À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Recherche par ressort juridique

Albanie

AL019-j

Retour

Vendimi nr. 2897, datë 23.04.2019 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë



SHOQËRIA “B.B” N.P KUNDËR SHOQËRIA “A.B” LLC, VENDIMI NR. 2897, DATË 23.04.2019, SHFUQIZIMI I REGJISTRIMIT NË SHQIPËRI TË MARKËS “BUDWEISER” REGJISTRUAR NGA I PADITURI ME NUMËR REGJISTRI NDËRKOMBËTAR 1233145. DETYRIMI I DPPI TË Ç’REGJISTROJË NË SHQIPËRI MARKËN “BUDWEISER”, REGJISRUAR NGA I PADITURI ME NUMËR REGJISTRIMI NDËRKOMBËTAR 1233145.

Objekti i padisë: Shfuqizimi i regjistrimit në Shqipëri të markës “BUDWEISER” regjistruar nga i padituri me numër regjistrimi ndërkombëtar nr. 1233145. Detyrimi i DPPI të ç’regjistrojë në Shqipëri markën “BUDWEISER”, regjistruar nga i padituri me numër regjistrimi ndërkombëtar 1233145.

Gjyqtari: E.P

Fjalët kyçe: Shfuqizim marke tregtare, birrë, konfuzion në publik, gjë e gjykuar, konkurencë e pandershme, markë e mirënjohur.

Ligji dhe dispozitat ligjore përkatëse: Neni 638 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, nenet 32, 153, 334 – 348 të Kodit Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë dhe nenet 143 dhe 173 të Ligjit Nr. 9947 dt. 07.07.2008 “Për pronësinë industriale”.

Faktet kryesore:

Paditësi ka si objekt të aktivitetit të tij tregtar prodhimin dhe tregtimin e birrës "BUDWEISER" në territorin e Republikës së Shqipërisë. Që prej vitit 1970 paditësi ka regjistruar në Shqipëri markën "BUDWEISER BUDVAR", me nr. regjistrimi 1337. Afati i regjistrimit është ripërtërirë disa herë. Afati në fuqi ka qenë deri më vitin 2020, ndërkohë që kërkesë-padia është regjistruar në gjykatë në dt. 11.01.2017.
Në vitin 2007, pala e paditur shoqëria “A.B” LLC i është drejtuar Gjykatës në rolin e paditësit me objekt të kërkesë-padisë shfuqizimin e markës tregtare të regjistruar nga paditësi B.B.Siç rezulton nga vendimi gjyqësor nr. 47, dt. 14. 01.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur rrëzimin e kërkesë-padisë, vendim i cili ka marrë formë të prerë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1327, datë 09. 07. 2008 e ka lënë në fuqi.
Po keshtu, midis këtyre palëve ka patur përsëri një mosmarrëveshje tjetër gjyqësore në lidhje me të drejtën e përdorimit si markë në Republikën e Shqipërisë të fjalës “Budweiser”. Përsëri kjo mosmarrëveshje është bërë objekt konflikti gjyqësor, ku me vendimin Nr. 6319, dt. 19.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur: “Pranimii kërkesëpadisë. Shfuqizimi në Shqipëri i markës “Budweiser”, regjistruar nga i padituri me Nr. regjistrimi ndërkombëtar me Nr. 835837 dhe ndalimi i tregtimit të produkteve të të paditurit me markën “Budweiser” në tregun shqiptar”.
Me vendimin Nr. 3815, dt. 20.11.2014 Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit Nr. 6319, dt. 19.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”. Pas kësaj ky vendim është vënë në ekzekutim pranë personit të tretë, duke u urdhëruar DPPI të bëjë ç’regjistrimin në Shqipëri të markës Nr. 835837 në emër të të paditurit.
Rezulton se kohë më vonë paditësi ka marrë dijeni përsëri se pavarësisht vendimit të mësipërm gjyqësor të formës së prerë, i padituri ka aplikuar përsëri për shtrirjen në Shqipëri të një marke tjetër me emrin BUDWEISER me Nr. ndërkombëtar 1233145, për të njëjtat klasa për të cilat marka e mëparshme e saj ishte shfuqizuar.
Duke qenë se edhe kjo markë e të paditurit, ashtu sikundër marka tashmë e ç’regjistruar Nr. 825837 përmban fjalën BUDWEISER dhe i referohet klasave të njëjta, ky regjistrim i ri cënon të drejtat e mëparshme të paditësit, vërtetuar me vendimin e formës së prerë të sipërcituar.
Rrjedhimisht për të mbrojtur të drejtat e tij të cilat shkelen rishtazi nga i padituri, paditësi i është drejtuar gjykatës me këtë kërkesë-padi duke kërkuar shfuqizimin e markës së regjistruar nga pala e paditur me Nr. ndërkombëtar 1233145.

Paditësi pretendon se i padituri në kundërshtim me vendimin e formës së prerë të gjykatës, ka regjistruar në të njëjtin emërtim dhe për të njëjtën klasë produktin e llojit birrë, duke cënuar të drejtat e paditësit shoqërisë “B.B”, të vërtetuar me vendim të formës prerë.

Pala e paditur rezulton se nuk mori pjesë në gjykim, megjithëse mori dijeni rregullisht sipas legjislacionit në fuqi dhe konform “Konventës së Hagës” të vitit 1961 nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe pa asnjë shkak ligjor nuk u paraqit në gjykim. Për këtë arsye, gjykata do e vlerësojë qëndrimin e kësaj pale në harmoni me shpjegimet e palës paditëse dhe provat e administruara në gjykim.

Vendimi:
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në shkallën e parë të gjykimit u vendos që padia të pranohet për shkak se përbën gjë të gjykuar dhe pa patur atributin për të rigjykuar edhe njëherë themelësinë e pretendimëve të palës paditëse lidhur me kërkimet e saj për konkurencën e pandershme, ç’regjistrimin e markës tregtare, etj, gjykata çmoi se padia duhej pranuar si e tillë.
Në përfundim të gjykimit gjykata vendosi pranimin e kërkesë-padisë. Shfuqizimin e regjistrimit në Shqipëri të markës tregtare “BUDWEISER”, regjistruar nga i padituri me numër regjistrimi ndërkombëtar Nr. 1233145, si dhe ç’regjistrimin nga ana e Drejtorisë së Pronësisë Industriale të kësaj marke në Shqipëri.

Arsyetimi i gjykatës:
Nga gjykimi rezultoi e provuar se paditësi ka regjistruar në Shqipëri markën "BUDWEISER BUDVAR", me Nr. regjistrimi 1337 në vitin 1970, fakt ky i konfirmuar nga ekstrakti i regjistrit të markave lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave. Afati i regjistrimit është ripërtërirë disa herë. Afati në fuqi ka qenë deri më datë 07.01.2010, ndërkohë që kërkesë padia është regjistruar në Gjykatë në dt. 16.11.2009. Klasat për të cilat kjo markë është regjistruar sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Marrëveshjes së Nicës janë Nr. 31 dhe 32, për produktet Birrë, Malto.

Në fakt nga gjykimi rezultoi gjithashtu se nga ekstrakti i regjistrit të markave lëshuar nga personi i tretë, i padituri Shoqëria “A.B”, më datë 30.09.2004 ka kryer një regjistrim ndërkombëtar në bazë të Marrëveshjes së Madridit, për markën "BUDWEISER" me Nr. regjistrimi Nr. 835837 me afat regjistrimi deri më datë 30.09.2014. Klasat për të cilat kjo markë është regjistruar sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Marrëveshjes së Nicës është Nr. 32, për produktin Birrë.

Gjykata konstatoi në gjykim se pala e paditur, shoqëria “A.B” i është drejtuar Gjykatës me padi në pozicionin procedurial të paditësit me objekt kërkesë padie shfuqizimin e markës tregtare të regjistruar nga paditësi B.B me pretendimin se ky i fundit nuk e kishte përdorur atë (nëpërmjet tregtimit dhe importimit) në tregun shqiptar për më shumë se 3 (tre) vjet me radhë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 47, dt. 14.01.2008, ka vendosur rrëzimin e kërkesë padisë, vendim i cili ka marrë formë të prerë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr. 1327, datë 09.07.2008, vendosi lënien në fuqi të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata pas shqyrtimit dhe analizës së ekstrakteve të regjistrimit pranë personit të tretë, konstatoi se si marka e paditësit, ashtu edhe ajo e të paditurit përmbajnë fjalën identike "BUDWEISER" dhe vlerëson që kjo përputhje mund të sjellë një çoroditje të konsumatorit, fakt i cili përforcohet ende më tepër nëse shikohet që produktet për të cilat markat janë regjistruar janë identike pra - Birrë - Klasa 32.

Gjykata gjithashtu konstatoi se në procesin gjyqësor të zhvilluar midis palëve dhe të cituar më sipër, pala e paditur “A.B” ka kërkuar shfuqizimin e markës së paditësit, (B.B), veç të tjerash edhe për faktin se midis markave të regjistruara prej tyre ka ngjashmëri të tillë sa që mund të sjellë ngatërrim të konsumatorit mesatar.

Gjykata arriti në këtë përfundim pasi u provua plotësisht në gjykim që së pari paditësi B.B e ka të regjistruar markën e tij pranë Drejtorisë së Patentave dhe Markave më parë se i padituri e konkretisht në vitin 1970, fakt ky i provuar plotësisht në gjykim dhe së dyti markat janë të ngjashme dhe ofrojnë shërbime të ngjashme gjë që e konfuzon publikun.

Në rastin konkret, rezulton se natyra e kërkimit të parashtruar nga paditësi në kërkesë-padinë e paraqitur prej tij për shqyrtim të jetë e njëjtë me natyrën e kërkimit të parashtruar në gjykimin e çështjes së gjykuar me vendimin gjyqësor Nr. 6319, dt. 16.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i lënë në fuqi me vendimin Nr. 3815, dt. 20.11.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Konkretisht, nga cilësimi i fakteve dhe pretendimeve që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, duke i krahasuar ato me pretendimet e parashtruara në çështjen e gjykuar me vendimin gjyqësor të sipërcituar, rezulton se pretendimet e paditësit në këtë gjykim shtrihen ndaj të njëjtave kërkime që lidhen me ndalimin e konkurencës së pandershme, ç’regjistrimin e markës në emër të të paditurit, etj., dhe po kështu shkaku ligjor i këtyre kërkimeve është tërësisht i njëjtë.

Fakti i sipërcituar të sjell në përfundimin se në thelb çështja objekt gjykimi përbën “gjë të gjykuar”, pasi të gjitha pretendimet e palës paditëse, rezulton të jenë shqyrtuar më parë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin e saj Nr. 6319, dt. 16.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i lënë në fuqi me vendimin Nr. 3815, dt. 20.11.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë rezulton t’i ketë gjetur këto pretendime të bazuara dhe të provuara duke e pranuar për këtë qëllim kërkesë – padinë e paraqitur nga ana e paditësit në atë gjykim.

Përpos kësaj vlerësohet se paditësi aktual ka qenë mbajtës i së drejtës së pronësisë së markës tregtare “Budwaiser Budvar” markë e mirënjohur ndërkombëtarisht, që nga ana e saj, jo vetëm që ka bërë regjistrimin e kësaj marke që në vitin 1970, por është sjellë si mbajtëse dhe pronare e saj për gjithë këtë kohë në territorin shqiptar.

Fakti i riregjistrimit tashmë nga i padituri të së njëjtës markë nga ana e tij, por me numër tjetër ndërkombëtar (1233145), por që përmban fjalën BUDWEISER, për paditësin aktual nuk prezumon edhe dhënien e së drejtës palës paditëse të ringrejë përsëri të njëjtat pretendime të shqyrtuara njëherë si të tilla dhe që lidhen me markën e saj. Kjo pasi, marka në emër të paditësit në vetvete me të gjithë treguesit e saj të mbrojtjes është trajtuar ekskluzivisht në procesin gjyqësor dhe për gjykatën në këtë proces merret si e mirëqenë.

Fakti i ekzistencës tashmë të riregjistrimit të ri të markës në emër të të paditurit, jo vetëm që nuk e bën atë si një markë të krijuar rishtazi, por nuk passjell dhe asnjë lloj indicie që të mund të merret në rishqyrtim marka si e tillë. Kjo pasi një gjë e tillë jo vetëm që do të shkaktonte një pasiguri juridike për çdo subjekt tregtar që do mund të preket nga një veprim i tillë, por do të krijonte një konfuzion në këtë fushë dhe do përbënte premisë për ngritjen e padisë nga mbajtësi i saj në çdo kohë që pala e paditur do të abuzonte me regjistrime të njëpasnjëshme mbi markën e mbrojtur tashmë në emër të paditësit.

Në këtë proces gjykata mjaftohet me faktin se e njëjta palë ndërgjyqëse ka regjistruar një markë tjetër që përmban përsëri emrin BUDWAISER dhe që produktet për të cilat kjo markë është regjistruar janë identike “Birrë-Klasa 32” me markën e regjistruar më parë në emër të paditësit.

Ndodhur në këto kushte gjykata vlerësoi se vetëm për këtë shkak (gjë e gjykuar) pa patur atributin për të rigjykuar edhe njëherë themelësinë e pretendimeve të palës paditëse lidhur me kërkimet e saj për konkurencën e pandershme, ç’regjistrimin e markës tregtare, etj., çmon se padia duhet pranuar si e tillë.

Për gjykatën shkaku i padisë është tërësisht i qartë pasi midis markave të regjistruara nga palët ndërgjyqese ka ngjashmëri të tillë që krijon konfuzion tek konsumatori mesatar dhe se marka e paditësit është regjistruar kohë më parë pranë personit të tretë sesa marka e të paditurit.