关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL002-j

返回

Vendimi nr. 104, datë 22.01.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



A.F. KËRKUESE, VENDIMI NR. 104, datë 22.01.2021, PËR REGJISTRIMIN SI PERSON JURIDIK TË SHOQATËS “AGJENCIA E ADMINISTRIMIT KOLEKTIV FABER COLLECTIVE PHONOGRAM”.

Objekti i kërkesës: Regjistrimin si person juridik të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, ose shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”.

Gjyqtari: M.SH.

Fjalët kyç: organizatë jofitimprurëse, shoqata, anëtarët themelues, organet drejtuese, akti i themelimit, regjistrim, objekti i veprimtarisë.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 39 e vijues; Ligji nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar; Ligji nr. 8789 datë 07.05.2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.

Faktet kryesore:

“Shoqëria Faber Media Sh.p.k., një shoqëri e regjistruar e që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, me nr. unik identifikues 811395624, së bashku me shoqërinë “Faber Digital” Sh.p.k. një shoqëri e regjistruar e që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë me nr. NUIS L62207020H, rezulton se janë paraqitur përpara noterit duke deklaruar vullnetin e tyre të përbashkët për të themeluar një organizatë jofitimprurëse, konkretisht Shoqatën “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”. Pasi kanë hartuar aktin e themelimit si dhe kanë zgjedhur dhe organet drejtuese të kësaj shoqate, akte këto për të cilat është kryer dhe vërtetimi i nënshkrimeve para noterit sipas ligjit, Presidentja e shoqatës znj. A.F. i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente, për regjistrimin e kësaj shoqate në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.

Kërkuesja kërkon në gjykatë në cilësinë e Presidentes së Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, regjistrimin si person juridik të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, ose shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”, bazuar në ligjin nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar dhe në Ligjin nr.8789 datë 07.05.2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”.

Vendimi: Të pranojë kërkesën e palës kërkuese. Regjistrimin si person juridik në regjistrin e organizatave jofitimprurëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të Shoqatës “Agjencia e Administrimit Kolektiv Faber Collective Phonogram”, shkurtimisht “Faber Collective Phonogram”, me themelues shoqërinë “Faber Media” Sh.p.k., shoqëri e regjistruar që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, me nr. unik identifikues 811395624, me seli Rr. “Agim Ramadani” nr. 292, 3 Prishtinë dhe Shoqërinë “Faber Digital” Sh.p.k., shoqëri e regjistruar që vepron sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë me nr. NUIS L62207020H, me seli Rruga D. Hima, Hyrja 1, Ap. 50, Zona Kadastrale Nr.8160, Nr. Pasurise 6/410+1-50, Vol 42, Fq.181.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë shqyrtimit të kërkesës, ajo u konsiderua si në përputhje me legjislacionin që rregullon regjistrimin dhe mënyrën e funksionimit të organizatave jofitimprurëse. Objekti i saj i përcaktuar në statut dhe aktet themeluese është i përcaktuar dhe i ligjshëm.
Konkretisht shoqata do të ketë për objekt administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, në përputhje me Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij si dhe në përputhje me licencën përkatëse. Agjencia ka si qëllim mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me to dhe konkretisht administrimin kolektiv të të drejtave të prodhuesve të fonogramit, interesat e të cilëve Agjencia përfaqëson dhe me të cilët do të lidhë kontratat përkatëse.
Agjencia përfaqëson ligjërisht duke përfaqësuar titullarët e të drejtave të autorit në Republikën e Shqipërisë sipas kontratave përkatëse apo të titullarëve të huaj të të drejtave të autorit, në përputhje me kontratat reciproke të lidhura me agjenci të huaja.
Në bazë të nenit 34 të Ligjit 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, nenit 133 të Ligjit 35 /2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejta të Tjera të Lidhura me to” për ushtrimin e aktivitetit shoqata duhet të aplikojë për përfitimin e lejes përkatëse, pranë Ministrit përgjegjës për të drejtat e autorit, si kusht për ushtrimin të veprimtarisë e cila është subjekt i lejes.