtuesit {…} spa ndaj aplikimeve të markave të paditësit si të mbështetura në ligj dhe prova. Bazuar në dokumenat e paraqitura Bordi ka vlerësuar markën e ndërhyrësit dytësor në këtë gjykim {…} {…}si të mirënjohur në Shqipëri (që përpara aplikimit të markave të paditësit), dhe me vendimet e tij Nr.618/7prot., dhe Nr.619/7prot., datë 15 Gusht 2017 - vendime objekt gjykimi,

Bordi i Apelimit me të drejtë ka disponuar me pranim të kundërshtimeve të kundërshtuesit {…} dhe Nr.AL/T/2016/619 për markën fjalë {…}, të dyja të aplikuara nga paditësi.

Së katërti, gjykata vlerëson të theksojë se ajo çka e legjitimon personin e tretë “{…}” në prapësimet e tij dhe çka e bën të bazuar vendimmarrjen e organit administrativ DPPI në dy aktet e nxjerra prej tij e të kundërshtuara gjyqësisht prej paditësit La Vita Production, përbëhet nga dy kushte kryesore që duhet të përmbushen në zbatim të ligjit “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar: (1). Marka e mëparshme është e mirënjohur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në datën kur marka e kundërshtuar është aplikuar për rregjistrim (cka rezultoi e provuar në gjykim dhe u bazua në gjithë arsyetimin ligjor të bërë me lart prej gjykatës). (2). Për shkak të identitetit ose ngjashmërisë midis markës së kundërshtuar dhe markës së mëparshme të mirënjohur, si dhe midis mallrave dhe shërbimeve të mbrojtura nga marka, ekziston mundësia për konfuzion tek publiku përkatës në territorin përkatës (Shqipëri).

Gjykata vlerëson të theksojë se nëse kriteri i parë u analizua hollësisht në arsyetimin e gjykatës deri në këtë pikë të vendimit, vlen të ndalemi tek i dyti, pra tek kriteri i ngjashmërisë mes markave. Nga ajo çfarë rezultoi gjatë gjykimit, Gjykata arrin në konkludimin se markat në fjalë janë jo vetëm dukshëm të ngjashme por janë thuajse identike. Një krahasim paralel midis tyre legjitimon plotësisht pretendimet e ndërhyrësit dytësor “{…}” s.p.a.

Gjykata vlerëson të theksojë se gjetja e ngjashmërive qoftë në njërin nga komponentet objekt krahasimi vizual, fonetik apo konceptual përbën bazë të mjaftueshme për t’i konsideruar shenjat të ngjashme dhe për të passjellë mundësinë e konfuzionit tek konsumatori (vlen të përmenden në këtë pikë cështjet e GJDBE, C-251/95 Sabel BV vs.Puna AG; T-434/07 “Volvo”, gjykim i datës 02.12.2009,..etj). Markat e palës paditëse janë të inkorporuara vizualisht dhe fonetikisht tek marka e mirënjohur {…} {…}. Dhe është pikërisht elementi i përbashkët {…} tek të dy markat i cili dominon përshtypjen e përgjithshme të markës kundërshtuese. Në raport me elementin tjetër {…}ai zë një raport shumë të lartë, rreth 90 me 10 prandaj fjala {…} cilësohet si elementi dominant i markës. Sa më lart, Gjykata vlerëson se markat edhe vizualisht edhe fonetikisht janë thuajse identike.

Së pesti, sa i takon krahasimit të mallrave apo shërbimeve që këto marka mbrojnë, Gjykata vlerëson të theksojë se rezultoi e provuar në gjykim se marka e kundërshtuar, aplikimi kombëtar nr.AL/T/2016/618 ka aplikuar për tu regjistruar në klasën 32 përkatësisht për mallrat aperitive, joalkoolike. Sakaq, edhe marka kundërshtuese e ndërhyrësit dytësor {…} spa, sikurse u provua në gjykim, mbulon pije jo-alkoolike dhe në veçanti, aperitive. Nga krahasimi i mallrave në diskutim rezultoi qartë se mallrat e markës kundërshtuese përfshihen në kategorinë e gjerë të markës së kundërshtuar. Për këtë shkak ato konsiderohen identike. Sa i takon pretendimit të personit të tretë për keqbesim të aplikantit, paditësit, në aplikimin e markave “{…} fjalë/fjalë e figurë, Gjykata vlerëson se ato mbeten në kuadrin e pretendimit, pra të paprovuara me prova shkresore. Për sa më lart, për gjithë sa më sipër hollësisht u aryestua, Gjykata vlerëson se me të drejtë Bordi i Apelimit të DPPI i ka gjetur kundërshtimet e kundërshtuesit {…} spa ndaj aplikimeve të markave të paditësit si të mbështetura në ligj dhe prova. Bazuar në dokumenat e paraqitura Bordi ka vlerësuar markën e ndërhyrësit dytësor në këtë gjykim {…} {…}si të mirënjohur në Shqipëri (që përpara aplikimit të markave të paditësit), dhe me vendimet e tij Nr.618/7prot., dhe Nr.619/7prot., datë 15 Gusht 2017 - vendime objekt gjykimi, Bordi i Apelimit me të drejtë ka disponuar me pranim të kundërshtimeve të kundërshtuesit {…} spa duke vendosur po ashtu refuzimin e aplikimeve Nr.AL/T/2016/618 për markën figurë {…} dhe Nr.AL/T/2016/619 për markën fjalë {…}, të dyja të aplikuara nga paditësi. Për këto arsye, padia duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj e në prova.