关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL017-j

返回

Vendimi nr. 7535, datë 18.09.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



“M.C” KUNDËR “F” SH.P.K., VENDIMI NR. 7535, datë 18.09.2017, PËR NJOHJEN E SHKELJES SË TË DREJTAVE TË AUTORIT NËPËRMJET PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE PA LICENSAT PËRKATËSE NGA I PADITURI DHE SHPËRBLIMI I DËMIT TË SHKAKTUAR NGA PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR I PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE PA LICENSAT PËRKATËSE

Objekti i padisë: 1. Njohjen e shkeljes së të drejtave të autorit nëpërmjet përdorimit të paautorizuar të programeve kompjuterike pa licensa përkatëse nga pala e paditur. 2. Shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga përdorimi i paautorizuar i programeve kompjuterike pa licensat përkatëse shkaktuar në vlerën 20,230 USD e konvertuar në lekë në shumën 2,464,418 lekë. 3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.

Gjyqtari: E.B

Fjalët kyçe: Njohje e shkeljes së të drejtave të autorit, program kompjuterik, licensë, autorizim, shpërblimi i dëmit, vlera e produktit.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 638, 639 e në vijim; Kodi i Procedurave Civile neni 43; Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, nenet 12, 13, 75, 81, Marrëveshja e TRIPS-it dhe Konventa e Bernës.

Faktet kryesore: Pala paditëse shoqëria “M.C” është një shoqëri e themeluar sipas ligjeve të Shtetit të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e ushtron veprimtarinë e saj prej datës 22 Shtator 1993, si një shoqëri e njohur globalisht në fushën e krijimit dhe tregtimit të pajisjeve dhe programeve kompjuterike, ndërkohë që pala e paditur është një subjekt i së drejtës tregtare shqiptare e regjistruar në datën 02.10.2013 konform ligjit në fuqi, me objekt të veprimtarisë së saj në administrimin e call center.

Në datën 06.10.2014 Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit ka kryer kontroll pranë palës së paditur ku ka konstatuar se kjo e fundit shfrytëzonte dhe përdorte në ambientin e saj tregtar programe kompjuterike të palicensuara. Pas këtij verifikimi, autoriteti përkatës ka proceduar me gjobitjen e subjektit sipas nenit 131 të ligjit “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar, sipas gjobës nr. 00022, datë 06.10.2014.

Pas këtij fakti të konstatuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit ka ardhur në dijeni pala paditëse për këtë shkelje dhe me shkresën datë 26.11.2015 ka kërkuar nga pala e paditur arritjen e një marrëveshje në lidhje me të drejtat pasurore që rrjedhin nga e drejta e pronësisë mbi veprën përkundrejt shkeljes së të drejtave të autorit, të shoqërisë palë paditëse me anë të përdorimit të programeve kompjuterike pa licencën përkatëse.

Sa i përket shpërblimit të dëmit të shkaktuar, vlera e dëmit të kërkuar nga pala paditëse është në masën 14,950 USD.

Në mungesë të një marrëveshje mes palëve, pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi ku ka parashtruar pretendimet, faktet dhe provat e saj dhe ka kërkuar sipas objektit të padisë fillimisht masën 11,560 USD dhe në vijim, gjatë gjykimit, masën 20,230 USD, vlerë e konvertuar në lekë në shumën 246,4418 lekë.

Paditësi pretendon se është mbajtës i së drejtës për disa programe kompjuterike dhe gëzon të gjitha të drejtat e autorit si dhe të drejtat e markës. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit në datën 06.10.2014, gjatë inspektimit të kryer pranë shoqërisë “F” sh.p.k ka konstatuar se subjekti i paditur shfrytëzonte në ambientin e tij tregtar, programe kompjuterike të pa pajisura me licencat përkatëse, në shkelje të të drejtës së autorit, duke cënuar të drejtën e autorit të palës paditëse. Nisur nga sa më sipër, paditësi pretendon se nga përdorimi i paautorizuar me licensë i programit Windows XP Professional nga ana e palës së paditur i është cënuar e drejta e autorit. Për efekt të shpërblimit të dëmit, paditësi pretendon se kompjuterat e palicensuar ishin 70, ndërsa vlera e secilit prej tyre ishte 289 USD, që në total është 20,230 USD.

Pala e paditur pretendon se: Duke qenë një shoqëri që operon në fushën e Call Center, ka blerë në funksion të aktivitetit 168 kompjutera. Shoqëria i ka blerë kompjuterat të përdorur duke qenë se kushtonin më lirë. Për shkak të përdorimit të mëparshëm, etiketat në kompjutera mund të ishin grisur. Fakti që etiketat ishin grisur nuk tregon për përdorimin në mënyrë piraterike të Programit Windows XP Professional, pasi inspektorët e Zyrës për të Drejtat e Autorit gjatë inspektimit kanë inspektuar vetëm anën e jashtme të kompjuterave dhe jo brendësinë e tyre. Pala e paditur kundërshton që numri i kompjuterave të pa licensuar të ishte 70, pasi kjo nuk rezultonte në procesverbalin e inspektorëve të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Vendimi: Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të pranohet pjesërisht për shkak se jemi para shkeljes të së drejtës së autorit dhe të rrëzohet për sa i përket pjesës së shpërblimit të dëmit, pasi pala paditëse nuk arriti të provonte numrin e kompjuterave të palicensuar si dhe vlerën e produktit Windows XP Professional.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata vendosi të njohë shkeljen e të drejtës së autorit duke i dhënë fuqi të plotë provuese procesverbalit të mbajtur nga inspektorët e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, edhe për shkak se gjoba e vendosur nga inspektorët nuk ishte ankimuar nga shoqëria “F” sh.p.k, as në rrugë administrative dhe as në rrugë gjyqësore si dhe për faktin që nuk u paraqit në gjykim asnjë provë që të vërtetonte anulimin e gjobës së vendosur. Në këto kushte, pala e paditur edhe pse kishte dijeni rregullisht mbi sa u konstatua nga inspektorët e ZSHDA, nuk e ka kundërshtuar gjobën e vendosur dhe për rrjedhojë as faktin e konstatuar nga inspektorët.

Sipas raportit, ZSHDA hedh poshtë dhe prapësimin e palës së paditur sipas të cilit nuk rezulton që grupi i kontrollit të Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit të ketë kontrolluar funksionimin e këtyre programeve dhe të ketë treguar mënyrën se si ka arritur në përfundimin se disa programe kompjuterike të përdorura nga pala e paditur janë kopje të pa licensuara, por është mjaftuar me evidentimin në mënyrë vizive të kompjuterave me pullë apo pa pullë. Kjo pasi, është kërkuar konstatimi në vend i mënyrës së përdorimit si dhe është konstatuar përdorimi i sistemit të operimit të instaluar Windows XP Professional me numër konkret.

Në rastin në gjykim pala e paditur ka përdorur programin Windows XP Professional të palicencuar, duke qënë një përdorues jo i ligjshëm dhe as i autorizuar nga pala paditëse për të shfrytëzuar këtë vepër, program kompjuterik.

Nga ana tjetër, edhe nëse do të pranonim që mosankimi i gjobës ka qenë një zgjedhje e pales, ndoshta dhe për shkak të vlerës jo të lartë të gjobës, pala i kishte të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore që të paraqiste në gjykim prova për të provuar që nuk ka qenë në kushtet e një përdorimi dhe shfrytëzimi jo të ligjshëm të programit kompjuterik, por ka qenë i pajisur me licencën përkatëse për programin kompjuterik objekt shqyrtimi. Mirëpo, pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë të tillë.

Ndërsa, në lidhje me kërkimin e shpërblimit të dëmit, Microsoft Corporation nuk arriti të provonte as numrin e kompjuterave të palicensuar që operonin me Windows XP Professional dhe as vlerën e këtij produkti, dhe kështu gjykata vendosi rrëzimin e këtij kërkimi.