Об интеллектуальной собственности Обучение в области ИС Обеспечение уважения интеллектуальной собственности Информационно-просветительская работа в области ИС ИС для ИС и ИС в области Информация о патентах и технологиях Информация о товарных знаках Информация о промышленных образцах Информация о географических указаниях Информация о новых сортах растений (UPOV) Законы, договоры и судебные решения в области ИС Ресурсы в области ИС Отчеты в области ИС Патентная охрана Охрана товарных знаков Охрана промышленных образцов Охрана географических указаний Охрана новых сортов растений (UPOV) Разрешение споров в области ИС Деловые решения для ведомств ИС Оплата услуг в области ИС Органы по ведению переговоров и директивные органы Сотрудничество в целях развития Поддержка инновационной деятельности Государственно-частные партнерства Инструменты и сервисы на базе ИИ Организация Работа с ВОИС Подотчетность Патенты Товарные знаки Промышленные образцы Географические указания Авторское право Коммерческая тайна Академия ВОИС Практикумы и семинары Защита прав ИС WIPO ALERT Информационно-просветительская работа Международный день ИС Журнал ВОИС Тематические исследования и истории успеха Новости ИС Премии ВОИС Бизнеса Университетов Коренных народов Судебных органов Генетические ресурсы, традиционные знания и традиционные выражения культуры Экономика Гендерное равенство Глобальное здравоохранение Изменение климата Политика в области конкуренции Цели в области устойчивого развития Передовых технологий Мобильных приложений Спорта Туризма PATENTSCOPE Патентная аналитика Международная патентная классификация ARDI – исследования в интересах инноваций ASPI – специализированная патентная информация Глобальная база данных по брендам Madrid Monitor База данных Article 6ter Express Ниццкая классификация Венская классификация Глобальная база данных по образцам Бюллетень международных образцов База данных Hague Express Локарнская классификация База данных Lisbon Express Глобальная база данных по ГУ База данных о сортах растений PLUTO База данных GENIE Договоры, административные функции которых выполняет ВОИС WIPO Lex – законы, договоры и судебные решения в области ИС Стандарты ВОИС Статистика в области ИС WIPO Pearl (терминология) Публикации ВОИС Страновые справки по ИС Центр знаний ВОИС Серия публикаций ВОИС «Тенденции в области технологий» Глобальный инновационный индекс Доклад о положении в области интеллектуальной собственности в мире PCT – международная патентная система Портал ePCT Будапештская система – международная система депонирования микроорганизмов Мадридская система – международная система товарных знаков Портал eMadrid Cтатья 6ter (гербы, флаги, эмблемы) Гаагская система – система международной регистрации образцов Портал eHague Лиссабонская система – международная система географических указаний Портал eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Посредничество Арбитраж Вынесение экспертных заключений Споры по доменным именам Система централизованного доступа к результатам поиска и экспертизы (CASE) Служба цифрового доступа (DAS) WIPO Pay Текущий счет в ВОИС Ассамблеи ВОИС Постоянные комитеты График заседаний WIPO Webcast Официальные документы ВОИС Повестка дня в области развития Техническая помощь Учебные заведения в области ИС Поддержка в связи с COVID-19 Национальные стратегии в области ИС Помощь в вопросах политики и законодательной деятельности Центр сотрудничества Центры поддержки технологий и инноваций (ЦПТИ) Передача технологий Программа содействия изобретателям (IAP) WIPO GREEN PAT-INFORMED ВОИС Консорциум доступных книг Консорциум «ВОИС для авторов» WIPO Translate для перевода Система для распознавания речи Помощник по классификации Государства-члены Наблюдатели Генеральный директор Деятельность в разбивке по подразделениям Внешние бюро Вакансии Закупки Результаты и бюджет Финансовая отчетность Надзор
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Законы Договоры Решения Просмотреть по юрисдикции

Албания

AL089

Назад

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 752, datë 19.12.2018 për miratimin e rregullores së organizimit, funksionimit dhe përcaktimit të masës së shpërblimit të anëtarëve të Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale



VENDIM Nr. 752, datë 19.12.2018

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ORGANIZIMIT, FUNKSIONIMIT DHE PËRCAKTIMIT TË MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË BORDIT TË APELIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 5 e 7, të nenit 193/b, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores së organizimit, funksionimit dhe përcaktimit të masës së shpërblimit të anëtarëve të bordit të apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Efektet financiare që lindin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë pas botimit të tij në “Fletoren zyrtare”.

3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI Senida Mesi

RREGULLORE E ORGANIZIMIT, FUNKSIONIMIT DHE PËRCAKTIMIT TË MASËS SË SHPËRBLIMIT

TË ANËTARËVE TË BORDIT TË APELIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Neni 1 Qëllimi

1. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe të procedurave lidhur me organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të bordit të apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

2. Bordi i apelit (në vijim BA) është organ i krijuar në bazë të nenit 193/b, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, (në vijim ligji) dhe shqyrton çështjet e zgjidhjes së konflikteve që lidhen me pronësinë dhe të drejtat mbi objektet e PI-së.

Neni 2 Përbërja, emërimi dhe lirimi i

anëtarëve të BA-së

1. Bordi i apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët tre janë punonjës të DPPI-së dhe dy anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së.

2. Kryetari i BA-së është drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së. 3. Kandidatët për anëtarë në BA, nga radhët e punonjësve të DPPI-së, si dhe 2 anëtarët e jashtëm të

përzgjedhur nga drejtori i Përgjithshëm nga kandidaturat e paraqitura, i propozohen për miratim këshillit mbikëqyrës, në fillim të çdo viti kalendarik, nga drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, për emërim si anëtarë të BA-së. Drejtori i Përgjithshëm, gjithashtu, e njeh këshillin mbikëqyrës me të gjitha kandidaturat që plotësojnë kushtet e pikës 1, të nenit 193/b, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, si dhe me arsyet e përzgjedhjes.

4. Në muajin nëntor të çdo viti do të shpallen dy vende vakante për vitin e ardhshëm kalendarik, për anëtarët e jashtëm të BA-së. Shpallja e vendeve vakante do të bëhet me njoftim në faqen zyrtare web të DPPI-së.

5. Kërkesa zyrtare për të kandiduar si anëtar i jashtëm i BA-së duhet të nënshkruhet nga vetë kandidati dhe duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:

a) Të dhënat mbi identitetin personal, adresë korrespondence, e-mail dhe çdo pikë të saktë kontakti tjetër të parashikuar me ligj;

b) Jetëshkrim; c) Diplomë e ciklit të dytë të studimeve “Master shkencor”; ç) Çdo dokument tjetër që provon kontributin dhe njohuritë në fushën e PI-së. Dokumentet e shkronjave “c” dhe “ç”, të kësaj pike, që nuk do të jenë origjinale ose të noterizuara,

do të konsiderohen të padepozituara. DPPI-ja nuk do të dërgojë njoftim për plotësim dokumentacioni. Kërkesa zyrtare për të kandiduar si anëtar i BA-së, e pashoqëruar me dokumentet përcaktuara në

shkronjat “a”, “b”, “c”, e “ç”, të kësaj pike, do të konsiderohet e padorëzuar dhe, si e tillë, nuk do të shqyrtohet.

6. Lirimi i anëtarëve të BA-së bëhet nga këshilli mbikëqyrës për këto arsye: a) Çdo anëtar i BA-së do të konsiderohet i liruar në fund të vitit kalendarik, me të drejtë riemërimi; b) Me kërkesën e tij për dorëheqje; c) Kur i është ndaluar ushtrimi i këtij aktiviteti me vendim gjyqësor të formës së prerë; ç) Kur cenon më shumë se një herë, në mënyrë të pajustifikuar, detyrimet që lindin në bazë të kësaj

rregulloreje; d) Me vendim të këshillit mbikëqyrës, për shkelje të rregullave të etikës. 7. Anëtari i BA-së, që jep dorëheqjen, sipas shkronjës “c”, të nenit 193/c, të ligjit, është i detyruar

të paraqesë kërkesën me shkrim për dorëheqje dhe arsyet e dorëheqjes, të paktën një muaj përpara datës së lirimit nga detyra, përveç rastit kur provon ose vërtetohet se kjo nuk ka qenë e mundur.

8. Mbledhja për shqyrtimin e çështjes së lirimit të anëtarit të BA-së thirret nga drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së.

Mbledhja për shqyrtimin e lirimit të anëtarit të BA-së nuk zhvillohet pa e thirrur atë të marrë pjesë dhe të paraqesë shpjegimet e tij, përveç rastit kur kjo nuk është e mundur.

Vendimi i marrë në këtë mbledhje është i formës së prerë dhe zbatohet menjëherë. 9. Kryetari i BA-së dhe këshilli mbikëqyrës marrin masa për zëvendësimin sa më të shpejtë të

anëtarit të liruar nga detyra, duke shpallur vendin vakant në faqen web të DPPI-së dhe duke proceduar si në pikat 4 e 5, të këtij neni. Afatet e procedimit në këtë rast përcaktohen nga kryetari i BA-së. Për çdo rast, këto afate nuk mund të jenë më të shkurtra se 7 (shtatë) ditë.

Neni 3 Sekretari teknik

1. Mbledhjet e BA-së asistohen nga sekretari teknik. Drejtori i Përgjithshëm cakton një punonjës të DPPI-së në rolin e sekretarit teknik në fillim të çdo viti kalendarik.

2. Sekretari teknik i BA-së është punonjësi i DPPI-së i cili ushtron këto detyra: a) Merr në dorëzim me firmë të drejtorit të Përgjithshëm, dosjen e kërkesës së depozituar për

shqyrtim pranë BA-së; b) Është personi i autorizuar që konstaton fillimisht këto mangësi dhe dërgon njoftime për

plotësimin e mangësive dhe/ose pasaktësive të kërkesës; c) Njofton palët të depozitojnë pranë BA-së argumentet, prapësimet dhe çdo dokument tjetër të

nevojshëm të përcaktuar në ligj dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave, për miratimin e rregullores së patentave, rregullores së disenjove industriale, rregullores së markave, rregullores së treguesve

gjeografikë, rregullores së tarifave; ç) Mban procesverbalin e mbledhjes me të gjitha elementet që duhet të përmbajë procesverbali, si

dhe detyra të tjera të ngarkuara nga BA-ja. 3. Brenda 10 (dhjetë) ditësh nga plotësimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara me ligj, sekretari

teknik një kopje të dosjes së plotë ia dërgon secilit anëtar të BA-së për njohje. 4. Sekretari teknik pasi merr nga drejtori i Përgjithshëm urdhrin për datën e mbledhjes së BA-së,

ua komunikon atë së bashku me rendin e ditës anëtarëve me e-mail dhe/ose telefon.

Neni 4 Mbledhja e BA-së dhe vendimmarrja

1. Mbledhjen e BA-së e çel kryetari. 2. Përpara fillimit të shqyrtimit të çdo çështjeje të re, sekretari teknik paraqet verbalisht përpara BA-

së një pasqyrë të përmbledhur të kërkesave të palëve, fakteve dhe provave të depozituara në lidhje me çështjet dhe mban procesverbalin e mbledhjes dhe të diskutimeve të anëtarëve.

3. BA-ja, nën drejtimin e kryetarit, shtron për diskutim me radhë të gjitha çështjet që janë vendosur në rendin e ditës.

4. Në përfundim të të gjithë procedurës së shqyrtimit dhe të shkëmbimit të opinioneve nga anëtarët e BA-së, kryetari i fton anëtarët të votojnë. Së pari voton anëtari më i ri në moshë dhe së fundi voton kryetari i seancës. Asnjë nga anëtarët nuk mund të abstenojë nga vendimmarrja. Votimi është i hapur në të gjitha rastet. Mendimi i anëtarit të mbetur në pakicë, i parashtruar me shkrim, bashkohet me vendimin.

5. Në rast se rreth një çështjeje propozohen disa zgjidhje dhe votimi i parë është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare në përputhje kjo me nenin 15, të ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999, “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”.

6. Drejtori i Përgjithshëm cakton një anëtar të BA-së që, brenda 3 (tri) ditëve nga marrja e vendimit, të përgatisë vendimin e arsyetuar, një kopje e të cilit i dorëzohet sekretarit teknik për t’ia bashkëlidhur dosjes së çështjes.

7. Vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e BA-së që kanë marrë pjesë në dhënien e tij. Anëtari, mendimi i të cilit ka mbetur në pakicë, shkruan fjalën “kundër” dhe nënshkruan vendimin.

8. Vendimi i marrë i dorëzohet zyrës së protokollit të DPPI-së, për t’ia njoftuar atë palëve.

Neni 5 Shpërblimi i anëtarëve të BA-së

1. Kryetari, anëtarët dhe sekretari teknik i BA-së do të përfitojnë shpërblim për çdo mbledhje të BA-së.

2. Shpërblimi i kryetarit dhe i anëtarëve të BA-së është i barabartë në shumën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për çdo mbledhje të BA-së, por në çdo rast, numri i shpërblimeve nuk duhet të jetë më shumë se 6 pagesa në vit, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të BA-së.

3. Shpërblimi i sekretarit teknik është i barabartë me shumën 5 000 (pesë mijë) lekë, për çdo mbledhje të BA-së, por në çdo rast, numri i shpërblimeve nuk duhet të jetë më shumë se 6 pagesa në vit, pavarësisht nga numri i mbledhjeve të BA-së.

4. Shpenzimet që parashikohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje janë parashikuar të mbulohen nga buxheti i DPPI-së, si agjenci autonome.