World Intellectual Property Organization

Albania

Amendamente te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, si konsoliduara 2004

 

 


Amendamente te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise

L I G J

Nr.8175, datë 23.12.1996

PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7895, DATE 27.1.1995
“KODI PENAL I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e një grupi
deputetësh,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

Neni 1

Në nenin 34, paragrafet 3 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:
“Për personat që kryejnë krim, gjoba është jo më e vogël se 10
mijë lekë.
“Për personat që kryejnë kundërvajtje, gjoba është jo më e
vogël se 5 mijë lekë”.

Neni 2

Neni 53 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ndryshohet
si më poshtë:
Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji
“Gjykata, në raste të veçanta, për vepra për të cilat
parashikohet një masë dënimi deri në 3 vjet burgim dhe janë të
pranishme disa nga rrethanat lehtësuese, ka të drejtë të caktojë
një dënim nën minimum ose një lloj dënimi më të butë se ai që
parashikon dispozita përkatëse.
Kjo dispozitë nuk mund të zbatohet për të dënuarit përsëritës
në krime”.

Neni 3

Neni 59 ndryshohet si më poshtë:
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim

“Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit dhe
rrethanave të kryerjes së atyre veprave penale, për të cilat
parashikohet një masë dënimi deri në 3 vjet burgim, Gjykata mund të
urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar
ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos
kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë.
Afati i provës ëstë 18 muaj gjer në 3 vjet.
Kjo dispozitë nuk mund të zbatohet për personat përsëritës në
krime.”

Neni 4
Neni 64 ndryshohet si më poshtë:
Lirim para kohe me kusht
“I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe nga vuajtja e
mëtejshme e dënimit kur:
Ka vuajtur jo më pak se 3/4 e dënimit dhe me sjelljen dhe
punën e tij, e konfirmuar kjo nga administrata e vendit ku kryhet
dënimi, tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për
edukimin e tij.
Në 3/4 e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfitimit
me amnisti apo falje.
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarit
përsëritës në krime.
Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari
gjatë kohës së kushtit kryen një vepër tjetër penale po aq të rëndë
ose më të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin
e dënimeve.”

Neni 5

Neni 76 ndryshohet si më poshtë:
Vrasja me dashje
“Vrasja e kryer me dashje dënohet me njëzet e pesë vjet
burgim”.

Neni 6

Neni 78 ndryshohet si më poshtë:
Vrasja me paramendim
“Vrasja e kryer me paramendim dënohet me burgim të përjetshëm
a me vdekje.”

Neni 7

Neni 82 ndryshohet si më poshtë:
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike
“Vrasja me dashja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë
psikike të çastit, të shkaktuar nga veprimet e dhunshme të

viktimës, të cilat kanë sjellë një turbullim psikik që ka ulur
ekuilibrin mendor të autorit për të kuptuar dhe kontrolluar
plotësisht veprimet e tij, dënohet me tetë vjet burgim.”

Neni 8

Neni 85 ndryshohet si më poshtë:
Vrasja nga pakujdesia
“Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me pesë vjet burgim.”

Neni 9

Neni 100 ndryshohet si më poshtë:
Marrëdhënia seksuale me dhunë
“€do akt i penetrimit seksual, i çfarëdo natyre, i kryer ndaj
një personi tjetër me anë të përdorimit të dhunës fizike,
shtrëngimit, kërcënimit ose në befasi përbën marrëdhënie seksuale
me dhunë dhe dënohet me trembëdhjetë vjet burgim.”

Neni 10

Neni 101 ndryshohet si më poshtë:
Veprimet seksuale ndaj personave të mitur
“Kryerja e veprave të turpshme ndaj personave që nuk kanë
mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç dënohet me pesë vjet burgim.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me persona që nuk kanë
mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose që nuk kanë arritur
pjekurinë seksuale dënohet me dhjetë vjet burgim.”

Neni 11

Neni 102 ndryshohet si më poshtë:
Marrëdhëniet seksuale me persona të mitur në rrethana rënduese
“Marrëdhënia seksuale e kryer me persona që nuk kanë mbushur
moshën katërmbëdhjetë vjeç ose nuk kanë arritur pjekurinë seksuale
dënohet me jo më pak se njëzet vjet burgim kur:
1. ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin;
2. kryhet nga një person, me të cilin ekzistojnë marrëdhënie
të gjinisë së afërt ose të kujdestarisë;
3. kryhet me dhunë ose me anë të kërcënimit;
4. kryhet nga disa persona që veprojnë me cilësinë e autorit
ose të bashkëpunëtorit.”

Neni 12

Neni 103 ndryshohet si më poshtë:
Marrëdhënia seksuale me dhunë në rrethana rënduese

“Marrëdhënia seksuale me dhunë dënohet me pesëmbëdhjetë vjet
burgim kur:

1. ka sjellë pasoja të rënda e permanente për shëndetin;
2. kryhet ndaj një personi të mitur ë moshë katërmbëdhjetë
gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale;
3. kryhet nga disa persona që veprojnë me cilësinë e autorit
ose të bashkëpunëtorit;
4. kryhet në kushtet e pazotësisë shëndetësore, fizike ose
mendore, të personit të dëmtuar ose nga vendosja në gjendje të
pandërgjegjshme e tij;
5. kryhet nga një person, me të cilin ekzistojnë marrëdhënie
të gjinisë së afërt ose të kujdestarisë;
6. kryhet me kërcënim për përdorimin aty për aty të armës.”

Neni 13

Neni 104 ndryshohet si më poshtë:
Marrëdhënia seksuale me dhunë me pasojë vdekjen e personit
“Marrëdhënia seksuale me dhunë që ka sjellë si pasojë vdekjen
ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim të
përjetshëm.
Marrëdhënia seksuale me dhunë që paraprihet, shoqërohet ose
pasohet me torturë ndaj personit të dëmtuar dënohet me njëzet vjet
burgim.”

Neni 14

Neni 109 ndryshohet si më poshtë:
Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit
“Rrëmbimi a mbajtja peng e personit, i bërë për përgatitjen a
krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të
ndihmuar në arratisjen e autorëve a bashkëpunëtorëve në kryerjen e
një krimi a për tþiu shmangur ndëshkimit, ose për të imponuar
realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, sidomos të shumave
të caktuara në para, dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet
burgim.
Kur personi lirohet vullnetarisht përpara mbarimit të shtatë
ditëve nga rrëmbimi a marrja peng e tij, atëherë dënimi është pesë
vjet burgim.”

Neni 15

Pas nenit 109 shtohet neni 109/a me këtë përmbajtje:
Rrëmbimi dhe mbajtja peng në rrethana rënduese
“Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit dënohet me njëzet e pesë
vjet burgim, kur viktima ka pësuar dëmtime të rënda e permanente të
shëndetit të shkaktuara me dashje ose si rezultat i kushteve në të
cilat mbahet apo si rezultat i privimeve nga nevojat jetësore, ose
kur kryhet ndaj disa personave.
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit dënohet me burgim të
përjetshëm, kur paraprihet ose shoqërohet me torturë të viktimës,
kur viktima është person i mitur ose kur është kryer nga një

organizatë kriminale.
Kur personi i mitur ose personat lirohen vullnetarisht përpara
mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi a marrja peng dhe ndaj tyre
nuk është ushtruar torturë ose nuk i janë shkaktuar dëmtime të
rënda e permanente të shëndetit, atëherë dënimi është dhjetë vjet
burgim.”

Neni 16

Neni 110 ndryshohet si më poshtë:
Heqja e paligjshme e lirisë
“Heqja e paligjshme e lirisë dënohet me tre vjet burgim.”

Neni 17

Neni 114 ndryshohet si më poshtë:
Shfrytëzimi i prostitucionit

“Rekrutimi, nxitja, shtrëngimi i një personi për të ushtruar
prositucionin, dhënia e ndihmës a marrja në mbrojtje gjatë
ushtrimit të prostitucionit, të kryera me qëllim për nxjerrjen e
fitimeve, ndarjen e të ardhurave ose pranimin e pjesëve të caktuara
nga përfimet prej ushtrimit të prostitucionit përbën shfrytëzim të
prostitucionit dhe dënohet me dhjetë vjet burgim dhe konfiskim të
përfitimeve prej veprës penale.”

Neni 18

Pas nenit 114 shtohet neni 114 a me këtë përmbajtje:
Shfrytëzimi i prostitucionit i bërë në rrethana rënduese
“Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:
1. ndaj të miturve;
2. ndaj disa personave;
3. ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar
prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
4. ndaj një personi me të cilin ekzistojnë marrëdhënie gjinie
të afërta ose kujdestarie;
5. nga një person që ka të drejtë të mbajë armë;
6. me përdorim të dhunës fizike a psikike;
7. nga disa persona që veprojnë me cilësinë e autorit a të
bashkëpunëtorit dhe që nuk formojnë organizatë kriminale, dënohet
me pesëmbëdhjetë vjet burgim dhe me konfiskim të përfitimeve prej
veprës penale.

Neni 19

Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b me këtë përmbajtje:
Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer nga organizata kriminale
“Shfrytëzimi i prostitucionit, kur kryhet nga organizata
kriminale, dënohet me njëzet vjet burgim dhe konfiskim të

Neni 20

Neni 115 ndryshohet si më poshtë:
Ndërmjetësimi
“Ndërmjetësimi midis dy personave, nga të cilët njeri ushtron
prostitucion dhe tjetri merr pjesë në këtë marrëdhënie kundrejt
shpërblimit, dënohet me pesë vjet burgim.
Ndërmjetësimi midis dy personave, nga të cilët njeri
shfrytëzon prostitucionin ndërsa tjetri rekrutohet, nxitet a
shtrëngohet për të ushtruar prostitucionin, dënohet me shtatë vjet
burgim.
Në qoftë se vepra penale kryhet për ndërmjetësimin për
ushtrimin e prostitucionit a për rekrutimin, nxitjen ose
shtrëngimin për ushtrimin e prostitucionit të personave të mitur,
të disa personave, të një personi me të cilin ndërmjetësuesi ka
marrëdhënie gjinie të afërt ose kujdestarie, kundrejt shpërblimit
ose për ushtrimin e prostitucionit jashtë territorit të Republikës
së Shqipërisë, atëherë ndërmjetësuesi dënohet me nëntë vjet
burgim.”

Neni 21

Neni 116 ndryshohet si më poshtë:
Mbajtja e lokaleve për prostitucion

“Mbajtja, administrimi, shfrytëzimi, vënia në funksionim,
financimi a dhënia e kontributeve në para për financimin e lokaleve
të ngritura për ushtrimin e prostitucionit dënohet me dhjetë vjet
burgim dhe me konfiskim të lokalit.
Pranimi dhe dhënia rregullisht me qira e lokaleve personave që
shfrytëzojnë a ushtrojnë prostitucion, e bërë për këtë qëllim,
dënohet me tre vjet burgim dhe konfiskim të lokalit.”

Neni 22

Pas nenit 170 shtohet neni 170/a me këtë përmbajte:
Moszbatimi i dispozitave për marrjen në punë dhe sigurimin social
“Punësimi nga ana e punëdhënësit i punonjësve pa leje pune, në
kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore, dënohet me jo më pak
se 100 mijë lekë gjobë. Personat përsëritës dënohen me një vit
burgim.
Moskryerja me dashje e detyrës nga ana e punonjësve të
organeve që kontrollojnë zbatimin e dispozitave për punësimin e
sigurimin social të punonjësve dënohet me gjobë deri në 1 milion
lekë; në rast përsëritje dënohet me jo më pak se një vit burgim.”

Neni 23

Neni 175 ndryshohet si më poshtë:
Kontrabanda nga punonjësit e doganave
“Kryerja e kontrabandës nga punonjësit e doganave apo punonjës
të tjerë, që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, dënohet me
trembëdhjetë vjet burgim.
Kryerja nga ana e punonjësve të doganave apo punonjësve të
tjerë që kanë lidhje me veprimtarinë doganore e veprimeve në
kundërshtim me aktet ligjore apo moskryerja e veprimeve që
përcaktohen në këto akte, në rastet kur shmangia nga detyrimi
doganor është mbi 300 mijë lekë, dënohet jo më pak se pesë vjet.”

Neni 24

Masa e dënimit të përcaktuar në dispozitat e seksionit V të
Kodit Penal “Krime në fushën e doganave”, ndryshohet si më poshtë:
1. Në nenin 171 masa e dënimit bëhet tetë vjet burgim.
2. Në nenin 172 masa e dënimit bëhet gjashtë vjet burgim.
3. Në nenin 173 masa e dënimit bëhet pesë vjet burgim.
4. Në nenin 174 masa e dënimit bëhet pesë vjet burgim.
5. Në nenin 176 masa e dënimit bëhet tetë vjet burgim.
6. Në nenin 177 masa e dënimit bëhet katër vjet burgim.

Neni 25

Neni 180 ndryshohet si më poshtë:
Fshehja e të ardhurave
“Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose objekteve që
i nënshtrohen tatimeve dhe taksave, kur vlera e tyre është më e
vogël se 300 mijë lekë, dënohet me gjobë deri në 2

milion lekë; kur vlera është më e lartë se 300 mijë lekë dënohet me
jo më pak se tre vjet burgim dhe me konfiskim të tyre.”

Neni 26

Neni 181 ndryshohet si më poshtë:
Mospagimi i taksave dhe tatimeve
“Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar,
kur vlera është më e lartë se 300 mijë lekë ose kur personi është
dënuar më parë për këtë vepër me gjobë administrative, dënohet me
jo më pak se tre vjet burgim dhe me gjobë në masën e njëzet herë më
të lartë se vlera e detyrimit fiskal.
Në rast mospagimi të gjobave administrative brenda afateve të
caktuara, me kërkesën e organeve administrative që kanë vënë
gjobën, gjykata vendos burgim të personit duke konvertuar vlerën e
gjobës në ditë burgimi, sipas raportit: një ditë burgim, i
barabartë me një mijë lekë.”

Neni 27

Pas nenit 181, shtohet neni 181 a me këtë përmbajtje:
Moskryerja e detyrave ngaorganet tatimore
“Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të
caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve, nga punonjësit e organeve
tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto
detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në
vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2
milionë lekë; kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet
me jo më pak se tre vjet burgim.”

Neni 28

Neni 278 ndryshohet si më poshtë:
Prodhimi i armëve
“Prodhimi i paligjshëm i mjeteve ose pajisjeve që konceptohen,
funksionojnë dhe përdoren për vrasje ose plagosje, pavarësisht nga
destinacioni i tyre si armë luftarake, gjuetie a sporti dënohet me
pesë vjet burgim.
Prodhimi i armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si
shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të
destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për
vetëmbrojtje dënohet me një vit burgim.”

Neni 29

Pas nenit 278 shtohet neni 278/a me këtë përmbajtje:
Prodhimi dhe mbajtja e municioneve
“Prodhimi i municionit (fishekëve) të armëve luftarake, të gjuetisë
a sportive, pa lejen e organeve kompetente, dënohet me një vit
burgim.
Mbajtja, blerja, shitja, transportimi, importimi ose
eksportimi i paligjshëm i municioneve të armëve luftarake, të
gjuetisë ose sportive dënohet jo më pak se një vit burgim.
Mbajtja, blerja ose shitja e dinamitit dënohet me dy vjet
burgim, kur është në sasira jo më të mëdha se 200 g dhe, në këtë
rast, nuk vërtetohet se mbajtja e paligjshme e tij ka lidhje me
kryerjen e veprave penale kundër personave ose pasurisë.”

Neni 30

Neni 279 ndryshohet si më poshtë:
Mbajtja pa leje e armëve
“Mbajtja, blerja, shitja, transportimi, importimi ose
eksportimi i paligjshëm i pushkëve luftarake, trofe ose të
gjuetisë, me mbushje mekanike a gjysmautomatike dënohet me gjashtë
vjet burgim.
Mbajtja, blerja, shitja, transportimi, importimi ose
eksportimi i paligjshëm i armëve të zjarrit automatike dënohet me
tetë vjet burgim.
Mbajtja, blerja, shitja, transportimi, importimi ose

eksportimi i paligjshëm i revolverëve a pistoletave luftarake ose

armëve sportive dënohet me pesë vjet burgim.
Mbajtja, blerja, shitja, transportimi, importimi ose
eksportimi i paligjshëm i armëve të ftohta të përgatitura e të
destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për
vetëmbrojtje dënohet me një vit burgim.”

Neni 31

Neni 280 ndryshohet si më poshtë:
Prodhimi dhe mbajtja e armëve në rrethana rënduese
“Vepra penale e prodhimit, mbajtjes, blerjes, shtijes,
transportimit, importimit ose eksportimit të paligjshëm të armëve
dënohet me pesëmbëdhjetë vjet burgim dhe me konfiskim të të
ardhurave nga kjo vepër kur:
1. objekt i kësaj vepre penale janë armë të kalibrit të madh
ose të rënda (mitralozë të rëndë, granatëhedhës, mortaja etj.) si
dhe municionet e tyre;
2. mjete ose pajisje luftarake që mbushen ose përmbajnë lëndeksplozive a djegëse si bomba, mina, dinamit etj;
3. vepra penale kryhet me cilësinë e një anëtari të një
organizate kriminale për qëllimet e kësaj organizate;
4. vepra penale kryhet për sigurimin e përfitimeve ekonomike
nga trafiku i paligjshëm i armëve.”

Neni 32

Neni 283 ndryshohet si më poshtë:
Prodhimi dhe fabrikimi i narkotikëve
“Prodhimi, përzierja, përgatitja e paligjshme e narkotikëve dënohet
me pesëmbëdhjetë vjet burgim.
Kjo vepër, kur kryhet nga organizata kriminale, dënohet me
njëzet vjet burgim.”

Neni 33

Pas nenit 283 shtohet neni 283/a me këtë përmbajtje:
Trafiku i narkotikëve
“Transporti, importimi, eksportimi, mbajtja, shitja, dhënia
falas ose blerja e paligjshme e narkotikëve përbën trafik të
narkotikëve dhe dënohet me trembëdhjetë vjet burgim.
Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës
administrojnë substanca të tilla, i lehtësirave të paligjshme për
marrjen a përdorimin e narkotikëve në kundërshtim me dispozitat
përkatëse ligjore dënohet me dhjetë vjet burgim.”

Neni 34

Neni 284 ndryshohet si më poshtë:
Kultivimi i bimëve narkotike

narkotike apo substancave psikotrope dënohet me dhjetë vjet burgim.

Importimi, eksportimi, transporti, mbajtja, shitja, dhënia
falas ose blerja e paligjshme e farërave të bimëve narkotike
dënohet me jo më pak se dhjetë vjet burgim.”

Neni 35

Pas nenit 284 shtohet neni 284/a me këtë përmbajtje:
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
“Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale
me qëllim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikun e
paligjshëm të narkotikëve dënohet me jo më pak se njëzet vjet
burgim.”

Neni 36

Pas nenit 284/a shtohet neni 284/b me këtë përmbajtje:
Ndihma në zbulimin e krimeve
“Kur personi i arrestuar ose i dënuar për njërën nga veprat
penale që kanë lidhje me trafikun e narkotikëve, armëve,
klandestinëve, prostitucionit ose për vepra penale të kryera nga
organizata kriminale, bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes
penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e
personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, atëherë masa e
dënimit e dhënë ndaj tij përgjysmohet dhe, në raste të veçanta,
personi mund të përjashtohet nga dënimi.”

Neni 37

Neni 285 ndryshohet si më poshtë:
Mbajtja e pajisjeve për prodhimin e narkotikëve
“Mbajtja, prodhimi, transferimi, shpërndarja e pajisjeve, e
materialeve apo e substancave që janë përdorur ose do të përdoren
për prodhimin e paligjshëm të drogës narkotike apo subtancave
psikotrope, dënohen me dhjetë vjet burgim.”

Neni 38

Neni 286 ndryshohet si më poshtë:
Dhënia ose shitja e paligjshme e narkotikëve
“Dhënia falas ose shitja e paligjshme e narkotikëve personave
të veçantë për konsum individual dënohet me trembëdhjetë vjet
burgim.
Dhënia falas ose shitja e narkotikëve, në kushtet e përmendura
në paragrafin e mësipërm, personave të mitur ose në institucione
penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër
shoqërore, si dhe injektimi i narkotikëve kundër vullnetit të të
dëmtuarit dënohet me pesëmbëdhjetë vjet burgim.”

Neni 39

Neni 287 ndryshohet si më poshtë:
Tjetërsimi dhe fshjehja e pasurisë
“Tjetërsimi, transferimi, fshehja, zhdukja e natyrës, e
burimit, e përkatësisë së pasurisë së vënë nga krimet, dënohet me
dhjetë vjet burgim dhe me konfiskim të saj.”

Neni 40

Në nenin 297 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Organizimi i trafikut për kalim të paligjshëm të kufirit
dënohet me tetë vjet burgim dhe konfiskim të mjeteve të kryerjes së
krimit.”

Neni 41

Pas paragrafit të parë të nenit 302 shtohet një paragraf me
këtë përmbajtje:
“Përkrahja e autorit të një krimi kundër jetës së kryer me
dashje, të një krimi seksual, të krimit të rrëmbimit dhe mbajtjes
peng të personit, të prodhimit, kultivimit e trafikut të
narkotikëve, si dhe krimeve të tjera të parashikuara në
këtë kod, për të cilat përcaktohet një masë dënimi jo më e vogël se
pesëmbëdhjetë vjet, dënohet me jo më pak se pesë vjet burgim.”

Neni 42

Dënimi me gjobë i parashikuar në neni 113, paragrafin e parë
të nenit 152, në nenet 172-174, 182, në paragrafin e parë të nenit
186, të nenit 189, të nenit 190 e të nenit 191, në nenin 192,
paragrafin e parë të nenit 236 dhe në nenin 298 hiqet.
Nenet 106 dhe 108 shfuqizohen.
€do dispozitë që vjen në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.

Neni 43

“Për veprat penale të parashikuara nga ky ligj, organet që
bëjnë ndalimin e autorëve të veprave penale, brenda 48 orëve, duhet
tþi kërkojnë prokurorit nxjerrjen e urdhërit për arrestimin e
personave të ndaluar, i cili, menjëherë pas paraqitjes së kërkesës,
vendos arrestimin ose lirimin e tyre.
Gjykata e shkallës së parë, pas kalimit të pesë ditëve nga
nxjerrja e urdhërit të arrestimit, me kërkesën e prokurorit ose në
bazë të ankimit të personit të arrestuar, vlerëson urdhërin e
arrestimit.
Gjykata, në vlerësmin e urdhërit të arrestimit, zbaton, në
përputhje me këtë rregull, dispozitat e Kodit të Procedurës Penale
që përcaktojnë rregullat procedurale për gjykimin e vlerësimit të
arrestimit ose të ndalimit.

Në rast se kundër vendimit të gjykatës për lirimin e personit
të arrestuar bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë nga ana e
prokurorit, atëherë vendimi për lirimin e menjëhershëm të personit
të arrestuar ezullohet deri në marrjen e vendimit nga ana e
gjykatës që shqyrton apelin ose rekursin e drejtpërdrejtë”.

Neni 44

Deri në mbarim të dy muajve kalendarikë nga hyrja në fuqi e
këtij ligji, të gjithë personat që vullnetarisht dorëzojnë në
organet kompetente armët, municionet a lëndët eksplozive që mbajnë
në mënyrë të paligjshme, nuk ndiqen penalisht në bazë të
dispozitave të neneve 278, 278/ a, 279 dhe 280 të Kodit Penal.
Deri në mbarim të dy muajve kalendarikë nga hyrja në fuqi e
këtij ligji, të gjithë personat që vullnetarisht dorëzojnë ose
shkatërrojnë bimët narkotike, farërat e tyre dhe substancat
psikotrope, që mbajnë në mënyrë të paligjshme, si dhe pajisjet,
materialet apo substancat që shërbejnë për prodhimin a fabrikimin
e tyre nuk ndiqen penalisht në bazë të dispozitave të neneve 283,
283/a, 284, 284/a, 285 dhe 286 të Kodit Penal.

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas botimit në Fletoren
Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Shpallur me dekretin nr.1676, datë 27.12.1996 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

L I G J

Nr.8204, datë 10.4.1997

PER NJE SHTESE NE LIGJIN NR.7895, DATE 27.1.1995
“KODI PENAL I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese” me propozimin e Këshillit
të Ministrave

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

Në Kreun II, Seksioni III të Kodit Penal pas nenit 89
shtohet neni 89/a me këtë përmbajtje:
“Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet
me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me
burgim nga 3 deri në 10 vjet.
Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim
nga 10 deri në 20 vjet”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1775, datë 11.4.1997 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J

Nr.8733, datë 24.1.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895,
DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohen nenet 1/a, 1/b dhe 1/c me këtë përmbajtje:

“Neni 1/a

Bazat e legjislacionit penal

Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme
të së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga
shteti shqiptar.
Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b

Detyrat e legjislacionit penal

Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e
shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij,
rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat
kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Neni 1/c

Parimet e Kodit Penal

Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara
ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.”

Neni 2

Në nenin 7 shkronja “d” ndryshohet si vijon:
“d) Organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe
grave prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike
e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i
jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike.”

Neni 3

Në nenin 34 bëhen këto ndryshime:
- Paragrafi i tretë dhe i katërt ndryshohen si vijon:
“Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë.
Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 5 milionë
lekë.”
- Pas paragrafit të katërt shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:
“Për personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të
çdo lloj përfitimi tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim,
gjykata mund të japë edhe dënim me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.”
- Në paragrafin e shtatë fjalët “1 mijë” bëhen “5 mijë”.

Neni 4 Neni 45 shfuqizohet.

Neni 5

Në nenin 50 bëhen këto ndryshime:
- Në shkronjën “b” shtohen fjalët “ose për të realizuar, ose për të siguruar për vete a për të tretët fitime
pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material;”
- Pas shkronjës “gj” të shtohen shkronjat “h” dhe “i” me këtë përmbajtje:
“h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;
i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese dhe
radioaktive.”

Neni 6

Në nenin 57, në paragrafin e tretë, fjalët “1 mijë” bëhen “5 mijë”.

Neni 7

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“Lirimi para kohe me kusht

I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të
veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për
edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e
pesë vjet burgim.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje.
Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me
dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më të rëndë
se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.”

Neni 8

Neni 74 ndryshohet si vijon:

“Krime kundër njerëzimit

Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër
njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për
motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me
burgim të përjetshëm.

Neni 9

Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më
pak se njëzet vjet.”

Neni 10

Neni 78 ndryshohet si vijon:

“Vrasja me paramendim

Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me
burgim të përjetshëm.”

Neni 11

Neni 79 ndryshohet si vijon:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës
janë të dukshme ose të njohura;
c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose
për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarët, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 12

Pas nenit 83 të shtohet neni 83/a me këtë përmbajtje:

“Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje, që i bëhet një personi a të mituri për t’u ngujuar,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Neni 13

Pas nenit 88 shtohen nenet 88/a dhe 88/b me këtë përmbajtje:

“Neni 88/a
Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike
Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose

fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 88/b

Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me burgim gjer
në tre vjet.”

Neni 14

Në nenin 96, shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me
burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 15

Neni 100 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën
katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga
shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me
dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim
nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak
se njëzet vjet.”

Neni 16

Neni 101 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë
me të mitur të moshës 14-18 vjeç

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën
katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

dhjetë gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak

se njëzet vjet.”

Neni 17

Në nenin 102 paragrafi i parë dhe i dytë ndryshohen si vijon:
“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë
vjet.
Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të
dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 18

Pas nenit 102 shtohet neni 102/a me këtë përmbajtje:

“Neni 102/a

Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga dy gjer në shtatë
vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të
dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.”

Neni 19

Neni 103 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
të pazotë për t’u mbrojtur

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore
e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose
kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 20

Neni 104 ndryshohet si vijon:

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim

aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”
Neni 21
Neni 105 ndryshohet si vijon:
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të
detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.”
Neni 22
Neni 106 ndryshohet si vijon:
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
në gjini ose nën kujdestari
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës,
ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona
që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”
Neni 23
Në nenin 107, pas fjalës “seksuale” shtohen fjalët “ose homoseksuale”.
Neni 24
Në nenin 108 fjalët “me persona” zëvendësohen me fjalët “me të mitur”.
Neni 25
Neni 109 ndryshohet si vijon:
“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të
përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin
e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar
realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 26

Pas nenit 109 shtohet neni 109/a, me këtë përmbajtje:

“Neni 109/a

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga
rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar
torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.”

Neni 27

Në nenin 110 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave
ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 28

Pas nenit 110 shtohet neni 110/a me këtë përmbajtje:

“Trafikimi i njerëzve

Trafikimi i njerëzve, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga pesë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin
dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ose sjell
pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si
pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”

Neni 29

Në nenin 114/a bëhen këto ndryshime:
- Pika 6 ndryshohet si vijon:
“6. Kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione
shtetërore dhe publike.”
- Në paragrafin e fundit hiqen fjalët “dhe me konfiskim të mjeteve dhe përfitimeve”.

Neni 30

Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b me këtë përmbajtje:

“Neni 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion

Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim

nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin
dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell
pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka
sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”
Neni 31
Neni 116 shfuqizohet.
Neni 32
Në nenin 119 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”
Neni 33
Në nenin 120 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Neni 34
Në nenin 124 në paragrafin e parë fjalët “14 vjeç” zëvendësohen me fjalët “16 vjeç”.
Neni 35
Pas nenit 128 shtohen nenet 128/a e 128/b me këtë përmbajtje:
“Neni 128/a
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor, dënohet me

burgim nga tre gjer në tetë vjet.

Neni 128/b
Trafikimi i fëmijëve

Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin
dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell

pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”
Neni 36
Në nenin 134 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”
Neni 37
Në nenin 136 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”
Neni 38
Në nenin 137 në fillim shtohet një paragraf si vijon:
“Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet”.
Neni 39
Pas nenit 138 shtohet neni 138/a me këtë përmbajtje:
“Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës
“Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës,
me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 40
Neni 140 ndryshohet si vijon:

“Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake ose me
përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”
Neni 41
Pas nenit 141 shtohet neni 141/a me këtë përmbajtje:

“Neni 141/a Trafikimi i mjeteve motorike

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura,
me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet

me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”
Neni 42
Në nenin 143 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.”
Neni 43
Pas nenit 143 shtohet neni 143/a me këtë përmbajtje:
“Neni 143/a
Skemat mashtruese dhe piramidale
“Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim

fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”
Neni 44
Në nenin 147, fjalët “tre vjet” zëvendësohen me fjalët “katër vjet”.
Neni 45
Në nenin 148, fjalët “një vit” zëvendësohen me fjalët “dy vjet”.

Neni 46
Në nenin 149, pas fjalës “gjobë” shtohen fjalët “ose me burgim gjer në dy vjet.”
Neni 47
Në nenin 170/a, në paragrafin e parë dhe të dytë, përpara fjalës “dënohet”, shtohen fjalët “përbën

kundërvajtje penale dhe”.
Neni 48
Neni 175 ndryshohet si vijon:
“Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore

Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë

vjet.”
Neni 49
Neni 178 ndryshohet si vijon:
“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë
Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që
u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”
Neni 50
Neni 183 ndryshohet si vijon:
“Falsifikimi i monedhave
Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 51 Neni 184 ndryshohet si vijon: “Falsifikimi i letrave me vlerë

Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të
tjera me vlera të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”
Neni 52
Në nenin 185 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”
Neni 53
Pas nenit 192 shtohen nenet 192/a dhe 192/b me këtë përmbajtje:
“Neni 192/a
Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve

Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë

ose me burgim gjer në tre vjet.

Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose eksportimi i
tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 192/b
Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike
Ndërhyrja në çdo formë, në transmetimet dhe programet kompjuterike, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”
Neni 54
Në nenin 235, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”
Neni 55
Në nenin 236, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë,
dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”
Neni 56
Në nenin 239 bëhen këto ndryshime:

-Në paragrafin e parë, fjalët “gjashtë muaj” zëvendësohen me fjalët “një vit.”

-Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Neni 57
Në nenin 240, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Neni 58
Neni 248 ndryshohet si vijon:
“Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësi i ngarkuar me funksion shtetëror ose me shërbim publik, kur i kanë sjellë pasoja të rënda interesave të ligjshme të shtetasve ose shtetit, dënohet me gjobë

ose me burgim gjer në shtatë vjet.”

Neni 59

Në nenin 262 shtohet paragrafi i fundit:
“Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”

Neni 60

Në nenin 278 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
- Në paragrafin e parë, fjala “pesë” bëhet “tre”.
- Në paragrafin e dytë, hiqen fjalët “blerja ose shitja”.
- Paragrafi i tretë ndryshohet si vijon:
“Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
- Pas paragrafit të tretë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 61

Pas nenit 278 shtohet neni 278/a

“Neni 278/a

Trafikimi i armëve dhe i municionit

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak,
me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”

Neni 62

Pas nenit 282 shtohet neni 282/a me këtë përmbajtje:

“Neni 282/a

Tratifikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse,
helmuese dhe radioaktive, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 63

Në nenin 283 bëhen këto ndryshime:
- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi,
dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave
narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në
kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”
- Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
- “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 64

Neni 283/a ndryshohet si vijon:

“Trafikimi i narkotikëve

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose
psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet.”

Neni 65

Pas nenit 283/a shtohet neni 283/b me këtë përmbajtje:

“Neni 283/b

Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës

Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose
psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me
dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.”

Neni 66

Në nenin 284 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve
narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë
vjet.”
- Pas paragrafit të parë shtohen një paragraf me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer
në dhjetë vjet.”
- Në paragrafin e dytë, fjalët “nga pesë gjer në dhjetë vjet” zëvendësohen me fjalët “nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet”.

Neni 67

Pas nenit 284/b shtohen nenet 284/c dhe 284/ç me këtë përmbajtje:

“Neni 284/c

Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope

Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes së tij i
lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 284/ç
Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve
Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me dispozitat përkatëse
ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer në
shtatë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.”
Neni 68
Neni 285 ndryshohet si vijon:
“Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike
Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera
të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për
prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotrope, dënohet me burgim nga tre
gjer në dhjetë vjet.”
Neni 69
Pas nenit 285 shtohen nenet 285/a dhe 285/b me këtë përmbajtje:
“Neni 285/a
Përshtatja e lokalit për përdorim droge

Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose

psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 285/b
Hedhja ose braktisja e shiringave
Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise
private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për
marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.”
Neni 70
Në nenin 286 bëhen këto ndryshime:
- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose
injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë
vjet.”
- Në paragrafin e dytë, fjalët “nga dhjetë gjer në” zëvendësohen me fjalët “jo më pak se”.
Neni 71
Pas nenit 286 shtohet neni 286/a me këtë përmbajtje:
“Neni 286/a
Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë
Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, në rastet e
veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer 286/a të këtij Kodi ose për të mundësuar ose
lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime
publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 72
Pas nenit 287 shtohet neni 287/a me këtë përmbajtje:
“Neni 287/a
Pastrimi i parave të pista
Kryerja e veprimeve financiare ose e veprimeve të tjera ekonomike me qëllim pastrimin e parave, që
dihet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, si dhe rivënien në qarkullim dhe përdorimin e tyre për
veprimtari sipërmarrëse ose ekonomike të çdo lloji, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”

Neni 73

Pas nenit 288 shtohet neni 288/a me këtë përmbajtje:
“Neni 288/a
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave
industrialë dhe ushqimorë
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.”
Neni 74
Në nenin 298, pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:
“Kur kryerja e kësaj vepre penale sjell si pasojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të një a më shumë
personave, dënohet me burgim jo më pak se shtatë vjet.”
Neni 75
Në nenin 306, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.”
Neni 76
Në nenin 312, përpara fjalës “dëshmi” shtohen fjalët “deklarime ose”.
Neni 77
Pas nenit 313 shtohet neni 313/a me këtë përmbajtje:
“Neni 313/a
Zhdukja ose humbja e fashikullit
Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja prej tyre e
dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të
rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.”
Neni 78
Pas nenit 320 shtohet neni 320/a me këtë përmbajtje:
“Neni 320/a

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, civil, nga punonjësi i
ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të
favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.”

Neni 79

Në nenet 73, 74, 78, 79, 109 paragrafi i dytë, 141, 208, 209, 219, 221 paragrafi i dytë, 230 dhe 334
hiqen fjalët “a me vdekje”.

Neni 80

Çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 81
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E TA R I
Skënder Gjinushi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
L I G J

Nr.9017, datë 6.3.2003
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995
“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një
grupi deputetësh,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Neni 1

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas nenit 334

shtohet neni 334/1 si më poshtë:

“Neni 334/1

“Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve dhe
municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht armët
deri më datën 31.5.2005.
Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer
vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.
Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklarojnë
se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje të dispozitave
përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E TA R I
Servet Pëllumbi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J

Nr.9030, datë 13.3.2003

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8240, DATË 10.4.1997 “KODI PENAL
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8279,
DATË 15.1.1998 DHE ME LIGJIN NR.8733, DATË 24.1.2001

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Në ligjin nr.8240, datë 10.4.1997 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.
8279, datë 15.1.1998 dhe me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001 bëhet kjo shtesë:
Në kreun VIII “Krime kundër autoritetit të shtetit”, seksionin II “Vepra penale kundër veprimtarisë
shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik”, pas nenit 257 shtohet një nen
257/a si më poshtë:

“Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë
i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë
sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E TA R I
Servet Pëllumbi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J
Nr.9086, datë 19.6.2003

Në mbështetje të neneve 81 pika 1 e pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:
Neni 1
Pas shkronjës “g” të nenit 7, shtohet shkronja “h’’ me këtë përmbajtje:

“h) - pastrimi i produkteve të veprës penale.”.
Neni 2
Në nenin 29 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të këtij
Kodi.”.
Neni 3

Pika 2 e nenit 30 ndryshohet si më poshtë:
“2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.”.

Neni 4
Neni 36 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 36
Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale

dhe produkteve të veprës penale

1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit:

a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale; b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga

kryerja e veprës penale;

c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e veprës penale;
ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale;
d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave përbëjnë vepër penale, edhe kur
nuk është dhënë vendim dënimi.
2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht ose plotësisht në pasuri
të tjera, këto të fundit i nënshtrohen konfiskimit.
3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë të ligjshme, këto të fundit
konfiskohen deri në vlerën e produkteve të veprës penale.
4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e veprës penale, nga
pasuritë në të cilat janë transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga pasuritë me të
cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse produktet e veprës penale.”.

Neni 5

Pas nenit 124 shtohet nenit 124/a me këtë përmbajtje:

“Neni 124/a

Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit

Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të
mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim deri në
shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 milionë lekë.”.

Neni 6

Pas nenit 179 shtohet neni 179/a me këtë përmbajtje:

“Neni 179/a

Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë

Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo
lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej
vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri
në dy vjet.’”.

Neni 7

Pas nenit 230 shtohet nenit 230/a me këtë përmbajtje:

“Neni 230/a

Financimi i terrorizmit

Financimi i terrorizmit ose mbështetja në çdo formë e tij dënohen me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga 5 milionë lekë deri në 10 milionë
lekë.’’.

Neni 287 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 287

Pastrimi i produkteve të veprës penale

1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen ose
zhdukjen e origjinës së paligjshme të pasurisë ose dhënien e ndihmës për të shmangur pasojat juridike,
që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të
të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi,
sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) fitimit, zotërimit ose përdorimit të pasurisë, kur dihet që është produkt i veprës penale;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër,
dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.
2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë
se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë
deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.
3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë
produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që
e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.”.

Neni 9

Neni 287/a ndryshohet si më poshtë:

“Neni 287/a

Çelja e llogarive anonime

Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me burgim deri në tre
vjet dhe me gjobë nga 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë. “.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E TA R I
Servet Pëllumbi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J

Nr.9188, datë 12.2.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895,
DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 110/a ndryshohet si më poshtë:

“Neni 110/a

Trafikimi i personave

Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit
të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit
nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të
marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të
tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit
ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe
formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë
nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja
të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë
milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me
burgim dhe gjoba shtohen me 1/4 e dënimit të dhënë.”.

Neni 2

Neni 114/b ndryshohet si më poshtë: “Neni 114/b

Trafikimi i femrave

Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të
forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit
nga gjendja shoqërore, fizike a psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve, për të
marrë pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të
tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit
ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe
formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë
nga tre milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të femrave dënohen me burgim nga dhjetë deri në
pesëmbëdhjetë vjet
dhe me gjobë nga pesë milionë deri në shtatë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarës, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell
pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga
gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me
burgim dhe gjoba shtohen me 1/4 e dënimit të dhënë.”.

Neni 3

Neni 128/b ndryshohet si më poshtë:

“Neni 128/b

Trafikimi i të miturve

Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit
ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit ose
formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave
të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga
katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet
vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të
rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë
milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me
burgim dhe gjoba shtohen me 1/4 e dënimit të dhënë.”.

Neni 4

Neni 186 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 186

Falsifikimi i dokumenteve

Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë
nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit
deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.”.

Neni 5

Neni 189 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 189

Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave

Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim
nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë
lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën,
dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.”.

Neni 6

Neni 190 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 190

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave
të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri
në katër vjet dhe me gjobë nga katër mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë
lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në
shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.”.

Neni 7

“Neni 191

Falsifikimi i akteve të gjendjes civile

Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me burgim nga tre muaj deri
në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në një milion lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me burgim nga një deri në
pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.”.

Neni 8

Në nenin 297, fjalët “dhe kur kjo organizohet për qëllim fitimi, dënohet me burgim deri në 10 vjet”
hiqen.

Neni 9

Neni 298 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 298

Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit

Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit apo i mjeteve
të tjera të transportit, me qëllim për të ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënohen me burgim
nga një deri në katër vjet dhe me gjobë nga tre milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga
katër milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë
lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me
burgim dhe gjoba shtohen me 1/4 e dënimit të dhënë.” .

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E TA R I
Servet Pëllumbi

 

Explore WIPO