关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL082-j

返回

Vendimi nr. 80-2021-2376, datë 29.07.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA XX SH.P.K KUNDËR DREJTORISË SË PERGJITHSHME TË PRONESISE INDUSTRIALE DHE SHOQERISË HOLANDEZE “BAVARIA” N.V, VENDIMI Nr. 2376, datë 21.07.2021, PËR ANULIMIN E PROCEDURAVE PËR REGJISTRIMIN E MARKËS xxxx ME NR. APLIKIMI AL/T/2018/4801

Objekti: Anulimin e vendimit nr. 480/13, datë 20.5.2020 të Bordit të Apelimit dhe të të vendimit nr. 480/7 prot, datë 30.07.2019 të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale; Detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale për anulimin e procedurave për regjistrimin e markës xxxx me nr. aplikimi AL/T/2018/480 me pronar Bavari N.V; Detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të kryejë publikimin përkatës në Buletinin e Pronësisë Industriale, për refuzimin e regjistrimit të markës në favor të shoqërisë XX; Detyrimin e shoqërisë “Bavaria” N.V të ndërpresë aktivitetin e shpërndarjes së produktit me markë tregtare xxxx për shkak të konkurrencës së pandershme.

Gjyqtari: YY

Fjalët kyç:

Markë tregtare, anulim i vendimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, anulim i procedurave të regjistrimit të markës tregtare, publikimi në Buletinin e Pronësisë Industriale, ndërprerje e aktivitetit të shpërndarjes së produktit, konkurrencë e pandershme.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, Ligji nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 315, datë 31.5.2018 “Për miratimin e rregullores për markat”.

Faktet kryesore:

Shoqëria Y (pala e paditur) ka paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, kërkesën me nr. AL/T/2018/480 për regjistrimin e markës xxxx. Kërkesa është depozituar në datën 17.05.2018 dhe është publikuar në Buletinin e Pronësisë Industriale në datën 08.10.2018.

Në datën 25.01.2018, paditësi ka depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kërkesën për kundërshtimin e regjistrimit të markës me nr. AL-T-2018/480, duke pretenduar se aplikimi për regjistrimin e markës ka ngjashmëri vizive dhe konceptuale me markën tregtare të regjistruar me nr. 11992; si dhe ka ngjashmëri identike me aplikimet AL-T-2015/258, AL-T-2011/752, AL-T-2018/66 dhe aplikimin ndërkombëtar me nr.1082916, të cilat janë kundërshtuar dhe çregjistruar nëpërmjet vendimeve gjyqësore të përfunduara deri në Gjykatën e Lartë.

Me vendimin nr. 480/7 prot, datë 30.07.2019, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ka vendosur rrëzimin e kërkesës. Kundër këtij vendimi, shoqëria XX sh.p.k ka paraqitur ankim pranë Bordit të Apelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, i cili, me vendimin nr. 480/13, datë 20.05.2020 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.480/7, datë 30.07.2019 të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve. Në këto kushte, pala paditëse i është drejtuar gjykatës.

Pala paditëse pretendon: Vendimi i Bordit të Apelimit është i paarsyetuar dhe nuk shpjegon rezultatin e hetimit administrativ dhe vlerësimin e provave. Marka për të cilën kërkohet regjistrimi nuk ka karakter dallues nga marka e regjistruar me nr. 11992. Aplikimi AL-T- 2018/480 ka ngjashmëri të plotë vizive dhe figurative/konceptuale, si dhe shfaq qartësisht simbolikën dhe skematikën e markës tashmë të regjistruar “B52”. Aplikimi për regjistrimin e markës duhet të ishte refuzuar pasi marka xxxx shfaq ngjashmëri në mënyrën dhe stilimin e shkronjës, njësoj si marka “B52”.

Pala e paditur DPPI ka pretenduar se: Markat nuk lidhen me njëra tjetrën në asnjë element, nuk kanë ngjashmëri, nuk krijojnë konfuzion dhe si grafikisht ashtu edhe në fjalë kanë dallueshmëri mëse të mjaftueshme. Nga analiza e ngjashmërisë mes markave, ato dallojnë nga pikëpamja vizuale (elementet figurative të markave në proces kundërshtimi janë vizualisht të ndryshme dhe nuk ka ngjashmëri në mënyrën e stilizimit të tyre), si dhe nga pikëpamja fonetike apo dëgjimore (shqiptimi është lehtësisht i dallueshëm nga konsumatori).

Vendimi:

Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesëpadisë, duke konstatuar se veprimtaria administrative e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale gjen mbështetje ligjore në nenet 142 dhe 143 të ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, si dhe aktet administrative objekt gjykimi janë nxjerrë në përputhje me këtë ligj.

Arsyetimi i Gjykatës:

Gjykata, në përputhje me vendimin unifikues nr. 3, datë 29.03.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka identifikuar/saktësuar pretendimet e palës paditëse, që në thelb kanë të bëjnë me shfuqizimin e akteve administrative objekt gjykimi për shkak të paligjshmërisë së tyre, si dhe rregullimin e pasojave juridike të ardhura/prodhuara prej tyre.

Gjykata, nga tërësia e veprimtarisë administrative, vlerëson se Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor por edhe në atë me karakter adminsitrativ, në përputhje edhe me vendimin nr. 7, datë 27.02.2012 të Gjykatës Kushtetuese, sipas paragrafit 35 të së cilit: “Në këtë aspekt, Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj, e ka shtrirë detyrimin për respektimin e të drejtës për një proces të rregullt sa në proceset gjyqësore aq edhe administrative...”.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, sipas gjykatës, ka vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenent 142 dhe 143 të ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, e për rrjedhojë ka nxjerrë një akt administrativ të ligjshëm.

Sipas pikën 2 të nenit 143 të këtij ligji parashikohet se: “Marka nuk mund të regjistrohet ose, nese është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur: a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme; b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmerisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit të publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme.”.

Nga intepretimi ad contrario i shkronjës “b” të pikës 2 të nenit 143 të ligjit nr. 9947/2008, të ndryshuar, një markë mund të regjistrohet nëse nuk është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmerise ose të ngjashmerisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme.

Sipas gjykatës, me të drejtë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka rrëzuar kundërshtimet e palës paditëse për regjistrimin e kërkesës me numer AL/T/2018/480 për regjistrimin e markës xxxx, pasi marka për të cilën është paraqitur kërkesa për regjistrim nuk është e njëjtë apo e ngjashme me shërbimet për të cilat është regjistruar marka e palës paditëse. Ky fakt provohet dhe nga akti i ekspertimit grafik - dizanj, në të cilin është konkluduar se: “marka e regjistruar nga shoqëria X sh.p.k dhe marka e regjistruar nga shoqëria Y, nuk kanë logot as të njëjta dhe as të ngjashme, duke mos ekzistuar mundësia për shkaktimin e konfuzionit tek konsumatori”.


1 Të dhënat e vendimit janë anonimizuar automatikisht nga programi kompjuterik i përdorur nga gjykata.