Albania
Ndryshime te bera ne “Kodin e procedures civile”
Ndryshime te bera ne “Kodin e procedures civile”
L I G J
Nr.8491, date 27.5.1999
PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.8116, DATE 29.3.1996
“KODI I PROCEDURES CIVILE”
Ne mbeshtetje te neneve 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
Ne ligjin 8116, date 29.3.1996 behen keto ndryshime:
Neni 1
Neni 325 ndryshohet si vijon:
“Padia, sipas nenit 324 te ketij Kodi, mund te ngrihet kur paditesi argumenton se akti administrativ eshte
i paligjshem dhe se atij i cenohen interesat dhe te drejtat e tij ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi,
individualisht ose ne menyre kolektive.
Padise, per gjykimin e nje akti administrativ, i bashkelidhet nje kopje e aktit administrativ qe
kundershtohet dhe çdo dokument tjeter provues.
Kerkimi i shperblimit te demit te shkaktuar nga akti administrativ i kunderligjshem mund te kerkohet
sipas rregullave te pergjithshme edhe me padi te veçante.”
Neni 2
Ne nenin 326 shtohet paragrafi me kete permbajtje:
“- urdhrat me karakter ushtarak, ne kohe paqeje ose lufte, qe lidhen me gatishmerine ose veprimet
luftarake.”
Neni 3
Ne nenin 331 shtohen dy paragrafe me kete permbajtje:
“- detyrimin e organit perkates, per te nxjerre nje akt administrativ, ne perputhje me ligjin ose per
marrjen e masave per rivendosjen e se drejtes se cenuar;
- saktesimin e te drejtave dhe detyrimeve ndermjet paditesit dhe organit administrativ ne marredhenien
ne konflikt, ne baze te ligjit dhe ne interpretim te marreveshjes kur ka te tille.”
Neni 4
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2390, date 7.6.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep
Meidani


