关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL040-j

返回

Vendimi nr. 2467, datë 27.03.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA X KUNDËR A.B PERSON FIZIK TREGTAR, PERSON I TRETË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PRONËSISË INDUSTRIALE VENDIMI nr. 2467, datë 27.03.2017, SPC PËR PUSHIMIN E CENIMIT TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE DHE NDALIMIN E TREGTIMIT TË PRODUKTEVE TË MARKËS SË REGJISTRUAR

Objekti i padisë: Pushimi i cënimit të të drejtave të pronësisë industriale të markës së regjistruar të paditësit, ndalimi i tregtimit të produkteve nën këtë markë, si dhe heqja e bllokimi i produkteve të tregtuara në mënyrë të parregullt nga ana e palës së paditur.

Gjyqtari: M.O

Fjalët kyç:

Cënim i të drejtave të pronësisë industriale, markë tregtare, tregtim i produkteve, përdorim i paautorizuar, konfuzion.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Marreveshja e Madritit “Per regjistrimin e markave tregtare” e vitit 1891 dhe Konventa e Parisit “Per mbrojtjen e pronesise industriale”, Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 638, 639; nenet 4, 140-164 dhe 167-171 të Ligjit Nr.9947, date 07.07.2008 “Per pronesine industriale”.

Faktet kryesore:

Pala paditëse Shoqëria “X” është person juridik i regjistruar në datë 22.10.2003 sipas të drejtës tregtare turke. Objekt i veprimtarisë së saj është shitja, blerja, eksportimi, etj i materialeve elektrike, elektronike dhe sistemeve kompjuterike. Pala paditëse në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj ka regjistruar në bazë të Protokollit të Madridit në Regjistrin Ndërkombëtar të Markave, markën tregtare “vitoone”, fjalë dhe logo, me datë regjistrimi 12.08.2005 dhe mbrojtje deri në datë 12.08.2025. Sipas klasifikimit të Nicës për qëllime të regjistrimit të kësaj marke është klasifikuar ndërkombëtarisht në klasat 09, 11 dhe 35. Ky fakt është pohuar dhe nga personi i tretë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Shoqëria “X” tregtimin e mallrave të saj në Republikën e Shqipërisë e kryen nëpërmjet Shoqërisë “Y” me të cilën pretendon se ka marrëveshje ekskluziviteti për importimin dhe tregtimin e mallrave dhe produkteve të markës “vitoone” pasi nuk ka degë apo zyrë përfaqësimi në Shqipëri.

Pala paditëse pretendon se është vënë në dijeni se pala e paditur A. B i cili është i regjistruar si person fizik tregtar më datë 14.01.2016, me objekt veprimtarie tregti me pakicë të materialeve elektrike të ndryshme, përdor markën tregtare nëpërmjet ushtrimit të aktivitetit të tij tregtar. Gjithashtu pala paditëse është paraqitur pranë palës së paditur dhe ka blerë disa llampa ekonomike të cilat janë produkte nën markën, fjalë dhe logo “vitoone”.

Paditësi pretendon se i padituri përdor markën tregtare të regjisturar prej tij në mënyrë të paautorizuar. Gjithashtu paditësi pretendon se pala e paditur tregton produkte nën markën “vitoone” të cilat kanë të njëjtën pamje vizuale, të njëjtat ngjyra dhe janë të njëjtat produkte, llampa elekrime ndriçimi me konsum të ulët.

Pala paditëse është paraqitur pranë palës së paditur dhe ka blerë kundrejt kuponit tatimor produkte nën markën “vitoone” dhe nuk ka ndonjë marrëveshje me palën e paditur për tregtimin e këtyre produkteve nën këtë markë. Për këtë arsye pala paditëse pretendon se i padituri ka kryer përdorim të paautorizuar të markës tregtare për të cilën ai është pronar.

E paditura pretendon se: padia është e pambështetur në ligj dhe në prova dhe për këtë arsye duhet që të rrëzohej.

Person i tretë: pohoi faktin se marka tregtare “vitoone” ishte e regjistruar duke vendosur në dispozicion të Gjykatës të dhënat e regjistrimit të markës nga regjistri ndërkombëtar.

Vendimi:

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të pranohet pasi pala e paditur e kishte përdorur markën tregtare “vitoone” në mënyrë të paautorizuar. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pranimin e padisë pasi i padituri A. B, person fizik tregtar, rezulton të ketë qene përdorues i paautorizuar i markës tregtare “vitoone”, gjë që rezulton si nga blerja e produktit me kupon tatimor ashtu dhe nga deklarimet ndaj pyetjeve te Gjykates dhe pales paditese. Gjykata ka vendosur: Pranimin e kërkesëpadisë, pushimin e cënimit të pronësisë me anë të ndalimit të mëtejshëm në të ardhmen në mënyrë të paautorizuar të markës tregtare “vitoone” nga ana e personit fizik tregtar A. B, heqjen e bllokimin e llampave, nën logon dhe markën tregtare “vitoone”, që tregtohen në mënyrë të paautorizuar, si dhe lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për këtë vendim gjyqësor.

Arsyetimi i gjykatës: gjatë gjykimit rezultoi se paditësi ka regjistruar markën tregtare “vitoone” në bazë të “Protokollit të Madridit” në Regjistrin Ndërkombëtar të Markave me datë regjistrimi 12.08.2005 dhe me afat mbrojtjeje deri në datë 12.08.2025 duke qenë dhe pronare e ligjshme e kësaj marke tregtare. Pala e paditur A. B person fizik tregtar ka tregtuar produkte – llampa elektrike nën markën “vitoone”, të cilat kanë të njëjtën pamje vizuale, të njëjtat ngjyra dhe janë të njëjta produkte, llampa elektrike me ndriçim të ulët, me ato që tregton pala paditëse.

Bazuar ne nenin 156 te ligjit Nr.9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, veprimi i kryer nga ana e palës së paditur bie ne kundërshtim me ligjin, pasi vetëm pronari i markës së rregjistruar ka të drejtën ekskluzive të përdorimit të saj, pasi pala paditëse është pronar i regjistrimit për markën “vitoone” në Klasën 09, 11 dhe 35 sipas Klasifikimit të Nicës.

Ligji nr. 9947 “Për pronësinë industriale” në nenin 156 ka të përcaktuar se cilat janë të drejtat e pronarit të markës dhe në nenin 184/a e vijues përcakton të drejtën që ka pronari i markës për të ngritur padi dhe për të kërkuar pushimin e cënimit të të drejtave të tij nga secili do përdorues i paautorizuar i markës së regjistruar.

Gjykata shqyrtimit gjyqësor rezultoi se marka e regjistruar nga pala paditëse dhe produktet e tregtuara nga pala e paditur në ambientet ku ushtron veprimtarinë tregtare, për kohën e përdorur, janë identike dhe shenjat janë ekstremisht të ngjashme. Fjalët janë të stilizuara në të njëjtën mënyrë dhe kanë të njëjtën strukturë dhe kanë të njëjtin kuptim leksikologjik. Gjithashtu, vendosja e fjalëve, kuptimi dhe informacioni që ato përcjellin janë identike. Kjo lloj ngjashmërie përbën burim konfuzioni tek konsumatori në lidhje me markën tregtare dhe me produktet dhe cilësitë që përfaqëson.

Sipas arsyetimit të gjykatës bazuar në nenin 140 të ligjit, marka tregtare e regjistruar përmban elementët thelbësorë me karakter dallues për të diferencuar dhe arritur tek konsumatori me synimin që ky i fundit të mund të dallojë këtë markë nga një tjetër. Marka “vitoone” është regjistruar në përputhje me pikën 1, 2 (a,d) të nenit 140 si dhe pikës 3 të tij pasi është paraqitur në formë grafike, si fjalë dhe kombinim ngjyrash.

Qëllimi i markës tregtare është krijimi i një përqasjeje të konsumatorit ose me saktë lidhja që vjen midis markës dhe produktit që ai tregton, përkthyer më pas në reputacion të saj në qarkullimin tregtar. Markat tregtare shërbejnë për të dalluar mallrat ose shërbimet që një person fizik ose juridik ofron, duke plotësuar kërkesat ligjore të ligjit nr. 9947 “Për pronësinë industriale”.

Në gjykim rezultoi e provuar se mallrat që ofrohen nga palët ndërgjyqëse kanë qene të njëjta dhe në këto kushte prezumohet se kanë sjellë konfuzion tek konsumatori. I padituri A. B, person fizik tregtrar, rezulton të ketë qenë përdorues i paautorizuar i markës tregtare “vitoone”, gjë që provohet nga blerja e produktit me kupon tatimor.

Po ashtu dhe nga deklarimet ndaj pyetjeve të Gjykatës dhe palës paditëse të cilat u janë drejtuar palës së paditur sipas nenit 182 të Kodit të Procedurës Civile, u pohua se i padituri ka qenë përdorues i paautorizuar i markës tregtare të regjistruar “vitoone”, duke tregtuar produkte të të njëjtit lloj që ofroheshin dhe nga ana e palës paditëse.

Gjykata arsyeton se neni 10 bis, pika 3 e Konventës të Parisit 1883 detyron vëndet anëtare të ndalojnë të gjitha veprimet që bien ndesh me praktika tregtare, të tilla sa konfuzioni merret i mirëqënë, gjendje kjo që krijon mbrojtje të gjerë përfshirë markën tregtare, shenjat dalluese, etiketat, shfaqjet ambalazhuese, formë ose ngjyrë të mallrave, apo çdo tregues tjeter të mallrave që përdoret nga një biznesmen.

Në analizë të të gjithë argumentave të sipër cituar si dhe provave të paraqitura gjatë gjykimit që u janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor gjykata i ka gjetur të bazuara pretendimet e palës paditëse duke pranuar kërkesëpadinë.

Në të njëjtën datë me vendimin, Gjykata ka lëshuar dhe Urdhërin e Ekzekutimit të Vendimit Gjyqësor nr. 2467 datë 27.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.