关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL078-j

返回

Vendimi nr. 80-2020-2428, datë 16.10.2020 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



V SHPK KUNDËR DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE TIRANË DHE SHOQËRIA A.B SHPK., VENDIMI nr.2428, datë 16.10.2020 PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.257/11 PROT. DATË 17.12.2019 TË BORDIT TË APELIMIT TË PALËS SË PADITUR DPPI.

Objekti i padisë: Konstatimi i paligjshmërisë dhe shfuqizimi i vendimit nr. 257/11 prot. datë 17.12.2019 të Bordit të Apelimit të palës së paditur DPPI. Lënia në fuqi e vendimit nr.257/6 prot. datë 25.07.2019 të Dhomës për shfuqizim/zhvlerësim të DPPI. Detyrimi i të paditurit DPPI të shfuqizojë të gjitha regjistrimet e kësaj marke për të paditurin A.B shpk., si dhe të publikojë vendimin gjyqësor në buletinin e publikuar prej saj. Ndalimi i përdorimit apo publikimit të markës së regjistruar me emrin NG nga i padituri A.B shpk.

Gjyqtari:

Fjalët kyç:

Pronësi industriale, markë, regjistrim, procedurë administrative, pezullim, organ publik

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, nenet 66, 67 dhe 136 të Kodit të Procedurave Administrative, dhe neni 143 i Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për pronësinë industriale" të ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi V shpk., regjistruar pranë QKB, ka për objekt veprimtarie formimin profesional në fushën e parukerisë. Referuar ekstraktit të QKB, paditësi është me status të pezulluar. Pala paditëse ka aplikuar pranë DPPI për të çregjistruar markën NG, regjistruar në emër të të paditurit A.B shpk. Dhoma për shfuqizim pranë DPPI me vendimin nr. 257/6., prot. datë 25.07.2019, ka pranuar kërkesën e paditësit.

Mbi ankimin e subjektit A.B shpk., Dhoma e Apelimit pranë DPPI ka marrë vendimin nr. 257/11., datë 17.1.2019, për pezullimin e procedurës administrative deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata e Lartë, lidhur me një mosmarrëveshje mes ortakëve të shoqërisë V shpk. Nisur sa më sipër, pala paditëse i është drejtuar me kërkesëpadi gjykatës, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Dhomës së Apelimit si dhe detyrimin e palës së paditur DPPI për çregjistrimin e markës NG për të paditurin A.B shpk.

Paditësi pretendon se: duhet të bëhet çregjistrimi i markës NG për të paditurin A.B shpk. pasi është e ngjashme me një markë të mëparshme të përdorur nga V shpk. Ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit të publikut pasi mund të perceptohet si markë e përbashkët për të dyja shoqëritë tregtare. Dhoma e Apelimit në DPPI nuk duhej të pezullonte procedurën administrative për shkak të shqyrtimit të një mosmarrëveshje mes ortakëve tanë nga Gjykata e Lartë. Mosmarrëveshja mes ortakëve nuk ndikon në procedurën administrative të iniciuar nga V shpk. lidhur me çregjistrimin e markës tregtare GN.

Të paditurit pretendojnë se: procedura administrative për shyrtimin e ankesës për çregjistrim pranë DPPI duhet të pezullohet deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata e Lartë lidhur me një mosmarrëveshje mes ortakëve të shoqërisë V shpk., pra të palës paditëse.

Vendimi:

Pranimi i pjesshëm i kërkesëpadisë së paditësit V SHPK. Shfuqizimi i Vendimit Nr. 257/11., prot, datë 17.12.2019 i Dhomës së Apelimit të DPPI dhe detyrimin e palës së paditur të shqyrtojë në themel ankimin e subjektit V shpk. Rrëzimi i padisë për pjesën tjetër të kërkimeve.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata vlerëson se pala e paditur ka gabuar kur ka vendosur pezullimin e procedurës administrative deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata e Lartë, lidhur me një mosmarrëveshje mes organeve të paditësit V shpk. Në Gjykatën e Lartë, objekt shyrtimi janë konfliktet mes ortakëve të shoqërisë, ndërsa pranë Dhomës së Apelimit në DPPI objekt shqyrtimi është vendimi i Dhomës së Zhvlerësimit për çregjistrim të një marke, vendim i cili është në interes të palës paditëse V shpk. Pra, gjykimi i cili është vlerësuar si shkak pezullues në fakt nuk ndikon fare në procesin administrativ që është në pritje të shqyrtimit në Dhomën e Apelimit.

K.Pr.Administrative parashikon shprehimisht rastin kur mund të pezullohet një procedim administrativ, konkretisht kur organi publik që zhvillon procedurën përballet me një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e procedurës. Ky trup gjykues vlerëson se në rastin konkret, zgjidhja e mosmarrëveshjes në Gjykatën e Lartë, nuk përbën dhe nuk duhet të vlerësohej si parakusht për zgjidhjen e procedimit administrativ. Çështja nëse duhet të bëhet çregjistrimi në emër të A.B shpk. është thellësisht ligjore dhe nuk ka koneksitet me përfundimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Dhomës së Apelimit pranë DPPI është i pabazuar në ligj e në fakt, si i tillë duhet të shfuqizohet.

Lidhur me kërkimet e tjera të padisë, gjykata çmon se paditësi nuk legjitimohet t’i kërkojë në këtë gjykim për sa kohë që nuk ka një vendim përfundimtar të organit administrativ apo për sa kohë që nuk ka kaluar afati i parashikuar në ligj brenda të cilit organi duhet të shprehet me vendim. Dhoma e Apelimit në DPPI nuk ka dalë me vendim përfundimtar por me një vendim të ndërmjetëm për pezullim procedure. Për pasojë, paditësi nuk ka interes të ligjshëm për të mbrojtur kërkimet e tjera në këtë proces. Pra, duhet ezauruar e gjithë procedura administrative pranë organit publik në mënyrë që paditësi t’i drejtohet gjykatës për kërkimet e tjera.