关于知识产权 知识产权培训 树立尊重知识产权的风尚 知识产权外联 部门知识产权 知识产权和热点议题 特定领域知识产权 专利和技术信息 商标信息 工业品外观设计信息 地理标志信息 植物品种信息(UPOV) 知识产权法律、条约和判决 知识产权资源 知识产权报告 专利保护 商标保护 工业品外观设计保护 地理标志保护 植物品种保护(UPOV) 知识产权争议解决 知识产权局业务解决方案 知识产权服务缴费 谈判与决策 发展合作 创新支持 公私伙伴关系 人工智能工具和服务 组织简介 与产权组织合作 问责制 专利 商标 工业品外观设计 地理标志 版权 商业秘密 WIPO学院 讲习班和研讨会 知识产权执法 WIPO ALERT 宣传 世界知识产权日 WIPO杂志 案例研究和成功故事 知识产权新闻 产权组织奖 企业 高校 土著人民 司法机构 遗传资源、传统知识和传统文化表现形式 经济学 性别平等 全球卫生 气候变化 竞争政策 可持续发展目标 前沿技术 移动应用 体育 旅游 PATENTSCOPE 专利分析 国际专利分类 ARDI - 研究促进创新 ASPI - 专业化专利信息 全球品牌数据库 马德里监视器 Article 6ter Express数据库 尼斯分类 维也纳分类 全球外观设计数据库 国际外观设计公报 Hague Express数据库 洛迦诺分类 Lisbon Express数据库 全球品牌数据库地理标志信息 PLUTO植物品种数据库 GENIE数据库 产权组织管理的条约 WIPO Lex - 知识产权法律、条约和判决 产权组织标准 知识产权统计 WIPO Pearl(术语) 产权组织出版物 国家知识产权概况 产权组织知识中心 产权组织技术趋势 全球创新指数 世界知识产权报告 PCT - 国际专利体系 ePCT 布达佩斯 - 国际微生物保藏体系 马德里 - 国际商标体系 eMadrid 第六条之三(徽章、旗帜、国徽) 海牙 - 国际外观设计体系 eHague 里斯本 - 国际地理标志体系 eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange 调解 仲裁 专家裁决 域名争议 检索和审查集中式接入(CASE) 数字查询服务(DAS) WIPO Pay 产权组织往来账户 产权组织各大会 常设委员会 会议日历 WIPO Webcast 产权组织正式文件 发展议程 技术援助 知识产权培训机构 COVID-19支持 国家知识产权战略 政策和立法咨询 合作枢纽 技术与创新支持中心(TISC) 技术转移 发明人援助计划(IAP) WIPO GREEN 产权组织的PAT-INFORMED 无障碍图书联合会 产权组织服务创作者 WIPO Translate 语音转文字 分类助手 成员国 观察员 总干事 部门活动 驻外办事处 职位空缺 采购 成果和预算 财务报告 监督
Arabic English Spanish French Russian Chinese
法律 条约 判决书 按司法管辖区搜索

阿尔巴尼亚

AL081-j

返回

Vendimi nr. 80-2020-2325, datë 12.10.2020 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë



SHOQËRIA A KUNDËR DPPI, PERSON I TRETË SHOQËRIA Y, VENDIMI NO. 80- 2020-2325, datë 12.10.2020, SHFUQIZIMI I VENDIMIT TË BORDIT TË APELIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INTELEKTUALE

Objekti i padisë: Shfuqizimin e vendimit nr. 70/16 prot., datë 20.12.2019 të Bordit të Apelit të DPPI-së, duke vendosur vijimin e procedurave për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit lidhur me kërkesat e paditësit ndaj apelimit të vendimit të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve.

Gjyqtari: X

Fjalët kyçe:
Markë, prioritet, regjistrim, klasifikim, mall, ekskluzivitet, shenja dalluese.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar; Ligji nr. 9899, datë 10.04.2008 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Për Ekspozitat Ndërkombëtare”; Vendimi nr. 315, datë 31.05.2018 “Për miratimin e Rregullores për Markat”; Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Faktet kryesore:

Paditësi Shoqëria “A” sh.p.k ka paraqitur kërkesë më datë 01.06.2017 pranë DPPI-së për regjistrim marke. Aplikanti ka kërkuar mbrojtjen e markës për mallrat e klasës 33 të klasifikimit të Nicës: “pije alkoolike (përveç birrës), brandy (distilat i verës), pije alkoolike të distiluara, likere, pije dixhestive, aperitive, biter, kokteje, xhin, liker, rum, vodka, uiski, etj.”. Kërkesa për regjistrimin e markës është publikuar në buletinin e Pronësisë Industriale në datë 17.11.2017 sipas parashikimeve të nenit 151 të ligjit nr. 9947/2008. Mbas publikimit, në datë 23.11.2017, është depozituar kërkesa për kundërshtimin e regjistrimit të kësaj marke, nga shoqëria “Y” sh.a, për arsye se shoqëria “A” sh.p.k në vitin 2016 kishte aplikuar në DPPI për regjistrim marke për pijet alkoolike për klasat 30 dhe 33 dhe ky aplikim ishte kundërshtuar në atë periudhë nga shoqëria “Y” sh.a, pasi kjo shoqëri kishte të drejta të mëparshme për markën që lidhet me këto pije alkoolike. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ka pranuar kundërshtimin e shoqërisë “Y” sh.a dhe nuk ka vijuar me regjistrimin e markës të shoqërisë “A” sh.p.k.

Shoqëria “Y” sh.a ka paraqitur kërkesa pranë DPPI për regjistrimin e markave “DORUNTINA” dhe “SKËNDERBEU” dhe ka kërkuar mbrojtjen e markave për mallrat e klasës 33 “Pije alkoolike” të klasifikimit të Nicës. Kjo shoqëri ka kërkuar që si datë depozitimi të merret data e ekspozimit të këtyre produkteve në panairin “Klik Ekspo Group Tiranë”, duke e vërtetuar me dokumentin përkatës.
Këto aplikime mbasi janë publikuar, janë kundërshtuar nga shoqëria “A” sh.p.k, pasi sipas saj ky dokument nuk ka vlerë për të përcaktuar prioritetin sipas kushteve të ligjit.
Nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve është vendosur rrëzimi i kundërshtimit të regjistrimit të markës, duke u refuzuar kundërshtimi i shoqërisë “A” sh.p.k, e cila vendimin e dhomës e ka apeluar pranë Bordit të Apelimit të DPPI. Bordi ka konstatuar se këto shoqëri janë në një proces gjyqësor, ku në këtë proces është depozituar si provë i njëjti dokument i lëshuar nga panairi “Klik Ekspo Group Tiranë”. Duke qenë se procesi gjyqësor ka nisur përpara depozitimit në DPPI të kërkesave për kundërshtimin e markave, Bordi i Apelimit të DPPI me vendimin nr. 70/16 prot., datë 20.12.2019 ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e ankesave të Shoqërisë derisa të përfundojë procesi gjyqësor.

Paditësi shoqëria “A” sh.p.k pretendon se: Vendimi i DPPI për pezullimin e procedurës deri në marrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar është në shkelje të ligjit. Sipas paditësit, DPPI vendos apriori dhe nuk sqaron, nuk jep argumenta e prova se pse në kundërshtim me dispozitat e ligjit, pezullon etapat standarde të detyrueshme, proceduriale e ligjore të shqyrtimit të kërkesave për apelimin e vendimeve të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve dhe vendimmarrjen për to. Sipas nenit 42 të VKM nr. 315 datë, 31.05.2018 “Për miratimin e Rregullores për Markat” parashikohet se: "Apelimi i një vendimi sjell si pasojë pezullimin e ndjekjes së mëtejshme të procedurës përkatëse", pra të procedurave standarde, rutinë, protokollit për regjistrimin e markës tregtare, por, në asnjë vend, nuk është i parashikuar pezullimi i procedurave administrative të shqyrtimit dhe vendimmarrjes për kërkesat e apelimit të vendimeve të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve.

I padituri DPPI pretendon se: Bordi i Apelit ka konstatuar se pretendimi i shoqërisë “Y” sh.a, për të drejtat e mëparshme mbi markat e mësipërme, mbështetet në datën e prioritetit të fituar në bazë të nenit 148 të ligjit, nëpërmjet ekspozimit të të njëjtave markave në “Klik Ekspo Group Tiranë”, nga ku është lëshuar edhe dokumenti vërtetues i pjesëmarrjes në panair. Ky dokument prioriteti, i lëshuar nga panairi shqiptar “Klik Ekspo Group Tiranë” dhe i depozituar si provë nga Shoqëria “Y” sh.a, është pjesë e një gjykimi me të njëjtat palë, në pritje për shqyrtim nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Referuar pikës 1, të nenit 66, të Kodit të Procedurave Administrative të RSH, parashikohet: “Nëse organi publik që zhvillon procedurën përballet me një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e procedurës dhe që përbën një çështje ligjore të pavarur, për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë ose organ, organi publik që zhvillon procedurën administrative pezullon procedurën deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë dhe njofton palën në lidhje me këtë”. Bordi i Apelit i DPPI konstaton se çështja gjyqësore ka nisur përpara depozitimit në DPPI të kërkesave për kundërshtimin e markave dhe për këtë arsye, ka vendosur pezullimin e shqyrtimit dhe vendimmarrjes për kërkesat, deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.

Pala e Tretë “Y” sh.a pretendon se: Paditësi nuk ka të drejta ekskluzive mbi markat “SKËNDERBEU” apo “DORUNTINA”, marka të cilat janë regjistruar rregullisht dhe në përputhje me ligjin pranë DPPI-së në emër të shoqërisë “Y”. Gjithashtu, paditësi përhap jo vetëm thënie të pavërteta mbi veprimtarinë tregtare të personit të tretë, por përdor edhe një gjuhë të papërshtatshme dhe fyese ndaj reputacionit dhe emrit të mirë që shoqëria “Y” gëzon në tregun shqiptar dhe më gjerë. Paditësi në kërkesëpadi ka cituar se: “Bordi i Apelimit i ka ofruar mbrojtje të pamerituar, extraligjore, ex officio, imituesit, shkelësit dhe shkeljes...”. Pijet alkoolike tregtohen dhe ofrohen për shitje nga “Y” prej vitit 2009. Pra, marka në fjalë është përdorur nga personi i tretë shumë më përpara në kohë se data e depozitimit të aplikimit për regjistrim marke nga paditësi. Shoqëria “Y” ka dëshmuar në rrugë ligjore të drejtat e saj prioritare mbi markat “SKËNDERBEU” dhe “DORUNTlNA”, të drejta që nuk mund të cënohen apo zhvlerësohen gjatë procedurave të kundërshtimit të regjistrimit të markave të tjera as nga Bordi i Apelimit dhe as nga gjykata. DPPI- ja apo gjykata mund të vendosë të regjistrojë apo refuzojë regjistrimin e një marke të mëvonshme ndaj të cilës është depozituar një kërkesë për kundërshtim, por nuk mundet kurrësesi të konsiderojë apo të vendosë në dyshim të drejtat e prioritetit të fituara më parë nga një palë e caktuar në procedura administrative të veçanta dhe që nuk lidhen absolutisht me procedurat e kundërshtimit ndaj një marke tjetër.

Vendimi:
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykatës administrative u vendos që padia të rrëzohet për shkak se është e pambështetur në ligj dhe në prova.

Arsyetimi i gjykatës:
Gjykata u shpreh se, një organ publik merr vendime për të gjitha çështjet e ngritura nga një palë, të cilat janë në kompetencë të tij. Gjithsesi në raste të përcakuara nga ligji, organi administrativ ka të drejtë të pezullojë procedurën administrative nëse vlerëson se më parë duhet të zgjidhet një çështje tjetër, zgjidhja e së cilës përbën parakusht për zgjidhjen e procedurës. Ky rregullim është në interesin publik për të shmangur aktivitetet procedurale të panevojshme të një organi publik, për sa kohë që rezultati i procedurës në vazhdim është i pasigurt për shkak të varësisë së saj nga rezultati i një procedure tjetër paraprake. Në këtë mënyrë, norma kontribuon në zbatimin e parimit të eficencës.
Rasti i pezullimit të procedurës administrative është një rast klasik i pezullimit dhe për më tepër mbështetet edhe në nenin 36/2 të K.Pr.Civile, i cili ndalon kryerjen e çfarëdolloj procedure administrative ndërkohë që mosmarrëveshja është duke u shqyrtuar nga Gjykata: “Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata.’’
Në rastin konkret Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka marrë në shqyrtim kërkesë padinë e paraqitur nga Shoqëria “A“ sh.p.k me objekt: “Shfuqizimin e vendimit të Bordit të Apelimit të DPPI, duke vendosur vijimin e regjistrimit si markë tregtare të aplikimit që ajo ka kryer me nr. 934, datë 12.12.2016’’. Në këtë padi, shoqëria “A“ sh.p.k e ka kundërshtuar dokumentin e prioritetit të panairit “Klik Ekspo Group Tiranë”, sepse në vlerësimin e tij nuk ka vlerë ligjore për të përcaktuar prioritetin, për shkak se panairi nuk plotëson kriteret e nenit 148 të ligjit.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Bordit të Apelimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Detyrimin e DPPI të vijojë procedurën e regjistrimit të markës me nr. 934 në emër të shoqërisë “A” sh.p.k. Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim dhe çështja është regjistruar për gjykim përpara Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë në pritje të gjykimit, duke mos patur një vendim të formës së prerë.

Paditësi pretendon se e drejta e prioritetit lidhet me paraqitjen e mallit me shenjat dalluese në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare ose të njohur zyrtarisht nga shteti që është anëtar i Konventës së Parisit. Ky pretendim i paditësit është i pambështetur në ligj dhe në interpretim të gabuar të ligjit material. Vlefshmëria dhe legjitimiteti i së drejtës së prioritetit nuk mund të shqyrtohet nga Bordi i Apelimit apo gjykata duke qenë se është jashtë objektit të gjykimit administrativ.

E drejta për prioritet të markave tregtare ekzaminohet dhe vlerësohet paraprakisht nga Sektori i Markave Tregtare, si njësia përgjegjëse dhe kompetente për ekzaminimin e aplikimeve për regjistrim marke. Pra, e drejta e prioritetit i përket një tjetër procedure administrative dhe miratohet nëpërmjet nxjerrjes së një akti admnistrativ të veçantë. Sektori i Markave Tregtare është njësia përgjegjëse për këtë tip procedure administrative, ndërsa Bordi i Apelimit ka për detyrë të shqyrtojë anën formale dhe materiale të kërkesës për kundërshtim të regjistrimit të markës. Mbasi përfundon procedura e aplikimit, DPPI nxjerr aktin administrativ përkatës ku pasqyrohen të gjithë të dhënat e markës. Më pas DPPI bën publikimin e markës në buletinin zyrtar, duke i lejuar dhe mundësuar çdo të interesuari të kërkojë mosregjistrimin e markës brenda një periudhe 3-mujore, duke filluar nga data e publikimit. Bordi i Apelimit nuk ka asnjë tagër të vendosë në dyshim datën e prioritetit të markës së njohur nga Sektori i Markave Tregtare.
Si rrjedhojë të gjitha pretendimet e paditësit në lidhje me mosekzistencën apo mosnjohjen e të drejtës së prioritetit për markë të personit të tretë nuk kanë vlerë në lidhje me objektin e shqyrtimit administrativ dhe nuk mund të merren në shqyrtim nga gjykata. Gjithsesi, gjykata thekson se e drejta e prioritetit të markave tregtare të personit të tretë është njohur në përputhje me ligjin dhe VKM-në e markave. Nga interpretimi i dispozitave ligjore, rezulton qartë se e e drejta për prioritet i njihet çdo personi që ka ekspozuar mallrat dhe/ose shërbimet me një shenjë të caktuar në një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë ose në një shtet tjetër që është anëtar i Konventës së Parisit. Pra, neni 148 i ligjit nuk përmban në asnjë gërmë të tij faktin se kjo ekspozitë duhet të jetë ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht nga Organizata/Byroja e Panaireve Ndërkombëtare. Pretendimi i paditësit se vetëm Organizata/Byroja e Panaireve Ndërkombëtare ka të drejtë të mbikëqyrë ekspozitat ndërkombëtare në lidhje me prioritetet, është tërësisht i gabuar dhe i pambështetur në ligj. Paditësi nuk ka cituar asnjë dispozitë ligjore konkrete se ku parashikohet një fakt i tillë. Askush nuk mund të pretendojë se ekspozimi i mallrave dhe/ose shërbimeve në një panair apo ekspozitë të zhvilluar ose të njohur në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të shërbejë si bazë për njohjen e së drejtës së prioritetit. Koncepti dhe mbrojtja e markës tregtare lidhet ngushtësisht dhe ekskluzivisht vetëm me territorin përkatës në të cilin marka regjistrohet dhe përdoret.

Mjafton që të vërtetohet ekspozimi i mallrave në një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë në mënyrë që aplikimi për regjistrimin e ekspozimit të këtyre mallrave të ketë datë prioriteti. Një qëndrim ligjor i tillë është mbajtur parasysh edhe nga legjislatori shqiptar, i cili në nenin 148 të ligjit 9947/2008, e kushtëzon njohjen e datës së prioritetit me ekspozimin e mallrave në një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë dhe jo në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo të njohur zyrtarisht nga Organizata/Byroja e Panaireve Ndërkombëtare. Në këtë kuptim dokumenti (vërtetim) i lëshuar nga autoritet kompetente të ekspozitës në formën dhe mënyrën e kërkuar nga ligji, provon qartësisht ekspozimin e produkteve alkoolike në një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë “Klik Ekspo Group Tiranë”. Duke qenë se ky pretendim është shqyrtuar në këtë gjykim, vendimi për të cilin nuk ka marrë ende formë të prerë, gjykata çmon se me të drejtë është pezulluar procedura administrative. Në këtë mënyrë organi administartiv shmang një vendimmarrje në potencial kontradiktore me vendimin e gjykatës, që në këtë rast do të shkaktonte komplikim të procedurës administrative.