关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL054-j

返回

Vendimi nr. 6710, datë 28.07.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Shoqëria A.D sh.p.k KUNDËR M.B, VENDIMI Nr. 7493, datë 28.09.2016, SPC PËR PUSHIMIN E CËNIMIT TË PËRDORIMIT TË MARKES TREGTARE, SHPËRBLIM DËMI PASUROR DHE JOPASUROR

Objekti i padisë: Pushimi i cënimit të përdorimit të markës tregtare, shpërblimi i dëmit pasuror (fitimi i munguar) dhe jopasuror 

Gjyqtari: A.P

Fjalët kyç:

Person juridik, person fizik, markë tregtare, aktivitet tregtar, regjistrimi i markës, dëm jopasuror, dëm pasuror, emri i mirë tregtar, elementë vizual, fonetik, konceptual, qarkullim civil.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 608, 609, 625, 640 e vijues të Kodit Civil, si dhe neni 140 e vijues i ligjit nr 9947, dt 07.07.2008 “ Për pronësinë industriale “.

Faktet kryesore:

Paditësi shoqëria “A.D“ sh.p.k është person juridik që ushtron aktivitet tregtar në fushën e distribucionit të artikujve ushqimore, importit dhe eksportit të tyre referuar të dhënave të ekstraktit të QKR-së. Kjo shoqëri ka regjistruar në pronësi të saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave markën “Zgara korçare” referuar certifikatës së regjistrimit të markës nr.657/4 Prot,dt 28.06.2013 të administruar në cilësinë e provës në gjykim. Kjo markë tregtare referuar tërësisë së akteve që i përkasin praktikës së regjistrimit, të paraqitura në gjykim nga personi i tretë Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave, përfshihet në listën e shërbimeve (restorant) referuar klasifikimit ndërkombëtar të Nicës. Marka “ Zgara korçare” shoqërohet me pasqyrimin e saj grafik ku mbizotëron mbishkrimi “ Zgara korçare” në një sfond ngjyrash e zeze, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj.

Ndërsa pala e paditur M.B është person fizik që ushtron aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të zgarës sikurse përcaktohet në ekstraktin e lëshuar nga QKR më datë 06.11.2015. Ky subjekt tregtar është regjistruar në QKR më datë 10.06.2013, dhe rezulton aktiv.

Shoqëria A. D sh.p.k i është drejtuar gjykatës me padinë objekt shqyrtimi me pretendimin se pala e paditur, personi fizik tregtar M.B, përdor në mënyrë të paligjshme dhe të paautorizuar markën tregtare “ Zgara korçare”, pronësi e palës paditëse gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Paditësi pretendon se pala e paditur, personi fizik tregtar M.B, përdor në mënyre të paligjshme dhe të paautorizuar markën tregtare “Zgara korçare”, pronësi e palës paditëse gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Emertimi “Zgara korçare“ i ekspozuar nga e paditura në vendin e ushtrimit të aktivitetit tregtar është identike me markën e regjistruar nga shoqëria A.D sh.p.k pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave referuar elementëve krahasues vizual, fonetik, konceptual etj. Si pasojë palës paditëse i është shkaktuar dëm jopasuror rrjedhojë e cenimit të emrit te mirë tregetar dhe imazhit të krijuar në treg në kushtet e identifikimit me markën e saj, të shërbimit të ofruar nga pala e paditur, që nuk gëzon cilësitë dhe karakteristikat që individualizojnë shërbimin e mbulur nga kjo markë. Njëkohësisht konstatohet ulje e ndjeshme e aktivitetit ekonomik të palës paditëse dhe e fitimit financiar për shkak të ofrimit në qarkullimin civil edhe të shërbimit restorant – produkte zgare nga pala e paditur, e cila duke përdorur në mënyrë të paautorizuar markën e paditësit ka krijuar konfuzion te konsumatorët që nuk mund të identifikojnë shërbimet e ofruara nga secila prej palëve.

E paditura pretendon se: nuk ka qenë në dijeni të faktit se përdorimi i emërtimit “Zgara korçare” përbënte cenim të një marke të regjistruar që gëzonte mbrojtje konform ligjit “ Për pronësinë industriale “ duke u angazhaur njëkohësisht në marrjen e masave të nevojshme për mospërdorimin në të ardhmen të kësaj marke.

Vendimi:

Gjykata në përfundim të hetimit gjyqësor, pasi analizoi në tërësi provat në raport me kërkimet e palës paditëse, prapësimet e të paditurës dhe ligjin material që disiplinon marrëdhënien juridike objekt gjykimi konkludon se kërkesë padia duhet pranuar pjesërisht duke rrëzuar vetëm kërkimin që lidhet me shpërblimin e dëmit pasuror.

Ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës tregetre “Zgara Korçare” në qarkullimin tregtar ne vendin ku ushtron aktivitetin personi fizik tregtar M.B duke urdhëruar të paditurën të heqë nga ambientet ku ushtron aktivitetin emërtimin e markës “Zgara Korçare” si dhe detyrimin të dëmshpërblejë paditësin shoqëria A.D sh.p.k dëmin jopasuror të shkaktuar nga përdorimi i paautorizuar i markës “Zgara Korçare “ në shumën 20.000 lekë.

Arsyetimi i gjykatës: në cilësinë e subjektit pronar të markës së regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave paditësi pretendon përdorimin e kundërligjshëm dhe të paautorizuar të saj nga pala e paditur, e cila duke përdorur markën në fjalë siguron ekspozimin në treg ndaj konsumatorëve, të shërbimit restorant në lidhje me produktet e zgarës, duke cenuar jo vetëm interesat pasurore të pronarit të markës por dhe reputacionin e emrin e mirë të krijuar në treg duke shkaktuar njëkohësisht dëm jopasuror.

Shqyrtimi i pretendimeve të mësipërme dikton nevojën e analizës së markës së perdorur nga pala e paditur gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar, ngjashmërinë apo natyrën identike me markën “ Zgara korçare “ të regjistruar nga pala paditëse, referuar elementeve ligjore krahasues që përbejnë indicie të mjaftueshme për vlerësimin gjyqësor të cenimit të pretenduar të markës tregtare. Neni 140 i ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 i ligjit “Për pronësinë industriale“ sanksionon: “1.Cdo shenjë ose kombinim shenjash që paraqitet grafikisht dhe që shërben....2. Përbëjnë markë shenjat e mëposhtme: a) fjalët, përfshi emrat personale, shkronjat, numrat, shkurtimet...”

Ndërsa në nenin 156 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale“ parashikohet të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi: 1.Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të përdorimit të markës në përputhje me të drejtat e parashikuara në këtë ligj. 2.Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën të ndalojë personat e tretë të përdorin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare pa autorizimin e tij:

a) një shenjë që është e njëjtë me markën, për mallra dhe shërbime, që janë të njëjta me ato për të cilat është regjistruar marka...

Regjistrimi i markës tregtare që individualizon një produkt ose shërbim përfshin në kuadrin e mbrojtjes ligjor subjektin që gëzon të drejtën e përdorimit të kësaj marke (pronari i markës) duke i garantuar mjete mbrojtëse ndaj çdo veprimi cenues në përdorimin e markës së tij, të njëjtë apo të ngjashme, për të njëjtin lloj produkti ose shërbimi apo një produkt ose shërbim të ndryshëm, duke mbrojtur jo vetëm interesat pasurore dhe jopasurore të tij, por dhe ato të konsumatorëve. Analiza e pretendimeve për përdorimin e paautorizuar të markës “Zgara korçare“ nga pala e paditur gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar orienton arsyetimin, referuar dispozitave të sipërcituara të ligjit “Për pronësinë industriale" dhe konventave ndërkombëtare, në elementët dhe kriteret e mëposhtme krahasuese a)Krahasimi i shenjave vizualisht dhe fonetikisht të ngjashme, referuar këtij kriteri gjykata duhet të tregojë kujdes në analizën e ngjashmërisë vizuale, fonetike dhe konceptuale mes markës së rregjistruar dhe asaj që pretendohet se përdoret nga pala e paditur. Ky krahasim duhet të bazohet në përshtypjen e përgjithshme që markat përcjellin, duke marrë në konsiderate komponentët dallues dhe dominant të tyre. Gjetja e ngjashmërive qoftë dhe në njërin prej elementëve subjekt krahasimi përbën bazë të mjaftueshme për të konsideruar palën e paditur në kushtet e përdorimit të paautorizuar të markës pronësi e palës paditëse.

Për nevoja të krahasimit vizual të markës së përdorur nga pala e paditur në raport me markën “Zgara korçare“ të regjistruar në pronësi të palës paditëse gjatë gjykimit u realizua një ekspertim grafik, nga i cili konkludua:

Duke krahasuar emërtimin e dy subjekteve në gjykim përcaktoj se ndryshimi i fontit të emërtimit “Zgara korçare” nga “Mistral“ në “Century”, ngjyra e germave nga e bardhë në të verdhë si dhe ngjyra kafe e sfondit (e përbashkët) nuk përbëjnë ndryshim. Emërtimi i njëjtë dhe diferencat e vogla grafike nuk përmbushin kushtet për ta cilësuar këtë emërtim identifikues të ndryshëm nga ai i markës tregtare të regjistruar “

Sa më sipër gjykata konkludon se në aspektin vizual emërtimi i përdorur nga pala e paditur për identifikimin e shërbimit të ofruar ka ngjashmëri të theksuara në raport me markën tregetare ’’Zgara korçare” të regjistruar në pronësi të palës paditëse. Në të dy rastet komponenti identifikues është elementi verbal “Zgara korçare”, i stilizuar, i cili është dominues në sfondin e përdorur. Ky element është inkorporuar tërësisht në emërtimin e përdorur nga pala e paditur. Ndryshimi në llojin e shkrimit dhe nuancat e përafërta në ngjyra të përdorura nga pala e paditur nuk zbehin ngjashmërinë e theksuar me markën e regjistruar nga pala paditëse “Zgara korçare”. Ndërsa në aspektin fonetik emërtimi “ Zgara korçare” i përdorur nga pala e paditur është identik me markën e regjistruar nga pala paditëse, duke krijuar konfuzion në dallimin e shërbimeve të ofruara nga secili subjekt. Ngjashmëria referuar konfuzionit që krijohet në treg në raport me shërbimet e ofruara. Mundësia për konfuzion në treg e konsumatorit mes markës së regjistruar konform ligjit dhe asaj që përben imitim përfshin elementët bashkëlidhës që krijojnë ngjashmëri jo vetëm në raport me shenjat në aspektin vizual, por dhe me mallrat dhe shërbimet që ato identifikojnë. Në këtë rast merret në konsiderate shkalla e vëmendjes së një konsumatori mesatar i cili identifikimin e shërbimit apo produktit, në varësi dhe të natyrës së tij, ia beson memories vizuale të markës dhe jo përqendrimit në elementet e veçantë dallues mes saj apo një marke imituese.

Në rastin objekt gjykimi shërbimet e identifikuara nga pala e paditur përmes emërtimit “Zgara korçare” (shërbime restoranti të produkteve të zgarës të identifikuara me elementin gjeografik të zonës së origjinës) janë identike me shërbimet që mbulon marka e regjistruar nga pala paditëse “Zgara korcare”. Duke i bashkëlidhur këtij elementi ngjashmëritë vizuale dhe përputhshmërinë fonetike mes markës së paditësit dhe asaj të përdorur nga pala e paditur evidentohet qartazi konfuzioni i pashmangshëm në treg mes shërbimeve të ofruar nga secili prej ndërgjyqësve.

Sa më sipër, është evidente se pala e paditur M.B gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtare (shërbim - prodhime zgare) përdor në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin markën e regjistruar nga pala paditëse “Zgara korçare”. Kjo situate kundralishmërie legjitimon palën paditëse në kërkimin e saj për pushimin e cenimit të përdorimit të markës “ Zgara korçare“ nga pala e paditur referuar nenit 156 të ligjit “Për pronësinë industriale“. Në këto kushte gjykata çmon se kjo pjesë e kërkimit të padisë duhet pranuar duke urdhëruar ndalimin e përdorimit te paautorizuar të markës “Zgara korçare” në qarkullimin tregtar nga pala e paditur M.B.

Pala e paditur, paditësi shoqëria A.D sh.p.k kërkon ti shpërblehet dëmi pasuror dhe jopasuror referuar neneve 608, 625, 640 të KC. Nga analiza e dispozitave të mësipërme ligjore rezulton se përgjegjësia civile në shkaktimin e dëmit jashtëkontraktor lind në kushtet e vertetimit në mënyre kumulative të katër elementeve: 1. veprimit të paligjshëm; 2. dëmit pasuror ose jopasuror; 3. fajit në shkaktimin e dëmit, dhe 4. lidhjes shkakësore mes veprimit të paligjshëm dhe dëmit të shkaktuar. Veprimi i paligjshëm në shkaktimin e dëmit cilësohet një kategori objektive, shfaqja e kundërligjshme e vullnetit të subjektit të së drejtës që sjell si pasojë shkeljen ose cenimin e të drejtave, lirive dhe interesave të të tretëve që mbrohen nga rendi juridik dhe zakonet e mira. Kundërligjshmëria e sjelljes së subjektit shkaktar të dëmit cenon marrëdhëniet juridike, që gëzojnë mbrojtje nga kushtetuta, aktet ndërkombëtare, ligjet dhe aktet nënligjore, të cilat njohin dhe garantojnë të drejtat e personave fizik dhe juridik në raport me njeri tjetrin dhe pushtetin publik. Faji është qëndrimi subjektiv i personit shkaktar të demit në raport me veprimin e kundërligjshëm dhe pasojat që vijnë prej tij, që nënkupton vullnetin e brendshëm psikik për të kryer veprimin, për të siguruar ardhjen e pasojave ose lejimin e ardhjes së tyre. Lidhja shkakësore vlerësohet si ekzistenca e lidhjes objektive, të drejtpërdrejtë dhe të pavarur nga vullneti i subjektit shkaktar të dëmit mes veprimit të kundërligjshëm dhe pasojës së ardhur. Lidhja shkakësore vërteton lidhjen mes tre elementeve objektive dhe subjektive të faktit të paligjshëm; konkretisht sjelljes së paligjshme, fajit dhe pasojës së ardhur, pra dëmit të shkaktuar në pasurinë, shëndetin ose personalitetin e subjektit të dëmtuar. Elementi i lidhjes shkakësore mbështetet në parimin condicio sine qua non sipas të cilit nuk do të vërtetohej ardhja e pasojës së dëmshme nëse nuk do të kishte ndodhur shkaku, sjellja e paligjshme dhe faji për shkaktimin e dëmit.

Dëmi jopasuror në rastin e subjekteve tregtare prek sferën e reputacionit dhe emrit të mirë tregtar të krijuar prej tyre gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, i cili mund të ketë karakter pasuror ose jopasuror, duke sjellë pasoja në lidhje me marrëdhëniet me të tretet, veçanërisht me klientelën apo me sjelljen e ardhshme në treg dhe pritshmëritë për krijimin e raporteve te reja tregtare. Nga provat e nënshtruara hetimit gjyqësor arrihet në konkluzionin se pala e paditur përmes përdorimit të kundërligjshëm të markës “ Zgara korçare “gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar ka sjellë si pasojë cenimin e emrit dhe reputacionit tregtar të palës paditëse. Ofrimi në treg nga pala e paditur e shërbimit restorant “produkte zgare “ duke i atashuar markën e paditësit ka identifikuar shërbimin në fjalë me ato që mbulohen nga marka e regjistruar tregtare “Zgara korçare” e cila pa dyshim individualizon karakteristika dhe cilesi të ndryshme dalluese nga ato të palës së paditur. Duke marrë në konsideratë ngjashmëritë mes markës pronësi e palës paditëse dhe asaj të përdorur në qarkullimin tregtar nga e paditura, sikurse dhe natyrën e njëjtë të shërbimit të ofruar prej tyre është bindshëm e paevitueshme konfuzioni që krijohet në treg të konsumatori dhe pamundësia për dallimin mes tyre. Duke ofruar në treg një shërbim krejtësisht të ndryshëm në cilësi nga ai që mbulon marka e regjistruar “Zgara korçare “, përmes përdorimit të paautorizuar të kësaj të fundit, pala e paditur ka cënuar emrin e mirë të krijuar në treg nga pala paditëse përmes markës së regjistruar prej tij. Për këtë arsye pala e paditur duhet të detyrohet gjyqësisht t’i shpërblejë paditësit dëmin jopasuror të shkaktuar në bazë të neneve 608 dhe 625 të KC.

Përsa i takon masës së dëmit, gjykata mori në konsideratë kohëzgjatjen e përdorimit të paautorizuar të markës nga pala e paditur, e cila daton 10.06.2013,emrin e mire dhe reputacionin që gëzon në treg marka e regjistruar nga pala paditëse, masat e marra nga e paditura për të ndaluar vazhdimësinë e cenimit të markës përmes heqjes, gjatë kohëzgjatjes së hetimit gjyqësor, të nje pjese të emërtimit që përben cenim të markës së palës paditëse. Sa më sipër duke patur për qëllim rivendosjen e të drejtës së shkelur, në mënyrë proporcionale me demin e pësuar dhe bazuar në tërësinë e rrethanave të çështjes gjykata çmon se pala e paditur duhet të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jopasuror të pësuar në masën 20.000 leke.

Përsa i përket dëmit të pretenduar pasuror, paditësi nuk paraqiti asnjë prove gjatë hetimit gjyqësor për të vërtetuar uljen e aktivitetit ekonomik dhe për pasoje reduktimin e fitimeve në treg si pasoje e përdorimit të paautorizuar të markës së tij nga pala e paditur. Paditësi kishte barrën e provës te analizonte dhe provonte gjate gjykimit ndryshimet e konstatuara ne veprimtarinë e tij tregtare gjatë kohës së përdorimit të markës nga pala e paditur,uljen e veprimtarisë ekonomike, ndryshimin në perceptimin dhe vlerësimin e shërbimit në radhët e konsumatorëve, pritshmëritë për sjelljen e ardhshme në treg, raport me klientelën e zakonshme dhe lidhjen shkakësore mes këtyre pasojave dhe përdorimit të kundraligjshëm në treg të markës së tij. Të gjitha këto konstatime kërkojnë një analizë ekonomike dhe juridike mbi bazën e provave që duhet të ishin paraqitur në gjykim pala paditëse. Për këtë shkak kërkimi i padisë për pjesën e shpërblimit të dëmit pasuror duhet rrëzuar si i pabazuar në prova.

Në përfundim, gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë, duke rrëzuar vetëm kërkimin që lidhet me shpërblimin e dëmit pasuror.