关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL005-j

返回

Vendimi nr. 2824, datë 30.04.2021 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



Shoqëria S.F sh.p.k KUNDËR O.K, VENDIMI NR. 2824, datë 30.04.2021, KONSTATIMIN E PËRDORIMIT TË PAAUTORIZUAR TË MARKËS TREGTARE, NDALIMIN E PËRDORIMIT TË SAJ, KONSTATIMIN E KONKURRENCËS SË PANDERSHME DHE SIGURIMIN E PADISË.

Objekti i padisë: Konstatimin e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare. Ndalimin e përdorimit të markës tregtare. Konstatimin e konkurrencës së pandershme nga palët e paditura. Sigurimin e padisë.

Gjyqtari: J.H

Fjalët kyç: Përdorim i paautorizuar, markë, konkurencë e pandershme, sigurim padie, ndalim publikimi.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë neni 44; Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 638, 639; Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë nenet 202, 204, 348; si dhe nenet 141, 142, 143, 156, 173 të Ligjit nr. 9947/2008 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore:

Paditësi Shoqëria S.F sh.p.k., ka përdorur logon “Bar Artisti”, që prej vitit 1996, duke e pasur në përdorim dhe në pronësi prej 20 vitesh si markë tregëtare,fakt që vërtetohet dhe nga reklamimi i emrit në udhërrëfyesin, libri Çelësi i Tiranës, 2004, faqe 374, Tirana 2005, faqe 511, Tirana 2006, faqe 605 dhe Tirana 2008, faqe 723. Marka tregtare është regjistruar nga paditësi në regjistrin kombëtar me numër 16377, për shërbime të klasës 43, të klasifikimit të Nicës: “Shërbime në fushën e restorantit, ushqime dhe pije; shërbime kateringu, shërbim bari, restorant, restorant me vetëshërbim, kafeteri; snack bar”. Ndërkohë që e paditura e përdor në mënyrë të pa autorizuar markën “Bar Artisti”. E paditura fillimisht ka përdorur logon “Artisti”, më vonë “New Artist”, duke krijuar në këtë mënyrë idenë e rreme se kjo është e njëjta markë me markën e regjistruar “Artisti” dhe shërbimi ofrohet nga i njëjti pronar, me qëllim për të përfituar nga emri i mirë që ka paditësi, duke shkelur të drejtat e markës tregtare.

Paditësi pretendon se e paditura e përdor logon pa të drejtë dhe në kushtet e konkurencës së pandershme me qëllim fitimi. Për analogji janë paraqitur edhe dy raste nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur të ndalojë përdorimin e mëtejshëm të markës tregtare “Bar Artisti” dhe “New Artisti”, në zbatim të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, i ndryshuar, si dhe ka refuzuar regjistrimin e markës “New Artist”, duke argumentuar se shkelen të drejtat e markës së mbrojtur nga “Bar Artisti”. Vazhdimi i përdorimit të logos nga e paditura “Artisti” dhe “New Artist” shkakton dëm ekonomik dhe moral dhe si rrjedhim paditësi ka kërkuar sigurimin e padisë dhe ndalimin e të paditurës të përdorë këto logo.

E paditura nuk është paraqitur dhe nuk ka paraqitur as prapësime apo pretendime.

Vendimi:

Gjykata ka vendosur pranimin e padisë. Konstatimin e përdorimit të paautorizuar të markës tregtare “Bar Artisti'” dhe “New Artist”, e regjistruar kjo e fundit nga mbajtësi i së drejtës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave nga paditësi. Ndalimin e përdorimit të markës tregtare “Bar Artisti” dhe “New Artist” në publikimin dhe reklamimin e shërbimeve nga pala e paditur. Konstatimin e konkurrencës së pandershme nga pala e paditur. Vendosjen e masës së sigurisë për mospërdorimin e paautorizuar të markës tregtare nga pala e paditur deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Gjykata ka vlerësuar se nga ky përdorim i markës i shkaktohet dëm paditësit, i cili e ka regjistruar më herët markën tregtare dhe emërtimi i përdorur nga e paditura ka ngjashmëri vizuale, fonetike dhe konceptuale midis tyre dhe krijon konfuzion tek konsumatori sikur janë rrjedhim i njëra-tjetrës.

Vendimi nuk ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar nga palët dhe çështja është regjistruar në Gjykatën e Apelit Tiranë në muajin qershor 2021.

Arsyetimi i gjykatës: Gjatë gjykimit ka rezultuar se paditësi është pronar i markës tregtare “Bar Artist”, me një afat 10 vjeçar, sipas certifikatës së regjistrimit të markës datë 09.12.2015, në fushën e bar-restoranteve. Pronari i markës tregtare gëzon mbrojtje të veçantë, qëndrim i mbajtur dhe nga Bordi i Apelimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, i cili ka refuzuar regjistrimin e markës “New Artist”, me vendimin nr.161/11 Prot., datë 04.11.2016, i lënë në fuqi nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 2319 datë 25.05.2017. Ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 6710, datë 28.07.2016, ka pranuar padinë dhe ka ndaluar përdorimin e mëtejshëm të markës “Bar Artist” dhe “New Artist”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 19.04.2021, ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të shkeljes të të drejtave të pronësisë industriale, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 149/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin me gjobë.

Gjykata ka riafirmuar qëndrimin e ligjit se pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të përdorimit të saj, të drejtën të ndalojë personat e tretë të përdorin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij një shenjë që është e njëjtë ose e ngjashme me markën apo që për shkak të njëllojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja, me mallrat apo shërbimet që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë konfuzion te publiku, ku përfshihet mundësia e bashkëlidhjes së shenjës me markën tregtare. Qëndrim i mbështetur edhe nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg sipas së cilës duhet të mbahen parasysh të gjithë faktorët që kanë peshë për rastin konkret si ngjashmëria në mallra apo shërbime, ngjashmëria në marka/shenja, karakteri dallues dhe elementët dominues të markave/shenjave në diskutim dhe konsumatori përkatës. Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se duhet të marret parasysh konsumatori mesatar dhe se marka duhet konsideruar si e tërë. Është e qartë se në këtë perspektivë një markë shumë e dallueshme do të sillte më lehtë mundësinë për ngatërrim. Gjykata përcakton elementin “kohë” si kryesor, pasi është shumë e rëndësishme se cili subjekt tregtar ka regjistruar i pari markën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar paditësi si i pari dhe vetmi që e ka regjistruar markën tregtare, ndërsa e paditura nuk ka kryer asnjë regjistrim të markës apo logos në përdorim të saj. Për të bërë një analizë të saktë të ngjashmërisë midis dy markave në konflikt, duhet të merret në konsideratë tërësia e elementëve përbërëse të tyre dhe përshtypja e përgjithshme që shkaktojnë ato tek konsumatori, duke u fokusuar më tepër në elementët dominante dhe karakterin dallues të markave në shqyrtim. Elementët verbal të dizenjos përkatëse të “Artist” dhe “New Artist”, janë elementë objekt i mbrojtjes ligjore sepse shërbejnë në treg për të tregtuar llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin, vlerën, origjinën gjeografike ose kohën e prodhimit të mallrave apo të kryerjes së shërbimeve, ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave apo të shërbimeve dhe do t’i nënshtrohen analizës së ngjashmërisë. Konstatohet se markat në konflikt kanë një element verbal identik “Artisti”, i cili rezulton në qendër të markës me përmasa dominuese, në pozicion dominues. Këto karakteristika kanë të bëjnë me aspekte vizive. Nga praktika në treg elementi fjalë luan rolin më të rëndësishëm në tërësinë e markës, për arsye të impaktit më të fuqishëm që ka ky element në procesin e memorizimit nga publiku, për vetë forcën që ka gjuha si mjeti më i plotë i komunikimit, duke qenë se fjala perceptohet prej konsumatorit nëpërmjet të parit, të lexuarit, të kuptuarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Markat duke qenë se kanë elemente verbale të njëjta, e orientojnë perceptimin e konsumatorit në të njëjtën origjinë tregtare. Gjykata ka bërë një krahasim të gjithanshëm të ngjashmërive vizuale, fonetike dhe konceptuale dhe ka rezultuar se emërtimi i markës “Bar Artisti” dhe “New Artist” kanë nga 2 terma gjuhësorë, “Artisti” dhe “New Artist” sipas dizenjos përkatëse. Jemi përpara rastit të një konfuzioni të mundshëm të një marke identike të regjistruar nga paditësi dhe me një emërtim tregtar të përdorur nga pala e paditur nga pikëpamja vizuale dhe gjuhësore, pasi janë pothuajse identike. Sipas ligjit “Për Pronësinë Industriale”, jemi në kushtet e mungesës së karakterit dallues pasi konsumatori nuk do të ishte në gjendje të dallonte mallrat e ofruara nga secila markë, duke shkaktuar konfuzion në përcaktimin e origjinës tregtare të mallit. Duke u mbështetur në nënin 142 të Ligjit Nr.9947/2008 “Për Pronësinë Industriale”, përdorimi i emrit tregtar nga i padituri përfshihet në parashikimin e pikës 1, gërma a, si një markë pa karakter dallues prandaj ajo duhet shfuqizuar si e tillë. Gjithashtu, duke iu referuar faktit që marka objekt shqyrtimi dhe emërtimi tregtar më i hershëm se marka objekt shqyrtimi, janë identik nga pikëpamja vizuale, jemi në kushte e parashikuara në nenin 143, pika 3, gërma a, të ligjit “Për Pronësinë Industriale” dhe prandaj duhet të shfuqizohet. Nga pikëpamja fonetike markat objekt konflikti janë ngjashme me njëra-tjetrën dhe nga gërmëzimi rezulton se: “A-R-T-I-S-T-I”, ka 7 shkronja standarde, katër bashkëtingëllore dhe 3 zanore, ndërsa “N-E-W A-R-T-I-S-T-I”, ka 10 shkronja standarde, 6 bashkëtingëllore dhe 4 zanore. Duke analizuar elementët e mësipërm fonetikë rezulton se kemi të bëjmë me pothuajse të njëjtën markë. Për sa më sipër, edhe nga pikëpamja fonetike dhe grafike jemi në rrethanat e parashikuara nga neni 142, pika 1, gërma a dhe neni 143, pika 3, gërma a. Marka në fjalë e përdorur nga pala e paditur duhet ndaluar duke u mbështetur në emrin tregtar dhe regjistrimin më të hershëm të palës paditëse. Gjykata konstaton se përveç termit “Artisti” që përdorin të dy palët ndërgjyqëse, edhe termi “New Artist” është pothuajse identik në ngjashmërinë fonetike, vizuale dhe konceptuale me emërtimin tregtar “Artisti” që është regjistruar nga pala paditëse. Rrjedhimisht konfuzioni që shkaktohet tek konsumatori është i pamohueshëm dhe i paevitueshëm, si pasojë e lidhjes shumëplanëshe të markës së përdorur nga paditësi dhe pala e paditur. Ka një mungesë të karakterit dallues, ku konsumatori nuk do të ishte në gjendje të dallonte markat e ofruara në treg nga nga pala e paditur dhe nga pala paditëse, duke shkaktuar konfuzion në përcaktimin e origjinës tregtare të markës dhe bazuar në nenet 141, 142, pika 1, gërma “a”, “dh”, neni 143, pika 3, gërma “a”, neni 173, të ligjit nr.9947/2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, marka objekt shqyrtimi duhet ndaluar të përdoret. Qëllimi i ligjit është të mbrojë markën tregtare si në një klasë apo në shumë klasa sipas Konventës së Parisit “Për mbrojtjen e Pronësisë Industriale”. Është mjaftueshme që të ketë ngjashmëri në një klasë, që të cënohen interesat legjitime të subjektit tregtar. Në rastin kur ka ngjashmëri më shumë se një klasë, atëherë interesat tregtare cënohen progresivisht më shumë. Gjykata ka konstatuar se emri tregtar i palës së paditur “Artisti” dhe “New Artist” me markat “Artisti” të palës paditëse janë fjalë me dallueshmëri të ulët, për shkak se rrënja dhe baza e tyre është vetë fjala “Artisti”. Ngjashmëria fonetike, ngjashmëria vizuale dhe ngjashmëria e dizenjos të termit çon në një konfuzion të pashmangshëm për konsumatorin mesatar. Por gjykata ndjek dhe zbaton frymën dhe gërmën e ligjit. Sa më të ngjashme të jenë mallrat ose shërbimet e etiketuara dhe sa më e dallueshme të jetë marka e mëparshme, aq më e madhe do të jetë dhe mundësia për ngatërrim. Në çdo rast, konfuzioni është nocion relativ, por gjykata vlerëson të gjitha rrethanat si nga pikëpamja fonetike, vizuale ashtu edhe nga pikëpamja konceptuale që shtojnë mundësinë e konfuzionit. Në rastin konkret emri tregtar “Artisti” dhe “New Artist” i përdorur nga pala e paditur dhe markat “Artisti”, duke i parë në të gjithë rrethanat dhe natyrën e njëjtë të produktit krijojnë një konfuzion të dukshëm të konsumatori. Duke analizuar sa më sipër gjykata konstaton se nga certifikata e regjistrimit datë 09.12.2015 lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale rezulton se shoqëria S.F sh.p.k është pronare e markës tregtare “Bar Artisti” dhe “Artist” dhe në këto kushte urdhëron palën e paditur O. K., person fizik të ndërpresë përdorimin e fjalës, shenjës dhe markës “Artisti” dhe “New Artist” në aktivitetin e saj tregtar.

Pala paditëse ka kërkuar gjatë procesit gjyqësor marrjen e masës së sigurimit të padisë në lidhje me objektin e gjykimit. Gjykata konstatoi se në këtë çështje gjyqësore ekzistojnë kushtet e emergjencës dhe mundësia potenciale për ardhjen e dëmeve të konsiderueshme për palën paditëse, pasi pala e paditur po kryen veprime të vazhdueshme për mos njohjen e të drejtës. Kohëzgjatja e këtij procesi gjyqësor si dhe të gjitha vendimet civile, administrative dhe penale që janë marrë në mbrojtje të markës së regjistruar nga paditësi, i krijojnë bindjen gjykatës se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit mund të bëhet i pamundur ose i vështirë, në rast se nuk do të vendoset masa për sigurim padie. Për këto arsye, gjykata vendosi marrjen e masës së sigurimit të padisë për mospërdorimin e paautorizuar të markës tregtare “Bar Artisti'” dhe “New Artist” nga pala e paditur deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë. Në përfundim gjykata ka vendosur pranimin e padisë, pasi ka vlerësuar përdorim të paautorizuar të markës tregtare dhe konkurencë të pandershme. Ajo ka vlerësuar se nga ky përdorim i markës i shkaktohet dëm paditësit, i cili e ka regjistruar më herët markën tregtare dhe emërtimi i përdorur nga e paditura ka ngjashmëri vizuale, fonetike dhe konceptuale midis tyre dhe krijon konfuzion tek konsumatori sikur janë rrjedhim i njëra-tjetrës.