关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL050-j

返回

Vendimi nr. 4821, datë 06.06.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA A.D SH.P.K KUNDËR E.H, PERSON I TRETË DPPM, VENDIMI Nr. 4821, datë 06.06.2016, PËR KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME NGA PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR I MARKËS TREGTARE, NDALIMIN E PËRDORIMIT DHE SHPËRBLIMIN E DËMIT QË RRJEDH NGA PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR I MARKËS TREGTARE.

Objekti i padisë: Konstatimin e konkurrencës së pandershme nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të markës tregtare, ndalimin e përdorimit dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga përdorimi i paautorizuar i markës tregtare. 

Gjyqtari: I.Ç

Fjalët kyçe:

Markë tregtare, konfuzion tek konsumatori, fjalë dhe elemente të stilizuar, paraqitje grafike, kombinim ngjyrash, shenja dalluese, etiketa, shfaqje ambalazhuese, emri i mirë tregtar.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil, si dhe nenet 156 e vijues të ligjit nr.9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Faktet kryesore: Pala paditëse, shoqëria A.D sh.p.k, është pronare e markës tregtare “ZK”, markë për të cilën ka bërë regjistrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Marka tregtare në pronësi të paditësit është depozituar në datë 17 dhjetor 2012 dhe është regjistruar në regjistrin kombëtar me numër 149915 në datën 28 qershor 2013. Regjistrimi është bërë për Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës.

Pas regjistrimit të markës tregtare “ZK” në emrin e saj, pala paditëse ka konstatuar se i padituri E.H përdorte në mënyrë të paautorizuar të njëjtën markë tregtare në territorin shqiptar.

I padituri E.H ushtron aktivitetin tregtar i regjistruar si Person Fizik (tregtar), me objekt veprimtarie “Bar - Kafe” dhe me emër tregtar “ZK”, pra me emër të njëjtë me emrin e regjistruar nga i paditur si markë tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Po ashtu, i padituri E.H ka afishuar në vendin e ushtrimit të aktivitetit, tabelen “ZK”, e cila është e njëjtë me markën tregtare që është e regjistruar në emër të palës paditëse.

Paditësi, në datën 24 nentor 2015, i është drejtuar të paditurit E.H, duke i kërkuar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës të markës tregtare “ZK”, duke i lënë një afat 30 ditor, me qëllim pushimin e cenimit të drejtave që rrjedhin nga marka.

I padituri E.H, nuk i është përgjigjur kërkesës se paditësit, shoqërisë A.D sh.p.k për ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës dhe ka vazhduar të përdorë markën tregtare “ZK” në pronësi të paditësit.

Paditësi pretendon se: I paditur E.H ushtron aktivitetin me emrin tregtar “ZK”, pra me të njëjtin emër për të cilin paditësi ka bërë regjistrimin e markës tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave. I padituri ushtron aktivitetin tregtar në territorin shqiptar, pra në të njëjtin territor gjeografik për të cilin është dhënë edhe marka tregtare në favor të palës paditëse, shoqërisë A.D sh.p.k. Po ashtu, paditësi pretendon se i paditur ka si objekt veprimtarie “Bar-Kafe”, veprimtari për të cilën është bërë regjistrimi dhe mbrojtja e markës “ZK” në emër të palës paditëse. I padituri ka afishuar në vendin e ushtrimit të aktivitetit një tabelë me emrin “ZK”, e cila është njëkohësisht edhe marka tregtare e palës paditëse. Pavarsisht se të paditurit i është kërkuar të ndërpresë përdorimin e paautorizuar të markës tregtare dhe pushimin e cenimit, ai nuk ka kthyer përgjigje dhe ka vazhduar të përdorë markën “ZK” në pronësi të palës paditëse.

I padituri nuk ka paraqitur pretendime, pasi ka qenë në mungesë gjatë gjithë gjykimit.

Vendimi:

Gjykata në përfundim të gjykimit, ka vendosur pranimin pjesërisht të padisë. Në vendim, gjykata ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “ZK” në qarkullimin tregtar, si dhe ka urdhëruar të paditurin të heqë nga ambjentet ku ushtron aktivitetin, tabelat me emërtimin “ZK”. Në lidhje me këtë pjesë të vendimit, gjykata vlerëson se marka tregtare në pronësi të palës paditëse, është fonetikisht e njëjtë me markën që përdor pala e paditur E.H, si dhe kanë shenja që janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Kjo lloj ngjashmërie ndërmjet markave, përbën burim konfuzioni për konsumatorët në lidhje me markën tregtare dhe produktet që ato përfaqësojnë. Në lidhje me shpërblimin e dëmit, gjykata ka konstatuar se plotësohen kushtet për shpërblimin e dëmit, pasi palës paditëse i është cenuar emri i mirë tregtar nga veprimet e paligjshme të palës së paditur, por ka vendosur të pranojë pjesërisht masën e dëmit të kërkuar nga pala paditëse.

Arsyetimi i gjykatës: Pala paditëse është pronare e ligjshme e markës tregtare “ZK”, regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave me datë depozitimi 17 dhjetor 2012, me numër regjistrimi kombëtar 14915, datë regjistrimi 28 qershor 2013. Në këto kushte, paditësi ka legjitimitet aktiv për t’iu drejtuar gjykatës, për mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga pronësia mbi markën.

I padituri E.H rezulton të jetë përdorues i markës tregtare “ZK”, pasi në vendin e ushtrimit të aktivitetit të tij, ka vendosur tabelën me të njëjtin emër tregtar që është regjistruar si markë nga pala paditëse. Megjithëse pala paditëse i është drejtuar me shkresë të paditurit për ndalimin e përdorimit të markës, i padituri E.H nuk i ka kthyer përgjigje dhe nuk ka marrë masa për ndalimin e cenimit të markës. Nga pamjet dhe fotot e paraqitura në gjykim nga pala padiëtse, vërtetohet vendosja e tabelës “ZK” në adresën që sipas ekstraktit të regjistrit tregtar, është adresa e vendit të ushtrimit të veprimtarisë tregtare të të paditurit E.H. Në këto kushte, i padituri ka legjitimitet pasiv në këtë proces gjyqësor.

Padia është paraqitur brenda afatit ligjor tre vjeçar të parashikuar në nenin 167 pika 5 të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”.

Marka “ZK”, e regjistruar në pronësi të palës paditëse, është e përbërë nga fjalë të stilizuara (e zezë, e bardhë, kafe dhe nuancat e saj) dhe është regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave në Klasën 43 (Restorante), të Klasifikimit të Nicës.

Marka e regjistruar nga pala paditëse dhe marka tregtare e vendosur nga pala e paditur në ambjentin ku ushtron veprimtarinë tregtare, janë fontetikisht identike dhe shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët që gëzojnë mbrojtje nga marka, janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë, kanë të njëjtën strukturë dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Po ashtu, vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Ngjashmëria e markës në pronësi të palës paditëse, me markën që përdor i padituri, përbën burim konfuzioni për konsumatorët në lidhje me markën tregtare, produktet dhe cilësitë që ato përfaqësojnë.

Të dhënat e regjistruara nga pala paditëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Markave dhe Patentave, përbëjnë markë, në kuptim të neneve 140 dhe 141 të ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, pasi kanë formë grafike si fjalë dhe kombinim ngjyrash, si dhe përmbajnë elementë thelbësorë me karakter dallues për të diferencuar dhe arritur tek konsumatori.

Mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse janë të njëjta dhe, në këto kushte, sjellin konfuzion tek konsumatori. I padituri E.H është përdorues i paautorizuar i markës tregtare “ZK”, gjë që rezulton si nga fakti që i padituri nuk i ka kthyer asnjë përgjigje palës paditëse në lidhje me mospërdorimin e markës, si dhe nga fakti që nuk është kryer asnjë veprim për heqjen e tabelës në adresën e ushtrimit të aktivitetit të të paditurit E.H. Pra, pala e paditur e ka përdorur dhe vijon ta përdorë në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “ZK” në pronësi të palës paditëse.

Neni 10 bis, pika 3 e Konventës së Parisit 1883, detyron vendet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare, të tilla që sjellin konfuzion tek konsumatori. Kjo mbrojtje përfshin markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formën ose ngjyrën e mallrave, apo çdo tregues tjetër të mallrave që përdoret nga një biznes.

Gjykata konstaton se veprimet e palës së paditur cenojnë të drejtat e pronësisë mbi markën tregtare “ZK” dhe, në përputhje me nenin 167 pika “b” të ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, urdhëron ndalimin e veprimeve të tjera në shkelje të të drejtave dhe heqjen ose bllokimin e objekteve (tabelave), që përbëjnë shkelje të të drejtave të markës tregtare.

Po ashtu, gjatë gjykimit rezultoi se pala e paditur ka përdorur markën nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit tregtar dhe reklamimit të markës në pronësi të palës paditëse. Në këto kushte, duke iu referuar nenit 638 të Kodit Civil, pala e paditur ka shkelur të drejtat mbi markën tregtare “ZK”, duke i shkaktuar palës paditëse një dëm ekonomik.

Pala paditëse ka kërkuar në objektin e padisë, edhe dëmshpërblimin për dëmin jopasuror në masën e 100.000 lekë, dëm i cili ka ardhur si pasojë e përdorimit të pautorizuar dhe shkeljes së të drejtës mbi markën dhe konkurrencën e pandershme. Ky kërkim mbështetet në nenet 184/b dhe 184/c të ligjit nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, si dhe nenet 608 dhe 625 të Kodit Civil.

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar lidhja shkakësore materiale ndërmjet sjelljes së paligjshme e me faj të palës së paditur dhe dëmit të shkaktuar. Personi përgjegjës në rastin konkret është pala e paditur E.H, i cili me veprimet e tij të paligjshme, duke reklamuar dhe përdorur emrat ose shenjat dalluese të markës tregtare “ZK”, tregton mallra të njëjtë me palën paditëse, i cili është mbajtësi i të drejtës së pronësisë mbi markën tregtare “ZK”. Këto veprime të palës së paditur kanë krijuar konfuzion tek konsumatori, me qëllim që i padituri të përfitojë ekonomikisht. Po ashtu, këto veprime të të paditurit, kanë sjellë si pasojë edhe cënimin e emrit të mirë tregtar “ZK” duke i sjellë dëme ekonomike pronarit të saj, shoqërisë A.D sh.p.k.

Pala paditëse nuk ka paraqitur pretendime për rekuperimin e pasojave eventuale ekonomike nga cenimi i të drejtave mbi markën tregtare, por ka pretenduar vetëm dëmin jopasuror në shumën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Duke vlerësuar në tërësi rrethanat e faktit, gjykata vlerëson kryesisht sjelljen e të paditurit pas njoftimit me shkrim të palës paditëse mbi të drejtat mbi markën tregtare dhe kohëzgjatjen e cenimit të këtyre të drejtave. Mosveprimi i palës së paditur për ndalimin e përdorimit të kësaj marke tregtare, passjell cenim të markës tregtare dhe, për pasojë, cenimin edhe të emrit dhe reputacionit të pronarit ligjor të saj. Në këto kushte, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, çmon të caktojë një dëmshpërblim në favor të palës paditëse në shumën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.