À propos de la propriété intellectuelle Formation en propriété intellectuelle Respect de la propriété intellectuelle Sensibilisation à la propriété intellectuelle La propriété intellectuelle pour… Propriété intellectuelle et… Propriété intellectuelle et… Information relative aux brevets et à la technologie Information en matière de marques Information en matière de dessins et modèles industriels Information en matière d’indications géographiques Information en matière de protection des obtentions végétales (UPOV) Lois, traités et jugements dans le domaine de la propriété intellectuelle Ressources relatives à la propriété intellectuelle Rapports sur la propriété intellectuelle Protection des brevets Protection des marques Protection des dessins et modèles industriels Protection des indications géographiques Protection des obtentions végétales (UPOV) Règlement extrajudiciaire des litiges Solutions opérationnelles à l’intention des offices de propriété intellectuelle Paiement de services de propriété intellectuelle Décisions et négociations Coopération en matière de développement Appui à l’innovation Partenariats public-privé Outils et services en matière d’intelligence artificielle L’Organisation Travailler avec nous Responsabilité Brevets Marques Dessins et modèles industriels Indications géographiques Droit d’auteur Secrets d’affaires Académie de l’OMPI Ateliers et séminaires Application des droits de propriété intellectuelle WIPO ALERT Sensibilisation Journée mondiale de la propriété intellectuelle Magazine de l’OMPI Études de cas et exemples de réussite Actualités dans le domaine de la propriété intellectuelle Prix de l’OMPI Entreprises Universités Peuples autochtones Instances judiciaires Ressources génétiques, savoirs traditionnels et expressions culturelles traditionnelles Économie Égalité des genres Santé mondiale Changement climatique Politique en matière de concurrence Objectifs de développement durable Technologies de pointe Applications mobiles Sport Tourisme PATENTSCOPE Analyse de brevets Classification internationale des brevets Programme ARDI – Recherche pour l’innovation Programme ASPI – Information spécialisée en matière de brevets Base de données mondiale sur les marques Madrid Monitor Base de données Article 6ter Express Classification de Nice Classification de Vienne Base de données mondiale sur les dessins et modèles Bulletin des dessins et modèles internationaux Base de données Hague Express Classification de Locarno Base de données Lisbon Express Base de données mondiale sur les marques relative aux indications géographiques Base de données PLUTO sur les variétés végétales Base de données GENIE Traités administrés par l’OMPI WIPO Lex – lois, traités et jugements en matière de propriété intellectuelle Normes de l’OMPI Statistiques de propriété intellectuelle WIPO Pearl (Terminologie) Publications de l’OMPI Profils nationaux Centre de connaissances de l’OMPI Série de rapports de l’OMPI consacrés aux tendances technologiques Indice mondial de l’innovation Rapport sur la propriété intellectuelle dans le monde PCT – Le système international des brevets ePCT Budapest – Le système international de dépôt des micro-organismes Madrid – Le système international des marques eMadrid Article 6ter (armoiries, drapeaux, emblèmes nationaux) La Haye – Le système international des dessins et modèles industriels eHague Lisbonne – Le système d’enregistrement international des indications géographiques eLisbon UPOV PRISMA UPOV e-PVP Administration UPOV e-PVP DUS Exchange Médiation Arbitrage Procédure d’expertise Litiges relatifs aux noms de domaine Accès centralisé aux résultats de la recherche et de l’examen (WIPO CASE) Service d’accès numérique aux documents de priorité (DAS) WIPO Pay Compte courant auprès de l’OMPI Assemblées de l’OMPI Comités permanents Calendrier des réunions WIPO Webcast Documents officiels de l’OMPI Plan d’action de l’OMPI pour le développement Assistance technique Institutions de formation en matière de propriété intellectuelle Mesures d’appui concernant la COVID-19 Stratégies nationales de propriété intellectuelle Assistance en matière d’élaboration des politiques et de formulation de la législation Pôle de coopération Centres d’appui à la technologie et à l’innovation (CATI) Transfert de technologie Programme d’aide aux inventeurs WIPO GREEN Initiative PAT-INFORMED de l’OMPI Consortium pour des livres accessibles L’OMPI pour les créateurs WIPO Translate Speech-to-Text Assistant de classification États membres Observateurs Directeur général Activités par unité administrative Bureaux extérieurs Avis de vacance d’emploi Achats Résultats et budget Rapports financiers Audit et supervision
Arabic English Spanish French Russian Chinese
Lois Traités Jugements Parcourir par ressort juridique

Albanie

AL076

Retour

Ligj Nr. 9947, datë 07.07.2008 "Për Pronësinë Industriale" (Ndryshuar me ligjin: Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

 Ligj Nr. 9947, datë 7.7.2008 për Pronësinë Industriale (Ndryshuar me ligjin: Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

L I G J

Nr.9947, datë 7.7.2008

“PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, i ndryshuar

Ndryshuar me ligjin:

Nr.10/2013, datë 14.02.2013

Nr.55/2014, datë 29.05.2014

Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

(Zëvëndësohen fjalët, me Ligjin Nr.10/2013, datë 14.02.2013

Ndryshohet pika 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 1

Zëvendësohet emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave” (DPPM) me

“Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale” (DPPI), me Ligjin Nr.17/2017, datë

16.02.2017)

1. Objekt i këtij ligji është rregullimi i sistemit të dhënies dhe të mbrojtjes së të

drejtave të pronësisë industriale. Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj:

a) patentat dhe modelet e përdorimit;

b) disenjot industriale;

c) markat tregtare dhe të shërbimit;

ç) treguesit gjeografikë.

2

2. Shpikjet mbrohen nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, të cilat lëshohen

nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (në vijim DPPI). Disenjot industriale, markat

tregtare e të shërbimit dhe treguesit gjeografikë mbrohen nëpërmjet regjistrimit në DPPI. Një

disenjo e mbrojtur nga të drejtat e disenjos së regjistruar, në përputhje me këtë ligj, përfiton edhe

nga mbrojtja e së drejtës së autorit nga data e krijimit të disenjos ose fiksimit të saj në

çfarëdolloj forme, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të

drejtave të autorit.

Neni 2

Fusha e zbatimit të pronësisë industriale

Fusha e zbatimit të pronësisë industriale shtrihet në industri, tregti, bujqësi, si dhe në

zhvillimin e të gjitha produkteve natyrore ose të përpunuara.

Neni 3

Zbatimi i ligjit

Ky ligj zbatohet:

1. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që përfshin hapësirën tokësore,

tërësinë e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësirën ajrore që shtrihet mbi

hapësirën tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend

tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe

konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës

luftarake, aviacionin ushtarak ose civil, kudo që ndodhen.

2. Për shpikjet e krijuara ose të përdorura jashtë, në hapësirë, duke përfshirë trupat

qiellorë dhe anijet hapësinore, të cilat janë nën juridiksionin dhe kontrollin e Republikës së

Shqipërisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

3. Për personat fizikë dhe juridikë shqiptarë, si dhe për personat e huaj:

a) nga vendet dhe territoret, palë kontraktuese të konventave dhe traktateve

ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale, ku edhe Republika e Shqipërisë është

palë;

b) nga vendet dhe territoret, anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë;

c) nga vendet dhe territoret, me të cilat zbatohet parimi i reciprocitetit në fushën e

pronësisë industriale.

Neni 4

Përkufizime

(Ndryshohet pika 15, Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohen pikat 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24)

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Person” është çdo person fizik ose juridik.

3

2. “Konventa e Parisit” është konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, e

miratuar në Paris më 20 mars 1883, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

3. “Ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht” është ekspozita apo

panairi në kuptimin e përdorur në konventën “Për ekspozitat ndërkombëtare”, të miratuar

në Paris më 22 nëntor 1928, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

4. “Marrëveshja e Madridit” është marrëveshja dhe protokolli i kësaj marrëveshjeje

për regjistrimin ndërkombëtar të markave, e datës 14 prill 1891, me të gjitha ndryshimet e

mëvonshme.

5. “Klasifikim i Nicës” është klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe i shërbimeve,

në funksion të regjistrimit të markave, i miratuar me Marrëveshjen e Nicës më 15 korrik

1957, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

“5/a. “Klasifikimi i Locarnos” është klasifikimi ndërkombëtar për disenjot industriale në

funksion të regjistrimit të disenjove industriale, i miratuar me marrëveshjen e Locarnos “Për

krijimin e klasifikimit ndërkombëtar të disenjove industriale”, më 8 tetor 1968, me të gjitha

ndryshimet e mëvonshme.

5/b. “Traktati i Budapestit” është traktati për njohjen ndërkombëtare të depozitimit të

mikroorganizmave, për qëllime të procedurës së patentave, aderuar me ligjin nr. 9031, datë

20.3.2003”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Budapestit për njohjen

ndërkombëtare të depozitimit të mikroorganizmave, për qëllime të procedurës së patentave.”.

6. “Buletini i DPPI-së” është botimi periodik zyrtar i kësaj drejtorie, ku botohen të

dhënat e objekteve të pronësisë industriale, që mbrohen nga ky ligj.

7. “Shpikje bioteknologjike” është shpikja, që ka të bëjë me një produkt, i cili ka në

përmbajtje material biologjik, ose që ka të bëjë me një proces, nëpërmjet të cilit prodhohet,

përpunohet ose përdoret një material biologjik.

8. “Material biologjik” është çdo material, që përmban informacion gjenetik dhe që

është i aftë të riprodhojë veten ose që mund të jetë i riprodhueshëm nga një sistem

biologjik.

9. “Varietet bimor” është çdo grupim bimor i një lloji të vetëm botanik, i shkallës më

të ulët të njohur, grupim i cili, pavarësisht nëse përmbushen plotësisht kushtet, që t’i jepet e

drejta si varietet bimor, mund të:

a) përcaktohet nëpërmjet dhënies së karakteristikave, që rezultojnë nga një tip gjeni

ose nga një kombinim gjenesh;

b) dallohet nga çdo grupim tjetër bimor, nëpërmjet shfaqjes së të paktën të njërës prej

karakteristikave të përmendura;

c) vlerësohet si një njësi, në lidhje me përshtatshmërinë për t’u shumëfishuar në

mënyrë të pandryshueshme.

10. “Proces thelbësisht biologjik për prodhimin e bimëve ose kafshëve” është një

proces, që është tërësisht fenomen natyror, siç është kryqëzimi ose seleksionimi.

11. “Proces mikrobiologjik” është çdo proces, që përfshin apo realizohet nga një

material mikrobiologjik ose që rezulton në një material mikrobiologjik.

12. “TBP” është Traktati i Bashkëpunimit për Patentat, i miratuar në Uashington më

19.6.1970, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

4

13. “Markë e mirënjohur” është marka, në kuptimin e parashikuar në nenin 6 bis

Konventës së Parisit, e njohur në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me nenet e këtij

ligji.

14. “Licencim” është dhënia e licencës, nëpërmjet së cilës pronari i regjistrimit të

njërit prej objekteve të pronësisë industriale (licencuesi) lejon palën tjetër (të licencuarin) të

kryejë çdo akt apo veprim të përmendur, përkatësisht, në nenet 46, 47, 129 e 163 të këtij

ligji.

15. “Licencë ekskluzive” është licenca që pronari i një objekti të pronësisë industriale

i jep ekskluzivisht vetëm një të licencuari të drejtën për ta përdorur atë.

16. “Licencë joekskluzive” është licenca që nuk i heq të drejtën pronarit të një objekti

të pronësisë industriale ta përdorë ose ta licencojë atë te persona të tjerë.

17. “Gjykatë” është Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

17/a. “ZEP” është Zyra Europiane e Patentave.

17/b. “KEP” është Konventa Europiane e Patentave, në të cilën Republika e Shqipërisë ka

aderuar me ligjin nr. 10 179, datë 29.10.2009 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në

Konventën e Patentave Europiane”.

17/c. “Mutatis mutandis” do të thotë “në të njëjtën mënyrë”.

17/ç. “Ex officio” do të thotë “e drejta që ka një person për shkak të pozicionit që mban”.

17/d. “Vis-a-vis” do të thotë “kundrejt”.

18. “Mjet elektronik” është çdo mjet, me anë të të cilit mundësohet dërgimi fillestar i

informacionit e marrja e tij nga marrësi i përcaktuar me anë të pajisjeve elektronike për

përpunimin (duke përfshirë ngjeshjen shifrore) dhe ruajtja e të dhënave, tërësisht të

transmetuara, të përcjella apo të marra përmes kabllove, valëve radio, mjeteve optike ose

mjeteve të tjera elektromagnetike, përfshirë dhe internetin.

19. “Mjedisi për aplikimin elektronik” është portali elektronik i DPPI-së, i aksesueshëm

nëpërmjet faqes zyrtare në internet, e hapur nga DPPI-ja, ku mundësohet ofrimi i shërbimit

për publikun në distancë, duke komunikuar drejtpërdrejt me sistemin qendror të DPPI-së,

nëpërmjet mjeteve elektronike.

20. “Sistemi i administrimit të pronësisë industriale, SAPI” është mjeti elektronik,

përfshirë dhe bazën e të dhënave, për administrimin e pronësisë industriale nga DPPI-ja.

21. “EO” është shkurtimi i shprehjes “Emërtim origjine”.

22. “EOM” është shkurtimi i shprehjes “Emërtim origjine i mbrojtur”.

23. “TGJ” është shkurtimi i shprehjes “Tregues gjeografik”.

24. “TGJM” është shkurtimi i shprehjes “Tregues gjeografik i mbrojtur”.

PJESA II

PATENTAT PËR SHPIKJET DHE

MODELET E PËRDORIMIT

KREU I

PATENTUESHMËRIA E SHPIKJEVE

5

Neni 5

Shpikjet e patentueshme

(Ndryshohet fjalia e dytë e pikës 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 3)

1. Patenta jepet për shpikje, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që:

a) të përbëjë risi;

b) të përmbajë hap shpikës;

c) të jetë e zbatueshme në industri.

2. Nuk vlerësohen shpikje, në kuptimin e pikës 1 të këtij neni, veçanërisht:

a) zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore;

b) krijimet estetike;

c) skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për zhvillimin e

lojërave dhe biznesit, si dhe programet kompjuterike;

ç) paraqitjet e informacionit.

3. Objektet ose veprimtaritë e përmendura në pikën 2 të këtij neni, përjashtohen nga

patentueshmëria, në atë masë sa aplikimi për patentë ose patenta lidhet me vetë këto

objekte apo me këto veprimtari.

4. Objekti i shpikjes, që mbrohet nga një patentë, mund të jetë një produkt ose një

proces.

5. Shpikjet bioteknologjike janë të patentueshme, nëse kanë të bëjnë me:

a) material biologjik, që merret ose izolohet nga mjedisi i tij natyror, apo që

prodhohet me anën e një procesi teknik, edhe nëse ka ndodhur më parë në natyrë;

b) bimët ose kafshët, nëse mundësia teknike e shpikjes nuk kufizohet në një varietet të

veçantë bimor apo shtazor;

c) një proces mikrobiologjik ose proces tjetër teknik apo një produkt i përftuar

nëpërmjet një procesi të tillë, me përjashtim të rastit kur përftohet një varietet bimor apo

shtazor;

ç) një element i marrë apo i izoluar nga trupi i njeriut ose i prodhuar ndryshe,

nëpërmjet një procesi teknik, duke përfshirë një sekuencë apo një sekuencë të pjesshme të

një gjeni, mund të përbëjë shpikje të patentueshme, edhe nëse struktura e tij është identike

me strukturën e elementit natyral. Aplikimi industrial i sekuencës ose i sekuencës së

pjesshme të një gjeni duhet të bëhen publikë në aplikimin për patentë.

Neni 6

Përjashtimet nga patentueshmëria

Nuk jepen patenta për:

1. Shpikjet, përdorimi tregtar i të cilave bie në kundërshtim me rendin publik,

moralitetin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve Shfrytëzimi i një shpikjeje nuk

konsiderohet se bie ndesh me moralin ose rendin publik, vetëm për shkak se ai ndalohet me ligj

ose akt nënligjor, përveçse kur cenon një normë urdhëruese. Mbi këtë bazë vlerësohen,

veçanërisht, të papatentueshme, objektet e mëposhtme:

a) proceset e klonimit të qenies njerëzore;

6

b) proceset për modifikimin e vijës embrionale të identitetit gjenetik të qenieve

njerëzore;

c) përdorimi i embrionit njerëzor për qëllime industriale apo tregtare;

ç) proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të kafshëve, të cilat ka të ngjarë t’u

shkaktojnë atyre vuajtje, pa ndonjë përfitim thelbësor mjekësor te njeriu apo kafsha, si dhe

kafshët, që rezultojnë nga procese të tilla.

2. Varietetet bimore ose shtazore apo proceset thelbësisht biologjike për prodhimin e

bimëve apo të kafshëve, pa cenuar patentueshmërinë e shpikjeve, që lidhen me një proces

mikrobiologjik ose proces tjetër teknik, apo me një produkt, që sigurohet nëpërmjet një

procesi të tillë.

3. Trupin njerëzor, në fazat e ndryshme të formimit dhe të zhvillimit, si dhe thjesht

për zbulimin e njërit prej elementeve të tij, përfshirë një sekuencë apo një sekuencë të

pjesshme të një gjeni.

4. Metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose të kafshës me anën e kirurgjisë apo të

terapisë, si dhe metodat diagnostikuese, të praktikuara në trupin e njeriut ose të kafshës.

Kjo dispozitë nuk zbatohet ndaj produkteve, veçanërisht ndaj substancave apo përbërësve,

që përdoren në secilën prej këtyre metodave.

5. Substancat, që përftohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare për

qëllime ushtarake.

Neni 7

Risia

(Shtohet fjala “kudo në botë” në pikën 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 4)

1. Një shpikje përbën risi, nëse ajo nuk është pjesë e një arritjeje të mëparshme.

2. Bërja e njohur në publik e një dokumenti apo çdo lloj bërje e njohur në publik

duhet të merret e izoluar kur vlerësohet risia.

3. Pavarësisht nga përcaktimi i pikës 2 të këtij neni, kur vlerësohet risia, veçoritë e një

dokumenti të dytë mund të kombinohen me ato të një dokumenti të parë, nëse dokumenti i

parë përmban një referim të veçantë te këto veçori dhe veçoritë janë, pa mëdyshje, pjesë e

shpikjes.

4. Arritja e mëparshme përfshin gjithçka, që është bërë e njohur për publikun kudo në

botë, nëpërmjet një përshkrimi, me gojë ose me shkrim, nëpërmjet përdorimit ose në çdo

mënyrë tjetër, para datës së depozitimit të aplikimit për patentë apo para datës më të

hershme se data e depozitimit të aplikimit kur kërkohet prioritet, sipas nenit 24 të këtij ligji,

e cila në vijim do të quhet datë prioritet.

5. Arritja e mëparshme përfshin edhe aplikimet për patentë, të depozituara në

Republikën e Shqipërisë ose të vlefshme për Shqipërinë, data e depozitimit ose data e

prioritetit të të cilave, është më e hershme se data e parashikuar në pikën 4 të këtij neni, kur

ato janë publikuar nga DPPI-ja, sipas nenit 26 të këtij ligji, në këtë datë apo pas kësaj date.

Neni 8

Përdorimi mjekësor i parë dhe i mëpasshëm

7

Përcaktimet e nenit 6 të këtij ligji nuk përjashtojnë:

1. Patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përfshihet në arritjen e

mëparshme, për përdorimin e secilës prej tyre në një metodë, kirurgjikale apo

diagnostikuese, ose në një metodë të trajtimit terapeutik, me kusht që ky përdorim për çdo

metodë të tillë të mos përfshihet në arritjen e mëparshme.

2. Patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përmendet në pikën 1 të

këtij neni, për çdo përdorim të veçantë të saj, në një metodë, kirurgjikale apo

diagnostikuese, ose në një metodë trajtimi terapeutik, me kusht që një përdorim i tillë të

mos përfshihet në arritjen e mëparshme.

Neni 9

Hap shpikës

(Zëvëndësuar fjala në nenin 9, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 5)

1. Një shpikje përbën hap shpikës nëse, duke pasur parasysh arritjen e mëparshme,

shpikja nuk është e dukshëm e qartë për një person të kualifikuar në fushën e arritjes, ku

përfshihet ajo.

2. Nëse arritja e mëparshme përfshin dokumente, në kuptimin e pikës 5 të nenit 7 të

këtij ligji, këto dokumente nuk do të vlerësohen, kur të vendoset, nëse përbëjnë hap shpikës

ose jo.

Neni 10

Zbatueshmëria në industri e bujqësi

1. Një shpikje vlerësohet e zbatueshme në industri, kur mund të bëhet ose përdoret në

çdo lloj industrie, përshirë edhe bujqësinë.

2. Zbatueshmëria në industri e një sekuence ose e një sekuence të pjesshme të një

gjeni duhet të bëhet e njohur në aplikimin për patentë.

Neni 11

Deklarimet e padëmshme

(Ndryshohet titulli , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 1 Ndryshohet pika 1, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 1 Zëvëndësohen fjalët te pika 1, me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 1 Shtohen fjalët në pikën 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 1)

1. Në zbatim të nenit 7, bërja publike e shpikjes nuk do të merret parasysh, në rast se ndodh

jo më parë se 6 muaj përpara datës së depozitimit të kërkesës për patentë në DPPI dhe nëse ka

ndodhur për shkak të ose si pasojë e:

8

a) një abuzimi në lidhje me kërkuesin ose përfaqësuesin e tij ligjor;

b)publikimit të shpikjes në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht nga

kërkuesi ose përfaqësuesi i tij ligjor.

2. Aplikanti, në rastin e përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, duhet të

deklarojë, në çastin e depozitimit të aplikimit pranë DPPI-së, se shpikja është paraqitur në

një ekspozitë të tillë, si dhe të depozitojë certifikatën përkatëse, brenda afatit dhe kritereve

të përcaktuara në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

KREU II

E DREJTA PËR PATENTË

Neni 12

E drejta për të aplikuar për patentë

Aplikimi për patentë mund të depozitohet nga çdo person ose nga çdo ent tjetër, që

barazohet me personin juridik. Aplikimi për patentë mund të depozitohet edhe nga dy apo

më shumë aplikantë të përbashkët.

Neni 13

E drejta për patentë

1. E drejta për patentë i përket shpikësit ose zëvendësuesit të tij ligjor. Aplikantët e

përbashkët kanë të drejta të barabarta ndërmjet tyre, përveç rasteve kur ata, me

marrëveshje, kanë rënë dakord ndryshe.

2. Nëse dy apo më shumë aplikime janë depozituar për të njëjtën shpikje nga persona

të ndryshëm, të cilët e kanë shpikur në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, e drejta për

patentë i përket aplikantit, aplikimi i të cilit mban datë më të hershme depozitimi ose, kur

kërkohet prioritet, datën më të hershme të prioritetit, me kusht që aplikimi i parë të jetë

publikuar.

Neni 14

Aplikime nga persona, që nuk kanë të drejta mbi patentën

1. Nëse me vendim gjyqësor të formës së prerë vendoset që e drejta për patentë t’i

jepet një personi dhe jo aplikantit, personi mund:

a) të procedojë me aplikimin për patentë, si të ishte aplikimi i tij dhe jo i aplikantit;

b) të depozitojë një aplikim të ri për patentë, për të njëjtën shpikje;

c) të kërkojë refuzimin e aplikimit për patentë.

2. Neni 23 zbatohet në të njëjtën mënyrë (mutatis mutandis) ndaj aplikimit të ri, të

depozituar sipas shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni.

9

Neni 15

Shpikja nga një punëmarrës

(Zëvëndësohet fjala në pikën 2 shkronja “a”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni

7)

1. Nëse një shpikje është bërë në kuadër të një kontrate ose marrëveshjeje pune:

a) e drejta për patentë i përket personit, që porositi kryerjen e saj ose punëdhënësit,

përveç kur parashikohet ndryshe në kontratë;

b) kur shpikja ka një vlerë ekonomike shumë më të lartë nga ajo, që palët kishin

parashikuar në kohën e nënshkrimit të kontratës së punës, punëmarrësi ka të drejtën e një

kompensimi të veçantë. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve për vlerën e

kompensimit, kjo vendoset nga gjykata.

2. Kur një punëmarrës, edhe pse kontrata e punës nuk e detyron të merret me

veprimtari shpikëse, bën një shpikje, duke përdorur të dhëna dhe mjete të tjera, që i bëhen

të njohura nëpërmjet punësimit të tij:

a) e drejta për patentë për këtë shpikje i përket punëmarrësit, përveç rasteve, kur

brenda një periudhe prej gjashtë muajsh nga data kur raporti, sipas shkronjës “b” të pikës 2

të këtij neni, i është paraqitur punëdhënësit, ose nga data kur punëdhënësi është njoftuar për

shpikjen në mënyra të tjera, duke filluar nga data më e hershme prej këtyre datave,

punëdhënësi njofton punëmarrësin nëpërmjet një deklarate me shkrim se është i interesuar

për shpikjen;

b) ky punëmarrës, që ka bërë shpikjen, në përputhje me shkronjën “a” të pikës 2 të

këtij neni, duhet t’i paraqesë punëdhënësit menjëherë një raport me shkrim për shpikjen;

c) nëse brenda periudhës së përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 2 të këtij neni,

punëdhënësi lëshon një deklaratë, ku shpreh interes për shpikjen, atëherë e drejta për

patentë i përket punëdhënësit, që nga fillimi. Në varësi të pagës, vlerës ekonomike të

shpikjes dhe fitimit, që punëdhënësi siguron nga shpikja, punëmarrësi ka të drejtën e

kompensimit. Nëse palët nuk bien dakord për vlerën e kompensimit, ajo do të vendoset nga

gjykata.

3. Çdo kontratë, që është më pak e favorshme për shpikësin se parashikimet e këtij

neni, është e pavlefshme.

Neni 16

Emri i shpikësit

1. Në çdo publikim të DPPI-së, ku botohen patentat ose aplikimet për patentë, është e

detyrueshme të përmendet emri i shpikësit apo i shpikësve.

2. Emri i shpikësit nuk përmendet vetëm në rast se shpikësi njofton me shkrim DPPI-

në se heq dorë nga e drejta për t’u përmendur.

KREU III

10

APLIKIMI DHE PROCEDURA PËR DHËNIEN E NJË PATENTE

Neni 17

Kërkesa e një aplikimi për patentë

1. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:

a) një kërkesë për dhënien e patentës;

b) një përshkrim të shpikjes;

c) një ose disa pretendime;

ç) vizatimet, të përmendura në përshkrimin ose në pretendimet;

d) një abstrakt;

dh) dokumentin e prioritetit, nëse pretendohet për prioritet.

2. Aplikimi përmban emrin e shpikësit ose, kur janë disa, emrat e të gjithë shpikësve.

Nëse aplikanti nuk është shpikësi ose nuk është njëri prej shpikësve, aplikimi duhet të

përmbajë një deklaratë, që tregon origjinën e së drejtës për patentë.

3. Aplikimi shoqërohet me pagesën e tarifave të caktuara.

4. Të dhënat për elementet e aplikimit për patentë, mënyrën e depozitimit të tij pranë

DPPI-së dhe procedura përkatëse parashikohen në rregulloren, në zbatim të këtij ligji.

Neni 18

Data e depozitimit

(Shfuqizohen fjalët në pikën 1, shkronja “a”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni

8, Zëvëndësohen fjalët në pikën 1, shkronja “c”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014,

neni 8)

1. Data e depozitimit të një aplikimi për patentë është data kur aplikimi i depozituar

pranë DPPI-së përmban dokumentacionin e mëposhtëm:

a) dokumentin, që tregon se kemi të bëjmë me një aplikim për patentë.

b) dokumentin, që përmban të dhënat identifikuese për aplikantin dhe që mundëson

kontaktet me të;

c) dokumentin, që në pamje të parë duket se është përshkrimi i shpikjes ose që referon

në një aplikim tjetër të mëparshëm. Në rastin e referimit në një aplikim të mëparshëm,

dokumenti duhet të përmbajë numrin e aplikimit, datën e depozitimit dhe zyrën ku është

bërë aplikimi i mëparshëm. Ky dokument zëvendëson përshkrimin e shpikjes ose çdo

vizatim që lidhet me të.

2. Dokumentet e përcaktuara në shkronjat “a” e “b” të pikës 1 të këtij neni

depozitohen në gjuhën shqipe, ndërsa dokumenti i përcaktuar në shkronjën “c” të pikës 1 të

këtij neni mund të paraqitet edhe në gjuhë të huaja, me kusht që përkthimi në gjuhën shqipe

të depozitohet brenda dy muajve nga data e depozitimit të aplikimit.

3. Nëse data e depozitimit nuk mund të jepet në vijim të ekzaminimit, sipas pikave të

lartpërmendura, aplikimi nuk trajtohet si aplikim për patentë.

4. DPPI-ja, në përputhje me pikat 1 e 2 të këtij neni, përcakton datën e depozitimit

dhe njofton pa vonesë aplikantin.

11

Neni 19

Përshkrimi

(Zëvëndësohen fjalët në titull dhe kudo në nen, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 9 Ndryshohet pika 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 9 11

Shtohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 9

Shtohen pikat 4,5,6,7,8,9 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Përshkrimi i një shpikjeje duhet të jetë e qartë dhe të përmbajë informacionin e

nevojshëm për një person të kualifikuar të fushës, që mund ta realizojë atë.

2. Nëse shpikja përfshin përdorimin e një materiali biologjik ose kur ka të bëjë me një

material të tillë, që nuk gjendet në publik dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikim, në

mënyrë të tillë që të jetë i mundur riprodhimi i tij nga një person i kualifikuar i fushës,

aplikimi duhet të shoqërohet me prova që vërtetojnë se kampioni i këtij materiali është

depozituar në institucionin përgjegjës jo më vonë se data e depozitimit të aplikimit për

patentë. Institucioni që plotëson kërkesat e Traktatit të Budapestit konsiderohet institucion

përgjegjës.

3.Aplikimi për patentë, në këtë rast, duhet të përmbajë, gjithashtu, edhe të gjithë

informacionin e rëndësishëm që disponon depozituesi, në lidhje me karakteristikat e materialit

biologjik të depozituar, emrin e institutit të depozitimit dhe numrin e regjistrimit të

depozitimit.

4. Aksesi në materialin biologjik të depozituar sigurohet nëpërmjet furnizimit të një

kampioni:”

a) deri në publikimin e parë të aplikimit për patentë, vetëm ndaj atyre personave, të

cilët janë të autorizuar, sipas parashikimeve të këtij ligji për patentat kombëtare;

b) ndërmjet publikimit të parë të aplikimit dhe dhënies së patentës, ndaj çdo personi

që e kërkon atë ose, nëse aplikanti e kërkon kështu, vetëm ndaj një eksperti të pavarur;

c) pasi patenta është dhënë dhe pavarësisht nga revokimi ose anulimi i patentës, tek të

gjithë që e kanë kërkuar atë.

5. Kampioni jepet vetëm nëse personi që e kërkon atë merr përsipër që gjatë kohës në

të cilën patenta është në fuqi:

a) të mos ua vërë në dispozicion atë apo ndonjë material që rrjedh prej saj palëve të

treta;

b) të mos e përdorë atë apo ndonjë material që rrjedh prej saj, përveç për qëllime

eksperimentale, vetëm nëse aplikuesi ose pronari i patentës, sipas rastit, shprehimisht heq

dorë nga kjo kërkesë.

6. Me kërkesë të aplikantit, kur një aplikim është refuzuar ose tërhequr, leja për

materialin e depozituar kufizohet për një ekspert të pavarur për 20 vjet nga data kur është

depozituar aplikimi për patentë. Në këtë rast do të zbatohet pika 5 e këtij neni.

7. Kërkesat e aplikantit referuar shkronjës “b”, të pikës 4, të këtij neni, dhe pikës 6, të

këtij neni, mund të bëhen vetëm deri në datën në të cilën konsiderohet se kanë përfunduar

përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit për patentë.

12

8. Nëse materiali biologjik i depozituar në përputhje me këtë nen nuk është më i

disponueshëm nga institucioni në të cilin është depozituar, një depozitë e re e materialit do

të pranohet me të njëjtat kushte me ato të parashikuara në Traktatin e Budapestit.

9. Çdo depozitë e re shoqërohet me një deklaratë të nënshkruar nga depozituesi që

vërteton se materiali biologjik i sapodepozituar është i njëjtë me atë të depozituar në fillim.

Neni 20

Pretendimet

Pretendimet duhet:

1. Të përcaktojnë objektin, për të cilin kërkohet mbrojtja;

2. Të jenë të qarta, të përmbledhura saktë dhe të mbështetura nga përshkrimi i

shpikjes;

3. Të paraqiten sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren përkatëse.

Neni 21

Abstrakti

Abstrakti shërben vetëm për të dhënë informacionin teknik. Ai nuk do të merret

parasysh për asnjë qëllim tjetër, veçanërisht për interpretimin e objektit të mbrojtjes së

kërkuar ose për zbatimin e pikës 5 të nenit 7 të këtij ligji.

Neni 22

Uniteti i shpikjes

1. Uniteti i shpikjes ka të bëjë me paraqitjen në aplikim të një shpikjeje të vetme ose

të një grupi shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë, saqë së bashku formojnë një koncept

shpikës, të vetëm e të përgjithshëm.

2. Mospërmbushja e kërkesës së unitetit të shpikjes nuk shërben si shkak për

pavlefshmërinë (shfuqizimin) e një patente.

Neni 23

Aplikimi i ndarë

1. Aplikanti mund ta ndajë aplikimin fillestar në dy ose më shumë aplikime të

veçanta, me kusht që secili prej tyre të mos shtrihet përtej përmbajtjes së aplikimit fillestar,

siç është depozituar.

2. Çdo aplikim i ndarë vlerësohet se është depozituar në datën e depozitimit ose në

datën e prioritetit të aplikimit fillestar.

3. Dokumentet e prioritetit dhe të gjitha përkthimet e nevojshme, të paraqitura në

DPPI për aplikimin fillestar, janë të vlefshme për të gjitha aplikimet e ndara.

13

Neni 24

E drejta për prioritet

(Shtohen fjalët në pikën 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 10 Ndryshohet pika

6, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 10 Ndryshohet pika 7, me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 10)

1. Një aplikim i depozituar pranë DPPI-së mund të përmbajë një deklaratë, ku

kërkohet prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur ai është i njëjtë me një ose disa

aplikime të mëparshme e të rregullta kombëtare, të depozituara nga aplikanti ose

zëvendësuesi i tij ligjor:

a) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Konventës së

Parisit;

b) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Organizatës

Botërore të Tregtisë;

Aplikim i rregullt kombëtar, në kuptim të këtij neni, do të quhet çdo aplikim, i cili ka

plotësuar kërkesat e nevojshme për të marrë një datë depozitimi, pavarësisht se ç’ka

ndodhur më vonë me aplikimin.

2. DPPI-ja, kur aplikimi përmban deklaratën e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, i

kërkon aplikantit të depozitojë, brenda tri muajve nga data e depozitimit të aplikimit, një

kopje të certifikuar të aplikimit të mëparshëm.

3. E drejta e prioritetit, e fituar në bazë të parashikimeve të këtij neni, sjell si pasojë,

që data e prioritetit të quhet datë e depozitimit të aplikimit pranë DPPI-së, vetëm për efekt

të nenit 7 dhe të pikës 2, të nenit 13.

4. Kur DPPI-ja vëren se kërkesat e këtij neni nuk janë përmbushur, njofton aplikantin

të rregullojë apo të plotësojë mangësitë brenda një periudhe kohe, siç përcaktohet në

rregulloren përkatëse. Nëse mangësitë nuk rregullohen ose plotësohen brenda kohës së

caktuar, deklarata është e pavlefshme.

5. Aplikimi i depozituar pranë DPPI-së gëzon të drejtën e prioritetit nga data e

depozitimit të aplikimit të mëparshëm, me kusht që kërkesa pranë DPPI të bëhet brenda një

periudhe prej 12 muajsh nga data e depozitimit të aplikimit të mëparshëm. Afati 12-mujor

fillon nga e nesërmja e datës së depozitimit të aplikimit të mëparshëm dhe, nëse dita e

fundit e afatit bie në një ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të

pushimit.

6. Kur aplikimi që pretendon prioritet depozitohet pas kalimit të periudhës 12-mujore, sipas

parashikimit të pikës 5, të këtij neni, aplikuesi mund të depozitojë një kërkesë për rivendosjen e

së drejtës së prioritetit, duke përcaktuar arsyet për mosrespektimin e periudhës së prioritetit, me

gjithë marrjen e masave të nevojshme, dhe paguan tarifën e përcaktuar me vendim të Këshillit të

Ministrave, të nxjerrë në zbatim të këtij ligji. Kërkesa depozitohet brenda dy muajve nga data e

përfundimit të periudhës së prioritetit, sipas pikës 5, të këtij neni. Kërkesa refuzohet nëse nuk

plotëson kërkesat e sipërpërmendura.

7. Aplikuesi mund të depozitojë një kërkesë për ndryshimin ose shtimin e prioritetit

brenda 16 muajve nga data më e hershme e prioritetit të pretenduar, ose kur ndryshimi apo

shtesa shkakton ndryshim të datës më të hershme të prioritetit të pretenduar, kërkesa depozitohet

14

brenda 16 muajve nga data më e hershme e prioritetit të ndryshuar, cilado periudhë 16-mujore

mbaron e para, me kusht që kërkesa për ndryshim të mund të depozitohet para mbarimit të

periudhës katërmujore nga data e depozitimit të aplikimit. Prioriteti nuk deklarohet dhe as nuk

ndryshohet nëse aplikuesi ka depozituar kërkesë për publikim të parakohshëm, sipas

shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 26. Kërkesa refuzohet, nëse aplikuesi nuk paguan tarifën e

përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, të nxjerrë në zbatim të këtij ligji.

Neni 25

Ndryshimet, korrigjimet dhe heqja dorë nga një aplikim

1. Ndryshimet dhe korrigjimet formale në një aplikim mund të bëhen me nismën e

vetë aplikantit ose me kërkesë të DPPI-së, deri në datën e dhënies së patentës, e cila bëhet

vetëm pas pagesës së një tarife.

2. Aplikanti ka të drejtë të heqë dorë nga aplikimi në çdo kohë përpara dhënies së

patentës, me anë të një kërkese me shkrim drejtuar DPPI-së.

3. Heqja dorë nga një aplikim për patentë bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë

aplikantëve të përbashkët.

Neni 26

Publikimi i aplikimeve për patentë

(Shtohet fjalia në pikën 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 11)

1. DPPI-ja publikon çdo aplikim për patentë, të depozituar në përputhje me nenin 18

të këtij ligji:

a) menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit

ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Megjithatë, nëse aplikanti kërkon, me

shkrim, që aplikimi të publikohet përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, DPPI-ja e

publikon atë në buletinin e radhës;

b) sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren përkatëse.

2. DPPI-ja nuk i publikon aplikimet nëse ato janë tërhequr ose refuzuar përpara

mbarimit të afatit prej 18 muajsh, i cili fillon nga data e depozitimit, ose, kur ka kërkesë për

prioritet, nga data e prioritetit.

3. DPPI-ja publikon aplikimin për patentë në të njëjtën kohë me specifikimin e

patentës, kur vendimi për dhënien e patentës lëshohet përpara mbarimit të afatit të

parashikuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni.

4. DPPI-ja, menjëherë pas vendimit për dhënien e patentës, e publikon atë së bashku

me specifikimin, në përputhje me rregulloren përkatëse. DPPI-ja publikon në buletin të gjitha

ndryshimet e patentës ose të statusit të saj ligjor. Shpikjet, të cilat vlerësohen sekret

shtetëror, trajtohen sipas dispozitave të veçanta të kësaj rregulloreje.

Neni 27

15

Të drejtat e siguruara nga publikimi i një aplikimi

Publikimi i një aplikimi për patentë i jep aplikantit, përkohësisht, të drejta të njëjta me

ato që do t’i siguronte publikimi i vetë patentës.

Neni 28

Ekzaminimi i aplikimit dhe dhënia e patentës

(Ndryshohet pika 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 12)

1. DPPI-ja, pas verifikimit nëse aplikimi i depozituar është në përputhje me nenet 17,

18, 19, 20, 21, 22 e 24 të këtij ligji dhe pas pagesës së tarifës së caktuar, jep patentën

përkatëse.

2. Nëse aplikimi nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, ose i

përmbush ato pjesërisht, DPPI-ja njofton aplikantin, i cili, brenda tre muajve, duhet të

plotësojë mangësitë. Nëse përsëri nuk korrigjohen ose nuk plotësohen brenda kohës së

caktuar, aplikimi refuzohet dhe DPPI-ja njofton aplikantin për këtë vendim.

3. Kundër vendimit të marrë, në përputhje me pikën 2 të këtij neni, mund të bëhet

apelim në bordin e apelimit të DPPI-së, brenda tre muajve nga data e marrjes së njoftimit,

pasi të bëhet pagesa e tarifës së apelimit. Kundër vendimit të bordit të apelimit mund të

bëhet ankim në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes njoftim për vendimin e këtij

bordi.

4. DPPI-ja nuk kryen ekzaminim thelbësor të shpikjes, në përputhje me nenet 5, 6, 7, 9 e

10 të këtij ligji. Patenta e dhënë nga DPPI-ja ka efekte ligjore, sipas pikës 1, të nenit 40, vetëm

nëse, para mbarimit të periudhës 10- vjeçare nga data e depozitimit, pronari i patentës depoziton

prova shkresore për patentueshmërinë e shpikjes. Prova shkresore mund të jetë rezultat i

ekzaminimit thelbësor të kryer mbi të njëjtën patentë nga ZEP-i, nga një zyrë kombëtare, e cila

gëzon statusin e Autoritetit Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, sipas nenit 32, të Traktatit të

Bashkëpunimit për Patentat ose nga zyra kombëtare, e cila ka marrëveshje bashkëpunimi me

DPPI-në, si dhe një patentë e dhënë për të njëjtën shpikje nga një prej këtyre zyrave. Në rast se

nuk paraqiten prova shkresore të patentueshmërisë, të përmendura më sipër, patenta nuk do të

ketë më efekt pas kalimit të periudhës 10-vjeçare.

5. DPPI-ja, pas vendimit për dhënien e patentës, e publikon atë, në përputhje me

pikën 4 të nenit 26 të këtij ligji.

Neni 29

Regjistri i patentave

(Zëvendësohet pika 1 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. “DPPI-ja mban regjistrin e patentave, ku regjistrohen të gjitha aplikimet, për të cilat

është dhënë data e depozitimit. Asnjë aplikim për patentë nuk regjistrohet në regjistrin e

16

patentave, përpara se patenta të publikohet. Patentat e dhëna regjistrohen sipas numrit të

regjistrimit.

2. Të gjitha të dhënat dhe informacioni për patentën regjistrohen në regjistër, sipas

mënyrës së përcaktuar në dispozitat e këtij ligji dhe në rregulloren përkatëse. DPPI-ja

regjistron korrigjimet, plotësimet, ndryshimet e pronësisë dhe të dhënat e tjera.

3. Ekstrakti i lëshuar për regjistrin e patentës është një dokument deklarativ (prima

facie) për të gjithë informacionin e shënuar në të, sipas dispozitave të këtij ligji.

4. DPPI-ja i lëshon kopje të certifikuara për shënimet e ndryshme, të bëra në regjistrin

e patentave, çdo personi të interesuar, pasi ky të ketë paguar tarifën e caktuar.

Neni 30

Inspektimi i dosjeve

1. Regjistri i patentave është i hapur për inspektim nga publiku, sipas rregullave të

parashikuara në rregulloren përkatëse.

2. Dosjet e papublikuara, që lidhen me një aplikim për patentë, nuk mund të

inspektohen pa pëlqimin e aplikantit.

3. Pas publikimit të aplikimit për patentë, dosjet e aplikimit mund të inspektohen

vetëm në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

4. Çdo personi, i cili provon se një aplikant ka përdorur kundër tij të drejtat, që

burojnë nga aplikimi për patentë, mund t’i sigurohet inspektimi i dosjeve përpara

publikimit të aplikimit dhe pa pëlqimin e aplikantit.

Neni 31

Shpikjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë

1. Kërkesat për shpikje, që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, vlerësohen si

“sekret shtetëror” dhe depozitohen pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes dhe

DPPI-ja klasifikojnë një aplikim për patentë si “sekret shtetëror” jo më vonë se pesë muaj

pasi sigurojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për aplikimin për patentë, si dhe

përcaktojnë datën e depozitimit.

2. Kur DPPI-ja e klasifikon një aplikim për patentë “sekret shtetëror” njofton

aplikantin, i cili, brenda një periudhe kohe të parashikuar në rregullore, deklaron:

a) se është dakord me vlerësimin e DPPI-së dhe aplikimi i dërgohet për ekzaminim

Ministrisë së Mbrojtjes;

b) se nuk e pranon vlerësimin dhe provon të kundërtën, që pranohet dhe në këtë rast

DPPI-ja fillon procedurën e ekzaminimit dhe të dhënies së patentës, në përputhje me

dispozitat e këtij ligji;

c) se nuk pranon vlerësimin e DPPI-së, por nuk është në gjendje të sjellë prova për ta

rrëzuar këtë vlerësim dhe në këtë rast DPPI-ja e dërgon aplikimin në Ministrinë e Mbrojtjes

për ekzaminim.

3. Nëse Ministria e Mbrojtjes gjykon se shpikja nuk duhet të vlerësohet “sekret

shtetëror”, si dhe e nxjerr nga lista e klasifikuar “sekret shtetëror” shpikja i kthehet DPPI-

së, e cila e trajton atë në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

17

4. Kur një shpikje “sekret shtetëror” nuk klasifikohet më si e tillë, Ministria e

Mbrojtjes ia dërgon dosjen e plotë të patentës DPPI-së, e cila e regjistron në regjistrin e

patentave, jep patentën dhe publikon specifikimin, në përputhje me pikën 5 të nenit 28 të

këtij ligji.

5. Të gjitha aplikimet për patentë sekrete dhe patentat sekrete trajtohen sipas

rregullave të veçanta, të parashikuara në rregulloren e DPPI-së dhe në këtë ligj, si dhe në

aktet e tjera nënligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.

6. Personat fizikë ose juridikë shqiptarë mund të kërkojnë patenta për shpikje, që

përbëjnë “sekret shtetëror” jashtë Republikës së Shqipërisë vetëm me miratimin e

Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

7. Aplikimi për patentë, për shpikjet e bëra në Republikën e Shqipërisë, nuk mund të

paraqitet në asnjë shtet tjetër pa kaluar 5 muaj nga data e paraqitjes së tij në DPPI. Kur

shpikësi qëndron zakonisht në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna që të provojnë të kundërtën,

shpikja quhet se është bërë në Shqipëri.

8. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes të nxjerrë udhëzimet përkatëse për patentat “sekret

shtetëror”, ku parashikohen procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për ekzaminimin e tyre.

Neni 32

Shfrytëzimi i patentave sekrete

1. Ministria e Mbrojtjes ka të drejtë t’i përdorë patentat sekrete.

2. Aplikanti ose pronari i një patente sekrete kompensohet nga Ministria e Mbrojtjes.

3. Palët, me marrëveshje, caktojnë shumën e kompensimit, të përmendur në pikën 2 të

këtij neni. Nëse nuk arrihet marrëveshje, aplikanti ose pronari i patentës i drejtohet gjykatës

për caktimin e vlerës së kompensimit.

4. Kontratat për transferimin e pronësisë së patentave sekrete nënshkruhen dhe janë të

vlefshme vetëm pasi të jetë bërë miratimi me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e

Brendshme ose Shërbimi Informativ i Shtetit.

5. Marrëveshjet për licencimin e patentave sekrete nënshkruhen dhe janë të vlefshme

vetëm pasi të jetë bërë miratimi me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e

Brendshme ose Shërbimi Informativ i Shtetit.

Neni 33

Kundërshtimi për dhënien e një patente

1. Çdo person ka të drejtë, brenda nëntë muajve nga data e publikimit, të depozitojë

një kundërshtim për dhënien e patentës në bordin e apelimit të DPPI-së, pasi të ketë bërë

pagesën e tarifës së caktuar.

2. Kundërshtimi për dhënien e një patente mund të bëhet kur patenta është dhënë në

kundërshtim me kërkesat e neneve 13, 17, 18, 19, 20, 21, 22 e 24 të këtij ligji.

3. Sipas pikës 1 të këtij neni, një kopje e kundërshtimit i dërgohet pronarit të patentës,

i cili ka të drejtë të paraqesë argumentet e veta, brenda tri muajve nga data e marrjes së

njoftimit.

18

4. Bordi i apelimit vlerëson kërkesën e kundërshtimit. Çdo palë ka të drejtë të marrë

pjesë në procedurën e kundërshtimit dhe të paraqesë argumentet e veta, me gojë ose me

shkrim, brenda një periudhe kohe të përcaktuar nga bordi i apelimit.

5. Bordi i apelimit, në përputhje me rezultatet e vlerësimit, merr vendim për

shfuqizimin e patentës ose për refuzimin e kërkesës së kundërshtimit.

6. Çdo palë, kundër vendimit të bordit të apelimit, mund të bëjë ankim në gjykatë

brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit.

Neni 34

Shqyrtimi i mëtejshëm i aplikimit për patentë

(Ndryshohet pika 2 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Nëse aplikanti nuk arrin të respektojë një afat (vis-à-vis) ndaj DPPI-së, ai mund të

kërkojë shqyrtim të mëtejshëm të aplikimit.

2. DPPI-ja e pranon kërkesën, pasi të jenë përmbushur kërkesat e parashikuara në

vendimin e Këshillit të Ministrave për patentat, të dalë në zbatim të këtij ligji, si dhe pasi të

jetë bërë pagesa e tarifës përkatëse, në të kundërt e refuzon atë.

3. Nëse kërkesa është pranuar, pasojat ligjore të mosrespektimit të afatit vlerësohen se

nuk kanë ndodhur.

4. Shqyrtimi i mëtejshëm nuk lejohet për sa u përket afateve të parashikuara në nenin

24 të këtij ligji, si dhe për sa u përket afateve për kërkimin e shqyrtimit të mëtejshëm apo

për rivendosjen e të drejtave. Rregullorja përkatëse mund të mos lejojë shqyrtimin e

mëtejshëm për afate të tjera.

Neni 35

Rivendosja e të drejtave

(Ndryshohet pika 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 13 Ndryshohet pika 4, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 13 Shtohet pika 6, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 13

Shtohen fjalët në fjalinë e dytë të pikës 2me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Kur aplikanti ose pronari i një patente, pavarësisht nga vullneti, por për shkak të

rrethanave të krijuara, nuk ka qenë në gjendje të respektojë afatin kundrejt (vis-à-vis) DPPI-

së, mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës, nëse mosrespektimi i këtij afati ka si pasojë të

drejtpërdrejtë refuzimin e aplikimit për patentë apo të një kërkese tjetër, vlerësimin e

aplikimit si të dorëhequr, humbjen e ndonjë të drejte tjetër ose të mjeteve për mbrojtjen e të

drejtave.

2. Në kërkesën për rivendosjen e së drejtës përcaktohen arsyet që kanë penguar

aplikuesin të respektojë afatin. Kërkesa shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse dhe

depozitohet brenda afatit që mbaron më herët nga afatet e mëposhtme:

a) dy muaj nga data e mbarimit të shkakut që ka penguar respektimin e afatit për veprimin në

fjalë;

19

b) 12 muaj nga data e mbarimit të afatit për veprimin në fjalë, ose kur kërkesa ka të bëjë me

mospagimin e tarifës së rinovimit për ripërtëritjen e patentës, 12 muaj nga data e mbarimit të

afatit të parashikuar në pikën 3, të nenit 41, të këtij ligji

3. Nëse kërkesa pranohet, pasojat ligjore, për shkak të mosrespektimit të afatit, vlerësohen

se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja e të drejtave nuk lejohet për:

a) një procedim para bordit të apelimit në DPPI;

b) bërjen e një kërkese për shqyrtim të mëtejshëm, sipas nenit 34 të këtij ligji ose të një

kërkese për rivendosjen e së drejtës, sipas këtij neni;

c) depozitimin e përkthimit, sipas pikës 2 të nenit 18;

ç) depozitimin e kërkesës për rivendosjen e së drejtës së prioritetit

5. Çdo person, i cili në mirëbesim ka përdorur ose ka bërë përgatitje efektive e serioze për

përdorimin e një shpikjeje, objekt i një aplikimi për patentë ose i një patente, të cilat janë

publikuar, në periudhën ndërmjet humbjes së të drejtave, të përcaktuara në pikën 1 të këtij

neni dhe publikimit në buletinin e DPPI-së për rivendosjen e këtyre të drejtave, mund ta

vazhdojë këtë përdorim pa pagesë gjatë kryerjes së biznesit të vet ose për nevojat e këtij

biznesi.

6. Procedura për depozitimin dhe shqyrtimin e kërkesës për rivendosjen e së drejtës kryhet në

mënyrën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, të nxjerrë në zbatim të këtij

ligji.

KREU IV

EFEKTET E NJE PATENTE

Neni 36

(Shtohet pika 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 14 Shtohet pika 5, me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 14 Shtohet pika 6, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 14

Shtohen nenet 36/a dhe 36/b, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

Të drejtat që sigurohen nga një patentë

1. Kur një patentë ka të bëjë me një produkt, pronari i patentës ka të drejtën

ekskluzive të ndalojë palët e treta të kryejnë, pa autorizimin e tij, bërjen, përdorimin,

ofrimin për shitje, shitjen ose importimin për këto qëllime të produktit.

2. Kur një patentë ka të bëjë me një proces, pronari i patentës ka të drejtën ekskluzive

të ndalojë palët e treta të kryejnë, pa autorizimin e tij, veprimet që vijojnë:

a) të përdorë procesin, që përbën objektin e patentës;

b) të përdorë, të ofrojë për shitje, të shesë ose të importojë, për këto qëllime, të paktën

produktin, që përfitohet drejtpërdrejt nga ky proces.

3. Pronari i patentës ka të drejtë të emërojë dhe t’ua transferojë patentën

zëvendësuesve të tij ligjorë, si dhe të lidhë kontrata licencimi për patentën.

20

4. Mbrojtja e dhënë nga një patentë, një materiali biologjik me karakteristika specifike, si

rezultat i shpikjes, shtrihet mbi çdo material tjetër biologjik që rrjedh nga materiali fillestar,

nëpërmjet riprodhimit apo shumëfishimit, në formë të njëjtë ose të ndryshme, dhe ka të njëjtat

karakteristika.

5. Mbrojtja e dhënë nga një patentë, një procesi, i cili mundëson prodhimin e një materiali

biologjik me karakteristika specifike, si rezultat i shpikjes, shtrihet mbi materialin biologjik

që përftohet direkt nga ai proces, si dhe mbi çdo material tjetër biologjik, të përftuar nga

materiali i përftuar direkt nëpërmjet përhapjes apo shtimit në formë të njëjtë ose të

ndryshme dhe ka të njëjtat karakteristika.

6. Mbrojtja e dhënë nga një patentë, një produkti i cili mbart ose përbëhet nga informacion

gjenetik, shtrihet mbi të gjithë materialin në të cilin përfshihet ky produkt dhe në të cilin

informacioni gjenetik mbartet dhe kryen funksionin e tij, me përjashtim të trupit të njeriut, në të

gjitha fazat e ndryshme të formimit dhe zhvillimit të tij dhe rastit të zbulimit të thjeshtë të një

prej elementeve të tij, duke përfshirë këtu edhe sekuencën e plotë apo të pjesshme të një gjeni.

Neni 36/a

E drejta e pengut për patentat e shpikjeve

1. Patentat e shpikjeve mund të jenë objekt i një kontrate garancie ose pengu.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës

përkatëse, një kontratë e nënshkruar garancie ose pengu regjistrohet në regjistrin e

patentave dhe publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Kontrata e përmendur në pikën 1, të këtij neni, prodhon efekt për palët e treta pasi

të regjistrohet në regjistrin e patentave. Megjithatë, një kontratë e tillë mund të ketë efekt

për një palë të tretë para sesa të regjistrohet, nëse provohet se ajo ka pasur dijeni për të. Pala

e tretë nuk ngarkohet me barrën që të provojë dijeninë e saj.

4. Dispozitat e këtij neni për ndryshimet në lidhje me garancinë dhe pengun zbatohen

si për kërkesën për patentë, ashtu dhe për kërkesën për certifikatën e mbrojtjes shtesë.

Neni 36/b

Procedura për zbatimin e veprimeve përmbarimore

1. Patenta mund të jetë objekt i veprimeve përmbarimore.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, e shoqëruar me pagesën e tarifës

përkatëse, një veprim përmbarimor regjistrohet në regjistër dhe publikohet.

3. Një veprim përmbarimor, i vendosur ndaj një patente, krijon pasoja juridike ndaj

personave të tretë vetëm pas regjistrimit të tij në regjistër dhe publikimit të tij në buletinin e

DPPI-së, përveç kur regjistrimi i veprimit i njoftohet pronarit të patentës më parë me një

njoftim zyrtar të DPPI-së.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor

përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për patentat.

21

5. Dispozitat e këtij neni me ndryshimet përkatëse aplikohen edhe për certifikatën e

mbrojtjes shtesë.

Neni 37

Ndalimi i përdorimit tërthorazi të shpikjes

1. Pronari i patentës ka të drejtë të ndalojë palët e treta, përveç atyre që e kanë fituar

të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, për të cilën është dhënë patenta, t’i japin ose t’i ofrojnë

një personi, përveç atij që ka të drejtë ta shfrytëzojë shpikjen e patentuar, mjete që lidhen

me një element thelbësor të shpikjes, për vënien e saj në zbatim, kur pala e tretë ka dijeni,

ose kur, nga rrethanat, bëhet e qartë se këto mjete janë të përshtatshme dhe synojnë vënien

në zbatim të shpikjes në fjalë.

2. Kjo dispozitë nuk zbatohet nëse këto mjete janë produkte tregtare bazë, përveçse

kur pala e tretë e nxit personin, të cilit i janë dhënë mjetet, të kryejë veprime, që ndalohen

prej nenit 36 të këtij ligji.

Neni 38

Kufizimi i efekteve të patentës

(Shtohen fjalët në pikën 1, shkronja “dh”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 15)

1. Të drejtat, që sigurohen nga patenta, nuk do të shtrihen mbi:

a) veprimet e kryera privatisht, jo për qëllime tregtare;

b) veprimet e kryera thjesht për qëllime eksperimentale, që kanë lidhje me objektin e

shpikjes;

c) përgatitjen individuale e të improvizuar të një bari, në një farmaci, sipas një recete

mjekësore ose me anë të proceseve të tjera, që çojnë në përgatitjen tij;

ç) përdorimin në bordin e anijeve të vendeve të tjera të Unionit të Parisit të pajisjeve,

që janë objekt i shpikjes, në trupin e anijes, në makineri, ingranazhe, si dhe në pjesë të tjera,

kur këto anije kanë hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, përkohësisht ose

aksidentalisht, me kusht që këto pajisje të përdoren vetëm dhe ekskluzivisht për nevoja të

anijes;

d) përdorimin e pajisjeve, të cilat janë objekt i patentës në ndërtimin ose funksionimin

e një avioni, anijeje hapësinore ose mjeti lëvizës tokësor të vendeve të tjera të Unionit të

Parisit ose të pjesëve të këtyre avionëve, anijeve ose mjeteve lëvizëse tokësore, kur këto

hyjnë përkohësisht në territorin e Republikës së Shqipërisë;

dh) materialin biologjik, të përftuar nga riprodhimi ose shumëfishimi i materialit

biologjik, i hedhur në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga mbajtësi i patentës

ose me pëlqimin e tij, ku shumëfishimi ose riprodhimi rezulton nga aplikimi, për të cilin

është tregtuar materiali biologjik, me kusht që materiali i përftuar të mos përdoret më pas

për riprodhime dhe shumëfishime të tjera;

e) përdorimin nga një fermer të një produkti nga prodhimet e veta bujqësore, për

riprodhimin ose shumëfishimin e prodhimit, me kusht që materiali bimor i riprodhuar t’i

jetë shitur apo tregtuar fermerit për qëllime bujqësore nga mbajtësi i patentës ose me

pëlqimin e këtij të fundit;

ë) përdorimin nga një fermer të gjësë së gjallë, të mbrojtur, për qëllime të fermës, me

kusht që gjëja e gjallë për shumim ose materiali tjetër për riprodhimin e saj t’i jetë shitur

22

apo tregtuar fermerit nga mbajtësi i patentës ose me pëlqimin e tij. Një përdorim i tillë

përfshin dhënien e gjësë së gjallë ose të materialeve të tjera për riprodhimin e saj për

qëllime të veprimtarisë bujqësore të vetë fermerit, por jo shitjen si pjesë apo për qëllime të

veprimtarisë riprodhuese tregtare.

Neni 39

Të drejtat që nuk mund të mbrohen

Të drejtat e siguruara nga një patentë nuk shtrihen mbi veprimet e kryera në

Republikën e Shqipërisë për një produkt të mbrojtur nga patenta, kur produkti në fjalë është

hedhur në tregun e Republikës së Shqipërisë nga pronari i patentës ose me pëlqimin e tij.

Neni 40

Afati kohor i patentës

1. Afati kohor i një patente është 20 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.

2. Dhënia e certifikatës së mbrojtjes shtesë për produktet mjekësore dhe produktet për

mbrojtjen e bimëve është objekt i kërkesave që parashikohen në kreun XVI të këtij ligji.

Neni 41

Tarifat e ripërtëritjes

(Ndryshohen pikat 3 dhe 4 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Vlefshmëria e patentës kushtëzohet nga kryerja e pagesës së tarifës vjetore të

ripërtëritjes.

2. Tarifa vjetore e ripërtëritjes së patentës, duhet paguar në ditën e fundit të muajit të

datës së depozitimit, duke filluar nga viti i parë pas dhënies së patentës.

3. Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk paguhet brenda afatit të lartpërmendur, ajo mund të

paguhet brenda gjashtë muajve pas ditës së fundit të muajit, në të cilin përfshihet data e

depozitimit, me kusht që brenda kësaj periudhe të paguhet një tarifë shtesë. Ky afat mund të

zgjatet me dy muaj, duke paguar një tarifë shtesë për shtyrjen e afatit të ripërtëritjes. Nëse

DPPI-ja konstaton se pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, sipas pikës 2,

të këtij neni, ajo njofton pronarin apo përfaqësuesin e tij, brenda dy muajve nga data e

mbarimit të këtij afati për mundësinë që ka për të bërë ripërtëritjen, sipas kësaj pike.

Njoftimet bëhen vetëm në adresat që pronarët e patentave ose përfaqësuesit e tyre kanë në

territorin e Republikës së Shqipërisë.

4. Pa cenuar dispozitat e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 2, të nenit 35, kur

nuk respektohen afatet e përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, patenta konsiderohet e

mbaruar në datën e ripërtëritjes së saj.

Neni 42

23

Shtrirja e mbrojtjes dhe interpretimi i pretendimeve

1. Shtrirja e mbrojtjes e siguruar nga një patentë përcaktohet nga pretendimet.

Përshkrimi dhe vizatimet shërbejnë për të interpretuar pretendimet.

2. Për përcaktimin e shtrirjes së mbrojtjes, që sigurohet nga patenta, mbahet parasysh

çdo element, i barasvlershëm me një element të specifikuar te pretendimet.

Neni 43

Përdoruesit e mëparshëm

1. Të drejtat, që sigurohen nga një patentë, nuk sjellin asnjë pasojë ndaj personave

brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë përdorur ose janë në proces

përgatitjesh serioze dhe efektive për përdorimin e patentës përpara datës së depozitimit të

aplikimit ose, kur kërkohet prioritet, përpara datës së prioritetit. Këta persona kanë të drejtë

të vazhdojnë përdorimin ose përgatitjet për përdorim.

2. E drejta e përdorimit të mëparshëm mund të transferohet te ndërmarrja ose shoqëria

apo te një pjesë e ndërmarrjes ose shoqërisë, ku bëhet përdorimi apo janë bërë përgatitjet

për përdorim.

KREU V

NDRYSHIMI I PRONËSISË DHE PRONËSIA E PËRBASHKËT

Neni 44

Ndryshimi i pronësisë së aplikimit për patentë

ose të patentës

1. Çdo kontratë për ndryshim pronësie të një aplikimi për patentë ose të një patente

bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët kontraktuese, në të kundërt kontrata është e

pavlefshme.

2. Çdo ndryshim pronësie i një aplikimi për patentë ose i një patente kryhet kundrejt

pagesës së tarifës përkatëse. Në rastin e kalimit të pronësisë së një patente, ndryshimi

regjistrohet në regjistrin e patentave. Pronari i patentës ka të drejtë të fillojë një proces

gjyqësor për patentën, vetëm nëse ndryshimi i pronësisë është i regjistruar në këtë regjistër.

DPPI-ja boton ndryshimet në pronësinë e patentave.

3. Kalimi i pronësisë së aplikimit për patentë ose të patentës ka efekte ndaj palëve të

treta vetëm pas regjistrimit të kalimit të kësaj pronësie në regjistrin e patentave. Megjithatë,

kalimi i pronësisë përpara regjistrimit vlen për palët e treta, të cilat i kanë fituar të drejtat

për patentën pas datës së këtij kalimi, edhe pse ishin në dijeni për këtë kalim në datën në të

cilën ato i fituan të drejtat.

Neni 45

24

Pronësia e përbashkët për aplikimin për patentë ose për patentën

1. Nëse dy apo më shumë aplikantë paraqesin së bashku një aplikim për patentë, secili

prej tyre ka të drejtë ta transferojë pjesën e vet të aplikimit. Nënshkrimi i një marrëveshjeje

licencimi me palët e treta bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë aplikantëve të

përbashkët.

2. Kur një patentë ka disa pronarë të përbashkët, transferimi i patentës dhe nënshkrimi

i një marrëveshjeje licencimi me palët e treta bëhet vetëm me vendim unanim të të gjithë

pronarëve të përbashkët. Secili prej tyre ka të drejtë, pa marrë pëlqimin e pronarëve të tjerë,

të fillojë një proces gjyqësor ndaj shkeljes së të drejtave të patentës, kundër çdo personi, që

cenon patentën. Përdorimi i patentës nga secili prej pronarëve të përbashkët nuk kërkon

miratimin e pronarëve të tjerë.

3. Dispozitat e këtij neni janë të zbatueshme vetëm nëse nuk ekziston një marrëveshje

e ndryshme ndërmjet tyre.

KREU VI

MARRËVESHJA E LICENCIMIT

Neni 46

Marrëveshje licencimi

1. Marrëveshja e licencimit bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët, në të kundërt

ajo është e pavlefshme.

2. Objekt i një marrëveshjeje licencimi mund të jetë aplikimi për patentë ose patenta.

3. Licenca regjistrohet në regjistrin e patentave pasi të jetë paguar tarifa përkatëse.

Licencuesi ka të drejtë të fillojë një proces gjyqësor në bazë të marrëveshjes së licencimit,

vetëm nëse kjo është e regjistruar në regjistrin e patentave.

4. Licencimi i një aplikimi për patentë ose i një patente ka pasoja ndaj palëve të treta,

vetëm pas regjistrimit të saj në regjistrin e patentave. Pavarësisht nga kjo, licencimi ende i

paregjistruar ka efekt ndaj palëve të treta, që i kanë fituar nga licenca të drejtat për patentën,

pas datës së licencimit, por që ishin në dijeni për licencimin në ditën kur i fituan të drejtat e

licencimit.

5. Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, sipas pikës 1 të nenit

41 të këtij ligji dhe licenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e

patentave, DPPI-ja njofton të licencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të

paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë

vlefshmërinë e licencës së regjistruar. Në rast mosmarrëveshjeje për sigurimin e të drejtave

të regjistruara të të licencuarit, gjykata mund të vendosë kalimin e patentës tek i licencuari.

Neni 47

25

Të drejtat e të licencuarit

1. Një marrëveshje licencimi i siguron të licencuarit të gjitha të drejtat e parashikuara

në nenin 36 të këtij ligji. Ajo shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si

dhe në çdo zbatim të shpikjes, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e

licencimit.

2. I licencuari nuk ka të drejtë të lejojë palët e treta të kryejnë veprimet e parashikuara

në nenin 36 të këtij ligji, përveç kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e licencimit.

Neni 48

Të drejtat e licencuesit

1. Nëse marrëveshja e licencimit është ekskluzive, si licencuesit edhe palëve të treta u

ndalohet të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

2. Në mungesë të një dispozite të kundërt, marrëveshja e licencimit është

joekskluzive. Në këtë rast, licencuesi mund t’i lejojë vetes dhe të licencuarve të tjerë të

ushtrojnë të drejtat e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

Neni 49

Licencat vullnetare

1. Nëse pronari i një patente njofton DPPI-në, me anë të një deklarate me shkrim, se

është gati të lejojë çdo person të përdorë shpikjen si i licencuar, përkundrejt një

kompensimi të përshtatshëm, tarifat e ripërtëritjes, që janë për t’u bërë pas dorëzimit të

deklaratës, reduktohen, në përputhje me rregulloren përkatëse.

2. Deklarata me shkrim, parashikuar në pikën 1 të këtij neni, mund të tërhiqet nga

pronari i patentës në çdo kohë, me anë të një njoftimi me shkrim, drejtuar DPPI-së me

përjashtim të rastit kur një person e ka njoftuar me shkrim pronarin, për qëllimin për ta

përdorur shpikjen.

3. Deklarata me shkrim, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, është e pavlefshme për

sa kohë që në regjistrin e patentave është regjistruar një licencë ekskluzive ose kur në DPPI

gjendet një kërkesë për regjistrimin e kësaj licence.

4. Në bazë të deklaratës, çdo person ka të drejtë të përdorë shpikjen si i licencuar, në

përputhje me kushtet e parashikuara në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji, si

dhe është i detyruar t’i japë pronarit, në fund të çdo viti kalendarik, të dhëna rreth mënyrës

së përdorimit të saj dhe të paguajë kompensimin e caktuar. Licenca e siguruar, sipas

kushteve të këtij neni, trajtohet si licencë kontraktore.

KREU VII

LICENCAT JOVULLNETARE

Neni 50

26

Licencat jovullnetare

(Ndryshohet pika 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 16 Shtohet pika 2/a, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 16 Shtohet pika 2/b, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 16 Ndryshohet shkronja “c”, në pikën 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 16)

1. Në bazë të kërkesës, gjykata ka të drejtë t’i japë licencë jovullnetare çdo personi, i

cili provon se ka aftësi për të shfrytëzuar shpikjen, objekt i patentës së dhënë në Republikën

e Shqipërisë, si dhe plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara në rregulloren përkatëse, dalë

në zbatim të këtij ligji, me kusht që:

a) të kenë kaluar katër vjet nga depozitimi i aplikimit për patentë ose tre vjet nga

dhënia e patentës;

b) pronari i patentës të mos e ketë përdorur patentën për një periudhë kohore të

arsyeshme ose të mos ketë bërë përgatitje, serioze e efektive, për shfrytëzimin e saj, përveç

kur paraqet arsye ligjore për mosveprim;

c) të ketë bërë të gjitha përpjekjet për të marrë autorizimin nga pronari i patentës, në

kushte dhe afate të arsyeshme, si dhe këto përpjekje të mos kenë rezultuar të suksesshme,

brenda një periudhe kohore të arsyeshme.

2. Në bazë të kërkesës, gjykata, për përdorim jo ekskluziv të shpikjes së mbrojtur nga

patenta ose të varietetit bimor të mbrojtur nga kjo e drejtë, ka të drejtë t’i japë licencë

jovullnetare për një patentë të mëparshme pronarit të një patente ose mbajtësit të një të drejte mbi

një varietet bimor, i cili nuk mund të përdorë patentën e dytë ose të drejtën mbi një varietet bimor,

pa cenuar patentën e parë, përkundrejt një pagese të caktuar nga eksperti i zgjedhur nga

gjykata, me kusht që:

a) shpikja e pretenduar në patentën e dytë ose varieteti bimor i mbrojtur të jetë një përparim

teknik me rëndësi ekonomike të konsiderueshme krahasuar me shpikjen e përmendur në

patentën e parë;

b)ata t’i kenë kërkuar zotëruesit të patentës ose të së drejtës për një varietet bimor të drejtën

për të marrë një licencë kontraktore dhe nuk e kanë marrë atë.

2/a. Gjykata për përdorim joekskluziv të shpikjes së mbrojtur, merr çdo masë që e konsideron

të nevojshme për të verifikuar ekzistencën e një situate të tillë.

2/b. Në rastin e një licence jovullnetare, të parashikuar në pikën 2, të këtij neni, pronari i

patentës së parë apo mbajtësi i një të drejte për një varietet bimor ka të drejtë të marrë një licencë

të ndërsjellë me kushte të arsyeshme për të përdorur shpikjen e mbrojtur nga patenta e dytë apo

nga varieteti bimor i mbrojtur.

3. Në bazë të kërkesës, gjykata ka të drejtë të japë licencë jovullnetare për patentat

dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për prodhimin dhe shitjen e produkteve farmaceutike,

kur këto produkte synohet të eksportohen në vende informuese “në nevojë” për të

përballuar problemet shëndetësore publike, në përputhje me rregulloren përkatëse, të dalë

në zbatim të këtij ligji.

4. Lloji i përdorimit, që mbulohet nga licenca jovullnetare, si dhe kushtet, që duhet të

plotësohen, specifikohen nga gjykata, e cila merr parasysh që:

a) fusha dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të kufizohen brenda qëllimit, për të cilin është

dhënë autorizimi;

27

b) shfrytëzimi të jetë joekskluziv;

c) shfrytëzimi të jetë i patransferueshëm.

Në rastin e një licence jovullnetare, siç parashikohet në pikën 2, të këtij neni, shfrytëzimi i

autorizuar në lidhje me patentën e parë është i transferueshëm, vetëm në rastin kur transferohet

patenta e dytë ose varieteti bimor.

ç) sasia e produktit farmaceutik, që do të prodhohet në bazë të licencës jovullnetare,

nuk duhet të tejkalojë nevojat e vendit ose të vendeve importuese, të lartpërmendura në

aplikim, duke pasur parasysh edhe sasinë e produkteve të prodhuara, në bazë të licencave të

tjera jovullnetare.

5. Shfrytëzimi i një licence jovullnetare autorizohet veçanërisht për të furnizuar

tregun e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3 të këtij

neni.

6. Licenca jovullnetare është e vlefshme deri në mbarimin e periudhës kohore, të

caktuar nga gjykata, ose deri në mbarimin e afatit të patentës. Me kërkesë të arsyetuar,

gjykata mund të anulojë autorizimin, për shkak të mbrojtjes së interesave legjitimë të

personave të autorizuar, në rastin kur rrethanat, që çuan në dhënien e autorizimit, kanë

pushuar së ekzistuari dhe nuk ka mundësi të përsëriten.

7. Licencat jovullnetare regjistrohen në regjistrin e patentave.

8. Pronari i patentës ka të drejtë të marrë një kompensim të përshtatshëm për çdo

licencë jovullnetare, duke pasur parasysh vlerat ekonomike të autorizimit. Kur palët nuk

bien dakord, vlera e kompensimit vendoset nga gjykata.

9. Mbajtësi i një licence jovullnetare mund të heqë dorë prej saj në çdo kohë. Nëse

mbajtësi i licencës jovullnetare nuk fillon shfrytëzimin e saj brenda një viti nga data

përfundimtare e dhënies së licencës, pronari i patentës mund të kërkojë ndryshimin ose

anulimin e licencës jovullnetare.

10. Kërkesat e përcaktuara në pikat 1 shkronja “c” dhe 5 të këtij neni nuk zbatohen,

kur një përdorim i tillë bëhet për të ndrequr një praktikë, që vlerësohet se cenon parimet e

konkurrencës së ndershme, në përfundim të një procesi gjyqësor ose administrativ. Nevoja

për të rregulluar praktikat, që cenojnë parimet e konkurrencës së ndershme, mbahet

parasysh kur vendoset vlera e shpërblimit. Gjykata ka të drejtë të refuzojë përfundimin e

një licence jovullnetare, nëse kushtet, që çuan në dhënien e kësaj licence, mund të

përsëriten.

Neni 51

Shfrytëzimi nga qeveria ose nga palë të treta

të autorizuara nga qeveria

1. Kur e kërkojnë interesa të rëndësishëm të mbrojtjes ose të sigurisë kombëtare,

Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Shëndetësisë, edhe pa miratimin e pronarit të patentës

ose të aplikantit të saj, nëpërmjet një njoftimi në buletinin e DPPI-së, mund të autorizojnë

një agjenci, një institucion shtetëror ose një person të caktuar të bëjë, të përdorë ose të shesë

shpikjen, për të cilën është paraqitur një aplikim ose është dhënë një patentë, kundrejt

pagesës së një shpërblimi të drejtë dhe të përshtatshëm të pronarit të patentës ose të

28

aplikantit të patentës. Pronari i patentës ose aplikanti i patentës, sipas rastit, duhet të

njoftohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

2. Kundër vendimit të Ministrit të Mbrojtjes ose Ministrit të Shëndetësisë mund të

bëhet ankim në gjykatë.

(Shfuqizohet Kreu VIII, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 17 Shfuqizohet

Kreu IX, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 17 Shfuqizohet Kreu X, me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 17)

KREU XI

NDRYSHIMET, DORËHEQJA DHE SHFUQIZIMI I PATENTAVE

Neni 70

Korrigjimet në një patentë

1. Pronari i një patente ka të drejtë t’i kërkojë DPPI-së të bëjë ndryshime në një

patentë për korrigjimin e gabimeve apo pasaktësive formale, të paqëllimshme. Hollësitë

rreth pasqyrimit të korrigjimeve përcaktohen në rregulloren përkatëse.

2. DPPI-ja publikon ndryshimet e bëra në një patentë, sipas përcaktimeve të këtij

neni.

Neni 71

Heqja dorë nga patenta

1. Kur pronari i një patente kërkon të heqë dorë nga patenta, ai paraqet një kërkesë me

shkrim pranë DPPI-së. Heqja dorë nga një patentë, që u përket pronarëve të përbashkët,

bëhet vetëm me vendim unanim të tyre. Heqja dorë mund të kufizohet te një ose më shumë

pretendime, të mbrojtura nga patenta.

2. DPPI-ja regjistron heqjen dorë nga patenta në regjistrin e patentave dhe e publikon

atë në buletin. Efekti i heqjes dorë nga patenta fillon nga data e paraqitjes së kërkesës.

3. Shqyrtimi i kërkesës për dorëheqje mund të fillojë vetëm pasi të jetë njoftuar pala e

tretë, që ka fituar një të drejtë mbi patentën.

Neni 72

Mbarimi

Patenta mbaron:

a) 20 vjet pas datës së depozitimit të aplikimit;

b) kur pronari i patentës heq dorë vullnetarisht nga patenta;

29

c) kur nuk është paguar në kohën e duhur tarifa ripërtëritëse apo ndonjë pagesë

shtesë.

Neni 73

Shfuqizimi i patentës

1. Kur kundërshtohet vlefshmëria e një patente, gjykata ka të drejtë ta shfuqizojë ose

të kufizojë patentën, në qoftë se:

a) objekti i patentës nuk është i patentueshëm, në bazë të kërkesave të neneve 5, 6, 7,

8, 9 e 10 të këtij ligji;

b) shpikja nuk është bërë e njohur në mënyrë të qartë dhe të plotë, sa të mund të

zbatohej nga një person i kualifikuar i fushës së arritjes;

c) objekti i patentës shtrihet përtej përmbajtjes së aplikimit për patentë, ashtu siç është

depozituar ose, nëse patenta është dhënë në bazë të një aplikimi të ndarë, përtej përmbajtjes

së aplikimit më të hershëm, ashtu siç është depozituar;

ç) mbrojtja e siguruar nga patenta është zgjatur;

d) pronarit të patentës i ka humbur e drejta, sipas neneve 13 e 15 të këtij ligji.

2. Nëse vlefshmëria e një patente kundërshtohet në gjykimin e filluar nga mbajtësi i

një licence ekskluzive, gjykim në të cilin nuk merr pjesë pronari i patentës, vendimi i

gjykatës bëhet i detyrueshëm vetëm për palët në gjykim.

3. Gjatë ekzaminimit të një kërkese për shfuqizim, gjykata mund t’i kërkojë pronarit

të patentës t’i paraqesë asaj, për qëllime ekzaminimi, publikime dhe dokumente të tjera, që

tregojnë arritjen e mëparshme, së cilës i ishte referuar aplikimi për patentë ose që ishte

marrë parasysh nga zyrat e tjera ekzaminuese.

4. Në rast se është filluar një procedurë kundërshtimi ndaj një patente, në bordin e

apelimit të DPPI-së, gjykimi në proces për shfuqizimin ndërpritet derisa të merret një

vendim, sipas pikës 5 të nenit 33 të këtij ligji.

Neni 74

Pasojat e shfuqizimit

1. Çdo patentë, pretendim ose pjesë e një pretendimi që shfuqizohet, vlerësohet i

paqenë dhe i pavlefshëm që nga fillimi.

2. Nëse shkaqet për shfuqizim ndikojnë vetëm pjesërisht ndaj patentës, shfuqizimi

kryhet në formë të pjesshme ndaj kësaj patente. Kufizimi mund të zbatohet në formën e një

ndryshimi te pretendimet.

3. Nëse gjykata vendos shfuqizimin e një patente, tërësisht ose pjesërisht, ajo njofton

DPPI-në, e cila regjistron vendimin në regjistrin e patentave dhe e publikon atë në buletin.

KREU XII

30

APLIKIMET NDËRKOMBËTARE, SIPAS TRAKTATIT TË BASHKËPUNIMIT PËR

PATENTË

Neni 75

Zbatimi i traktatit të bashkëpunimit për patentë (TBP)

1. Për qëllime të këtij ligji, “aplikim ndërkombëtar” është aplikimi për patentë, i

depozituar sipas TBP-së.

2. Kur në këtë ligj përmendet TBP-ja, përfshihen edhe rregulloret e dala në zbatim të

saj.

3. TBP-ja dhe rregulloret e saj kanë fuqi të plotë juridike dhe zbatohen në përputhje

me dispozitat e këtij ligji.

4. Dispozitat e TBP-së dhe të rregulloreve të saj, kur aplikimi ndërkombëtar është

objekt i procedimeve në DPPI, zbatohen të plotësuara me dispozitat e këtij ligji dhe të

legjislacionit të tij zbatues. Në rast konflikti, dispozitat e TBP-së kanë përparësi.

Neni 76

Zyra e caktuar dhe zyra e përzgjedhur

1. Aplikimi ndërkombëtar i caktuar për Republikën e Shqipërisë, të cilit i është dhënë

një datë ndërkombëtare depozitimi, është i njëjtë me aplikimin e depozituar në DPPI, sipas

nenit 18 të këtij ligji. Për aplikime të tilla, DPPI-ja është zyra e caktuar ose, sipas rastit,

zyra e përzgjedhur në kuptim të TBP-së. Data ndërkombëtare e depozitimit është data e

depozitimit në çdo lloj procedimi, sipas këtij ligji.

2. Për një aplikim ndërkombëtar, për të cilin Republika e Shqipërisë është e caktuar

ose e përzgjedhur dhe aplikanti dëshiron mbrojtje, sipas krerëve I deri IX të këtij ligji,

aplikanti, brenda tridhjetë e një muajve nga data e depozitimit të aplikimit ose kur kërkohet

prioritet nga data e prioritetit:

a) paraqet një përkthim në gjuhën shqipe të aplikimit ndërkombëtar;

b) paguan tarifën e caktuar të depozitimit.

3. Nëse nuk plotësohen kërkesat e shkronjës “a” të pikës 2 të këtij neni, aplikimi

mund të vlerësohet i dorëhequr dhe aplikanti njoftohet për këtë.

4. Çdo aplikim ndërkombëtar, i caktuar për Republikën e Shqipërisë, i cili është

publikuar, sipas nenit 21 të TBP-së, fiton të njëjtat të drejta si të ishte një aplikim i

publikuar, sipas nenit 26 të këtij ligji. Të drejtat mbi aplikimin për patentë fillojnë nga data,

në të cilën publikohen në gjuhën shqipe pretendimet e aplikimit ndërkombëtar. Ky

përkthim publikohet brenda tre muajve nga data e paraqitjes së tij nga aplikanti te DPPI-

ja, si dhe pasi të jetë paguar tarifa e caktuar e depozitimit.

Neni 77

31

Aplikimet ndërkombëtare të depozituara në DPPI

1. DPPI-ja vepron si zyrë pritëse, në kuptim të TBP-së, nëse aplikanti është banues i

përhershëm ose shtetas i Republikës së Shqipërisë.

2. Çdo aplikim ndërkombëtar varet nga pagesa e tarifës, e cila paguhet brenda një

muaji nga data e marrjes së aplikimit ndërkombëtar.

3. Kur DPPI-ja vepron si zyrë pritëse, sipas TBP-së, aplikimi ndërkombëtar

depozitohet në shqip ose anglisht.

KREU XIII

PATENTAT EUROPIANE TË SHTRIRA

(Ndryshohet titulli i kreut, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 19)

Neni 78

Shtrirja e efekteve të patentave europiane

(Ndryshohet pika 2, shkronja “a”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 20)

1. Një aplikim për patentë europiane dhe një patentë europiane, që shtrihet në

Republikën e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e mëposhtme, ka të njëjtin efekt dhe u

nënshtrohet të njëjtave kërkesa si aplikimi për patentë kombëtare dhe patenta kombëtare, të

përcaktuara në këtë ligj.

2. Për qëllim të dispozitave të këtij kreu:

a)“Aplikim për patentë europiane” është aplikimi për një patentë të depozituar në

përputhje me Konventën Europiane për Patentat (KEP) para 1 majit 2010, si dhe aplikimi

ndërkombëtar, i depozituar para 1 majit 2010, sipas traktatit të bashkëpunimit për patentë, për

të cilin Zyra Europiane e Patentave (ZEP) vepron si zyrë e caktuar ose e zgjedhur, aplikime

në të cilat është e caktuar Shqipëria;”

b) “Patentë e shtrirë europiane” është patenta europiane e dhënë nga ZEP-i në bazë të

aplikimit për patentë europiane, për të cilën është kërkuar shtrirja në Shqipëri;

c) “Aplikim për patentë kombëtare” është aplikimi për patentë, që depozitohet në

DPPI, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

ç) “Patentë kombëtare” është patenta e dhënë në bazë të këtij ligji.

Neni 79

Kërkesa për shtrirje

1. Aplikimi për patentë europiane dhe patenta europiane, e dhënë në bazë të këtij

aplikimi, shtrihet në Shqipëri me kërkesë të aplikantit. Kërkesa për shtrirje vlerësohet se

është depozituar në çdo aplikim për patentë europiane të depozituar, në ose pas datës kur

marrëveshja e bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës

Europiane të Patentave ka hyrë në fuqi.

32

2. Çdo kërkesë për shtrirje, për të cilën është paguar rregullisht tarifa e shtrirjes, sipas

nenit 80 të këtij ligji, publikohet nga DPPI-ja sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo

drejtori të jetë informuar nga ZEP-i, por jo para mbarimit të afatit prej 18 muajsh, nga data

e depozitimit ose, nëse është pretenduar prioritet, nga data më e hershme e prioritetit.

3. Kërkesa për shtrirje mund të tërhiqet në çdo kohë. Ajo vlerësohet e tërhequr kur

nuk është kryer pagesa e parashikuar për shtrirjen ose kur aplikimi për patentë europiane

është refuzuar, tërhequr ose vlerësuar i tërhequr përfundimisht. DPPI-ja e publikon këtë sa

më shpejt që të jetë e mundur, nëse kërkesa për shtrirje është publikuar tashmë prej saj, në

përputhje me pikën 2 të këtij neni.

Neni 80

Tarifa e shtrirjes

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 21 Ndryshohet pika 2, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 21)

1. Tarifa e shtrirjes, sipas pikës 2, të nenit 79, të këtij ligji, i paguhet ZEP-it brenda

gjashtë muajve nga data, në të cilën Buletini i Patentave Europiane përmend publikimin e

raportit europian të kërkimit ose, sipas rastit, brenda periudhës së kryerjes së akteve të

nevojshme për hyrjen në fazën europiane të një aplikimi ndërkombëtar, sipas kuptimit të

shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 78, të këtij ligji.

2. Pagesa e tarifës së shtrirjes është ende e vlefshme nëse ajo bëhet brenda dy muajve nga

periudha e përcaktuar në pikën 1 të nenit 80, me kusht që brenda kësaj periudhe të kryhet një

pagesë shtesë prej 50 për qind.

3. Për pagesën e tarifave të shtrirjes, rregullat e ZEP-it, që lidhen me tarifat, zbatohen

mutatis mutandis. Pagesat e tarifave të shtrirjes, të bëra në mënyrë të vlefshme, nuk

kthehen.

Neni 81

Efektet e aplikimeve për patentë europiane

1. Aplikimi për patentë europiane, të cilit i është dhënë një datë depozitimi, është i

njëjtë me një aplikim të rregullt për patentë kombëtare dhe, kur është rasti, merret parasysh

prioriteti i kërkuar në aplikimin për patentë europiane, pavarësisht nga përfundimi që do të

ketë aplikimi.

2. Një aplikim për patentë europiane i publikuar siguron përkohësisht të njëjtën

mbrojtje, që jep ky ligj, duke filluar nga data kur aplikanti i ka komunikuar personit, që

përdor shpikjen në Republikën e Shqipërisë, përkthimin në shqip të pretendimeve të

aplikimit për patentë europiane të publikuar.

3. Aplikimi për patentë europiane vlerësohet se nuk i ka sjellë pasojat e përmendura

në pikën 2 të këtij neni (që nga fillimi) (ab initio), në rast se kërkesa për shtrirje është

tërhequr ose mendohet e tërhequr.

Neni 82

33

Efektet e patentave europiane

(Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 22 Shtohet pika 3/a, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 22 Shtohet pika 3/b, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 22 Shtohen fjalët në pikën 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni

22 Shtohen fjalët në pikën 6, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 22)

1. Patenta e shtrirë europiane, objekt i pikave 2 deri në 6 të këtij neni, siguron, nga

data e publikimit të miratimit të dhënies së saj nga ZEP-i, të njëjtat të drejta të një patente

kombëtare, sipas përcaktimeve të dispozitave të këtij ligji.

2. Brenda tre muajve nga data e publikimit të miratimit të dhënies së patentës

europiane, pronari i patentës i paraqet DPPI-së një përkthim në gjuhën shqipe të

pretendimeve të patentës europiane dhe paguan tarifën e parashikuar për publikim.

3. Nëse si rezultat i një kundërshtimi ose i një kërkese për kufizim, të depozituar në ZEP,

patenta europiane ripërtërihet me pretendime të ndryshuara, pronari i patentës, brenda tre

muajve nga data e publikimit të vendimit për ripërtëritjen ose kufizimin, duhet t’i paraqesë

DPPI-së përkthimin e pretendimeve të ndryshuara në gjuhën shqipe dhe të paguajë tarifën e

parashikuar për publikim.

3/a. Kur pretendimi përmban shenja referencë të

përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni

4. DPPI-ja ka detyrimin të publikojë në buletinin e radhës, çdo përkthim të depozituar

rregullisht, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni.

5. Nëse përkthimi, i përmendur në pikën 2 apo 3 të këtij neni, nuk depozitohet në

kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk paguhet në kohën e duhur, shtrirja e patentës

europiane vlerësohet e pavlefshme ab initio.

6. Patenta e shtrirë europiane dhe aplikimi për patentë europiane, mbi të cilin ajo

bazohet, vlerësohen se nuk i kanë sjellë ab initio pasojat e parashikuara në pikën 1 të këtij

neni dhe në pikën 2 të nenit 81 të këtij ligji, në masën që patenta është shfuqizuar në

procedimet kundërshtuese apo në një procedim shfuqizimi qendror ose është kufizuar në një

procedurë kufizimi para ZEP-it.

Neni 83

Teksti autentik i aplikimeve për patentë europiane ose

i patentave europiane

(Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 23)

1. Teksti i aplikimit për një patentë europiane ose i një patente europiane në gjuhën e

aplikimit në ZEP shërben si tekst autentik për të gjitha procedurat në Republikën e

Shqipërisë.

2. Përkthimi, siç parashikohet në nenet 81 e 82 të këtij ligji, vlerësohet autentik, me

përjashtim të rastit kur ndiqet procedura për shfuqizim, ku aplikimi ose patenta në gjuhën e

përkthyer siguron një mbrojtje më të kufizuar se ajo e siguruar prej saj në gjuhën e

aplikimit.

34

3. Aplikuesi ose pronari i patentës mund të depozitojë një përkthim të korrigjuar të

pretendimeve të aplikimit për patentë europiane ose të patentës europiane. Përkthimi i

korrigjuar i pretendimeve të një aplikimi për një patentë europiane të publikuar nuk ka efekte

ligjore, derisa ai t’i komunikohet personit që përdor shpikjen në Republikën e Shqipërisë

nga ana e aplikuesit. Përkthimi i korrigjuar i pretendimeve të një patente europiane të shtrirë

nuk ka efekte ligjore, derisa ai të publikohet nga DPPI-ja. Çdo person, i cili në mirëbesim

përdor ose ka bërë përgatitje të vërteta dhe serioze për të përdorur një shpikje, përdorimi i së

cilës nuk përbën cenim të aplikimit ose të patentës në përkthimin origjinal, mund ta

vazhdojë këtë përdorim gjatë zhvillimit të biznesit të vet ose për nevoja të ndryshme, pa

kryer ndonjë pagesë, pasi përkthimi i korrigjuar të bëhet i vlefshëm.

Neni 84

Të drejtat e datës më të hershme

1. Aplikimi për patentë europiane, për të cilën është paguar tarifa e shtrirjes, si dhe

për patentë të shtrirë europiane sjellin, në lidhje me aplikimin për patentë kombëtare dhe

me patentën kombëtare, të njëjtat pasoja për arritjet e mëparshme, siç do të kishte një

aplikim për patentë kombëtare dhe patentë kombëtare, sipas këtij ligji.

2. Aplikimi për një patentë kombëtare dhe një patentë kombëtare sjellin, në lidhje

me një patentë europiane të shtrirë, të njëjtat pasoja për arritjen e mëparshme, siç do të

kishin sjellë në lidhje me një patentë kombëtare, sipas këtij ligji.

Neni 85

Mbrojtje e njëhershme

Në rastin kur një patentë e shtrirë europiane dhe një patentë kombëtare, që kanë të

njëjtën datë depozitimi ose, kur pretendohet prioritet, të njëjtën datë prioriteti, i është dhënë

të njëjtit person ose zëvendësuesit të tij ligjor, patenta kombëtare nuk sjell pasoja në masën

që ajo mbulon të njëjtën shpikje me atë të patentës së shtrirë europiane, që nga data kur ka

përfunduar afati për depozitimin e një kundërshtimi të patentës europiane, pa u depozituar

një kundërshtim i tillë, ose që nga data kur procedura e kundërshtimit ka rezultuar me një

vendim përfundimtar në favor të patentës europiane.

Neni 86

Tarifat e ripërtëritjes për patentat e shtrira europiane

(Numërohet paragrafi 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 24 Shtohet paragrafi

2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 24)

1. Tarifat e ripërtëritjes për një patentë të shtrirë europiane do t’i paguhen DPPI-së,

duke filluar nga viti pasardhës i atij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente.

2. Paragrafi 2, i nenit 141, të KEP-it, zbatohet mutatis mutandis.

35

Neni 87

Zbatimi i KEP-it

(Ndryshohet neni 87¸ me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 25)

Dispozitat e Konventës Europiane të Patentave dhe të rregulloreve në zbatim të saj nuk

zbatohen në lidhje me kreun XIII, përveç kur përcaktohet ndryshe në këtë kre.

(Shtohet Kreu XIII/1, me nenet 87/a, 87/b,87/c, 87/ç, 87/d, 87/dh, 87/e, 87/ë, 87/f,

87/g, 87/gj, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 26)

KREU XIII/1 PATENTAT EUROPIANE

Neni 87/a

Efekti i patentave europiane në Shqipëri

1. Për qëllim të dispozitave të këtij kreu:

a) “Aplikim për patentë europiane” është aplikimi për një patentë europiane të depozituar

më ose pas 1 majit 2010, në përputhje me Konventën Europiane për Patentat (KEP), si dhe

aplikimi ndërkombëtar i depozituar më ose pas 1 majit 2010, sipas traktatit të bashkëpunimit

për patentë, për të cilin Zyra Europiane e Patentave (ZEP) vepron si zyrë e caktuar ose e

zgjedhur, aplikime në të cilat është e caktuar Shqipëria;

b) “Patentë europiane” është patenta europiane e dhënë nga ZEP-i, në bazë të aplikimit

për patentë europiane, për të cilën është caktuar Shqipëria;

c) “Aplikim për patentë kombëtare” është aplikimi për patentë, që depozitohet në DPPI, në

përputhje me dispozitat e këtij ligji;

ç) “Patentë kombëtare” është patenta e dhënë në bazë të këtij ligji.

2. Aplikimi për patentë europiane dhe patenta europiane, sipas dispozitave të këtij ligji,

kanë të njëjtin efekt dhe u nënshtrohen të njëjtave kërkesa si aplikimi për patentë kombëtare

dhe patenta kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 87/b

Depozitimi i aplikimit për patentë europiane

1. Aplikimi për patentë europiane mund të depozitohet në:

a) ZEP;

b) DPPI.

2. Një aplikim i ndarë për patentë europiane dhe aplikimi i ri për patentë evropiane, sipas

shkronjës “b”, paragrafi 1, i nenit 61, të KEP-it, depozitohen direkt në ZEP.

3. Kur shpikja në fjalë është me interes për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare, aplikuesi me

vendbanim ose vendqëndrim në Shqipëri e depoziton aplikimin për patentë europiane vetëm në

DPPI.

36

4. Aplikimi për patentë europiane i depozituar në DPPI ka të njëjtin efekt sikur të ishte

depozituar në të njëjtën datë në ZEP, me kusht që DPPI-ja t’ia ketë transmetuar atë ZEP-it, në

përputhje me dispozitat e KEP- it.

5. Aplikimi për patentë europiane, që depozitohet në DPPI, sipas shkronjës “b”, të pikës 1,

të këtij neni, mund të depozitohet në çdo gjuhë të parashikuar në paragrafët 1 dhe 2, të nenit

14, të KEP-it.

6. Nëse nga aplikimi që depozitohet në DPPI nuk del qartë që aplikimi është për patentë

europiane, atëherë aplikuesi duhet të depozitojë një deklarim në gjuhën shqipe apo angleze, me

anë të të cilit kërkohet një patentë europiane.

Neni 87/c

Tarifat dhe kostot procedurale për aplikimet për patentë europiane

Tarifat dhe kostot procedurale për aplikimet për patentë europiane i paguhen ZEP-it në

përputhje me parashikimet e KEP-it.

Neni 87/ç

Efektet e aplikimit për patentë europiane

1. Aplikimi për patentë europiane, të cilit i është dhënë një datë depozitimi, është i njëjtë me

një aplikim

të rregullt për patentë kombëtare dhe, kur është rasti, merret parasysh prioriteti i kërkuar në

aplikimin për patentë europiane, pavarësisht nga përfundimi që do të ketë aplikimi.

2. Aplikimi për patentë europiane i publikuar i siguron aplikuesit të saj të njëjtën

mbrojtje që ofron aplikimi për patentë kombëtare, i publikuar sipas nenit 27, të këtij ligji,

duke filluar nga data në të cilën përkthimi në shqip i pretendimeve të aplikimit për patentë

europiane të publikuar është publikuar nga DPPI-ja.

3. Aplikimi për patentë europiane vlerësohet se nuk i ka sjellë, që nga fillimi, pasojat e

përmendura në pikën 2, të këtij neni, nëse është tërhequr, mendohet se është tërhequr, është

refuzuar përfundimisht ose nëse përcaktimi i Shqipërisë është tërhequr apo konsiderohet si i

tërhequr.

Neni 87/d

Efektet e patentës europiane

1. Patenta evropiane, sipas përcaktimeve të këtij neni, siguron nga data e publikimit të

miratimit të dhënies së saj nga ZEP-i të njëjtat të drejta si të një patente kombëtare të

37

dhënë nga DPPI-ja.

2. Brenda tre muajve nga data e publikimit të miratimit të dhënies së patentës europiane,

pronari i patentës i paraqet DPPI-së një kërkesë për regjistrimin e patentës europiane në

Regjistrin e Patentave. Kërkesa shoqërohet me:

a) përkthimin në anglisht të specifikimeve të patentës europiane të dhënë nëse ajo nuk është

lëshuar në anglisht, si dhe përkthimin në shqip të pretendimeve të saj;

b) vërtetimin e pagesës së tarifës së publikimit.

3. Nëse si rezultat i një kundërshtimi ose i një kërkese për kufizim, të depozituar në ZEP,

patenta evropiane mbahet në fuqi me pretendime të ndryshuara, pronari i patentës, brenda tre

muajve nga data e publikimit të vendimit për mbajtjen në fuqi me ndryshimet e bëra ose

kufizimin, duhet t’i paraqesë DPPI-së përkthimin e pretendimeve në gjuhën shqipe dhe të paguajë

tarifën e parashikuar për publikim.

4. Kur pretendimi përmban shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i

bashkëlidhen përkthimit, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni.

5. DPPI-ja publikon, sa më parë, çdo përkthim të depozituar rregullisht, sipas pikës 2 ose 3 të

këtij neni.

6. Nëse përkthimi i përmendur në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, nuk depozitohet në kohën e

duhur ose tarifa e parashikuar nuk paguhet në kohën e duhur, patenta europiane vlerësohet e

pavlefshme që nga fillimi, për Shqipërinë. Nenet 34 dhe 35, të këtij ligji, zbatohen mutatis

mutandis. Afati i përmendur në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, mund të zgjatet me një muaj nëse

aplikuesi paguan tarifën shtesë, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, të nxjerrë në

zbatim të këtij ligji.

7. Aplikimi për patentë europiane dhe patenta evropiane, mbi të cilën ajo bazohet,

vlerësohen se nuk i kanë sjellë që nga fillimi pasojat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, dhe

në pikën 2, të nenit 87/ç, të këtij ligji, në masën që patenta është shfuqizuar ose kufizuar në

procedimet kundërshtuese, kufizuese apo shfuqizuese.

Neni 87/dh

Teksti autentik i aplikimit për patentë europiane ose i patentës europiane

1. Teksti i aplikimit për një patentë europiane ose i një patente europiane në gjuhën e

aplikimit shërben si tekst autentik për të gjitha procedurat në Republikën e Shqipërisë.

2. Pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, përkthimi i paraqitur në përputhje

me pikën 2, të nenit 87/ç, dhe pikat 2 dhe 3, të nenit 87/d, të këtij ligji, vlerësohet

autentik, me përjashtim të rastit kur ndiqet procedura për shfuqizim, ku aplikimi ose

patenta në gjuhën e përkthyer siguron një mbrojtje më të kufizuar se ajo e siguruar

prej saj në gjuhën e aplikimit.

3. Aplikuesi ose pronari i patentës mund të depozitojë një përkthim të korrigjuar në çdo

kohë. Përkthimi i korrigjuar i një patente europiane nuk ka efekte ligjore, derisa ai të

publikohet nga DPPI-ja.

4. Çdo person, i cili në mirëbesim përdor ose ka bërë përgatitje të vërteta dhe serioze për

të përdorur një shpikje, përdorimi i së cilës nuk përbën cenim të aplikimit ose të patentës në

përkthimin origjinal, mund ta vazhdojë këtë përdorim gjatë zhvillimit të biznesit të vet ose

38

për nevoja të ndryshme, pa kryer ndonjë pagesë, pasi përkthimi i korrigjuar të bëhet i

vlefshëm.

Neni 87/e

Mbrojtje e njëhershme

Në rastin kur një patentë europiane që cakton Shqipërinë dhe një patentë kombëtare kanë të

njëjtën datë depozitimi ose, kur pretendohet prioritet, të njëjtën datë prioriteti, i është dhënë të

njëjtit person ose zëvendësuesit të tij ligjor, patenta kombëtare nuk sjell pasoja në masën që ajo

mbulon të njëjtën shpikje me atë të patentës europiane, që nga data kur ka përfunduar afati për

depozitimin e një kundërshtimi të patentës europiane, pa u depozituar një kundërshtim i tillë, ose

që nga data kur procedura e kundërshtimit ka rezultuar me një vendim përfundimtar në favor të

patentës europiane.

Neni 87/ë

Konvertimi në aplikim për patentë kombëtare

1. Me kërkesë të aplikuesit për patentë europiane, DPPI-ja ndjek procedurën e dhënies së

një patente kombëtare, nëse aplikimi për patentë europiane që cakton Shqipërinë:

a) konsiderohet i tërhequr, sipas pikës 3, të nenit 77, të KEP-it; ose

b) konsiderohet i tërhequr, për arsye se përkthimi i aplikimit për patentë europiane

nuk është depozituar në kohën e duhur, sipas pikës 2, të nenit 14, të KEP-it; ose

c) është refuzuar, sipas pikave 3 - 5, të nenit 90, të KEP-it.

2. Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, kërkesa për konvertim

depozitohet në DPPI, nëse aplikimi për patentë evropiane është depozituar fillimisht në

DPPI, së bashku me kërkesën për konvertim, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 87/b,

të këtij ligji. DPPI-ja, pasi sigurohet se janë zbatuar kërkesat e nenit 31, të këtij ligji, e

përcjell kërkesën në zyrat qendrore të pronësisë industriale të shteteve kontraktore të

KEP-it, të specifikuara në kërkesë. DPPI-ja i bashkëlidh kërkesës një kopje të dosjes së

aplikimit për patentë europiane.

3. Nëse, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni, aplikimi për patentë europiane është

depozituar fillimisht në një zyrë qendrore të pronësisë industriale të një shteti tjetër

kontraktor të KEP-it, kërkesa për konvertim depozitohet në këtë të fundit. Ajo zyrë ia

përcjell kërkesën DPPI-së nëse Shqipëria është e caktuar në të.

4. Afati kohor për përcjelljen e kërkesës, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, dhe sanksionet

ligjore për vonesat në përcjellje parashikohen në KEP.

5. Në rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, kërkesa për

konvertim dorëzohet në ZEP, sipas kërkesave të KEP-it.

6. Afati kohor për depozitimin e kërkesës për konvertim, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe

sanksionet ligjore për vonesat në përcjellje parashikohen në KEP.

7. Me marrjen e kërkesës për konvertim, DPPI-ja njofton aplikuesin e saj. Brenda 2 muajve

nga data e njoftimit të DPPI-së për marrjen e kërkesës për konvertim, aplikuesi duhet të

depozitojë në DPPI:

39

a) vërtetimin e pagesës së tarifës për aplikimin për patentë kombëtare; dhe

b) përkthimin e aplikimit për patentë europiane në shqip.

Nëse aplikuesi nuk i depoziton dokumentet e sipërpërmendura brenda afatit, atëherë

kërkesa vlerësohet si e tërhequr.

8. Dokumentet që shoqërojnë kërkesën për konvertim publikohen nga DPPI-ja në mënyrën e

caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, të nxjerrë në zbatim të këtij ligji.

9. Specifikimet e patentës, tek një patentë kombëtare që rrjedh nga konvertimi i një

aplikimi për patentë europiane, duhet të përmendin këtë aplikim.

Neni 87/f

Tarifat e ripërtëritjes

Tarifat e ripërtëritjes për një patentë europiane i paguhen DPPI-së për çdo vit, duke filluar nga

viti pasardhës i atij, në të cilin ZEP-i publikon dhënien e kësaj patente.

Neni 87/g

Shfuqizimi i patentës europiane

1. Patenta europiane mund të shfuqizohet nga DPPI-ja, me efekt për Shqipërinë, në

bazë të dispozitave të nenit 138, të KEP-it, dhe nenit 73, të këtij ligji.

2. Nëse kërkesa për shfuqizimin e patentës evropiane depozitohet në DPPI, pas fillimit të

procedurës së kundërshtimit në ZEP ose fillimit të procedurës në lidhje me një kërkesë

kufizimi ose shfuqizimi, sipas nenit 105/a të KEP-it, DPPI-ja pezullon procedurën e

shfuqizimit deri në përfundimin e procedurës në ZEP.

Neni 87/gj

Ligji i zbatueshëm

1. Patenta europiane dhe aplikimi për patentë europiane që caktojnë Shqipërinë

rregullohen nga ky ligj, përveç kur KEP-i parashikon ndryshe.

2. Në rast konflikti midis dispozitave të KEP-it dhe dispozitave të këtij ligji, dispozitat

e KEP-it kanë epërsi.

KREU XIV

PATENTUESHMËRIA E MODELEVE TË PËRDORIMIT

Neni 88

Kushtet për mbrojtjen

Me përjashtim të proceseve, të varieteteve të kafshëve dhe të bimëve, mund të

mbrohen, me anë të një modeli përdorimi:

a) shpikjet, që janë të patentueshme, në përputhje me këtë ligj;

40

b) shpikjet, që sjellin risi të zbatueshme në industri e që janë rezultat i një përpjekjeje

krijuese.

Neni 89

Risia dhe zbatueshmëria në industri

Risia dhe zbatueshmëria në industri e modeleve të përdorimit përcaktohen në

përputhje me nenet 7 e 10 të këtij ligji.

Neni 90

Afati i mbrojtjes

Afati i mbrojtjes së një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të

aplikimit.

Neni 91

Kthimi në një model përdorimi

Një aplikim për patentë mund të kthehet, me kërkesë me shkrim të aplikantit, në një

aplikim për model përdorimi, për sa kohë që patenta nuk është dhënë nga DPPI-ja.

Neni 92

Trajtimi

Trajtimi i modeleve të përdorimit është i njëjtë me trajtimin e patentave, që

parashikohet në këtë ligj, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë kapitull.

Neni 93

(Ndryshohet neni 93, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 27)

Kreu XXXII i këtij ligji zbatohet edhe për modelet e përdorimit mutatis mutandis.

KREU XV

GJYKIMET CIVILE

Neni 94

41

Juridiksioni

Gjykata ka juridiksion për mosmarrëveshjet që lidhen me:

a) shkeljen e të drejtave të një patente ose të një aplikimi për patentë;

b) shfuqizimin e një patente ose me kundërpadinë ndaj një patente;

c) kalimin e pronësisë ose transferimin e së drejtës së një aplikimi për patentë ose të

një patente;

ç) marrëveshjet e licencimit për patentat;

d) dhënien e një licence jovullnetare;

dh) vendimet e bordit të apelimit të DPPI-së, të parashikuara në këtë ligj.

Neni 95

Afati kohor për kryerjen e veprimeve në gjykatë

1. Veprimet në gjykatë mund të kryhen gjatë të gjithë afatit kohor të një patente, nëse

mosmarrëveshja ka lindur në bazë të:

a) shfuqizimit të patentës, sipas nenit 73 të këtij ligji;

b) një marrëveshjeje licencimi.

2. Për rastet e tjera të mosmarrëveshjeve, që nuk përmenden në pikën e mësipërme,

afati kohor për kryerjen e veprimeve në gjykatë është brenda 3 vjetëve, nga çasti kur është

shfaqur mosmarrëveshja, përveç rasteve për të cilat, në këtë ligj dhe në dispozita të tjera

ligjore në fuqi, parashikohen afate të tjera kohore.

42

KREU XVI

DHËNIA E CERTIFIKATAVE TË MBROJTJES SHTESË PËR PRODUKTET

MJEKËSORE DHE PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Neni 96

Certifikata e mbrojtjes shtesë për produktet mjekësore

Në kuptim të parashikimeve të këtij kreu:

a) “Produkt” nënkupton përbërësit aktivë ose kombinimin e përbërësve aktivë të një

produkti mjekësor, për trajtimin ose parandalimin e sëmundjeve në qeniet njerëzore apo te

kafshët, si dhe çdo substancë apo përbërje, që mund të përdoren te qeniet njerëzore apo

kafshët, për përcaktimin e një diagnoze mjekësore ose për rivendosjen, rregullimin apo

modifikimin e funksioneve fiziologjike te njerëzit ose te kafshët;

b) “Patentë bazë” nënkupton një patentë të caktuar nga pronari për ndjekjen e

procedurës së dhënies së një certifikate, e cila mbron një produkt si ai i përcaktuar në

shkronjën “a” të këtij neni, një proces, për të përftuar një produkt ose aplikimin e një

produkti;

c) “Certifikatë” nënkupton certifikatën e mbrojtjes shtesë.

Neni 97

Qëllimi dhe kushtet e pajisjes me certifikatë për produktet mjekësore

DPPI-ja lëshon certifikatën e mbrojtjes shtesë të produktit mjekësor për çdo produkt

mjekësor, i cili, para se të hidhet në treg, i nënshtrohet regjistrimit, në përputhje me një

rregullore të veçantë, me kusht që:

a) produkti të mbrohet nga një patentë bazë, në fuqi, në territorin e Republikës së

Shqipërisë,

b) të jetë dhënë një autorizim i vlefshëm për ta hedhur produktin në treg si produkt

mjekësor;

c) produkti të mos ketë qenë më parë objekt i ndonjë certifikate;

ç) autorizimi, i përmendur në shkronjën “b” të këtij neni, të jetë autorizues i parë, për

të hedhur produktin në treg, si produkt mjekësor.

Neni 98

Certifikata e mbrojtjes shtesë për produktet për mbrojtjen e bimëve

1. “Produktet për mbrojtjen e bimëve” janë substancat dhe preparatet aktive, që

përmbajnë një ose më shumë substanca aktive, të rregulluara në formën, në të cilën i

ofrohen përdoruesit:

43

a) për të mbrojtur bimët ose produktet bimore ndaj çdo organizmi të dëmshëm apo

për të parandaluar veprimin e organizmave të tillë, për aq sa këto substanca apo preparate të

tilla nuk janë përcaktuar ndryshe më poshtë;

b) për të ndikuar në proceset jetësore të bimëve, përveç atyre që janë lëndë ushqyese

(p.sh. rregullatorët e rritjes së bimëve);

c) për të ruajtur produktet bimore, për aq sa substanca ose produkte të tilla nuk u

nënshtrohen dispozitave specifike për konservuesit;

ç) për të shkatërruar bimët e padëshirueshme;

d) për të shkatërruar pjesë të bimëve, për të kontrolluar ose parandaluar rritjen e

padëshiruar të tyre.

2. “Substanca” janë elementet kimike, si dhe përbërësit e tyre natyralë ose të

prodhuar, përfshirë çdo papastërti, që rezulton, në mënyrë të pashmangshme, si pasojë e

procesit të prodhimit.

3. “Substanca aktive” janë substancat ose mikroorganizmat, përfshirë edhe viruset, që

kanë veprim të përgjithshëm ose të veçantë:

a) kundër organizmave të dëmshëm;

b) mbi bimët, pjesë të bimëve, ose produktet bimore.

4. “Preparate” janë përzierjet ose solucionet e përbëra nga dy ose më shumë

substanca, prej të cilave të paktën njëra është substancë aktive, për t’u përdorur si produkt

për mbrojtjen e bimëve.

5. “Bimë” janë bimët e gjalla apo pjesë bimësh të gjalla, përfshirë frutat e freskëta

dhe farërat.

6. “Produkte bimore” janë produktet, në gjendje të papërpunuar apo që i janë

nënshtruar vetëm përgatitjes së thjeshtë, si bluarjes, tharjes ose shtrydhjes, të prejardhura

nga bimët, por duke përjashtuar vetë bimët.

7. “Organizma të dëmshëm” janë insektet e bimëve ose produktet bimore, që u

përkasin botës bimore dhe/ose shtazore, si dhe viruset, bakteriet dhe mykoplazmat e agjentë

të tjerë, të cilët shkaktojnë sëmundje.

8. “Patentë bazë” është patenta, që mbron një produkt si të tillë, një preparat, një

proces, për të përftuar një produkt, ose aplikimin e një produkti, i cili caktohet nga pronari i

tij për procedurën e dhënies së një certifikate.

9. “Certifikatë” është certifikata e mbrojtjes shtesë.

10. “Produkt” nënkupton substancat aktive ose kombinimin e substancave aktive të

një produkti për mbrojtjen e bimëve.

Neni 99

Qëllimi dhe kushtet për pajisjen me një certifikatë

1. DPPI-ja lëshon certifikatë të mbrojtjes shtesë për një produkt për mbrojtjen e

bimëve, për çdo produkt, i cili është një substancë aktive e një produkti për mbrojtjen e

bimëve, që, para se të hidhet në treg, i nënshtrohet regjistrimit, në bazë të një rregulloreje të

posaçme, me kusht që:

a) ky produkt të mbrohet nga një patentë bazë, që është në fuqi në territorin e

Republikës së Shqipërisë;

44

b) të jetë dhënë një autorizim i vlefshëm, për ta hedhur produktin në treg, si produkt

për mbrojtjen e bimëve;

c) të mos jetë dhënë më parë ndonjë certifikatë për produktin;

ç) autorizimi, i përmendur në shkronjën “b” të kësaj pike, të jetë autorizimi i parë për

të hedhur produktin në treg, si një produkt për mbrojtjen e bimëve.

2. Pronarit të më shumë se një patente për të njëjtin produkt nuk i jepet më shumë se

një certifikatë për atë produkt.

3. Në rastin kur janë duke u shqyrtuar dy apo më shumë aplikime, që lidhen me të

njëjtin produkt dhe që burojnë nga dy ose më shumë pronarë të patentave të ndryshme, për

këtë produkt mund t’i lëshohet një certifikatë secilit prej pronarëve.

Neni 100

Objekti i mbrojtjes

Brenda kufijve të mbrojtjes, të siguruar nga patenta bazë, mbrojtja e siguruar nga një

certifikatë shtrihet vetëm për produktin që mbulohet nga autorizimi për të hedhur në treg

produktin përkatës mjekësor ose produktin për mbrojtjen e bimëve, si dhe për çdo përdorim

të produktit si produkt mjekësor apo produkt për mbrojtjen e bimëve, i cili është autorizuar

para mbarimit të afatit të certifikatës.

Neni 101

Efektet e certifikatës

Kjo certifikatë siguron të njëjtat të drejta, që janë dhënë nga patenta bazë dhe u

nënshtrohet të njëjtave kufizime e detyrime.

Neni 102

E drejta për t’u pajisur me certifikatë

Certifikata i jepet pronarit të patentës bazë ose zëvendësuesit të tij ligjor.

Neni 103

Aplikimi për t’u pajisur me certifikatë

1. Aplikimi për një certifikatë duhet të paraqitet brenda gjashtë muajve nga data e

dhënies së autorizimit, për ta hedhur produktin në treg si produkt mjekësor ose si produkt

për mbrojtjen e bimëve.

2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, nëse autorizimi për ta hedhur produktin në treg

është dhënë para se të jepet patenta bazë, aplikimi për certifikatë duhet të paraqitet brenda

gjashtë muajve nga data e dhënies së patentës.

45

Neni 104

Përmbajtja e aplikimit për certifikatë

(Shtohen fjalët në shkronjën“b”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 28)

Aplikimi për certifikatë duhet të përmbajë:

a) kërkesën, ku të shënohen:

i) emri dhe adresa;

ii) nëse ai ka caktuar një përfaqësues, emri dhe adresa e përfaqësuesit;

iii) numri i patentës bazë dhe titulli i shpikjes;

iv) numri dhe data e autorizimit të parë, për ta hedhur produktin në treg;

b) një kopje të autorizimit për hedhjen e produktit në treg në territorin e Republikës së

Shqipërisë, ku identifikohen produkti, numri, data e autorizimit dhe përmbledhja e

karakteristikave të produktit;

c) në rastin kur autorizimi i përmendur në shkronjën “b” të këtij neni, nuk është

autorizimi i parë për hedhjen në treg të produktit, si një produkt për mbrojtjen e bimëve, të

dhëna për produktin, për të cilin është lëshuar një autorizim i tillë, bazën ligjore, ku është

mbështetur procedura e lëshimit të autorizimit, së bashku me një kopje të njoftimit të

publikimit zyrtar të autorizimit ose, kur kjo është e pamundur, çdo dokument tjetër, që

provon se autorizimi është lëshuar, datën e lëshimit të tij, si dhe produktin për të cilin është

lëshuar ai.

Neni 105

Paraqitja e aplikimit për certifikatë

(Shtohen fjalët në shkronjën “ç”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 29)

1. Aplikimi për certifikatë duhet të depozitohet në DPPI.

2. Njoftimi i aplikimit për certifikatë duhet të publikohet nga DPPI-ja dhe duhet të

përmbajë të dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) numrin e patentës bazë;

c) titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim.

Neni 106

Dhënia e certifikatës ose refuzimi i aplikimit

1. Në rastin kur aplikimi për certifikatë dhe produkti, me të cilin ky aplikim ka

lidhje, i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë kre, DPPI-ja jep certifikatën përkatëse.

2. Në rastin kur aplikimi për certifikatë nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në nenin

104 të këtij ligji, DPPI-ja i kërkon aplikantit të korrigjojë parregullsitë ose të kryejë

pagesën, sipas rastit, brenda afatit të caktuar.

46

3. Nëse parregullsia nuk është korrigjuar ose pagesa nuk është kryer, sipas

përcaktimit në pikën 2 të këtij neni, DPPI-ja refuzon aplikimin.

Neni 107

Publikimi i certifikatës

1. Njoftimi i dhënies së certifikatës publikohet nga DPPI-ja dhe duhet të përmbajë të

dhënat e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e mbajtësit të certifikatës;

b) numrin e patentës bazë;

c) titullin e shpikjes;

ç) numrin dhe datën e autorizimit për hedhjen e produktit në treg dhe produktin e

identifikuar në këtë autorizim;

d) kohëzgjatjen e certifikatës.

2. Njoftimi i refuzimit të aplikimit për një certifikatë publikohet nga DPPI-ja dhe

duhet të përmbajë të dhënat e parashikuara në pikën 2 të nenit 105 të këtij ligji.

Neni 108

Kohëzgjatja e certifikatës

1. Certifikata hyn në fuqi në fund të kohëzgjatjes së patentës bazë, parashikuar në

ligj, për një periudhë të barabartë me periudhën, që ka kaluar nga data në të cilën është

depozituar aplikimi, në datën e autorizimit të parë për hedhjen e produktit në treg, duke e

zvogëluar me një periudhë prej pesë vjetësh.

2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni, kohëzgjatja e certifikatës nuk mund të jetë më

shumë se pesë vjet nga data, në të cilën ajo hyn në fuqi.

3. Për llogaritjen e kohëzgjatjes së certifikatës mund të merret parasysh edhe një

autorizim provizor për hedhjen e parë në treg të produktit, por vetëm nëse ai ndiqet

menjëherë nga një autorizim përfundimtar, i lëshuar për të njëjtin produkt.

Neni 109

Mbarimi i afatit të certifikatës

1. Certifikatës i mbaron afati:

a) në fund të periudhës së parashikuar në nenin 108 të këtij ligji;

b) kur mbajtësi i certifikatës heq dorë;

c) kur tarifa vjetore e caktuar nuk paguhet në kohë;

ç) kur produkti, që mbulohet nga certifikata, nuk mund të hidhet më në treg, pas

heqjes dorë nga autorizimi i duhur për hedhjen e tij në treg.

DPPI-ja mund të vendosë mbarimin e afatit të certifikatës me nismën e vet ose me

kërkesën e një pale të tretë.

47

2. Nëse certifikatës i mbaron afati, në përputhje me shkronjat “b”, “c” e “ç” të pikës 1

të këtij neni, njoftimi për këtë publikohet nga DPPI-ja.

Neni 110

Pavlefshmëria e certifikatës

1. Certifikata është e pavlefshme kur:

a) është dhënë në kundërshtim me nenin 97 ose 99 të këtij ligji;

b) patentës bazë i ka mbaruar afati para se të përfundonte afati i parashikuar në ligj;

c) patenta bazë është shfuqizuar apo kufizuar në masën që produkti, për të cilin është

dhënë certifikata, të mos mbrohet më nga pretendimet e patentës bazë ose pasi patentës

bazë i ka përfunduar afati, apo ka arsye, të cilat justifikojnë një shfuqizim ose kufizim të

certifikatës.

2. Çdo person mund të paraqesë një aplikim ose të kërkojë deklarimin e pavlefshëm

të certifikatës pranë DPPI-së.

3. Nëse certifikatës i përfundon afati, atëherë njoftimi publikohet nga DPPI-ja.

Neni 111

Apelimet

Vendimet e DPPI-së, të marra sipas këtij kapitulli, janë të hapura ndaj të njëjtave

apelime, si ato që parashikohen për vendimet e ngjashme, të marra për patentat.

PJESA III

DISENJOT INDUSTRIALE

KREU XVII

PËRKUFIZIMI, KUSHTET DHE E DREJTA E MBROJTJES

Neni 112

Përkufizimi dhe kushtet e mbrojtjes

1. Për qëllim të këtij ligji:

a) “Disenjo industriale” (në vijim “disenjo”), nënkupton karakteristikat e formës së

jashtme të një produkti, në përgjithësi, aspekti ornamental ose estetik i një produkti, si një i

tërë ose i pjesëve të tij, që i jep atij një pamje të veçantë dhe që nuk përjashtohet nga

mbrojtja, sipas pikës 3 të këtij neni.

b) “Produkt” është çdo artikull, i prodhuar në mënyrë industriale apo artizanale,

përfshirë ndër të tjera edhe pjesët, që synohen të bashkohen në një produkt kompleks,

48

paketimin, paraqitjen estetike, simbolet grafike dhe printimet tipografike, por duke

përjashtuar programet kompjuterike.

c) “Produkt kompleks” është një produkt, i cili është i përbërë nga komponentë të

shumëfishtë, që mund të zëvendësohen, duke lejuar shpërbërjen dhe riformimin e produktit.

ç) Disenjot industriale mund të jenë dydimensionale, tridimensionale ose kombinimi i

tyre.

2. Për të fituar mbrojtje, një disenjo duhet të jetë e re dhe të ketë karakter individual.

Një disenjo e ndërthurur ose e aplikuar në një produkt, që është pjesë përbërëse e një

produkti kompleks, mund të vlerësohet e re dhe të ketë karakter individual në qoftë se:

a) Pjesa përbërëse, pasi ndërthuret me produktin kompleks, mbetet e dukshme gjatë

përdorimit normal të këtij të fundit.

“Përdorim normal” do të thotë përdorimi nga konsumatorët, përjashtuar

mirëmbajtjen, shërbimet ose punët riparuese.

b) Në masën, që këto tipare të dukshme të pjesës përbërëse i përmbushin, në vetvete,

kërkesat e risisë dhe karakterin individual.

3. E drejta për disenjo nuk fitohet në rast se tiparet e shfaqjes së jashtme të një

produkti:

a) Diktohen vetëm nga funksionimi i tij teknik;

b) Duhet të riprodhohen domosdoshmërisht në formën dhe përmasat e tyre të sakta,

për të bërë të mundur që produkti, me të cilin është ndërthurur disenjoja, ose tek i cili

disenjoja është aplikuar, të jetë i lidhur mekanikisht apo i vendosur në, përreth apo

përkundrejt një produkti tjetër, në mënyrë që secili produkt të mund të kryejë funksionin e

vet.

4. Pavarësisht nga sa parashikohet në shkronjën “b” të pikës 3 të këtij neni, e drejta

për disenjo, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 113 të këtij ligji, mund të fitohet kur

disenjoja i shërben qëllimit, për të lejuar bashkimin e shumëfishtë ose lidhjen e produkteve,

që alternohen në mënyrë të ndërsjellë në një sistem modular.

Neni 113

Risia dhe karakteri individual

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 30 Nrushohet pika 2, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 30 Zëvëndësohen fjalët në pikën 3, shkronja “b”,

me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 30 Shtohet shkronja “c”, me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 30)

1. Një disenjo përbën risi nëse ajo nuk është e njëjtë me një disenjo tjetër industriale, e

cila i është bërë e njohur publikut përpara datës së depozitimit të aplikimit për regjistrimin e

disenjos, e cila kërkohet të mbrohet ose, kur pretendohet për prioritet, përpara datës së prioritetit.

Disenjot vlerësohen të njëjta, nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në hollësi të

parëndësishme.

2. Një disenjo ka karakter individual, nëse përshtypja e përgjithshme, që ajo lë te një

përdorues i informuar, ndryshon nga përshtypja e përgjithshme, që lihet tek i njëjti përdorues nga

çdo disenjo, e cila i është bërë e njohur publikut përpara datës së depozitimit të aplikimit për

regjistrimin e disenjos, e cila kërkohet të mbrohet ose, kur kërkohet prioritet, përpara datës së

49

prioritetit. Në vlerësimin e karakterit individual të disenjos mbahet parasysh shkalla e lirisë

së krijuesit të disenjos në zhvillimin e saj.

3. Bërja publike e një disenjoje nuk do të merret parasysh në zbatim të pikave 1 e 2

të këtij neni nëse:

a) nuk do të kishte mundësi, në mënyrë të arsyeshme, të bëhej e njohur gjatë ushtrimit

normal të biznesit te qarqet e specializuara, në sektorin përkatës, që funksionojnë brenda

Republikës së Shqipërisë, ose pas aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Europian, në territorin e Bashkimit Europian përpara datës së depozitimit të aplikimit për

regjistrim ose, kur pretendohet për prioritet, përpara datës së prioritetit;

b) kur krijuesi i disenjos, zëvendësuesi i tij ligjor ose një person i tretë, si rezultat i

informacionit të siguruar ose veprimit të kryer nga krijuesi apo zëvendësuesi i tij ligjor, e ka

publikuar, apo e ka përdorur publikisht disenjon, brenda një periudhe prej 12 muajve,

përpara datës së depozitimit të aplikimit ose përpara datës së prioritetit, kur pretendohet për

prioritet.

c) i është zbuluar një personi të tretë në kushte të shprehura ose të heshtura

konfidencialiteti.

4. Shkronja “b” e pikës 3 të këtij neni zbatohet edhe nëse disenjoja është bërë e njohur

për publikun si pasojë e një shpërdorimi, kundër krijuesit ose zëvendësuesit të tij ligjor.

Neni 114

E drejta për mbrojtje

(Shtohet fjalia, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 31)

1. E drejta ekskluzive mbi një disenjo, sipas këtij ligji, përfitohet me regjistrimin në

DPPI.E drejta ekskluzive e pronësisë së një disenjoje i përket krijuesit ose zëvendësuesit të

tij ligjor. Në rast se janë dy ose më shumë krijues, ata kanë të drejta të barabarta, përveç kur

janë marrë vesh ndryshe në marrëveshjen ndërmjet tyre.

2. E drejta për mbrojtjen e një disenjoje i përket aplikantit, që ka depozituar një

aplikim me datë më të hershme depozitimi ose, kur pretendohet për prioritet, me datë më të

hershme prioriteti, nëse dy apo më shumë aplikime janë regjistruar nga persona të

ndryshëm për të njëjtën disenjo, të krijuar në mënyrë të pavarur.

Neni 115

Refuzimi për shkaqe absolute

(Shtohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 32)

1. Një disenjo nuk mbrohet nëse:

a) nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 112 të këtij

ligji;

b) nuk është e re dhe nuk ka karakter individual, në përputhje me përcaktimin e bërë

në pikën 2 të nenit 112 të këtij ligji;

50

c) diktohet ekskluzivisht nga funksioni i produktit ose nga qëllimi i tij për të qenë i

lidhur me një produkt tjetër, apo për t’u vendosur në, përreth ose përkundrejt produktit

tjetër, në përputhje me parashikimet e pikës 3 të nenit 112 të këtij ligji;

ç) bie ndesh me moralin ose rendin publik, përfshirë paraqitjen e pahijshme të

personave të mirënjohur e të një rëndësie të veçantë për historinë ose trashëgiminë

kulturore shqiptare;

d) përfaqëson një skemë abstrakte ose një plan teknik, pa përjashtuar shfaqjen e

simboleve grafike ose të produkteve të tjera, që shprehin këto skema apo plane;

dh) përmban një stemë, flamur ose emblemë kombëtare, emrin ose shkurtimin e emrit

të një vendi apo të një organizate ndërkombëtare, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë

lejohet nga autoritetet shtetërore përgjegjëse ose nga organizatat e sipërpërmendura.

2. Shkronja “ç” e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohet kur personi i interesuar ose, nëse

personi nuk është gjallë, kur autoriteti përgjegjës shtetëror ka dhënë pëlqimin për paraqitjen

e tij.

3. Në rastet e listuara në pikën 1, shkronjat “b”, “c”, “ç’ dhe “dh”, të këtij neni, disenjoja

mund të regjistrohet në një formë të ndryshuar, nëse në atë formë ajo përputhet me kërkesat për

mbrojtjen, si dhe ruhet identiteti i disenjos.

Neni 116

Refuzimi për shkaqe relative

(Shfuqizohen fjalët në shkronjën “c”, në pikën 1, , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014,

neni 33 Shfuqizohet shkronja “d”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 33

Shfuqizohet shkronja “dh”, , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 33 Zëvëndësohën

fjalët, , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 33 Shtohet pika 4, , me Ligjin

Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 33

Shtohet shkronja “d”, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Një disenjo nuk mbrohet nëse:

a) shkel të drejtat e mëparshme të një disenjoje, që është bërë e njohur për publikun

pas datës së depozitimit të aplikimit ose datës së prioritetit, kur pretendohet për prioritet

dhe që mbrohet në Republikën e Shqipërisë nga një datë përpara datës së dhënë, nëpërmjet

regjistrimit ose aplikimit për regjistrimin e disenjos;

b) aplikanti ose mbajtësi i së drejtës së disenjos, sipas nenit 114 të këtij ligji, nuk ka të

drejta mbi të;

c) bie në kundërshtim me një të drejtë të mëparshme të pronësisë industriale;

ç) përbën përdorim të paautorizuar të një vepre të mbrojtur nga e drejta e autorit;

d) nëse kërkesa për regjistrimin e saj është bërë në keqbesim.

2. Në rastet e parashikuara në shkronjat “a” deri në “ç” të pikës 1 të këtij neni,

refuzimi i regjistrimit ose shfuqizimi i tij, kur disenjoja është e regjistruar, mund të

kërkohet vetëm nga personi ose personat, të drejtat e të cilëve janë shkelur, ndërsa në rastin

e shkronjës “dh” mund të kërkohet vetëm nga pasardhësit e personit, pamjet e të cilit

përmbahen ose imitohen në disenjo.

51

3. Në rastin e parashikuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, personi, i cili, në

bazë të nenit 114 të këtij ligji, ka të drejta mbi disenjon, mund të kërkojë, gjithashtu, të

bëhet i njohur si mbajtës i ligjshëm i një disenjoje të regjistruar.

4. Në rastet e listuara në pikën 1, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, disenjoja mund të

regjistrohet në një formë të ndryshuar, nëse në atë formë ajo përputhet me kërkesat për

mbrojtjen, si dhe ruhet identiteti i disenjos.

Neni 117

Disenjoja industriale, e krijuar me porosi ose nga një punëmarrës

1. Kur një disenjo është krijuar me porosi ose me kontratë pune, e drejta për

mbrojtjen e saj i përket porositësit ose punëdhënësit, përveç kur parashikohet ndryshe në

marrëveshje.

2. Kur një disenjo ka një vlerë ekonomike shumë më të madhe se ajo e parashikuar

nga palët në kohën e nënshkrimit të kontratës, punëmarrësi ka të drejtën e një kompensimi

të veçantë. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve, shuma e kompensimit

përcaktohet nga gjykata.

3. Kur një punëmarrës, i cili, në bazë të kontratës së punës, nuk është i detyruar të

merret me veprimtari krijuese, krijon një disenjo, duke përdorur të dhëna ose mjete të tjera,

që janë bërë të njohura ose të mundshme, nëpërmjet punësimit në fushën e veprimtarisë së

punëdhënësit, e drejta për mbrojtjen e kësaj disenjoje i takon punëmarrësit, me përjashtim

të rasteve kur, brenda 4 muajve nga data, në të cilën i është paraqitur raporti punëdhënësit,

sipas pikës 4 të këtij neni ose, nga data kur punëdhënësi është njoftuar për disenjon në

mënyra të tjera, cilado prej tyre është data më e hershme, punëdhënësi e njofton

punëmarrësin me një deklaratë me shkrim, se është i interesuar për disenjon.

4. Punëmarrësi, që ka krijuar një disenjo, në përputhje me pikën 3 të këtij neni, duhet

t’i paraqesë menjëherë punëdhënësit një deklaratë me shkrim për disenjon.

5. Nëse brenda periudhës së përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, punëdhënësi bën një

deklaratë me shkrim, duke shprehur interes për disenjon, e drejta për mbrojtjen e saj i takon

punëdhënësit që nga fillimi, ndërsa punëmarrësi ka të drejtë të kompensohet, në varësi të

pagës, të vlerës ekonomike të disenjos dhe të fitimit, që merr punëdhënësi nga disenjoja. Në

mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve, shuma e kompensimit vendoset nga gjykata.

6. Çdo kontratë, që është më pak e favorshme për krijuesin sesa parashikohet në këtë

nen, është e pavlefshme.

Neni 118

Emri i krijuesit

Në çdo publikim të DPPI-së për aplikimin ose për regjistrimin e një disenjoje, duhet

të përmendet emri i krijuesit apo i krijuesve, përveçse kur krijuesi kërkon me shkrim që

emri i tij të mos përmendet.

KREU XVIII

52

PROCEDURA E REGJISTRIMIT TË DISENJOVE INDUSTRIALE

Neni 119

(Ndryshohet titulli, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 34 Ndryshohet pika 1, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 34 Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë

29.05.2014, neni 34 Shtohet pika 4/a, , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 34

Në pikën 2, pas fjalës “klasë” shtohen fjalët “edhe nën klasë” me Ligjin Nr.17/2017, datë

16.02.2017

Shtohet neni 119/a, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

Data e depozitimit dhe kërkesat formale për aplikim.

1. Data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një disenjoje vlerësohet data kur DPPI-

ja merr në dorëzim aplikimin, e cila përmban elementet e mëposhtme:

a) kërkesën për regjistrim;

b)identitetin e aplikuesit;

c) përfaqësimin e disenjos së përshtatshme për riprodhim;

ç)vërtetim të pagesës së tarifës së depozitimit.

2. Dy ose më shumë disenjo mund të jenë objekt i të njëjtit aplikim, me kusht që ato

t’i përkasin së njëjtës klasë edhe nën klasë, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar të

Locarnos.

3. Aplikimi për regjistrimin e një disenjoje përmban edhe këto elemente:

a) emrin dhe adresën e aplikuesit;

b)emrin dhe adresën e përfaqësuesit, si dhe autorizimin e përfaqësimit;

c) treguesin e produktit, në të cilin disenjoja është e përfshirë ose mbi të cilin do të

aplikohet;

ç) përshkrimin e disenjos;

d) kopje të përfaqësimit të disenjos, në përputhje me kërkesat e rregullores përkatëse;

dh) klasifikimin e produkteve, në të cilat disenjoja është e përfshirë ose mbi të cilat do të

aplikohet, sipas klasifikimit të Locarnos;

e) identitetin e krijuesit ose të krijuesve të disenjos dhe një deklaratë që autorizon aplikuesin ta

regjistrojë disenjon kur aplikuesi nuk është krijuesi;

ë) nënshkrimin e aplikuesit ose të përfaqësuesit të tij;

f) kërkesa të tjera të përcaktuara në rregulloren përkatëse

4. Aplikimi për regjistrimin e një disenjoje, i depozituar pranë DPPI-së, mund të

përmbajë një deklaratë, ku pretendohet për prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur

ai është i njëjtë me një aplikim të mëparshëm e të rregullt kombëtar, të depozituar nga

aplikanti ose zëvendësuesi i tij ligjor:

a) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Konventës së

Parisit;

53

b) në bazë të legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Organizatës

Botërore të Tregtisë.

Aplikimi i depozituar pranë DPPI-së gëzon të drejtën e prioritetit nga data e

depozitimit të aplikimit të mëparshëm, me kusht që kërkesa pranë DPPI-së të bëhet brenda

një periudhe gjashtëmujore nga data e depozitimit të këtij aplikimi.

Aplikim i rregullt kombëtar quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e

nevojshme, për të marrë një datë depozitimi, pavarësisht se çfarë ka ndodhur më vonë me

të.

Për qëllim të nenit 113 e drejta e prioritetit, e fituar si më sipër, sjell pasojë, që data e

prioritetit të quhet si datë depozitimi e disenjos së regjistruar pranë DPPI-së.

5. Paraqitja e aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, si dhe të gjitha procedurat e

tjera përcaktohen në rregulloren përkatëse, në zbatim të këtij ligji.

Neni 119/a

Ndarja e aplikimit të shumëfishtë

1. Paraqitësi i aplikimit mund të ndajë aplikimin e shumëfishtë në dy apo më tepër

aplikime, të cilat mund të përmbajnë një ose disa disenjo.

2. Secili aplikim i ndarë nga aplikimi i shumëfishtë do të ketë si datë depozitimi

datën e depozitimit të aplikimit fillestar.

3. Kushtet për ndarjen e aplikimit të shumëfishtë përcaktohen me vendim të Këshillit

të Ministrave për disenjot.”

Neni 120

E drejta për prioritetet nga ekspozitat ndërkombëtare

1. Për regjistrimin e një disenjoje, paraqitësi i një aplikimi, që ka ekspozuar një

produkt ose produkte me këtë disenjo në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare, e paraqet

aplikimin brenda gjashtë muajve nga data, kur produkti ose produktet e ofruara me këtë

disenjo u paraqitën për herë të parë në ekspozitë. Në këtë rast, ai ka të drejtë që nga ajo datë

të kërkojë të njëjtën prioritet, në përputhje me pikën 4 të nenit 119 të këtij ligji.

2. Certifikata e lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të ekspozitës, e cila përmban

datën e ekspozimit për herë të parë të disenjos, si dhe të dhëna për produktin ose produktet

e ekspozuara, shërben si dëshmi për paraqitjen e ekspozitës së produktit ose të produkteve.

Neni 121

Ekzaminimi i përmbushjes së kërkesave

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 35

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

54

1. Menjëherë pas marrjes së aplikimit për regjistrimin e një disenjoje, DPPI-ja

ekzaminon nëse aplikimi përmbush të gjitha kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit

119. Nëse aplikimi i përmbush këto kërkesa, ai merr si datë depozitimi datën në të cilën

aplikimi është paraqitur në DPPI. Nëse aplikimi nuk i përmbush të gjitha këto kërkesa,

DPPI-ja njofton aplikuesin të plotësojë kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 119,

brenda dy muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikuesi i plotëson kërkesat e parashikuara

në pikën 1, të nenit 119, brenda afatit, DPPI-ja lëshon dëshminë e depozitimit, duke

caktuar si datë depozitimi datën në të cilën plotësimi i kërkesave formale të aplikimit

është depozituar në DPPI. Nëse plotësimi i aplikimit nuk bëhet brenda këtij afati

dymujor, DPPI-ja e refuzon depozitimin e aplikimit dhe njofton me shkrim për këtë

aplikuesin.

2. Brenda tre muajve nga data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një

disenjoje, DPPI-ja shqyrton aplikimin nëse përmbush kërkesat që parashikohen në pikat

2 dhe 3, të nenit 119, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk i përmbush të gjitha këto kërkesa,

DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse

aplikuesi nuk i plotëson kërkesat brenda afatit, DPPI-ja e refuzon aplikimin dhe njofton

për këtë me shkrim aplikuesin.

3. Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas pikës 2, të këtij neni, zgjatet deri në dy muaj

shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës tremujore nga data e marrjes së njoftimit

një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.”

Neni 121/a

Ekzaminimi i arsyeve absolute për refuzim

(Shtohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 36

Bëhen ndryshime dhe shtesa me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Brenda tre muajve nga data e plotësimit të formaliteteve të parashikuara në pikat 2, 3,

4 dhe 5, të nenit 119, DPPI-ja ekzaminon nëse disenjoja është në përputhje me të

gjitha kërkesat e nenit 115, të këtij ligji. Kur aplikimi është në përputhje me të gjitha

këto kërkesa të nenit 115, DPPI-ja publikon aplikimin për disenjo industriale në

buletinin e DPPI-së

2. Nëse disenjoja nuk është në përputhje me kërkesat e nenit 115, të këtij ligji, DPPI-ja

njofton aplikuesin dhe i jep atij mundësinë të parashtrojë, brenda dy muajve nga data

e njoftimit, vërejtjet dhe shpjegimet e tij ose të depozitojë dokumente shtesë. Afati

për paraqitjen e plotësimeve, sipas kësaj pike, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse

aplikuesi paraqet brenda periudhës dymujore nga data e marrjes së njoftimit një

kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.

3. Aplikimi refuzohet nëse aplikuesi nuk parashtron vërejtjet e tij apo nuk depoziton

dokumentet shtesë të kërkuara brenda afatit kohor ose nëse DPPI-ja vëren se aplikimi

nuk është në përputhje me nenin 115 edhe pas përgjigjes së aplikuesit. Ky vendim i

55

njoftohet aplikuesit. Vendimi për refuzimin e disenjos, bazuar mbi arsye absolute

refuzimi, merret nga DPPI-ja vetëm pasi është marrë vendimi mbi kërkesat formale.

Neni 122

Publikimi i aplikimit

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 37

Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohen nenet 122/a dhe 122/b, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. DPPI-ja publikon të dhënat e aplikimit në buletinin e saj nëse është lëshuar dëshmia e

depozitimit dhe disenjoja është në përputhje me kërkesat e nenit 115 të këtij ligji.

2. Të dhënat, që publikohen në buletin, përcaktohen në rregulloren përkatëse.

3. Nëse, së bashku me aplikimin, paraqitet një kërkesë për shtyrjen e publikimit të

disenjos së regjistruar ose të disenjove, për një periudhë deri në 12 muaj pas datës së

depozitimit të aplikimit, DPPI-ja publikon të dhënat për pronarin e disenjos së regjistruar

dhe, pas përfundimit të periudhës, publikon disenjon e regjistruar, përveç rastit kur aplikimi

është tërhequr përpara përfundimit të periudhës së shtyrjes.

Neni 122/a

Shfuqizimi ose ndryshimi i akteve administrative me gabime

1. Kur DPPI-ja ka marrë një vendim ose ka nxjerrë një akt administrativ në lidhje me

një disenjo, i cili përmban një gabim të dukshëm të bërë nga vetë DPPI-ja, me kërkesë të

palëve të interesuara ose me iniciativë të DPPI-së, kjo e fundit mund të shfuqizojë ose të

ndryshojë aktin administrativ.

2. DPPI-ja merr vendim brenda dy muajve në lidhje më kërkesën e paraqitur, sipas

pikës 1, të këtij neni, dhe njofton palët për vendimin e marrë.

3. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja, sipas pikës 2, të këtij neni, mund të bëhet

ankim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data

që vendimi u njoftohet palëve.

Neni 122/b

Rivendosja në afat e të drejtave

1. Kur, për shkaqe e rrethana të veçanta të krijuara dhe në kundërshtim me vullnetin e

tij, aplikuesi i një disenjoje ose mbajtësi i një të drejte të një disenjoje nuk ka qenë në

gjendje të respektojë një afat që sjell si pasojë të drejtpërdrejtë refuzimin e aplikimit për

disenjo, aplikanti ka të drejtë të kërkojë rivendosjen në afat.

2. Në kërkesën për rivendosjen në afat jepen shkaqet dhe rrethanat që kanë penguar

aplikuesin ose mbajtësin e së drejtës të respektojë afatin. Kërkesa për rivendosjen në afat

duhet të bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë eliminuar pengesat, por jo më vonë se 1

56

vit nga data e përfundimit të afatit të humbur. Kërkesa për rivendosje në afat shoqërohet me

pagesën e tarifës përkatëse.

3. Nëse kërkesa për rivendosje në afat pranohet, pasojat ligjore që shkaktohen nga

mosrespektimi i afatit, konsiderohen se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja në afat nuk lejohet për: a) një kërkesë drejtuar Bordit të Apelit të

DPPI-së; b) një kërkesë drejtuar dhomës për shfuqizim/zhvlerësim; c) një kërkesë drejtuar

Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve; ç) kërkesën për rivendosje në afat, sipas këtij

neni.

5. Procedura për depozitimin dhe shqyrtimin e kërkesës për rivendosjen në afat kryhet

në mënyrën që përcaktohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për disenjot.

6. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja për rivendosjen në afat mund të bëhet ankim

në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data e

marrjes së njoftimit.

Neni 123

Kundërshtimi ndaj një disenjoje

(Shfuqizohen fjalët në pikë 1, shkronja “c” , me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni

38 Shfuqizohet shkronja “d”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 38 Shfuqizohet

shkronja “dh”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 38)

1. Kundërshtimi ndaj një disenjoje të publikuar depozitohet në DPPI, brenda një

periudhe 3-mujore nga data e publikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, nga:

a) aplikanti i një disenjoje të depozituar më parë në DPPI, ose nga pronari i një

disenjoje të regjistruar më parë, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “a” të pikës 1 të

nenit 116 të këtij ligji;

b) personi mbajtës i së drejtës për disenjon, në mbështetje të nenit 114 të këtij ligji, në

rastin e parashikuar në shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

c) personi, i cili në kohën e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një disenjoje,

është pronar ose i një të drejte tjetër të pronësisë industriale, e cila është në konflikt me

disenjon, sipas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

ç) pronari ose mbajtësi i së drejtës së autorit për një vepër, përdorimi i paautorizuar i

së cilës është bërë sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

d) personi, pamja e të cilit paraqitet ose imitohet nga disenjoja, sipas shkronjës “d” të

pikës 1 të nenit 116 të këtij ligji;

dh) pasardhësit e një personi të vdekur, pamja e të cilit paraqitet ose imitohet nga

disenjoja, radhitur sipas afërsisë ndaj këtij personi, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 1 të

nenit 116 të këtij ligji.

2. Periudha për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet përtej periudhës së

parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

3. DPPI-ja njofton me shkrim aplikantin e disenjos, ndaj së cilës është depozituar

kundërshtimi.

4. Të dhënat për mënyrën dhe procedurat e depozitimit të kundërshtimit parashikohen

në rregulloren përkatëse.

Neni 124

57

Procedura e kundërshtimit

(Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 39

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohet neni 124/a me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve shqyrton nëse kundërshtimi i depozituar

është në përputhje me pikën 1, të nenit 123, të këtij ligji.

2. Nëse kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, nuk plotësohen, Dhoma për

Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton paraqitësin e

kërkesës.

3. Nëse kërkesa për kundërshtim plotëson kriteret e parashikuara në pikën 1, të këtij

neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton me shkrim dhe i dërgon një kopje të

kundërshtimit aplikantit të disenjos, kundër së cilës është depozituar kundërshtimi, të

paraqesë argumentet brenda 2 muajve nga data e marrjes së njoftimit.

4. Afati kohor i parashikuar në pikën 3, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

5. Nëse aplikanti nuk i paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit kohor

të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e kundërshtimeve pranon kundërshtimin.

6. Nëse Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve e konsideron të nevojshme, ajo

mund të parashikojë mbajtjen e një seance dëgjimore për palët gjatë ndjekjes së procedurës

së kundërshtimit.

Neni 124/a

Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Nëse aplikanti i disenjos së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj

kundërshtimit brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve

brenda dy muajve shqyrton argumentet dhe bazën ligjore mbi të cilat mbështetet

kundërshtimi.

2. Nëse gjatë procedurës së shqyrtimit të kundërshtimit Dhoma për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve konstaton se kundërshtimi është i pabazuar, ajo refuzon kundërshtimin dhe

vendimi i njoftohet aplikantit dhe kundërshtuesit.

3. Nëse gjatë procedurës së shqyrtimit të kundërshtimit, Dhoma për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve konstaton se kundërshtimi është pjesërisht i bazuar, regjistrimi i disenjos

refuzohet ose pranohet pjesërisht.

4. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të

bëhet ankim në bordin e apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një periudhe

1- mujore nga data e marrjes së vendimit.

Neni 125

Regjistrimi i disenjos

58

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 40)

1. DPPI-ja njofton aplikuesin të paguajë tarifën e regjistrimit pas kalimit të afatit 3-mujor

nga data e publikimit të disenjos, nëse nuk janë depozituar kundërshtime apo kundërshtimet

janë refuzuar.

Aplikuesi paguan tarifën e regjistrimit brenda një muaji nga data e njoftimit nga DPPI-ja.

DPPI-ja regjistron disenjon në regjistrin e disenjove dhe lëshon certifikatën e regjistrimit

brenda tre muajve nga kryerja e pagesës nga aplikuesi.

2. Nëse aplikuesi nuk e paguan tarifën e regjistrimit brenda periudhës së caktuar, në pikën 1,

të këtij neni, DPPI-ja e refuzon aplikimin për regjistrimin e disenjos.

3. Disenjoja e regjistruar publikohet në buletinin e DPPI-së.

Të dhënat për certifikatën e regjistrimit dhe për publikimin e disenjos parashikohen në

rregulloren përkatëse.

Neni 126

Apelimi i vendimit të refuzimit

(Zëvëndësohen fjalët, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 41

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për

disenjo, sipas pikës 2, të nenit 121, dhe pikës 3, të nenit 121/a, të këtij ligji, aplikanti ka të

drejtë, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, të apelojë vendimin e DPPI-së në dhomën për

shfuqizim/zhvlerësim.

2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim shqyrton kërkesën për apelim, brenda një

periudhe dymujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, dhoma për shfuqizim/zhvlerësim ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të

vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhe të

parashikuar për këtë qëllim në rregulloren përkatëse.

4. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet

ankim në Bordin e Apelit brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit

KREU XIX

EFEKTET E REGJISTRIMIT TË NJË DISENJOJE

Neni 127

Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 42

Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 42)

1. Pronari i një disenjoje të regjistruar ka të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë dhe

për të ndaluar çdo palë të tretë ta përdorë atë pa pëlqimin e tij. Në veçanti, pronari i një

59

disenjoje të regjistruar ka të drejtë të ndalojë persona të tretë të prodhojnë, të ofrojnë, të

importojnë, të eksportojnë, të hedhin në treg, të furnizojnë, të shpërndajnë, të përdorin ose të

mbajnë në ruajtje apo zotërim, për këto qëllime, çdo produkt, në të cilin është përfshirë

disenjoja ose mbi të cilin është aplikuar.

2. Mbrojtja, që sigurohet nga një disenjo, përfshin çdo disenjo që nuk krijon një

përshtypje të ndryshme, në tërësi, te përdoruesi i informuar. Në vlerësimin e fushës së

mbrojtjes duhet të merret parasysh shkalla e lirisë së krijuesit në zhvillimin e disenjos.

3. Të drejtat e fituara nga një disenjo e regjistruar nuk shtrihen në akte që lidhen me

një produkt, në të cilin një disenjo, në kuptim të të drejtave që burojnë prej saj, është e

përfshirë ose mbi të cilin është aplikuar nëse produkti në fjalë është hedhur në treg nga vetë

pronari ose me pëlqimin e tij në territorin e Republikës së Shqipërisë.

4. Të drejtat e fituara nga regjistrimi i një disenjoje nuk ushtrohen për:

a) veprimet e kryera privatisht ose për qëllime jotregtare;

b) veprimet e kryera për qëllime eksperimentale;

c) veprimet riprodhuese, për qëllime referuese apo mësimdhënieje, me kusht që të

jenë në përputhje me praktikat e tregtisë së ndershme, të mos cenojnë, në mënyrë të

padrejtë, përdorimin normal të disenjos, si dhe të përmendin origjinën e disenjos.

5. Gjithashtu, të drejtat, që sigurohen nga një disenjo e regjistruar, nuk ushtrohen për:

a) pajisjet e anijeve dhe të avionëve, të regjistruar në një vend tjetër, kur këto mjete

kanë hyrë përkohësisht në territorin e Republikës së Shqipërisë;

b) importimin, në Republikën e Shqipërisë, të pjesëve të këmbimit dhe të aksesorëve

të tjerë për riparimin e këtyre mjeteve;

c) riparimin e këtyre mjeteve;

ç) përdorimin, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, të një pjese përbërëse të një

produkti kompleks, për riparimin e këtij produkti, për rivendosjen e pamjes së tij origjinale,

me kusht që konsumatorët të jenë informuar rregullisht për origjinën e kësaj pjese, për të

bërë zgjedhjen e përshtatshme ndërmjet pjesëve konkurruese të ndërrimit.

Neni 128

Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e regjistrimit

1. Regjistrimi i një disenjoje është i vlefshëm për 5 vjet, duke filluar nga data e

depozitimit të aplikimit për regjistrimin e saj.

2. Regjistrimi mund të ripërtërihet, kundrejt një pagese të caktuar për një periudhë

shtesë prej pesë vjetësh, deri në një periudhë prej 25 vjetësh, nga data e depozitimit të

aplikimit për regjistrimin e disenjos.

3. Të dhënat, që duhet të jepen në kërkesën për ripërtëritjen e disenjos dhe procedurat

për ripërtëritjen e saj parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 129

Licencimi

(Shtohen nenet 129/a dhe 129/b me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

60

1. Kontrata e licencës bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga palët kontraktore, në të

kundërt ajo është e pavlefshme. Licenca mund të jetë ekskluzive ose joekskluzive. Pronari i

disenjos mund të përdorë të drejtat, që rrjedhin nga regjistrimi i disenjos, kundër të

licencuarit, që shkel kushtet e përcaktuara në kontratë, për kohëzgjatjen e saj, formën, në të

cilën do të përdoret, listën e cilësinë e produkteve, që do të prodhojë i licencuari për të cilat

është dhënë licenca.

2. Kontrata e licencës regjistrohet në DPPI, në regjistrin e disenjove, kundrejt pagesës

së një tarife të caktuar. I licencuari ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për kontratën e

licencës, vetëm pasi kontrata të jetë regjistruar në regjistrin e disenjove. I licencuari ka të

drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër

shkeljes së të drejtave mbi disenjon, vetëm me pëlqimin e licencuesit, përveç kur në

kontratën e licencës është parashikuar ndryshe. Kur licenca është ekskluzive, i licencuari ka

të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër

shkeljes së të drejtave mbi disenjon edhe pa pëlqimin e licencuesit, nëse ai, edhe pse është

njoftuar nga i licencuari, nuk kryen asnjë veprim ligjor, të njohur me ligj, për mbrojtjen e

disenjos, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. I licencuari ka të drejtë të ndërhyjë për një

padi të ngritur nga licencuesi kundër shkeljes së të drejtave mbi disenjon, kur ndërhyrja ka

për qëllim shpërblimin e dëmit të pësuar prej tij nga shkelja e të drejtave.

3. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e kontratës së

licencës parashikohen në rregulloren përkatëse, në zbatim të këtij ligji.

Neni 129/a

E drejta për vendosje pengu mbi një disenjo industriale

1. Disenjoja industriale është objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës

përkatëse, kontrata e vendosjes së pengut mbi një disenjo industriale regjistrohet në

regjistrin e disenjove.

3. Regjistrimi i vendosjes së një pengu publikohet në buletinin e DPPI-së.

4. Pengu krijon pasoja juridike vetëm pas regjistrimit të kontratës së pengut në

regjistër.

5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet në vendimin

e Këshillit të Ministrave për disenjot.

Neni129/b

Procedura e veprimeve përmbarimore

1. Disenjoja industriale mund të sigurohet dhe të jetë objekt i veprimeve

përmbarimore.

61

2. Me kërkesën e njërës nga palët, të shoqëruar me pagesën e tarifës përkatëse, një

veprim përmbarimor i marrë ndaj një disenjoje regjistrohet në regjistrin e disenjove dhe

publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Një veprim përmbarimor krijon pasoja juridike pas regjistrimit të veprimit

përmbarimor në regjistrin e disenjove.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor

përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për disenjot.

Neni 130

Ndryshimi i emrit dhe/ose adresës

1. DPPI-ja, me kërkesë të pronarit të disenjos, regjistron ndryshimet në emrin

dhe/ose adresën e pronarit në regjistrin e disenjove, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e këtyre

ndryshimeve parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 131

Kalimi i pronësisë së disenjos

1. DPPI-ja regjistron në regjistrin e disenjove, me kërkesë të pronarit të disenjos ose

të pronarit të ri të saj, transferimin e pronësisë së kësaj disenjoje, kundrejt pagesës së tarifës

përkatëse.

2. Pronari i një disenjoje të regjistruar mund të transferojë të drejtat e tij mbi

disenjon, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet një marrëveshjeje, të nënshkruar nga të dyja

palët, e cila depozitohet në DPPI.

3. Të drejtat mbi disenjon mund të transferohen së bashku me veprimtarinë e

biznesit ose pa e transferuar këtë të fundit.

4. Transferimi nuk ka efekt ligjor, nëse nuk regjistrohet në regjistrin e disenjove.

5. DPPI-ja refuzon regjistrimin në regjistër të një transferimi pronësie të kërkuar, në

rast se dokumentacioni përkatës nuk paraqitet brenda afatit të caktuar.

6. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e ndryshimit

të pronësisë parashikohen në rregulloren përkatëse.

KREU XX, “USHTRIMI I TË DREJTAVE”, SHFUQIZOHET.

KREU XXI

HEQJA DORË DHE SHFUQIZIMI

Neni 137

Heqja dorë nga një disenjo

62

1. Për të hequr dorë nga regjistrimi, pronari i disenjos duhet t’i paraqesë DPPI-së një

deklaratë me shkrim, të shoqëruar me autorizimin e përfaqësimit dhe dokumentin, që

vërteton kryerjen e pagesës së tarifës përkatëse. Heqja dorë nga disenjoja e regjistruar hyn

në fuqi në datën kur është depozituar kërkesa pranë DPPI-së. Nëse regjistrimi është bërë

për një grup disenjosh të ndara, heqja dorë mund të bëhet për të gjitha ose për disa prej tyre.

2. DPPI-ja regjistron heqjen dorë nga disenjoja në regjistrin e disenjove dhe e

publikon atë. Nëse për disenjon, për të cilën kërkohet dorëheqja, është regjistruar një

kontratë licence, dorëheqja regjistrohet nga DPPI-ja vetëm pasi pronari i disenjos provon se

i licencuari është në dijeni për këtë veprim. Nëse për disenjon, për të cilën kërkohet

dorëheqja, ka filluar një procedurë gjyqësore për të drejtën për mbrojtjen e saj, parashikuar

në nenin 114 të këtij ligji, dorëheqja nuk mund të regjistrohet nga DPPI-ja pa miratimin e

paditësit.

Neni 138

Shfuqizimi i disenjos

(Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Personi i interesuar, përkundrejt tarifës përkatëse, mund t’i drejtohet dhomës për

shfuqizim/zhvlerësim për të kërkuar shfuqizimin e një disenjoje të regjistruar, nëse ajo nuk

i përmbush kushtet për t’u mbrojtur, sipas neneve 115 dhe 116, të këtij ligji, me përjashtim

të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë disenjo në gjykatë, kërkesa

duhet të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim,

personi, në çdo fazë të procedurës në DPPI mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

2. Disenjoja e regjistruar mund të mbahet në një formë të ndryshuar, nëse në formën

e ndryshuar ajo i përmbush kërkesat për mbrojtje dhe identiteti i saj ruhet.

3. Çdo disenjo e regjistruar që shfuqizohet, zhvlerësohet nga data e depozitimit të saj.

4. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur,

sipas pikës 1, të këtij neni, brenda 3 muajve nga data plotësimit të pretendimeve,

prapësimeve dhe paraqitjes së të gjitha provave nga palët.

5. Shfuqizimi i një disenjoje të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur për t’u

dëgjuar pronari i saj.

6. Vendimi i dhomës për shfuqizim/zhvlerësim mund të ankimohet, përkundrejt

pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji nga data që vendimi u

njoftohet palëve.

(Shfuqizohet Kreu XX, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 43)

KREU XXII

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

63

Neni 139

Kërkesat sipas Marrëveshjes së Hagës

1. Aplikimet për regjistrimin ndërkombëtar të një disenjoje depozitohen në Zyrën

Ndërkombëtare të Pronësisë Industriale, në përputhje me Marrëveshjen e Hagës “Mbi

regjistrimin ndërkombëtar të disenjove industriale” datë 28 nëntor 1960, plotësuar më 14

korrik 1967 dhe ndryshuar më 28 shtator 1979 dhe me rregullat e nxjerra në zbatim të saj.

2. Në përputhje me nenin 8 të Marrëveshje së Hagës, dispozitat e këtij ligji, për

mbrojtjen e një disenjoje në Republikën e Shqipërisë, zbatohen mutatis mutandis.

PJESA IV

MARKAT TREGTARE DHE TË SHËRBIMIT

KREU XXIII

KUSHTET DHE E DREJTA PËR MBROJTJEN

Neni 140

Shenjat që mund të përbëjnë markë

(Ndryshohet pika 2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 44

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

Një markë mund të jetë çdo shenjë, në veçanti fjalët, duke përfshirë emrat personalë

ose disenjimet, shkronjat, numrat, ngjyrat, formën e mallrave ose të paketimeve të tyre ose

tingujt, me kusht që këto shenja të jenë të afta:

a) të dallojnë mallrat apo shërbimet e një personi fizik apo juridik nga ato të një

personi tjetër fizik apo juridik;

b) të përfaqësohen në regjistër në mënyrë të tillë, që të mundësojnë autoritetet

kompetente dhe publikun të përcaktojnë qartë dhe saktë objektin e mbrojtjes që i njihet

pronarit të saj.

Neni 141

Karakteri dallues

1. Një shenjë ka karakter dallues, nëse nëpërmjet saj përdoruesi i zakonshëm dallon

një numër mallrash dhe shërbimesh specifike, nga një tjetër numër mallrash dhe

shërbimesh, të njëjta me të parat, e lidhur, përkatësisht, me origjinën tregtare të tyre.

2. Karakteri dallues i një shenje vlerësohet në lidhje të ngushtë me mallrat dhe

shërbimet, të cilat shenja ka për qëllim t’i dallojë.

64

Neni 142

Refuzimi ose shfuqizimi për shkaqe absolute

(Shfuqizohet shkronja “f”, në pikën 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 45

Ndryshohet shkronja “gj”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 45 Shtohet

shkronja “h”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 45 Shtohet shkronja “i”, me

Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 45

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Një shenjë nuk regjistrohet si markë ose nëse regjistrohet, mund të shfuqizohet kur:

a) nuk ka karakter dallues;

b) përbëhet ekskluzivisht nga elemente ose tregues, që shërbejnë në treg për të treguar

llojin, cilësinë, sasinë, qëllimin, vlerën, origjinën gjeografike ose kohën e prodhimit të

mallrave apo të kryerjes së shërbimeve, ose për të treguar karakteristika të tjera të mallrave

apo të shërbimeve;

c) përbëhet ekskluzivisht nga elemente ose tregues, që janë bërë të zakonshëm në

gjuhën e përditshme apo që janë kthyer në praktika tregtare;

ç) përbëhet nga forma ose vija, të imponuara nga vetë natyra e mallrave apo e

shërbimeve dhe/ose forma apo linja thelbësore, për të përmbushur një rezultat teknik;

d) përbëhet nga forma, që u japin mallrave një vlerë thelbësore;

dh) përbëhet nga elemente, që cenojnë interesin publik ose që bien në kundërshtim me

vlerat morale apo rendin publik;

e) përbëhet nga elemente, që kanë prirje të çorientojnë publikun për natyrën, cilësinë,

origjinën gjeografike ose tregtare të mallrave dhe/ose shërbimeve, që ato kanë për qëllim të

dallojnë;

ë) përbëhet nga tregues gjeografikë, për verërat ose pijet alkoolike, që nuk e kanë

origjinën gjeografike nga vendet, që tregohen në këta tregues, edhe nëse tregohet origjina e

vërtetë e produkteve, ose treguesit gjeografikë janë përkthyer apo shoqëruar me shprehje të

tilla, si “lloji” “tipi” “stili” “imitimi” ose shprehje të ngjashme;

g) përbëhet nga:

i) emra shtetesh (të plotë ose të shkurtuar);

ii) emblema shtetërore, medalje, urdhra nderi;

iii) vula dhe shenja zyrtare të miratuara nga vendi;

iv) emblemat e organizatave të njohura ndërkombëtare ose shkurtimet e tyre;

v) simbolet fetare;

vi) flamujt kombëtarë;

gj) përbëhet nga elemente, që bien në kundërshtim me nenin 6 ter të Konventës së

Parisit, përveç kur autoritetet kompetente kanë autorizuar përdorimin e tyre. h) nuk përbën markë, sipas nenit 140 të këtij ligji;

i) përmban ose përbëhet nga një emërtim origjine ose një tregues gjeografik, me efekt në

territorin e Republikës së Shqipërisë, nëse kërkesa për regjistrimin e markës është dorëzuar pas

datës së dorëzimit të kërkesës për regjistrimin e emërtimit të origjinës ose treguesit gjeografik

dhe me qëllim mbrojtjen e tyre, të parashikuar në legjislacionin, në bazë të të cilit janë regjistruar

ato dhe që kanë lidhje me të njëjtin lloj produktesh.

65

2. Një shenjë nuk përjashtohet nga regjistrimi si markë, në përputhje me shkronjat

“a”, “b” e “c”, të pikës 1, të këtij neni, në qoftë se marka, objekt shqyrtimi, ka fituar

karakter dallues në procesin e përdorimit përpara datës së aplikimit. Një markë tregtare nuk

mund të zhvlerësohet për të njëjtat arsye, nëse, para datës së kërkesës për shfuqizim, për

shkak te përdorimit të saj, ajo ka fituar karakter dallues.

Neni 143

Refuzimi ose shfuqizimi për shkaqe relative

(Shfuqizohen fjalët në pikën 5, shkronja “ç”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014,

neni 46

Bëhen shtesa dhe ndryshime me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Marka nuk mund të mbrohet nëse përdorimi i saj bie në kundërshtim me të drejtat e

mëparshme.

2. Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e

pavlefshme kur:

a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është

aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është

mbrojtur marka e mëparshme;

b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo

shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të

ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe

mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme;

c) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, edhe kur është për t’u

regjistruar ose është regjistruar për mallra apo shërbime, që nuk janë të ngjashme me ato,

për të cilat është regjistruar marka e mëparshme, kur marka e mëparshme ka një reputacion

në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimi ose regjistrimi i markës në fjalë, pa shkak të

arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dalluese apo emrin e mirë të

markës së mëparshme.

ç) nëse kërkesa për regjistrimin e saj është bërë në keqbesim.

3. Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme,

nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si:

a) të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë

apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të

prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato

të markës, që kërkohet të regjistrohet;

b) të drejtën e një individi, emri, mbiemri ose pamja e jashtme e të cilit është e njëjtë ose e

ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet;

c) të drejtat e pronësisë industriale, emrat e varieteteve të mbrojtura, bimore dhe/ose

shtazore dhe të treguesve gjeografikë.

ç) të drejtat e autorit të një vepre ose të një pjese të saj, me kusht që ajo të jetë e njëjtë

ose e ngjashme me markën, që kërkohet të mbrohet.

66

d) të drejtat e një marke të paregjistruar ose një shenje tjetër, të fituara nga përdorimi

për një kohë të gjatë në një aktivitet tregtar dhe shtrirja e gjerë territoriale.

4. Marka nuk mbrohet, nëse është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të regjistruar,

për mallra apo shërbime të njëjta ose të ngjashme dhe nëse vlefshmëria e saj ka mbaruar për

shkak të mbarimit të afatit të mbrojtjes, për një periudhë gjashtëmujore nga mbarimi i këtij

afati.

5. Markë e mëparshme, në kuptim të pikës 2 të këtij neni, vlerësohet:

a) marka, me një datë aplikimi për regjistrim më të hershme sesa data e aplikimit për

regjistrim e një marke tjetër tregtare, duke pasur parasysh, kur është rasti, pretendimin për

prioritet për atë markë, sipas nenit 147 të këtij ligji;

b) marka, që është regjistruar më parë, nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare,

në të cilën Republika e Shqipërisë është palë;

c) aplikimi për një markë, sipas përcaktimit të shkronjave “a” e “b” të kësaj pike, në

varësi të regjistrimit të tyre;

ç) marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet

kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të

nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit,

përfaqësimit, publikimit ose reklamimit.

6. Kriteret në lidhje me markat e mirënjohura përcaktohen në vendimin e Këshillit të

Ministrave për markat.

Neni 144

E drejta për markë

E drejta ekskluzive për markat, sipas këtij ligji, fitohet nëpërmjet regjistrimit të tyre

në DPPI.

KREU XXIV

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË MARKËS

Neni 145

Përmbajtja e kërkesës

(Shfuqizohen fjalët në pikën 4, shkronja “c”, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni

47 Shfuqizohet shkronja “ç” e pikës 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 47

Ndryshohet pika 5, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 47

Bëhen ndryshimed he shtesa me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Kërkesa për të fituar të drejtën mbi një markë mund të bëhet nga çdo person.

2. Për çdo shenjë, për të cilën kërkohet mbrojtja si markë, duhet të bëhet kërkesë e

veçantë.

67

3. Kërkesa për të regjistruar një markë përmban një ose disa klasa mallrash dhe/ose

shërbimesh.

4. Kërkesa për regjistrimin e një marke përmban elementet e mëposhtme:

a) emrin dhe adresën e aplikantit;

b) përfaqësimin (pamjen) e markës, për të cilën kërkohet regjistrimi;

c) listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve, për të cilat kërkohet regjistrimi

d) dokumentin, që vërteton pagesën e tarifës së caktuar për depozitimin.

5. Kërkesa për të regjistruar një markë përmban, gjithashtu:

a) emrin dhe adresën e përfaqësuesit të aplikuesit, si dhe autorizimin e përfaqësimit nëse

kërkesa depozitohet nga përfaqësuesi;

b) listën e mallrave dhe/ose të shërbimeve, të grupuara në klasa, në përputhje me klasifikimin

e Nicës;

c) një dokument që përcakton rregullat e përdorimit të markës në rastin e markës kolektive;

ç) deklarimin e përjashtimit nga mbrojtja të elementeve të markës që janë përshkruese ose

që nuk kanë karakter dallues;

d) nënshkrimin e aplikuesit apo të përfaqësuesit të tij;

dh) elemente të tjera të aplikimit, të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

6. Pas datës së lëshimit të dëshmisë së depozitimit nga DPPI-ja, ndalohet të bëhen shtesa në

listën e mallrave ose shërbimeve apo ndryshime në pamjen e markës, përveç rasteve që

lidhen me bërjen e korrigjimeve ortografike ose saktësimeve në listën e mallrave ose

shërbimeve.

Neni 146

Data e depozitimit

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 48)

Data e depozitimit të aplikimit për regjistrimin e një marke është data kur DPPI-ja merr

në dorëzim aplikimin me elementet e parashikuara në pikën 4, të nenit 145, të këtij ligji, në

të kundërt, data e depozitimit të aplikimit konsiderohet data, në të cilën plotësohen kërkesat e

pikës 4, të nenit 145, të këtij ligji.

Neni 147

E drejta për prioritet

1. Aplikimi për regjistrimin e një marke, i depozituar pranë DPPI-së, mund të

përmbajë një deklaratë, ku kërkohet prioritet dhe të gëzojë një të drejtë prioriteti, kur ai

është i njëjtë me një aplikim të mëparshëm e të rregullt kombëtar, të depozituar për të

njëjtën markë dhe për të njëjtat mallra dhe/ose shërbime nga aplikanti ose zëvendësuesi i tij

ligjor, në bazë të:

a) legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Konventës së Parisit;

68

b) legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve anëtare të Organizatës Botërore të

Tregtisë.

Aplikim i rregullt kombëtar, quhet çdo aplikim, i cili ka plotësuar kërkesat e

nevojshme, për të marrë një datë depozitimi, pavarësisht se çfarë ka ndodhur më vonë me

të.

2. Aplikimi i depozituar sipas pikës 1 të këtij neni, gëzon të drejtën e prioritetit nga

data e depozitimit të aplikimit të parë, me kusht që kërkesa pranë DPPI-së të bëhet brenda

një periudhe gjashtëmujore nga data e depozitimit të aplikimit të parë. E drejta e prioritetit,

e fituar si më sipër, sjell si pasojë që data e prioritetit quhet si datë depozitimi e aplikimit

për regjistrimin e markës pranë DPPI-së, me qëllim për të përcaktuar se cili aplikim gëzon

një të drejtë të mëparshme.

3. Aplikanti, i cili synon të përdorë të drejtën e prioritetit, në përputhje me pikën 2 të

këtij neni, paraqet në DPPI të gjithë informacionin për aplikimin e parë (datën, vendin dhe

numrin e aplikimit të parë) dhe, brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së

kërkesës, depoziton në DPPI një kopje të aplikimit të parë dhe përkthimin e tij në shqip.

Neni 148

E drejta për prioritet nga ekspozitat ndërkombëtare

1. Personi që ka ekspozuar mallrat dhe/ose shërbimet, me një shenjë të caktuar, në

një ekspozitë të njohur në Republikën e Shqipërisë ose në një vend tjetër, që është anëtar i

Konventës së Parisit, brenda gjashtë muajve mund të aplikojë për regjistrimin e markës,

duke kërkuar si datë prioriteti datën e ekspozimit të mallrave dhe/ose shërbimeve në

ekspozitë.

2. Kërkesa e përmendur në pikën 1 të këtij neni shoqërohet me një certifikatë të

lëshuar nga autoritetet përkatëse të shtetit anëtar të Konventës së Parisit dhe një dokument,

ku përcaktohen lloji i ekspozitës ose i panairit, vendi i organizimit, data e hapjes dhe e

mbylljes, si dhe dita e parë e ekspozimit të produkteve dhe/ose shërbimeve, të përcaktuara

në kërkesën për regjistrimin e markës.

Neni 149

Ndarja e kërkesës fillestare

1. Me kërkesë të aplikantit, çdo aplikim fillestar, që u referohet mallrave ose

shërbimeve të ndryshme, mund të ndahet në dy ose më shumë kërkesa.

2. Kërkesat e ndara mbajnë datën e depozitimit të kërkesës fillestare dhe gëzojnë të

drejtën e prioritetit, nëse aplikimi fillestar e gëzon këtë të drejtë.

3. Kërkesa për ndarjen e një aplikimi mund të bëhet para se të merret vendimi për

regjistrimin e markës.

4. Për çdo ndarje të një kërkese paguhet një tarifë e caktuar.

69

Neni 150

Ekzaminimi i përmbushjes së kërkesave

(Ndryshohet pika 6, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 49

Ndryshohet pika 7, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 49

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. DPPI-ja ekzaminon kërkesat për regjistrimin e markave, sipas numrit rendor të

paraqitjes së tyre.

2. Një kërkesë ekzaminohet jashtë numrit rendor, kur: a) depozitohet një kërkesë për

regjistrim ndërkombëtar të markës, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse; b) është

depozituar një kërkesë për ekzaminim jashtë numrit rendor, kundrejt pagesës së tarifës

përkatëse.

3. Menjëherë pas marrjes së aplikimit, DPPI-ja ekzaminon nëse aplikimi është në

përputhje me kërkesat e pikës 4, të nenit 145, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk i përmbush të

gjitha kërkesat e pikës 4, të nenit 145, DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë ato brenda dy

muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikimi plotësohet brenda afatit, DPPI-ja lëshon

dëshminë e depozitimit, duke shënuar si datë depozitimi datën në të cilën paraqitet

plotësimi i aplikimit në DPPI. Nëse plotësimi i aplikimit nuk bëhet brenda këtij afati

dymujor, DPPI-ja e refuzon depozitimin e aplikimit dhe njofton me shkrim për këtë

aplikuesin.

4. Brenda tre muajve nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit për aplikimin për

regjistrimin e një marke, DPPI-ja ekzaminon aplikimin nëse përmbushen kërkesat e pikave

1, 2, 3, 5 dhe 6, të nenit 145, të këtij ligji. Kur aplikimi nuk përmbush të gjitha kërkesat e

parashikuara në pikat 1, 2, 3, 5 dhe 6, të nenit 145, DPPI-ja njofton aplikuesin t’i plotësojë

ato brenda tre muajve nga data e njoftimit. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat brenda

afatit, DPPI-ja e refuzon aplikimin dhe njofton për këtë me shkrim aplikuesin.

5. Afati për paraqitjen e plotësimeve, sipas pikës 4, të këtij neni, zgjatet deri në dy

muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda periudhës tremujore nga data e marrjes së

njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan tarifën përkatëse.

Neni 150/a

Ekzaminimi i shkaqeve absolute për refuzim

(Shtohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 50

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Brenda tre muajve nga data e plotësimit të kërkesave, sipas pikave 1, 2, 3, 5 dhe 6,

të nenit 145, DPPI-ja ekzaminon nëse marka është në përputhje me kërkesat e neneve 140

dhe 142, të këtij ligji. Kur aplikimi është në përputhje me këto kërkesa, DPPI-ja publikon

aplikimin për regjistrim marke në buletinin e saj të radhës.

70

2. Nëse marka nuk është në përputhje me kërkesat e neneve 140 e 142, DPPI-ja

njofton aplikuesin dhe i jep atij mundësinë, brenda dy muajve nga data e njoftimit, të

paraqesë shpjegimet e tij, si dhe dokumente shtesë, sipas rastit. Afati për paraqitjen e

plotësimeve, sipas kësaj pike, zgjatet deri në dy muaj shtesë, nëse aplikuesi paraqet brenda

periudhës dymujore nga data e marrjes së njoftimit një kërkesë me shkrim dhe paguan

tarifën përkatëse.

3. Nëse një markë përmban një element, i cili, sipas DPPI-së, nuk është dallues, dhe

kur përfshirja e atij elementi te marka mund të ngrejë dyshime nëse marka mund të mbrohet

ose jo, DPPI-ja mund t’i kërkojë aplikuesit, si kusht për regjistrimin e markës në fjalë, që të

heqë dorë dhe të përjashtojë nga mbrojtja çdo të drejtë ekskluzive mbi atë element. Ky

përjashtim duhet të regjistrohet dhe të publikohet së bashku me aplikimin ose regjistrimin e

markës, sipas rastit.

4. Aplikimi refuzohet kur:

a) aplikuesi nuk parashtron shpjegimet e tij;

b) nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit kohor;

c) nëse DPPI-ja vëren se aplikimi nuk është në përputhje me përcaktimet e neneve

140 dhe 142, të këtij ligji, edhe pas shpjegimeve të aplikuesit. Ky vendim i njoftohet

aplikuesit.

5. Aplikimi nuk duhet të refuzohet përpara sesa t’i jetë dhënë aplikuesit njoftimi dhe

afati përkatës që të paraqesë shpjegimet e tij ose përjashtimin nga mbrojtja të një elementi

të markës ose ndryshimin e pranueshëm të elementit.

Neni 151

Publikimi i aplikimit

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 51

Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohen nenet 151/a, 151/b, 151/c, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. DPPI-ja publikon të dhënat e aplikimit që plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara

në nenet 150 dhe 150/a në buletinin e radhës.

2. Të dhënat e aplikimit, që botohen në buletinin e DPPI-së, parashikohen në

rregulloren përkatëse.

Neni 151/a

Observime nga palët e treta

1. Brenda tre muajve nga data e publikimit të aplikimit për regjistrimin e një marke,

çdo person i interesuar mund të paraqesë një kërkesë me shkrim në Dhomën për Shqyrtimin

71

e Kundërshtimeve për shkaqe të bazuara në nenin 142, ku të përcaktojë se përse aplikimi

nuk duhet të regjistrohet nga DPPI-ja.

2. Observuesi nuk bëhet palë e kësaj procedure dhe DPPI-ja nuk ka për detyrim ta

informojë atë në lidhje me masat e marra për këtë observim.

3. Kërkesa, sipas pikës 1, të këtij neni, i komunikohet aplikuesit, i cili mund të

paraqesë shpjegimet e tij në lidhje me këtë kërkesë brenda 1 muaji nga data e marrjes së

njoftimit.

4. Kërkesa, sipas këtij neni, shqyrtohet brenda 2 muajve nga Dhoma për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve.

5. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të

bëhet ankim, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji

nga data e marrjes së njoftimit.

Neni 151/b

Shfuqizimi ose ndryshimi i akteve administrative me gabime

1. Kur DPPI-ja ka marrë një vendim ose ka nxjerrë një akt administrativ në lidhje me

një markë, i cili përmban një gabim të dukshëm të bërë nga vetë DPPI-ja, me kërkesë të

palëve të interesuara ose me iniciativë të DPPI-së, kjo e fundit mund të shfuqizojë ose të

ndryshojë aktin administrativ.

2. DPPI-ja merr vendim brenda dy muajve në lidhje me kërkesën e paraqitur, sipas

pikës 1, të këtij neni, dhe njofton palët për vendimin e marrë.

3. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja, sipas pikës 2, të këtij neni, mund të bëhet

ankim në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data

që vendimi u njoftohet palëve.

Neni 151/c

Rivendosja në afat e së drejtës

1. Kur për shkaqe e rrethana të veçanta, të krijuara në kundërshtim me vullnetin e tij,

aplikuesi për regjistrim marke ose përfaqësuesi i tij nuk ka qenë në gjendje të respektojë një

afat që sjell drejtpërdrejt si pasojë refuzimin e aplikimit për regjistrim marke, aplikuesi ka

të drejtë të kërkojë të rivendoset në afat.

2. Kërkesa për rivendosjen në afat përmban shkaqet dhe rrethanat që kanë penguar

aplikuesin të respektojë afatin. Kërkesa për rivendosjen në afat duhet të bëhet brenda 2

muajve nga dita kur janë eliminuar pengesat, të cilat kanë shkaktuar refuzimin e aplikimit,

por jo më vonë se 1 vit nga data e përfundimit të afatit të humbur. Kërkesa për rivendosje

në afat shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse.

3. Nëse kërkesa për rivendosje në afat pranohet, pasojat ligjore që shkaktohen nga

mosrespektimi afatit, konsiderohen se nuk kanë ndodhur.

4. Rivendosja në afat nuk lejohet për:

a) një kërkesë drejtuar Bordit të Apelit të DPPI-së;

b) një kërkesë drejtuar dhomës për shfuqizim/zhvlerësim;

72

c) një kërkesë drejtuar Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve;

ç) kërkesën për rivendosje në afat, sipas këtij neni.

5. Procedura për depozitimin dhe shqyrtimin e kërkesës për rivendosjen në afat kryhet

në mënyrën që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave për markat.

6. Kundër vendimit të marrë nga DPPI-ja për rivendosjen në afat mund të bëhet ankim

në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda 1 muaji nga data e

marrjes së njoftimit.

Neni 152

Kundërshtimi ndaj një marke

((Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

)

1. Kundërshtimi ndaj një marke të publikuar depozitohet në DPPI brenda një

periudhe tremujore nga data e publikimit, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, nga:

a) aplikanti i një marke të mëparshme të depozituar në DPPI ose nga pronari i një

marke të mëparshme;

b) pronari i një emri tregtar, në përputhje me përcaktimin e shkronjës “a”, të pikës 3,

të nenit 143, të këtij ligji;

c) një person fizik, në bazë të përcaktimit të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 143, të

këtij ligji;

ç) pronari i një të drejte të mëparshme të pronësisë industriale, në bazë të përcaktimit

të shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 143, të këtij ligji;

d) çdo person që ka të drejtën e autorit, sipas përcaktimit të shkronjës “ç”, të pikës 3,

të nenit 143, të këtij ligji;

dh) përdoruesit e autorizuar të markave certifikuese;

e) nga cilido subjekt i sipërpërmendur në këtë pikë, që vërteton se aplikimi është bërë

në keqbesim;

ë) përdoruesit e autorizuar ose të licencuarit e markës nga pronari i markës.

2. Periudha për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet tej periudhës së

parashikuar në pikën 1, të këtij neni.

3. Të dhënat për mënyrën e depozitimit të kundërshtimit dhe procedura e nevojshme

parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

Neni 153

Procedura e kundërshtimit

(Ndryshohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 52

Shfuqizohen fjalët në pikën 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 52

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohet neni 153/a, me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

73

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ekzaminon nëse kundërshtimi është

depozituar në përputhje me kërkesat e pikës 1, të nenit 152, të këtij ligji.

2. Nëse kërkesat e parashikuara në pikën 1, të nenit 152, nuk janë plotësuar, Dhoma

për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe njofton

kundërshtuesin.

3. Nëse kërkesa për kundërshtim plotëson kriteret e parashikuara në pikën 1, të këtij

neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton me shkrim dhe i dërgon një kopje të

kundërshtimit aplikantit të markës, kundër së cilës është depozituar kundërshtimi, të

paraqesë argumentet brenda dy muajve nga data e marrjes së njoftimit.

4. Afati kohor i parashikuar në pikën 3, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

5. Nëse aplikanti nuk i paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit brenda afatit kohor

të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve e pranon kundërshtimin. 6. Kur

Dhoma për shqyrtimin e Kundërshtimeve e konsideron të nevojshme, ajo fton palët në një

seancë dëgjimore për t’i dëgjuar gjatë shqyrtimit të kundërshtimit.

Neni 153/a

Shqyrtimi i kundërshtimit

1. Nëse aplikanti i markës së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj kundërshtimit

brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve shqyrton brenda dy

muajve argumentet dhe bazën ligjore mbi të cilat mbështetet kundërshtimi.

2. Pas shqyrtimit të kundërshtimit, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të

vendosë që regjistrimi i markës që kundërshtohet të refuzohet ose të pranohet për të gjitha

mallrat/shërbimet ose për një pjesë të tyre dhe vendimi i marrë në lidhje me këtë u njoftohet

palëve.

3. Kundër vendimit të marrë nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të

bëhet apelim në Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, brenda një

periudhe 1- mujore nga data e marrjes njoftim të vendimit.

Neni 154

Regjistrimi i markës

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 53)

1. DPPI-ja njofton aplikuesin të paguajë tarifën e regjistrimit pas kalimit të afatit 3-mujor

nga data e publikimit të markës, nëse nuk janë depozituar kundërshtime apo kundërshtimet

janë refuzuar.

Aplikuesi paguan tarifën e regjistrimit brenda një muaji nga data e njoftimit nga DPPI-ja.

DPPI-ja regjistron markën në regjistrin e markave dhe lëshon certifikatën e regjistrimit brenda

tre muajve nga kryerja e pagesës nga aplikuesi.

74

2. DPPI-ja refuzon aplikimin nëse aplikuesi nuk e paguan tarifën e regjistrimit brenda afatit

të caktuar në pikën 1 të këtij neni.

3. Marka e regjistruar publikohet në buletinin e DPPI- së.

4. Të dhënat për certifikatën e regjistrimit dhe për publikimin e markës parashikohen në

rregulloren përkatëse.

Neni 155

Apelimi i vendimit të refuzimit

(Zëvëndësohen fjalët, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 54

Shfuqizohet pika 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 54

Ndryshohet pika 5, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 54

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Brenda 1 muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit, sipas

neneve 150 dhe 150/a, të këtij ligji, aplikanti ka të drejtë, kundrejt pagesës së tarifës

përkatëse, të apelojë vendimin e DPPI-së në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim.

2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim shqyrton kërkesën për apelim, brenda tre muajve

nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë.

3. Gjatë shqyrtimit, dhoma për shfuqizim/zhvlerësim ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit

të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumente të tjera shtesë, brenda një periudhë të

parashikuar për këtë qëllim në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

4. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet

apelim në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, brenda 1 muaji nga data

e marrjes së njoftimit.

KREU XXV

EFEKTET E REGJISTRIMIT TË MARKËS

Neni 156

Të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi

(Shtohet neni 156/a me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën ekskluzive të përdorimit të markës,

në përputhje me të drejtat e parashikuara në këtë ligj.

2. Pronari i markës së regjistruar gëzon të drejtën të ndalojë personat e tretë të

përdorin, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre tregtare, pa autorizimin e tij:

a) një shenjë, që është e njëjtë me markën, për mallra dhe shërbime, që janë të njëjta

me ato, për të cilat është regjistruar marka;

75

b) një shenjë, që është e njëjtë ose e ngjashme me markën apo që, për shkak të

njëllojshmërisë apo ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve, për të cilat përdoret shenja,

me mallrat apo shërbimet, që mbulohen nga marka e regjistruar, mund të shkaktojnë

konfuzion te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes së shenjës me markën

tregtare;

c) një shenjë të njëjtë ose të ngjashme për mallra apo shërbime, edhe kur këto nuk

janë as të njëjta e as identike me ato, për të cilat është regjistruar marka, në rast se marka ka

reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe nga përdorimi i shenjës, pa shkak të arsyeshëm,

realizohet një përfitim i padrejtë ose dëmtohet natyra dalluese apo emri i mirë i markës.

3. Në përputhje me pikën 2 të këtij neni, gjithashtu, ndalohet:

a) vendosja e shenjës te mallrat ose ambalazhet e tyre;

b) hedhja e mallrave në treg, ofrimi i tyre për shitje, duke përdorur këtë shenjë, ose

krijimi dhe mbajtja e rezervave për këto qëllime;

c) ofrimi i shërbimeve, duke përdorur këtë shenjë;

ç) importimi ose eksportimi i mallrave, duke përdorur këtë shenjë;

d) përdorimi i shenjës në veprimtarinë tregtare, në reklamime ose publicitete.

4. Të drejtat, që i njihen pronarit të markës së regjistruar, sipas këtij neni, i njihen

edhe pronarit të markës së mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me

përcaktimin e shkronjës “ç” të pikës 5 të nenit 143 të këtij ligji.

Neni 156/a

Citimi i markave tregtare në botime

Nëse një markë tregtare e regjistruar përmendet në një fjalor, enciklopedi apo material

të ngjashëm, duke përfshirë dhe botimet elektronike, dhe shërben si referencë, duke dhënë

përshtypjen e gabuar se marka tregtare përbën një emër përshkrues të mallrave apo

shërbimeve, për të cilat është regjistruar, botuesi, me kërkesë të pronarit të markës tregtare,

në botimin e ardhshëm tregon, me anën e një sqarimi tregues ose shenje, se kemi të bëjmë

me një markë të regjistruar.

Neni 157

Kufizimi i të drejtave që rrjedhin nga regjistrimi

(Numërohet paragrafi i parë, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 55 Shtohet pika

2, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 55)

1. Mbrojtja nuk i jep pronarit të markës të drejtën të ndalojë palët e treta të përdorin

në treg dhe në përputhje me praktikat dhe kërkesat e biznesit:

a) emrin dhe adresën e tij;

b) treguesit e tipit, cilësisë, sasisë, destinacionit, vlerës, vendit të origjinës, kohës së

prodhimit ose të karakteristikave të tjera të mallrave apo të shërbimeve;

c) markën, kur ajo është e nevojshme për të treguar qëllimin e përdorimit të mallrave

dhe të shërbimeve, veçanërisht në rastin e aksesorëve ose të pjesëve.

76

2. Marka tregtare nuk i jep të drejtë titullarit të saj të ndalojë palën e tretë të përdorë

në tregti një të drejtë të mëparshme, e cila shtrihet në një territor të caktuar, nëse kjo e drejtë

njihet nga legjislacioni shqiptar në fuqi dhe brenda territorit të caktuar.

Neni 158

Mbarimi i të drejtave që rrjedhin nga regjistrimi

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 56)

1. Marka tregtare nuk i jep të drejtën titullarit të saj të ndalojë përdorimin e markës për

produkte të hedhura në qarkullimin civil në territorin e Republikës së Shqipërisë nga mbajtësi i saj

apo me pëlqimin e tij.

2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet në rastin kur ekzistojnë arsye ligjore apo shkaqe të

tjera bindëse, në bazë të të cilave pronari kundërshton tregtimin e mëtejshëm të mallrave,

veçanërisht kur kushtet e mallrave kanë ndryshuar ose mallrat janë prishur, kanë skaduar

apo janë bërë të papërdorshme pas hedhjes në treg.

Neni 159

Detyrimi i përdorimit të markës

1. Pronari i një marke, për të ruajtur vlefshmërinë e saj, duhet ta përdorë atë për

mallrat ose shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar, përveç kur ekzistojnë shkaqe të

arsyeshme për mospërdorimin e saj, si rastet që nuk varen nga vullneti i pronarit.

2. Kur brenda një periudhe pesëvjeçare nga data e regjistrimit të markës, pronari i

markës nuk e ka përdorur atë për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka është regjistruar,

ose ka pezulluar përdorimin e saj për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare, marka bëhet

objekt i sanksioneve të parashikuara në nenin 174 të këtij ligji, përveç kur ekzistojnë

shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj, si në rastet që nuk varen nga vullneti i

pronarit.

3. Përdorimi i markës, në përputhje me përcaktimet e pikave 1 e 2 të këtij neni,

nënkupton, gjithashtu, përdorimin e saj në paketimin, katalogët, broshurat, manualet,

reklamimet, në median e komunikimit dhe të tregtisë elektronike ose në median

audiovizuale, me kusht që ajo të perceptohet nga publiku si ofrim ose si ofertë për blerje

apo furnizim të mallrave ose shërbimeve, që përcaktohen nga marka në Republikën e

Shqipërisë.

4. Përdorimi i markës në përputhje me përcaktimet e pikave 1 e 2 të këtij neni

nënkupton gjithashtu:

a) përdorimin e saj nga i licencuari ose një person tjetër, kur lejohet nga pronari i

markës apo nga çdo person, që ka autoritet të përdorë një markë kolektive;

b) përdorimin e saj në një formë, që ndryshon vetëm ato elemente të markës, që nuk

cenojnë karakterin dallues të saj në formën që ajo është regjistruar;

c) vendosjen ose ngjitjen e markës te mallrat ose ambalazhimet e tyre në Republikën

e Shqipërisë vetëm për qëllime eksporti.

77

Neni 160

Kufizimi i pasojës së pranimit në heshtje

1. Kur pronari i një marke të mëparshme, në përputhje me përcaktimin e pikës 5 të

nenit 143 të këtij ligji, pranon në heshtje, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare,

përdorimin e një marke të regjistruar më vonë në Republikën e Shqipërisë, ai nuk ka më të

drejtë, sipas së drejtës që rrjedh nga regjistrimi i markës së mëparshme, të kërkojë

deklarimin e pavlefshëm të markës së mëvonshme ose ta kundërshtojë përdorimin e markës

së mëvonshme për mallrat ose shërbimet, për të cilat marka e mëvonshme është përdorur,

përveç kur regjistrimi i markës së mëvonshme është aplikuar në keqbesim.

2. Pronari i markës së mëvonshme nuk ka të drejtë të kundërshtojë përdorimin e

markës së mëparshme.

Neni 161

Ndryshimet në emër, adresë dhe në listën e mallrave

1. Marka e regjistruar në regjistrin e markave të DPPI-së nuk ndryshohet gjatë

kohëzgjatjes së regjistrimit dhe as me ripërtëritjen e saj. Megjithatë, kur ndryshimi ka të

bëjë me emrin dhe adresën e pronarit të markës, me kërkesën e këtij të fundit, DPPI-ja i

regjistron këto ndryshime në regjistrin e markave, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. DPPI-ja, me kërkesë të pronarit të markës, regjistron kufizimin e listës së mallrave

dhe/ose shërbimeve në regjistrin e markave, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

3. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e këtyre

ndryshimeve parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

Neni 162

Transferimi i pronësisë së markës

1. DPPI-ja, me kërkesën e pronarit të markës ose të pronarit të ri të saj, regjistron

transferimin e pronësisë së një marke në regjistrin e markave, kundrejt pagesës së tarifës

përkatëse.

2. Pronari i një marke të regjistruar mund të transferojë të drejtat mbi markën, të

gjitha ose një pjesë të tyre, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar nga të dyja palët, e

cila depozitohet në DPPI.

3. Të drejtat mbi markën mund të transferohen së bashku me veprimtarinë e biznesit

ose pa e transferuar këtë të fundit.

4. Transferimi nuk ka asnjë efekt ligjor, nëse nuk është i regjistruar në regjistrin e

markave. Kur nga akti i transferimit duket qartë se transferimi i pronësisë mbi markën

mund të keqinformojë publikun për natyrën, cilësitë dhe origjinën gjeografike të mallrave

dhe/ose shërbimeve, për të cilat është regjistruar marka, DPPI-ja refuzon të regjistrojë

transferimin, nëse pronari i ri i markës nuk pranon ta kufizojë regjistrimin vetëm për

mallrat dhe/ose shërbimet, të cilat nuk çojnë në keqinformimin e publikut.

78

5. DPPI-ja refuzon regjistrimin në regjistër të një transferimi pronësie të kërkuar, në

rast se dokumentacioni përkatës nuk paraqitet brenda afatit të caktuar.

6. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e ndryshimit të

pronësisë parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

Neni 163

Licencimi

(Shtohen nenet 163/a dhe 163/b me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Marka mund të licencohet për disa ose për të gjitha mallrat apo shërbimet, për të

cilat ajo është regjistruar. Licenca mund të jetë ekskluzive ose joekskluzive.

2. Kontrata e licencës bëhet me shkrim, nënshkruhet nga të dyja palët dhe

depozitohet në DPPI.

3. Pronari i markës së licencuar mund të përdorë të drejtat, që rrjedhin nga

regjistrimi i markës, kundër të licencuarit që shkel kushtet e përcaktuara në kontratë, për

kohëzgjatjen e saj, formën sipas së cilës duhet të përdoret marka, klasat e mallrave ose të

shërbimeve, për të cilat është lëshuar licenca, territorin ku përdoret marka, ose për cilësinë

e produkteve të prodhuara apo të shërbimeve që sigurohen nga i licencuari.

4. Kontrata e licencës nuk është e vlefshme, nëse nuk përmban detyrimet që

licencuesi i vendos të licencuarit për zbatimin e kushteve të përcaktuara në kontratë, sipas

pikës 3 të këtij neni.

5. Kontrata e licencës nuk ka asnjë efekt ligjor, nëse nuk është e regjistruar në

regjistrin e markave të DPPI-së. I licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të

kryejë çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave për markën vetëm

me pëlqimin e licencuesit, përveç kur në kontratën e licencës është parashikuar ndryshe.

Kur licenca është ekskluzive, i licencuari ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë dhe të kryejë

çdo veprim tjetër, të njohur me ligj, kundër shkeljes së të drejtave për markën edhe pa

pëlqimin e licencuesit, nëse ai, edhe pse është njoftuar nga i licencuari, nuk kryen asnjë

veprim të njohur me ligj për mbrojtjen e markës, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. I

licencuari ka të drejtë të ndërhyjë në një padi të ngritur nga licencuesi kundër shkeljes së të

drejtave për markën, kur kjo ndërhyrje ka për qëllim shpërblimin e dëmit të pësuar prej tij

nga shkelja e të drejtave.

6. DPPI-ja refuzon regjistrimin e një kontrate licence në regjistër, nëse nuk paraqitet

dokumentacioni përkatës në kohën e caktuar.

7. Të dhënat për depozitimin e kërkesës dhe procedura për regjistrimin e kontratës së

licencës parashikohen në rregulloren përkatëse, dalë në zbatim të këtij ligji.

Neni 163/a

Regjistrimi i së drejtës së pengut mbi një markë

1. Marka mund të sigurohet ose të jetë objekt mbi të cilin mund të vendoset pengu.

79

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës

përkatëse, kontrata e vendosjes së pengut mbi një markë tregtare regjistrohet në regjistrin e

markave.

3. Regjistrimi i vendosjes së një pengu publikohet në buletinin e DPPI-së.

4. Pengu krijon pasoja juridike vetëm pas regjistrimit të kontratës së pengut në

regjistër.

5. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e pengut përcaktohet në vendimin

e Këshillit të Ministrave për markat.

Neni 163/b

Procedura e veprimeve përmbarimore

1. Marka mund të jetë objekt i veprimeve përmbarimore.

2. Me kërkesë të njërës prej palëve në kontratë, të shoqëruar me pagesën e tarifës

përkatëse, një veprim përmbarimor i marrë ndaj një marke tregtare regjistrohet në regjistrin

e markave dhe publikohet në buletinin e DPPI-së.

3. Një veprim përmbarimor krijon pasoja juridike pas regjistrimit të veprimit

përmbarimor në regjistrin e markave.

4. Forma dhe përmbajtja e kërkesës për regjistrimin e një veprimi përmbarimor

përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

Neni 164

Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e regjistrimit

(Ndryshohet pika 1 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Marka e regjistruar mbrohet për një afat 10-vjeçar duke filluar nga data e

depozitimit.

2. Marka mund të ripërtërihet pafundësisht për periudha dhjetëvjeçare, pasi pronari

depoziton një kërkesë për këtë qëllim në DPPI dhe paguan tarifën përkatëse, në një

periudhë jo më vonë se gjashtë muaj nga data e përfundimit të periudhës dhjetëvjeçare të

regjistrimit.

3. Periudha e re e mbrojtjes së markës fillon në datën e mbarimit të periudhës së

mëparshme dhjetëvjeçare.

4. Nëse pronari i markës nuk depoziton kërkesën për ripërtëritjen e saj ose nuk

paguan tarifën përkatëse, sipas kërkesës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, marka në

fjalë bëhet e pavlefshme.

5. Të dhënat që jepen në kërkesën për ripërtëritjen e një marke dhe procedura

përkatëse për ripërtëritjen parashikohen në rregulloren e përkatëse.

80

KREU XXVI

MARKAT KOLEKTIVE

Neni 165

Objekti i mbrojtjes së markave kolektive

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 57)

1. Markë kolektive është marka që shërben për të dalluar mallrat ose shërbimet e

anëtarëve të një shoqate apo çdo forme tjetër organizimi ligjor, krijuar mes subjekteve

tregtare që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime ose tregtojnë mallra ose shërbime të të tjerëve.

Ky organizim i subjekteve tregtare është pronari i markës kolektive.

2. Të drejtat që lindin nga një markë kolektive janë të patransferueshme.

3. Parashikimet e këtij ligji për markat tregtare zbatohen, gjithashtu, për markat

kolektive, me përjashtim të parashikimeve të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 142, të këtij

ligji, në lidhje me shenjat ose treguesit që mund të shërbejnë në treg për të treguar origjinën

gjeografike të mallrave ose shërbimeve, elemente të cilët mund të mbrohen si markë

kolektive. Në këtë rast, pronësia mbi një markë kolektive nuk i jep të drejtën pronarit të saj

të ndalojë palët e treta të përdorin në treg shenja apo tregues të tillë, me kusht që ato të

përdoren në përputhje me parimet e praktikës së ndershme tregtare dhe industriale. Në

mënyrë të veçantë, e drejta mbi një markë të tillë kolektive nuk mund të përdoret kundër

një pale të tretë që gëzon të drejta mbi një tregues gjeografik.

4. Aplikuesi për një markë kolektive depoziton, së bashku me aplikimin për regjistrimin,

dokumentet e parashikuara nga neni 145, i këtij ligji, dhe rregulloren që parashikon rregullat

e përdorimit të markës kolektive.

Në rregulloren e përdorimit të markës kolektive duhet të përmenden:

a) personat e autorizuar për ta përdorur markën;

b) kushtet e anëtarësimit në bashkimin ose partneritetin ligjor që kërkon regjistrimin e

markës: dhe, nëse është e mundur,

c) kushtet e përdorimit të markës dhe sanksionet në rast shkeljeje të tyre;

ç) në rastin e markave të përmendura në pikën 3, të këtij neni, rregullorja e përdorimit

duhet të parashikojë që çdo palë e tretë, mallrat ose shërbimet e të cilit e kanë origjinën në

atë zonë të caktuar gjeografike, të mund të bëhet anëtar i bashkimit apo partneritetit ligjor që

është pronar i markës kolektive.

5. Përveç shkaqeve të refuzimit të aplikimit për një markë tregtare, të parashikuara nga ky

ligj, aplikimi për markë kolektive refuzohet edhe nëse nuk plotësohen kërkesat e këtij neni

ose kur rregullat e përdorimit të markës bien në kundërshtim me parimet e njohura të rendit

dhe moralit publik. Aplikimi për regjistrimin e një marke kolektive refuzohet, gjithashtu,

nëse ekziston mundësia e keqorientimit të publikut, lidhur me karakterin ose domethënien e

markës, në mënyrë të veçantë, nëse ka mundësi që ajo të kuptohet si diçka e ndryshme nga

një markë kolektive.

6. Aplikimi për regjistrimin e një marke kolektive nuk refuzohet nëse aplikuesi, si

rezultat i ndryshimeve në rregulloren e përdorimit të markës, arrin të plotësojë kërkesat e

81

pikës 4 të këtij neni. Pronari i një marke kolektive duhet të depozitojë pranë DPPI-së çdo

ndryshim të rregullores së përdorimit të markës dhe, nëse këto ndryshime janë në përputhje

me kërkesat e këtij neni, DPPI-ja pasqyron ndryshimet në regjistrin e markave. Ndryshimet

në rregullat e përdorimit të markës kolektive hyjnë në fuqi në datën e shënimit të tyre në

regjistrin e markave.

Përveç shkaqeve për shfuqizimin e një marke, të parashikuara në nenet 142 dhe 143, të këtij

ligji, një markë kolektive e regjistruar në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të këtij

neni, mund të shfuqizohet, gjithashtu, mbi bazën e një kërkesëpadie drejtuar gjykatës, sipas

nenit 173, të këtij ligji, ose mbi bazën e një kundërpadie gjatë një procedimi gjyqësor për

shkeljen e të drejtave, përveç kur pronari i markës, duke ndryshuar rregullat e përdorimit,

arrin të plotësojë kërkesat e neneve të lartpërmendura.

Neni 166

Markat certifikuese

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 58)

1. Marka certifikuese është marka, e cila tregon se mallrat ose shërbimet për të cilat ajo

përdoret janë të certifikuara nga pronari i markës për origjinën e tyre, materialin e përdorur,

mënyrën e përgatitjes së produktit ose ofrimit të shërbimit, cilësinë, saktësinë dhe për cilësi të

tjera. Pronari i markës certifikuese nuk ka të drejtë ta përdorë atë për mallra ose shërbime, të

cilat ai i hedh në treg. Persona të tjerë mund të përdorin markën certifikuese me autorizim të

pronarit të markës dhe nën kontrollin e tij.

2. Dispozitat e këtij ligji që rregullojnë markën tregtare zbatohen edhe për markën

certifikuese. Me përjashtim të parashikimeve të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 142, të

këtij ligji, shenjat ose treguesit, të cilët mund të shërbejnë në tregti për të përcaktuar

origjinën gjeografike të mallrave ose shërbimeve, mund të konsiderohen si markë

certifikuese, në kuptim të pikës 1 të këtij neni.

3. Aplikuesi për një markë certifikuese depoziton, së bashku me aplikimin për regjistrimin

e një marke kolektive, dhe dokumentet e parashikuara nga neni 145, i këtij ligji, edhe

rregulloren që parashikon rregullat e përdorimit të markës certifikuese. Rregullorja përmban

karakteristikat që certifikohen nga marka, mënyrën e testimit të këtyre karakteristikave, masat

e kontrollit që ndërmerren nga pronari dhe sanksionet që ai vendos.

(Shfuqizohet Kreu XXVII, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 59)

KREU XXVII, “USHTRIMI I TË DREJTAVE”, SHFUQIZOHET.

KREU XXVIII

HEQJA DORË, SHFUQIZIMI DHE ZHVLERËSIMI

82

Neni 172

Heqja dorë nga regjistrimi

1. Pronari i markës së regjistruar mund të heqë dorë nga regjistrimi i saj me një

kërkesë me shkrim, e cila depozitohet në DPPI.

2. Heqja dorë hyn në fuqi nga data që kërkesa, së bashku me autorizimin e

përfaqësimit dhe dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse, janë depozituar në DPPI.

3. Heqja dorë mund të bëhet për disa ose për të gjitha klasat e mallrave apo të

shërbimeve, për të cilat është regjistruar marka.

4. DPPI-ja e regjistron dorëheqjen në regjistrin e markave.

Neni 173

Shfuqizimi i markës

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 60 Shtohet fjalia në

pikën 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 60

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Një markë e regjistruar mund të shfuqizohet kur:

a) regjistrimi i markës është bërë në shkelje të parashikimeve të neneve 142 e 143, të

këtij ligji, në kohën kur është depozituar aplikimi për regjistrim;

b) aplikimi për regjistrimin e markës është bërë në keqbesim.

2. Kërkesa për shfuqizimin e një marke të regjistruar mund të bëhet nga çdo person,

kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, me përjashtim

të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë markë në gjykatë, kërkesa

duhet të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në dhomën për shfuqizim/ zhvlerësim,

personi, në çdo fazë të procedurës në DPPI, mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

3. Çdo markë e regjistruar që shfuqizohet, konsiderohet si e paqenë, duke filluar nga

data e depozitimit të markës. Kur marka, që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në

shkronjat “a”, “b” ose “c”, të pikës 1, të nenit 142, të këtij ligji, por ka fituar karakter

dallues, në përputhje me pikën 2, të nenit 142, të këtij ligji, nuk shfuqizohet, por data e

depozitimit do të zhvendoset në kohë në momentin që marka e ka fituar karakterin dallues.

4. Një markë nuk mund të shfuqizohet me arsyetimin se ekziston një markë e

mëparshme, që është në konflikt me atë markë, nëse marka e mëparshme nuk përmbush

kërkesat e nenit 159 të këtij ligji. Nëse marka tregtare e mëparshme është përdorur vetëm

për një pjesë të mallrave apo shërbimeve, për të cilat është regjistruar, konsiderohet se ajo

është regjistruar vetëm për këtë pjesë mallrash apo shërbimesh.

5. Kur arsyet për refuzimin e regjistrimit ose për shfuqizimin e një marke lidhen

vetëm me disa mallra ose shërbime, për të cilat është paraqitur aplikimi apo është

83

regjistruar marka, refuzimi i regjistrimit ose shfuqizimi mbulon vetëm ato mallra ose

shërbime.

6. Shfuqizimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u thirrur për t’u dëgjuar

pronari i saj.

7. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur,

sipas pikës 1, të këtij neni, brenda dy muajve dhe njofton palët për vendimin e marrë.

8. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet

ankim, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit, brenda 1 muaji nga

data e marrjes së njoftimit të vendimit.

Neni 174

Zhvlerësimi i markës

(Shtohen fjalët në pikën 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 61

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Regjistrimi i një marke zhvlerësohet kur:

a) pronari i saj, pa pasur arsye legjitime, nuk e ka përdorur markën për mallrat ose

shërbimet, për të cilat marka është regjistruar, për një periudhë të pandërprerë pesëvjeçare.

Megjithatë, një palë e tretë nuk mund të kërkojë zhvlerësimin e markës për mospërdorimin

e saj, nëse gjatë periudhës midis mbarimit të afatit 5-vjeçar të mospërdorimit dhe datës kur

është ngritur padia për zhvlerësimin e markës, pronari i markës ka filluar ta përdorë markën

ose ka rifilluar përdorimin e saj. Përdorimi i markës ose rifillimi i përdorimit të saj nga

pronari i markës nuk do të merret parasysh, kur janë bërë jo më parë se tre muaj para

ngritjes së padisë për zhvlerësimin e markës dhe jo më herët se me mbarimin e periudhës së

pandërprerë pesëvjeçare të mospërdorimit, nëse pronari i markës fillon përdorimin ose

ripërdorimin e markës për arsye se ka marrë dijeni për ngritjen e padisë për zhvlerësimin e

saj;

b) si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të pronarit të saj, marka është bërë emër i

zakonshëm në treg për mallrat ose shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar;

c) si pasojë e përdorimit të bërë nga pronari ose me pëlqimin e tij të mallrave ose të

shërbimeve, për të cilën ajo është regjistruar, marka çorienton publikun, kryesisht, për

natyrën, cilësinë ose origjinën gjeografike të mallrave apo të shërbimeve.

2. Regjistrimi i një marke nuk zhvlerësohet, në kuptim të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij

neni, për mallrat dhe shërbimet, për të cilat ajo është regjistruar, kur:

a) është përdorur nga i licencuari ose një person tjetër, me lejen e pronarit të markës ose

nga çdo person, që ka autoritet të përdorë një markë kolektive;

b) është përdorur në një formë, që ndryshon vetëm ato elemente të markës, që nuk cenojnë

karakterin dallues të saj, në formën që ajo është regjistruar;

c) i është ngjitur mallrave ose ambalazhimit të tyre në Republikën e Shqipërisë vetëm për

qëllime eksporti;

ç) është përdorur për publicitet dhe korrespondencë biznesi, në përputhje me përcaktimet e

pikës 3, të nenit 159, të këtij ligji.

84

3. Kur shkaqet për zhvlerësimin e një marke lidhen vetëm me disa mallra ose shërbime, për

të cilat marka është regjistruar, zhvlerësimi shtrihet vetëm për këto mallra ose shërbime.

4. Kërkesa për zhvlerësimin e një marke të regjistruar mund të bëhet nga çdo person,

kundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, me përjashtim

të rasteve të mëposhtme:

a) nëse është duke u zhvilluar një proces në lidhje me këtë markë në gjykatë, kërkesa duhet

të bëhet në gjykatë;

b) kur, në çdo rast tjetër, kërkesa është bërë në Dhomën për shfuqizim/zhvlerësim, personi,

në çdo fazë të procedurës në DPPI, mund t’ia drejtojë kërkesën gjykatës.

5. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim njofton pronarin e markës, ndaj së cilës është

depozituar kërkesa për zhvlerësim, dhe e fton atë të paraqesë, brenda dy muajve nga data e

marrjes së njoftimit, argumentet, provat ose çdo dokument tjetër në lidhje me kërkesën për

zhvlerësim. Ky afat mund të zgjatet me kërkesë të pronarit të markës me dy muaj shtesë.

6. Zhvlerësimi i një marke të regjistruar nuk mund të bëhet pa u njoftuar pronari i saj.

7. Nëse dhoma për shfuqizim/zhvlerësim e konsideron të nevojshme, ajo mund të thërrasë

palët për t’i dëgjuar në një seancë dëgjimore gjatë ndjekjes së procedurës së zhvlerësimit.

8. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim merr në shqyrtim kërkesën, argumentet dhe provat e

paraqitura nga palët dhe merr vendim brenda dy muajve, si dhe njofton palët për vendimin

e marrë.

9. Kundër vendimit të marrë nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të bëhet ankim,

përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse, në Bordin e Apelit brenda 1 muaji nga data e

marrjes së njoftimit.

10. Çdo markë e regjistruar që zhvlerësohet i pushon efektet nga dita që zhvlerësimi hyn në

fuqi.

11. DPPI-ja e pasqyron zhvlerësimin e një marke në regjistrin e markave.

KREU XXIX

MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Neni 175

Regjistrimi ndërkombëtar i markës

(Bëhen ndryshime dhe shtesa me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohet neni 175/a me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Pronari i markës së regjistruar ose aplikanti mund të depozitojnë në DPPI një

kërkesë, kundrejt pagesës së një tarife të caktuar, për regjistrimin ndërkombëtar të markës,

në mbështetje të Marrëveshjes së Madridit dhe/ose të protokollit të kësaj marrëveshjeje.

2. Dispozitat e këtij ligji janë të zbatueshme për të gjitha çështjet, që nuk janë

përfshirë në këto marrëveshje.

85

3. Në funksion të regjistrimit ndërkombëtar të markës, sipas Marrëveshjes së

Madridit, publikimi i kërkesës, në përputhje me nenin 151 të këtij ligji, zëvendësohet me

publikimin e regjistrimit ndërkombëtar në gazetën zyrtare të Organizatës Botërore të

Pronësisë Intelektuale (ONPI).

4. Afati për depozitimin e kundërshtimit ndaj regjistrimit ndërkombëtar të markës në

Republikën e Shqipërisë fillon nga data e publikimit të aplikimit të markës në gazetën

zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

5. Kërkesa e përmendur në pikën 1 të këtij neni depozitohet në DPPI, sipas

procedurës së parashikuar në rregulloren përkatëse.

6. Afati për paraqitjen e kundërshtimit nuk mund të zgjatet tej afatit të parashikuar në

pikën 4 të këtij neni.

7. Regjistrimet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen shqyrtimit

për shkaqet absolute të refuzimit, ashtu siç i nënshtrohen edhe aplikimet kombëtare për

regjistrimin e markës tregtare.

8. Nëse marka ndërkombëtare nuk është në përputhje me kërkesat e neneve 140 dhe

142, DPPI-ja njofton aplikuesin dhe i jep atij mundësinë, brenda katër muajve nga data e

publikimit të njoftimit në gazetën zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale,

të paraqesë shpjegimet e tij, si dhe dokumente shtesë, sipas rastit.

Neni 175/a

Transformimi i një regjistrimi ndërkombëtar

1. Regjistrimi ndërkombëtar i një marke mund të transformohet në aplikim për markë

kombëtare, sipas nenit 9quinquies, të Protokollit të Madridit, si dhe sipas kushteve dhe

mënyrës së përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave për markat.

2. Kërkesa për transformim, sipas nenit 9quinquies, të Protokollit të Madridit, duhet të

depozitohet pranë DPPI-së brenda 3 muajve nga data në të cilën regjistrimi ndërkombëtar

është fshirë.

3. Periudha e mbrojtjes së markës së transformuar konsiderohet se fillon në datën e

regjistrimit ndërkombëtar, sipas nenit 3(4), të Protokollit të Madridit, ose në datën e

regjistrimit të shtrirjes territoriale, sipas nenit 3ter (2), të Protokollit të Madridit, dhe, nëse

regjistrimi ndërkombëtar gëzon prioritet, i njihet data e prioritetit

PJESA V

(Ndryshohet titulli me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

TREGUESIT GJEOGRAFIKË DHE EMËRTIMET E ORIGJINËS

KREU XXX

((Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

86

PËRKUFIZIMI, KUSHTET DHE E DREJTA E MBROJTJES

Neni 176

Objekti i mbrojtjes

1. Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar

origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të nxjerra

në zbatim të tij.

2. “Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt:

a) që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta, një shtet;

b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i një

mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga

ky mjedis;

c) hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar gjeografike.

3. “Tregues gjeografik” quhet emri që identifikon një produkt:

a) që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet;

b) cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen esencialisht

origjinës së tij gjeografike;

c) të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e përcaktuar gjeografike.

4. Disa emra tradicionalë gjeografikë ose jogjeografikë, të përdorur për një produkt

ushqimor ose bujqësor, të cilët e kanë origjinën në një rajon apo vend specifik dhe që

përmbushin kushtet e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 2, të këtij neni, trajtohen si

emërtime të origjinës.

5. Në përjashtim të parashikimit të pikës 2, të këtij neni, disa tregues gjeografikë trajtohen

si emërtime origjine në rastin kur lënda e parë e produktit vjen nga një zonë gjeografike më

e gjerë ose e ndryshme nga zona ku përpunohet produkti, me kusht që:

a) zona e prodhimit të lëndës së parë të jetë e përcaktuar;

b) të ekzistojnë kushte specifike për prodhimin e lëndës së parë;

c) të ekzistojnë rregullime për inspektimin që sigurojnë se këto kushte janë përmbushur. Në

kuptim të kësaj pike, vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të vlerësohen si

lëndë e parë.

6. Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me pijet alkoolike, tregues gjeografik i një pijeje

alkoolike do të jetë një tregues që identifikon një pije alkoolike me origjinë në territorin e

një vendi ose një rajoni apo lokaliteti të këtij territori, ku një cilësi e dhënë, reputacioni apo

karakteristika të tjera të asaj pijeje alkoolike i atribuohen esencialisht origjinës së tij

gjeografike.

7. Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me verërat:

a) “Emërtim origjine” quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik ose, në raste të veçanta të

justifikuara në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për të treguar një produkt që

përmbush kriteret e mëposhtme:

i) cilësitë ose karakteristikat e produktit vijnë ekskluzivisht ose esencialisht si rezultat i një

mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga

ky mjedis;

87

ii) hardhitë nga të cilat është prodhuar produkti vijnë ekskluzivisht nga ajo zonë

gjeografike;

iii) prodhimi realizohet në atë zonë gjeografike; iv) produkti përftohet nga varietete

hardhish që i përkasin llojit Vitisvinifera.

b) “Tregues gjeografik” quhet një tregues që i referohet një rajoni, një vendi specifik ose,

në raste të veçanta dhe të justifikuara, në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për

të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:

i) zotëron një cilësi, reputacion ose karakteristika të tjera specifike që i atribuohen asaj

zone gjeografike;

ii) të paktën 85 për qind e rrushit të përdorur për prodhim vjen ekskluvizisht nga ajo zonë

gjeografike;

iii) prodhimi i tij realizohet në atë zonë gjeografike;

iv) produkti përftohet nga varietete hardhish që i përkasin llojit Vitisvinifera ose një

kryqëzim midis llojit Vitisvinifera dhe llojeve të tjera të gjinisë Vitis.

Neni 177

E drejta për të depozituar një aplikim

(Shtohen fjalët në pikën 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 62 Shtohet pika 3,

me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 62)

1. “Grup” quhet çdo shoqatë, pavarësisht nga forma e saj ligjore, i përbërë kryesisht nga

prodhuesit apo përpunuesit që punojnë me të njëjtin produkt.

2. Kërkesat për regjistrimin e emrave, si EOM, TGJM, mund të paraqiten vetëm nga grupet

të cilat punojnë me produktet, emrat e të cilave do të regjistrohen.

3. Një person i vetëm fizik ose juridik mund të trajtohet si një grup kur plotësohen dy

kushtet e mëposhtme:

a) personi është i vetmi prodhues i gatshëm të paraqesë një kërkesë;

b) për sa u përket emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe treguesve gjeografikë të

mbrojtur, zona e përcaktuar gjeografike ka karakteristika, të cilat ndryshojnë dukshëm nga

ato të zonave fqinje ose karakteristikat e produktit janë të ndryshme nga ato të prodhuara në

zonat fqinje.

4. Grupet e huaja të prodhuesve mund të depozitojnë aplikim, me kusht që e drejta mbi

TGM ose EOM është dhënë në vendet e origjinës dhe nëse ato plotësojnë kërkesat e këtij

ligji.

Neni 178

Të drejtat që burojnë nga regjistrimi

1. E drejta e pronësisë mbi TGJ ose EO fitohet nëpërmjet regjistrimit në DPPI. Regjistrimi i

një treguesi gjeografik u jep pronarëve të drejtën për ta përdorur atë. Ata nuk kanë të drejtë

të japin licenca përdorimi për TGJ ose EO.

2. Pronarët kanë të drejtë të ndalojnë:

88

a) çdo përdorim tregtar të një TGJ ose EO për mallrat që janë të njëjta ose të ngjashme me

ato, për të cilat është regjistruar TGJ ose EO ose çdo përdorim për mallrat, edhe kur ato nuk

janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar TGJ ose EO, nëse nga reputacioni i

mallrave, për të cilat është regjistruar TGJ ose EO, është arritur përfitim i padrejtë;

b) çdo përdorim të papërshtatshëm ose falsifikim të TGJ ose EO, edhe nëse është

specifikuar origjina e vërtetë e mallrave ose çdo përdorim i përkthimit ose përdorim i

shoqëruar me terma të tillë si “lloj”, “tip”, “stil” ose të tjera të ngjashme me to;

c) çdo përdorim tjetër i pasaktë dhe i pavërtetë i TGJ ose EO, i origjinës, natyrës ose

cilësive thelbësore të mallrave të specifikuara në ambalazhim, në materialet e reklamimit

dhe të korrespondencës për produktet, kur të dhëna të tilla shkaktojnë keqinformim për

origjinën e vërtetë të produkteve;

ç) çdo përdorim të TGJ ose EO, që identifikon verëra ose pije, që nuk e kanë origjinën në

vendin e përcaktuar nga treguesi gjeografik, edhe në rastet kur jepet origjina e vërtetë e tyre

ose çdo përdorim i përkthimit apo përdorim i shoqëruar me terma të tilla, si “lloj”, “tip”

etj.;

d) çdo veprim tjetër, që mund të shkaktojë keqinformim të përdoruesit për origjinën e

vërtetë të mallrave. 3. TGJ ose EO nuk kthehen në emra të zakonshëm për aq kohë sa ato

gëzojnë mbrojtje, sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Një TGJ ose EO i regjistruar është një e drejtë kolektive dhe mund të përdoret si e tillë në

treg vetëm nga ata që, në përputhje me përcaktimet e nenit 176 dhe kërkesat e nenit 182

prodhojnë, përpunojnë ose përgatitin produktin.

5. Në lidhje me EOM dhe TGJM, verifikimi i përputhshmërisë me specifikimet e produktit

përpara hedhjes së tij në treg do të bëhet nga:

a) autoriteti kompetent, i caktuar nga ministri përgjegjës për bujqësinë; ose

b) një ose disa nga organet e kontrollit, të miratuara nga ministri përgjegjës për bujqësinë.

Neni 179

E drejta e përdoruesit

1. E drejta për të përdorur TGJM ose EOM nuk mund të transferohet ose të lihet peng me

një marrëveshje.

2. Nëse TGJM ose EOM përkon me elementin fjalë të markës tregtare të aplikuar ose të

regjistruar më parë, marka tregtare në fjalë nuk mund të tranferohet, të licencohet ose të

lihet peng me një marrëveshje.

3. Çdo produkt me prejardhje nga Shqipëria që tregtohet në bazë të TGJM ose EOM, në

përputhje me këtë ligj, duhet të etiketohet me shprehjen “tregues gjeografik i mbrojtur” ose

“emërtim origjine i mbrojtur” apo me logon e TGJM ose EOM.

4. Çdo produkt me prejardhje jashtë Shqipërisë, që tregtohet në bazë të treguesit gjeografik

ose emërtimit të origjinës, të regjistruar, në përputhje me këtë ligj, duhet të etiketohet me

shprehjen “tregues gjeografik i mbrojtur” ose “emërtim origjine i mbrojtur” apo me logon e

TGJM ose EOM.

5. DPPI-ja përcakton në rregullore logon e EOM, TGJM.

Neni 180

89

Bazat për refuzimin e regjistrimit

Një emër nuk regjistrohet si TGJ ose EO nëse:

a) është kthyer në emër të zakonshëm në treg në Republikën e Shqipërisë, për një produkt

të veçantë, pavarësisht nëse produkti e ka origjinën në vendin e përcaktuar nga TGJ ose EO

në fjalë;

b) ka të njëjtin emër me atë të një produkti bujqësor ose të një varieteti shtazor të regjistruar

më parë, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit për origjinën e vërtetë të mallrave;

c) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, për

të njëjtat produkte;

ç) është i njëjtë me atë të një treguesi gjeografik ose të një marke të regjistruar më parë, për

produkte që janë të ngjashme ose të njëjta, gjë që shkakton keqinformim te përdoruesit;

d) orienton në mënyrë mashtruese konsumatorin të besojë se produkti vjen nga një territor

tjetër;

dh) ka pushuar së përdoruri në një territor gjeografik të caktuar;

e)për personat e huaj kur nuk është i mbrojtur në vendin e origjinës.

Neni 180/a

Homonimet e treguesve gjeografikë ose emërtimeve të origjinës

Nëse emrat e dy ose më shumë vendeve të origjinës së produkteve janë identike apo

pothuajse identike, mbrojtja e emrave të tillë si tregues gjeografik ose emërtime origjine do

të miratohet për të gjithë prodhuesit që plotësojnë kërkesat e këtij ligji, nëse këto emra janë

përdorur në përputhje me praktikat e mira të biznesit dhe informimin e vërtetë të

konsumatorit, përveç nëse ata mund të çorientojnë publikun lidhur me origjinën

gjeografike. Përdoruesi i homonimeve do të sigurojë informata të mjaftueshme mbi etiketën

e materialeve të paketimit, në lidhje me origjinën e vërtetë të produktit, në mënyrë që të

dallohet një homonim nga një tjetër dhe të mos çorientohet konsumatori.

Neni 180/b

Mbrojtja ndërkombëtare

1. Treguesit gjeografikë ose emërtimet e origjinës së mbrojtur në Republikën e Shqipërisë

mund të mbrohen edhe jashtë vendit në bazë të marrëveshjeve dypalëshe për mbrojtjen e

ndërsjellë ose marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

2. Aplikimet për mbrojtje jashtë vendit mund të paraqiten vetëm nga grupe prodhuesish të

treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, të regjistruar në regjistrin përkatës të

DPPI-së.

3. Aplikimet për mbrojtje si tregues gjeografik apo emërtim origjine në territorin e BE-së

mund të paraqiten nga DPPI-ja me kërkesën e grupit të prodhuesve, pas regjistrimit të një

emri si EOM ose TGJM në territorin e Shqipërisë.

90

Neni 180/c

Aplikimi nga një grup i huaj prodhuesish

Kur grupi i huaj prodhues paraqet një kërkesë për mbrojtje të një TGJ ose EO, duhet të

bashkëngjitë një kopje të certifikatës ose akt tjetër juridik në gjuhën zyrtare të vendit të

origjinës, të lëshuar nga autoriteti kompetent në vendin e origjinës, si një dëshmi se TGJ

ose EO është i mbrojtur në atë vend, në përputhje me treguesin gjeografik të mbrojtur, në

përputhje me legjislacionin kombëtar në vendin e origjinës, si dhe një përkthim të

certifikuar në gjuhën shqipe.

Neni 181

Kohëzgjatja e mbrojtjes

(Shtohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 63)

1. Mbrojtja e TGJ ose EO fillon me regjistrimin në DPPI, me efekt nga data e depozitimit të

aplikimit.

2. Mbrojtja ligjore e një TGJ ose EO të regjistruar është e pakufizuar në kohë dhe

përfundon kur nuk ekziston më lidhja ndërmjet vetive e karakteristikave të mallrave dhe

mjedisit gjeografik.

KREU XXXI

(Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

PROCEDURAT PËR REGJISTRIMIN E NJË TREGUESI GJOGRAFIK OSE

EMËRTIMI ORIGJINE

Neni 182

Depozitimi i aplikimit

1. Aplikimi për regjistrimin e një treguesi gjeografik ose emërtimi origjine

depozitohet pranë DPPI-së.

2. Aplikimi bëhet vetëm për një tregues gjeografik ose emërtimi origjine dhe për

një lloj produkti.

3. Aplikimi përmban:

a) emrin dhe adresën e grupit të prodhuesve dhe të autoriteteve ose, nëse

disponohet, organin që verifikon përputhshmërinë me dispozitat ligjore që

përcaktojnë specifikimet e produktit;

b) specifikimet e produktit që përfshijnë:

i) emrin që do të mbrohet si emërtim origjine ose tregues gjeografik, ashtu si

përdoret në tregti ose në gjuhën e zakonshme;

91

ii) një përshkrim të produktit, përfshirë materialet e lëndës së parë dhe, nëse është e

përshtatshme, edhe karakteristikat kryesore fizike, kimike, mikrobiologjike ose

organoleptike të produktit;

iii) përcaktimin e zonës gjeografike;

iv) prova që produkti e ka origjinën nga zona gjeografike e përcaktuar;

v) një përshkrim të metodës së përftimit të produktit dhe, kur është e përshtatshme,

metodat lokale autentike e të pandryshueshme si dhe një informacion lidhur me

paketimin, në qoftë se grupi i prodhuesve vendos kështu, dhe jep justifikime të

mjaftueshme në lidhje me specifikat e produktit se përse paketimi duhet të bëhet në

zonën e caktuar gjeografike për të ruajtur cilësinë, për të siguruar origjinën ose

kontrollin, duke mbajtur parasysh lëvizjen e lirë të mallrave dhe ofrimin falas të

shërbimeve;

c) detajet që përcaktojnë:

i) lidhjen midis cilësisë ose karakteristikave të produktit dhe mjedisit gjeografik; ose

ii) kur është e përshtatshme, lidhjen midis një cilësie të caktuar, reputacionit ose

karakteristikave të produktit me origjinën gjeografike;

iii) emrin dhe adresën e autoriteteve ose, nëse është e disponueshme, emrin dhe

adresën e organit që verifikon përputhshmërinë me dispozitat ligjore që përcaktojnë

specifikimet e produktit; iv) çdo rregull specifik për etiketimin e produktit në fjalë;

ç) një dokument të lëshuar nga autoritetet vendore, që vërteton kryerjen e

veprimtarisë prodhuese të aplikantit në rajonin gjeografik të dhënë;

d) autorizimin nëse personi që aplikon përfaqësohet nga përfaqësuesi i autorizuar;

dh) aplikimi shoqërohet me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse.

4. Specifikimet e produktit në lidhje me verën duhet të paktën të përbëhen nga:

a) emri që do të mbrohet;

b) një përshkrim i verës ose verërave;

i) në lidhje emërtimet e origjinës, karakteristikat kryesore analitike dhe

organoleptike;

ii) në lidhje me treguesit gjeografikë, karakteristikat kryesore analitike, si dhe një

vlerësim ose indikacione të karakteristikave të tij organoleptike;

c) kur është e aplikueshme, praktikat enologjike specifike të përdorura për

prodhimin e verës ose verërave, si dhe kufizimet që lidhen me përgatitjen e tyre;

ç) kufijtë e zonës gjeografike që i përkasin;

d) maksimumin e prodhimit për hektar;

dh) një tregues për varietetin ose varietetet e rrushit, nga i cili përftohet vera ose

verërat;

e) detajet që rezultojnë nga nënndarja “i”, e shkronjës “a”, të pikës 7, të nenit 176,

ose nënndarja “i”, e shkronjës “b”, të pikës 7, të nenit 176;

ë) emrin dhe adresën e autoriteteve ose emrin dhe adresën e organit që verifikon

përputhshmërinë me dispozitat ligjore që përcaktojnë specifikimet e produktit.

5. Procedurat dhe plotësimet e tjera për kërkesën përcaktohen në vendimin e

Këshillit të Ministrave për treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës.

Neni 182/a

92

Ekzaminimi i formaliteteve

1. DPPI-ja ekzaminon kërkesat për regjistrimin e treguesve gjeografikë ose

emërtimeve të origjinës, sipas numrit rendor të paraqitjes së tyre.

2. DPPI-ja, brenda tre muajve nga data e marrjes së aplikimit, ekzaminon nëse

aplikimi përmban elementet e specifikuara në nenin 182 të këtij ligji.

3. Nëse kërkesa për regjistrimin e treguesit gjeografik apo emërtimit të origjinës i

përmban të gjitha elementet e nenit 182 të ligjit, DPPI-ja e publikon atë në buletinin

e radhës.

4. Nëse DPPI-ja vëren se nuk janë përfshirë të gjitha elementet e nenit 182 të këtij

ligji dhe të rregullores së dalë në zbatim të tij, njofton aplikantin për të bërë

plotësimet brenda dy muajve nga data e njoftimit. Kur aplikanti nuk kryen

plotësimet e kërkuara brenda kohës së caktuar, DPPI-ja refuzon aplikimin për

regjistrimin e treguesit gjeografikë apo emërtimit të origjinës.

5. Periudha për paraqitjen e plotësimeve mund të zgjatet deri në dy muaj shtesë,

nëse aplikanti paraqet një kërkesë me shkrim për zgjatje afati, të shoqëruar me

pagesën përkatëse, e cila duhet të depozitohet brenda përfundimit të afatit dymujor,

të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni.

6. Vendimi për refuzimin e aplikimit mund të apelohet brenda 1 muaji në dhomën

për shfuqizim/zhvlerësim.

Neni 182/b

Publikimi i aplikimit

1. DPPI-ja publikon elementet kryesore të aplikimit.

2. Të dhënat që publikohen në buletinin e DPPI-së përcaktohen në rregulloren

përkatëse.

Neni 182/c

Ekzaminimi në substancë

1. Në qoftë se aplikimi për një TGJ ose EO i referohet një produkti bujqësor apo

ushqimor, brenda 30 ditëve nga data e mbylljes së publikimit, DPPI-ja i dërgon

kërkesën, me një kopje të dosjes, ministrit përgjegjës për bujqësinë për vlerësim, në

lidhje me specifikimet e produktit, në përputhje me kërkesat e shkronjave “a”, “b”,

“c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 182, dhe nenit 176, të këtij ligji.

2. Në qoftë se aplikimi për një TGJ ose EO i referohet një produkti jobujqësor apo

joushqimor, brenda një muaji nga data e mbylljes së publikimit, DPPI-ja i dërgon

kërkesën me një kopje të dosjes së aplikimit autoritetit kompetent për vlerësim në

lidhje me specifikimet e produktit, në përputhje me kërkesat e shkronjave “a”, “b”,

“c” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 182 dhe nenit 176, të këtij ligji.

3. Procedura në lidhje me pikat 1 dhe 2, të këtij neni, përcaktohet në rregulloren

përkatëse.

93

4. Vlerësimi i kërkuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, lëshohet nga organet

kompetente brenda një periudhe dymujore nga data e paraqitjes së kërkesës.

5. Kur vlerësimi i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, është pozitiv, DPPI-ja

regjistron treguesin dhe lëshon certifikatën.

6. Kur vlerësimi, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, është negativ, DPPI-ja refuzon

regjistrimin e aplikimit dhe njofton aplikantin.

7. Vendimi i refuzimit, i lëshuar sipas pikës 6, të këtij neni, mund të apelohet në

gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit.

Neni 182/ç

Procedura e kundërshtimit

1. Çdo person fizik ose juridik që ka interes të ligjshëm mund të depozitojë një

kundërshtim ndaj aplikimit brenda një afati tremujor nga data e publikimit, kundrejt

pagesës së tarifës përkatëse, pranë Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve. 2.

Kundërshtimi duhet të përfshijë:

a) emrin dhe adresën e personit që depoziton kundërshtimin;

b) të dhëna që justifikojnë interesin ekonomik ose juridik të personit që depoziton

kundërshtimin. Të dhënat për depozitimin e kundërshtimit dhe procedurat përkatëse

përcaktohen në rregulloren përkatëse.

3. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve ekzaminon nëse kundërshtimi është

depozituar në përputhje me kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk plotësohen,

Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve refuzon kërkesën për kundërshtim dhe

njofton paraqitësin e kërkesës.

5. Nëse kërkesat e parashikuara në pikat 1dhe 2, të këtij neni, plotësohen, Dhoma

për Shqyrtimin e Kundërshtimeve njofton aplikantin dhe i jep atij mundësinë të

paraqesë vërejtje, shpjegime ose dokumente shtesë brenda dy muajve nga data e

njoftimit.

6. Afati kohor, i parashikuar në pikën 5, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

7. Nëse kundërshtimi ka si objekt specifikimet e një produkti bujqësor ose

ushqimor, bazuar në shkronjën “a”, të nenit 182/d, të këtij ligji, Dhoma për

Shqyrtimin e Kundërshtimeve i dërgon dosjen e aplikimit së bashku me dosjen e

plotë për kundërshtim ministrit përgjegjës për bujqësinë për miratim brenda një

muaji nga plotësimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

8. Nëse kundërshtimi ka si objekt specifikimet e një produkti jobujqësor ose

joushqimor, bazuar në shkronjën “a”, të nenit 182/d, të këtij ligji, Dhoma për

Shqyrtimin e Kundërshtimeve i dërgon dosjen e aplikimit së bashku me dosjen e

plotë për kundërshtim autoritetit kompetent për miratim brenda 1 muaji nga

plotësimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

9. Nëse kundërshtimi ka si objekt një pretendim të bazuar në shkronjat “b”, “c”,

dhe “d”, të nenit 182/d, të këtij ligji, kërkesa shqyrtohet nga Dhoma për Shqyrtimin

e Kundërshtimeve, që del me vendim brenda 2 muajve nga plotësimi i të gjithë

dokumentacionit të përcaktuar në rregulloren përkatëse. Vendimi, sipas kësaj pike,

94

mund të apelohet në Bordin e Apelit brenda 1 muaji nga data e njoftimit të

vendimit.

10. Nëse aplikanti i TGJ ose EO së kundërshtuar paraqet argumentet e tij ndaj

kundërshtimit brenda afatit të parashikuar, Dhoma për Shqyrtimin e

Kundërshtimeve shqyrton brenda dy muajve argumentet dhe bazën ligjore, mbi të

cilat mbështetet kundërshtimi

11. Bazuar në një vlerësim pozitiv në lidhje me aplikimin e kundërshtuar, referuar

pikave 7 dhe 8, të këtij neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve brenda një

muaji merr vendim për lëshimin e certifikatës, duke konfirmuar regjistrimin, pas

kryerjes së pagesës së tarifës përkatëse.

12. Bazuar në një vlerësim negativ në lidhje me aplikimin e kundërshtuar, referuar

pikave 7 dhe 8, të këtij neni, Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve brenda një

muaji merr vendim për refuzimin e regjistrimit dhe njofton aplikantin.

13. Kundër vendimit të refuzimit, të parashikuar në pikën 12, të këtij neni, mund të

bëhet apelim në gjykatë brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimi.

Neni 182/d

Bazat për kundërshtim

1. Një kundërshtim ndaj një aplikimi për regjistrimin e një TGJ ose një EO do të jetë i

pranueshëm vetëm nëse ai do të depozitohet në DPPI brenda afatit tremujor të publikimit

dhe nëse:

a) tregon se aplikimi për regjistrimin e TGJ ose EO nuk përmbush kushtet e parashikuara

në nenin 176 dhe shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 182;

b) tregon se regjistrimi i emrit që kërkohet të mbrohet është në kundërshtim me nenin 180;

c) tregon se regjistrimi i emrit që kërkohet të mbrohet rrezikon një emër tërësisht ose

pjesërisht identik të mbrojtur ose një markë tregtare që gëzon të drejta të mëparshme ose

ekzistencën e produkteve, të cilat kanë qenë ligjërisht në treg për të paktën pesë vjet para

datës së regjistrimit; ose

ç) jep detaje, nga të cilat mund të konkludohet se emri për të cilin kërkohet regjistrimi është

një term i përgjithshëm përshkrues.

2. Afati sipas pikës 1, të këtij neni, nuk mund të zgjatet.

Neni 182/dh

Ndryshime në specifikimet e produktit

1. Një grup që ka interes të ligjshëm mund të aplikojë për miratimin e ndryshimeve në

specifikimet e produktit.

2. Aplikanti duhet të justifikojë dhe të japë arsye në lidhje me ndryshimet e kërkuara.

3. Aplikimi për ndryshim do të ndjekë procedurën e parashikuar në nenet 182, 182/a, 182/b,

182/c, 182/ç dhe 182/d të këtij ligji.

95

Neni 183

Shfuqizimi i një treguesi gjeografik

1. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim, me kërkesë të çdo pale që ka një interes të ligjshëm,

mund të marrë vendim për shfuqizimin e një TGJM ose EOM në rastet e mëposhtme:

a) kur nuk ekziston më përputhshmëria me kushtet e specifikimeve të produktit;

b) kur nuk është hedhur në treg asnjë produkt me këtë TGJM ose EOM për një periudhë

kohore të pandërprerë prej shtatë vjetësh.

2. Rregulla të hollësishme në lidhje me procedurën e shfuqizimit përcaktohen në

rregulloren përkatëse.

3. Vendimi i shfuqizimit të TGJM ose EOM apelohet në gjykatë brenda një muaji nga data

e marrjes së njoftimit mbi vendimin.

KREU XXXII

USHTRIMI I TË DREJTAVE

Neni 184

Aktet që përbëjnë shkelje të të drejtave

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 64 Shtohet neni 184/a,

184/b, 184/c, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 65

Ndryshohet pika 1 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Veprimet e kryera nga çdo person, në kundërshtim me nenet 36, 37, pika, 1, 47 e 48, të

ligjit, për një shpikje, e cila mbrohet nga një patentë ose nga një aplikim për patentë,

përbëjnë shkelje të të drejtave të patentës. Në gjykimet civile për shkeljet e të drejtave të

një procesi të patentuar, kur objekti i një patente është një proces për përftimin e një

produkti, gjykata ka të drejtë të urdhërojë të paditurin të provojë se procesi për përftimin e

një produkti identik është i ndryshëm nga procesi i patentuar. Pavarësisht nga sa

parashikohet në paragrafin e mëparshëm, nëse:

a) produkti i përftuar nga procesi është i ri;

b) ose ka gjasa thelbësore se produkti të jetë bërë nga procesi i patentuar, por pronari i

patentës nuk ka qenë në gjendje pas përpjekjesh të arsyeshme të përcaktojë procesin e

përdorur faktikisht, do të prezumohet se produkti është prodhuar duke përdorur procesin e

patentuar, përveç kur provohet e kundërta.

.

96

2. Përbën shkelje të së drejtës, sipas rastit, çdo përdorim, kufizim, imitim ose

bashkëshoqërim i paautorizuar i disenjos së regjistruar, markës apo treguesit

gjeografik, si dhe çdo veprim tjetër që cenon të drejtat e pronarit, sipas neneve 127,

156 dhe 178, të këtij ligji. I njëjti rregull zbatohet edhe për disenjon, markën apo

treguesin gjeografik të depozituar në DPPI, për të cilin është bërë kërkesë për

regjistrim, sipas këtij ligji.

Neni 184/a

E drejta për të vepruar kundër shkeljes së të drejtave

1. E drejta për të ngritur padi në gjykatë për shkelje të të drejtave, sipas këtij ligji, i përket:

a) pronarit të një patente, disenjoje ose markë të regjistruar;

b) përdoruesit të autorizuar të një marke kolektive ose treguesi gjeografik;

c) mbajtësit të një licence ekskluzive për një patentë ose aplikimi për patentë, në përputhje

me kreun XXX, si dhe mbajtësit të një licence për një disenjo industriale ose marke, në

përputhje me nenet 129 dhe 163, të këtij ligji;

ç) pronarit të një marke të mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis

të Konventës së Parisit, në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 5, të nenit 143, të këtij ligji.

2. Pronari i një patente ose i një aplikimi për patentë ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë

kundër çdo personi, që ka shkelur, po shkel ose rrezikon të shkelë të drejtat mbi patentën.

Megjithatë, gjykata mund të mos vendosë në themel për çështjen, derisa të publikohet

patenta e dhënë.

3. Kur i licencuari ka një licencë ekskluzive mbi një patentë ose aplikim për patentë, ai ka

të drejtë të fillojë proces gjyqësor, nëse pronari i patentës ose i aplikimit për patentë, pas

njoftimit zyrtar nga i licencuari, nuk fillon procesin gjyqësor kundër shkeljeve, brenda një

periudhe të arsyeshme kohe. Nëse licenca e patentës është joekskluzive, i licencuari mund

të fillojë procesin gjyqësor kundër shkeljes vetëm nëse pronari i saj ose aplikuesi për

patentë jep pëlqimin. Pronari i patentës ose aplikuesi për patentë ka të drejtë të marrë pjesë

në procesin gjyqësor kundër shkeljes së filluar nga i licencuari. Në rastin kur gjykimi ndaj

shkeljeve fillohet nga pronari i patentës, i licencuari ka të drejtë të marrë pjesë në gjykim si

person i tretë.

Neni 184/b

Procedurat në rast shkeljeje

(Ndryshohet pika 1 me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Personat e përmendur në nenin 184/a, të këtij ligji, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës

kundër çdo personi, qëshkel të drejtat e tyre për të kërkuar:

a) ndalimin e mallrave/shërbimeve që shkelin të drejtat e personave që parashikohen në

nenin 184/a;

97

b) heqjen ose bllokimin nga qarkullimi civil i materialeve, pajisjeve, instrumenteve dhe

mjeteve të përdorura kryesisht për krijimin ose prodhimin e mallrave ose shërbimeve që

shkelin të drejtat;

c) në lidhje me mallrat e paligjshme (counterfeiting), thjesht heqja ose shkëputja e markës

së ngjitur në këto mallra nuk është e mjaftueshme, përveçse në raste përjashtimore për të

lejuar hedhjen në treg të këtyre mallrave.

ç) publikimin e vendimit përfundimtar të gjykatës në median publike me shpenzimet e

personit që ka kryer shkeljen, sipas mënyrës së parashikuar nga gjykata.

2. Gjykata urdhëron zbatimin e masave të parashikuara në pikën 1, shkronjat “b” dhe “c”, të

këtij neni, me shpenzimet e shkelësit, përveç kur ka arsye të veçanta për të vendosur

ndryshe. Në shqyrtimin e kërkesës për marrjen e msave të parashikuara në pikën 1,

shkronjat “b” dhe “c”, gjykata vlerëson proporcionalitetin midis rëndësisë së shkeljes dhe

masës së urdhëruar, si dhe interesat e palëve të treta.

3. Masa e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, mund të merret edhe ndaj

një ndërmjetësi, shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për të shkelur një të drejtë

të pronësisë industriale.

4. Padia kundër shkeljes së të drejtave duhet të depozitohet në gjykatë, brenda tre vjetëve

nga data kur paditësi merr dijeni për shkeljen dhe shkelësin.

Neni 184/c

Shpërblimi i dëmeve

(Shtohetneni 184/ç me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

Shkelësi është përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar paditësit. Gjykata, në

përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, vendos për masën e dëmshpërblimit, përveç

kur është parashikuar ndryshe. Gjykata, në caktimin e masës së dëmshpërblimit:

a) mban parasysh çdo dëm efektiv dhe real, përfshirë edhe fitimin e munguar, që ka pësuar

pala e dëmtuar, çdo fitim të padrejtë, të realizuar nga shkelësi, si rezultat i konkurrencës së

pandershme dhe, sipas rastit, edhe dëmin moral shkaktuar mbajtësit të të drejtave nga

shkelja, cenimin e emrit apo të reputacionit të tij tregtar etj.;

b) sipas rastit, mund të vendosë shpërblimin e menjëhershëm të dëmit duke llogaritur

fitimet që do të siguroheshin ose do të merreshin në rast se shkelësi do të kishte kërkuar

autorizim për përdorimin e së drejtës së pronësisë industriale në fjalë.

Neni 184/ç

Paditë kundër vendimeve të Bordit të Apelit

Kundër një vendimi të Bordit të Apelit mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente

brenda 45 ditëve nga dita kur është marrë njoftim për vendimin.

98

Neni 185

E drejta e informacionit

(Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 66

Shtohet neni 185/a me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Gjatë procesit të shqyrtimit të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale,

gjykata në bazë të kërkesës, mund të urdhërojë që informacioni për origjinën dhe rrjetin

shpërndarës të mallrave, shërbimeve që cenojnë këto të drejta, të jepet ose të sigurohet nga

shkelësi dhe/ose çdo person tjetër për të cilin:

a) është konstatuar se zotëron mallra cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë

tregtare;

b) është konstatuar se përdor shërbime cenuese, në kuptimin e këtij ligji, në shkallë

tregtare;

c) është konstatuar se ofron shërbime të përdorura në veprimtaritë cenuese, në shkallë

tregtare;

ç) tregohet nga personi i përmendur në shkronjat “a”, “b” ose “c” të kësaj pike se

është përfshirë në prodhimin, përgatitjen apo shpërndarjen e mallrave ose në kryerjen e

shërbimeve.

2. Informacioni i përmendur në pikën 1 të këtij neni, sipas rastit, përmban:

a) emrat dhe adresat e prodhuesve, fabrikuesve, shpërndarësve, furnizuesve e të

mbajtësve të tjerë të mëparshëm të mallrave dhe shërbimeve, si dhe të tregtuesve me

shumicë dhe pakicë;

b) të dhëna për sasitë e prodhuara, të fabrikuara, të shpërndara, të marra ose të

porositura, si edhe çmimet e marra për mallrat apo shërbimet në fjalë.

3. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse:

a) në bazë të informacionit të paraqitur për administrim, gjykata ka arsye të besojë se

e drejta për informacion është shpërdoruar;

b) informacioni i kërkuar e detyron personin e përmendur në pikën 1 të këtij neni, të

pranojë pjesëmarrjen e tij ose të të afërmve të ngushtë të tij në shkeljen e së drejtës së

markës;

c) bërja e ditur ose publike e informacionit nuk mund të kërkohet për shkak të

rregullave, që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve informuese ose përpunimin e të

dhënave personale.

Neni 185/a

Mbrojtja e të dhënave personale

Përpunimi i të dhënave personale, për qëllim të zbatimit të këtij ligji, duhet të kryhet

në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 186

99

Provat

(Shtohet pika 3, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 67)

1. Me kërkesë të palës, që ka paraqitur prova të mjaftueshme për mbështetjen e

pretendimeve të veta dhe, për t’i bazuar këto pretendime, ka përcaktuar edhe prova të tjera,

që janë në zotërim të palës kundërshtare, gjykata mund të urdhërojë që këto prova të

paraqiten nga pala kundërshtare, me kusht që të mbrohet informacioni konfidencial.

2. Në po të njëjtat kushte, në rastin e shkeljes së kryer në shkallë tregtare, gjykata

mund të urdhërojë, sipas rastit, me kërkesë të palës, paraqitjen e dokumenteve bankare,

financiare ose tregtare, që janë në zotërim të palës kundërshtare, me kusht që të mbrohet

informacioni konfidencial.

3. Gjykata mund të urdhërojë këqyrjen e sendeve të luajtshme ose të paluajtshme dhe

sigurimin e provave, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile..

Neni 187

Masat e përkohshme

(Ndryshohet titulli i nenit, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 68

Ndryshohet shkronja “a”, pika 1, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 68

Ndryshohet pika 4, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 68

Ndryshohet pika 5, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 68

Shtohet pika 7, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 68)

1. Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, urdhëron vendosjen e masave të

përkohshme kur ai:

a) është pronar, sipas parashikimit të këtij ligji dhe gëzon të drejtat e përcaktuara në

nenet 36, 127, 156 dhe 178 të këtij ligji

b) depoziton dokumente, që i japin mundësi gjykatës për të vendosur se e drejta e tij

është shkelur, ose se ka shumë të ngjarë që shkelja të ndodhë;

c) kërkon që masat të merren pa vonesë të pajustifikuar pas konstatimit të shkeljes së

pretenduar.

2. Me marrjen e masave të përkohshme, gjykata:

a) ndalon shkeljet e pritshme ose shkeljet që kanë filluar të kryhen;

b) ndalon hyrjen e mallrave në rrugët tregtare;

c) urdhëron ruajtjen e provave të rëndësishme për shkeljen e pretenduar, me kusht që

të mbrohet informacioni konfidencial. Masa të tilla mund të përfshijnë përshkrimin e

hollësishëm, me ose pa marrjen e mostrave, ose bllokimin fizik të mallrave shkelëse dhe,

sipas rastit, të materialeve dhe të mjeteve të përdorura në prodhimin dhe/ose shpërndarjen e

këtyre mallrave dhe të dokumenteve të lidhura me to;

ç) konfiskon, nxjerr jashtë qarkullimit ose vë nën kontroll, për periudhën e vazhdimit

të procesit gjyqësor, objektet që përbëjnë shkelje të të drejtave, sipas këtij ligji, ose mjetet e

përdorura, kryesisht, për prodhimin e këtyre objekteve;

d) urdhëron, në rastin e një shkeljeje të kryer në shkallë tregtare dhe nëse pala e

dëmtuar demonstron rrethana të tilla, që mund të rrezikojnë riparimin e dëmeve, bllokimin

100

e përkohshëm të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar,

përfshirë edhe bllokimin e llogarive të tij bankare dhe të aseteve të tjera. Për këtë qëllim,

gjykata mund të urdhërojë paraqitjen e dokumenteve bankare, financiare ose tregtare, ose

shfrytëzimin e mundësive të tjera, të përshtatshme, për të zotëruar informacionin përkatës.

3. Gjykata vendos për marrjen e masave të përkohshme, pa dëgjuar palën tjetër,

veçanërisht kur vonesa mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme pronarit të së drejtës, ose

kur prova mund të shkatërrohet. Pala, kundër së cilës është vendosur masa, njoftohet

menjëherë për masat e marra, por jo më vonë se menjëherë pas ekzekutimit të tyre.

Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të palës, kundër të cilës

është vendosur masa, për të vendosur, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit të marrjes

së masave, nëse këto masa duhet të ndryshohen, të revokohen ose të konfirmohen.

4. Kur vendos për marrjen e masave të përkohshme, gjykata cakton një afat, sipas

rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, brenda të cilit personi që ka

kërkuar këto masa duhet të ngrejë padi në gjykatë, në përputhje me nenin 184 të këtij

ligji.”.

5. Masat e përkohshme, të përmendura në shkronjat “a” e “b”, të pikës 2, të këtij neni,

mund të jepen kundër shkelësit të pretenduar të së drejtës së pronësisë industriale, si dhe në

kushte të njëjta kundër ndërmjetësit, shërbimet e të cilit janë përdorur nga pala e tretë për të

cenuar këtë të drejtë.

6. Marrja e masave të përkohshme kushtëzohet me depozitimin nga paditësi të një

garancie të përshtatshme ose të një sigurimi tjetër, të barasvlershëm me të, që synon të

sigurojë kompensimin e çdo dëmi që i shkaktohet palës kundërshtare.

7. Nëse masat e përkohshme të parashikuara nga ky nen revokohen, shuhen, ose nëse

ato bëhen të pavlefshme, për shkak të një veprimi a mosveprimi të paditësit, gjykata

urdhëron paditësin, me kërkesën e të paditurit, t’i ofrojë këtij të fundit shpërblim të

përshtatshëm për çdo dëm të shkaktuar, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e

Procedurës Civile.

Neni 188

Masat në kufirin e vendit dhe në tregun e brendshëm

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 69

Shtohet neni 188/a, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 70)

1. Nëse pronarët ose mbajtësit e të drejtave, në kuptim të këtij ligji, të një patente, disenjoje

ose marke të regjistruar ose përdoruesit e autorizuar të treguesit gjeografik të regjistruar

paraqesin një kërkesankesë për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë ose për

mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cenojnë të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj,

autoritetet doganore ose Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, sipas rastit, janë të

detyruara të bëjnë verifikimet përkatëse dhe, në bazë të përfundimeve të nxjerra, të

vendosin bllokimin e zhdoganimeve ose heqjen e mallrave nga tregu, si dhe vendosjen e

tyre në një vend të sigurt, përveç kur importuesi ose tregtari vërteton, nëpërmjet

dokumenteve të origjinës së mallrave, se ato nuk janë të falsifikuara. Autoritetet doganore

dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut veprojnë edhe ex officio

kur parashikohet nga legjislacioni në fuqi që rregullon aktivitetin e këtyre organeve.

101

2. Procedurat për veprimet që ndërmarrin autoritetet doganore dhe inspektorët e

Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, sipas pikës 1, të këtij neni, rregullohen

nga legjislacioni doganor dhe legjislacioni për inspektimet në Republikën e Shqipërisë.

3. Autoritetet doganore ose Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njoftojnë

menjëherë importuesin, pritësin e mallrave ose tregtarin për masat e marra.

4. Autoritetet doganore ose Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i ndërpresin

masat e marra, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse pronarët ose mbajtësit e të drejtave, në

kuptim të këtij ligji, të një patente, disenjoje ose marke të regjistruar apo përdoruesit e

autorizuar të treguesit gjeografik të regjistruar, nuk ngrenë padi në gjykatë për shkeljen e të

drejtave të tyre brenda 20 ditëve (ditë pune) nga data e njoftimit të marrjes së masave.

Neni 188/a

Deklarata për mosshkelje të së drejtës së patentës

1. Çdo person i interesuar mund të ngrejë padi kundër pronarit të patentës për të provuar se

një veprim i veçantë nuk përbën shkelje të patentës. I licencuari i një licence ekskluzive duhet të

thirret në gjykatë si i paditur së bashku me pronarin e patentës.

2. Pronari i patentës ka detyrë të njoftojë të licencuarin për gjykimin në fjalë. I licencuari ka

të drejtë të marrë pjesë në gjykim, me cilësinë e personit të tretë, përveç kur parashikohet

ndryshe në marrëveshjen e licencimit.

3. Nëse është ngritur një padi për shkelje të një patente nga pronari ose i licencuari i saj

kundër një personi, ky i fundit ka të drejtë të ngrejë kundërpadi për të provuar se veprimi i tij

nuk përbën shkelje të patentës.

Kërkesëpadia e lartpërmendur mund të paraqitet së bashku me kërkesën për shfuqizimin e

patentës.

PJESA VI

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU XXXIII

(Ndryshohet titulli dhe kreu me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DPPI-SË

Neni 189

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI)

1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucion publik jobuxhetor

që regjistron, administron dhe promovon objektet e PI-së dhe funksionon si agjenci

102

autonome nën mbikëqyrjen e ministrit përgjegjës për ekonominë dhe ka selinë e vet në

Tiranë.

2. Drejtori i Përgjithshëm e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.

3. Veprimtaria e DPPI-së përcaktohet dhe rregullohet me këtë ligj dhe me akte të tjera

të nënligjore.

4. Marrëdhëniet e punës të nëpunësve të DPPI-së rregullohen nga ligji për nëpunësin

civil.

5. DPPI-ja ka logon dhe vulën e saj të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

Neni189/a Organet drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale Organet

drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë Këshilli Mbikëqyrës

dhe Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 189/b

Këshilli Mbikëqyrës

1. Këshilli Mbikëqyrës është organ kolegjial, i përbërë nga 5 anëtarë, kryetari dhe 4

anëtarë, nga të cilët:

a) një jurist;

b) një financier;

c) një anëtar i kabinetit të Kryeministrit;

ç) një anëtar i kabinetit të ministrit përgjegjës për ekonominë;

d) një anëtar nga struktura që mbulon investimet e huaja.

2. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës emërohen nga ministri përgjegjës për ekonominë.

3. Kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët që parashikohen në shkronjat “a” dhe “b”, të

pikës 1, të këtij neni, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës.

Në rast se kjo shumicë nuk arrihet, kryetari emërohet nga ministri përgjegjës për

ekonominë.

Neni 189/c

Kompetencat e Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli i Mbikëqyrës ka këto kompetenca:

1. Mbikëqyr veprimtarinë e DPPI-së dhe ushtron çdo kompetencë tjetër sipas këtij

ligji.

2. Miraton programet e zhvillimit të DPPI-së.

3. Miraton rregulloren e brendshme të organizimit dhe të funksionimit të DPPI-së.

4. Miraton strukturën dhe organikën e DPPI-së me propozimin e Drejtorit të

Përgjithshëm pas marrjes së dakordësisë nga ministri përgjegjës për administratën publike

dhe ministri përgjegjës për financat.

5. Miraton programin financiar të DPPI-së si dhe projektbuxhetin, i cili më pas

miratohet nga Këshilli i Ministrave.

103

6. Miraton projektin për nivelin e pagave të punonjësve të DPPI-së, i cili më pas

miratohet nga Këshilli i Ministrave.

7. Miraton çdo vit kriteret dhe masat për shpërblimet stimuluese të personelit për

efektivitetin e shërbimit të kryer në DPPI, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.

8. Miraton kushtet, afatet dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve me mjete

elektronike nga DPPI-ja, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.

Neni 189/ç

Kriteret e emërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës

Personi, që është për t’u emëruar si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës, sipas shkronjave

“a” dhe “b”, të nenit 189/b, duhet të plotësojë këto kërkesa:

a) të ketë shtetësi shqiptare;

b) të ketë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave”;

c) të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion, në administratën publike, në

institucione qendrore publike;

ç) të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për ndonjë vepër penale;

d) të mos jetë larguar nga shërbimi civil;

dh) të mos ketë vërejtje të pashuara ende;

d)të mos ketë konflikte interesash me detyrën, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 189/d

Mandati i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës

1. Mandati i kryetarit dhe i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës është 3 vjet, pa të drejtë

riemërimi, përveç rasteve kur anëtarët e zgjedhur sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të

nenit 189/b, lirohen nga funksionet e tyre përpara mbarimit të mandatit, të cilët do të

zëvendësohen sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj për mandatin e mbetur.

Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës, që parashikohen në shkronjat “a” dhe “b”, të

nenit 189/b, vazhdojnë të jenë anëtarë për aq kohë sa zgjat mandati i tyre, sipas këtij

neni.

2. Kur mandati i kryetarit apo i një anëtari përfundon, ai qëndron në detyrë deri kur

zëvendësohet. Një muaj para përfundimit të mandatit të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës,

DPPI-ja lajmëron me shkrim ministrin përgjegjës për ekonominë, i cili fillon procedurat për

emërimin e anëtarit të ri.

3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mund të jenë të punësuar, me kohë të

plotë, në detyra të tjera, por nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë këshilli tjetër mbikëqyrës.

Neni 189/dh

Largimi nga detyra i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës

104

1. Largimi nga detyra i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës përpara përfundimit të

mandatit bëhet kur anëtari:

a) jep dorëheqjen;

b) humbet pozicionin, sipas shkronjave “c” , “ç” dhe “d”, të pikës 1, të nenit 189/b;

c) bëhet fizikisht i paaftë për më shumë se tre muaj të përmbushë detyrën, për të cilën

është emëruar;

ç) mungon pa arsye për më shumë se tre mbledhje radhazi;

d) i shkakton dëm DPPI-së apo imazhit të saj për shkak të paaftësisë profesionale ose

të qëndrimeve neglizhente;

dh) duke qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, ai/ajo vepron në kundërshtim me

interesat e DPPI-së;

e) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) humbet apo lë shtetësinë shqiptare.

2. Propozimi për lirimin nga detyra të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës bëhet nga vetë

këshilli ose nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, shoqëruar me arsyet dhe dokumentet

provuese, në bazë të të cilave kërkohet ky lirim. Ky propozim i paraqitet ministrit

përgjegjës për ekonominë, i cili fillon procedurat përkatëse për lirimin nga detyra.

3. Ministri, në zbatim të pikës 2, të këtij neni, mund të vendosë pezullimin e anëtarit

nga kryerja e funksioneve deri në përfundim të verifikimit dhe marrjes së një vendimi.

4. Kur një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës lirohet nga detyra përpara mbarimit të

mandatit, anëtari i ri zëvendësues emërohet sipas së njëjtës procedurë që u ndoq për

emërimin e anëtarit që u largua.

Neni 189/e

Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës

1. Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës thirren nga kryetari, me kërkesën e secilit prej

anëtarëve ose me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI-së. Drejtori i Përgjithshëm

merr pjesë në mbledhjet e këtij këshilli pa të drejtë vote.

2. Këshilli Mbikëqyrës mblidhet të paktën katër herë në vit. Mbledhjet e këshillit

drejtohen nga kryetari ose, në mungesë të tij, nga njëri prej anëtarëve, i autorizuar prej tij.

3. Këshilli Mbikëqyrës harton rregulloren e tij të brendshme për funksionimin dhe

organizimin e Këshillit Mbikëqyrës. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së ia paraqet këtë

rregullore për miratim ministrit përgjegjës për ekonominë.

4. Mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës janë të vlefshme kur janë të pranishëm të paktën

3 anëtarë të tij. Vendimet e tij janë të vlefshme kur shumica e anëtarëve të pranishëm

votojnë në favor të tyre. Abstenimi nuk lejohet.

5. Për çdo mbledhje mbahet procesverbali nga sekretari teknik, i cili nënshkruhet nga

të gjithë anëtarët e pranishëm, përfshi edhe sekretarin teknik, ndërsa vendimet e Këshillit

Mbikëqyrës nënshkruhen nga kryetari.

6. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së cakton një punonjës të DPPI-së në rolin e

sekretarit teknik të Këshillit Mbikëqyrës.

7. Kryetari, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe sekretari teknik shpërblehen në

masën dhe sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

105

Neni 190

Detyrimet, kufizimet dhe e drejta e shpërblimeve stimuluese të punonjësve të

DPPI-së

1. Punonjësit e DPPI-së, gjatë periudhës së ushtrimit të veprimtarisë, si dhe për një

periudhë kohore prej një viti, pas përfundimit të punës në këtë drejtori, nuk mund të

depozitojnë aplikime për patenta, marka tregtare, disenjo industriale ose tregues

gjeografikë. Atyre nuk u lejohet të gëzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të

drejta mbi patentat, markat tregtare ose disenjot industriale, përveç rasteve të trashëgimisë,

të miratuara nga DPPI-ja, dhe as nuk mund të përfitojnë ndonjë të drejtë që rrjedh prej tyre.

2. Punonjësit e DPPI-së nuk mund të gëzojnë asnjë të drejtë për prioritet për patentat,

regjistrimet e markave, disenjove industriale ose të treguesve gjeografikë ose për aplikimet

për patenta, marka, disenjo industriale ose tregues gjeografikë, të cilat kanë datë më të

hershme se një vit nga përfundimi i punës në këtë drejtori.

3. Punonjësit e DPPI-së kanë të drejtën të marrin shpërblime stimuluese për

efektivitetin e shërbimit të kryer në DPPI, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 191

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së

1. Drejtori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e kësaj drejtorie dhe ndjek

përmbushjen e dispozitave, të parashikuara në këtë ligj dhe në rregulloret e nxjerra në

zbatim të tij.

2. Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy

apo shumëpalëshe me zyra homologe në fushën e pronësisë industriale, në përputhje me

legjislacionin në fuqi.

3. Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson drejtorinë për çështje të pronësisë industriale në

gjykatë, arbitrazh dhe institucionet shtetërore, brenda hapësirave të parashikuara në

legjislacionin në fuqi, si dhe përfaqëson vendin për çështje të pronësisë industriale në

organizatat ndërkombëtare të fushës, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

4. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm i propozon për

miratim Këshillit Mbikëqyrës rregulloren e brendshme të kësaj drejtorie, si dhe nxjerr

urdhra, udhëzime ose akte të tjera të brendshme.

5. Drejtori i Përgjithshëm menaxhon punonjësit administrativë, në zbatim të

legjislacionit në fuqi.

6. Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim Këshillit Mbikëqyrës organikën,

strukturën, projektin e nivelit të pagave, si dhe shpërblimet e punonjësve të DPPI-së.

106

7. Drejtori i Përgjithshëm i propozon për miratim Këshillit Mbikëqyrës kushtet, afatet

dhe procedurat për ofrimin shërbimeve me mjete elektronike nga DPPI-ja, pas marrjes së

dakordësisë nga ministri përgjegjës për shoqërinë e informacionit.

Neni 191/a

Të ardhurat e DPPI-së

1. Të ardhurat që realizon DPPI-ja janë: 31

a) të ardhurat që krijohen nga aktiviteti i saj;

b) të ardhurat nga tarifat e Sistemit të Madridit për regjistrimin e markave ndërkombëtare, e

Marrëveshjes së Hagës për aplikimet ndërkombëtare për disenjo industriale, si dhe të gjitha

marrëveshjet e tjera që Republika e Shqipërisë ka lidhur ose do të lidhë në fushën e

pronësisë industriale;

c) të ardhura të tjera që mund të krijohen sipas legjislacionit në fuqi.

2. Pasqyra financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve hartohet në përputhje me dispozitat

ligjore në fuqi.

3. Të ardhurat përdoren për paga, sigurime dhe shpërblime, shpenzime operative dhe

investime kapitale, aktivitete të ndryshme në fushën e pronësisë industriale, brenda dhe

jashtë vendit, të gjitha këto të nevojshme për ushtrimin dhe realizimin e funksioneve të

DPPI-së, si dhe kontributeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në

organizmat ndërkombëtarë të PI-së.

4. Për projektet, aktivitetet apo investimet që zbatohen në kuadër të marrëveshjeve të

lidhura nga DPPI-ja me institucione ndërkombëtare të fushës, të cilat investohen tërësisht

me fondet e tyre apo pjesërisht edhe me fondet e DPPI-së, zbatohen procedurat që ndjekin

këto institucione ose procedurat që përcaktohen në marrëveshjet përkatëse të lidhura me

këto institucione.

Neni 191/b

Buxheti

1.Viti financiar fillon më 1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor.

2. Veprimtaria e DPPI-së financohet nga të ardhura të krijuara nga kryerja e veprimtarisë

së saj në zbatim të këtij ligji dhe nga burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat që DPPI-ja

realizon, sipas këtij ligji, por të pashpërndara në fund të vitit, derdhen në Buxhetin e Shtetit,

me përjashtim të:

a) fondeve të parashikuara për investime;

b) pagesave të menjëhershme për llogari të institucioneve ndërkombëtare të fushës, sipas të

cilave Republika e Shqipërisë ka detyrime financiare.

3. DPPI-ja ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet të administrojë asetet e llogaritë e saj

bankare pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

107

Neni 191/c

Kontabiliteti

1. DPPI-ja mban regjistrat kontabël, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe

standardet kontabël të zbatueshme.

2. Regjistrat kontabël duhet të pasqyrojnë me saktësi, në çdo kohë, gjendjen

financiare të DPPI-së.

3. DPPI-ja përgatit pasqyrat financiare vjetore të veprimtarisë së vet brenda datës 31

mars të vitit pasardhës dhe, pas verifikimit dhe certifikimit të tyre nga ekspertët auditues, i

raporton për rezultatin financiar ministrit përgjegjës për ekonominë.

Neni 191/ç

Raportimi nga DPPI-ja

1. Në muajin prill të vitit pasardhës DPPI-ja i paraqet ministrit: a) një raport vjetor për

veprimtarinë e tij, përfshirë të gjitha vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës:

b) pasqyrën vjetore financiare;

c) një raport për realizimin e planit të të ardhurave e të shpenzimeve.

2. DPPI-ja i paraqet ministrit përgjegjës për ekonominë, me kërkesë të këtij të fundit,

çdo të dhënë tjetër që vlerësohet e nevojshme për realizimin e objektivave të politikës së

zhvillimit të DPPI-së.

Neni 192

Regjistrat dhe buletini

1. DPPI-ja mban dhe administron regjistrat për:

a) aplikimet për regjistrimin e markave, disenjove industriale, treguesve gjeografikë

dhe aplikimet për patentat e shpikjeve, modeleve të përdorimit dhe regjistrimin e

topografisë së produkteve gjysmëpërçuese;

b) patentat e shpikjeve, modelet e përdorimit, topografia e produkteve

gjysmëpërçuese, markat, disenjot industriale, treguesit gjeografikë, të regjistruara në DPPI;

c) përfaqësuesit e autorizuar për patentat, markat, disenjot industriale dhe treguesit

gjeografikë;

ç) ekspertët e PI-së të licencuar nga DPPI-ja sipas nenit 198/b.

2. Regjistrat e përmendur në pikën 1, të këtij neni, janë të hapur për inspektime nga

publiku.

3. Të gjitha ndryshimet në lidhje me të dhënat e objekteve të pronësisë industriale

pasqyrohen në regjistër dhe publikohen në Buletinin e Pronësisë Industriale.

108

4. DPPI-ja publikon Buletinin e Pronësisë Industriale të paktën një herë në muaj, në

përputhje me kërkesat e këtij ligji. DPPI-ja e mban Buletinin e Pronësisë Industriale në

format elektronik dhe e boton atë në faqen zyrtare të internetit.

Neni 192/a

Transmetimi i të dhënave elektronike

Për të lehtësuar procedurat e regjistrimit dhe/ose ofrimin e shërbimeve të tjera shtesë,

në favor të subjekteve të interesuara, DPPI-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi,

bashkëpunon me autoritete të tjera publike, brenda dhe jashtë vendit, për ndërlidhjen dhe

shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Neni 192/b

Veprimet pranë modulit për aplikimin elektronik

1. Çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e

aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë apo të kryejë pranë sportelit elektronik

çdo kërkesë për regjistrim apo veprim tjetër, sipas këtij ligji, përfshirë këtu procedurat e

ankimit administrativ, dhe të marrë nga DPPI-ja nëpërmjet këtij moduli konfirmimin e

marrjes nga DPPI-ja të aplikimit të tyre. Çdo aplikim/kërkesë në format elektronik duhet të

shoqërohet me 33 nënshkrimin elektronik, sipas legjislacionit në fuqi, për t’i dhënë vlerë

ligjore këtij dokumenti.

2. Çdo individ, pa qenë i detyruar të identifikohet elektronikisht, ka të drejtë të kryejë

pranë modulit për aplikimin elektronik kërkime elektronike në regjistër, të marrë ekstrakte,

si dhe kopje të dokumenteve shoqëruese në format elektronik apo të kryejë veprime të tjera

për informacione, të cilat janë të hapura për publikun dhe për të cilat identifikimi i personit,

kryerja e pagesës së një tarife nëpërmjet mjeteve elektronike nuk kërkohet, sipas këtij ligji.

Neni 192/c Identifikimi elektronik Veprimet pranë modulit për aplikimin elektronik të

DPPI-së, për të cilat ky ligj kërkon identifikimin elektronik, kryhen nëpërmjet mjeteve

elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së

dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar,

sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik. Identifikimi

elektronik kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për identifikimin elektronik dhe

shërbimet e besuara.

Neni 192/ç

Kushtet procedurale dhe teknike për modulin e aplikimit elektronik

1. Këshilli Mbikëqyrës përcakton kushtet, afatet dhe procedurat për ofrimin e

shërbimeve me mjete elektronike nga DPPI-ja, sipas këtij ligji, nëpërmjet modulit për

aplikimin elektronik, kushtet dhe mënyrat e pajisjes së individëve me të drejtat përkatëse të

aksesit elektronik, procedurat për ndryshimin e tyre, kushtet e sigurisë e të ruajtjes së

109

komunikimeve elektronike, mënyrat e vërtetimit të dokumenteve elektronike, të kërkesave

e teknologjisë së zbatueshme për realizmin e tyre, sipas këtij ligji, si dhe procedurat e

njoftimet publike, të realizuara nga DPPI-ja për rastet e remonteve të planifikuara apo të

incidenteve teknike të modulit për aplikimin elektronik, si dhe për njoftimin e rasteve të

ndërhyrjeve të paautorizuara.

2. Rregullat e parashikuara në këtë nen do të jenë në përputhje me legjislacionin në

fuqi për ofrimin e shërbimeve publike me mjete elektronike.

Neni 193

Dhoma për shqyrtimin e kundërshtimeve

1. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve është një strukturë e ngritur brenda

njësisë së ekzaminimit dhe merr në shqyrtim observacionet dhe kërkesat për kundërshtim,

në kuptim të këtij ligji.

2. Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve përbëhet nga tre anëtarë të njësisë së

ekzaminimit që emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

3. Vendimet e marra nga Dhoma për Shqyrtimin e Kundërshtimeve mund të

ankimohen në Bordin e Apelit, përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një muaji

nga data e marrjes dijeni të vendimit.

4. Organizimi dhe funksionimi i Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve

rregullohen me rregulloren e brendshme të DPPI-së.

Neni 193/a

Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim

1. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim është një strukturë e ngritur brenda DPPI-së dhe

merr në shqyrtim kërkesat për shfuqizim, zhvlerësim dhe apelimet e vendimeve për

refuzim, në kuptim të këtij ligji. 2. Dhoma për shfuqizim/zhvlerësim përbëhet nga tre

anëtarë, që emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së.

3. Një prej anëtarëve të dhomës për shfuqizim/zhvlerësim është jurist.

4. Vendimet e marra nga dhoma për shfuqizim/zhvlerësim mund të ankimohen në

Bordin e Apelit përkundrejt pagesës së tarifës përkatëse brenda një muaji nga data e marrjes

dijeni të vendimit.

5. Organizimi dhe funksionimi i dhomës për shfuqizim/zhvlerësim rregullohen me

rregulloren e brendshme të DPPI-së.

Neni 193/b

110

Bordi i Apelit

1. Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët tre janë punonjës të DPPI-së

dhe dy anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së.

Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.

2. Anëtarët e dhomës për shfuqizim/zhvlerësim nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të

Apelit.

3. Kryetari i Bordit të Apelit është Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së. Anëtarët e

Bordit të Apelit emërohen dhe lirohen nga Këshilli Mbikëqyrës, me propozim të Drejtorit të

Përgjithshëm të DPPI-së për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë riemërimi.

4. Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së cakton një punonjës të DPPI-së në rolin e

sekretarit teknik të Bordit të Apelit.

5. Organizimi, funksionimi i Bordit të Apelit, si dhe shpërblimi i kryetarit, anëtarëve

dhe sekretarit të Bordit të Apelit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave për

Bordin e Apelit.

6. Bordi i Apelit mblidhet sa herë është e nevojshme, por jo më pak se 4 herë në vit.

7. Procedurat e hollësishme për emërimin dhe lirimin e anëtarëve të Bordit të Apelit

parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për Bordin e Apelit. Neni 193/c Lirimi

nga detyra i anëtarëve të Bordit të Apelit 35 Anëtari i Bordit të Apelit mund të lirohet nga

detyra në rast se:

a) nuk përmbush detyrat e caktuara;

b) i është ndaluar ushtrimi i këtij aktiviteti me vendimi gjyqësor të formës së prerë;

c) ka paraqitur dorëheqjen.

Neni 193/ç

Komisioni i Vlerësimit

1. Komisioni i Vlerësimit është një strukturë e ngritur brenda DPPI-së për licencimin

e përfaqësuesve të autorizuar, si dhe ekspertëve të PI-së, në përputhje me parashikimet e

këtij ligji.

2. Komisioni i Vlerësimit përbëhet nga tre anëtarë, që emërohen nga Drejtori i

Përgjithshëm i DPPI-së.

3. Organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Vlerësimit rregullohen me vendimin e

Këshillit të Ministrave për përfaqësuesit e autorizuar dhe ekspertët.

Neni 193/d

Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale

1. Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, pjesë përbërëse e

strukturës dhe organikës së DPPI-së, organizon aktivitete, kurse, trajnime dhe seminare në

fushën e PIsë.

111

2. Procedurat dhe tarifat përkatëse për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në

Fushën e Pronësisë Industriale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ministrave.

Neni 194

Informimi i publikut

1. Informimi i publikut për dokumente dhe informacione të tjera, që gjenden në DPPI,

bëhet sipas legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit dhe sipas dispozitave të këtij

ligji.

2. Dokumentet dhe informacioni, të përmendura në pikën 1, të këtij neni, jepen

kundrejt tarifave të përcaktuara.

KREU XXXIV

PËRFAQËSIMI

Neni 195

Përfaqësimi në DPPI

1. Përfaqësimi në DPPI i personave bëhet nga përfaqësues të autorizuar, të regjistruar

në këtë drejtori.

2. Personat mund të autorizojnë një ose më shumë përfaqësues, për të gjitha ose disa

veprime në DPPI, nëpërmjet autorizimit të përfaqësimit.

3. Ndryshe nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, personat që kanë

vendqëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, ose që kryejnë veprimtari brenda

territorit të saj, mund të përfaqësohen në DPPI vetë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë, që

nuk janë të regjistruar në këtë drejtori, por drejtojnë ose janë të punësuar te ky person dhe

janë të pajisur me autorizim përfaqësimi.

4. Të dhënat për autorizimin e përfaqësimit parashikohen në rregulloren përkatëse.

Neni 196

Shfuqizimi dhe kufizimi i përfaqësimit

1. Paraqitësi i kërkesës ose pronari i një objekti të pronësisë industriale ka të drejtë të

shfuqizojë, të ndryshojë ose të kufizojë aktin e përfaqësimit apo tagrat e përfaqësimit.

2. Shfuqizimi, ndryshimi ose kufizimi i përfaqësimit sjellin pasoja, vetëm pasi për

këto veprime është njoftuar me shkrim DPPI-ja.

Neni 197

112

Përfaqësuesit e autorizuar të patentave dhe markave

(Ndryshohet neni, me Ligjin Nr.55/2014, datë 29.05.2014, neni 71

Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Përfaqësues i autorizuar për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit mund të

jetë:

1.1. Çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë me kusht që:

a) të ketë përfunduar së paku studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave”:

i) në fushën e inxhinierisë ose të shkencave natyrore ose farmaceutike, si dhe të jetë

kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

ii) në një fushë tjetër dhe të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në këtë fushë, si dhe

të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

b) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të autorizuar për patentat e

shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.

1.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar, që ka jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në

çështjet e pronësisë industriale në DPPI.

2. Përfaqësues i autorizuar për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë

mund të jetë:

2.1. Çdo person me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, me kusht që:

a) të ketë kryer së paku studimet e ciklit të dytë “Master profesional”, si dhe të jetë

kualifikuar në trajnime ose kurse në fushën e pronësisë industriale;

b) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve në fushën e markave, disenjove

industriale dhe treguesve gjeografikë.

2.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar, që ka jo më pak se 3 vjet përvojë pune në

çështjet e pronësisë industriale pranë DPPI-së.

3. DPPI-ja është organi i vetëm që licencon dhe vlerëson përfaqësuesit e autorizuar për

objektet e pronësisë industriale, nëpërmjet testimit me shkrim.

Neni 198

Testimi kualifikues dhe Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar

(Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017

Shtohen nenet 198/a, 198/b, 198/c, 198/ç me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Komisioni i Vlerësimit organizon testimin për kualifikimin e përfaqësuesve të

autorizuar pranë DPPI-së. Pjesëmarrja në këtë testim bëhet kundrejt pagesës së tarifës

përkatëse.

2. DPPI-ja regjistron në regjistrin përkatës përfaqësuesit e autorizuar të patentave,

disenjove industriale, markave dhe treguesve gjeografikë, si dhe i publikon në format

elektronik në faqen zyrtare të saj.

3. DPPI-ja i publikon përfaqësuesit e autorizuar të patentave, disenjove industriale,

markave dhe treguesve gjeografikë, në format elektronik në faqen zyrtare të saj vetëm

113

pasi ata kanë dorëzuar në DPPI ekstraktin e regjistrimit për lejimin e ushtrimit të

aktivitetit tregtar.

4. Nëse përfaqësuesi nuk e ushtron aktivitetin tregtar për një periudhë 5-vjeçare,

licenca nuk ripërtërihet dhe përfaqësuesi duhet t’i nënshtrohet edhe një herë testimit

për marrjen e licencës.

5. Detajet për Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar dhe për procedurat e

regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për përfaqësuesit e

autorizuar dhe ekspertët.

6. Regjistrimi i përfaqësuesve të autorizuar në regjistrin e përfaqësuesve, çdo

ndryshim në këtë regjistër, si dhe publikimi në faqen zyrtare të DPPI-së bëhen

kundrejt kërkesës dhe pagesës së tarifave përkatëse.

7. Regjistrimi në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar ripërtërihet çdo vit para

datës së mbarimit të këtij afati kundrejt pagesës së tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit

të përfaqësuesve të autorizuar, të parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave për

tarifat.

8. Detajet për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar,

si dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave

për përfaqësuesit e autorizuar dhe ekspertët.

Neni 198/a

Heqja nga Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar

1. Përfaqësuesi i autorizuar hiqet nga Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar në rast se:

a) nuk bën pagesën e tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit në Regjistrin e Përfaqësuesve të

Autorizuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të nenit 198, të këtij ligji;

b) është depozituar një kërkesë për dorëheqje nga regjistri prej vetë atij;

c) me vendim gjyqësor, ai është ndaluar të ushtrojë aktivitetin si përfaqësues i autorizuar;

ç) nuk depoziton në kohë dokumentet, nëse ka të tilla, për ripërtëritjen e regjistrimit në

Regjistrin e Përfaqësuesve të Autorizuar;

d) përfaqësuesi i autorizuar humb shtetësinë shqiptare.

2. Nëse DPPI-ja konstaton se për një përfaqësues të autorizuar ekziston një prej shkaqeve të

mësipërme, sipas pikës 1, të këtij neni, vendos heqjen nga regjistri të përfaqësuesit të

autorizuar dhe e publikon këtë në faqen zyrtare të DPPI-së.

3. Nëse konstatohet shkelje e etikës profesionale apo e rregullave morale përgjithësisht të

njohura nga përfaqësuesi i autorizuar, Komisioni i Vlerësimit mund të marrë vendim për

heqjen e licencës së tij për një periudhë nga dy deri në pesë vjet.

4. Kundër vendimit të marrë, sipas pikës 3, të këtij neni, mund të bëhet ankim në gjykatë

brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.

Neni 198/b

Ekspertët e PI-së

1. Ekspert për Patentat e Shpikjeve dhe Modeleve të Përdorimit mund të jetë:

114

1.1. Çdo individ me kusht që:

a) të ketë qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

b) të ketë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” në fushën

ku kërkohet ekspertizë;

c) të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune si përfaqësues i autorizuar për patentat e

shpikjeve dhe modeleve të përdorimit apo të jetë kualifikuar në trajnime ose kurse në

fushën e pronësisë industriale;

ç) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve të fushës për patentat e shpikjeve

dhe modeleve të përdorimit.

1.2. Çdo ish-punonjës i DPPI-së i diplomuar në fushën ku kërkohet ekspertizë, që ka jo më

pak se 4 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë industriale dhe çdo ish-anëtar i Bordit

të Apelit pranë DPPI-së, që ka jo më pak se 2 vjet pune në këtë bord.

2. Ekspert për disenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë mund të jetë:

2.1. Çdo individ me kusht që:

a) të ketë qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;

b) të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune si përfaqësues i autorizuar për markat,

disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë pranë DPPI-së apo të jetë kualifikuar në

trajnime ose kurse të specializuara në fushën e pronësisë industriale;

c) të ketë kaluar testimin për kualifikimin e ekspertëve në fushën e markave, disenjove

industriale dhe treguesve gjeografikë;

ç) të ketë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave”. 2.2. çdo

ish-punonjës i DPPI-së që ka jo më pak se 4 vjet eksperiencë pune në çështjet e pronësisë

industriale, si dhe çdo ish-anëtar i Bordit të Apelit pranë DPPI-së, që ka jo më pak se 2 vjet

pune në këtë bord.

3. DPPI-ja është organi i vetëm që licencon dhe vlerëson ekspertët e PI-së nëpërmjet

testimit me shkrim.

4. Ekspertët nuk mund të jenë njëkohësisht edhe përfaqësues të autorizuar.

Neni 198/c

Testimi vlerësues dhe Regjistri i Ekspertëve

1. Komisioni i Vlerësimit organizon testimin për vlerësimin e ekspertëve të objekteve të

pronësisë industriale. Pjesëmarrja në këtë testim bëhet kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

2. DPPI-ja regjistron në Regjistrin e Ekspertëve ekspertët e patentave për shpikje, modeleve

të përdorimit, markave, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë, si dhe i publikon

në format elektronik në faqen zyrtare.

3. DPPI-ja i publikon ekspertët e PI-së në format elektronik në faqen zyrtare të saj, vetëm

pasi ata kanë dorëzuar në DPPI ekstraktin e regjistrimit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit

tregtar.

4. Nëse eksperti i PI-së nuk e ushtron aktivitetin tregtar për një periudhë 5-vjeçare, licenca

nuk ripërtërihet dhe eksperti duhet t’i nënshtrohet edhe një herë testimit për marrjen e

licencës.

5. Detajet për Regjistrin e Ekspertëve dhe për procedurat e regjistrimit përcaktohen në

vendimin e Këshillit të Ministrave për ekspertët e PI-së.

115

6. Regjistrimi i ekspertëve në Regjistrin e Ekspertëve, si dhe çdo ndryshim në regjistër apo

publikimi në faqen zyrtare bëhet kundrejt pagesës së tarifave përkatëse që përcaktohen në

vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat.

7. Regjistrimi në Regjistrin e Ekspertëve ripërtërihet çdo vit para datës së skadimit të saj,

kundrejt pagesës së tarifës për ripërtëritje të licencës së ekspertëve të parashikuar me

vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifat.

8. Hollësitë për ripërtëritjen e regjistrimit në Regjistrin e Ekspertëve, si dhe për procedurat

e regjistrimit përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave për ekspertët e PI-së.

Neni 198/ç

Heqja e ekspertëve nga regjistri

1. Ekspertët e PI-së hiqen nga Regjistri i Ekspertëve në rast se:

a) licenca nuk është ripërtërirë për 5 vjet radhazi;

b) është depozituar një kërkesë për dorëheqje nga regjistri;

c) ekspertit i ndalohet ushtrimi i këtij aktiviteti me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç) si rezultat i një vendimi të Komisionit të Vlerësimit, ai është ndaluar të ushtrojë

aktivitetin si ekspert për shkaqet e parashikuara në VKM-në për ekspertët dhe përfaqësuesit

e autorizuar.

2. Ripërtëritja e regjistrimit për një ekspert nuk pranohet në rastet:

a) kur nuk është bërë pagesa e tarifës së ripërtëritjes së regjistrimit brenda afatit të

përcaktuar në pikën 5, të nenit 198/c, të këtij ligji;

b) nëse nuk depoziton në kohë dokumentet që kërkohen për ripërtëritjen e regjistrimit në

Regjistrin e Ekspertëve.

3. Kur DPPI-ja konstaton se nuk janë përmbushur kushtet e parashikuara në pikën 1, të këtij

neni, vendos heqjen e ekspertit nga Regjistri i Ekspertëve dhe e publikon atë në faqen

zyrtare të DPPI-së.

4. Nëse konstatohet shkelje e etikës profesionale apo moralit nga eksperti i PI-së,

Komisionit i Vlerësimit mund të marrë vendim për heqjen e licencës së tij për një periudhe

5- vjeçare.

5. Kundër vendimit të marrë, sipas pikës 4, të këtij neni, mund të bëhet ankim në gjykatë

brenda 1 muaji nga data e marrjes njoftim të vendimit.

KREU XXXV

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 199

Kundërvajtjet administrative

(Ndryshuar me ligjin nr.10/2013

Ndryshohet pika 1, me Ligjin Nr.10/2013, datë 14.02.2013 Shtohet neni 199/1, me Ligjin

Nr.10/2013, datë 14.02.2013)

116

1. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me përcaktimet e neneve 36, 127, 156 e 178 të

këtij ligji, për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, kur nuk përbën vepër penale,

përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me dënim kryesor me gjobë nga 100 000

deri në 500 000 lekë. Gjobat vendosen nga inspektorati që mbulon fushën e mbikëqyrjes së

tregut.

2. Gjoba, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të vendoset nëse kanë

kaluar tre vjet nga data e kryerjes së shkeljes.

3. Në rast përsëritjeje, dënimi maksimal i parashikuar në pikën 1 të këtij neni

dyfishohet. Përsëritje vlerësohet rasti kur shkelësi e kryen shkeljen për herë të dytë brenda

një periudhe prej pesë vjetësh.

4. Ngarkohet Policia Tatimore për ekzekutimin e gjobës.

"Neni 199/1

Ankimi

Ndaj vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin nr. 10 433,

datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë"

KREU XXXVI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 200

Kontrolli dhe mbikëqyrja e tregut të brendshëm

(Ndryshuar me ligjin nr.10/2013)

1. Kontrolli për zbatimin e këtij ligji në tregun e brendshëm bëhet në përputhje me ligjin

për inspektimin nga inspektorati që mbulon fushën e mbikëqyrjes së tregut, pranë ministrisë

përgjegjëse për tregtinë.

2. Organizimi dhe funksionimi i këtij inspektorati përcaktohen me vendim të Këshillit të

Ministrave, në përputhje me ligjin për inspektimin.

Neni 201

Procedurat në proces

(Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

117

1. Për procedurat e regjistrimit të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë

përfunduar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në

çastin e aplikimit.

2. Për procedurat e shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale, që nuk kanë përfunduar

deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen dispozitat e ligjit në fuqi në çastin e

fillimit të procedurave.

3. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm dhe punonjësit e DPPM-së vijojnë

të ruajnë pozicionet e tyre, në përputhje me kërkesat e ligjit për nëpunësin civil.

4. Shndërrimi i DPPM-së në agjenci autonome me vetëfinancim i fillon efektet financiare

brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

118

Neni 202

Aktet nënligjore

(Ndryshohet me Ligjin Nr.17/2017, datë 16.02.2017)

1. Ngarkohet ministri përgjegjës që, brenda 1 muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij

ligji, të marrë masat e nevojshme për ngritjen e Këshillit Mbikëqyrës.

2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të

këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 43 të këtij ligji.

3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij

ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 43, 45 dhe 46 të këtij ligji.

Neni 203

Shfuqizimi

Ligji nr.7819, datë 27.4.1994 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 204

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R E

Jozefina Topalli (Çoba)