About Intellectual Property IP Training Respect for IP IP Outreach IP for… IP and... IP in... Patent & Technology Information Trademark Information Industrial Design Information Geographical Indication Information Plant Variety Information (UPOV) IP Laws, Treaties & Judgements IP Resources IP Reports Patent Protection Trademark Protection Industrial Design Protection Geographical Indication Protection Plant Variety Protection (UPOV) IP Dispute Resolution IP Office Business Solutions Paying for IP Services Negotiation & Decision-Making Development Cooperation Innovation Support Public-Private Partnerships AI Tools & Services The Organization Working with WIPO Accountability Patents Trademarks Industrial Designs Geographical Indications Copyright Trade Secrets WIPO Academy Workshops & Seminars IP Enforcement WIPO ALERT Raising Awareness World IP Day WIPO Magazine Case Studies & Success Stories IP News WIPO Awards Business Universities Indigenous Peoples Judiciaries Genetic Resources, Traditional Knowledge and Traditional Cultural Expressions Economics Gender Equality Global Health Climate Change Competition Policy Sustainable Development Goals Frontier Technologies Mobile Applications Sports Tourism PATENTSCOPE Patent Analytics International Patent Classification ARDI – Research for Innovation ASPI – Specialized Patent Information Global Brand Database Madrid Monitor Article 6ter Express Database Nice Classification Vienna Classification Global Design Database International Designs Bulletin Hague Express Database Locarno Classification Lisbon Express Database Global Brand Database for GIs PLUTO Plant Variety Database GENIE Database WIPO-Administered Treaties WIPO Lex - IP Laws, Treaties & Judgments WIPO Standards IP Statistics WIPO Pearl (Terminology) WIPO Publications Country IP Profiles WIPO Knowledge Center WIPO Technology Trends Global Innovation Index World Intellectual Property Report PCT – The International Patent System ePCT Budapest – The International Microorganism Deposit System Madrid – The International Trademark System eMadrid Article 6ter (armorial bearings, flags, state emblems) Hague – The International Design System eHague Lisbon – The International System of Appellations of Origin and Geographical Indications eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Mediation Arbitration Expert Determination Domain Name Disputes Centralized Access to Search and Examination (CASE) Digital Access Service (DAS) WIPO Pay Current Account at WIPO WIPO Assemblies Standing Committees Calendar of Meetings WIPO Webcast WIPO Official Documents Development Agenda Technical Assistance IP Training Institutions COVID-19 Support National IP Strategies Policy & Legislative Advice Cooperation Hub Technology and Innovation Support Centers (TISC) Technology Transfer Inventor Assistance Program WIPO GREEN WIPO's Pat-INFORMED Accessible Books Consortium WIPO for Creators WIPO Translate Speech-to-Text Classification Assistant Member States Observers Director General Activities by Unit External Offices Job Vacancies Procurement Results & Budget Financial Reporting Oversight
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Laws Treaties Judgments Browse By Jurisdiction

Albania

AL083

Back

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 270, datë 16.05.2018 për miratimin e rregullores “Për disenjot industriale”



VENDIM Nr. 270, datë 16.5.2018

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR DISENJOT INDUSTRIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 119, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores “Për disenjot industriale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Për shqyrtimin e aplikimeve për regjistrimin e disenjove industriale, të paraqitura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të zbatohen dispozitat në fuqi në çastin e aplikimit.

3. Vendimi nr. 381, datë 4.8.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e disenjove industriale”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI Senida Mesi

RREGULLORE PËR DISENJOT INDUSTRIALE

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

1. Rregullorja për regjistrimin e disenjove industriale ka si qëllim të zbatojë dhe të përcaktojë në mënyrë të detajuar çështje të caktuara, të parashikuara në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, për procedurat dhe rregullat e regjistrimit të disenjove industriale lidhur me:

1.1 Paraqitjen e aplikimeve për regjistrimin e disenjove industriale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI);

1.2 Shqyrtimin e aplikimeve për regjistrim disenjoje; 1.3 Paraqitjen e aplikimeve për ripërtëritjen dhe ndryshimet e tjera në regjistrin e disenjove, si dhe

shqyrtimin e tyre; 1.4 Paraqitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kundërshtim, shfuqizim, si dhe apelimet e vendimeve të

refuzimit nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve dhe Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim; 1.5 Paraqitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për apelimet e vendimeve nga Bordi i Apelit; 1.6 Publikimin e të dhënave lidhur me disenjot industriale në Buletinin e Pronësisë Industriale nga

DPPI-ja.

Neni 2 Parime të përgjithshme

1. Të drejtën për të aplikuar pranë DPPI-së, për regjistrimin e një disenjoje, e ka çdo person fizik ose juridik, i cili krijon disenjo gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij tregtar.

2. DPPI-ja shqyrton aplikimet e depozituara dhe lëshon njoftimet dhe aktet e tjera në përputhje me

dispozitat e ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar (në vijim, ligji) dhe të kësaj rregulloreje.

3. Veprimet e DPPI-së lidhur me këto aplikime bazohen ekskluzivisht në dokumente të shkruara. Kërkesat dhe çdo lloj dokumentacioni tjetër që depozitohet pranë DPPI-së duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të shtypura.

4. DPPI-ja krijon dhe administron bazën elektronike të të dhënave ku ruhen të gjitha veprimet e kryera në lidhje me disenjot.

Neni 3 Llojet e aplikimeve

1. Llojet e aplikimeve që mund të depozitohen pranë DPPI-së lidhur me disenjot janë: 1.1 Kërkesë për regjistrim disenjoje, nëpërmjet formularit “Për regjistrimin e disenjos industriale”,

bashkëlidhur kësaj rregulloreje; 1.2 Kërkesë për ripërtëritje disenjoje, nëpërmjet formularit “Për ripërtëritjen e disenjos industriale”,

bashkëlidhur kësaj rregulloreje; 1.3 Kërkesë për transferim pronësie mbi disenjon, regjistrim kontrate licence, ndryshim i emrit,

ndryshim i adresës, vendosje e pengut, regjistrim i veprimeve përmbarimore, nëpërmjet formularit “Për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.4 Kërkesë për dorëheqje nga disenjoja e regjistruar, nëpërmjet formularit “Për dorëheqje nga disenjoja industriale e regjistruar”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.5 Kërkesë për kundërshtimin e regjistrimit të disenjos së publikuar pranë Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve të DPPI-së, nëpërmjet formularit “Për kundërshtimin e regjistrimit të disenjos së publikuar pranë Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.6 Kërkesë për apelimin e vendimit të refuzimit, në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim, nëpërmjet formularit “Për apelimin e vendimit të refuzimit, në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.7 Kërkesë për shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar pranë Dhomës për Shfuqizim/ Zhvlerësim, nëpërmjet formularit “Për shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar pranë Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.8 Kërkesë për ndarjen e aplikimit për disenjo të shumëfishta, nëpërmjet formularit “Për ndarjen e aplikimit për disenjo të shumëfishta”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.9 Kërkesë për rivendosje në afat të të drejtave mbi disenjon industriale, nëpërmjet formularit “Për rivendosje në afat të të drejtave mbi disenjon industriale”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

1.10 Kërkesë për apelimin e vendimeve në Bordin e Apelit, nëpërmjet formularit “Për apelimin e vendimeve në Bordin e Apelit”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje.

KREU II PARAQITJA E KËRKESËS PËR REGJISTRIMIN E DISENJOS INDUSTRIALE

Neni 4 Mënyra e aplikimit

1. Aplikimi për regjistrimin e disenjos industriale mund t’i dërgohet DPPI-së, dorazi, me postë ose me faks, nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit të dokumentit me faks, aplikanti duhet që, brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPI-së kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

2. Aplikimi për regjistrimin e një disenjoje, mund të bëhet për një produkt të vetëm ose për regjistrimin e një disenjoje të shumëfishtë në kuptim të nenit 9 të kësaj rregulloreje.

3. DPPI-ja, ditën që merr në dorëzim formularin e aplikimit “Për regjistrim disenjo industriale”, shënon

mbi formular datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës, si dhe numrin e kërkesës.

Neni 5 Përmbajtja e aplikimit

1. Aplikimi për regjistrimin e një disenjoje do të përmbajë: 1.1 Kërkesën për regjistrimin e disenjos nëpërmjet formularit “Për regjistrim disenjo industriale”, me të

dhënat e mëposhtme: 1.1.1 Emrin dhe adresën e aplikantit, në përputhje me nenin 46 të kësaj rregulloreje; 1.1.2 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, në përputhje me nenin 46 të kësaj rregulloreje,

nëse aplikanti ka caktuar një përfaqësues; 1.1.3 Një tregues të qartë të produktit në të cilin disenjoja është përfshirë ose do të aplikohet; 1.1.4 Klasifikimin e secilit produkt në të cilin disenjoja është përfshirë ose do të aplikohet, në një klasë

dhe nënklasë në bazë të marrëveshjes së Lokarnos (klasifikimi ndërkombëtar për disenjot industriale); 1.1.5 Të dhëna mbi numrin total të disenjove kur është kryer një aplikim i shumëfishtë; 1.1.6 Përshkrimin në detaje të disenjos industriale dhe paraqitjen e saj; 1.1.7Një e dhënë që tregon se pretendohet për prioritet, nëse është në përputhje me nenin 120 të ligjit; 1.1.8 Të dhëna në lidhje me krijuesin e disenjos, kur është i ndryshëm nga aplikanti; 1.1.9 Nënshkrimi dhe/ose vula e aplikantit ose e përfaqësuesit të tij. 1.2 Paraqitjen e disenjos, e cila përbëhet nga riprodhimi grafik ose fotografik i saj (bardhezi ose me

ngjyra) që duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme: 1.2.1 Riprodhimi i disenjos duhet të jetë i qartë, pa korrigjime, i vendosur mbi një sfond neutral dhe të

ketë një cilësi të tillë që lejon të dallohen qartë të gjitha elementet e disenjos për të cilat kërkohet mbrojtja; 1.2.2 Riprodhimi i disenjos duhet të depozitohet së bashku me aplikimin, duke u ngjitur ose printuar

mbi një fletë të bardhë format A4. Mbi këtë fletë nuk duhet të vendosen tekste shpjeguese, shkronja apo simbole, përveç një treguesi që tregon kreun e fletës, kur është e nevojshme. Riprodhimet grafike apo fotografike të disenjos duhet të përfshijnë vetëm pamjen e produktit pa ndonjë objekt tjetër aksesor, person ose kafshë;

1.2.3 Madhësia e riprodhimit të disenjos së vendosur mbi fletën e bardhë format A4, duhet të jetë në përmasa jo më të mëdha se 26,2 cm x 17 cm dhe jo më të vogla se 4cm x 4cm;

1.2.4 Paraqitja e disenjos duhet të përmbajë jo më shumë se shtatë pamje të ndryshme të disenjos, njëra prej të cilave duhet të jetë pamja e përgjithshme e saj;

1.2.5 Përfaqësimi grafik i disenjos duhet të jetë një prodhim cilësor me anë të materialeve të vizatimit ose me anë të mjeteve elektronike që lejojnë vazhdimësi të linjave (të pandërprera) dhe që kanë karakteristika të dallueshme qartë. Një disenjo tredimensionale mundësisht të jetë e përfaqësuar me pamje që përmbajnë nuanca dhe ngjyrime në mënyrë që të theksojnë tiparet tredimensionale.

1.2.6 Aplikanti duhet t’i vendosë secilës prej pamjeve të disenjos një numër rendor. Në rastin e aplikimeve për disenjo të shumëfishta, për secilën pamje duhet të vendoset numri rendor, i cili përbëhet nga numri i disenjos dhe më pas numri i pamjes, të ndara mes tyre me një pikë;

1.2.7 Secili prej riprodhimeve grafike ose fotografike të disenjos duhet të përmbajë vetëm një pamje të disenjos;

1.2.8 Në rast se aplikanti depoziton më shumë se shtatë pamje të ndryshme të disenjos, DPPI-ja merr në konsideratë, për efekt të publikimit dhe regjistrimit, vetëm shtatë pamjet e para, sipas numrit rendor që u është vendosur pamjeve nga aplikanti.

1.3 Deklaratën e krijuesit ose të krijuesve, në rastet kur aplikanti nuk është krijuesi, në të cilën të shprehet vullneti për regjistrimin e disenjos në emrin e aplikantit dhe që duhet të bëhet me akt noterial;

1.4 Autorizimin e përfaqësimit, kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit. Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë nënshkrimin e aplikantit dhe kur aplikanti është person juridik, edhe vulën

e tij. Kur aplikanti, person fizik ose juridik, nuk është rezident në Republikën e Shqipërisë, përfaqësimi i tij duhet të bëhet nga një përfaqësues i autorizuar i regjistruar si i tillë në regjistrin e disenjove industriale;

1.5 Një skemë të përgatitur, projekte ose një model të produktit, nëse është e nevojshme për të sqaruar thelbin e disenjos;

1.6 Dokumentin e prioritetit, kur pretendohet për prioritet, i cili përmban të dhëna, si: datën e depozitimit, numrin e aplikimit, si dhe zyrën ku është depozituar aplikimi i mëparshëm;

1.7 Certifikatën e lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të paraqitjes së produktit, si dhe datën e paraqitjes së tij në ekspozita ndërkombëtare zyrtare, kur pretendohet për prioritet, në përputhje me nenin 120 të ligjit;

1.8 Mandatin e pagesës së tarifës së depozitimit të aplikimit.

Neni 6 Ekzaminimi i kushteve për depozitimin e aplikimit

1. DPPI-ja ekzaminon nëse aplikimi për disenjo përmban elementet, si më poshtë vijon: 1.1 Formularin e aplikimit “Për regjistrim disenjo industrial”; 1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit; 1.3 Përfaqësimin e disenjos sipas kërkesave të ligjit dhe të kësaj rregulloreje; 1.4 Dokumentin origjinal të pagesës së tarifës së depozitimit. Nëse një aplikim për disenjo industriale i plotëson këto kushte, DPPI-ja lëshon dëshminë e depozitimit

për aplikimin dhe si datë depozitimi caktohet data e paraqitjes së aplikimit. 2. Kur aplikimi nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, DPPI-ja i kërkon

aplikantit të plotësojë të metat brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit. 3. Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, brenda afatit të caktuar,

DPPI-ja lëshon dëshminë e depozitimit dhe cakton si datë depozitimi për aplikimin datën kur përgjigjja për plotësimin e të metave të paraqitet në DPPI.

4. Nëse të metat nuk plotësohen brenda afatit dymujor, DPPI-ja refuzon të depozitojë aplikimin dhe njofton aplikantin për vendimin e refuzimit.

5. Vendimi i refuzimit mund të apelohet në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim brenda 1 (një) muaji nga data e marrjes dijeni për vendimin.

Neni 7 Dëshmia e depozitimit

1. Dëshmia e depozitimit përmban të dhënat e mëposhtme: 1.1 Datën dhe numrin e depozitimit; 1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit; 1.3 Të dhëna të tjera të deklaruara në formularin e kërkesës.

Neni 8 Depozitimi i dokumentit të prioritetit

1. Në rast se pretendohet për prioritet, aplikanti duhet që, brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së aplikimit, të depozitojë pranë DPPI-së dokumentin e prioritetit në bazë të pikës 4, të nenit 119, të ligjit ose certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente të ekspozitës, ku është paraqitur produkti, në bazë të pikës 2, të nenit 120 të ligjit.

2. Dokumenti i prioritetit, i depozituar në bazë të pikës 4, të nenit 119 të ligjit, duhet të përmbajë emrin dhe adresën e aplikantit, datën dhe numrin e aplikimit të mëparshëm, zyrën ku është bërë aplikimi, paraqitjen e disenjos, treguesin e produktit në të cilin disenjoja është përfshirë ose mbi të cilat do të aplikohet, dhe klasifikimin e produkteve në të cilat disenjoja është përfshirë ose mbi të cilat do të aplikohet, sipas klasifikimit të Lokarnos. Dokumenti i prioritetit duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe

dhe i noterizuar. 3. Në rast se aplikanti, brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për prioritet, nuk

depoziton pranë DPPI-së dokumentin e prioritetit të zyrës, ku është depozituar aplikimi ose certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente të ekspozitës, në përputhje me kërkesat e nenit 120 të ligjit dhe, me kërkesat e pikave 1.6 e 1.7, të nenit 4 të kësaj rregulloreje, kërkesa për prioritet nuk do të merret parasysh nga DPPI-ja.

4. Prioriteti i fituar në bazë të parashikimeve të ligjit dhe të kësaj rregulloreje e bën datën e prioritetit të jetë datë depozitimi e aplikimit për regjistrim disenjo në DPPI, vetëm për efekt të përcaktimit se cili aplikim gëzon një të drejtë të mëparshme.

Neni 9 Disenjot e shumëfishta

1. Dy ose më shumë disenjo mund të bashkohen në një aplikim të vetëm, në përputhje me parashikimin e pikës 2, të nenit 119 të ligjit, duke formuar një aplikim për regjistrimin e një disenjoje të shumëfishtë, me kusht që produktet ku ato janë përfshirë ose mbi të cilat do të aplikohen, t’i përkasin së njëjtës klasë dhe nënklasë të klasifikimit ndërkombëtar të disenjove industriale (marrëveshja e Lokarnos).

2. Secila nga disenjot që përmban një aplikim ose regjistrim për disenjo të shumëfishta mund të trajtohet si një aplikim ose regjistrim i veçantë për qëllim të zbatimit të ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3. Me kërkesën e aplikantit ose të pronarit të disenjos së shumëfishtë dhe kundrejt plotësimit të të gjitha kërkesave të parashikuara nga ligji dhe kjo rregullore, përfshirë pagesën e tarifave përkatëse, secila prej disenjove të një aplikimi ose regjistrimi të shumëfishtë mund të procedohet në mënyrë të veçantë për licencimin, transferimin e pronësisë, ripërtëritjen, dorëheqjen dhe çdo veprim tjetër të njohur nga ligji dhe kjo rregullore për disenjot.

Neni 10 Ndarja e aplikimit të shumëfishtë

1. Kur në një aplikim kërkohet regjistrimi i disa disenjove dhe produktet ku ato janë përfshirë ose mbi të cilat kanë për qëllim të aplikohen, që mund të mos klasifikohet në të njëjtën klasë dhe nënklasë të klasifikimit ndërkombëtar të disenjove industriale (Lokarno), DPPI-ja njofton aplikantin për ndarjen e aplikimit dhe kryerjen e pagesës së tarifës të parashikuar në rregulloren përkatëse.

2. DPPI-ja, në rastin e ndarjes së aplikimit, udhëzon aplikantin se për cilën/cilat disenjo në aplikimin e shumëfishtë duhet të plotësohet një aplikim i ri.

3. Kur paraqitësi i një aplikimi të shumëfishtë vepron pas njoftimit të lëshuar nga DPPI-ja për ndarjen e aplikimit të shumëfishtë, brenda një afati 3-mujor nga data e marrjes së njoftimit, DPPI-ja lëshon një vendim mbi ndarjen e këtij aplikimi.

Neni 11 Kërkesa për ndarjen e aplikimit të disenjos së shumëfishtë

1. Kërkesa për ndarjen e aplikimit për disenjo të shumëfishta duhet të përmbajë: 1.1 Formularin e aplikimit “Për ndarjen e aplikimit për disenjo të shumëfishta”, me të dhënat e

mëposhtme: 1.1.1 Numrin e aplikimit të disenjos së shumëfishtë; 1.1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit të disenjos së shumëfishtë; 1.1.3 Paraqitjen e disenjos që do të ndahet nga aplikimi fillestar; 1.1.4 Klasën dhe nënklasën sipas klasifikimit të Lokarnos; 1.1.5 Nënshkrimin dhe/ose vulën e personit që depoziton kërkesën ose përfaqësuesit të tij, nëse është

caktuar një i tillë.

1.2 Dokumentin origjinal të pagesës së tarifës përkatëse. 2. Për çdo kërkesë për ndarje aplikimi fillestar, duhet të depozitohet një kërkesë e veçantë. 3. Një kopje e plotë e dokumenteve të aplikimit fillestar duhet të bëhet pjesë e aplikimit/aplikimeve të

ndara dhe një kopje e kërkesës për ndarje duhet të bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit fillestar. 4. Aplikimit të ndarë do t’i caktohet një numër i ri aplikimi. Aplikimi i ndarë do të ruajë të njëjtën datë

depozitimi ose prioriteti me aplikimin fillestar. 5. Përfaqësuesi i autorizuar në aplikimin fillestar do të konsiderohet si i tillë edhe në aplikimin e ndarë. 6. Kur kërkesat e parashikuara në pikat 1, 2 e 3 të këtij neni nuk janë plotësuar, DPPI-ja njofton

aplikantin për plotësimin e të metave brenda 3 (tre) muajve nga data e marrjes së njoftimit. Nëse aplikanti nuk plotëson të metat brenda afatit të parashikuar, kërkesa për ndarjen e aplikimit do të refuzohet. Ndarja e aplikimit fillestar i fillon efektet nga data e pranimit të kërkesës.

7. Kërkesa për ndarjen e aplikimit për disenjo të shumëfishta do të publikohet në buletinin e PI-së.

Neni 12 Ekzaminimi formal i aplikimit për regjistrim disenjoje

1. Ekzaminimi formal i kërkesës bëhet sipas parashikimeve të nenit 121 të ligjit dhe sipas radhës së paraqitjes së tyre pranë DPPI-së, në përputhje me kërkesat e nenit 119 të ligjit.

2. Aplikimi për regjistrim disenjoje shqyrtohet brenda 3 (tre) muajve nga data e depozitimit të tij, nëse i përmbush kërkesat që parashikohen në pikat 2 e 3, të nenit 119 të ligjit.

3. Nëse aplikimi për disenjo nuk i përmbush kërkesat e parashikuara në nenin 121 të ligjit, DPPI-ja njofton aplikantin të plotësojë të metat brenda 2 muajve në rastin e pikës 1, të nenit 121 të ligjit dhe, brenda 3 muajve në rastin e pikës 2, të nenit 121, të ligjit, në të kundërt DPPI-ja do të refuzojë aplikimin.

4. Pas marrjes së përgjigjes ndaj njoftimit të DPPI-së, ekzaminuesi shqyrton përgjigjen brenda 1(një) muaji nga paraqitja e saj.

5. Nëse aplikanti, në përgjigje të njoftimit të marrë, nuk i ka plotësuar të metat e kërkuara nga DPPI-ja, kjo e fundit refuzon aplikimin dhe njofton me shkrim aplikantin për vendimin.

6. Afati për paraqitjen e plotësimeve sipas pikës 2, të nenit 121, të ligjit, zgjatet deri në 2 (dy) muaj shtesë nëse aplikanti paraqet brenda periudhës 3-mujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim për këtë qëllim dhe paguan tarifën përkatëse.

KREU III EKZAMINIMI I KËRKESËS LIDHUR ME SHKAQET ABSOLUTE

DHE PUBLIKIMI I DISENJOS

Neni 13 Ekzaminimi i arsyeve absolute për refuzim

1. DPPI-ja ekzaminon aplikimin për disenjo industriale, për shkaqe absolute, në përputhje me nenin 121/a të ligjit.

2. Kur konstaton se aplikimi për disenjo nuk është në përputhje me kërkesat e nenit 115 të ligjit, DPPI-ja njofton aplikantin për të parashtruar argumentet e tij brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit. Ky afat mund të zgjatet deri në 2 (dy) muaj shtesë nëse aplikanti paraqet një kërkesë me shkrim për këtë qëllim dhe paguan tarifën përkatëse.

3. Pas marrjes së përgjigjes nga aplikanti brenda afatit të caktuar në pikën 2 të këtij neni, ekzaminuesi e shqyrton përgjigjen brenda 1(një) muaji nga paraqitja e saj.

4. Aplikimi për regjistrim disenjoje industriale refuzohet nëse: 4.1 Aplikanti nuk parashtron vërejtjet e tij; 4.2 Nuk plotëson dokumentacionin shtesë brenda afatit kohor; 4.3 Edhe pas përgjigjes së aplikantit, DPPI-ja vëren se aplikimi nuk është në përputhje me nenin

115 të ligjit. 5. Gjatë ekzaminimit për baza absolute, DPPI-ja ka të drejtë të kërkojë çdo dokument ose deklaratë,

që del i nevojshëm gjatë shqyrtimit të aplikimit për regjistrim disenjoje. 6. Vendimi i refuzimit mbi arsye absolute merret vetëm pasi DPPI-ja ka marrë vendim mbi

kërkesat formale të aplikimit dhe ky vendim i njoftohet me shkrim aplikantit.

Neni 14 Publikimi i aplikimit për disenjo

1. DPPI-ja, në zbatim të nenit 122 të ligjit, publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale të dhënat mbi aplikimet për regjistrimin e disenjove.

2. Në buletin publikohen të dhënat për regjistrimin e disenjove, ripërtëritjet, licencimin dhe transferimin e pronësisë së disenjove të regjistruara, ndryshimet në emër, ndryshimet në adresën e pronarit të disenjos, dorëheqjen dhe shfuqizimin e disenjove të regjistruara.

Neni 15 Të dhënat që publikohen në Buletinin e Pronësisë Industriale për disenjot e aplikuara ose të

regjistruara

1. Të dhënat që publikohen në Buletinin e Pronësisë Industriale për aplikimet për disenjo përfshijnë:

1.1 Emrin dhe adresën e aplikantit; 1.2 Numrin e kërkesës dhe datën e depozitimit; 1.3 Emrin dhe adresën e krijuesit të disenjos, përveçse kur krijuesi, me anë të një deklarate me

shkrim, ka kërkuar që emri i tij të mos përmendet; 1.4 Përfaqësimin/paraqitjen e disenjos; 1.5 Produktin në të cilin do të aplikohet disenjoja ose me të cilin do të bashkohet ajo, si dhe klasën

e nënklasën në përputhje me klasifikimin e Lokarnos; 1.6 Të dhënat e prioritetit (nëse ka); 1.7 Numrin e disenjove të përfshira në aplikim në rastin e disenjove të shumëfishta. 2. Të dhënat që publikohen në Buletinin e Pronësisë Industriale për disenjot e regjistruara

përfshijnë: 2.1 Emrin dhe adresën e pronarit të disenjos së regjistruar; 2.2 Numrin e kërkesës dhe numrin e regjistrimit të disenjos; 2.3 Datën e depozitimit, datën e mbarimit të mbrojtjes, datën e regjistrimit, si dhe datën e prioritetit

(nëse ka); 2.4 Produktin në të cilin do të aplikohet disenjoja ose me të cilin do të bashkohet ajo, si dhe klasën

e nënklasën në përputhje me klasifikimin e Lokarnos; 2.5 Përfaqësimin/paraqitjen e disenjos; 2.6 Emrin dhe adresën e krijuesit të disenjos, përveçse kur krijuesi, me anë të një deklarate me

shkrim, ka kërkuar që emri i tij të mos përmendet; 2.7 Numrin e disenjove të përfshira në regjistrim në rastin e disenjove të shumëfishta. 3. Nëse aplikanti, së bashku me aplikimin, ka paraqitur një kërkesë me shkrim për shtyrjen e

publikimit të disenjos dhe ka paguar tarifën përkatëse, DPPI-ja publikon të dhënat e pronarit të aplikimit për disenjo në Buletinin e radhës. Pas mbarimit të periudhës së shtyrjes, DPPI-ja publikon dhe aplikimin për regjistrimin e disenjos.

KREU IV KUNDËRSHTIMI PËR REGJISTRIMIN E DISENJOS

Neni 16 Paraqitja e kundërshtimit ndaj regjistrimit të një disenjoje

1. Kërkesa për kundërshtimin e regjistrimit të një disenjoje të publikuar paraqitet në Dhomën për Shqyrtimin e Kundërshtimeve pranë DPPI-së, brenda një periudhe tremujore nga data e publikimit, nga personat e parashikuar në pikën 1, të nenit 123 të ligjit, nëpërmjet depozitimit të dokumenteve të mëposhtme:

1.1 Formularin e aplikimit “Për kundërshtimin e regjistrimit të disenjos së publikuar”, me të dhënat e mëposhtme:

1.1.1 Numrin e aplikimit për regjistrimin e disenjos për të cilën është depozituar kërkesa për kundërshtim;

1.1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit ndaj të cilit është depozituar kërkesa për kundërshtim; 1.1.3 Emrin dhe adresën e kundërshtuesit; 1.1.4 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar nëse kundërshtuesi ka caktuar një të tillë; 1.1.5 Klasën dhe nënklasën sipas të cilës është klasifikuar disenjoja, sipas klasifikimit ndërkombëtar

të Lokarnos; 1.1.6 Nënshkrimin e kundërshtuesit ose përfaqësuesit të tij. 2. Dokumentin e pagesës së tarifës për kundërshtim; 3. Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa depozitohet nga përfaqësuesi i kundërshtuesit; 4. Dokumentet që provojnë se kundërshtuesi gëzon një nga të drejtat e parashikuara nga neni 116

i ligjit; 5. Për kundërshtimin e regjistrimit të një disenjoje industriale depozitohet në DPPI një kërkesë e

veçantë, e cila paraqitet në dy kopje të njëjta.

Neni 17 Shqyrtimi i kundërshtimit nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve të DPPI-së e shqyrton një kundërshtim brenda 2 (dy) muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për kundërshtim.

2. Nëse kërkesa për kundërshtim nuk paraqitet brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 123 të ligjit, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve e refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton kundërshtuesin për vendimin e refuzimit.

3. Nëse kërkesa për kundërshtim nuk plotëson kërkesat e parashikuara nga pika 1 e pika 2, e nenit 16 të kësaj rregulloreje, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve i kërkon kundërshtuesit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të plotësojë të metat e konstatuara, brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit. Në rast se të metat nuk plotësohen brenda afatit, kundërshtimi do të konsiderohet sikur të mos jetë paraqitur.

4. Në rast se kërkesa për kundërshtim nuk plotëson kërkesat e parashikuara nga pikat 3 e 4 të nenit 16, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve i kërkon kundërshtuesit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të plotësojë të metat brenda 2 (dy) muajve nga data e njoftimit, në të kundërt Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton kundërshtuesin për vendimin e refuzimit.

5. Kur kundërshtimi i plotëson të metat e nenit 16 të kësaj rregulloreje, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve i dërgon një kopje të kundërshtimit aplikantit të disenjos së kundërshtuar, si dhe e njofton atë me shkrim të paraqesë argumentet, si dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të argumenteve të tij, brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit.

6. Gjatë shqyrtimit, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumente të tjera shtesë brenda një periudhe dymujore nga data e marrjes së njoftimit.

7. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, nëse e konsideron të nevojshme, mund t’u kërkojë palëve nëpërmjet një njoftimi me shkrim, që të marrin pjesë në procedurën e shqyrtimit të kundërshtimit dhe të paraqesin argumentet e tyre me gojë, duke i njoftuar ata për datën dhe orën e zhvillimit të seancës së shqyrtimit të kundërshtimit.

8. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, kur shqyrton një kërkesë, në përputhje me kompetencat përkatëse të parashikuara në ligj dhe në këtë rregullore, duhet të shprehet me pranim, pranim të pjesshëm ose rrëzim të kërkesës objekt shqyrtimi.

Neni 18 Trajtimi i aplikimit pas marrjes së vendimit mbi kundërshtimin

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve gjatë procedurës së shqyrtimit të kundërshtimit, nëse konstaton se kundërshtimi është i pabazuar, refuzon kundërshtimin dhe vendimi u njoftohet palëve pjesëmarrëse në këtë procedurë.

2. Një kopje e vendimit të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, në rastin kur vendimi nuk apelohet në Bordin e Apelit, depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për regjistrimin e saj, në përputhje me parashikimet e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

3. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, gjatë procedurës së kundërshtimit, nëse konstaton se kundërshtimi është pjesërisht i bazuar, atëherë regjistrimi i disenjos refuzohet ose pranohet pjesërisht.

4. Një kopje e vendimit të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, për refuzim ose regjistrim pjesërisht të disenjos, në rastin kur vendimi nuk apelohet në Bordin e Apelit, depozitohet në dosjen e aplikimit dhe ekzaminuesi lëshon njoftimin e refuzimit ose të regjistrimit të pjesshëm.

5. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, gjatë procedurës së kundërshtimit, nëse konstaton se kundërshtimi është tërësisht i bazuar, atëherë regjistrimi i disenjos refuzohet. Një kopje e vendimit të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve për refuzimin e disenjos, në rastin kur vendimi nuk apelohet në Bordin e Apelit, depozitohet në dosjen e aplikimit.

6. Në çdo rast, kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të bëhet ankim në Bordin e Apelit të DPPI-së, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një periudhe njëmujore nga data e marrjes së vendimit.

7. Në rast se vendimi i Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, lidhur me kundërshtimin për regjistrimin e një disenjoje apelohet në Bordin e Apelit, një kopje e vendimit përfundimtar të Bordit të Apelit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe DPPI-ja refuzon ose regjistron disenjon në përputhje me vendimin.

8. Në rast se vendimi i Bordit të Apelit apelohet në gjykatë, vendimi i formës së prerë i kësaj të fundit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe DPPI-ja refuzon ose regjistron disenjon në përputhje me këtë vendim.

9. Vendimi i refuzimit publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale, pasi ka marrë formë të prerë.

KREU V REGJISTRIMI I DISENJOS DHE TË DHËNAT E CERTIFIKATËS

Neni 19 Regjistrimi i disenjos

1. Kur aplikimi për disenjo plotëson kushtet e përcaktuara në ligj e në këtë rregullore dhe kur nuk është depozituar kërkesë për kundërshtim brenda 3 (tre) muajve nga data e publikimit të aplikimit, ose

kur është hequr dorë nga kundërshtimi apo kur kundërshtimi është refuzuar dhe vendimi i refuzimit ka marrë formë të prerë, DPPI-ja nxjerr njoftimin për pagesën e tarifës së regjistrimit dhe i kërkon aplikantit që brenda 1 (një) muaji nga data e marrjes së njoftimit, të kryejë pagesën e tarifës dhe një kopje origjinale të dokumentit të pagesës ta depozitojë pranë DPPI-së.

2. Nëse aplikanti nuk e paguan tarifën e regjistrimit të disenjos brenda afatit të caktuar në pikën 1, të nenit 125, të ligjit dhe në pikën 1 të këtij neni, DPPI-ja refuzon regjistrimin e disenjos dhe njofton me shkrim aplikantin për vendimin e marrë.

3. Kur aplikanti paguan tarifën e regjistrimit të disenjos brenda afatit të caktuar në nenin 125 të ligjit, DPPI-ja e regjistron disenjon në regjistrin e disenjove dhe lëshon certifikatën e regjistrimit brenda një periudhe tremujore nga data e depozitimit të dokumentit të pagesës së tarifës pranë DPPI-së.

4. DPPI-ja e publikon disenjon e regjistruar në Buletinin e Pronësisë Industriale. 5. Datë e regjistrimit të disenjos, në regjistrin e disenjove, quhet data e lëshimit të certifikatës së

regjistrimit të disenjos nga DPPI-ja.

Neni 20 Të dhënat që përmban certifikata e regjistrimit të disenjos

1. Certifikata e regjistrimit të disenjos duhet të përmbajë: 1.1 Emrin dhe adresën e pronarit të disenjos së regjistruar; 1.2 Numrin e kërkesës dhe numrin e regjistrimit të disenjos; 1.3 Datën e depozitimit, datën e mbarimit të mbrojtjes, datën e regjistrimit, si dhe datën e prioritetit

(nëse ka); 1.4 Produktin që përfaqëson disenjoja, si dhe klasën e nënklasën e produktit, në përputhje me

klasifikimin e Lokarnos; 1.5 Përfaqësimin (pamjen) e disenjos; 1.6 Datën e publikimit të disenjos; 1.7 Numrin e disenjove të përfshira në regjistrim në rastin e disenjove të shumëfishta; 1.8 Emrin dhe adresën e krijuesit të disenjos, përveç rastit kur krijuesi, me anë të një deklarate me

shkrim, ka kërkuar që emri i tij të mos përmendet.

KREU VI NDRYSHIME NË REGJISTRIN E DISENJOVE

Neni 21 Përmbajtja e kërkesës për ndryshime në regjistër

1. Kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër do të përmbajë: 1.1 Formularin e aplikimit “Për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër”, në të cilin do të jenë të

specifikuara të dhënat e mëposhtme: 1.1.1 Numri i aplikimit ose numri i regjistrimit të disenjos; 1.1.2 Emri dhe adresa e aplikantit ose e pronarit të disenjos, ashtu siç është shënuar në regjistër; 1.1.3 Emri dhe adresa e personit që depoziton kërkesën në përputhje me nenin 46 të kësaj rregulloreje; 1.1.4 Emri dhe adresa e përfaqësuesit të autorizuar, nëse është caktuar një i tillë; 1.1.5 Lloji i ndryshimit të kërkuar; 1.1.6 Ndryshimi i kërkuar nga aplikanti ose pronari i disenjos; 1.1.7 Nënshkrimi i personit që depoziton kërkesën ose i përfaqësuesit të tij; 2. Dokumentin ligjor ku bazohet ndryshimi, përveç rasteve të ndryshimit të adresës së aplikantit,

ndryshimit të adresës të pronarit të disenjos apo ndryshimit të adresës së përfaqësuesit të autorizuar; 3. Dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; 4. Autorizimin e përfaqësimit, nëse aplikanti/ pronari i disenjos ka caktuar një përfaqësues;

5. Parashikimet e këtij neni, si dhe të neneve 22 e 23 të kësaj rregulloreje, aplikohen gjithashtu, për pasqyrimin në regjistër të transferimit të pronësisë, ndryshimit të emrit, ndryshimit të adresës, kontratave të licencimit, pengut, veprimeve përmbarimore, si dhe çdo ndryshimi tjetër, i cili duhet ose kërkohet të pasqyrohet në regjistër.

Neni 22 Dokumente të tjera në lidhje me kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve në regjistër

1. Kur kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi lidhet me disa aplikime/regjistrime, të cilat kanë aplikantë ose pronarë të njëjtë, mund të depozitohet një kërkesë e vetme me kusht që:

1.1 Numrat e aplikimit ose të regjistrimit të të gjitha aplikimeve ose regjistrimeve të jenë treguar në kërkesë;

1.2 Në rastin e transferimit të pronësisë së disenjos, transferimi duhet të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje me shkrim para noterit dhe të nënshkruar nga të dyja palët, e cila depozitohet në DPPI.

1.3 Pagesa të jetë kryer për të gjitha ndryshimet e kërkuara; 2. Nëse është kërkuar një transferim i pjesshëm i pronësisë, DPPI-ja krijon një aplikim dhe/ose

regjistrim të ri të disenjos, i cili përmban të dhënat e disenjos (në rastin e disenjove të shumëfishta) për të cilat është kryer transferimi.

3. Një kopje e plotë e dokumenteve të aplikimit apo e regjistrimit fillestar të disenjos duhet të bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit ose e regjistrimit të referuar në pikën 1 të këtij neni. Një kopje e kërkesës për regjistrimin e transferimit të pjesshëm të pronësisë duhet të bëhet pjesë e dokumenteve të aplikimit ose regjistrimit fillestar.

4. Aplikimit ose regjistrimit të një disenjoje sipas pikës 2 të këtij neni i jepet një numër i ri aplikimi dhe/ose regjistrimi.

5. Procedurat e filluara në lidhje me aplikimin ose regjistrimin fillestar të një disenjoje do të konsiderohen edhe për aplikimet ose regjistrimet e referuara në pikën 2 të këtij neni, për të cilat kanë nisur procedurat.

6. Dokumenti ligjor, ku bazohet ndryshimi sipas pikës 2, të nenit 21 të kësaj rregulloreje, duhet të jetë si më poshtë:

6.1 Për transferimin e pronësisë, sipas rastit: 6.1.1 Dokumenti që vërteton transferimin e pronësisë në formën e një marrëveshjeje të nënshkruar

nga të dyja palët dhe të vërtetuar nga noteri; 6.1.2 Ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare, ku të evidentohet

pronari i ri i disenjos. 6.2 Në rastet kur transferimi i pronësisë ka të bëjë me ndryshimin e formës ligjore të shoqërisë, do

të depozitohet: 6.2.1 Ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare ku të evidentohet

ndryshimi përkatës. 6.3 Për ndryshimin e emrit, sipas rastit: 6.3.1 Dokumenti që vërteton ndryshimin; 6.3.2 Ekstrakti tregtar i lëshuar nga autoriteti kompetent për shoqëritë tregtare ku të evidentohet

ndryshimi përkatës. 6.4 Për regjistrimin e kontratës së licencës: 6.4.1 Marrëveshja/kontrata e licencës e nënshkruar nga të dyja palët dhe e vërtetuar nga noteri; 6.4.2 Kohëzgjatja e licencës; 6.4.3 Forma e përdorimit të disenjos nga i licencuari; 6.4.4 Lista dhe cilësia e produkteve që do të prodhojë i licencuari; 6.4.5 Territorin ku do të përdoret disenjoja për të cilën është dhënë licenca; 6.4.6 Detyrimet që licencuesi i vendos të licencuarit për zbatimin e kushteve të përcaktuara në

kontratë; 6.4.7 Lloji i licencës: licencë ekskluzive ose joekskluzive. 7. Një kontratë licence e regjistruar mund të ndryshohet ose të anulohet me kërkesë të njërës prej

palëve dhe çdo ndryshim i saj duhet të regjistrohet në regjistër. Çdo ndryshim duhet të shoqërohet me dokumentet provuese përkatëse.

Neni 23 Procedura në lidhje me shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e ndryshimeve në regjistër

1. Nëse kërkesa për regjistrimin e një ndryshimi në regjistër nuk është depozituar në përputhje me ligjin dhe këtë rregullore, DPPI-ja njofton me shkrim aplikantin/pronarin e disenjos për plotësimin e të metave ose për depozitimin e dokumenteve shtesë, brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit.

2. Nëse aplikanti që ka depozituar kërkesën i plotëson të metat ose depoziton dokumentet shtesë brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit, DPPI-ja vendos lidhur me kërkesën për regjistrimin e ndryshimit.

3. Me kërkesë të aplikantit, afati dymujor mund të zgjatet deri në 2 (dy) muaj shtesë, nëse një kërkesë për zgjatje afati depozitohet brenda afatit të lartpërmendur dhe kryhet pagesa e tarifës përkatëse për këtë qëllim.

4. Nëse aplikanti nuk plotëson të metat ose nuk depoziton dokumentet shtesë sipas pikës 1 të këtij neni, brenda 2 (dy) muajve ose brenda afatit shtesë kur kërkohet afat shtesë, DPPI-ja refuzon kërkesën për regjistrimin e ndryshimit në regjistër.

KREU VII RIPËRTËRITJA E DISENJOS

Neni 24 Paraqitja e kërkesës për ripërtëritjen e disenjos

1. Kërkesa për ripërtëritjen e disenjos, e parashikuar nga neni 128 i ligjit, paraqitet pranë DPPI-së nëpërmjet formularit të aplikimit “Për ripërtëritje disenjoje industriale”, i shoqëruar nga dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse.

2. Në rastin e disenjove të shumëfishta, së bashku me kërkesën, duhet të depozitohet edhe autorizimi i përfaqësimit, kur ripërtëritja kërkohet për një ose disa disenjo që përmban regjistrimi.

3. Kërkesa për ripërtëritjen e disenjos, e përbërë nga formulari i aplikimit “Për ripërtëritje disenjoje industriale” dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse, duhet të depozitohet pranë DPPI-së, brenda periudhës gjashtëmujore, para datës së mbarimit të afatit të mbrojtjes së disenjos. Data e mbarimit të afatit të mbrojtjes së disenjos përbën ditën e fundit të këtij afati. Në rast se kërkesa nuk depozitohet brenda këtij afati, ajo mund të depozitohet brenda një periudhe kohe shtesë prej 6 (gjashtë) muajsh, nga data e përfundimit të afatit të mbrojtjes së disenjos, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.

4. Në rastin e disenjove të shumëfishta, pronari i disenjos mund të kërkojë ripërtëritjen për të gjitha disenjot që përmban regjistrimi, ose për disa prej tyre.

5. Ripërtëritja i fillon efektet nga e nesërmja e datës kur regjistrimi mbaron efektet.

Neni 25 Shqyrtimi i kërkesës për ripërtëritjen e disenjos nga DPPI-ja

1. DPPI-ja shqyrton kërkesën për ripërtëritjen e disenjos nëse është në përputhje me parashikimet e nenit 24 të kësaj rregulloreje dhe, në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet. Ky

afat mund të zgjatet me 2 (dy) muaj shtesë kundrejt kërkesës dhe pagesës së tarifës për shtyrje afati. 2. Kur kërkesa për ripërtëritje nuk është depozituar ose është depozituar pas periudhës së përcaktuar

në pikën 3, të nenit 24 të kësaj rregulloreje ose kur nuk janë paguar tarifat përkatëse, ose kur nuk janë rregulluar mangësitë e njoftuara, DPPI-ja njofton pronarin e disenjos se regjistrimi ka mbaruar efektet e mbrojtjes dhe do të bëjë pasqyrimin e këtij vendimi në regjistrin e disenjove.

3. Kur kërkesa për ripërtëritjen e disenjos është në përputhje me parashikimet e nenit 24 të kësaj rregulloreje, DPPI-ja e regjistron ripërtëritjen në regjistrin e disenjove dhe lëshon certifikatën e ripërtëritjes, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e nenit 128 të ligjit dhe kërkesat e nenit 24 të kësaj rregulloreje.

4. Certifikata e ripërtëritjes së disenjos përmban: 4.1 Emrin dhe adresën e pronarit të disenjos; 4.2 Numrin e kërkesës dhe numrin e regjistrimit të disenjos; 4.3 Datën e depozitimit, datën e mbarimit të mbrojtjes, datën e ripërtëritjes, si dhe datën e prioritetit

(nëse ka); 4.4 Produktin që përfaqëson disenjoja, si dhe klasën dhe nënklasën e produktit, në përputhje me

klasifikimin e Lokarnos; 4.5 Pamjet/paraqitjen e disenjos; 4.6 Datën e publikimit të disenjos; 4.7 Numrin e disenjove të përfshira në regjistrim në rastin e disenjove të shumëfishta; 4.8 Emrin dhe adresën e krijuesit të disenjos, përveç rastit kur krijuesi ka kërkuar që emri i tij të mos

përmendet. 5. DPPI-ja bën publikimin e ripërtëritjes në Buletinin e Pronësisë Industriale.

KREU VIII DORËHEQJA NGA NJË DISENJO E APLIKUAR OSE E REGJISTRUAR

Neni 26 Paraqitja e kërkesës për dorëheqje nga disenjoja e aplikuar

1. Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi për disenjo, nëpërmjet një kërkese me shkrim, në çdo kohë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi disenjon.

2. Nëse kërkesa për dorëheqje bëhet para se DPPI-ja të ketë ekzaminuar aplikimin për regjistrim disenjoje për formalitete, sipas pikës 2, të nenit 121 të ligjit, DPPI-ja do t’i kthejë aplikantit 80% të shumës së paguar në momentin e aplikimit.

3. Me depozitimin e një kërkese të tillë, aplikimi konsiderohet i tërhequr. Dorëheqja bëhet efektive dhe nuk mund të revokohet nëse kërkesa për dorëheqje nuk është revokuar me një deklaratë tjetër brenda së njëjtës ditë nga aplikanti.

4. Në rastin e disenjove të shumëfishta, aplikanti mund të heqë dorë nga disa prej disenjove për të cilat është bërë aplikimi ose nga i gjithë aplikimi.

Neni 27 Paraqitja dhe shqyrtimi i kërkesës për dorëheqje nga disenjoja e regjistruar

1. Kërkesa për regjistrimin e dorëheqjes nga një disenjo e regjistruar, e parashikuar në nenin 137 të ligjit, paraqitet pranë DPPI-së nëpërmjet formularit të aplikimit “Për dorëheqje nga disenjoja industriale e regjistruar” nga pronari i disenjos së regjistruar.

2. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme: 2.1 Dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse; 2.2 Autorizimin e përfaqësimit, kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të disenjos;

2.3 Kur në regjistrin e disenjove është regjistruar një kontratë licence për këtë disenjo, deklaratën e lëshuar nga i licencuari, ku ai pohon se është në dijeni të kërkesës për dorëheqje, në përputhje me parashikimin e pikës 2, të nenit 137 të ligjit;

2.4 Kur ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtën për mbrojtjen e disenjos, deklaratën e lëshuar nga paditësi, ku ai deklaron se është dakord për regjistrimin e dorëheqjes, në përputhje me parashikimin e pikës 2, të nenit 137 të ligjit.

3. DPPI-ja shqyrton kërkesën për dorëheqje, nëse është në përputhje me parashikimet e pikave 1 e 2 të këtij neni dhe, në rast se ka të meta, njofton aplikantin të bëjë plotësimet e nevojshme brenda 3 (tre) muajve nga data e njoftimit, në të kundërt kërkesa refuzohet.

4. DPPI-ja e regjistron dorëheqjen në regjistrin e disenjove dhe njofton aplikantin për regjistrimin e dorëheqjes brenda 3 (tre) muajve nga data kur aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e pikave 1 e 2 të këtij neni. Njoftimi për regjistrimin e dorëheqjes publikohet në Buletinin e Pronësisë Industriale.

5. Në rastin kur disenjoja e regjistruar është disenjo e shumëfishtë, pronari i saj mund të kërkojë heqjen dorë për të gjitha disenjot ose për disa prej tyre, duke deklaruar në momentin e aplikimit se nga cilat disenjo kërkon të heqë dorë.

KREU IX PROCEDIMET PRANË DHOMËS PËR SHFUQIZIM/ZHVLERËSIM DHE SHFUQIZIMI I

DISENJOS

Neni 28 Përmbajtja e kërkesës për shfuqizimin e një disenjoje industriale

1. Për çdo kërkesë për shfuqizimin e një disenjoje industriale, duhet të depozitohet kërkesë më vete. 2. Kërkesa për shfuqizimin e një disenjoje industriale duhet të përmbajë: 2.1 Formularin e aplikimit “Për shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar”, në të cilin do të jenë të

specifikuara të dhënat e mëposhtme: 2.1.1 Numri i regjistrimit të disenjos industriale në lidhje me të cilën është depozituar kërkesa; 2.1.2 Emri dhe adresa e pronarit të disenjos industriale; 2.1.3 Emri dhe adresa e përfaqësuesit që depoziton kërkesën; 2.1.4 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar nëse është caktuar një i tillë; 2.1.5 Produktet për të cilat është depozituar kërkesa; 2.1.6 Nënshkrimi dhe/ose vula e personit që depozitoi kërkesën ose përfaqësuesi i tij të autorizuar; 2.2 Argumentet dhe baza ligjore ku mbështetet kërkesa për shfuqizim; 2.3 Provat në lidhje me bazën ligjore ku mbështetet kërkesa për shfuqizimin e disenjos; 2.4 Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkuesi ka caktuar një përfaqësues; 2.5 Mandatpagesën e tarifës përkatëse. 3. Kërkesa për shfuqizimin e disenjos duhet të depozitohet në dy kopje të njëjta.

Neni 29 Shqyrtimi i kërkesave për shfuqizim të disenjos së regjistruar

1. Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim shqyrton kërkesën për shfuqizimin e një disenjoje brenda një periudhe dymujore nga data e paraqitjes së saj. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar, Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim fton palët, për aq sa të jetë e nevojshme, që të depozitojnë pretendimet e tyre, brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit, në lidhje me komunikimet e paraqitura nga palët e tjera ose të bëra nga vetë Dhoma për Shfuqizim/ Zhvlerësim.

2. Nëse Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim e konsideron të arsyeshme, ajo mund t’i ftojë palët të bëjnë një zgjidhje me mirëkuptim nëpërmjet një marrëveshjeje, e cila, nëse arrihet, duhet të jetë me shkrim dhe

e nënshkruar nga të dyja palët. 3. Vendimi i DPPI-së për shfuqizimin e disenjos së regjistruar do të publikohet dhe do të regjistrohet

në regjistrin e disenjove kur të marrë formë të prerë.

KREU X RIVENDOSJA NË AFAT E TË DREJTAVE

Neni 30 Paraqitja e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës

1. Në përputhje me parashikimin e nenit 122/b të ligjit, aplikanti i një aplikimi për regjistrim disenjoje ose përfaqësuesi i tij mund të kërkojë rivendosjen në afat të së drejtës brenda 2 (dy) muajve nga mënjanimi i shkakut të mosrespektimit të afatit, por jo më vonë se 1 (një) vit nga mbarimi i afatit të humbur. Kërkesa me shkrim përmban:

1.1 Formularin e aplikimit “Për rivendosje në afat të të drejtave mbi disenjon industriale”, me të dhënat e mëposhtme:

1.1.1 Numrin e aplikimit të disenjos, për të cilën është depozituar kërkesa për rivendosje në afat; 1.1.2 Emrin dhe adresën e aplikantit të aplikimit për disenjon, për të cilën është kërkuar rivendosje në

afat; 1.1.3 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse aplikanti ka caktuar një të tillë; 1.1.4 Shkaqet/arsyet e mosrespektimit të afatit; 1.1.5 Nënshkrimi dhe/ose vula e aplikantit ose përfaqësuesit të tij. 1.2 Mandatin e pagesës së tarifës përkatëse; 1.3 Autorizimin e përfaqësimit, nëse kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit.

Neni 31 Shqyrtimi i kërkesës për rivendosje në afat të së drejtës

1. DPPI-ja shqyrton kërkesën për rivendosjen në afat të së drejtës brenda një afati njëmujor nga data e paraqitjes së saj, nëse është në përputhje me parashikimet e nenit 122/b të ligjit dhe të nenit 30 të kësaj rregulloreje.

2. Në rast se DPPI-ja e pranon kërkesën për rivendosjen në afat të së drejtës, njofton me shkrim aplikantin e disenjos për rivendosjen në afat të së drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të metat dhe e publikon atë në Buletinin Zyrtar. Refuzimi i bërë nga DPPI-ja shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon proce-durën në përputhje me ligjin.

3. Në rast se kërkesa për rivendosjen në afat të së drejtës nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 122/b të ligjit dhe të nenit 30 të kësaj rregulloreje, DPPI-ja e refuzon kërkesën për rivendosjen në afat dhe njofton me shkrim aplikantin.

4. Vendimi i DPPI-së për refuzimin e rivendosjes në afat të së drejtës mund të apelohet në Bordin e Apelit, brenda 1 (një) muaji nga data e marrjes së vendimit të refuzimit.

Neni 32 Rivendosja në afat kur bëhet fjalë për prioritet

1. Kur dokumenti i parashikuar sipas pikës 2, të nenit 120, të ligjit nuk është depozituar pranë DPPI-së brenda afatit kohor të caktuar, aplikanti ka të drejtë të kërkojë rivendosjen në afat të së drejtës prioritare, nëse:

1.1 Deklarata për prioritet është paraqitur pranë DPPI-së në përputhje me kërkesat e nenit 8 kësaj rregulloreje;

1.2 Kërkesa për rivendosjen në afat të së drejtës, së bashku me kopjen e aplikimit më të hershëm,

është depozituar pranë DPPI-së brenda periudhës së parashikuar nga pika 3, e nenit 8 të kësaj rregulloreje.

2. Kërkesa për rivendosje në afat të së drejtës shoqërohet me dokumentin që tregon shkaqet që çuan në mosrespektimin e periudhës së prioritetit, pavarësisht marrjes së masave të nevojshme.

KREU XI APELIMI

Neni 33 Apelimi i vendimeve në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim

1. Çdo vendim për refuzim, që merret gjatë procesit të ekzaminimit, mund të apelohet në Dhomën për Shfuqizim/Zhvlerësim brenda 1 (një) muaji nga data e marrjes njoftim, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në ligj ose në këtë rregullore, duke depozituar dokumentet e mëposhtme:

1.1 Formularin e aplikimit “Për apelimin e vendimit të refuzimit në Dhomën për Shfu- qizim/Zhvlerësim”, që përmban:

1.1.1 Emrin dhe adresën e apeluesit, në përputhje me nenin 46 të kësaj rregulloreje; 1.1.2 Vendimin e DPPI-së ndaj të cilit është depozituar apelimi; 1.1.3 Numrin e aplikimit ose regjistrimit të disenjos; 1.1.4 Një të dhënë që tregon nëse është apeluar vendimi i DPPI-së në tërësi apo një pjesë e tij. 1.1.5 Nënshkrimin e apeluesit ose përfaqësuesit të tij. 1.2 Dokumentin e pagesës së tarifës për apelimin; 1.3 Arsyet për të cilat është depozituar apelimi, i shoqëruar me provat mbështetëse; 1.4 Autorizimin e përfaqësimit, nëse apelimi paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit.

Neni 34 Shqyrtimi i kërkesës nga Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim

1. Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim shqyrton kërkesën për apelim brenda 2 (dy) muajve nga data e paraqitjes. Nëse apelimi nuk është depozituar brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 33, ose nuk përmbush kërkesat e pikave 1.1 e 1.2, të nenit 33, të kësaj rregulloreje, Dhoma njofton me shkrim apeluesin se kërkesa e tij konsiderohet e paparaqitur. Nëse apelimi nuk përmbush kërkesat e pikave 1.3 e 1.4, të nenit 33, Dhoma njofton me shkrim apeluesin të plotësojë të metat brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit.

2. Dhoma refuzon kërkesën për apelim, nëse apeluesi nuk përmbush të metat sipas njoftimit, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni dhe njofton apeluesin për vendimin e refuzimit. Kur apelimi përmbush kërkesat e nenit 33 të kësaj rregulloreje, Dhoma shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe dymujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në Bordin e Apelit vendimin e Dhomës, në përputhje me parashikimin e paragrafit 4, të nenit 126, të ligjit dhe paguan tarifën përkatëse.

4. Gjatë shqyrtimit, Dhoma ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe njëmujore nga data e njoftimit.

5. Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim, kur shqyrton një kërkesë, në përputhje me kompetencat përkatëse të parashikuara në ligj dhe në këtë rregullore, duhet të shprehet me pranim, pranim të pjesshëm ose rrëzim të kërkesës objekt shqyrtimi.

Neni 35 Trajtimi i aplikimit pas marrjes së vendimit mbi apelimin

1. Kur dhoma vendos të pranojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në Bordin e Apelit, një kopje

e këtij vendimi depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën për regjistrimin e disenjos, në përputhje me parashikimet e ligjit dhe kësaj rregulloreje.

2. Kur dhoma vendos të rrëzojë apelimin dhe vendimi nuk apelohet në Bordin e Apelit, një kopje e vendimit të Dhomës depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe refuzimi merr formë të prerë.

3. Në rast se vendimi i Dhomës apelohet në Bordin e Apelit, një kopje e vendimit përfundimtar të Bordit të Apelit depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe DPPI-ja refuzon ose regjistron disenjon në përputhje me vendimin e Bordit.

4. Në rast se vendimi i Bordit të Apelit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për regjistrimin e disenjos dhe DP PI-ja refuzon ose regjistron disenjon në përputhje me vendimin e gjykatës.

Neni 36 Apelimi i vendimeve në Bordin e Apelit

1. Vendimet që mund të apelohen në Bordin e Apelit janë: 1.1 Vendimet e marra nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve; 1.2 Vendimet e marra nga Dhoma për Shfuqizim/Zhvlerësim; 1.3 Vendimet për rivendosjen në afat të së drejtës. 2. Apelimi i një vendimi sjell si pasojë pezullimin e ndjekjes së mëtejshme të procedurës përkatëse. 3. Vendimet e parashikuara më lart hyjnë në fuqi pasi marrin formë të prerë.

Neni 37 Paraqitja e kërkesës për apelim në Bordin e Apelit

1. Procedura e apelimit në Bordin e Apelit fillohet nëpërmjet depozitimit të dokumenteve të mëposhtme:

1.1 Formularin e aplikimit “Për apelimin e vendimeve në Bordin e Apelit”, që përmban: 1.1.1 Emrin dhe adresën e apeluesit në përputhje me nenin 46 të kësaj rregulloreje; 1.1.2 Vendimin e DPPI-së ndaj të cilit është depozituar apelimi; 1.1.3 Numrin e aplikimit ose të regjistrimit të disenjos; 1.1.4 Një e dhënë që tregon nëse është apeluar vendimi i DPPI-së në tërësi apo një pjesë e tij; 1.1.5 Nënshkrimin e apeluesit ose përfaqësuesit të tij; 1.2 Dokumentin e pagesës së tarifës për apelimin; 1.3 Argumentet dhe/ose provat mbi të cilat mbështetet apelimi; 1.4 Autorizimin e përfaqësimit, nëse apelimi paraqitet nga përfaqësuesi i aplikantit. 2. Kërkesa për apelim duhet të depozitohet në dy kopje të njëjta.

Neni 38 Shqyrtimi i kërkesave nga Bordi i Apelit

1. Sekretari i Bordit të Apelit, brenda 1 (një) muaji nga data e paraqitjes së kërkesës për apelim, kontrollon kërkesën nëse përmban dokumentet e parashikuara në nenin 37 të kësaj rregulloreje.

2. Kur një kërkesë për apelim është paraqitur në përputhje me nenin 37 të kësaj rregulloreje, sekretari i Bordit të Apelit i dërgon palës kundër së cilës është paraqitur apelimi, një kopje të kërkesës për apelim, si dhe e njofton atë të paraqesë brenda 2 (dy) muajve nga data e marrjes së njoftimit, argumentet dhe çdo dokument tjetër lidhur me apelimin.

3. Në rast se një kërkesë për apelim nuk është paraqitur në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 37 të kësaj rregulloreje, sekretari i Bordit të Apelit e njofton me relacion me shkrim Bordin e Apelit, i cili refuzon kërkesën për apelim dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

4. Sekretari i Bordit të Apelit, brenda 1 (një) muaji nga mbarimi i afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, i paraqet për shqyrtim Bordit të Apelit kërkesën për apelim.

5. Bordi i Apelit e shqyrton një kërkesë brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së saj në Bord. 6. Gjatë shqyrtimit të një kërkese, Bordi i Apelit, kur e konsideron të arsyeshme ka të drejtë t’u kërkojë

palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin prova dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të arsyeshme, por, në çdo rast, jo më vonë se 1 (një) muaj nga data e marrjes së njoftimit nga pala.

7. Nëse Bordi i Apelit e konsideron të arsyeshme, i fton palët në seanca dëgjimore, si dhe u kërkon atyre të gjejnë një zgjidhje me mirëkuptim, e cila, nëse arrihet, duhet të materializohet në një marrëveshje me shkrim të nënshkruar nga të dyja palët para noterit ose para Bordit të Apelit.

8. Sekretari i Bordit të Apelit i njofton palët e interesuara menjëherë pas marrjes së vendimit të Bordit të Apelit, por, në çdo rast, jo më vonë se 1 (një) muaj nga marrja e vendimit.

9. Bordi i Apelit, kur shqyrton një kërkesë, në përputhje me kompetencat përkatëse të parashikuara në ligj dhe në këtë rregullore, duhet të shprehet me pranim, parim të pjesshëm ose rrëzim të kërkesës objekt shqyrtimi.

Neni 39 Efekti i vendimeve

1. Vendimi i Bordit të Apelit merr formë të prerë nga e nesërmja e datës së mbarimit të afatit për ankim në gjykatë, kur asnjë nga palët nuk ka bërë ankim kundër vendimit të Bordit.

2. Kur vendimi i Bordit të Apelit ose vendimi i gjykatës merr formë të prerë, DPPI-ja ekzekuton vendimin sipas legjislacionit në fuqi.

3. Në rast ankimi të vendimit të Bordit të Apelit në gjykatë, ankimuesi ka detyrimin të njoftojë DPPI-në brenda 1 (një) muaji nga data e depozitimit të ankimit në gjykatë, me qëllim që të evitohet ekzekutimi i vendimit të Bordit të Apelit.

KREU XII APLIKIME PËR REGJISTRIM NDËRKOMBËTAR TË DISENJOVE INDUSTRIALE

Neni 40 Paraqitja e aplikimeve për regjistrim ndërkombëtar

1. Aplikimi ndërkombëtar depozitohet në përputhje me kërkesat e marrëveshjes së Hagës dhe duhet të përmbajë:

1.1 Formularin e përcaktuar nga Byroja Ndërkombëtare e WIPO-s me specifikimet e mëposhtme: 1.1.1 Emrin dhe adresën e aplikantit; 1.1.2 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit të aplikantit; 1.1.3 Numrin e aplikimit ose të regjistrimit të disenjos mbi të cilin bazohet aplikimi për regjistrim

ndërkombëtar; 1.1.4 Paraqitjen/pamjen e disenjos, e cila duhet të jetë identike si në aplikimin ose regjistrimin

kombëtar; 1.1.5 Të dhëna në lidhje me prioritetin, nëse është pretenduar për prioritet ose kur pretendohet

prioritet nga ekspozita ndërkombëtare, të dhënat e ekspozitës zyrtare ndërkombëtare; 1.1.6 Klasa dhe nënklasa sipas klasifikimit të Lokarnos; 1.1.7 Numri i disenjove të përfshira në aplikimin ndërkombëtar në rastin e disenjove të shumëfishta; 1.1.8 Vendet anëtare të Unionit për të cilat kërkohet shtrirja e regjistrimit ndërkombëtar; 1.1.9 Përshkrimi i disenjos, ku do të përshkruhen vetëm karakteristikat e disenjos industriale që

shfaqen në riprodhimet e saj. Përveç kësaj, materiali që shfaqet për riprodhim, por për të cilin mbrojtja nuk kërkohet, mund të tregohet në përshkrimin e saj. Në përshkrim mund të tregohet përdorimi i mundshëm i disenjos për sa kohë nuk është teknik. Ky përshkrim nuk mund t’i kalojë 100 fjalë, pasi

ka kosto shtesë. Përshkrimi i disenjos duhet të jetë i njëjtë me përshkrimin e bërë në aplikimin apo regjistrimin kombëtar;

1.1.10 Identiteti i krijuesit/krijuesve; 1.1.11 Publikimi i regjistrimit ndërkombëtar, nëse aplikanti përzgjedh një nga opsionet e tjera,

përveç atij të përcaktuar tashmë në formularin e aplikimit për regjistrim disenjo ndërkombëtare; 1.1.12 Nënshkrimi dhe/ose vula e aplikantit ose e përfaqësuesit të tij. 1.2 Mandatet e pagesave të tarifave përkatëse. 1.3 Formulari i përmendur në pikën 1.1 të këtij neni duhet të paraqitet në 2 (dy) kopje të njëjta.

Neni 41 Kërkesa të tjera në lidhje me aplikimin për regjistrim ndërkombëtar

1. Regjistrimi ndërkombëtar përfundon nëse disenjoja industriale nuk është më e mbrojtur në Republikën e Shqipërisë.

2. Kërkesa për regjistrim ndërkombëtar duhet t’i referohet një disenjoje industriale të aplikuar ose të regjistruar në DPPI.

3. Përpara se të aplikohet për regjistrim ndërkombëtar të disenjove industriale, duhet të kryhet aplikimi për regjistrimin kombëtar në Regjistrin Kombëtar të Disenjove Industriale.

4. Të gjitha të dhënat e përfshira në aplikimin për regjistrim ndërkombëtar duhet të përputhen plotësisht me të dhënat në Regjistrin Kombëtar të disenjove industriale.

5. Tarifa për regjistrimin ndërkombëtar parashikohet në marrëveshjen Hagës dhe kryhet në Byronë Ndërkombëtare.

6. Tarifa për marrjen, verifikimin dhe transmetimin e kërkesës për regjistrim ndërkombëtar depozitohet në llogarinë e DPPI-së.

7. Formulari i aplikimit dhe formularët e tjerë zyrtarë gjenden në faqen e Byrosë Ndërkombëtare për Pronësinë Intelektuale.

KREU XIII DOKUMENTE TË TJERA QË LËSHON DPPI-ja LIDHUR ME DISENJOT INDUSTRIALE

Neni 42 Ekstraktet dhe hetimet e lëshuara nga regjistri i disenjove

1. Në zbatim të pikës 2, të nenit 192 dhe nenit 194 të ligjit, DPPI-ja u lëshon personave të interesuar ekstrakte nga regjistri i disenjove, si dhe përgjigje të kërkesave për hetim.

2. Kërkesa për ekstrakt regjistri për një disenjo të regjistruar paraqitet pranë DPPI-së me shkrim, shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa konsiderohet e paparaqitur. Ekstrakti i regjistrit lëshuar nga DPPI-ja përmban të gjitha të dhënat e disenjos dhe historikun e ndryshimeve që ka pësuar ajo.

3. Kërkesa për hetim, në lidhje me një disenjo, paraqitet pranë DPPI-së me shkrim, shoqëruar me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa konsiderohet e paparaqitur.

4. DPPI-ja njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës lidhur me rezultatin e hetimit.

Neni 43 Dublikatat dhe dokumenti i prioritetit

1. Pronari i një disenjoje të regjistruar ka të drejtë të kërkojë dublikatë të certifikatës së regjistrimit të disenjos, të certifikatës së ripërtëritjes së saj ose të njoftimeve të tjera të lëshuara nga DPPI-ja për regjistrimin e ndryshimeve në regjistrin e disenjove.

2. Kërkesa për dublikatë bëhet me shkrim dhe duhet të shoqërohet me dokumentin e pagesës së

tarifës përkatëse, si dhe me autorizimin e përfaqësimit kur kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i pronarit të disenjos, në të kundërt, kërkesa konsiderohet e paparaqitur.

3. Aplikanti, i cili ka depozituar pranë DPPI-së një aplikim për regjistrimin e një disenjoje, ka të drejtë të kërkojë dokument prioriteti për disenjon, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e depozitimit të kërkesës për regjistrimin e disenjos, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

4. Dokumenti i prioritetit, që lëshohet nga DPPI-ja, përmban të dhënat e mëposhtme: 4.1 Datën dhe numrin e depozitimit; 4.2 Emrin dhe adresën e aplikantit; 4.3 Emrin dhe adresën e krijuesit të disenjos; 4.4 Produktin që përfaqëson disenjoja, si dhe klasën dhe nënklasën e produktit, në përputhje me

klasifikimin e Lokarnos; 4.5 Numrin e disenjove të përfshira në aplikim, në rastin e disenjove të shumëfishta; 4.6 Përfaqësimin (riprodhimin) e disenjos sipas pamjeve të depozituara nga aplikanti.

Neni 44 Inspektimi i dosjes për disenjon e regjistruar

1. Dosja e një aplikimi për regjistrim disenjoje ende të papublikuar nuk mund të inspektohet pa pëlqimin e aplikantit.

2. Pas publikimit të aplikimit për disenjo, dosja që lidhet me këtë aplikim dhe disenjoja që rezulton prej saj mund të inspektohen pas depozitimit të një kërkese me shkrim dhe kryerjes së pagesës përkatëse.

3. Kur dosjet inspektohen sipas pikës 2 të këtij neni, dokumentet në lidhje me përjashtimin ose kërkesën për përjashtim të një anëtari të Dhomës së Kundërshtimeve ose Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim apo të Bordit të Apelit për shkak të konfliktit të interesit, draftet e vendimeve dhe opinioneve, si dhe të gjitha dokumentet e brendshme të përdorura për përgatitjen e vendimeve dhe mendimeve, ashtu si dhe pjesët e dosjes për të cilat pala e interesuar tregon një interes të veçantë për ruajtjen e konfidencialitetit, përpara se të jetë depozituar kërkesa për inspektim të dosjes, ndalohen për inspektim, përveçse kur inspektimi i këtyre dokumenteve të dosjes justifikohet nga interesi legjitim thelbësor i palës që kërkon inspektim.

4. Inspektimi i dosjes së një aplikimi për regjistrim disenjo dhe/ose të një disenjoje të regjistruar do të bëhet me dokumente origjinale, kopje të tyre ose me mjete ose pajisje të tjera teknike të ruajtjes.

5. Inspektimi i dosjeve duhet të zhvillohet në mjediset e DPPI-së. Mbështetur në një kërkesë me shkrim, inspektimi i dosjeve shoqërohet me lëshimin e kopjeve të dokumenteve të dosjes. Lëshimi i këtyre kopjeve kushtëzohet me kryerjen e pagesës së tarifës përkatëse. Mbështetur në kërkesën me shkrim dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, DPPI-ja lëshon edhe kopje të vërtetuara ose të pavërtetuara të aplikimit për regjistrim disenjoje.

6. Kur dosjet inspektohen sipas pikës 5 të këtij neni, kërkesa për inspektim të dosjes do të konsiderohet si e padepozituar deri në momentin që do të kryhet pagesa e tarifës përkatëse.

7. Në përputhje me kufizimet e vendosura në pikën 3 të këtij neni, si dhe bazuar në një kërkesë me shkrim, DPPI-ja mund të japë informacion nga çdo dosje që i përket një aplikimi për disenjo ose disenjos së regjistruar, pas kryerjes së pagesës së tarifës për hetim.

Neni 45 Shfuqizimi ose ndryshimi i akteve administrative me gabime

1. Aplikanti mund të kërkojë, nëpërmjet një kërkese me shkrim, korrigjimin e gabimeve ose pasaktësive që përmban aplikimi për regjistrimin e disenjos, kur këto kanë të bëjnë me emrin ose adresën e aplikantit, të krijuesit ose të përfaqësuesit të aplikantit apo të pasaktësive të tjera, të cilat nuk

cenojnë thelbin e elementeve të aplikimit, për aq kohë sa aplikimi nuk është regjistruar në regjistrin e disenjove.

2. Në rastin e lëshimit nga DPPI-ja të akteve që përmbajnë gabime ose pasaktësi, jo për fajin e aplikantit ose të pronarit të disenjos, korrigjimi i tyre bëhet nga DPPI-ja me nismën e saj ose në bazë të një kërkese me shkrim, të paraqitur nga aplikanti ose pronari i disenjos. DPPI-ja rilëshon aktin e korrigjuar, pasi aplikanti ose pronari i disenjos ka dorëzuar pranë DPPI-së origjinalin e aktit për të cilin kërkohet korrigjimi dhe bën pasqyrimin e korrigjimit në regjistrin e disenjove, si dhe e publikon atë në Buletinin e Pronësisë Industriale.

3. Kërkesa për korrigjimin e një gabimi të bërë në aplikim ose në dokumentet e tjera të dorëzuara në DPPI, të paraqitura nga aplikanti ose pronari, sipas rastit, përmban:

3.1 Numrin dhe datën e depozitimit të kërkesës me të cilën ka të bëjë kërkesa për të korrigjuar gabimin;

3.2 Emrin dhe adresën e aplikantit ose pronarit; 3.3 Emrin dhe adresën e përfaqësuesit, nëse është caktuar një i tillë; 3.4 Disenjon e kërkuar për korrigjimin e gabimeve dhe korrigjimin e propozuar; 3.5 Nënshkrimin e kërkuesit ose, sipas rastit, të përfaqësuesit. 4. Kërkesa për korrigjimin e gabimit konsiderohet e paraqitur vetëm pasi paguhet shuma e

përcaktuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifat për objektet e pronësisë industriale. 5. Nëse kërkohet korrigjimi i gabimit të njëjtë në shumë aplikime të paraqitura nga i njëjti aplikant,

mjafton paraqitja e një kërkese të vetme për korrigjimin e gabimit, që tregon numrin dhe datën e aplikimeve me të cilat ai lidhet. Pagesa e tarifës së përcaktuar në rregulloren përkatëse duhet të kryhet për çdo aplikim më vete. Dokumenti origjinal i pagesës i bashkëngjitet çdo aplikimi.

6. DPPI-ja mund të kërkojë paraqitjen e provave shtesë mbi vërtetësinë e gabimit të raportuar. 7. Çdo korrigjim i bërë në një aplikim për disenjo të publikuar, duhet të publikohet në Buletinin e

radhës të Pronësisë Industriale.

KREU XIV KËRKESA TË PËRGJITHSHME

Neni 46 Emri dhe adresa

1. Në komunikimet që depozitohen para DPPI-së, emri dhe adresa e aplikantit duhet të tregohen në mënyrën e mëposhtme:

1.1 Nëse aplikanti, kundërshtuesi ose personi që depoziton kërkesën është person fizik: emri, mbiemri, adresa, qyteti, shteti;

1.2 Nëse aplikanti, kundërshtuesi ose personi që depoziton kërkesën është person juridik: emrin e shoqërisë, adresa, qyteti, shteti.

2. Në komunikimet që depozitohen pranë DPPI-së, emri dhe adresa e përfaqësuesit të autorizuar duhet të tregohen në mënyrën që vijon: emri, mbiemri, adresa, qyteti, shteti dhe/ose kodi i përfaqësuesit.

3. Kur një aplikim është depozituar nga disa aplikantë, korrespondenca në lidhje me aplikimin do të dërgohet në adresat e secilit aplikant, përveçse kur ata kanë caktuar një përfaqësues të autorizuar.

4. Aplikanti mund të deklarojë mënyra të tjera kontakti, si: numër telefoni, fax, adresë e-mail-i. 5. Parashikimet e këtij neni, si dhe të neneve 47 e 48 të kësaj rregulloreje, do të aplikohen

gjithashtu, për korrespondencat që i komunikohen Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve, Dhomës për Shfuqizim/ Zhvlerësim, si dhe Bordit të Apelit.

6. Në të gjithë formularët e disenjove do të parashikohet rubrika me tekstin e mëposhtëm: “Unë i/e nënshkruari/a pranoj që DPPI-ja mund të më kontaktojë nëpërmjet mjeteve vijuese të

komunikimit për çështje të lidhura me procedurat e parashikuara në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij nëpërmjet:

Postës elektronike (e-mail), në adresën vijuese:___________________; Komunikimit (SMS, telefonatë), në numrin vijues:__________________; Fax-it, në numrin vijues: __________________________;”.

DPPI-ja njofton se shënimi i të dhënave të mësipërme të kontaktit është vullnetar. DPPI-ja do të ruajë këto të dhëna (në vijim, të dhënat personale), që aplikanti dhe/ose personi i autorizuar (në vijim, subjekti) kanë shënuar në këtë formular aplikimi.

Të dhënat personale do të përpunohen e përdoren nga DPPI-ja, në cilësinë e kontrolluesit apo nga persona të tretë të caktuar nga DPPI-ja, në cilësinë e përpunuesit, ekskluzivisht për të komunikuar me subjektin, për sa u përket procedurave të lidhura me këtë aplikim. Të dhënat personale nuk do t’i kalohen një marrësi të tretë pa pëlqimin paraprak të subjektit dhe nuk do t’i nënshtrohen transferimit ndërkombëtar. Gjithashtu, DPPI-ja mund të përdorë herë pas here të dhënat personale për të kontaktuar subjektin dhe për t’i dërguar informacione që mund të jenë në interes të tij/saj, të tilla, si: njoftime, ngjarje dhe/ose zhvillime ligjore në fushën e veprimtarisë së DPPI-së.

DPPI-ja do të ndalojë dërgimin e këtij informacioni nëse subjekti njofton shprehimisht me shkrim DPPI-në, se ai/ajo nuk dëshiron të kontaktohet më tej për të marrë informacione të tilla.

Subjekti ka të drejtën e aksesit, bllokimit, korrigjimit ose fshirjes së të dhënave personale, që DPPI-ja ka ruajtur në bazën e të dhënave, si dhe të kërkojë të ushtrojë çdo të drejtë tjetër që i njihet nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Data _____._____.______ ___________________ (emri, mbiemri, firma) Nëpërmjet këtij nënshkrimi të posaçëm, nënshkruesi jep pëlqimin që DPPI-ja të ruajë, të përpunojë e

përdorë të dhënat personale të subjektit, në pajtim me kushtet e mësipërme. Nëpërmjet këtij nënshkrimi të posaçëm, nënshkruesi, gjithashtu, deklaron, nën përgjegjësinë e tij/saj, se të dhënat e kontaktit si më sipër janë të dhënat e tij/saj, ose të një personi të tretë, që ka autorizuar nënshkruesin të kryejë këto veprime.

7. Në të gjithë formularët e disenjove që do të depozitohen në DPPI, do të vendoset adresa e zyrës dhe logoja e saj.

Neni 47 Kërkesa lidhur me korrespondencën

1. DPPI-ja do të pranojë vetëm nënshkrimet me dorë në dokumentet e depozituara pranë saj. 2. Nëse një komunikim me DPPI-në përmban disa dokumente që kanë të bëjnë me disa aplikime,

atëherë në çdo dokument duhet të shënohet numri i aplikimit me të cilin lidhet dokumenti.

Neni 48 Depozitimi i dokumenteve

1. Korrespondenca me DPPI-në bëhet dorazi ose me postë. 2. Kërkesa ose çdo lloj dokumenti tjetër që depozitohet pranë DPPI-së duhet të jetë me shkrim dhe e

përkthyer në gjuhën shqipe.

Neni 49 Njoftimi dhe dërgimi i dokumenteve

1. Data e njoftimit të një dokumenti do të konsiderohet data e marrjes në dorëzim të njoftimit nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij. Afatet e njoftimit do të llogariten duke filluar nga e nesërmja e marrjes në dorëzim e njoftimit.

2. Çdo njoftim, dërguar përfaqësuesit, do të ketë të njëjtin efekt si t’i jetë dërguar personit të përfaqësuar.

3. Çdo komunikim i adresuar DPPI-së nga një përfaqësues do të konsiderohet si të jetë dërguar nga personi i përfaqësuar.

4. Nëse është caktuar një përfaqësues i autorizuar, DPPI-ja do t’i dërgojë të gjitha njoftimet këtij të fundit.

Neni 50 Autorizimi i përfaqësimit

1. Autorizimi i përfaqësimit duhet të përmbajë: 1.1 Nënshkrimin e aplikantit të vërtetuar nga noteri, kur aplikanti është person fizik shqiptar ose i huaj; 1.2 Nënshkrimin dhe vulën ose nënshkrimin e vërtetuar nga noteri, kur aplikanti është person juridik

shqiptar ose i huaj. 2. Nëse autorizimi i përfaqësimit nuk është në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë rregullore,

DPPI-ja njofton përfaqësuesin që e ka depozituar aplikimin për të plotësuar të metat brenda 3 (tre) muajsh nga dita e marrjes së njoftimit.

3. Nëse personi, i cili ka depozituar autorizimin e përfaqësimit nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar në njoftimin e DPPI-së, sipas pikës 2 të këtij neni, DPPI-ja refuzon aplikimin.

4. DPPI-ja regjistron në regjistrin e disenjove një përfaqësues të autorizuar në lidhje me një disenjo, kur përfaqësuesit i jepen me autorizim të drejta në ndjekjen e procedurave dhe kryerjen e veprimeve, që parashikohen në ligj dhe rregullore lidhur me disenjot.

5. Për veprimet dhe ndjekjen e procedurave në lidhje me një disenjo, përfaqësuesi i regjistruar, sipas paragrafit të mëparshëm, nuk ka nevojë të depozitojë autorizimin origjinal, por një fotokopje të tij.

6. Kur aplikanti ose pronari i një disenjoje revokon ose ndryshon autorizimin e përfaqësimit, ai duhet të depozitojë në DPPI kërkesën për revokim ose ndryshimin e autorizimit, si dhe për caktimin e përfaqësuesit të ri. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e disenjove, sipas pikës 4 të këtij neni.

Neni 51 Seancat dëgjimore

1. Kur konsiderohet e nevojshme, DPPI-ja ose Bordi i Apelit zhvillon seanca dëgjimore, si dhe thërret palët të marrin pjesë në seanca.

Neni 52 Marrja e provave

1. Marrja dhe sigurimi i provave nga DPPI-ja dhe Bordi i Apelit përbëhet nga: 1.1 Dëgjimi i palëve; 1.2 Kërkimi i informacionit shtesë palëve; 1.3 Depozitimi i dokumenteve dhe i provave; 1.4 Dëgjimi i personave të tjerë kur çmohet e nevojshme nga DPPI-ja, Bordi i Apelit ose me kërkesë

të palëve.