关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL060-j

返回

Vendimi nr. 10236, datë 16.12.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA A. SHPK KUNDËR DREJTORISË SË PËRGJTHSHME TË MARKAVE DHE PATENTAVE, Nr. 10236, datë 16.12.2016, PËR REGJISTRIMIN E MARKËS ME NR. APLIKIMI KOMBËTAR AL/T/2013/693 ME APLIKANT SHOQËRINË “A” SHPK.

Objekti i padisë:

1. Shfuqizimi i aktit administrativ, Vendim i Bordit të Apelimit të DPPM nr. 693/7 Prot. datë 01.12.2015.

2. Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e markës me nr. Aplikimi kombëtar AL/T/2013/693 me aplikant shoqërinë "A" shpk.

3.Detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave të kryejë publikimin përkatës në Buletinin e Pronësisë Industriale.

Gjyqtari: R.M

Fjalët kyç:

Markë tregtare, dizenjo, produkt, konsumator, mall, shërbim, konfuzion, pamje, fonetike,koncept.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Nenet 142, 143, 144, 152, 153, 156, 173 të ligjit Nr.9947, datë 7.10. 2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar.

Faktet kryesore:

Paditësi është krijuar si shoqëri tregtare më datë 15 gusht 2006 me fushë të veprimtarisë së saj tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve ushqimore dhe industriale, transport mallrash, tregtim me shumicë e pakicë, marketing, etj. Më datë 14 nëntor 2013, kërkuesi me aplikimin AL/T/2013/693 kërkon që të regjistrojë markën me fjalë Tropikal LEMON SODA dhe me figurë me dy limona, gjethe dhe me shiritë, sfond i zi dhe kombimin me ngjyrë të verdhë, portokalli, jeshile, e kuqe, e bardhë, e zezë (me klasifikim të mallit sipas Konventës së Nicës, nr. 32, pije joalkoolike). Personi i tretë, D.C spa, është shoqëri e të drejtës italiane, e cila prodhon dhe tregton pije alkoolike dhe joalkoolike. Për këto pije, personi i tretë ka regjistruar më datë 25 nëntor 2009, me nr. 12644 (me kohë fillimi mbrojtje që më 9 prill 2009) markën tregtare vetëm emrin ”LEMON SODA” e shkruar me dizenjo e zezë, e bardhë, e verdhë, gjelbër. Afati i mbrojties së kësaj marke është 9 prill 2019. Më pas, më datë 30 korrik 2012 është bërë aplikimi nr. Al/T/2012/000443 për të dyja elementët, emër dhe figurë në emër të personit të tretë: LEMON SODA dhe me ngjyra e zezë, e bardhë, e verdhë, e gjelbër, e stilizuar sipas klasifikimit të Konventës së Vjenës, gjethe, limona të mbivendosur për mallrat sipas klasifikimit të Nicës nr. 512 si birrë, ujra mineralë dhe të gazuar dhe pije joalkoolike, pije frutash, lëngje frutash, shurupë, produkte të tjera për përgatitjen e pijeve. Kjo markë tregtare ka mbrojtje deri më datë 30 korrik 2022. Emri i personit të autorizuar në Shqipëri është A.A. Më datë 03 korrik 2014, D.C spa, si pronare e markës me nr. 12644 e vitit 2009 dhe e markës me nr. 14716 e vitit 2012 ka paraqitur kërkesë për të kundërshtuar aplikimin e datës 9 prill 2014 të “A” shpk për të mos u regjistruar, pasi marka është identike dhe ka ngjashmëri, duke shkaktuar konfuzion tek konsumatori. Bordi i Apelimit, me vendimin e datës 1 dhjetor 2015, ka pranuar këtë kundërshtim, duke analizuar se: “Marka e kundërshtuar kërkon mbrojtie për të njëjtat mallra për të cilët është mbrojtur marka e mëparshme si dhe shkalla e lartë e ngjashmërisë mes tyre, e përforcojnë rrezikun e shkaktimit të konfuzionit të konsumatorit, përfshirë edhe mundësinë e bashkëlidhjes së tyre”. Më datë 5 janar 2016, “A” shpk kërkon të shfuqizohet ky vendimi i DPPM, Bordi i Apelimit dhe të vazhdohet me regjistrimin e markës me nr. Aplikimi AL/T/2013/693 me aplikant shoqërinë "A" shpk.

Paditësi pretendon se: mes të dy markave në të ardhmen do të ketë ngjashmëri të ulët në fonetikë, pasi vetëm Tropikal do të ketë mbrojtie ndërsa LEMON SODA nuk përfshihet në mbrojtje, logo është dy limona dhe gjethja e limonit, ndërsa marka Tropikal LEMON SODA është një shenjë komplekse me dizenjo tepër të dallueshme. Po ashtu, ka edhe marka tregtare me fjalën Cola dhe janë rregjistruar si Fresh Cola, Pepsi Cola, Coca Cola etj.

Pala e paditur pretendon se: ka ngjashmëri fonetike, konceptuale, mallrat klasës nr. 32 që ato mbrojnë, prandaj kërkohet lenia në fuqi e vendimit të Bordit të Apelimit.

Personi i tretë pretendon se: Lemon Soda është një markë e mirënjohur e për këtë duhet të zbatohet neni 4/4/a i Direktivës 2008/95/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Marka LEMON SODA, fjalë dhe etiketë, janë regjistruar respektivisht me nr. 12644 dhe 14716 për klasifikimin e klasës nr. 32. Të tre aspektet themelore të krahasimit të markave tregtare, pamje, fonetikë dhe koncept janë të njëjta. Legjislacioni nuk e njeh konceptin e markave derivuese apo dytësore siç pretendon pala paditëse nga ku rrjedh marka Tropical edhe ajo LEMON SODA, madje ajo është shumë pak e dallueshme nga emërtimi LEMON SODA tek marka e pretenduar e paditësit.

Vendimi:

Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë së paditësit Shoqëria "A" sh.p.k., si e pambështetur në ligj dhe në prova; lënien në fuqi të vendimit të palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave për vazhdimin e procedurave per regjistrimin e markes me nr. Aplikimi kombëtar AL/T/2013/693 me kërkues paditësin "A" shpk; shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

Arsyetimi i gjykatës: Gjykata konstaton se në tre aspektet fonetik, pamor dhe koncept, por edhe funksional (qëllimin për të cilën ajo krijohet për të identikuar një mall a shërbim të klasës së kategorizuar nga Konventa e Nicës) vërehet se marka e pretenduar Tropikal LEMON SODA ka një ngjashmëri afër identikes me markën e regjistruar të “LEMON SODA” të personit të tretë D.C Spa. Nga pikëpamja fonetike, dy nga tre fjalët janë të markës së regjistruar. Pra, fjalët si shenjë nuk e bëjnë të dallueshme këtë markë potenciale nga marka e regjistruar LEMON SODA. Madje ashtu siç e ka paraqitur fjalën tropical, ajo është pak e dallueshme nga syri i konsumatorit dhe më të lexueshme janë fjalët LEMON SODA. Nga pikëpamja vizuale, marka që pretendohet nuk është aspak e dallueshme. Kemi kombinim të të njëjtave ngjyra, konkretisht katër ngjyrat e markës së regjistruar: e zezë, jeshile, e verdhë dhe e bardhë janë të përshirë edhe në markën potenciale të paditësit: e zezë, e verdhë, e bardhë, jeshile veçse ka shtuar portokallinë tek fjala “Tropical”. Po ashtu, elementët që përdor janë përsëri limon, gjethe, të vendosura në qendër, sipër tyre është fjala LEMON SODA me germa të mëdha njësoj si marka e regjistruar, duke e bërë që të mos dallohet nga një konsumator i zakonshëm dhe me kujdes mesatar për të identifikuar mallin. Elementët dallues të markës së regjistruar LEMON SODA, emri, figura etj. janë përdorur në mënyrë tepër të ngjashme afër identikes nga ana e paditësit, ndërsa detajet shtesë janë aq të vogla dhe periferike sa janë të padukshme për çdo konsumator që i kushton pak minuta në zgjedhjen e mallit. Sapo çdo person të shikojë një pije me markën LEMON SODA me dy limona, sfond të zi e konfondon me markën e mëparshme duke i krijuar një konkurrencë të pandershme personit të tretë.

Nga pikëpamja funksionale, malli që identifikon marka që kërkohet të regjistrohet është identike me mallin që identifikon marka e regjistruar LEMON SODA e personit të tretë, në klasifikimin e Nicës, nr. 32, pije freskuese.

Gjykata çmon se marka tregtare e aplikuar nga ana e “A” shpk është tepër e ngjashme, në kufijtë e identikes me markën tregtare të personit të tretë D.C spa, me afat mbrojtie deri në 2019. Për këtë arsye, dhe referuar nenit 143§1 shkronja “b” e ligjit të posaçëm duke qenë se ajo nuk dallon asnjë mall a shërbim në mënyrë të veçantë nga marka e personit të tretë, ka shkaqe relative për t’u refuzuar regjistrimi i saj, prandaj me të drejtë Bordi i Apelimit të DPPM e ka pranuar kundërshtimin e regjistrimit dhe ka ndërprerë proçedurën e mëtejshme.